PERDORIMI E NDARJA E FJALIVE NE SKEMA

                                              2.  SKEMAT E PERIUDHAVE 
      2.1. Skemat e periudhave me bashkërenditje
2..1.1. Periudhat me bashkërenditje mund të jenë të formuara prej dy, tri a më shumë fjalish të pavarura të lidhura njëra me
tjetrën, zakonisht, me lidhëza bashkërenditëse, ndonjëher të përsëritura para secilës prej  tyre:
                    a) Kishte të nxehtë/ dhe i pihej ujë. E kërkova, po s`e gjeta. Ky lajm as e tronditi,/ as i bëri përshtypje Xhemalit.
                   b) Ai herë i binte çairit mes për mes, si ndonjë dem i rëndë, herëzbriste që nga ullishta,/ herëngjitej nga arat nën remë. Lek Dukagjini ushërua pas disa ditësh,/ dhe atëhere Skënderbeu i thirri që të dy,/ dhemezi i pajtoi.




a)                                                   b) 

        2.1.2 Periudhat me bashkërenditje, të përbëra prej tri a më shumë fjalish të pavarura, mund të jenë të formuaraedhe prej bashkimit të një fjalie me një tog fjalish ose prej dy a më shumë togje fjalish në kombinime të ndryshme:
          a) Ata ikën përpjetë/, kurseunë zbrita poshtë/ dhe u futa në kafene. (fjalia e dytë dhe e treta, me lidhje këpujore ndërmjet tyre, dalin si një tog fjalish me lidhje përqasore me fjalinë e parë).
           b) Era vinte që nga shpatet e malit/ dhesulej poshtë luginës së Kolonjës,/ ndërsapemët lëkundeshin (dy fjalitë e para përbëjnë një tog me raporte bashkërenditjeje këpujore, me të cilin bashkohet me raporte kundërshtore – përasore fjalia e tretë ).

a)                                                                    b)



         2.2. Skemat e periudhës asindetike (jolidhëzore)
         2.2.1. Periudhat me fjali të bashkuara pa lidhëza mund të jenë të përbëra prrej dy a, të shumtën e herës, prej tri a më shumë fjalish të pavarura të lidhura ndërmjet tyre nga intonacioni:
           a) Do të këndojmë,/ mos u dëshpëro.
           b) Ishte një fushë me lule shumë,/ nëpërmes saj shkonte një lumë,/ dy qe po kullotnin bar.
           c) Qielli është bërë sterrë,/ hapësira mbushur me re,/ dëbora bije e paprerë,/ dheu bërë i bardhë si ve;/ moti është i egërsuar,/ drurët janë ngarkuar.
a)


b)



c)








     2.2.2.  Periudhat asindetike prej tri a më shumë fjalish mund të jenë të përbëra edhe prej një fjalie të pavarur të bashkuara me  anë të intonacionit me një tog prej dy a më shumë fjalisht të pavarura, ose prej dy togje fjalish të bashkuara asindetikisht në mes tyre:
             a) Vetëm një gjë kërkojmë nga ju:/ mbani kryet lart,/ mos tregoni asnjë shenjë dëshpërimi. (Fjalia e dytë dhe e treta përbëjnë një tog të bashkuar asindetikisht me fjalinë e parë).
             b) Pjesën më të madhe, pothuaj tërë punën e mbaruat:/ Kruja dhe tërë krahina e saj u fitua;/ Dibra dhe malësite u bashkuan me ne;/ armikut s`i mbeti as shenja në fushat tona;/ qëndrojnë vetëm fortesat.

a)


b)





           c) Ia dha drurit,/ u tha;/ ia dha gurit/ u ça. (dy togje fjalish asidentike/ të bashkuara ndërmjet tyre/ asindetikisht, secili i formuar prej dy fjalish):
c)   




                 2.3. Skemat e periudhave me asindetizëm e bashkërenditje
                 Periudha edhe asindetike, edhe e bashkërenditur, mund të jetë e formuar:
         2.3.1. Zakonisht prej dy a më shumë fjalish të pavarua asindetike dhe prej një fjalie të bashkërenditur me fjalitë e mëposhtme:
          Ai ngjeshi duart në tokën e punuar,/ mbushi grushtet me dhe/ dhe i shtriu përpara.



      2.3.2. Nga një tog prej dy a më shumë fjalish të pavarura të bashkërenditura, të bashkuara asindetikisht me një fjali tjetrër të pavarur a me disa jali të tjera të pavarura të bashkërendituranë mes tyre, ose prej një fjalie a dy fjalish të pavarura të bashkërenditura në mes tyre, të bashkuara asindetikisht me një tog prej dy a më shumë fjalish të pavarura të bashkërenditura:
        a) Shkuam gjer afër monumentit/ dhe u kthyem:/ shoku Shemsedin posa ishte ngritur nga tavolina/ b) Makaseni kishte dërguar letër:/ në verë mbaronte mësimet/ dhe kthehej pergjithmonë në Shqipëri. c) U afrua me ngadalë/ dhe e zbuloi;/ dy sy flakë e vështruan/ dhe dy buzë qumështore lëvizin me gu - gu – gu.
a)                                                                   b)
 


 c)


       2.3.3.  Me kombinime të tjera të ndryshme fjalish asindetike e fjalish të pavarura të bashkërenditura:
             a) Mëma dhe motrat qanin/ edhe djemtë i përqafonin,/ gjithnjë pranë i mbanin,/ i puthnin e i pushtonin.  b) Nata edhe s`e kishte ngritur atë pëlhurën e zezë,/ hëna me sy të venitur po perëndonte si rezë;/ ylli i mëngjesit po binte/ e lulet lulëzonin.  c) Historitë e anonimit venecian, Sansovinos dhe Dhimitër frëngu janë të shkurtëra/ dhe s`japin hollësira;/ shëmbëllejnë njëra me tjetrën si tri motra binjake/ dhe kanë pasur një kryeburim që të tria:/ janë ndikuar shumë prej Barletit,/ po ndryshojnë në shumë pika.
     2.4. Përbërja dhe skemat e periudhës me nënrenditje
      Periudha në nënrenditje është periudha e formuar prej fjalish me raporte nënrenditje midis tyre, të bashkuara me anë lidhëzash nënrenditëse a fjalësh lidhëse (përemra e ndajfolje), ndonjëherë edhe drejtpërdrejt:
        Yjet një nga një u venitën si fenerët/ i shuan era. Sa qe gjallë,/ s’u turpërua. Tek dhemb dhëmbi,/ vete gjuha. S’i shkoi asnjerit ndër mend,/ të mblidhte lule. Porsa plaku i tha këto fjalë,/ psheretiu një herë,/ sikur të merrte frymë.
         Kjo periudhë mund të dalë në forma dhe lidhje të ndryshme, me skema strukturore të ndryshme.
        2.4.1. Formën më të thjeshtë të periudhës me nënrenditje e kemi kur ajo përbëhet prej një fjalie kryesore dhe një fjalie të varur, e cila plotëson e sqaron kuptimin e një gjymtyre ose të gjithë fjalisë kryesore në tërësi:
        Realizimi i jetës së lumtur dhe të begatshme varen nga puna jonë, nga kuptimi i mirë dhe kryerja me përpikmëri prej të gjithëve e detyrave/ që na vihen përpara.
          Kur arriti afër kolibeve,/ qafa, faqet dhe balli i Memos ishin bërë të ftohtë si akull.
          Skema e këtyre periudhave është:







                Shënim. Fjalia e varur mund t’u referohet edhe dy a më shumë gjymtyrëve homogjenë:
               Prapa tij dëgjoheshin zëra, zhurmë lopatash e kazmash që gërmonin tokën e tharë.

     2.4.2.   Më shpesh përdoret periudha e nënrenditur e përbërë prej një fjalie kryesore dhe prej dy a më shumë fjalish të varura ose ndërtimesh funksionalisht sinonimike me to.
Këto periudha mund të dalin të një madhësie të ndryshme e në forma të ndryshme nënrenditje. Fjalitë e varura mund të plotësojnë ndonjë gjymtyrë të fjalisë ose një fjalie. Numri i tyre mund të jetë i ndryshëm, të ndryshme janë edhe mjetet edhe mënyrat e lidhjes ndërmjet tyre.
           Format më kryesore të nënrenditjes së dy a më shumë fjalive janë nënrenditja paralele dhe nënrenditja varg ose e varguar. Mund edhe të bashkohen në të njëjtën periudhë nënrenditja paralele e nënrenditja varg.
          2.4.2.1. Nënrenditja është paralele, kur varen drejtpërdrejt nga fjalia kryesore dy a më shumë fjali të varura. Kjo mund të ndodhë kur:
             Lajmet/ që u ishin ardhur ato ditë nga Peza (fjali e varur përcaktore gjithashtu, i referohet fjaliës “lajmet”), të plotësuara aty këtu edhe me gojën e korrierit të ri, që i kish jetuar vetë ngjarjet (fjali e varur përcaktore gjithashtu, i referohet fjalës “e korrierit”), të jepnin zemër. Rrugës mendjen s’e kisha as te qortimi/ që hëngra/ as te kosi/ që do të blija,/ po te lulet që kisha mbjellë (tri fjali përcaktore, që u referohen përkatësisht gjymtyrëve homogjen “qortimi”, ”kosi”,  “lulet”);
               2.4.2.1.2. Fjalitë e varura i referohen gjithë fjalisë kryesore a drejtuese dhe janë funksionalisht të ndryshme:
          Gjersa nuk po i ngrihen sytë (fjali e varur shkakore), nuk po ngrinte as zërin,/ megjithëse heshtja qe rivendosur(fjali e varur lejore);
               2.4.1.3. Fjalitë e varura janë funksionalisht të ndryshme dhe u referohen gjymtyrëve të ndryshme ose njëra një gjymtyrë e tjetra, ose të tjera, fjalisë kryesore në përgjithësi.
              Mjegulla/ që kishte mbuluar fushën(fjali e varur përcaktore, i referohet kryefjalës “mjegulla”) tregonte/ se do të prishej moti (fjali e varur kundrinore, i referohet kallëzuesit ”tregonte”). Ata i kishin thënë tashmë të gjitha fjalët/ me të cilat njerzit mund të merren vesh (fjali e varur përcaktore, i referohet kundrinës “fjalët”),/ megjithëse kishin folur aq pak(fjali e varur lejore, i referohet gjithë fjalisë kryesore);
                 2.4.2.1.4.   Fjalitë e varura i referohen së njëjtës fjali e janë funksionalisht të njëjta, po shprehin gjykime kuptimore të ndryshme:
               Kur arritën në majë të malit,/pritën aty/ gjersa u grumbulluan të gjithë (dy fjali të varura kohore, që shprehin  kuptime kohore të ndryshme).
                2.4.2.1.5.  Fjalitë e varura paralele të një fjalie kryasore, të shumtën e herës, shpërndahën para e pas saj ose hyjnë edhe në mes, por mund të vijnë edhe njëra pas tjerës, përpara ose pas fjalisë kryesore:
    Herën e fundit,/ kur ish takuar me Dekon,/ ky e kish gjetur në oborrne hijen e manit,/ ku kish nxjerrë tryezen. Sido që të ishin ngjarjet e së ardhmes,/ Aliu mendoi/ se duhej të forconte kufijtë ë bregdetit. Luftëthirrja e shqiptarëve, ushtrimat e turmbetave dhe qëllimet e dyfekëve lajmëronin që Skënderbeu ish atje;/ kur turqit ia kishin humbur fare trastën.
           Skema e periudhave me fjali të varura paralele të varura paralele të mësipërme është kjo:
     
Fj. kryesore





            2 Fjali të varura
             2.4.2.2. Në nënrenditjen varg ose të varguar fjalia e varur e pare plotësisht prej një fjalie tjetër të varur, kjo prej një tjetre e kështu më tutje, të lidhura, pra, si unazat e një vargoi. Fjalia që varet nga fjalia kryesore quhet fjali e varur e shkallës së parë; ajo që i nënrenditet kësaj, fjali e varur  e shkallës së dytë; e mëpasmja, fjali e varurt e shkallës së tretë; mund të ketë sado rrallë, edhe fjali të varura të shkallëve të mëtejme:
         Këtë vendim s’ia kishte thënë Adnani,/ kur e kishte lajmëruar (fjali e varur e shkallës së parë),/ që të përgatitej për mbledhjen e organizatës (fjali e varur e shkallës së dytë), ku do të merrej në shqyrtim pranimi i tij (fjali e varur e shkallës së tretë). Po më duket/ se e kërkon nevoja (fjali e varur e shkallës së parë)/ të sqarohen çështjet më me rëndësi, (fjali e varur e shkallës së dytë),/ përpara se të shtroni punën e shoqatës (fjali e varur e shkallës së trerë),/ që duhet ngritur (fjali varur e shkallës së katërt).


      Periudha e fundit ka këtë skemë:

                                                     Fj.kryesore

                                                      Fj.v e shkallës së parë

                                                      Fj. v e shkallës së dytë

                                                       

                                                                                           Fj. v e shkallës së tretë



                       Fj. v e shkallës së katërt







Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME