Tema: Territori
Kontrolli i territorit eshte thelbi i shtetit. Ai eshte baza e nocionit qendror të integritetit territorial, që përcakton kompetencën ekskluzive për marrjen e masave ligjore dhe faktike brenda atij territori dhe ndalon qeveritë e huaja të ushtrojnë autoritet në të njëjtën zonë pa marrë pëlqim.
Koncepti i territorit perkufizohet nga zonat gjeografike te ndara me kufinj nga zonat e tjera dhe te bashkuara nga nje sistem i perbashket ligjor.
Pjesët përbërëse të territorit
Toka – e gjithë sipërfaqja bashkë me thellësitë e saj, nëntoka
Ujrat:
a. ujrat e brendshme (ujrat e lumenjve, liqeneve, kanaleve);
b. ujrat territoriale (ujrat e detit, porteve, gjireve, etj., 12 milje det territorial);
Ajri – hapësira ajrore mbi tokën dhe ujrat;
Anijet dhe avionët që mbajnë flamurin e shtetit (luftanijet dhe anijet shtetërore kudo që ndodhen, ndërsa anijet private vetëm në ujrat territoriale ose në det të hapur;
Territori i selive diplomatike.
histori
Koncepti i territorit në të drejtën ndërkombëtare
Sovraniteti vetë, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet ligjore, bazohet në faktin e territorit. Pa territor nuk mund të ketë shtet.
Parimi sipas të cilit një shtet mendon të ushtrojë pushtet ekskluziv mbi territorin e vet, mund të konsiderohet si një aksiomë themelore e të drejtës ndërkombëtare klasike.
Parimi i respektit për integritetin territorial të shteteve është i bazuar më së miri si një hallkë e sistemit ndërkombëtar, si një normë që ndalon ndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve të tjerë.
Kontrolli i territorit - baza e nocionit të integritetit territorial
kompetenca ekskluzive për marrjen e masave ligjore dhe faktike brenda atij territori dhe ndalon qeveritë e huaja të ushtrojnë autoritet në të njëjtën zonë, pa marrë pëlqimin e atij shteti
Sovraniteti territorial
Si baze juridike per te disponuar territorin , ka patur permbajtje te ndryshme ne periulla historike.
Ne mesjete , prona e monarkeve
Shekulli XIX – “teoria e objektit”: territori konsiderohet objekt i pronës supreme të shtetit, nga e cila rrjedh e drejta e shtetit pët të ushtruar pushtetin mbi territorin e vet. (vetem per qellime publike)
Teoria e hapësirës (ose e cakut): mbronte pronën private mbi tokën dhe përjashtonte të drejtën e shtetit për të sunduar mbi tokën. Territori nuk eshte objekt, por eshte vetem cak I pushtetit shteteror. Sipas kesaj teorie “shteti ushtron pushtetin e vet mbi njerezit qe banojne ne territorin e tij, por jo mbi territorin e vete”
Shekulli XX - teoria e kompetencës:
e shikon territorin si sferë të kompetencës në hapësirë dhe jo si objekt të pushtetit suprem të shtetit. Pra shteti ka dy lloje kompetencash
1- kompetencen mbi objektin,, qe vepron jashte dhe brenda kufijve
2-kompetence mbi hapsiren, qe vepron brenda kufijve te shtetit.
Nuk e shpjegon naturen e sovranitetit
Shpjegimi
territori shteteror eshte nje territor qe eshte formuar historikisht dhe qe eshte prone e popullit qe banon ne kete territor. Brenda per brenda territorit te vet cdo popull ka te drejte te organizoje jeten sipas vullnetit te vet, , si dhe organizimin shteteror dhe shoqeror, duke perfshire dhe qeshtje qe I perkasin territorit.
Asnje nuk mund te disponoje territorin e nje populli pa pelqimin e tij
Populli eshte zot I territorit te tij, dhe e disponon nepermnjet organeve te zgjedhura lirisht prej tij.
ka rendesi qe nje shtet te kontrolloje ne menyre te qendrueshme nje pjesë te identifikueshme territori
Izraeli u njoh shpejt si shtet, pavaresisht nga statusi i papercaktuar i kufijve te tij ne konfliktin Arabo-Izraelit
Edhe Shqipëria u njoh si shtet në 1913, kur i kishte akoma të papërcaktuar kufijtë e saj
Çështja e Ishullit Palmas (1928).
Gjykatësi Huber në çështjen Ishulli Palmas, tha mbi konceptin e sovranitetit territorial:
„ Sovraniteti territorial perfshin te drejten ekskluzive per kryerjen e veprimtarise se shtetit. E drejta ka nje detyrim qe i bashkangjitet te drejtës: detyrimi per te mbrojtur brenda territorit te drejtat e shteteve te tjere, ne vecanti te drejten e tyre per integritet dhe pacenueshmeri ne kohe paqe dhe lufte, se bashku me te drejtat te cilat mund t’i pretendoje cdo shtet per shtetasit e tij ne territor te huaj”.
n Përveç territorit aktualisht nën sovranitetin e një shteti, e drejta ndërkombëtare njeh edhe territorin mbi të cilin nuk ka sovranitet, i quajtur terra nullius.
• Ka dhe një kategori territori të quajtur res communis, pa kontroll sovraniteti (p. sh. detrat e hapur, hapësira e përtejme).
n Parimi i paprekshmërisë së territorit shtetëror – neni 2 (4) Karta e OKB: “Të gjithë anëtarët do të heqin dorë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti…”.
Mënyrat e fitimit të territorit
Historia, si ne kohen e lashte ashtu dhe ne kohen e feudalizmit, na tregon se jane zhvilluar shume luftra per te pushtuar territore te huaja, ne te kaluaren ishte I ligjshme.
Edhe pas mesjete kerkohen tregje e burime te reja.
Dhe doktrina klasike e se drejtes nderkombetare I konsideron si te ligjshme.
Mënyrat e fitimit të territorit
- Okupimi – vendosja e sovranitetit mbi “terra nullius”, jane territore qe zbulohen,
- Nuk mjafton dorëvënia fillestare por kërkohet efektiviteti i pushtetit.
- Mosmarrëveshjet mbi sektorët polarë.
2. Aneksimi – shtënia në dorë e territorit të armikut. Konsiderohet e paligjshme.
- Zmadhimi natyror – rezultat i veprimit të forcave të natyrës. Psh. Prurje aluvionale, ase dalja ne siperfaqe e ishujve.
- Parashkrimi – rezultat i ushtrimit të sovranitetit mbi një territor për një kohë të gjatë. Por ne te DN nuk eksiston nje afat I shprehur nder vite.
Mënyrat e fitimit të territorit
5- Cedimi(gjen me shume zbatim si praktike) – shkëputje e një pjese të territorit dhe kalimi i tij një shtetit tjetër, kur shteti cedues jep pëlqimin e tij eshte e ligjshme. Arrihet me marrveshje.
Cedimi i Shën Naumit (1924)
Cedimi i Alzase Lorenes (1871)
Cedimi i Alaskës (1867) (cedim vullnetar rusia ia shiti SHBA )
Marrja e pëlqimit të popullsisë nëpërmjet referendumit
Të drejtat historike (Pretendimi serb, pretendimi i Marokut, etj.).
Kufijtë shtetërorë
Ndajnë territorin e një shteti prej një tjetri
Përcaktojnë limitet deri ku ushtrohet sovraniteti i një shteti
Përcaktimi i kufijve:
1. Delimitacioni – caktimi i vijës së kufirit , shoqëruar edhe me hedhjen në hartë;
2. Demarkacioni - caktimi i vijës së kufirit në terren.
Kufijtë e Shqipërisë – Protokolli i Firences (1913).
Ridemarkacioni
Llojet e kufijve
Kufij orografikë – vecoritë gjeografike, pyje, lumenj, liqene.
Kufij gjeometrikë – vija të drejta midis 2 pikave.
Kufij astronomikë – përputhje me meridianin (SHBA-Kanada)
Kufij ujorë – në përgjithësi (liqenet, detrat e mbyllur, vija mediane.
Lumenjtë e palundrueshëm – vija e kufirit kalon në mes të rrjedhës kryesore.
Lumenjtë e lundrueshëm - vija e kufirit kalon në mes të thellësisë më të madhe (parimi i talveg-ut)
Kufij natyrorë – male, liqene, pyje
Kufij artificialë – të vendosur nga dora e njeriut
Kufij gjeometrikë
Kufij astronomikë – përputhje me meridianin
Regjimi kufitar
Tërësia e rregullave të brendshme dhe ndërkombëtare në lidhje me kufijtë.
Brezi kufitar – 500 m brenda vijës së kufirit.
Zona kufitare – 2000m brenda vijës së kufirit.
Ujrat territoriale – 12 milje nga vija që bashkon pjesët më të dala të bregut shqiptar.
Hapësira ajrore
Hapësira mbi territorin dhe ujrat territoriale të një shteti
Konventa e Parisit 1919 – cdo shtet ka sovranitet ekskluziv mbi hapësirën ajrore sipër territorit dhe ujrave territoriale. usque ad coelum – deri në qiell.
Aeroplanët e huaj mund të fluturojnë sipër hapësirës së një shteti, vetëm me pëlqimin e tij.
Konferenca e Çikagos – krijimi i ICAO
Mund të fluturojnë vetëm avionët e shteteve palë që nuk kryejnë shërbim të rregullt, me kusht që të jenë tranzit e të ulen me kërkesë të autoriteteve të vendit.
Hapësira e përtejme
res communis
Rezolute 1963 – Hapësira e përtejme dhe trupat qiellorë janë të lirë për eksplorim dhe përdorim nga të gjithë shtetet në barazi te plotë.
Traktati 1967: Hapësira e përtejme nuk mund të jetë objekt i përvetësimit nga asnjë shtet.
Neni 4: Të mos vendosen në orbitë rreth tokës objekte që mbajnë armë bërthamore, ose cdo armë të këtij lloji në trupat qiellorë.
Marrëveshja mbi aktivitetet në Hënë dhe trupat e tjerë qiellorë (1979) – Cmilitarizohen, shpallen trashëgimi e përbashkët e njerëzimit dhe nuk mund të jenë objekt i pronësisë private.
Shtetet e reja dhe e drejta mbi territorin
Komuniteti ndërkombëtar tradicionalisht e ka trajtuar problemin e shteteve të rinj më tepër lidhur me njohjen, se sa lidhur me të drejtën mbi territorin.
Huber: Hollanda posedonte sovranitet mbi bazën e ‘shfaqjes së vazhdueshme dhe paqësore të funksioneve shtetërore aktuale’, të provuar nga akte të ndryshëm administrativë të hartuar përgjatë shekujve.
Çështja Groenlanda Lindore: Gjykata mori parasysh pranimin Norvegjez të traktateve me Danimarkën, i cili i shtriu pretendimet daneze mbi të gjithë Groenlandën, duke parandaluar Norvegjinë për të kontestuar sovranitetin danez mbi atë sipërfaqe.
Doktrina uti possidetis
Ndikimi i parimit të integritetit territorial mund të shihet në idenë Amerikano Latine të uti possidetis.
Çështja e uti possidetis është diskutuar nga një Dhomë e Gjykatës Ndërkombëtare në Burkina Faso k. Republikës së Malit.
Zbatimi i parimit ka efektin e ngrirjes së të drejtës territoriale që ekziston në momentin e pavarësisë, për të krijuar atë që Dhoma e përshkroi si “fotografi e territorit’ në një moment kritik.