TEMA: SHTETI SI SUBJEKT I SE DREJTES NDERKOMBETARE
Shteti eshte subjekt i se drejtes nderkombetare ne kuptimin e plote te fjales, personi nderkombetar me i kualifikuar dhe me i persosur.
NOCIONI I SHTETIT
1. Shteti-Aparat: i referohet aparateve që formojnë organizimin e një shteti, me anë të të cilëve ai ushtron sovranitetin. Këto janë aparate të ngarkuara me funksione karakteristike të një shteti, disa prej tyre ushtrojnë funksionin normativ: parlamenti,
qeveria dhe organet lokale, disa të tjera ushtrojne funksionin ekzekutiv si qeveria, administrata dhe entet publike në përgjithësi, ndërsa disa të tjera ushtrojnë funksionin e dhënies së drejtësisë si për shembull gjykatat. 2. Shteti-Komunitet: i referohet një bashkësie njerëzish që ndodhen në një territor të caktuar e që i nënshtrohen të njëjtit pushtet sovran. Në këtë kuptim, është ai formacion që në gjuhën e kushtetutave shprehet me fjalën “ popull ”, bashkësia e shtetasve të një shteti të caktuar.
3. Shteti-Rend: i referohet sistemit të normave juridike që rregullojnë veprimtarinë e një bashkësie të caktuar, është tërësia e normave juridike të nxjerra nga i njëjti pushtet sovran ose të njohura prej tij si të detyrueshme për të gjithë popullsinë që i nënshtrohet këtyre normave.
n Kushtet qe nje shtet te kete personalitet juridik
n 2 kushte:
- Sovraniteti i brendshem (efektiviteti i ushtrimit te pushtetit) – aftesia e nje qeverie per te ushtruar pushtetin efektiv mbi popullsine qe jeton ne territorin e saj.
- Sovraniteti i jashtem (pavaresi) – pare si barazi ne lidhje me shtetet e tjera per te ushtruar pushtetin e vet.
Pavaresi e plote brenda dhe jashte kufijve te shtetit.
n Sovraniteti territorial
n Shteti eshte i vetmi subjekt nderkombetar qe gezon te drejten e sovranitetit territorial qe konkretizohet ne te drejten per te ushtruar ne menyre eskluzive pushtetin shteteror mbi territorin e vet, pra mbi personat fizike dhe juridik dhe mbi cdo gje qe gjendet ne territorin e vet.
n Kjo implikon:
- Te drejten per te ushtruar ne menyre te pavarur funksionet publike
- Eskluziviteti ne ushtrimin e pushtetit.
Cdo dhunim i sovranitetit territorial te nje shteti perben nje shkelje nderkombetare dhe mbahet pergjegjesi nderkombetare.
1. Aspekti i brendshëm i shtetit
Shteti paraqitet si nje fenomen politiko-social. Pra nje aparat i caktuar, nje administrate, nje bashkesi e organizuar. Tërësia e organeve administrative;
2. Aspekti i jashtëm i shtetit
Shteti eshte edhe nje fenomen juridiko-nderkombetar. Pra kemi parasysh jo vetem nje aparat te caktuar por edhe disa elemente te tjere qe e bejne shtetin te afte te dale si palë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Nisur nga natyra e saj e drejta nderkombetare e ve theksin mbi aspektin e dyte.
Per te dale si pale ne te drejten nderkombetare shteti duhet te permbushe disa kushte.
Pra që një entitet të quhet shtet duhet te plotesoj njekohesisht keto kushte: (Neni 1 i Konventës së Montevideos për të Drejtat dhe Detyrimet e Shteteve, 26 dhjetor 1933)
n Duhet te kete nje popullsi të qendrueshem
n Duhet te kete nje vend, një territor të përcaktuar
n Duhet te kete nje qeveri
n Aftesine per te patur marredhenie me shtetet e tjera.
n Individi
n Problemi i personalitetit nderkombetar te individit, pra te aftesise se tij per te qene mbartes i te drejtave dhe detyrimeve qe rrjedhin nga e drejta nderkombetare ka nje rendesi paresore ne te drejten nderkombetare bashkekohore.
n Nga mbarimi i Luftes se II Boterore e deri sot nje pafundesi normash zakonore e konvencionale ne mbrojtje te DNJ.
n Individi si subjekt i te d.n
n Njohja e personalitetit nderkombetar te individit vjen si rrjedhoje e ketyre kushteve:
- Nje teresi te drejtash subjektive titullar i te cilave eshte individi
- E drejta e ankuar , aftesia per te nisur nje proces gjyqesor nderkombetar
- Pergjegjesi penale nderkombetare
n INDIVIDI
n Individi del si subjekt i te drejtes nderkombetare vetëm në doktrinën bashkëkohore.
Ne fillim kryetari i shtetit hynte ne marredhenie me shtetet e tjera por ne kete rast subjekti ishte shteti per llogari te te cilit ai punonte. Personat fizik hyjne ne marredhenie me shtete te tjere por nepermjet shtetit.
Por praktika nderkombetare e shtron ceshtjen nen nje drite te re.
Pas Luftes se II Boterore filluan bisedimet per masat qe do te merreshin kunder krimineleve te luftes. Pati rezerva mbi mundesine qe te denoheshin kryetare shtetesh, ministra apo funksionare te larte civil e ushtarake.
U moren disa vendime pa precedent ne baze te aresyetimit se:
kur persona te caktuar, ne krye te nje shteti, duke vepruar ne arenen nderkombetare per llogari te tij kryejne krime te tilla si shperthimi i luftrave agresive, shkelje te rregullave te zhvillimit te luftes, atehere veprimet kriminale te ketyre personave nuk jane me pune e brendshme e shtetit. Ato perbejne nje kercenim per te gjithe njerezimin. Shteti ne emrin e te cilit eshte kryer krimi mban pergjegjesi materiale, politike dhe morale, ndersa udheheqesit e tij qe kane perdorur shtetin per te kryer krime mbajne pergjgjesi morale dhe nxirren para gjyqit nderkombetar.
n Ne gusht 1945, 4 Fuqite e Medha antifashiste, Sh.B.A, B.S, Britania e Madhe dhe Franca nenshkruan marreveshjen mbi ngritjen e gjyqit te Nurembergut, ne nenin 7 te te cilit thuhej se:
“pozita zyrtare e te pandehurve nuk do te merret si nje rrethane qe i liron ata nga pergjegjesia apo zbut masen e denimit”.
Si Gjyqi i Nurembergut i 1946 ashtu dhe ai i Tokios i 1948 denuan kreret pergjegjes te Gjermanise dhe te Japonise per “krime kunder paqes” dhe “krime kunder njerezimit”.
Keto vendime kane rendesi historike, shenojne nje etape te re ne zhvillimin e te drejtes nderkombetare.
n Ne vendimet e Gjyqit te Nurenbergut thuhej:
n Krimet kundër D.N. kryhen nga njerëz, jo nga entitete abstrakte dhe vetëm duke ndëshkuar individët që kryejnë krime të tilla mund të vihen në vend normat e te drejtes nderkombetare.
n Konventa Kundër Genocidit (1948) – neni 4: “…Personat që kryejnë këtë krim duhet të ndëshkohen, qofshin qeveritarë të përgjegjshëm në bazë të kushtetutës, persona zyrtarë apo individë privatë”.
n KEDNJ: Individi mund të padisë shtetin që ka shkelur të drejtat e tij, në GJEDNJ.
n Ne vitet ’90 lidhur me ngjarjet ne Bosnje-lidere dhe ushtarake serbe jane vene perpara pergjegjesise penale nderkombetare ne Gjykaten e Hages. E njejta linje duhet ndjekur edhe per ngjarjet e Kosoves ku forcat serbe jane hakmarre kunder popullsise.
n Dallojme nje tendence te se drejtes nderkombetare per te ngarkuar me pergjegjesi kreret e qeverive qe kryejne krime kunder njerezimit.
n ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE
n Rendesi percaktimi i pozites juridike te organizatave dhe institucioneve nderkombetare:
- Eshte rritur dhe vazhdon te rritet numri i tyre.
- Eshte zgjeruar fusha e veprimtarise
Shumica e juristeve i quajne organizatat nderkombetare subjekte te plote te se drejtes nderkombetare, por ka dhe nga ata qe ua mohojne atyre kete cilesi.
Karakteri i funksioneve te organizatave nderkombetare:
Ndahen ne dy kategori te medha:
A- me karakter tekniko-administrativ
B- me karakter politik
Te parat kane funksione te kufizuara ne nje sfere te caktuar. Hyjne institucionet e specializuara.(Unesco, OKB per Arsimin,ONP etj).
n ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE
Karakteri i funksioneve te organizatave nderkombetare:
Ndahen ne dy kategori te medha:
A- me karakter tekniko-administrativ
B- me karakter politik
Te parat kane funksione te kufizuara ne nje sfere te caktuar. Hyjne institucionet e specializuara. (Unesco, OKB per Arsimin,ONP etj).
Pra keto organizata jane subjekte te se drejtes nderkombetare por brenda kufirit te funksioneve te tyre. Kane zotesi juridike e per te vepruar aq sa u nevojitet per te kryer detyrat e tyre ne fushen perkatese.
Organizatat me funksion politik kane funksione me te gjera dhe me te rendesishme. Persa i perket shtrirjes se kompetencave te tyre ndahen ne:
A- me karakter regjional
B- me karakter universal
Lidhja e Shteteve Arabe, Organizata e Atlantikut Verior etj. Jane te pajisura me personalitet juridik sipas akteve kushtetuese perkatese. Shembulli me i rendesishem: Komuniteti Europian.
Organizata Ndërkombëtare mund të ekzistojë vetëm në bazë të një traktati.
n Krijesë e së drejtës ndërkombëtare
n Subjekt i derivuar i së drejtës ndërkombëtare
n E gjen subjektivitetin e vet në bazë dhe vetëm brenda kufijve të traktatit themelues
n Krijimi i organizatave ndërkombëtare diskutohet dhe konceptohet gjatë konferencave ndërkombëtare – normalisht ad hoc.Organizata ndërkombëtare është:
- Subjekt i së drejtës ndërkombëtare;
- E krijuar nga shtetet (kryesisht) për një qëllim të përbashkët;
- Origjina dhe subjektiviteti i saj gjendet në një traktat;
- Është e pajisur me strukturë të vetën institucionale.
n OKB
n Perfaqeson shkallen me te larte te subjektit te se drejtes nderkombetare.
Asnje organizate nderkombetare nuk ka arritur te realizoje ne praktike personalitetin juridik qe ka arritur OKB.
n Ka te drejte te lidhe marreveshje nderkombetare me shtete qe jane antare te organizates si dhe me organizata te tjera nderkombetare.
- Marreveshje me institucionet e specializuara.
- I njihen privilegje dhe imunitete si shteteve.
- Del si pale me vete dhe e drejteperdrejte ne jeten nderkombetare
n OKB
- I njihet zotesi juridike ne territorin e cdo shteti anetar.
- Ne marreveshjen e vitit 1947 midis OKB-se dhe SH.B.A thuhet shprehimisht se territori ku ndodhen godinat e OKB-se ne Neë Jork eshte perjashtuar nga jurisdiksioni i SH.B.A, element qe tregon personalitetin e saj.
- Megjithese OKB ka tipare te spikatura te subjektit te se drejtes nderkombetare ajo nuk mund te vihet ne nje plan me shtetet qe e kane krijuar kete organizate.
GJND deklaron:
Karta i ka dhënë organizatës të drejta dhe detyrime që janë të ndryshme nga ato të anëtarëve të saj. Në vijim, Gjykata nënvizon detyrat e rëndësishme politike të organizatës: ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Për pasojë, gjykata arrin në përfundimin se në kushtet kur Organizata ka të drejta dhe detyrime të tilla, ka në të njëjtën kohë një masë të gjerë personaliteti ndërkombëtar dhe kapacitet për të vepruar në planin ndërkombëtar, megjithëse është e qartë që nuk është një supershtet.”
POPUJT
n Debat per zgjerimin e rrethit te subjekteve te se drejtes nderkombetare.
n Problemi i personalitetit juridik te popujve lidhet me normen qe konsakron te drejten e vetevendosjes.
n Ne vitet ’60 rriti numrin e vendeve pjesemarrese ne Asamblene e pergjithshme dhe nen shtytjen e tyre u miratua rezoluta qe shpallte te drejten e vetevendosjes si nje e drejte e popujve jo autonome ose ne kujdestari.
n Rezoluta percaktonte se: cdo popull mund ta ushtronte te drejten e tij per vetevendosje duke dale i pavarur ose duke u bashkuar me nje shtet tjeter te pavarur ose duke e percaktuar ai vete lirisht statusin e tij.