Tematika, Pyetja kerkimore dhe Hulumtimi.

Tematika, Pyetja kerkimore dhe Hulumtimi.
Ceshjet kryesore te leksionit:
1.         te identifikojme problematiken e studimit te temes se diplomes
2.         te formulojme nje pyetje kerkimore
3.         te identifikojme hapat dhe menyrat e mbledhjes se literatures per pyetjen kerkimor A. Hapat e Punimit Kerkimor ne Studimet Formale:

Kerkimi Shkencor si 'Arkitekture' dhe si Proces.
1.   Analrza e te dhenave duhet te pershtatet dhe te zere vend si pjese e nje ideje me te madhe te asaj c'ka ju po perpiqeni te ndertoni.
.2   struktura arkitekturale e ketij punimi ndikon ne menyren se si ju do te procedoni ne procesin e te mbledhurit dhe te analizuarit te dhenave qe mblidhni.
Metafora me e gjetur per precedimin kerkimor-eshte metafora e 'oranes': Procesi i kerkimit filion shpe.sh me nje ide te pergjithshme duke pasur ne mend nje problematike te caktuar nje problem. Psh. Studiuesi do te eksploroj arsyet e permixesimit ose ecurise se ngadalte te femijeve ne shkolle. Per te gjetur mbi arsyet e progresit apo mungeses se tij, studiuesit i duhet ta specifikoje problemin duke bere disa pyetje, me qellim berjen e studimit sa me praktik. Pra ketu eshte faza e kufizimit te fushes se problematikes.
Ketu ne mund te arrijme ne formuhmin e nje hipoteze, pra ne Iidhje shkakesie apo korrelacioni mes dy koncepteve ose te nje argument (ne rastin e studimeve induktive, qe mund te thote riformulim koncepti). Kjo eshte pjesa me e ngushte e "ores se rere's' ose thene ndryshe, e procedimit kerkimor.
Me te siguruar te dhenat themelore, studiuesi analizon e dhenat dhe fillon e formulon nje numer konkluzionesh paraprake. Me vone ndedfepergjithesimi, kur studiuesi mundohet qe keto gjetje t'i adoptoje per nje numer me te madh njesish. PSH ne studimet krahasimore ky procedim eshte rriese normal, kur ne vazhdojme e rrisim numrin e njesive te krahasuara ose te variablave qe konsiderojme, me qellim shtimin e pergjithsueshmerise se hipotezes sone.
"Kater komponentet kryesore te kerkimit shkencor jane: Pyetja kerkimore, Teoria (ose permbledhja e literatures) Modeli Analitik dhe Gjetjet/Te dhenat nga terreni.
Ndryshe keto perbeses mund te shtrohen dhe keshtu: problematika, diskutimi teorik, lidhja mes dy a me shume koncepteve, pra hipoteza, modeli analitik dhe gjetjet empirike. apo nga . literatura (nese eshte nje e dhen teorike) ose rezultatet.

2
Procesi i Deduksionitdhe Induksionit i lidh dy pjeset perberese bashke: anen teorike dhe
modelin analitik nga njera ane, dhe punen ne terren ose punen 'praktike' te gjetjes se fakteve
dhe te dhenave nga ana tjeter.           
Dallimi mes procesit induktiv dhe atij deduktiv eshte i rendesishem sepse ne njefare menyre percakton dhe hapat e procedimit kerkimor.
Kur ne deduktojme nga teoria ne rastin tone empirik, mund te procedojme si me poshte:
Arkitektura e punimit kerkimor te bazuar ne deduksion (pra nga nje teori e pergjithshme nxjerrim perfundime mbi nje rast te vecante/specifik):
1 .-Problemi ose Tema
2.-Pyetja"kerkimore
3.-Strategjite kerkimore
4-Teoria: ndertimi i hipotezes dhe i koncepjeve
5.         Burimet (te dhenat)
6.         Anaiiza e te dhenave
7.         Testimi i Hipotezes,
por nese rasti qe ne analizojme mendojm se jep kontribut ne debatet teorike dhe ne literature e studiuar fillimisht,ateher kemi te bejme me nje process induktimi.
Nese ne induktojme analitikisht nga rasti yne empirik dhe nxjerrim nga rasti yne i vecante pohime te reja teorike, atfefrere procedrmi kerkimor nuk ndalet te pika 7 por vazhdon:
8.         Permiresimi i Teorise riformulim hipoteze.
9.         Mbledhja se te dhenave (faza 2-ridalja ne terren per intervista/vezhdime etj). Gjithashtu dahet te dallojme mes nje punimi teorik dhe nje empirik.
Etapat e kerkimit mund te paraqiten si me poshte:

Pyetja Fillestare

Lexlmet

Bisedat eksploruese

Ndertimi i Analizes
Vezhgimi
Analiza e te dhenave
Konkluzionet
Identifikimi i Nje problematike:
Per te bere nje teme diplome, ose qofte dhe nje ese, ju duhet te keni nje shqefesifti, nje pyetje, nje problem i cili ju slierben si pikenisje per punimin tliaj. Filloni me nje pyetje joperfekte dhe te gjere te pergjithshme, por kini parasysh se nje teme ose problematike e cila nuk mund te realizohet ne nje project specific kerkimor, ose duhet te 'ngushtohet' dhe behet me specifike ose te lihet krejt gjate procesit.
Pyetja kerkimore
-Pa pyetje s'ka asnje lloj pune shkollore, ne cfaredo niveli universitar. -Nuk eshte gjithmone direkte por mund te jete e kombinuar ne tekst me argumentin ose me nje deklarate
Pyetja kerkimore ka disa funksione:
1.         Ben te qarte interesin e studiuesit,studentit
2.         Strukturon dhe drejton hulumtimin eliteratures
3.         Drejton punen ne terren (mbledhjen e materiafeve empirike)
4.         drejton dhe strukturon shkrimin e tezes
5.         nuk  le studiuesin,studentin te dale jashte shinave kryesore te temes gjate fazes hulumtuese apo te shkrimit.

4
Ne nje fare menyre, pyetja kerkimore sherben si nje busull e cila udheheq dhe drejton punen kerkimore pergjate te gjithe hapave te mesiperm.
C'fare kriteresh duhet t'i pergjigjet nje pyetje kerkimore:
*    E rendesishme per te tjeret dhe boten.
•           Jep nje kontribut te rendesishem ne nje fushe te caktuar akademike/literature/debat teorik
•           Eshte e realizueshme
•           Eshte me interes per ty.
Keto kritere lidhen me kriteren e vlefshmerise se shkences. Kini parasysh, kur te formuloni pyetjen kerkimore se per cilen audience po e shkruani, pra kushdo ta lexoje kete histori? Gjithashtu, kini parasysh dhe ceshjet etike dhe morale te pyetjes qe ju ngreni: Nese doni te studioni nje komunitet ne nje zone jo shume te njohur, i cili man me fanatizem doket dhe ritet e tyre nga moderniteti, pyesni se si do ndikohen banoret e ketij komuniteti nga studimi juaj. Keto subjekte qe preken direkt nga objekti juaj i analizes quhen ndryshe dhe 'zerat e terrenit'. rendesishme ne etnografi).
Ka disa rruge qe na cojne drejt nje pyefjeje kerkimore, ( ose thene me thjesht, burimet e interesit tone):
-Ltteraturaekzistuese
Lidhja e Teorise me pyetjen kerkimore teoria eshte shpesh burimi kryesor i pyetjeve qe kemi.Literatura eshte e nje rendesie thelbesore sepse ne fakt percakton dhe rrugen e kerkimit tuaj e deri dhe rezultatet.Shumecka varet nga pikenisja. Nese filloni te percaktoni nje problematike nga literatura, atehere duhet ta zgjidhni me kujdes literaturen dhe te keni nje baze disiplinore. C'fare do te thote kjo?
Cdo disipline ka cesthjet dhe temat e veta. Kerkimi juaj shkencor eshte vetem nje hap me tej i punes se te tjereve dhe nese eshte punim i mire, vlen si shteg per te tjere qe do te vijne pas jush.
Njihni konceptet baze te disiplines suaj dhe cesthjet e debateve te fundit. Psh ne shkencat politike ne pergjithesi: drejtesia, pushteti, korrupsioni, demokracia, rendi.
Per marredheniet nderkombetare jane koncepte te tjera rreth te cilave sillet debati.
Por keni parasysh edhe faktin qe per identifikimin e pyetjes kerkimore ne mund te marrim ose huazojme shume mire nga disiplina te tjera. Psh. Marksi punimin e diplomes nuk e kishte nga ekonomia politike por mbi-'dy filozofe greke, Epikuri dhe Demokriti. Po ashtu, teoricioni i njohur i marredhenieve nderkombetare, Henry Kissinger, tezen e tij te doktoratures mbi te cilin u bazua dhe punimi i tij me i njohur Diplomacia, e bazoi ne nje studim historik te Traktatit te Versajes.
Per te identifikuar pyetjen tone kerkimore, duhet te kerkojme per dilema apo kontradikta intelektuale.
Pyetja kryesore duhet patjeter te jete e lidhur me debatet teorike a me teori te caktuara. Cdo studim ka per qellim qe te coje drejt akumulimit te dijes ne nje fushe dhe prandaj kerkon qe cdo studim te ndertoje mbi studime te meparshme.    
Ne kete kontekst eshte e  rendesishme te njihen kufijte e disiplines apo fushes qe studioni. Dhe ti beni pyetje vetes se 'pyetja juaj e esese apo e temes se diplomes me c'fare disiplinash ka lidhje'?
Burime te tjera te pyetjes kerkimore:
-struktura sociale dhe funksionet e tyre (p.sh si punon nje kompani, Vitrinat)
-nje problem social.
-hendeku mes asaj c'ka thuhet zyrtarisht dhe asaj c 'ka mendoni se po ndodh ne te vertete
-intuita: kur mendoni se logjika e funksionit te gjerave nuk perputhet me arsyen.
-ngjarje te pazakonta shoqerore
-teori ose metoda te reja kerkimi: Si mund te aplikohen ata ne kontekst te ri?
-eksperienca vetjake: Sa e rendesishme eshte e shkuara apo e tashmja jone per percaktimin e asaj c'ka na intereson?
Tre hapa te rendesishem te fazes se shqyrtimit te literatures:
1.         Perqendroni vemendjen tuaj ne revista dhe artikuj shkencore dhe jo artikuj nga media ose analiza jo shkencore.
2.         Fillojeni bejene kete 'shqyrtim' apo hufumtim te literatures sa me shpejt qe te mundeni
3.         Gjeni studime te ngjashme me ate qe ju do te beni. Kjo sepse ju kursen kohe; ju mundeson te shihni avantazhet e punes se te tjereve por dhe dobesite; mund t'i.merrni metodologjine por nuk lejohet t'i perdorni citimet dhe materialet primare; duke u bazuar te puna e te tjereve ju ndihmon te parashikoni dhe veshtiresite ne punen tuaj.
Prezantimi dhe vlefshmeria e Pyetjes Kerkimore:
a.   Kerkimi cilesor shtron ne pergjithesi pyetje me te hapura dhe eshte me fleksibel sesa kerkimet sasiore.
b; Megjithate, perpiqu te jesh specifik dhe mundohu ta ngushtosh pyetjen kerkimorene
menyre te tille qe te jete e mundur dhe e realizueshme. Por kjo nuk do te thote ta
ngushtosh aq shume sa askush te mos jete i interesuar ta lexoje ose te mos sjelle ndoj
kontribut te madh.
c.         Formuloje sa me shkurt, sakte, duke respektuar rregullat e drejtshkrimit ne shqip dhe
ne menyre sa me terheqese dhe qe te kap syrin.
d.         Te tingelloje e realizueshme dhe e thjeshte
e.         Te shprehe qarte lidhjen mes dy koncepteve.
f.          Te shprehe qarte shtrirjen kohore dhe hapsinore te analizes.

g. Idealisht: te deklaroje qe ne fillim nese eshte studim rasti specific (i nje rasti te vecante)
..apo.studim krahasimor.        
Teorik apo Historik?
Punimet historike mund te jene shume me tre shtrira ne kohe dhe ne ndryshim nga punimet ne fushen e shkencave politike dhe sociale, nuk kane domosdoshmerisht nevoje te bazohen mbi nje skelet teorik. Mund te jene pershkrues shume me teper dhe analitike dhe perseri jane shkencerisht te vlefshme.
E rendesishme: Sado pyetje interesante te gjejme, duhet te fokusohemi vetem ne njeren. Kjo nuk eshte vete, per shkak te burimeve financiare e kohes, por gjithashtu per hir te cilesise se punimit. Nje punim i mire niset nga nje pyetje e qarte dhe te ciles eshte e mundur t'i pergjigjesh:
Psh. Pyetje e keqe per nje Master:
Si ka ndikuar tranzicioni shqiptar mbi shoqerin eshqiptare!!!
Pse eshte pyetje e keqe?-Pyetje per reflektim.
Pyetjet/nenceshtjet te jene te lidhura me njera-tjetren, Pyetja kryesore dhe nen-pyetjet qe lidhen me nen-tema dhe aspekte te temes duhet te kene nje lidhje te forte dhe organike.
Pyetjet dhe Nenpyetjet: Pyesni nese konceptet lidhen sipas logjikes se nenbashkesise apo jane tema te barazvlefshme dhe mund te konsiderohen te vecanta, te ndara nga njera tjetra?
Aktualiteti:
Si mund ta kthejme nje teme aktuale (nga media psh) ne teme shkencore? Percaktimi i Problematikes:
P.sh Zhvillimi i gazetave te pavarura ne Shqiperi nga 1992 deri ne 1997.
-Elementet: financimi, struktura, stafi, praktikat e punes (subkultura etj)?
-Kampionimi (zgjedhja e njesive: sa gazzeta dhe te c'fare kohe do te-analizqjme)
-Te dhenat empirike te mbledhura sipas metodave shkencore te pranuara gjeresisht nga komuniteti shkencor.
-Lidhja mes dy koncepteve (variblave) ne forme pershkruese ose shkakore
Formimi i Koncepteve
Ketu duhet sa me shume qartesi dhe saktesi. Duke qene se shkencat sociale kane nje shkalle te madhe te subjektivitetit, atehere duhet te bejme maksimumin ta pastrojme gjuhen nga ky lloj subjektiviteti:
Psh po te kemi parasysh konceptin e qeverisjes, do te thote shume gjera:
a.   Aktiviteti apo procesi i te ushtruarit kontroll mbi te tjeret

7
b.   Nje gjendje,situate ne te cilen ushtrohet kontroll (pra ne nje kontekt rregullash etj)         c. Stili dhe menyra e ushtrimit te ketij kontrolli;
B, Mbledhja e Literatures dhe Burimeve Ekzistente
Pyetje qe duhet t'i shtrosh vetes para se te fillosh nje permbledhje literature:
1.         C'fare dihet ne kete-fushe dhe qe ka lidhje me pyetjen time?
2.         Cilat koncepte dhe teori jane me te rendesishmit ne kete fushe?
3.         C'fare metodash dhe strategjish jane perdorur deri tani ne kete fushe?
4.         A ka ndonje paperputhshmeri apo kontradikte ne rezultatet e dala deri ne tani ne kete fushe?
-   5.   A ka ndoj pyetje qe nuk eshte adresuar ne kete fushe dhe e cila mendoni se eshte e rendesishme?
Si mund ta mendojme nje permbledhje literature:
Fokusi dhe objekti i nje permbledhje literature eshte te hartuarit e nje ligjerimi me shkrim rreth literatures ekzistente dhe e cila mund te futet si pjese integrate e tezes se shkruar,
Permbledhje ose Recense-Si e kuptojme permbledhjen e literatures?
Literatura (e kunderta e punes dokumentare per historianet ose punes ne terren)
1.         Liste burimesh
2.         Etape e Punes hulumtuese
3.         Sondazh, c'fare eshte bere ne te shkuaren dhe ne te tashmen c'fare po behet ne kete fushe: kjo mund te marre formen e analizes kritike ose e analizes pershkruese
4.         Si mjet: qe con drejt akumulimit te dijes se studentit dhe si trampoline nga vezhgimet paresore tek argumentimi teorik.
5.         Raport: diskutim me shkrim i literatures
Kjo e fundit duhet te jete se s'ben
1.         sintetizuese: C'fare do te thote kjo?
2.         instrumentale (ne lidhje me pyetjen tende)
3.         argumentative (cili eshte argumenti kryesor i kesaj permbledhjeje)
4.         koherente (nese eshte diskutim teorik, si mund te krahasosh nje qasje teorike me nje tjeter? A i kane premisat e perputhshme?
Pse na duhet nje permbledhje literature?
1.         Duhet te dish se c'fare eshte shkruar perpara ne lidhje me ate c'ka jeni te interesuar te shkruani
2.         Mund te mesosh nga gabimet e te tjereve dhe t?i korrigjosh ne punen tende,
3.         Mund te mesosh mbi metoda kerkimi dhe teori te ndryshme nga ato qe perdor.
4.         Te ndihmon per te krijuar nje structure analitike
5.         Mund te te binde te perfshish ne analize variabla (apo faktore) qe nuk i kishe menduar perpara.
6.         Mund te te ndihmoje te formulosh me mire pyetjen tende kerkimore.
7.         Eshte e detyrueshme!

Si te perfitosh sa me shume prej leximit:
Si mund te lexojme ne menyre active dhe kritike?    
Nderkohe qe lexon perpiqu te zhvillosh ca shprehi ose rutine:
a.         Merr shenime te sakta mbi ato c'ka lexon. Plus qe kur men shenime nga nje liber,
sheno dhe detajet e sakta te bibliografise: dmth, autor, date etj se do te te duhen me
vone!   .     ,     .
b.         Kur lexon, lexo me sy kritik. Kur merr shenime veco vetem ato pika qe mendon se
jane me teper terendesishme. Ne te njejten kohe, ndersa lexon, beji pyetje vetes mbi
tekstin. Kur mbaron leximin, shkruaj ne fund ose ne ane argumentin kryesor te tekstit,
pyetjet kryesore dhe si lidhen me njera tjetren, c'fare mendon se mungon etj etj.
c.         Duhet te jesh I pergatitur te dallosh pozicionet e ndryshme te librave te ndryshem
(p.sh nje studim mbi te majten shqiptare: Fuga, Budini mbi |Edi Ramen, Petiffer and
Vickers, etj-si pozicionohen keto autore? Ku jane pike-takimet e tyre?
d.         Perdore kete permbledhje literature si menyre per te nxjerre qarte kontributin tend dhe
ate c'ka sjell ti te re. Dmth mos bej nje permbledhje per hi rte permbledhjes por
ndersa lexon, mendoje gjithmone se si lidhet me interesia tend.
e.         Mbaje mendjen te literature dhe burimet edhe gjate mbledhjes se informacionit
empirik prandaj nuk ke pse fut gjithcka tani ne permbledhje.
f.          Permbledhja duhet te perfshije patjeter emrat dhe veprat baze ne ate fushe studimi:
justifikimi I diplomes tende ne nje fushe te caktuar
g.         Pergatit terrenin per skeletin teorik: Cdo permbledhje duhet teparaqese terrenin teorik
mbi te cilin po punon.
Psh. (punimi im dhe Kenneth Waltz jo por Wendt po) Psh. (nje punim ne fushen e teorive kulturore: cilat emra?)
Problematizimi i literatures ekzistente:
1.         E paplote
2.         E pagoditur: shume ane dhe aspekte te fenomenit shoqeror te pambuluara ose te mbuluara keq.
3.         E papershtatshme: literatura nuk korrespondon me problemin e analizuar
Kontributi i seciles pune mvaret nga venia ne dukje e ketyre aneve.
Teknika specifike te permbledhjes se literatures
Koherenca,Lidhja eshte e domosdoshme per cdo permbledhje literature:
1.         Koherenca sintetizuese: vendosja e lidhjeve mes biirimeve e veprave qe nuk i ka lidhur kush perpara dhe qe duken krejt pa lidhje. P.sh te lidhurit e dy disiplinave te ndryshme, ose shkollave te ndryshme te mendimit: teori kritike dhe literature e analizes se politikes se jashtme.
2.         Koherenca progressive: ndjek dhe paraqet zhvillimin e nje debate shkencor apo e nje lemi dijesh sipas nje skeme progresise: dmth e paraqet se si eshte shtuar dhe zhvilluar kjo fushe, duke ndertuar mbi dije te meparshme.

9
3.   Konstatimi i mungeses se koherences: ve ne dukje se megjithese ka patur shume .burime mbi.nje teme te caktuar nuk ka nje consensus ose marreveshje nepermjet autoreve te ndryeshem.
Llojet e ndryshme te permbledhjes se literatures:
1. Permbledhja sistematike: shkencerisht neutral, perfshin gjithcka nga literature  mbi ceshtjen nen shqyrtim plus dhe perfshin disa nga rezultatet e punes kerkimore. 2, Sasiore: meta-analize 3. Cilesore: Meta-etnografi.
1.         Permbledhja sistematike:
Kjo mund te perkufizohet si  nje proces shkencor dhe transparent qe synon minimizimin e menjanimit, subjektivizmit duke bere nje kerkim pothuaj shterrues te punimeve te botuara dhe te pabotuara dhe duke deklamar dhe arsyet sepse autori ka marre keto vendime dhe perdor keto procedura dhe nxjerr keto konkluzione.
Kjo metode perdoret me shume ne shkencat ekonomike dhe ne studime.
Pyetja baze e kesaj lloj permbledhjeje: C'fare dihet rreth...?
Disa nga hapat kryesore te kesaj permbledhjejeje:
1.         Qellimi i recenses duhet te deklarohet qarte qysh ne fillim. Studenti duhet t'i justifikoje vendimet per perfehkjen e nje autori ne permbledhje dhe lenien jashte te disa te tjereve.
2.         Vendos dhe per kriteret ne baze te se cilave ben perzgjedhjen e burimeve te literatures (Kohezgjatja e studimit, teoria ose maketi kerkimor-research design)
3.         Protokoll formal: kur u mbane intervistat apo u mblodhen te dhenat, data, nese citohen statistika: cili ka qene kampioni dhe popullsia? Etj.Ky document duhet te jete public dhe i aksesueshem
4.         Rezultatet e kesaj permbledhjeje duhen te botohen publikisht: . Kjo lloj permbledhjeje nuk behet vetem per studiuesit.profesoret por dhe per prakticienet qe do ta vene ne praktike studimin, psh politike-beresit. Prandaj dhe duhet te kuptohet qarte nga ata;

2.         Meta-analiza: permbledhje e rezultateve ten je numri te madh studimesh sasiore dhe duke i testuar validitetin e ketyre rezultateve duke ndryshuar here nje variable e here nje...tjeter, Dmth nderhhyn ne kerkimin sasior te te tjereve.
3.         Meta-Etnografi: eshte nje metode e cila perdoret per te arritur nje sinteze interpretiviste te punes kerkimore (cilesore) te te tjereve si dhe burimeve dytesore: (ose ndryshe, nje lexim permbi lexim).
a.   Permbledhja narrative- me e perdorura ne studime kualitative
Ne kontrast me llojin e pare, permbledhja narrative eshte ajo klasike: perzgjedhen vetem disa nga librat mbi nje ceshtje, duke iu permbajtur te njejtes paradigm ose teori: Kjo eshte me tipike nga ato qe bejne pune interpretiviste, qe do te thote se jane me shume te interesuar te kuptojne sesa te akumulojne dije dhe te shpjegojne. Jo gjithmone ne kete lloj permbledhjehje, lexuesi e di se cili do te jete rezultati: i perngjan nje udhetimi zbulues.

10
Ketu kriteri nuk eshte kriteri perfshires si ne permbledhjen e tipit te pare por ai
perjashtues dhe perzgjedhes! 
Jane me pak te fokusuar dhe kane rye linje me te gjere sesa studimet sistematike. Jo gjithmone eshte e nevojshme qe autori te deklaroje qarte kriterin e perzgjedhjes se literatures. Pyetja kryesore: C'fare historie po tregon?
Hapat e Kerkimit te Burimeve Bibliografike:
1.         Lexo artikuj ose libra mbi temen qe t'i kane rekomanduar te tjeret
2.         Pastaj merr shenime prej leximeve qe ben
3.         Dhe ver re nocionet dhe termat baze qe perdoren ne literature
4.         Dhe shih burimet e tjera bibliografike te cilave u referohen keto tekste: mund te te duhen me vone
5.         Pastaj prej kesaj morie tekstesh nxirr fjalet qe per ty jane kyce, dmth fjalet kyce per punimin tend,
6.         Pastaj hyr prape ne biblioteke dhe fillo te kerkosh per tekste e burime bibliografike mbi ato fjale kyce  qe ke nxjerre.
7.         Kerko online per materiale ne internet.
8.         Pastaj shih tituj qe ke gjetur online dhe shihi abstraktet e tyre per te pare sa lidhje kane me punimin tend
9.         Merri e fillo t'i lexosh

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME