Adoleshentët midis alternativave sa protagonist janë ..

Adoleshentët midis alternativave sa protagonist janë ..
Të jesh adoleshentë do të thotë shumë, të ndodhesh mes shumë
alternativave, zgjidhjeve, dilemave e vendimeve që vulosin të ardhmen.  Do të thotë të jesh mes nocionit i rrit dhe fëmijë. Me një identitet e
personalitet akoma të paformuar mirë.  Një moshë e përjetimeve të mëdha të mëdha emocionale, një moshë e trazuar e sjelljeve dhe reagimeve agrasive. Po sa të angazhuar janë adoleshentët për tu bërë ball gjithë këtyre? A janë të aftë ato apo nuk kanë bengraundin e duhur. Apo merren me gjëra të tjera që u duken më të përshtatshme më argëtuese për to.
Është vënë re se ka dy drejtime ku shfaqet ky mosangazhim : së pari  shumë adoleshentë të cilët gjithmonë janë mësuar nën përkujdesjen e prindërve apo nën kujdesin e tyre. Gjithashtu janë mësuar që të tjerët ti marrin vendimet për to dhe nuk janë të aftë të marrin frenat e jetës në dorë dhe janë të destinuar pë të qenë pasiv për të mos u angazhuar e për tu njohur me emrin qullac.

Të dytët janë ato të shfrenuarit të cilë bëjnë  shumë gjëra por shumë pak nga ato që ju duhen. Nuk dinë të kufizojnë kohën e lire, i ka mbërthyer  teknologjia dhe pikërisht teknologjinë mund ta  përcaktojmë si një nga faktor më ndikues përsa i përket këtij osangazhimi, të adoleshentëve. Po ku i ka rrënjët kjo mos pjesëmarrjedhe pse të rinjtë kanë sjellje agresive. Në fakt kjo moshë njihet si një moshë e ndryshimeve të mëdha fizike dhe emocionet e fillimit të një kontakti të ri. Dhe si çdo përshtatje tjetër me risi dhe kjo prodhon  stres, ankth të cilat tek adoleshentët  përkthehen në sjellje agresive.

Pra një nga shkaqet është vet mosha dhe ndryshimet që i korospondojnë asaj.
Adoleshentët  janë të prirur nga dëshira për pavarsi dhe në shoqërinë tonë kjo është pak e vështirë sepse shoqëria jonë është pak e ngurtë ku prindërit i kontrollojnë fëmijët për çdo gjë që bëjnë. Në fakt kjo prodhon agresion tek adoleshentët sepse kanë nevojë për hapësirë. Të rinjtë tanë dhe jo vetëm kaq kanë dhe shumë probleme e pangesa ekonomik që i bëjnë të jenë gjithmonë e më të varur ndajë prindërve si dhe të shfaqin sjellje konfliktuale dhe mosangazhim.Shumë studime që kanë në fokus adoleshentët sjellin raste ku shpesh objekt konflikti mes prindërve dhe fëmijëve është fakti që prindrit  duanë të kontrollojnë çdo gjë që bëjnë adoleshentët.Por  adoleshentët  nuk angazhohen dhe sepse kemi një sistem shkollor që nuk formon një njeri me ideale principe kërkesa ndaj vetes.
Por nuk ka edhe bashkpunim mes strukturave formuese si sistem formal dhe atij joformal për të njohur problemet e njëri-tjetrit.
Sistemi formal, duhet të ketë programe të posaçme që jo vetëm tu përcjellin të rinjve njohuri në fushat përkatëse por edhe të kenë qëllime edukative, sepse qëllimi i sistemit arsimor është formimi i një njeriu të denjë dhe formimi përfshin arsimin shkencor si dhe edukimin. Duhet të organizohen seminare ajo organizime të tjera të cilat tëkenë si qëllim njohjen e problemeve të të rijnve si dhe ngritjen e metodave të ndryshme për ti shmangur ato për ti drejtuar adoleshentët drejt rrjedhës së duhurPra të ndodhur mes pamundsive të shumta, mungesave të pavarsisë friksë se ca do zgjedhin, të trazuar nga presioni i moshës të paorientuar mirë nga strukturaa përkatëse të rinjtë mbeten pak të angazhuar, pak protagonistë në ato që duhet të bëjnë. Në fakt nuk jam unë e cila duhet apo mund të sygjeroj një zgjedhje të gjithë bashkë mund të formojmë të tëren.

Sistemi formal, joformal dhe informal
Sistemi formal, joformal dhe informal trekëndshi që e plotëson njeriun janë pikërisht  këto tre sisteme. Formali i cili përfaqësohet  nga shkolla, joformali nga familja e shoqëria si dhe informali nga aktivitetet e lira etj, të cilët e formojnë një njeri, ngre një personalitet të caktuar.
Sistemi joformal, po marim së pari në shqyrtim, familja aty ku njeriu fillon të shfaq tiparet e para të veçantisë. Familja konsiderohet si djepi i mardhënjeve efektive që e përgatisin fëmijën emocionalisht si dhe i japin një siguri për tu përballur me ambjente të ndryshme më pas. Ka shumë ndikim familja në ndërtimin e një personaliteti të shëndoshë ose jo.   Njohim shumë lloje familjesh të cilat kanë ndikim të mirë ose jo në atë që trashëgojnë. Fëmijët kanë nevojë për  përkujdesje ngrohtësi, mbështetje por edhe ndjekje dhe vëzhgim të veprimeve të tyre që shfaqin veçanti, por në shumicën e rasteve prindërit preferojnë që ato të jenë kopje të tyre ndërkohë që secili nga ne është unik. Në një familje me raporte jo të mira efektive, emocionale apo me probleme të ndryshme qoftë edhe të natyrës ekonomike nuk mund të dali një njeri me personalitet të shëndoshë ai ka ankthe, frikë e kur nuk ka guxim ta shfaq veçantinë në familjen e vet si mund ta shfaq në ambjente të tjera do jetë i ndryllur dhe jo vetvetja.

Fëmija ka nevojë për përkujdesje në çdo hap të zhvillimit të tij dhe sa di unë në shoqërimin tonë në shumicën e rasteve nga prindërit kjo përkujdesje përkthehet në frazën, bëj si të them unë se kjo është më e drejta. Apsolutisht që nuk e mohoj që gjithmonë prindërit nisen nga një qëllim i mirë porçdo njeri ka preferencat e vera apo veinë e tij që e bënë atë unik para të tjerve.                                                                                                      
Një  çështje që gjithmonë është diskutuar është ajo e profesionit të fëmijës që në shumicën e rasteve duket sikur është paracaktuar trashguar nga prindërit. Duket se prindërit janë më të sigurtë nëse fëmija ityre bëhet si to. Janë në fushën e tyre dhe mund ti ndihmojë, këshillojnë apo kontrollojnë. Pra duhet njëraport dhe një trajtim mjaft i mirë, një mardhënie afektive dhe edukative mjaft e mirë në familje që fëmija të kalojë në sistemin informal i shëndoshë dhe në vazhdim të formimit të duhur.
Sistemi formal i cili nënkupton të gjitha proçeset e organizuara të të mësuarit të cilat zhvillohen brënda sistemit edukativ-formal tëstrukturua në mënyrë hirarkike të cilat rezultojnë në përfitimin e njohurive dhe diplomave të ndryshme.
Sapo  fëmija del nga familja i bashkohet një sistemi tjetër atij formal.
Shumë i rëndësishëm dhe ky në edukimin, formimin dhe ndërtimin e një
njeriu të denjë. Sistemi formal gjithmonë është parë si vendi ku merren
njohuri të caktuara apo ku në fund të tij mund të përfitosh një diplom apo
profesion të caktuar. Jo ai ka më shumë , kemi një bashkëveprim njerzorë,
një shkëmbim mendimi informacioni , afektiviteti. Nuk duhet të ndërtojmë
një hierarki ku eprori është mësuesi e i nënshtruari nxënësi. Duhet të këtë
një komunikim të paqtë dhe një “manipulim” apo ndjekja e metodave të
duhura nga mësimdhënësi që mësimi të jetë i efektshëm.
Pra që sistemi formal të jetë i efektshëm duhet të plotësohen disa kritere
nëse mund ti quajmë kështu.
Të ketë një struktur fleksible dhe të efektshme me programe plane etj.
Edukatorë dhe mësues të kualifikuar
Bashkpunimi midis këtyre të fundit dhe nxënësve.
Bashkpunimi i shkollës me komunitetin e prindërve.
Përforcim të pjesmarrësve për rezultatet
Infrastrukturën e duhur
Nëse marrim të parën në shqyrtim pra duhet të kemi programe të
mirëorganizuara dhe mirëstrukturuara për moshën. Ka shumë tekste
të cilat janë të pakuptueshëm për moshën nga nxënësit të mbushura
me një fjalorë me plotë fjalë të ndërlikuara që as vetë ne smund ti
kuptojmë.  Egzistenca e altertekstit ka bërë një ndryshim sepse kemi
mundësi zgjedhjesh, po nga ana tjetër ka vënë në dyshim cilësinë e
arsimit. Sepse është vendi për korrupsion duke patur parasysh
ndërveprimin midis shtëpive botuese dhe titullarve të shkollave.
Së dyti duhet të kemi mësues e edukatorë të kualifikuar të fushës së
vetë. Njihen ndej raste e sidomos në zonat rurale ku një mësues që
ka mbaruar për gjeografi jep dhe matematikë apo një që ka mbaruar
për ciklin e ulët jep mësim edhe në gjimnaz. Mësuesit i duhet të ketë
aftësi jo vetëm të transmetojë njohuritë tek nxënësi por edhe tëa bëjë
ketë me një komunikim të duhur në klasë, këtu flasim dhe për
përforcimin kur bëhet fjalë për cklin fillorë të edukimit. Kjo është një
metodë mjaftë nxitëse drejt një edukimi të denjë.
Duhet të kemi një bashkpunim midis prindërve e njëra-tjetrës si dhe
me problemet e fëmijëve për të pyetur ku çalojnë gjërat dhe si duhet
të veprojmë.
           Infrastruktura e shkollës është mjaftë e rëndësishme ambjentet
duhet të jenë të duhurat për mësimin që zhvillohet. Në vendin tonë
gjithandej mungojnë labarutorët e lëndëve ose nuk janë të duhurit ku
nxënësit nuk mund të jenë të vëmendshëm ndajë mësimit kur nuk mund të
jenë komodë me ambjentin. Por sistemi formal ka një seri kërkesash
drejtuar vetes.
Sistemi informal i cili përfshin aktivitetet e lira. Në fakt ky sistem u ka
krijuar mundësi njerëzve të formojnë një horizontë të gjërë por
teknologjia mjaftë e avancuar i ka tërhequr njerzit dhe më shumë të
rinjtë pas vetes duke i shmangur nga angazhimet dhe punët e tjera.
Nuk dinë  të kufizojnë kohën e lirë. Të rinjtë sot po shpenzojnë shumë
khë me argëtime duke u mënjanuar nga ato gjëra që u duhen vërtet
në të ardhmen.
Pra siç e mund të shihet janë këto ter sisteme të cilat e plotësojnë
njeriun. Duhet të ketë një bashkpunim të efektshëm mes tyre. Secila
strukturë duhet të bëjë punën e saj e së bashku të bëjnë të tërën.



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME