Qëndrimi i fuqive të mëdha ndaj pavarësisë së shqipërisë. Konferenca e londrës 1913.
Në trajtesën e mëposhtme çështjes shqiptare do t'i referohemi si një e tërë jo vetëm për lehtësi parashtrimi, por sepse do të ishte e gabuar
mosmarrja parasysh e lidhshmërisë së brendshme natyrore, territoriale dhe shpirtërore të kombit shqiptar. Aspirata kombëtare shqiptare nuk është një ide jashtë realitetit dhe normalitetit historik të popujve normalë, përkundrazi, ajo është brenda normave dhe ligjësive të historisë moderne botërore dhe ka përngjasime shumë të qarta me proçese të ngjashme të kryera në Europë si gjatë shekullit të kaluar, ashtu edhe gjatë shekullit 20-të.Në vonesën e asaj që mund ta quajmë rilindja e dytë kombëtare shqiptare kanë ndikuar kryesisht faktorë historikë të jashtëm të cilët i kanë imponuar dhe po vazhdojnë t'i imponojnë atij populli status quo të rëndësishme për të tretët, por jo për interesat e zhvillimt civil dhe europian të popullit shqiptar në tërësi. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të theksohet se, megjithë ekzistencën e një aspirate të pamohueshme të bashkimit kombëtar, populli shqiptar nuk dëshiron destabilizimin e kontureve të sotme politike europiane, por vetëm hapësiren normale jetësore, demokratike, ku do të mund të përkryej proçesin e vet qytetërues, ku do të mund të ushtrojë ato të drejta të njohura në kartat ndërkombëtare dhe të mund shpallë personalitetin, tashmë të njohur si një ndër popujt më të vjetër të Europës. Vetëm në këtë mënyrë ai do të mund të japë kontributin e vet në krijimin e një Europe të bashkuar dhe të integruar.
Është shumë e rëndësishme paraprakisht të vendosim qartë në mendje se çfarë kuptohet me Shqipëri dhe popull shqiptar nga pikëpamja historike, kjo jo e bazuar në një tendencë nacionaliste, por mbi të gjitha bazuar mbi studimet më autoritare botërore albanologjike: Është pranuar përgjithësisht se populli shqiptar është vazhdues i drejtpërdrejtë i popullsisë antike iliro-dardane që banonte në të gjithë hapësiren perëndimore të Gadishullit Ballkanik, e cila gjatë Mesjetës së hershme dhe të mesme pësoi një tkurrje nga territoret fillestare si rezultat i dyndjes së fiseve barbare sllave. Formimi i popullit shqiptar dhe kristalizimi i vetëdijes kombëtare të shqiptarëve u bë gjatë shekujve të Mesjetës, si rrjedhojë e një vargu tiparesh të reja që u formuan tek ai thuajse paralelisht në të gjithë segmentët përbërës. Brenda territorit të banuar nga shqiptarët përfshihen në vijimësi të pandërprerë këto rajone etno-gjeografike: Malësia, Rrafshi i Dukagjinit, Ultësira e Kosovës, Shqipëria Lindore e Juglindore e përfshirë në rrugën Shkup-Manastir - Kostur- Janinë, dhe Çamëria. Në këto territore etnike vazhdonin të jetonin shqiptarët edhe në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të 20-ës, kur do të luhej një nga dramat më të mëdha të historisë europiane të kohëve moderne, kur trungu gjeografik i një kombi do të ndahej përgjysmë. Kombi shqiptar po shkonte në këtë periudhë në mënyrë të natyrshme drejt mëvetësimit dhe lëvizja e tij kombëtare e përfaqësuar nga nuklet më të ndërgjegjësuara të shqiptarizmës kishte marrë karakteristikat e një lëvizjeje nacionale normale, të përmbajtur brenda rregullave të së drejtes historike të pranueshme për arsyen njerëzore.
Shqiptarët as që e mendonin në këtë moment kaq vendimtar se trojet e tyre kompakte etnike do të mund të viheshin në diskutim, madje edhe do të copëtoheshin me një ashpërsi primitive. Dy janë momentet themelore të periudhës së fillimit të shekullit të 20-të, të cilat do të dëshiroja t'i shqyrtoja jo vetëm për mundësinë time praktike, por mbi të gjitha për rendësinë që ato kanë në shpalljen diplomatike e ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare shqiptare: së pari, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911 dhe së dyti, Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Kryengritja e vitit 1911 ishte një lëvizje e armatosur e fiseve kryesisht katolike malësore të Malësisë së Madhe kundër pushtimit otoman. Duke qenë se këto fise ishin të vendosura në kufi me Malin e Zi dhe se objektivi antiosman i kryengritësve përkonte me armiqësitë tradicionale malazezo-turke, në këto ngjarje ka një përfshirje të gjërë të Malit të Zi dhe mbretit Nikolla. Kryengritja, në këtë mënyrë, pati një ndërthurje të gjërë ndërkombëtare për shkak të rrezikimit të ekuilibreve të vendosura nga Fuqitë e Mëdha.
Në vitin 1911 qëndrimi europian ndaj shqiptarëve do të ishte i lidhur me strategjinë e përgjithshme të Fuqive mbi Çështjen Lindore, me karakterin e ndërlikuar të kësaj Çështjeje në përgjithësi dhe asaj ballkanike në veçanti, me ekzistencën e mbështetjeve të fuqishme të aleatëve europianë për favoritet e tyre ballkanikë, dhe me mosparaqitjen e njësuar të aspiratës kombëtare shqiptare nga segmentet e saj përbërës. Ajo që duhet të nenvizojmë paraprakisht është fakti që politika e Fuqive ndaj çështjes shqiptare nuk ka qenë një politikë e zbërthyer në mënyrë të mirëfilltë dhe e bazuar në shqyrtimin e parametrave kryesorë (etnografik, historik, gjeo-politik dhe ekonomik) që e bëjnë të funksionueshëm një problem kombëtar në tryezën e zgjidhjes së tij nga diplomacia ndërkombëtare. Përkundrazi, që prej kohës së marrë në shqyrtim dhe në vijim, deri në ditët tona ndoshta, shqyrtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat historike të popullit shqiptar është parë në funksion të mbrojtjes nga një element ballkanik që mbart rrezikun e mundësisë të të qenunit i pambrojtur nga agresionet kontaminuese të fanatizmave primitivë aziatikë; apo në funksion të mosprishjes së përcaktimeve të mëparshme të Fuqive mbi shtete të treta, që në rastin tonë kanë qenë shtetet e tjera ballkanike, ose raportet e fuqive më të interesuara. Fuqitë e Mëdha e lidhen qëndrimin ndaj shqiptarëve në vitin 1911 në prizmin e mosacarimit të marrëdhënieve në mes Malit të Zi dhe Turkisë, mbasi përfshirja e këtij shteti sllav do të mund të rrezikonte status qou-në e vendosur në mes Fuqive kryesore më të interesuara për Ballkanin. Angazhimi i plotë në ruajtjen e status-quo-së vlente në përgjithësi për të gjitha Fuqitë e Mëdha, por veçanërisht në problemin shqiptar ato do të jenë të kujdesshme në prevenimin edhe të shkaqeve me të vogla që mund ta dëmtonin atë.
Në planin strategjik politika e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro- Hungareze mbi çështjet turke qëndronte në parimin e mospërzierjes dhe të mosndërhyrjes. Austro-Hungaria, ndonëse ruante të drejtën e protektoratit të kultit mbi katolikët shqiptarë, gjatë vitit 1911 ndoqi taktikën e maturisë, mbasi ishte e detyruar të respektonte me rigorozitet marrëveshjet që kishte me Italinë, të cilat përjashtonin çfarëdo përpjekje për përfitime territoriale që binin në kundërshtim me këto parime themelore:
a- Ruajtjen e status-quo-së territoriale;
b-ruajtjen e integritetit të Perandorisë Otomane;
c- ruajtjen e integritetit të shteteve ballkanike.
Megjithatë, implikimi i Rusisë në mbrojtje të Malit të Zi e bindi Ministrin e Jashtëm të kësaj perandorie -Aehrenthal -se çështja shqiptare mund të pushonte së qenuni shumë shpejt si një problem i brendshëm i Turqisë dhe mund të shndërrohej në një problem me peshë ndërkombëtare. Por kjo bindje do të ketë vlera vetëm për të ardhmen e trajtimit të kësaj çështjeje nga kjo diplomaci, mbasi Austro-Hungaria nuk do të mund të merrte ndonjë veprim për sa i përket çështjes shqiptare pa arritur në ndonjë marrëveshje paraprake me Italinë. Gjithashtu, aleatja e saj kryesore, Gjermania, në atë moment nuk i shikonte me sy të mirë qëndrimet presuese ndaj Turqisë, me të cilën ajo kishte marrëdhënie të rëndësishme ekonomike. Interesi i Rusisë në krizën shqiptare të vitit 1911 ishte i përqëndruar tek Mali i Zi, dhe për sa kohë nuk ekzistonte ndonjë rrezik që ky shtet të përfshihej në një konflikt të hapur ushtarak, Rusia lëvizte me vështirësi në planin diplomatik. Duhet të konsiderohet si një zhvillim jo i zakonshëm në politikën konstante jo luajale të Malit të Zi, kërkesa që ajo i bëri Rusisë për dhënien e një shkalle të caktuar autonomie Shqipërisë, autonomi e cila sipas vleresimeve malazeze, "do ta garantonte atë nga cenimet e mundshme të jashtme e do të bënte të mundur ruajtjen e qetësisë dhe zhvillimin e Perandorisë Otomane". Diplomacia malazeze, duke e motivuar këtë kërkesë "me interesin e të gjithë Fuqive për ruajtjen e status quo-së", në fakt kërkonte të evitonte një shtrirje të mëtejshme të ndikimeve të Italisë, Austro-Hungarisë dhe Serbisë. Por Fuqitë kryesore të interesuara në çështjet ballkanike e paralajmëruan Malin e Zi se ato nuk do të lejonin në asnjë rast prishjen e status-quo-së ekzistuese. Mjaft interesant është qëndrimi i Anglisë. E pozicionuar larg gjeo-politikisht nga sferat e interesave të saj globale, Anglia e vështroi krizën shqiptare fillimisht në pozita spektatore. Sekretari i Jashtëm Britanik i asaj kohe Edward Grey, iu përmbajt linjës se, "problemi shqiptar u përket vetëm Fuqive më të interesuara prej faktit të pozitës gjeografike apo simpative raciale". Veçanërisht, Anglia e konsideronte të rëndësishëm "një mirëkuptim esencial midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë".
Foreign Office filloi të impresionohej mbi këtë çështje vetëm kur mori reportazhet mbi veprimet brutale turke të transmetuara nëpërmjet kanaleve diplomatike nga Mary Edith Durham. Dhe mbi të gjitha, në ndryshimin e qëndrimit britanik ndaj shqiptarëve do të ndikojë memorandumi i dorëzuar asaj në fund të qershorit 1911 nga prijësit malësorë shqiptarë të drejtuar nga udhëheqja kryesore mbarëkombëtare shqiptare. Shqiptarët, duke e konsideruar Anglinë si vendin më të ndjeshëm në respektimin e standarteve të lirisë në Europë, i drejtuan asaj kërkesën për dhënien e garancive ndërkombëtare për kërkesat e tyre, dhe për një ndërhyrje diplomatike të Fuqive për zgjidhjen e krizës. Dhe në fakt, ndërhyrja britanike i dha çështjes shqiptare një aspekt serioz ndërkombëtar. Sir Edward Grey e paralajmëroi Aehrenthal-in se, megjithëse çështja shqiptare nga një pikëpamje e ngushtë dhe e kufizuar ishte një çështje e brendshme e Turqisë, ajo mund të kishte pasoja mjaft shqetësuese për Fuqitë.
Kryengritja shqiptare e vitit 1911 do të ishte në qënder të vëmendjes së interpelancës së Parlamentit britanik, më 18 korrik 1911. Gjithashtu, Sir Edward Grey do t'i theksonte në një letër të posaçme drejtuar ministrit të Jashtëm Turk Rifat Pasha, rëndësinë që do të mund të kishte për këtë Perandori, per kredibilitetin e regjimit të ri turk, arritja e një marrëveshjeje liberale dhe bujare me shqiptarët. Në kontrast me Fuqitë e tjera, Anglia ndiente në këtë kohë edhe një përgjegjësi humanitare për shqiptarët dhe të ardhmen e tyre. Duke qenë e çliruar nga komplekset e interesave rajonale ballkanike, Anglia do të jetë më e lirë në mbajtjen e një pozicioni më të çiltër dhe më realist. Ky pozicionim mjaft miqësor i Anglisë shqetësoi mjaft Austro-Hungarinë, e cila, në këtë rast, shikonte rrezikun e zëvendësimit të rolit që ajo kishte luajtur si protektore ndaj shqiptarëve. Megjithatë, pozicionet ngurtësisht të paracaktuara të Fuqive të tjera diktuan lënien e zgjidhjes së problemit në dorë të spontaneitetit të zhvillimit të ngjarjeve, ku përdorimi i pabalancuar i forcës ushtarake nga ana e shtetit vendos përherë fatin e një populli të paarmatosur. Kryengritja arriti rezultate jo të plota, rezultate të cilat në kushtet e ndërlikimeve të mëtejshme ndërkombëtare me futjen e Turqisë në luftë me Italinë (shtator 1911), nuk u panë asnjëherë nga shqiptarët . Megjithatë, kryengritja pati një rëndësi të madhe në planin e trajtimit diplomatik të çështjes shqiptare. Ajo e ngriti për herë të parë seriozisht kauzën shqiptare në trajtimin e një çështjeje të mirëfilltë nacionale nga diplomacia europiane. Shqipëria në këndvështrimin e kësaj diplomacie do të bëhej e dallueshme si një entitet i veçantë nacional, kulturor dhe gjeografik, që po përvijohej gradualisht në konceptet e Europës moderne.
Shqipëria në mendjen e europianëve fillonte të bënte pjesë në atë familje të popujve të rajonit ballkanik, që luftuan në vijimësi nga fillimi i shekullit të 19-të, mbi një bazë tashmë nacionale, ndaj një pushtuesi aziatik, që u kërcënoi identitetin etno - kulturor, u shkatërroi qytetërimin e tyre antiko - mesjetar dhe u vuri në dyshim ekzistencën fizike. Në këtë kontekst kryengritja e Malësisë e vitit 1911, së bashku me kryengritjet e shqiptarëve në Shqipërinë Verilindore, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit dhe Ultësirën e Kosovës më 1912, parapërgatitën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi e cila fatkeqësisht u njoh vetëm në gjysmën e territorit të saj etnik. Momenti i dytë të cilin dëshiroj ta përshkruaj, ka të bëjë me qëndrimin e Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve që u mblodh në Londër në dhjetor të vitit 1912 për të zgjidhur problemet e lindura nga Lufta Ballkanike në mes Aleatëve dhe Turqisë. Duhet të nënvizohet këtu se, Lufta Ballkanike, e filluar si luftë në mes shteteve aleate dhe Turqisë, u shndërrua shumë shpejt në territorin shqiptar në një luftë në mes sllavëve dhe shqiptarëve, mbasi këto të fundit, më 28 nëntor 1912 kishin shpallur pavarësinë nga Perandoria Osmane. Në Konferencen e Ambasadorëve u ra që në fillim dakord që Serbia nuk do të shtrihej deri në bregdet dhe duhej të krijohej një Shqipëri autonome. Konferenca që kryesohej nga Sir Edward Grey, Sekretari Britanik për punët e Jashtme, diskutoi këto tre çështje kryesore:
a-statusin ndërkombëtar të Shqipërisë,
b-organizimin e shtetit të ri.
c-përcaktimin e një kufiri ndërkombëtar të pranueshëm.
Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Filip Noga, Rasih Dino dhe Mehmet Konica, argumentoi me dokumenta historikë ekzistencën e një Shqipërie kompakte, etnike që përfshinte qytetet e rajonet e Malësisë, Pejës, Gjakovës, Prizrendit, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Monastirit, Follorinës, Resnes, Kosturit, Çamerisë dhe Prevezës. Për fat të keq, çështja e Shqipërisë u zgjidh pa respektin më të vogël ndaj shqiptarëve, dhe kufiri i shtetit të ri shqiptar u përcaktua vetem nën prizmin e shmangies së një ballafaqimi në mes Austro- Hungarisë dhe Rusisë, për të cilin shqiptarët nuk ishin fajtorë dhe me të cilin ato nuk kishin të bënin fare. Austro- Hungaria e gjendur përballë faktit të kryer të ndryshimit të status quo-së ballkanike në disfavorin e saj dhe në të mirë të shteteve sllavo-orthodokse, pra në fund të fundit të Rusisë, u përpoq ta balanconte këtë me krijimin e një shteti shqiptar sa "më të madh që të ishte e mundur" duke pasur parasysh këtu trojet etnike shqiptare. Është mjaft e trishtueshme sot, kur shikon se me çfarë lloj cinizmi, aspak diplomatik, është ndarë trualli etnik shqiptar, si i janë shkëputur atij troje kompakte etnike, dhe si janë nënvleftësuar në këtë ndarje kriteret më të domosdoshme etnografike dhe historike.
Austria argumentoi se përfshirja e Shkodrës ishte esenciale për ekonominë e shtetit të ri sepse ekzistonin arsye racore dhe fetare për të mos ia dorëzuar këtë qytet Malit të Zi. Rusia nga ana e saj, nuk hapi rrugë për zgjidhjen e problemit të Shkodrës pa kënaqjen deri në fund të ambicjeve të Serbisë në Shqipërinë Verilindore. Në përgjigje të presionit gjerman për të mos prishur konferencën, Austria bëri një seri lëshimesh deri sa Rusia ra dakord në përfshirjen e Shkodrës në Shqipëri. Për javë të tëra paqja në Europës u var në fatin e Pejës, Prizrendit, Dibrës dhe veçanërisht të Gjakovës. Më caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që ekzistenca jetësore për banorët e Shqipërisë së Veriut do të bëhej e pamundur ekonomikisht, mbasi gjithçka që i lihej këtij rajoni ishte vetëm një zonë e tërë shkëmbore jo produktive dhe sepse jeta e kësaj zone kishte qenë e lidhur historikisht ngushtë, sidomos me Gjakovën. Me shkëputjen e rajoneve të sipërthëna, trungut kombëtar shqiptar iu ndërprenë arteriet themelore që e bëjnë të funksionueshëm një komb, lidhshmëria politike, ajo ekonomike komunikimi i brëndëshën njerëzor.
Pasojë e drejtëpërdrejtë e saj, natyrisht se nuk do të ishte tjetër veçse, varfërimi i mëtejshëm ekonomik i rajoneve të tëra malore shqiptare si rezultat i ndërprerjeve të marrëdhënieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmit gjysëm-mesjetar edhe me tej në epokën moderne, mbajtja konstante e pasigurisë së brendshme politike në shtetin e ri shqiptar, dobësim i mëtejshëm i nukleve kulturore europiane brënda kombit shqiptar, një ballkan perëndimor krejtësisht të destabilizuar për një kohë të gjatë. Një Shqipëri e tillë e lënë në mëshirë të fatit, nën kërcënimin e vazhdueshëm e konstant, të shteteve më të fuqishme fqinje sllavo-orthodokse, jo vetëm që do të bëhëj detyrimisht një njollë mjerimi në Europë për një periudhë të konsiderueshme, por gjithashtu, pozita e saj e gjymtuar do të mund të shkaktonte një seri ndërlikimesh që do të shtriheshin shumë përtej kufijve të saj, Serbisë dhe Malit të Zi. Trajtimi i problemit të kufirit të shtetit të ri shqiptar nuk u mbështet në konsiderata etnografike, historike, ekonomike etj, por u bë nga Fuqitë nën prizmin e mosprishjes së "koncertit europian", gjë e cila, në këndvështrimin e kësaj diplomacie, do të mund të çonte më pas në një luftë europiane. Para një "nevoje" të tillë të konsideruar si parësore për Fuqitë, por shkatërrimtare për Shqipërinë, diplomacia britanike u mundua të luajë rolin e ndërmjetësit, rol i cili për mendimin tonë, e detyroi atë të heqë dorë nga disa parime themelore konstante pozitive ndaj çështjes shqiptare të kristalizuara, sidomos më 1911-tën, që e kishin bazën në nivelin e zhvillimit të demokracisë së saj. Kështu, megjithëse ishte e bindur për përkatësinë etnike shqiptare të disa qyteteve që i kaluan Serbisë, ajo nuk qe në gjendje t'i jepte rrugë situatave të vështira që u krijuan në Konferencë.
Kjo ndodhte kur ekzistonin raporte historiko-etnografike, memorandume edhe nga personalitete të paanshme botërore, të cilët argumentonin historikisht përbërjen kompakte etnike dhe origjinën historike të pandërprerë të popullit shqiptar. Ndër to do të dëshiroja të përmendja memorandumin e dërguar nga misionari amerikan Selford Erickson, Sir Edward Grey-t.1) Erickson pasi argumenton me fakte dhe dokumente historike lashtësinë iliro- arbënore të shqiptarëve, pyet se "si mund të ndahet në mes kjo tokë antike dhe ky popull antik në mes aleatëve si një plaçkë lufte"?! Më pas ai shton: "Ne Zotërinj kemi pas mësuar se drejtësia duhet të jetë guri themeltar i çdo rendi jetëgjatë në shoqërinë njerëzore".
Në Konferencën e Ambasadorëve, interesat e Shqipërisë u ndëshkuan veçanërisht nga qëndrimi i Rusisë. Për kohen për të cilen flasin, ashtu sikurse edhe në ditët tona, prirja konstante e Rusisë në përkrahje të botës ballkanike sllavo-orthodokse mbështetet thjesht dhe qartë në një filozofi racore dhe religjioze dhe nuk përmbante, ose përmban, asnjë parametër analitik parimor dhe objektiv bashkëkohor. Rusia, më 1913, u përpoq me të gjitha mënyrat dhe ia arriti që të krijonte një Shqipëri sa më të vogël që të ishte e mundur duke u bërë presion Fuqive të tjera që t'u lëshonin Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi, rajone të banuara eskluzivisht nga shqiptarë. Madje, Rusia arriti deri atje sa të parashtronte edhe objeksione ndaj marrjes shqyrtim konsideratave etongrafike nga një Komision Ndërkombëtar që do të krijohej për të zgjidhur çështjet e kontestueshme.2) Këtë qëndrim të Rusisë, Faik Konica, një prej shqiptarëve më të shquar të asaj kohe, u përpoq t'ia bënte të qartë Sir Edward Grey-t, me anë të një memorandumi të dorëzuar në Foreign Office me 5 shkurt 1913. Ai u shpjegonte Fuqive se pjesa me e madhe e tokave shqiptare të kërkuara nga Serbia dhe Mali i Zi janë të banuara nga shqiptarë katolikë. Në këtë kontekst kujtesa historike ishte e qartë: Po ndahej padrejtësisht shtrati historik i një populli antik, po i shkëputej Shqipërisë Kosova, djepi i katolicizmit shqiptar, njëmbëdhjetë shekuj më i hershëm se orthodoksizmi serb në Ballkan. (Është vendi këtu të theksojmë se monumentët e krishtërimit shqiptar në Kosovë, kishat paleokristiane, i përkasin shekujve më të parë pas lindjes së Krishtit, ndërsa ato serbe janë vetëm të Mesjetës së Mesme 3)). Por në fakt problemi është më i gjërë: synoheshin të eleminoheshin rrënjët e përbashkëta kombëtare të të gjithë shqiptarëve pa marrë parasysh besimin e tyre fetar, synohej të dëmtoheshin më tej njësimi kulturor i shqiptarëve, kësaj barriere jo të këndshme për boten sllave në ekspansion të vazhdueshëm. (Teoria e të qenunit e shqiptarëve si një bastion kundër ekspansionit sllavo-bizantin në Ballkan nuk duhet të bazohet dhe të konceptohet mbi shabllone fanatike religjioze inekzistuese, por, para së gjithash, mbi konsiderata të trashëgimisë historike nacional-kulturore, pra, gjuhësore, zakonore, antropologjike dhe psikologjike).
Në këtë qëndrim të sajin antishqiptar në Konferencën e Ambasadorëve, Rusia pati përkrahjen indirekte, apo edhe direkte të Italisë. E nisur nga interesa të ngushta dinastike, por edhe nga një ambicje për hegjemoni në Adriatikun Lindor, Italia do ta minojë tërësisht balancën e Fuqive në trajtimin e çështjes shqiptare, duke anuar qartësisht në përkrahje të aneksimeve të tokave shqiptare. Mungesa e luajalitetit të qëndrueshëm, përkujdesi maksimal për interesat e saj ekonomike momentale, dhe nxjerrja në plan të dytë e parimeve kryesore që udhëheqin drejt një politikë konsekuente, kanë qenë tiparet themelore që kanë drejtuar dhe vazhdojnë ta drejtojnë klasen politike italiane në raport me çështjen kombëtare shqiptare. Ky qendrim i saj, i rakorduar me pozicionin e hekurt politik të Gjermanisë, dhe politiken konstante prosllave të Francës së atëhershme, ishin shtyllat themelore mbi të cilat u mbështet mekanizmi i institucionit ndërkombëtar që sanksionoi atë që sot po quhet e drejta sovrane e Serbisë mbi Kosovën, e Malit të Zi mbi Malësinë, apo e Greqisë mbi Çamërinë.
Është vendi të përcaktojmë se e drejta e Serbisë mbi Kosovën nuk ka lindur si rezultat i integrimit normal të këtij territori, si rezultat i një konsensusi të përgjithshëm popullor, apo i një vazhdimësie historike të ndërprerë padrejtësisht, por si rezultat i fitimit të këtij territori si plaçkë lufte, dhe të sanksionuar ndërkombëtarisht nga një institucion, i cili, në thelbin e tij nuk kishte parimet e sotme bazë të demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, por parimin e ruajtjes me të gjitha mjetet dhe mënyrat të "koncertit europian". Dëshiroj të pranoj në këtë kontekst se veprimtaria e shteteve ballkanike dhe e Fuqive të Mëdha në realizimin e këtij vendimi, u ndihmua nga gjendja në të cilen dilte shoqëria shqiptare e asaj kohe. Pushtimi Otoman pesëshekullor kishte konservuar barbarisht konservatorizmin mesjetar, ruralizimin e shoqërisë shqiptare, mbajtjen e sforcuar të çdo prirjeje për ringritje kulturore dhe civilizuese të shoqërisë në tërësi. Fuqitë e Mëdha në këtë mënyrë, në vend që t'i hapnin poret jetësore një kombi në rrugën e tij për ripërtritje qytetare, e cunguan atë territorialisht, i këputën arteriet jetësore dhe ushqyen faktorët që bëjnë lehtësisht të manipulueshëm dhe të kontrollueshëm një popull të penguar historikisht në rrugën e tij të zhvillimit.
Konferenca e Londrës. Si u caktuan kufijtë e Shqipërisë
Eduard Grei, ministri i jashtem i mbreterise Britanike dhe kryetar i Konferences se Ambasadoreve se Fuqive te Medha per Ballkanin takimi e perfaqesuesit Shqiptar ne Londer Mehmet Konicen. Mbi tryezen e tij qe shtrirej harta e madhe e Ballkanit dhe ministri e dinte fare mire qe Shqiperia e dobet ishte e humbura me e madhe. Kishte pak vulllnet per te biseduar me nje shqiptar edhe pse ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristrokate te vjeter qe kishin ruajtur gjithmone lidhje me orientin e larget .Me fytyre nga dritarja, Gray nuk denjoi te kthehej kur ambasadori shqiptar hyri ne salle I kerkoi atij vetem te fliste, duke ndenjur gjithmone me shpine dhe duke ndjekur levizjet ne rruge. Nje njohes i vjeter i Londres dhe mik i disa lordeve me te fuqishem ne vend, Konica, nuk permendi asgje per kufinjte.
Me nje ze te shtuar i tregoi ministrit qe qendronte me kurriz se ne Shqiperi ishte zbular je miniere e pasur me flori dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kerkonte qe mbreteria Britanike te merrte koncesionin e saj. Gray u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te uleshin sebashku ne tavoline .Nje minute me vone me po aq elegance Mehmet Konica i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vertete, porse ai kishte dashur te shihte se si do te ndryshonin interesat e Britanise ne nje rast te tille. Askush nuk e ka pershkruar me tej biseden midis tyre, por nje gje eshte e qarte, Gray i ka pranuar Konices se Shqiperija do te dilte me e humbura ne kete histori se kjo ishte nje ceshtje interesash. Interesa nga ato qe percaktonin politiken afatgjate te fuqive te medha dhe ballancat midis tyre.Ne fakt ata biseduan gjate dhe Mehmet Konica, vellai i Faik Konices nuk foli me kurre per kete bisede .
Ai e permendi vite me vone me 1949, ne Firence, ndersa kishte filluar ti diktonte kujtimet e tij nje gazetari italian. Vdekja ia la kujtimin pergjysem dhe libri nuk u botua kurre. Familja e tij morri nje kopje per kujtim dhe doreshkrimi ndodhet sot ne Siri ku edhe ndodhen edhe trashigimtaret e tij.Mehmet Konica ishte me padyshim nje nder te paktet deshmitare te tragjedise shqiptare te kufijve .Ai e ndoqi ate neper disa etapa.Qe nga viti 1913 deri me 1923 kur mese fundi nje delegacion ndekomtar I kryesuar nga nje gjeneral italian vendosi ne Shqiperine e jugut guret qe caktonin kufinjte Shqiptaro-Greke.Gjenerali quhej Telini dhe ai kurre nuk u kthye ne Itali,e vrane bandat Greke ne afersi te Delvines dhe trupi i tij, i percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica ne emer te Qeverise Shqiptare u dergua ne Rome me te gjitha nderimet ushtarake. Bashke me te mori fund edhe aventura e gjate e kufijve. Nje aventure e cila ka sunduar vazhdimisht gjate ketij shekulli mosmarrveshjet ne kete ane te Ballkanit.
Konferenca e Ambasadoreve ,1913…
Kufinjte e Ballkanit ruajten pothuajse gjate ketij shekulli trajten qe ju dha atyre konferenca e Ambasadoreve ne 1912-1913, ne Londer. Ne te gjitha ndermarrjet per ndryshimin e kufijve Ballkanik, ajo e Londres mbetet padyshim me decizivia. Ne te vertete eshte e veshtire te flitet per konferencen e Londres pa folur me pare per kontekstin ne te cilin zhvillohej ajo. Me 1912 ,Perendoria Turke thuajse I kishte humbur te gjitha zonat e saj Europiane. Me perjashtim te Shqiperise ajo ruante ende sundimin ne disa territore Greke, mbi Selanik ,te cilat I siguronin nje lidhje tokesore me zonat e saj ne Shqiperi. Por nese ekzistenca e metejshme e Turqise ishte vetem qeshtje kohe, ndarja e ketyre territoreve nga fuqite e reja Ballkanike :Greqia ,Bullgaria, Serbia dhe Mali I zi,reflektonin ne ate kohe interresat e fuqive te medha. Interesa qe beheshin edhe me te mprehta ne prag te luftes se re boterore qe pritej te shperthente .
Vrulli i shteteve te reja me orientim kryesisht pro rus ,ishte ndaluar vetem nga interesat e Austro-Hungarise dhe me pas te perandorise Gjermane qe nuk ishte dakord me me nje zgjerim te metejshem te Sllaveve ne Ballkan dhe pikerisht ketij objektivi austro-hungarez ja dedikon ezistencen shtei i ri shqipetar ,i cili pritej te shpallte panvarsine ne 1912 .Vendosmeria e Austro-Hungarise dhe aleateve te saj krijoi kushtet per nje pavaresi te mundeshme Shqiptare . Nuk eshte aspak e rastit qe Ismail Qemali ne udhetimin e tij drejt Vlores mori fillimisht bekimin dhe ndihmen e Qeverise Romune dhe me pas te asaj te Vjenes .Takimi i tij me Ministrin jashtem Bertohol e,qe akti i fundit qe sanksioni pavaresine e Shqiperise . Por ndersa Ismail Qemali levizte me veshtiresi drej Durresit ,fuqite balkanike i shpallen lufte Turqise .
Ne me pak nje muaj trupat e tyre korren nje fitore te ndjeshme dhe i larguan forcat e Sulltanit nga ballkani verior .Ato pushtuan pothuaj te gjithe terrtoret Shqiptare ,duke lene nje trekedesh Vlore-Lushnje-Berat nen juridicionin e shtetit te ri Shqiptar .Me hartat e reja dhe me fuqite ushtarake edhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike ,fuqite e ballkanit zbarkuan ne Londer ne 1912 ,ku qe mbledh Konferenca e Ambasadoreve te fuqive te medha per caktimn e kufijve te balkanit .
Delgacioni Shqiptar ishte i fundit qe mberriti ne Londer .Ismail Qemali Isa Boletini. Luigj Gurakuqi dhe te tjere arriten te kalojne blokaden detare Greke vetem fale kembenguljes se Dukes se Orelanit ,i cili i mori ne jahtin e tij.me tu vendosur ne Hotel York ,Mehmet Konica ambasadori Shqiptar ne Londer i informoi per konferencen dhe zhvillimet e saj. Ai i tregoi se gjithe vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoin te pergatisnin projektin shqiptar brenda .Me 15 Janar 1915 mbi tryezen e Eduart Greit. Kryetarit te Konferences qene vendosur pese projektet mbi kufijte ne ballkan Dy projekte baze , ai Rus dhe ai Austro-Hungarez dhe tre ndihmes .Projekti Shqiptar , Serbo-Malazez dhe projekti grek. Konferences se ambasadoreve ju deshen me shume se tete muaj diskutime per te vendosur per projektet dhe per te bere rregullimet e nevojshme .Veshtiresia qendronte se projektet baze qendronin shume larg njeri tjetrit dhe kompromisi ishte mjaft i veshtire. Ambsadori rus paraqiti nje harte te madhe ushtarake ,ne te cilen kufijte e Shqiperise percaktoheshin ne nje hapsire midis lumenjve Mat dhe Vjose,duke i lene nje dalje ne det ne Shengjin ose ne Durres Serbeve.
Shkodra dhe rrethi i saj i jipeshin Malit te Zi,Dibra dhe nje pjese e Shqiperise se Jugut ,perfshi Pogradecin dhe Ohrin ,Serbise,ndersa Korca ,Gjirokastra,Delvina Greqise.Mbi te gjitha ,projekti parashikonte qe Shqiperija te mos ishte nje vend i pavarur por nje province autonome nen kujdesin e Turqise. Projekti Austro-hungares ishte krejt i ndryshem .Ai linte jashte Shqiperise vetem tokat qe i kishin kaluar Malit te Zi ne kongresin e Berlinit ne 1878,por perfshinte brenda kufijve shqiptare pjesen me te madhe te Kosoves ,Ohrin ,rrethinat e Shkupit,Manastirin, Janinen,Camerine derin ne Preveze.Projekti I Vjenes qe ndertuar mbi parimin e vendosjes se kufijve ne ato vende qe banoheshin nga kombesi te ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e nje shtrierje te sllaveve drejt Adriatikut.Ky projekt vec Gjermanise u mbeshtet edhe nga Italia.
Projektet ndihmese qe shqyrtuan qene derivate te prjekteve baze.Serbet pretendonin gjithe tokat qe mbanin nderkohe te pushtuara perfshi edhe Durresin .Ato argumentonin se ne keto vende qene ngritur kisha te vjetra Serbe dhe se banoret myslimane te tyre qene turq te shqiptarizuar .Mali i Zi pretendonte Shkodren dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike per ekzistencen e mbreterise se vogel Ballkanike .Sipas projektit te tyre , Shqiperija mund te shtrihej nga Vlora deri ne Tirane duke lene jashte Durresin dhe gjithe vijen detare deri atje. Projekti Grek ishte me i sofistikuar.Vec argumenteve historike ai ngrinte edhe argumenta ekonomike.Sipas planit te tyre Thesalija, Janina,Camerija duhej ti bashkangjiteshin Greqise si toka te qyteterimit te vjeter Grek.Por delgacioni shtonte se brenda Greqise duhet te perfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra ,pasi llogjikisht keto zona ishin te lidhura ekonomikisht me Janinen dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po keshtu ,keto mund te sherbenin edhe si mburoja te dy zonave te para ne rast te nje sulmi nga shqiptaret .I njejti pretendim edhe ne jug-lindje,ku kerkohej Korca,si vijim llogjik i follerines.Projekti I fundit ishte ai shqiptar i pergatitur me ngut nga delegacioni ,por qe kerkonte te hidhte poshte argumentet e fqinjeve.Ideja e tij ishte ndarja e kufijve ne baze te kombesive dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografik dhe ekonomik. Delegacioni Shqiptar hidhte poshte pretendimet se te krishteret e jugut ishin greke dhe shtonte se po te zbatohej varianti Rus Shqiperija mbetej e cunguar dhe pa asnje burim ekonomik .Vendimi u mor me 25 janar ,Shkodra,Durresi ,Tirana dhe nje pjese e Dibres dhe Miredita ju morren Serbeve dhe Malazezeve,por atyre ju la krahina e Kosoves deri ne Gjakove ,nje pjese e madhe e Dibres sebashku me qytetin me te njejtin emer,Ohri,Struga ,Manastiri dhe qytete te tjera te banuara thjesht nga shqiptare ose ku shqiptaret ishin maxhorance dominuese.
Greket u detyruan te heqin dore nga pretendimet dhe tokat e pushtuara ne Korce, Gjirokaster ,Delvine ,Himare ,Llogara ,Permet por arriten qytetet shqiptare te Janines, Follorines si dhe krahinen shqiptare te Camerise. Zona e diskutueshme mbeti vetem Pindi fatin e te cilit do ta vendoste ne vend komisioni nderkombetar per ndarjen e kufijve .U caktuan dy komisione qe do te benin caktimin fizik te kufijve ne vend ,nje ne veri i kryesuar mga gjenerali rus Potapov dhe nje ne jug i kryesuar nga nje ushtark i larte Austro-Hungarez,ose ne rast te kundert Italian. Komisionet do te fillonin pune me njehere dhe pjeset e pushtuara duhet te viheshin ne juridiksioni e tyre.Konferenca vendosi qe Shqiperija te ishte principate dhe princi i saj te ishte gjermani Vilhelm Vit .Per organizimin e ushtrise dhe policise do te dergohej nje force nderkombetare e drjetuar nga oficere Hollandeze.
Vendimi u prit me dhimbje nga delegacioni shqiptar ,gje qe u reflektua kudo.Vete Gray priti ne nje takim Isa Boletinin ,qe shtypi ditor i Londres e kishte konsideruar si Robin Hudi shqiptar dhe i kishte kushtuar mjaft komente .Me pamje te rende Isa Boletini deklaroi ministrit qe kerkoi te bente shaka duke i thene se do te nderhynte qe vendelindja e tij te perfshihej ne Shqiperi,se kishte ardhur per te gjithe Shqiperine dhe jo per qytetin e tij. Problemet nuk qene vtem keto,mjaft persona me pushtet ne Shqiperi u ngriten kunder vendimit te konferences se ambasadoreve duke pretenduar se tokat shqiptare qene Greke ose Serbe.Bajraktaret e Miredites nuk pranuan te bashkohen me Shqiperine duke pretenduar se jane me mire me Serbet. Ne jug ,familjet Cakrani filloi nje kryengrietje kunder qeverise se Vlores duke pretenduar se jane Greke.Fuqia e tyre u shkaterrua nga forcat e Sali Vranishtit dhe beu i Cakranit u kap rob dhe u pushkatua.Komsioni nderkombetar i kufijve nuk i mbaroi dot caktimet e kufijve te Shqiperise.Trazirat e brendshme u pasuan nga lufta e pare boterore dhe piramidat e kufijve Shqiptare u vendos te caktohen me vone.