Të kuptosh marrëdhëniet ndërkombëtare

Tema: “Të kuptosh marrëdhëniet ndërkombëtare”
 Diplomacia si koncept
Gjashtë parime të realizmit politik
Kohë të trazuara që ngjallin si ankth edhe shpresë, Çfarë drejtimi po mer e ardhmja globale? Cilat janë tendencat kryesore në politikën botërore?
Të kuptosh marrëdhëniet ndërkombëtare marrdhëniet ndërkombëtare përbëjnë një temë të gjerë e cila ka pika kontakti me disa fusha të tjera studimi. Çdo njeri nëpërmjet zgjedhjeve që bën jep ndikimin e tij sado të vogël në marrdhëniet ndërkombëtare. Nga ana tjetër dhe marrdhëniet ndërkombëtare ndikojnë thellësisht në jetën tonë dhe të shoqërisë njerëzore në përgjithesi. Marrëdhëniet ndërkombëtare si objekt studimi merren me politikën ndërkombëtare - vendimet e qeverive në lidhje me veprimet e tyre kundrejt qeverive të tjera. Marrëdhëniet ndërkombëtare kanë disa nënfusha si psh: sigurimi ndërkombëtar, ekonomia politike ndërkombëtare etj
Teori dhe metoda
Përse shpërthen një luftë?
Përse ngjarjet ndodhin në një mënyrë që në perceptojmë dhe jo ndryshe?
Përse shumë vende janë më të pasura dhe më të fuqishme në arenën botërore se disa të tjera?

Ti japësh përgjigje këtyre pyetjeve do të thotë të kuptosh marrdhëniet ndërkombëtare. (përgjigjet mund të jepen përmes dijeve përshkruese dhe teorike)
Metodat
Induksioni (Ndërtimi i teorisë prej fakteve)
Deduksioni (Parashikimi i fakteve duke u nisur prej teorisë)
Përsa i përket teorive mund të themi se nuk ka një teori të vetme të pranuar si absolute nga studiuesit e marrdhënieve ndërkombëtare.
Ekzistojnë tri pikëpamje kryesore dhe të gjera teorike:
1. Konservatore
2. Liberale
3. Revolucionare
Liberalët (liria, zhvillimi i pjesshëm  i gjendjes ekzistuese)
Konservatorët (rendi, ruajtja e gjendjes ekzistuese)
Revolucionarët (drejtësia, përmbysje e gjendjes ekzistuese)
Aktorët dhe ndikimet e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.
1. Aktorë shtetërorë
·         Shtetet
·         OKB
·         Banka botërore etj
2. Aktorë joshtetërore
·         NGO (organizatat joqeveritare)
·         Individët?
Sipas Joshua Goldstein janë katër nivele të analizës në marrdhëniet ndërkombëtare:
1.    Niveli individual
2.    Niveli shtetëror
3.    Niveli ndërshtetëror
4.    Niveli global
të cilat mund ti analizojmë duke studiuar një konflikt Psh: Lufta në Gjirin Persik në vitin 1991
1. Niveli individual
Në nivelin individual, lufta mund të shpjegohet me lojërat e paarsyeshme dhe gjykimet e gabuara të udheheqësit të Irakut, Sadam Husein, ose me përpjekjet e presidentit amerikan Xhorxh Bush për të hedhur poshtë si të pa vërtetë atë që kritikët thoshin për të kur e cilësonin si të pazotin. Të dy këta udhëheqës shtetesh, vinin nga kultura të ndryshme, bënin pjesë në shoqëri të ndryshme,kishin formim të nryshëm dhe perceptime  të ndryshme mbi atë se cfarë është e drejtë dhe e gabuar dhe kjo natyrisht do të ndikonte më vonë në suksesin apo dështimin e secilit prej tyre.
2. Niveli shtetëror
Në nivel shtetëror, lufta mund të shpjegohet me llojin e qeverisë dhe të shoqërisë që ka Iraku, një diktaturë në të cilën opinioni publik nuk mund ta kontrollonte agresionin e paarsyeshëm të udhëheqësit dhe ishte i detyruar të pranonte sit ë vërtetë dhe të drejtë atë çka besonte Sadam Huseini dhe kasta mbështetëse e tij. Ndërkohë që në atë periudhë në Sh.B.A dhe Europë opinioni publik ishte mjaft i ndjeshëm dhe pjesëmarrës, qoftë nëpërmjet mediave qoftë nëpërmjet grupeve të interesit. Ishin këto që ndikonin drejtpërdrejtë në vendimet e liderave të tyre dhe si rrjedhim dhe në tërë skenën ndërkombëtare.
3. Niveli ndërshtetëror
Në nivelin ndërshtetëror, lufta mund të shpjegohej me përfundimin e rendit bipolar Sh.B.A Bashkimi Sovjetik (i cili shpesh herë i kishte kufizuar shtetet klientë si Iraku), ndryshimi i shpejtë në shpërndarjen e pushtetit në sistemin ndërkombëtar mund ta ketë çuar Irakun drejt përpjekjes për të shfrytëzuar boshllëkun e pushtetit të perceptuar prej tij dhe të përpjekjeve për të kontrolluar naftën  dhe ekonominë e fqinjit të tij të vogël por tepër të pasur si Kuvajti.
4. Niveli botëror
Në nivel botëror, lufta mund ti atribuohet imperializmit britanik, i cili Kuvajtin e kishte konsoliduar si një shtet të ndarë prej Irakut disa dekada më parë, ose me vartësinë e shteteve të pasura të botës nga importet e naftës prej Lindjes së Mesme.
SI PERFUNDIM! Në  marëdhëniet ndërkombëtare përdoren nivele të ndryshme të analizës, të cilat u rikujtojnë studiueve që të shohin përtej anëve  të drejtpërdrejta e sipërfaqësore të ngjarjeve, për të hulumtuar ndikimet e mundshme të disa shkaqeve më të largëta. Siç e kemi konstatuar në fakt marëdhëniet ndërkombetare janë një proces aq i ndërlikuar saqë rrallëherë ekziston një shkak i vetëm që mund të shpjegojë tërësisht një rrjedhojë.
Gjeografia e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Marrdhëniet ndërkombëtare zhvillohen në rrethana të caktuara gjeografike duke e ndarë botën në rajone, më poshtë ju paraqiten dy prej tyre.
Rajonet (Diskutim për seminar)
Amerika e Veriut
Europa perëndimore
Japoni-Paqesori
Rusia dhe Europa lindore
Kina
Lindja e mesme
Amerika latine
Azia jugore
Afrika
Rajonet
·         Veriu Global
·         Jugu Global

Sistemi i Fuqive të Mëdha  në Vitet 1500-2000.  (Diskutim për seminar)
Katër Sistemet kryesore në Marrdhëniet Ndërkombëtare janë:
1.    Sistemi i Vestfalisë
2.    Sistemi i Kongresit të Vienës
3.    Sistemi i Versajës
4.    Sistemi i Luftës së Ftohtë

Sistemi i Vestfalisë (1648) merret si fillimi i sistemit modern ndërkombëtar. Ky sistem vendosi parimet e shteteve të pavarura e sovrane të cilat vashdojnë të ndikojnë dhe sot në sistemin ndërkombëtar. Është sistemi që u vendos në përfundim të luftërave 30 vjeçare në Europë dhe padyshim figura mëe spikatur e kohës do të ishte Kardinali Rishelje, Kryeministër i Francës në ato vite.
Sistemi i Kongresit të Vienës (1815). Është sistemi i vendosur në përfundim të Luftërave Napoleoniane. Figurat më të spikatura të këtyre kohëve konsiderohen: Meternik (Kryeministri i Austrisë), Lord Castellerague (Britani e Madhe), Freferik (Prusisë), Aleksandri I (Car i Rusisë)  etj. Ky sistem do të konsiderohet si një ndër më jetëgjatët, për mënyrën se si u ndërtua, por sidomos për vëtë faktin se Europa të paktën për një periudhë 50 vjeçcare do t`u shmngej konflikteve të mëdha. Nga ana tjetër, në këtë Sistem do të mbetet i konsiderueshëm fakti që për herë të parë dhe pala e mundur, në këtë rast Franca Napoleoniane do të marrë pjesë në bisedime mes Fuqive të Mëdha e përfaqësuar nga një ndër figurat që mbahen mend për zgjuarsinë dhe dinakërinë në politikë siç është Talejran. Këtë nuk do ta përsërisnin ata politikanë që do të mereshin me paqebërjen në Versajë duke i dhënë jetë një ndër konflikteve më të mëdha dhe shkatërruese që ka njohur Historia njerëzore, Luftës së Dytë Botërore.
Sistemi i Versajës (1919). Është sistemi që u vendos në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Në gjuhën e studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderohet dhe si sistemi famëkeq i marrëdhënieve ndërkombëtare sepse nuk prodhoi atë çfarë pritet sa herë që bëhen bisedime për të vendosur paqe pas një konflikti shkatërrimtar, që është ekulibër i forcave në marrëdhëniet ndërkombëtare të kohës. Ky sistem nuk prodhoi një ekuilibër të qëndrueshëm dhe do të mbahet mend për mënyrën sesi u trajtuan palët e humbura në procesin e diskutimeve për paqebërjen. Figurat më të spikatura do të jënë: Woodrooë Willson, Presidenti i Sh.B.A-ve, tek i cili të gjithë europianët panë me dashamirësi figurën që do të sillte paqen aq të domosdoshme mbas tërë atij konflikti shkatërrimtar, Dejvid Llojd Xhorxh (Britani e Madhe), George Clemenseau (Kryeministër i Francës), gjenerali që i urrente për vdekje gjermanët pasi kish parë me sytë e tij se çfarë u kish ndodhur francezëve në luftërat franko-gjermane dhe Bashkimin e Gjermanisë 1871 etj.
Sistemi i Luftës së Ftohtë fundi i të cilit mund të konsiderohen (1989-rënia e Murit të Berlinit) ose 1990 (Shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik). Është sistemi që u vendos në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Si rezultat e gjithë bota u nda në dy kampe: Kampi Komunist Lindor dhe Kampi Demokratiko-Perëndimor, duke i`u nënshtruar për rreth 50 vitesh një gare të heshtur armatimesh.
Imperializmi Vitet 1500-2000
Imperializmi europian filloi të zhvillohet në shekullin e XV -të, në kohën kur nisën të ndërtoheshin anijet me vela të cilat u mundësuan eksploratorëve europiane të eksploronin tokat e reja. Eksploratorët e parë europianë ishin portugezët, pas tyre spanjollët, francezët dhe anglezët.
Nacionalizmi Vitet 1500-2000
Rreth vitit 1500 vende si Franca dhe Austria filluan të Lufta për kontollin e Holandës shkak i luftçs 30 vjecare (1618-1648)
·         Proçesi i mobilizimit ushtarak të popullsisë franceze u përshpejtua gjatë revolucionit francez dhe luftërave napoleoniane
·         Shpallja e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara në vitin 1776 nga Britania
·         Para Luftës së Dytë Botërore nacionalizmi i ndihmoi shtetet si Japonia dhe Gjermania për të ngritur regjime fashiste etj

Ekonomia Botërore Vitet 1750-2000
Në vitin 1750-të para revolucionit industrial ekonomia më e përparuar e botës ishte Britania. Në shekullin e XVIII në Britani filloi revolucioni industrial në sajë të: (shpikja e motorrit me avull, tjerrësi në industrinë e tekstileve etj) . Sot situata e fuqive të mëdha ekonomike botërore ka ndryshuar. Cili është shteti më i fuqishëm në botë? Arsyet pse?

Dy Luftërat Botërore (1900-1950).
·         Lufta e Parë Botërore (Lidhja e Kombeve)
·         Lufta e Dytë Botërore (Organizata e Kombeve të Bashkuara)

Lufta e Ftohtë- Ndarja e Botës në dy Kampe Ideologjike Ekonomike (Nato, Traktati i Varshavës)
Periudha e hershme e pas Luftës së Ftohtë
Lufta e Parë në Gjirin Persik (Kriza Irak-Kuvajt 1991)
Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik-Estonia, Lituania, Letonia të parat që u shkëputën)
Lufta në Ish Jugosllavi dhe shpërbërja
Lufta në Kosovë

Gjashtë Parimet E Realizmit Politik
1. Realizmi politik beson se politika si shoqëria në tërësi udhëhiqet nga ligje objektive që i kanë rrënjët në natyrën njerëzore. Duke besuar në objektivitetin e ligjeve të politikës realizmi beson në mundësinë e zhvillimit të një teorie racionale e cila pasqyron sado në mënyrë jo të përkryer dhe të paanshme këto ligje objektive. Sipas kësaj teorie racionale karakteri i politikës së jashtme përcaktohet vetëm përmes analizës së veprimeve politike të kryera dhe pasojave të parashikueshme të këtyre veprimeve.
2. Treguesi kryesor që e ndihmon realizmin politik për të gjetur rrugën e tij përmes peisazhit të politikës ndërkombëtare është koncepti i interesit i përcaktuar në lidhje me pushtetin. Ky koncept siguron lidhjen përmes arsyes që përpiqet të kuptojë politikën ndërkombëtare, dhe fakteve që duhen kuptuar. Ai e pozicionon politikën si fushë autonome veprimi dhe të kuptuarin të ndarë nga fusha të tjera si ekonomia, etika, feja etj. Sipas një teorie realiste politika ndërkombëtare duhet të ruhet nga dy ide të gabuara popullore: çështja e motiveve dhe e preferencave ideologjike
3. Realizmi supozon se koncepti i tij kryesor mbi interesin e përcaktuar si fuqi është një kategori objektive që ka vlerë universale, por ai nuk i jep ketij koncepti një kuptim që është i përcaktuar njëherë e përgjithmonë. Megjithatë lloji i interesit që përcakton veprimin politik në një periudhë të caktuar të historisë varet nga konteksti politik dhe kulturor brenda të cilit formulohet politika e jashtme
4. Realizmi politik është i vetëdijshëm për domethënien morale të veprimit politik. Ai është gjithashtu i vetëdijshëm për tensionin e paevitueshëm ndërmjet autoritetit moral dhe kërkesave të një veprimi politik të sukseshëm. Individi ka të drejtë morale të sakrifikojë vetën në mbrojtje të parimeve morale universale kurse shteti jo (politika?)
6. Realizmi nuk është mohim i moralit. Realistët jo se janë kundër moralit por shprehen se kanë moralin vet. Realisti politik ruan autonominë e veprimit politik njëlloj siç ruajnë të tyret ekonomisti, juristi, filozofi etj.
Literaturë
Henry Kissinger, ”Diplomacia”, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1999
Gjon Boriçi, “Politika, marëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia në shekujt e historisë 1600-1899”, Shtëpia Botuese Geer, Tiranë 2008
Andreë Heywood“Politika”, Shtёpia Botuese “DUDAJ”, Tiranё  2008
Hans Morgenthaw “ Politika ndёrmjet kombeve”, Shtёpia Botuese “AIIS”, 2001.
Joshua Goldstein “Marёdhёniet Ndёrkombёtare”, Shtёpia Botuese ”DITURIA” ,Tiranё 2003
S.Burchill;A.Linklater;  R.Devetak; J.Donelly; M. Paterson;C. Reus- Smit; J. True, “Teori të Marëdhënieve Ndëkombëtare”, Shtëpia Botuese  “AIIS”, Tiranë 2010
Henry Kissinger, A ka nevojë Amerika për një politikë të jashtme, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2005.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME