Tema: Charles Louis de Secondat Montesquieu

Tema: Charles Louis de Secondat  Montesquieu
Montesquieu ka lindur në Bordo, Francë, në vitin 1689 në një familje të pasur, dhe vdiq ne 10 shkurt 1755. Pavarësisht pasurisë së familjes së tij, de Decondat u vendos nën kujdesin e një familje të varfër gjatë fëmijërisë së tij. Ai më vonë shkoi në kolegj dhe studioi
shkencën dhe historinë, duke u bërë përfundimisht një avokat në pushtetin lokal. Babai i De Secondat vdiq në 1713 dhe ai u vu nën kujdesin e xhaxhait të tij, Baron de Montesquieu. Baroni vdiq në 1716.
Xhaxhai i la Montesquieu  pasurinë, zyrën si dhe titullin e tij Baron de Montesquieu. Më vonë ai ishte një anëtar i Bordo në akademitë franceze të Shkencës ku studioi ligjet dhe zakonet e qeverive të vendeve të Evropës. Ai fitoi famë në 1721 me Letrat e tij Persiane ku kritikonte mënyrën e jetesës dhe lirive të  frances, si dhe të Kishës. Megjithatë, libri i Montesquieu-së Mbi Frymën e Ligjeve, të botuar në vitin 1748, ishte puna e tij më të famshme. Ajo paraqiti idetë e tij se si qeveria do të punojë më mirë.
Montesquieu besonte se të gjitha gjërat janë bërë në saj të rregullave apo ligjeve që nuk ndryshojnë. Ai i studioi këto ligje shkencërisht me shpresën se njohja e ligjeve të qeverisë do të zvogëlojë problemet e shoqërisë dhe do të përmirësoj  jetën e njeriut.
Sipas Montesquieu, atje ishin tre lloje të qeverisë:
1.      një monarki (e vendosur nga një mbret ose mbretëreshë)
2.      një republikë (e vendosur nga një udhëheqës i zgjedhur)
3.      despotizmi (i vendosur nga një diktator).
Montesquieu besonte se një qeveri e cila  zgjedhej nga populli ishte forma më e mirë e qeverisë. Ai megjithatë, besojnte se suksesi i demokracisë - një qeveri në të cilën njerëzit  kanë fuqinë - varej mbi ruajtjen e bilancit të drejtën e pushtetit.
Montesquieu argumentonte se qeveria e mirë do të jetë ajo në të cilën pushteti është i balancuar në mes tri grupeve të zyrtarëve. Ai mendonte Anglia- e cila e kishte ndarë pushtetin mes mbretit (i cili zbatonte ligjet), parlamenti (i cili bënte ligjet), dhe gjyqtarët e gjykatave angleze (që interpretojne ligjet) - ishte një model i mirë i kësaj.
Montesquieu finalizoi ndarjen e pushtetit te qeverisë në tre degë "ndarjen e pushteteve".
Ai mendoi se ështe e rëndësishme të krijohen degë të veçantë të qeverisjes me fuqi të barabarta, por të ndryshme. Në këtë mënyrë, qeveria do të shmangte vendosjen e shumë pushteteve ne një individ apo grup individësh.
Ai shkroi: "Kur [ligji bën] dhe [zbatimi i ligjit] kompetencat janë të bashkuara në të njëjtin person, nuk mund të ketë liri." Sipas Montesquieu, çdo degë e qeverisë mund të kufizojë fuqinë e dy degëve te tjera. Prandaj, asnjë degë e qeverisë smund të kërcënojnë lirinë e popullit.
Idetë e tij rreth ndarjes së pushteteve u bë bazë për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht besimit Montesquieu në parimet e demokracisë, nuk mendonte se të gjithë njerëzit janë të barabartë. Ai gjithashtu mendonte se gratë ishin me të dobëta se meshkujt dhe se ato duhej tu binden urdhrave të burrit të tyre. Megjithatë, ai gjithashtu mendonte se gratë e kanë aftësinë për të qeverisur.
Montesquieu dhe Fryma e ligjeve
Në vitin 1748, botohet në Gjenevë, një vepër me dy volume me titull “Fryma e ligjeve”, e vecanta e këtyre botimeve është se dilnin në publikim pa një autor. Të gjithë e dinin se ky libër ishte shkruar nga Montesquieu, autori i Letrave Persiane në 1721.
Por kush ishte qëllimi i madh i veprës Fryma e ligjeve së Montesquieu?
Montesquieu, citon se në mbarim të studimeve të tij, nis për herë të parë të kërkoj “frymën e ligjeve”. Fryma: (kuptimi në fjalor) parime, arsye, shtysa që të udhëheqin. Për të gjetur përgjigjet e shumë pyetjeve në lidhje me interpretimin e ligjeve në raste të ndryshme, duhet pranuar se ekziston një “frymë ligjesh” me pak fjalë: Ligjvënësi i bindet parimeve, shtysave e prirjeve të cilat ia zbulon arsyeja.
Montesquieu:
Vëzhgova njerëzit dhe besova se, në këtë larmi të pafund ligjesh e zakonesh, ata nuk mund të udhëhiqeshin vetëm prej fantazisë së tyre. Kur ai shkruan për madhështinë dhe rënien e Romës në veprën Veprime (1734), se fati nuk ka privilegjin të sundojë botën, përcakton gjithashtu se romakët kishin jetuar mirë nën një qeverisje të caktuar dhe keq në një tjetër. Diskutimi mbi ndarjen e pushtetit nuk fillon me Monteskienë. Fillimet e tij datojnë qysh në Greqinë e lashtë, pararendës i Montesquieu ishte Xhon Lok, pjesë të rëndësishme të teorisë të sё cilit gjenden edhe në teorinë e tij. Megjithatë ishte Montesquieu, që ndihmoi depërtimin e idesë së ndarjes së pushtetit.
Ai bën pjesë në radhët e mendimtarëve, idetë e të cilëve, në rrjedhën e kohës kanë qenë pikënisje e diskutimeve rreth vështirësive të ndarjes së pushtetit. Pikëpamjet e Montesquieu mbi rregullat e ndarjes së pushteteve shprehen veçanërisht në kapitullin VI të vëllimit XI të veprës „Fryma e ligjeve“.Mendimi më i përhapur ndërkaq, sipas së cilit, Montesquieu synon varësinë totale të tri pushteteve (legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit) nuk mund të dëshmohet.
Përkundrazi, në kapitullin e gjashtë të lartpërmendur gjendet një numër i madh i rregullave "të shpërndarjes" dhe të "kombinimit" të pushteteve.
Montesquieu i jep psh. mbretit si përgjegjës i ekzekutivit të drejtën absolute të vetos kundër vendimeve të legjislativit, për të penguar kështu "despotizimin" e saj. Parlamentit, Montesquieu i jep të drejtën e kontrollimit të mëpasshëm të ekzekutivit gjatë zbatimit të ligjeve. Përveç kësaj, parlamenti ka të drejtë të çojë para gjygjit ministrat dhe zyrtarët e mbretit, në rast se këta të fundit kryejnë veprime të jashtëligjshme. Një shembull në këtë drejtim: Montesquieu i jep Dhomës së Lartë përveç autorizimit ligjvënës edhe autorizime në zbatimin juridik.
Ndërsa aristokratët nuk duhet të gjykohen nga gjykatat e zakonshme, por nga Dhoma e Parë e parlamentit, në mënyrë që ata të mos gjykohen nga ziliqarët por nga njerëzit e sërës së tyre. Këta shembuj dëshmojnë se Montesquieu nuk ngul këmbë në një ndarje strikte të pushteteve dhe se ai nuk bazohet vetëm në mekanizmat institucionale, por fut në mendimet e tij mbi balancimin e pushteteve edhe grupimet shoqërore të kohës së atëhershme.
Doktrina e Monteskiesë mbi ndarjen e pushtetit është vetëm atëherë e kuptueshme, në rast se përveç rregullave institucionale merren parasysh edhe pikëpamjet e tij mbi fushat shoqërore të ndarjes së pushteteve. Se sa të rëndësishme janë këto fusha të ndarjes së pushteteve për Monteskienë, në kapitullin VI të vëllimit XI të librit:
"Këto pra janë tiparet themelore të kushtetutës, për të cilën folëm. Legjislativi përbëhet nga dy pjesë, të cilat nëpërmjet të drejtës së tyre penguese varen nga njëra-tjetra në mënyrë të ndërsjellë. Që të dyja janë të lidhura nëpërmjet pushtetit ekzekutiv, i cili gjithashtu është i lidhur në anën tjetër nëpërmjet legjislativit. Këto tri pushtete ..."
Edhe pse Monteskie, në këtë kontekst nuk e përmend fare gjyqësorin, ai megjithatë flet për tri pushtete, me të cilat mendon mbretin, i cili paraqet kokën e ekzekutivit. Dhomën e Dytë të përbërë nga aristokracia dhe Dhomën e Tretë të pëfaqësuar nga borgjezia.
Rëndësia e madhe e fushave shoqërore të ndarjes së pushtetit bëhet e qartë edhe në trajtimin që Monteskie i bën gjyqësorit, ndër të tjera në përpjekjet e përmendura për mbrojtjen e aristokracisë gjatë proceseve gjyqësore. Monteskiesë nuk i intereson ndarja funksionale dhe personale e tri pushteteve në veçanti. Ai interesohet në radhë të parë për lirinë dhe dinjitetin e njeriut.
Monteskie synon t'i mbrojë ato kundër anarkisë dhe despotizmit nëpërmjet rendit gjyqësor, i cili e bën të pamundur keqpërdorimin e pushtetit. Për të penguar keqpërdorimin e pushtetit, sipas tij (citat nga kapitulli IVXI) është i nevojshëm "pengimi i një pushteti nga një pushtet tjetër", gjë që është e mundur vetëm nëse pushtetet nuk vetizolohen. Monteskie — formuluar në mënyrë të tepruar — më tepër është një teoricien i pengimit dhe kombinimit të pushteteve se sa teoricien i ndarjes së pushteteve. Ligjet njëkohësisht Montesquieu i sheh si raporte të nevojshme që rrjedhin nga natyra e gjërave.  Flet për ekzistencën e drejtësisë primitive natyrore,  që ekzistonte para vetë ekzistencës së ligjeve .

Montesquieu flet për atë që ai e quan Roja e ligjeve:
Ligjet themelore të monarkisë duhet të ruhen nga një grup i caktuar njerëzish të ligjit, të cilët përbëjnë një tjetër pushtet të ndërmjetëm, përmes të cilit ngadalësohet rrjedha e sovranit. Teoria e qeverisjeve. Monteskje e braktis klasifikimin tradicional - demokraci, aristokraci, monarki - për ta zëvendësuar me një klasifikim të ri: republikë, monarki, despotizëm.
Ky klasifikim i ri është më pak i sigurtë se i pari, kështu tri qeverisjeve të saposhpallura i shtohet menjëherë një e katërt, sepse autori është i detyruar që nën etiketën e republikës, të dallojë qeverisjen demokratike dhe atë aristokratike. Në cdo lloj qeverisje duhet dalluar natyra dhe parimi i saj.
Natyra e një qeverisje është ajo që e bën këtë qeverisje të jetë e llojit të vecantë. Parimi i një qeverisje është ai që e bën qeverisjen të veprojë, janë "pasionet njerëzore që e bëjnë të levizë.
Ligjet varen nga natyra e qeverisjes, ato varen edhe nga parimi i qeverisjes, madje ai ushtron mbi to edhe "ndikimin më të madh", ky ndikim ndihet së pari tek ligjet e arsimit e pastaj tek të gjitha ligjet e tjera, midis të cilave një vend i posacëm u duhet lënë ligjeve të së drejtës civile e kriminale, ligjeve të financave si dhe ligjeve që trajtojnë kushtet e jetës së grave.
Prej këtej rrjedh se korrupsioni i qeverive pothuajse gjithmonë fillon nga korrupsioni i parimeve, kur parimet qeverisëse korruptohen atëherë edhe ligjet më të mira bëhen të këqija dhe kthehen kundër Shtetit, kur parimet janë të shëndosha, edhe ligjet e këqija "kanë efektin e ligjeve të mira", sepse forca e parimit "tërheq pas vetes gjithcka". Ka tri lloje qeverisjesh republikane, monarkike dhe despotike për të zbuluar natyrën e tyre mjafton të kemi parasysh idenë që kanë krijuar për to njerëzit e thjeshtë me këtë unë kam parasysh tri përkufizime apo më mirë të themi tri fakte, në qeverisjen republikane gjithë populli apo vetëm një pjesë e tij gëzon të drejtën e sovranit në qeverisjen monarkike qeveris një njeri i vetëm, por me ligje fikse e të vendosura, ndërsa në qeverisjen despotike një njeri i vetëm, pa ligje e pa rregulla, i tërheq pas hunde gjithë të tjerët, sipas vullnetit e tekave të tij cfarë quaj unë natyre të cdo qeverisje.
REPUBLIKA DEMOKRATIKE
Ja se cilat janë natyra dhe struktura e vecantë e kësaj forme qeverisje populli, pra tërësia e qytetarëve, shfaqet në dy pamje të kundërta që plotësojnë njëra-tjetrën, në njërën pamje populli shfaqet sikur të ishte monark, ndërsa në pamjen tjetër shfaqet si shtetas.
Rasti i fundit kuptohet vetiu.
Kurse si monark populli shfaqet gjatë procesit të votimit, atëherë kur shpreh vullnetin e vet; "vullneti i sovranit është vetë sovrani" (kjo frazë eliptike është fara e idesë kryesore të Kontratës shoqërore të Rusoit).

Në këtë formë qeverisje ligjet që vendosin për të drejtën e votimit janë ligje themelore.
Duke qenë sovran, populli duhet të bëjë vetë gjithcka që mund ta bëjë mirë, ndërsa atë që nuk mund ta bëjë mirë, ia beson ministrave apo gjykatësve që i ka zgjedhur vetë, sepse këtë zgjedhje populli mund ta bëjë më së miri. Populli e bën për mrekulli zgjedhjen e njerëzve të cilëve duhet t'ua besojë një pjesë të autoritetit të vet, për këtë i duhet të vendosë për gjëra që duken qartë, të cilat nuk mund të mos i dije. Ai e di fare mirë p.sh. se filan ushtarak ka qenë shpesh nepër luftëra, se ka arritur këto apo ato fitore, pra populli është shumë i aftë për të zgjedhur një gjeneral. Ai e di se filan gjykatës është i rregullt e nuk korruptohet, se shumë njerëz janë të kënaqur nga gjykimet e tij dhe kjo është e mjaftueshme që të mund ta zgjedhë për pretor.
Gjithë këto populli i mëson shumë mirë nëpër sheshe publike, madje më mirë se një monark në pallatin e vet. A do të dije populli të merret mirëfilli me një cështje, që të njohë vendin, rrethanat, castet e favorshme e të përfitojë prej tyre?
Jo nuk mundet.
Përse vallë nuk mundet?
Përse vallë populli që është i aftë për të zgjedhur, i aftë, po ashtu, për të kuptuar se si qeverisin ata që i ka zgjedhur, nuk qenka i aftë të qeverisë vetë?
Sepse populli gjithmonë shfaq ose shumë  ose fare pak veprim, nganjëherë me njëqindmijë krahë ai përmbys gjithcka, ndonjëherë me njëqindmijë këmbë ai nuk capit dot përpara, as sa një insekt.
Mirëpo punët duhet të ecin dhe për këtë nevojitet një lëvizje as shumë e madhe, as shumë e vogël". Në të vërtetë parimi bazë i demokracisë, parimi që e bën të veprojë demokracinë,  është virtyti.
Mirëpo virtyti (dhe me këtë Monteskje ashtu si Aristoteli nënkupton virtytin "politik") kërkon që për Shtetin, për interesin e përgjithshëm, të sakrifikosh vazhdimisht vetveten, të sakrifikosh neverinë, egoizmin, mosdisiplinën, babëzinë tënde, të gjitha orekset e tua. Përse në demokraci duhen zbatuar, gjithë këto kërkesa që janë të panevojshme për format e tjera të qeverisjes?
Sepse, për nga vetë natyra e saj, demokracia është një qeverisje e shumicës.
Në qoftë se demokracia funksionon keq, nëse ligjet e saj nuk zbatohen më, atëherë kjo do të thotë se shumica është e korruptuar. Kjo është një e keqe e pariparueshme që do të thotë se "Shtetin e ka marrë lumi". Kurse në rastin e monarkisë problemi është më i lehtë.
Nëse një monark gabon sepse ka këshilltarë të këqij ose sepse nuk i përfill ata, për të ndrequr gjendjen mjafton që monarku të ndryshojë këshilltarët ose t'i përfillë më tepër ata.
REPUBLIKA ARISTOKRATIKE
Kjo formë qeverisje sot paraqet vetëm interes historik.
Por në kohën e Monteskjesë ekzistonin republikat aristokratike të Venedikut dhe të Polonisë, kështu ai pati mundësinë t'i vëzhgonte ato nga afër.
Njihet botërisht natyra e regjimit aristokratik. Në këtë regjim sovraniteti nuk ndodhet në duart e popullit, por të një numri të kufizuar njerëzish.Sa më i madh të jetë ky numër, aq më tepër i afrohet ky regjim demokracisë, duke u bërë më i përkryer.
 "Regjimi më i mirë aristokratik është ai regjim ku pjesa e popullit që nuk ka fare pushtet është aq e vogël dhe e varfër, sa pjesa tjetër që sundon nuk asnjë interes ta shtypë këtë pjesë të vogël te popullit".
Sipas, Monteskjesë, regjimi aristokratik është një lloj demokracie e kufizuar, e konsidensuar dhe e pastruar, ku pushteti i takon atyre qytetarëve që rrjedhin prej familjeve të medha dhe marrin arsimin e nevojshëm për të qeverisur vendin.
Në këtë formë qeverisje virtyti nuk zë atë vend që zinte në qeverisjen demokratike: sepse "rrallë ndodh që të ketë shumë virtyt atje ku pasuria shpërndahet në mënyrë aq të pabarabartë".
Parimi i regjimit aristokratik është një lloj fryme moderimi që ekziston tek fisnikët që janë në krye të vendit.
Kjo frymë moderimi i detyron këta fisnikë të jenë të përmbajtur; ajo zëvendëson frymën e barazisë e të demokracisë, duke e sfumuar, duke e zbutur pabarazinë, që gjithësesi mbetet një veti e pandarë e Kushtetutës aristokratike.
Ky regjim është krejt i kundërt me regjimin monarkik ku fisnikët, duhet të bejne cmos që të bien në sy, që të duken se sa vlejnë.
MONARKIA
Në këtë formë qeverisje është në krye një njeri i vetëm, që është edhe burimi i cdo pushteti.
Por ai qeveris me ligje të caktuara e të provuara, të cilat madje përbëjnë vetë themelin e mbretërisë: ekzistenca e këtyre ligjeve të caktuara pengon "vullnetin e castit dhe tekat” e monarkut.
Në monarki ekzistojnë, po ashtu, pushtete të ndërmjetme, dhe një roje ligjesh. Pushtetet e ndërmjetme janë pushtete "më të ulëta e të varura.
Po të mungonin këto pushtete, pushteti i sovranit, që i ngjan një mase shumë të madhe uji, një mase të lëshuar që fryhet e përfryhot në valë të crregullta, do të pushtonte e do të përmbyste gjithcka.
Ndërsa këto pushtete e kanalizojnë pushtetin mbretëror, ia presin hovin:
Këto janë kanale përmes të cilave rrjedh pushteti.“
 Cilat janë këto kanale?
Së pari është fisnikëria. Sipas Monteskjesë, maksima themelore e monarkisë është kjo: "Kur s'ka monark s'ka as fisnikëri, kur s'ka fisnikëri s'ka as monark, por ka despot."
Një tjetër pushtet i ndërmjetëm është kleri. Ashtu si cdo grupim i pavarur është i rrezikshëm për republikën, por është i përshtatshëm për monarkitë, "sidomos për monarkitë që kanë marrë udhën e despotizmit".
Një pushtet tjetër i ndërmjetëm janë edhe qytetet me privilegjet e tyre.
Shkatërroni shkruante Monteskje, "shkatërroni në një monarki prerogativat e senjorëve, të klerit, të fisnikërisë dhe të qyteteve dhe kësisoj do të keni shumë shpejt një Shtet popullor ose Shtet despotik".
Roja e ligjeve:
Ligjet themelore të monarkisë duhet të ruhen nga një grupim njerëzish të ligjit, të zgjedhur me kujdes, grupim që përbën një tjetër pushtet të ndërmjetëm, një tjetër kanal përmes të cilit ngadalësohet rrjedha e sovranitetit. Ky grupim shpall ligjet e hartuara dhe mbi të gjitha i kujton ato paprerë, duke ia rrëmbyer harresës dhe pluhurit ku rrezikonin të mbeteshin të varrosura përgjithmonë.
Si kryetar i Parlamentit të Bordosë, Monteskje mbante mbi krye një paruke, por ai nuk qe fort i zellshëm në ushtrimin e kësaj detyre të cilën e shiti më 1727. Atë e mërzisnin rregullat procedurore, por ishte njëherazi edhe një ithtar i zjarrtë i prerogativave parlamentare.
Është e qartë se Monteskje ia rezervon detyrën e rojes së ligjeve Parlamentit, kësaj Asambleje të madhe ligjore.
Të mos harrojmë se, nëse forma republikane i përshtaten Shteteve të vegjël, forma monarkike i shkon për shtat Shteteve të mesëm.
DESPOTIZMI
Për Montesquieu, është një ulje dhe shkatërrimi i natyrës njerëzore. Si një fisnik liberal, të cilit i pëlqejnë republikat e lashtësisë, por qëndron besnik ndaj monarkisë francesze, quan një tmerr të vërtetë kalimin nga qeverisje e moderuar, në dispotizëm. Pushtetet e ndërmjetme, rojat e ligjeve, privilegjet ishin institucione të cilat shërbenin për të ndaluar rënien e monarkisë franceze në të tatëpjetën e lemeritshme të despotizmit.
Fryma e ligjeve
Ndarja e pushteteve
Despotizmi
Rojet e ligji

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME