Ç’është një tekst Organizimi i tekstit Llojet e teksteve Lidhëzat e Paragrafët -KRITERET DHE TIPOLOGJIA TEKSTUALE

KRITERET DHE TIPOLOGJIA TEKSTUALE
Nënçeshtje:
Ç’është një tekst?
Organizimi i tekstit
Tipologjitë e teksteve
Llojet e teksteve
Lidhëzat
Paragrafët


Ç’është një tekst?
Termi tekst (nga lat. Textus, “gërshetim, endje”), shërben për të treguar një bashkim fjalësh në formë të shkruar ose të folur, të mbështetura në një kod të caktuar gjuhësor, për të tejçuar një mesazh. Si rezultat, një mesazh gjuhësor i caktuar duhet të gëzojë disa veçori për të qenë tekst:
          Teksti si rrjedhë koherente e fjalive (kriteri i koherencës).
          Teksti si kompleks i fjalive (kriteri i kompleksitetit).
          Teksti si njësi tematike (kriteri tematik).
          Teksti si njësi relative e mbyllur (kriteri i përmbylljes).
          Teksti si njësi me funksion të dallueshëm komunikativ. 
Dija e përgjithshme gjuhësore (kompetenca gjuhësore), kundrohet si parakusht për të realizuar (edhe kuptuar) një tekst.Një kusht tjetër është se ai që prodhon një tekst duhet ta dijë ta përshtasë qoftë me situatën komunikative qoftë edhe me qëllimet e kumtimit kundrejt marrësit të mesazhit (kompetenca komunikative). Pra bashkimi i kompetencës gjuhësore me atë komunikative, formon kompetencën tekstore, dmth aftësinë për të realizuar tekste.
Ai mund të jetë verbal, i folur dhe i shkruar, ose i përbërë nga sinjale akustike, pamore ose përmes gjesteve.

Organizimi i brendshëm i tekstit i nënshtrohet disa kritereve:
          Duhet të jetë koherent: Përbërësit e tij duhet të lidhen mes tyre në mënyrë logjike dhe të formojnë kuptimin tërësor të tekstit. Koherenca e një teksti jepet përmes lidhjeve logjike që e lidhin atë.
          Frazat, periudhat dhe paragrafët duhet të lidhen logjikisht me argumentin e përgjithshëm të tekstit mes tyre.
          Duhet të ketë element kohezivë që lidhin gjymtyrët e tekstit, duke e njësuar atë kuptimisht dhe formalisht.
Organizimi i tekstit
Më poshtë do paraqesim mënyrën e krijimit të një teksti, duke u nisur nga njësitë më të vogla që e përbëjnë atë, deri te formimet komplekse:
Një tekst është i përbërë nga fjalë që bashkohen për të formuar fjali……
Nga fjali që bashkohen për të formuar periudha (një pjesë teksti mes dy pauzave të gjata)
Nga periudha që bashkohen për të formuar kryeradha
Nga kryeradha që bashkohen për të fomruar paragrafë (edhe një kryeradhë mund të formojë paragrafë.
Nga paragrafë që bashkohen mes tyre për të formuar kapituj

Tipologjitë e teksteve
Tekstet e mundshme mund t’i ndajmë në pesë kategori.Mëgjithatë duhet të kemi parasysh që rrallëherë ndeshen tipologji të pastra tekstesh, ato zakonisht jaën të përziera.
Tekstet narrative
Ata tregojnë një histori reale ose të fantazuar, vënë në lojë personazhe, përmes të cilëve transmetojnë ide të caktuara.Të tilla janë tregimet, rrëfënjat, përrllat, novelat, etj.
Tekstet përshkruese
Ato përshkruajnë vende, objekte, njerëz, qëllime nga më të larmishmet.Psh., japim përshkrime për një libër shkencor, broshurë reklamash etj.
Tekstet parashtruese
Ato prezantojnë të dhëna në lidhje me një argument të caktuar: shpjegojnë, informojnë ose ilustrojnë një argument. Të tilla janë relacionet, përmbledhjet, artikujt e gazetave etj.
Tekstet argumentuese
Ato mbështesin mendime, vlerësojnë fakte përmes gjykimeve të shëndosha.Të tillë janë komentet, diskutimet politike, artikujt editorial etj.
Tekstet rregulluese
Ato përcjellin urdhëra, japin këshilla, etj., në mënyrë të tillë që të detyrojnë të ndjekësh një sjellje të caktuar. Psh., recetat, ligjet, fletët udhëzuese etj.


Llojet e teksteve
Teksti është rezultat linear i fjalive, të ilat janë të lidhura me mejte të caktuara gjuhësore dhe të rënditra sipas një motivimi kuptimor dhe kriteri gramatikor. Tekste mund t’i ndajmë në dy lloje kryesore:
Tekste letrarë
Tekste joletrarë osë pragmati

Teksti letrar shkruhet më qëllimin për krijuar një vepër arti. Autori saktëson atë që do të komunikojë dhe krijon një tekst sa më original dhe të pasur semantikisht, duke ngacmuar ndjeshmërinë dhe aftësinë interperetuese të lexuesit. Një krijim i tillë rrjedh nga pasqyrimi i botës së brendshme të autorit, lind nga fantasia e tij edhe kur kundron fakte reale, duke na dhënë një interpretim të veçantë dhe subjektiv të shpirtit njerëzor dhe të botës. Për të kuptuar plotësisht një tekst letrar duhet të njohësh nivelin denotativ (kodin gjuhësor në të cilin është shkruar) si dhe nivelin konotativ (interpretimin që duhet t’i japësh tekstit).
Teksti joletrarquhet ndryshe edhe pragmatic sepse shkruhet për një qëllim praktik, i zhveshur nga çdo domëthënie artistike.Ka një gjhë të zakonshme, të saktë dhe me kuptim të drejtpërdrejtë.Objekt i këtij teksti është realiteti dhe shfaqjet e tij konkrete.Për të kuptuar këtë tekst mjafton edhe njohja e vetëm nivelit denotativ.

Për të arritur qëllimin e tij, një tekst duhet të jetë i kuptueshëm, koheziv dhe coherent.
Kuptueshmëria nënkupton hartimin e një teksti përmes një kodi gjuhësor të njohur për lexuesin.
Koherenca ka të bëjë me organizmin logjik të tekstit, me mënyrën se si gjykimet dhe arsyetimet lidhes mes tyre.Për të pasur koherencë, fjalitë duhet të jenë të lidhura së bashku dhe lëvizja nga një fjali në tjetrën duhet të jetë logjike. Koherenca mund të arrihet përmes:
         Përsëritjes së përemrave kyç, por nuk duhet të ekzagjerohet.
         Përdorimit të përemrave në vend të fjalëve kyç, pork y përemër duhet të ketë të njëjtin numër dhe vetë në të gjithë tekstin.
          Rendit logjik. Idetë vendosen në grup dhe dhe diskutohen njëra pas tjerës. (Së pari, së dyti, së treti, paraqesin secilin grup).
Kohezioni ka të bëjë me strukturimin gjuhësor të tekstit, që rrjedh nga përdorimi i duhur i mjeteve gramatikore. Ai na bën ta peceptojnë tekstin si një organizëm të vetëm.
Lidhëzat e teksteve (konektorët)
Lidhësit e tekstit krahasohet me urat që bashkojnë mes tyre fjalitë, periudhat, paragrafët.Këto mejte lidhëse janë ndajfoljet, lidhëzat, lokucionet ndajfoljore, plotësa ose edhe fjali të tëra që lidhin një pjesëteksti me pjesët ndjekëse, duke shfaqur raportin logjik që ekziston mes tyre. Kalimi bëhet duke iu referuar asaj që është thën më parë, duke vendusir lidhje shka-pasojë, duke paraljmëruar atë që do të thuhet më pas, duke shënuar rrethana etj.
Lidhëzat janë fjali të tilla si: së pari, së dyti, më pas, së fundi, prandaj, megjithëse, në përfundim, nga ana tjetër, si rezultat etj.
Ata i tregojnë lexuesit kur shkruesi jep:
      Një ide të ngjashme: për më tepër, në shtim të, në mënyrë të ngjashme.
          Një ide të kundërt: nga ana tjetër, megjithëse, në kontrast.
          Një shembull: p.sh.
         Përfundim: në përfundim të, në fund të, etj.
          Rezultat: si rezultat.
Përdorimi i tyre lehtëson lexuesin të ndjekë idetë.Ato i japin paragrafit koherencë.Ato nuk duhet të vendosen në çdo fjali, por vetëm aty ku mund të jetë e nevojshme sepse sheshherë një pjesë teksti lidhet me një tjetër përmes një rënditjeje logjike të nëkuptuar ose përmes pauzave të shkurtra ose të gjata.
Lidhëzat mund të kategorizohen në tre grupe për nga funksioni gramatikor:
Lidhëzat e fjalisë së thjeshtë.
Lidhëzat e fjalisë së përbërë.
Lidhëza të tjera.
Lidhëzat e frazës për përdorim të përgjithshëm:

FUNKSIONI I KUPTIMIT
LIDHËZAT E FJALISË SË THJESHTË
LIDHËZATEFJALISË SË PËRBËRË.

L. E FRAZËS
L.
NDAJFOLJORE
L.
BASHKËRENDITËSE
L. NËNRENDITËSE
TË TJERË

IDE SHTESË
Në shtim të
Për më tepër, Përveç,
Gjithashtu
Dhe

Një tjerër (+ emër)

IDE E KUNDËRT

Nga ana tjetër,
Në kontrast
Megjithatë,
Në vend të,
Ende
Por,
Akoma,
Ende
Megjithëse,
Ndërsa
Në vend të  (+emër)

ALTERNATIVË


Përndryshe
Ose
Nëse,
Nqs


GJENDJE OSE SHPJEGIM

Në fakt,
Në të vërtetë
Që është




SHEMBULL
p.sh.



Një shembull i (+emër)

PËRFUNDIM
Në përmbledhje Shkurt,
Në të vërtetë





REZULTAT
Sipas,
Si rezultat,
Si rrjedhojë
Prandaj, Rrjedhimisht, Kështu




Llojet e lidhëzave që përdoren më dendur si mjete lidhëze janë:
Lidhëzat kohorë, të cilat tregojnë rend kronologjik.
-          Përparësi: mbasi, qëkurse, qysh se etj.
-          Njëkohësi: ndërsa, sapo, teksa, sapo që etj.
-          Vijimësi: kurdoherë, derisa, gjersa, kur, sakohë që etj.
Lidhëzat vendorë, të cilat tregojnë marrëdhënie hapësinore sipas të cilave janë ndërtuar përshkrimet, ose janë duke u zhvilluar veprimet: kudo, ngado, deri kur, kurdo qëetj.
Lidhëzat qëllimorë, shfaqin lloje të ndryshme marrëdhëniesh qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë që etj.
Lidhëzat kundërshtorë, ndërfusin një contrast në lidhje me atë që është thënë më parë: kurse, megjithatë, mirëpo, veçse etj.
Paragrafët
Paragrafi zhvillon një nënargument, një temë, për këtë arsye ai përbën një pjesë teksti në vetvete, në dukje i pavarur nga pjesa tjetër. Zakonisht, tema e paragrafit gjendet në fillim ose në fund të tij, por nganjëherë duhet ta nxjerrim nga leximi, duke individualizuar ato gjëra të cilave u referohen të gjitha informacionet dhe se çfarë kanë të përbashkët në thelb.
Në një paragraph quajmë parësore, informacionet që nuk varen nga asnjë informacion tjetër në tekst, dhe dytësorë quajmë informacionet që varen logjikisht nga të dhënat e tjera të tekstit.Informacioni parësor është më i përgjithshëm dhe përmbledh në vetvete një ose më shumë informacione dytësore.Informacioni dytësor rrjedh nga thjeshtësimi, specifikimi dhe plotësimi i një informacioni tjetër.


Struktura e paragrafit
Një paragraph i shkruar mirë përmban pesë elementë:
Fjalia bazëështë fjalia kryesore e paragrafit. Ajo jo vetëm emërton temën e paragrafit, por gjithashtu kufizon temën drejt një ose dy pikave, që mund të diskutohen krejtësisht në hapësirën e një paragrafi të vetëm. Zona specifike quhet ideja kontrolluese.
Psh: Ari, një metal i çmuar, vlerësohet për dy karakteristika të rëndësishme.
Ari-tema; Dy karakteristika të rëndësishme-ideja kontrolluese.

Fjalia mbështetëse shpjegojnë dhe e zhvillojnë fjalinë bazë duke dhënë arsye, shembuj, fakte, statistika dhe citime.
Psh: Së pari, ari ka një bukuri shkëlqyese, që i reziston dëmtimeve kimikale. Monedhës maqedonase nuk i ndryshon ngjyra që nga dita e prodhimit.Një tjetër karakteristikë e arit është dobishmëria e tij në industry dhe shkencë.

Fjalia mbyllëseshënon fundin e paragrafit dhe lë lexuesin më pika të rëndësishme për të kujtuar. Fjalia mbyllëse shërben për tre qëllime:
-          Shënon fundin e paragrafit.
-          Përmbledh pikat kryesore të paragrafit.
-          Jep një koment përfundimtar mbi temën.
Psh.: Si përfundim, ari vlerësohet jo vetëm për bukurinë e tij, por gjithashtu për dobishmërinë e tij.
Është e rëndësishme dhe lehtësuese që paragrafi të skicohet përpara se të shkruhet. Ai ndihmon që të shkruhet më shpejt sepse shkrimi është më i lehtë nëse ndiqet një plan i organizuar.
Formë skicimi
FJALIA BAZË
Pika I mbështetëse           à        Nënvizimi i fjalisë bazë.
Pika II mbështetëse          à       Këto janë të barabarta për nga rëndësia.
Pika III mbështetëse
FJALIA MBYLLËSEà       Nënvizimi i fjalisë mbyllëse. 
 A.Sobrero, La pragmalinguistica in Introduzione all’ italiano contemporanesa, Bari, Laterza, f.403. 


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME