Arsimi vazhdon tё jetё njё nga vlerat themelore tё shoqёrisё shqitare dhe njё nga çelsat e sё ardhmes sё saj. Shkolla e parё shqipe zyrtarishi njihet ajo e 7 marsit 1887 e cila u hap nё Korçё. Nё vitin 1912 shkolla fillore nё qytet ishte 5 vjet ndёrsa nё fshat 6 vjet. Nё 1933 arsimi fillor u bё 4 vjet dhe u shpall i detyrueshёm. Shkolla u konsiderua e barabartё pёr tё gjithё, si prё e djemt e vajzat e qytetit dhe tё fshatit.
Kalimi i sistemit tё ciklit fillor nga 4 nё5
Nё vitin 2003 cikli fillor u bё 5-vjeçar. Nё ciklin fillor tё gjitha lёndёt zhvillohen me njё mёsues. Pёrjashtim bёjnё klasat e katёrta dhe tё pesta, pёr tё cilat, shkollat sipas mundёsive tё tyre pёrdorin dhe mёsues tё veçantё pёr tё dhёnё lёndёt: gjuhё amtare, matematikё, dituri natyrire, gjuhё tё huaja, arte dhe edukim fizik.
Vlersimi i nxёnёsve tё klasave І, ІІ tё arsimit bazё bёret vetёm me shprehjet: "shumё mirё"," mirё ", " mjaftueshёm " dhe " dobёt ". Vlersimi "dobёt" ёshtё jo kalues. Pёr vlersimin me notё pёrdoret sistemi i notave 4-10, nga tё cilat 4 ёshtё jokaluese, kurse nota 5-10 janё kaluese. Ky sistem i notave nё ciklin fillor pёrdoret nё klasat 3-5.
Nxёnёsit e klasёs sё parё kalojnё nё klasёn e dytё tё gjithё, pavarsisht nga rezultatet, me pёrjashtim tё rasteve tepёr tё veçanta, pёr tё cilat pёrsёritja e klasёs sё parё mund tё bёhet, por vetёm njё herё. Pёr klasat e tjera, nxёnёsi kalon nё njё klasё mё tё lartё, kur vlersimet vjetore pёr tё gjitha lёndёt janё kaluese. Vendimin pёr klasifikimin e nxёnёsit nё njё lёndё tё planit mёsimor, pёr klasat 1-5 e merr mёsuesi i klasёs.
Qё mёsuesit tё japin mёsim nё ciklin filleor tё arsimit bazё (klasat І – V) duhet tё kenё mbaruar universitetin qё pёrgatit mёsuёs tё ciklit fillor me diplomё universitare, me pёrjashtim tё mёsuesve qё kanё mbaruar shkollёn e mёsme pedagogjike para viti 1989, diploma e tё cilёve titullohet “Mёsues i ciklit fillor”. Ndёrsa sot shkolla e mesme pedagogjike nuk njihet. Duhet tё mbarosh dhe shkollёn e lartё qё tё ushtrosh profesionin e mёsuesit.
a.Avantazhe
1- Janё njё klasё e pandarё (shokё-shoqe) nga klasa e 1-5, njohin njёri tjetrin. Forcojnё shoqёrinё, ndihmёn dhe pespektim reciprol.
2- Kanё njё mёsuese i\e cili\ a i shoqёron dhe njeh anёt pozitive dhe negative tё klasёs. Njeh tё metat dhe dobёsitё. Mёsuesi\ ja ka formuar dhe forcuar kontaktet me prindёrit. Ështё mё e lidhur me nxёnёsit, mё e afёrt me to.
3- Janё nё tё njёjtin ambjent (d.m.th klasё) me tё cilёn nxёnёsit janё ambjentuar, familjarizuar me orenditё, dekorin etj.
4- Programi shtetёror i mёsimit ёshtё nё vazhdimёsi pёr çdo lёndё dhe kapitull, i plotёson nga viti nё vit.
5- Gjejnё njё trajtim mё tё plotё njohurishё dhe njё shtrirje tё gjatё kohore, pasi jepen dhe rimeren nё çdo klasё, por nё njё nivel mё tё zgjeruar. P.sh.: Nё klasё tё dytё jepet ‘emri’ dhe deri nё klasё tё V nx ёnёsi zgjeron njohuritё e tij pёr ‘emrin’ duke mёsuar tё gjitha veçoritё e tij.
6- Nё klasёn e V nxёnёsi parapregatitet pёr klasa mё tё larta pasi nё klasёn e V zhvillohet mёsimi me disa m ёsues.
7- Nё klasёn e V mёsuesi patjetёr duhet tё jetё me arsim tё lartё, cikli i ulёt ose lёnd ёtё tjera.
8- Realizohet profilizimi lёndor, pra mёsuesit japin mёsim sipas profileve. P.sh.: gjuhёn e jep njё mesues qё ka mbaruar nё ktё drejtim, pra ёshtё pёrgatitur pёr ktё lёnd ё.
9- Shtimi me nj ё vit m ё tep ёr n ё arsimin e detyruar e p ёrgatit nxёnёsin mё mirё pёr tё hyrё nё jetё, me baza mё tё plota njohurish, aftёsishё e shkathtёsiah.
10.- Rezultatet nё shkollё janё pozitive sepse rezultatet nga klasa 1-5 janё mё tё larta se nё klasat 6-9 si nё cilёsi dhe sasi.
b) Disavantazhet
1- Zgjatet cikli i ulёt me njё vit dhe nxёnёsit e klasave tё V e ndjejnё veten pjestarё tё ciklit tё ulёt, pra tё pa rritur mirё. Nga ana psikologjike janё pjesё e nj ё strukture mё tё ulёt.
2- Zhvillimi i procesit mёsimor me njё godinё me tё ciklit fillor me tё mesmё tё ulёt pasi niveli i moshёs ka probleme tё tjera, pra ky cikёl duhet tё zhvendoset ne shkollё mё vete.
3- Mbingarkesa dhe vёshtirsia e teksteve me informacion tё zgjatur, ulё interesin e tyre pёr tё lexuar librat.
Konkluzioni:
Duke u bazuar nё avantazhet dhe disavantazhet e kalimit tё ciklit fillor nga 4-5 dalim nё kёtё konkluzion:
Sistemi i ciklit fillor 4-5 ka mё shumё avantazhe se disavantazhe. Gjithashtu, Cikli fillor me shtimin e njё viti synon tё zhvillojё aftёsitё intelektuale, krijuese dhe fizike tё nxёnёsve, tё zhvillojё personalitetin e tyre dhe t`i pajiё ata me elementё tё pёrgjithshёm tё kulturёs dhe edukatёs qytetare tё cilat i forcojnё edhe mё shumё nё klasat nё vijim.