“Shkenca Politike si disiplinë - Shkenca politike si shkencë dhe si profesion Dallimet dhe lidhjet me shkencat e tjera

http://fakultete.blogspot.com/
Tema: “Shkenca Politike si disiplinë”
Nëntemat
Shkenca politike si shkencë dhe si profesion
Tri pikёpamjet pёr shkencitetin
Dallimet dhe lidhjet me shkencat e tjera
Shkenca politike dhe politika


Përpara se të flasim për shkencën politike si disiplinë fillimisht le të themi shkurt se çfarëështë shkenca.Fjala shkenca vjen nga latinishtja "scientia" dhe do të thotë njohuri, dituri, dije. Shkenca është një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike.Shkenca është veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune.
Shkenca është, në kuptimin e saj më të gjerë, njohuri bazë sistematike-normativ apo praktikë që është e aftë të rezultojnë në një parashikim ose lloj të parashikueshme të rezultatit.Në këtë kuptim, shkenca mund t'i referohet një teknikë shumë të aftë ose praktikë.
Në kuptim më të kufizuar të saj bashkëkohore, shkenca i referohet një sistemi të përvetësuar njohuri të bazuara në metodën shkencore, dhe në trupin e organizuar e njohurive të fituara gjatë hulumtimeve të tilla.
Shkenca është një përpjekje e vazhdueshme për të zbuluar dhe për të rritur njohuritë e njeriut dhe të kuptuarit përmes hulumtimit të disiplinuar. Duke përdorur metoda të kontrolluar, shkencëtarët mbledhjen e provave që shihet me lehtësi e fenomeneve natyrore apo sociale, të dhënat rekord të matshme në lidhje me vërejtjet, dhe analizuar këtë informacion për të ndërtuar shpjegime teorike se si gjërat e punës. Metodat e hulumtimit shkencor përfshijnë prodhimin e hipotezave për mënyrën se si fenomene të punës, dhe eksperimentimit që testet këto hipoteza nën kushte të kontrolluara.
Ekzistojnë tre pikëpamje të përgjithshme për shkencitetin e shkencës politike.  Kështu shkenca politike konsiderohet si:
Mbrëtëreshë e shkencave
Joshkencë
Shkencë normale sociale

1. Mbretëreshë e shkencave
Konceptimi i parë si “mbretëreshë e shkencave”e ka burimin tek mendimtari i shquar, filozofi i antikitetit grek Aristoteli.Epërsia e shkencës politike mbi shkencat e tjera vjen nga objekti i saj që është jeta e njeriut në polis – thotë Aristoteli.Më tëj ai vashdon, bashkëjetesa në polis është forma më e lartë në krahasim me forma të tjera si familja, fisi apo fshati. Rrjedhimisht meqë jeta njerëzore e plotëson thelbin e vet vetëm në polis atëherëshkenca që studion këtë objekt është superiore ndaj të tjerave.Ndërkaq edhe filozofi tjetër grek Platoni, e konsideron sgkencën politike si “shkencë e mbretërve”.
2. Joshkencë
Ky argument gjendet në rrymën e pozitivizmit dhe në disa variante të marksizmit. Sipas këtij grupi studiuesish:
Shkenca politike nuk ka një objekt të vetëm të qartë sepse objektin e vet të studimit e ka të përbashkët me shkenca të tjera si historia,sociologjia etj.
Shkenca politike nuk ka metodë të vetën, paradigmë të vetën ashtu siç e kanë shkencat e tjera.
Shkenca politike nuk ka vënd në kuadrin e ndarjes ekzistuese të profesioneve etj.

3. Shkencë normale sociale
Për studiuesit që përprahin këtë rrymë ose këtë grup mendimtarësh shkenca politike është shkencë sepse ka krijuar një tog dijesh a pohimesh koherente përmes kërkimit sistematik-metodik, mësimit dhe literaturës së trashëguar që janë të kontrollueshme së paku nëpërmjet vëshgimit dhe që mbahen për më të sigurta se dijet e arritura në rrugë të tjera psh: dijet e përditshme të përvojës etj. Përfshirja e shkencës politike në klasën e shkencave sociale arsyetohet me historinë e ideve, objektin dhe metodat.
Kush janë shkencat sociale?
Termi shkenca sociale hyri në përdorim në shek e XIX sociologjia, politologjia, etnologjia, antropologjia, psikologjia sociale, ekonomia politike, gjeografia humane, psikologjia, pedagogjia, shkencat e historisë etj
Gjendja e disiplinës, a ka progres sot ?
Për disa studiues nuk mund të flitet për progres sepse:
1. Shkenca politike nuk ka një histori që është zhvilluar në mënyrë lineare nga lashtësia deri me sot.
2. Shkenca politike nuk ka një histori të vetme sepse në kohë të ndryshme apo edhe në të njëjtën kohë ka patur këndvështrime të ndryshme rreth asaj se çfarë është quajtur politike.
Për  ata që mendojne se ka progres, gjëndja e sotme e shkencës politike karakterizohet nga:
Rishikimi i theksuar i vetes
Diferencimi në nëndisiplina
Integrimi i nëndisiplinave
Profesionalizmi në rritje
Hibridizimi i nënspecialiteteve
Dallimi i shkencës politike nga shkencat e tjera
Objekti i shkencës politike është politika dhe politikja në shoqëri.Ajo çka e dallon nga shkencat e tjera që po ashtu studiojnë politikën është shtrimi i çështjes, pyetjet që shtron.Ndryshe nga shkencat e tjera shkenca politike e shtron çështjen kryesisht nga vështrimi i politikёs dhe politikës si variabël i pavarur.  Psh pavarësia e shkencës politike nga sociologjia
Variablat e pavarur të sociologjisë janë strukturat sociale
Variablat e pavarur të shkencës politike janë strukturat politike
Të dyja kanë objekt sundimin por sociologjia e studion nga këndvështrimi i të nënshtruarve ndaj sundimit kurse shkenca politike e studion nga kënveshtrimi i sunduesve.
Objekti i shkencës politike ka disa veçori që e dallojnë nga shkencat e tjera.
Shkencat e  natyrës kanë objekte të pagjalla të determinuara ndërsa objekti i shkencës politike janë të gjalla, me qëllime të pjesërisht të padeterminuara.
Ndryshe nga shkencat e natyrës objekti i shkencës politike nuk lejon formulimet e tipit
shkakësor, linear, universalist.
Ndryshe nga shkencat e natyrës ku mundësia e dallimit të objektit nga subjekti njohës është e madhe në shkencat politike  mundësia e veçimit të tyre është më e vogël sepse subjekti është njëkohësisht dhe pjesë e objektit.
Në shkencën politike
Nuk kemi vetëm marrëdhënien subjekt -objekt por dhe subjekt – subjekt
Objekti i shkencës politike është i lëvizshëm në kuptimin se në sferën e saj hyjnë disa probleme që më parë s’kanë qënë poltike dhe dalin disa të tjera që kanë qënë politike
Autonomia e politikës nga shoqëria nuk është e dëshirueshme nga shoqëria sepse rrezikon të shndërrohet në despot.

Ndërkaq njq aspekt i rëndësishëm janë lidhjet me shkencat e tjera, lidhje të cilat mund të zhvillohen nëpërmjet:Objektit, metodës apo qëllimit.
Krahas kësaj mund të pohojmë se shkenca politike u ka dhënë dhe njëkohësisht dhe ka marë prej shkencave të tjera: koncepte, metoda, fakte(të dhëna), ide teorike, përfundime. Madje mund të themi se shkenca politike është e lidhur ngushtëme shkenca të tjera si psh:
http://fakultete.blogspot.com/
Me filozofinë- interesi i përbashkët që kanë të dyja për teorinë politike,etikën dhe teorinë e njohjes.
Me sociologjinë-është e lidhur ngushtë me metodat, shtrimin e përafërt të çështjeve dhe objektit pjesërisht të përbashkët.
Me drejtësinë-lidhet me interesin e përbashkët për të drejtën dhe ligjin.
Me ekonominë-idhet me interesin për rregullimin e shpërndarjes së burimeve të mangëta në shoqëri,proceset ekonomike ndërkombëtare etj.
Me psikologjinë–l idhet me interesin që ka shkenca politike për ndikimin e mjedisit psikologjik në politikën
Me historinë-interesi i përbashkët për burimet, të dhënat,dokumentet etj
Profesionalizmi dhe institucionalizmi
Profesioni shënon zakonisht një status relativisht të lartë brenda një zanati dhe një qëndrim të caktuar që mbahet gjatë punës. Anëtarët që hyjnë në profesion socializohen me norma dhe kritere dhe anëtarët që dalin prej tij vlerësohen në këto terma. Shkenca politike është e institucionalizuar sepse është e organizuar si psh departamentet e shkencave politike nëpër Universitete.
Organizimi i shkencës politike si disiplinë akademike
sistemet politike të vendit përkatës
shkenca politike dhe-ose metodat e shkencës politike
marrëdhëniet ndërkombëtare dhe-ose politika e jashtme
shkenca politike krahasuese
teoritë politike dhe-ose filozofia politike

Ku dallohet studiuesi i politikësnga politikani?
……………………………………………………………………………………………

Filozofia politike e Aristotelit, Pse shkenca politikekonsiderohet “Mbretëreshë e shkencave”?
“Ai që nuk mund të jetojë në bashkësi ose ai që nuk ka nevojë për askend, sepse është i vetëmjaftueshëm, nuk është pjesë e shtetit, dhe, si i tillë, është ose egërsirë, ose perëndi.”
Aristoteli
Aristoteli, Sokrati e Platoni ishin përfaqësuesit më të denjë të mendimit filozofik dhe politik të Greqisë antike, ndikimi i të cilëve ishte i theksuar si në teologji, politikë dhe mendimin filozofik të kohëve që pasuan që nga mesjeta e hershme e deri në bashkëkohësi.Aristoteli është njëri ndër teoricienët e parë dhe më të njohur të shoqërisë, të shtetit dhe të politikës në përgjithësi. Veprat e tij, veçanërisht “Politika” dhe “Kushtetuta e Athinës” janë tejet të rëndësishme për teorinë e shtetit dhe politikës dhe si të tilla, nuk mund të mos përfillen, sa herë që bëhet fjalë për shtetin dhe politikën. Aristoteli, pikëpamjet e tij politike dhe meditimet për shtetin i filloi nga analiza e rolit të familjes bazë, duke i sistemuar edhe të gjitha strukturat tjera që e sajojnë natyrshëm godinën shtetërore. Vetëm njerëzit, në mënyrë të natyrshme mes vete hyjnë në raporte politike dhe merren me politikë si qenia politike.Krijesat ndër ta, që janë kafshët dhe mbi ta që janë zotërat, nuk merren me politikë.Nëse njerëzit hyjnë në raporte politike për t’i harmonizuar interesat e tyre që nga familja dhe se kjo është një e mirë për të gjithë, atëherë edhe organizimi i shtetit duhet të bëhet mbi këtë bazë si e mirë e të gjithë qytetarëve.Në krahasim me punën e tij në fushën e etikes, e cila i adresohet individit, në vepren e tij “Politika” –Aristoteli i adresohet qytetit.Koncepti i Aristotelit për qytetin është organik dhe ai konsiderohet ndër të parët që e përkufizon qytetin në këtë mënyrë.Aristoteli konsideronte se qyteti është një komunitet natyral.Për më tepër, ai e konsideronte qytetin si primar përkrah familjes e cila ishte primare përkrah individit.Aristoteli i referohej politikës më shumë si organizëm se sa si makinë si dhe si grup i pjesëve ku asnjëra pjesë nuk mund të egzistoj pa tjetërën. Duhet theksuar që përkufizimi modern i të kuptuarit të komunitetit politik është ai i shtetit.Sidoqoftë, shteti ishte i huaj për Aristotelin. Ai iu referohej komuniteteve politike më fjalën “qytet”. Aristoteli e kuptonte qytetin si “partneritet” politik dhe jo si komunitet politik siç e konsideronte Niccolo Machiavelli. Rrjedhimisht, qyteti është krijuar jo për të mënjanuar padrejtësinë apo stabilitetin ekonomik, por më tepër për të jetuar një jetë të mirë: “Partneriteti politik duhet të shihet si ekzistim për shkak të aktiviteteve të moralshme e jo si shkak i të jetuarit së bashku”. Kjo mund të nxirret nga teoria e kontratës sociale ku individët e lënë gjendjen natyrore për shkak të “frikës nga vdekja e dhunshme” apo “pakënaqësitë e saj”. I ndikuar nga pikëpamjet idealiste të Platonit, Aristoteli pohon se pozitën e çdo individi në shoqëri e ka caktuar natyra me përkufizimet dhe virtytet që i ka dhuruar çdo individi.Kjo, njëkohësisht ishte bazë teorike edhe për ruajtjen e sistemit skllavopronar si sistem i ngritur mbi bazën e dallimeve natyrore të njerëzve.Por, idealizmi i Aristotelit dallon nga ai i Platonit, i cili lindjen e shtetit e mbështet apriori në idenë nga e cila materializohet shteti, ndërsa Aristoteli, sajimin e shtetit e shpjegon përmes faktorëve empirik që nga familja, fshati e polisi, të motivuar nga interesi për një jetë më të mirë. Shteti, sipas Aristotelit është një bashkim dhe çdo bashkim ka qëllimet për diçka më të mirë.Bashkimet e tilla qëllimmira janë bashkime politike.Pasi përcakton nocionin e shtetit, në veprën e tij POLITIKA, Sokrati i sistemon shtresat që e përbëjnë fenomenin shtet duke filluar nga bashkimi i burrit dhe gruas, që sigurojnë trashëgiminë.Pasojnë bashkimet e atyre që me inteligjencën e vet, natyrshëm i marrin përgjegjësitë për drejtimin e punëve të shtetit.Rojtarët (ushtarët) janë shtresa pasuese të cilët kanë më shumë forcë por me më pak inteligjencë.Aristoteli bën dallimin në mes njerëzve me mendje të ndritur dhe të atyre që kuptojnë, por nuk kanë aftësi për mendime të pavarura. Mbi këtë fakt, ai bën klasifikimin e atyre që natyrshëm iu takon roli që të drejtojnë shtetin, ndërsa të dytët si barbarë, natyrshëm iu takon pozita skllave në shërbim të të parëve. Një shumicë familje fshatare, bëjnë bashkësinë e fshatit, e cila u ndihmon që t’i zgjidhin problemet lokale, ndërsa shteti ose Polisi-shtet, është bashkim më i lartë (më kompleks).Shteti ka resurse natyrore, fizike, kulturore dhe institucionale për zhvillimin e të gjitha mundësive njerëzore.Në vazhdim të zbërthimit të nocionit SHTET, Aristoteli përshkruan detyrat dhe shërbimet që duhet të ushtrohen për të pasur një shtet funksional. Kështu fshatarët duhet të prodhojnë ushqim, artizanët për shërbime të ndryshme dhe prodhimin e mjeteve teknike etj., forcat e armatosura për mbrojtje nga lufta, njerëz me prona nga të cilët shteti vjel të ardhura për funksionim dhe mbrojtje, priftërinjtë për shërbime ndaj perendive dhe në fund organet e drejtësisë. Aristoteli, theks të veçantë i vë domosdoshmërisë së shoqërorizimit të individit, ngase njeriu nuk mund të ekzistojë i ndarë nga shoqëria, sepse njeriu është qenie zoopolitike (kafshë politike).Shteti, sipas sistemit natyror qendron mbi individin dhe familjen, sepse tërësia gjithmonë është mbi pjesën.Aristoteli, e krahason shtetin me trupin e njeriut.Konkretisht Aristoteli në veprën e tij “Politika”, lidhur me këtë thotë “Shteti sipas natyrës së vet është mbi familjen dhe secilin veç e veç, sepse tërësia është medoemos më e rëndësishme se pjesët. Nëse rrënohet tërësia, atëherë nuk ekziston as këmba, as dora, por ekziston vetëm i njëjti emërtim i cili mund të aplikohet edhe kur është fjala për dorën prej gurit; sepse dora e veçuar nga trupi do jetë e ngjashme me atë prej gurit.” Nëqoftëse nga trupi i njeriut veçojmë pjesë vitale, trupi nuk mund të funksionojë. Atëherë, lind pyetja “Po si qëndron tërësia pa pjesët përbërëse të saj?” Teorikisht edhe mund te njejtësohet shteti (funksionimi i tij) me trupin e njeriut, mirëpo realisht shteti (si tërësi, për dallim nga trupi), mund të funksionojë, pa çka po i munguan pjesët, nuk mund të realizohet në plotësinë e tij. Aristoteli bën shkallëzimin e njerëzve në bazë të aftësive dhe fisnikërisë së tyre, për t’u marrë me punët e shtetit.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME