Sistemi I sigurise, elementet e sigurise si zhvillohen e persosen nga nje periudhe ne tjetren
Problemet e sigurisë janë bërë me kohë fusha përgjegjësie e institucioneve më prestigjioze dhe angazhojnë gjithnjë e më shumë elitat intelektuale të çdo kombi. Gjithsesi siguria vlerësohet si një koncept mjaft kompleks. Në terma të përgjithshëm mund të përcaktohet si një “mbrojtje identiteti”. Në terma të veçanta bëhet
fjalë për një strukturë shumëdimensionale që tregon shkallën e “mbrojtjes”, nisur kjo nga “siguria e brendshme gjer te “siguria globale” e cila garanton se në çfarë shkalle është i ekulibruar sistemi ndërkombëtar i sigurisë në kompleks. Sidoqoftë koncepte tradicionale të sigurisë nuk rekomandojnë zgjidhje adekuate të problemeve të sotme të konflikteve ndërshtetërore dhe të destabilitetit rajonal. Teoritë bazë në marrëdhëniet ndërkombëtare, realizmi dhe idealizmi pasqyrojnë në vetvete një epokë në të cilën lufta konsiderohej një instrument legjitim i politikës. Sot shumë shtete, sidomos në Evropën Perëndimore, janë përqëndruar jo aq për problemet e sigurisë e të mbrojtjes nga agresori ose frenimi i tij, sesa ruajtja e stabilitetit të përgjithshëm të rajonit të vet. Përpjekjet e përbashkëta të këtyre vendeve, janë të drejtuara në heqjen e mundësive të lindjes së koflikteve. Ata synojnë shpesh në të quajturën “siguria në bazë të bashkëpunimit”.1PËRKUFIZIMI I SIGURISË
Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë u shfaqën kaq shumë përcaktime për termin “siguri” sa që shumë shkencëtarë filluan ta quajnë atë “kuptim i kontestueshëm” në thelb, d.m.th kuptim me një ngarkesë të tillë që asnjë argument ose e dhënë nuk mund të çonte përfundimisht në thelbin e rëndësisë se tij. Konfuzioni bazë është i lidhur jo aq me vetëkuptimin e sigurisë sesa me temat e vlerave dhe të elementeve socialë, të cilët duhen të mbrohen domosdoshmërisht. Pra, siguria mund të përcaktohet si liri që pasqyron vlerat, ose, siç ka thënë Arnold Volfers, siguria mund të formulohet si një mungesë kërcënimi ndaj vlerave të fituara.2 Pas Luftës së Ftohtë kujdesi i evropiano-perëndimorëve për problemin e mbijetesës së shteteve (e ashtu quajtura siguri “e rreptë”) i la vend interesimit për lulëzimin ekonomik (siguri “e butë”). Kjo prirje reflekton qartë ndryshimin real që ka ndërmjet kërcënimit të Bashkimit Sovjetik (BS) dhe vazhdueses së tij Rusisë. Në këtë kah përcaktimi i sigurisë në bazë bashkëpunimi jepet sipas problemeve që dalin nga kuadri i kërcënimeve tradicionale. Sipas M.Mihallka: siguria në bazë bashkëpunimi (b-p) është veprimtari ndërshtetërore, e cila realizohet nëpërmjet heqjes së mundësisë së lindjes ose zbutjes së pasojave të luftës dhe nuk është drejtuar kundër shtetit konkret ose grupshtetesh. Ky përkuifzim ndan qartë dy sfera të veprimtarisë në marrëdhëniet ndërkombëtare; veprimtari e drejtuar nga shtete të veçantë e grupshtetesh3 që vijojnë të përbëjnë një kërcënim ndaj paqes dhe veprimtari që synojnë përsosjen e kushteve në bazë të të cilave veprojnë shtetet. Siguria në bazë b-p priret drejt përcaktimit të dytë, përsosjen e kushteve që përbëjnë sigurinë e përgjithshme. Siguria në bazë b-p mund të shfaqet midis dy shteteve apo ndërmjet grupshtetesh. Rastet më të thjeshta, që tradicionalisht i takojmë më shpesh, janë ato që ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare. Disa obsione kanë nevojë të bëhen edhe për qëndrimet e shtetit që përbën një njësi të analizës dhe që përpiqet të përsosë sigurinë e tij, shpesh kjo në dëm të të tjerëve. Në të tilla rrethana bashkëpunimi është i vështirë.
Ç’PËRFAQËSON SISTEMI I SIGURISË NË BAZË TË B-P
Sipas R. Kohen4 termi “Siguria me anë të bashkëpunimit” fitoi popullaritet pas mbarimit të Luftës së Ftohtë. Në kuptimin modern ky model sigurie përbëhet nga katër rrathë koncentrikë dhe që përforcojnë njeri-tjetrin: siguria individuale, siguria kolektive, mbrojtja kolektive dhe sigurimi i stabilitetit. Deri tani kanë qenë njohur dy nga konceptet e parashtruara - siguria kolektive, që paraqet kushtëzimet e veta politike dhe juridike të shteteve anëtare për të mbrojtur tërësinë e shtetit të veçantë që kanë nënshkruar marrëveshje përgjegjëse dhe mbrojtja kolektive në kuadrin e së cilës shtetet anëtare janë detyruar të mbrojnë njeri - tjetrin nga agresioni i jashtëm. Elementet e reja të këtij modeli sigurie në bazë b-p janë kushtëzime të përgjithshme, që sigurojnë mbrojtjen e sigurisë individuale dhe forcimin e stabilitetit. Organizata ndërkombëtare për realizimin e sigurisë, duke përfshirë Lidhjen e Kombeve, OKB, OSBE dhe Traktatin e Varshavës, ishin krijuar në bazë të konceptit të sigurisë kolektive dhe të mbrojtjes kolektive, por organizata e vetme që realisht funksionon në kuadrin e katër rrathëve të modelit të sigurisë në bazë b-p është NATO. Ky sistem kërkon, veç të tjerash, që anëtarët e saj duhet të jenë të gatshëm për veprime diplomatike, ekonomike dhe, në rast se është e nevojshme, edhe ushtarake në territore, që gjenden në kufijtë e hapësirës së përgjithshme të tyre dhe që kërcënon zhvillimin dhe stabilitetin. Në këtë mënyrë, unaza e katërt (e jashtme) e sistemit të sigurisë në bazë b-p është kjo e “realizimit të stabilitetit”. Shtete që nuk janë anëtare të sigurisë në bazë të b-p dhe që ndodhen “brenda” këtij rrethi, fitojnë si rezultat i forcimit të sigurisë dhe e vendosjes së bashkëpunimit me shtete anëtare të këtij sistemi dhe, mundësisht do të synojnë të bëhen anëtarë me të drejta të plota të saj.
LINDJA E KONCEPTIT
Koncepti i sigurisë në bazë b-p nuk është një shpikje e re e epokës që u fut pas mbarimit të Luftës së Ftohtë. Në veprat e tij, Emanuel Kant e ka treguar këtë ide që nga fundi i shek. XVIII. Në artikullin “në paqen shekullore” Kanti theksonte: “E drejta ndërkombëtare duhet të formohet në bashkimin federativ të shteteve të lira”. Po kështu me teorinë e “Sigurisë Komunitare”, autori Karl Dajc5 të lejon plotësisht të kuptosh shkaqet e formimit të sisemit të sigurisë në bazë të b-p midis disa shteteve. Dajc dhe kolegët e tij u përpoqën të shpjegojnë shkaqet e formimit të komunitetit ndërkombëtar në Evropën Perëndimore menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Këtu ata identifikuan evoluimin e një “sistemi komunitar pluralist” në të cilin shtetet besonin në përgjithësi si shpresa për një trasformim paqësor. Shtetet që futeshin në përbërje të Sigurisë Komunitare Pluraliste prisnin nga shtete të tjerë anëtare të këtij komuniteteti heqjen dorë nga përdorimi i forcës ushtarake apo rrezikut të përdorimit të tyre me cilësinë e zgjidhjes së kontraditave. Në realitet siguria në bazë b-p shfaqet si një nga rezultatet e formimit të sigurisë komunitare. Në fillim të shek. XXI termi “Siguri në bazë të b-p” fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në një masë të tillë, që strategjia dhe politika përpiqen të përpunojnë mënyrën e re të sigurisë në të tanishmen e pasigurtë dhe në të ardhmen e paparashikueshme. Në fillim të viteve ’90 të shek. XX, shumë ekspertë të çështjeve strategjike u përfshinë nga një optimizëm në lidhje me atë që në tërësi ishte parshikuar si rregulli i ri botëror. Termi “Siguri në bazë b-p” filloi të përdoret për krijimin e mënyrave sa më të përshtatshme idealiste të ndryshimeve të shpejta të situatës ndërkombëtare. Në vitin 1992 tre strategë të shquar amerikanë: Eshton Karter, Uiljam Perri dhe Xhon Stejbrunner6 theksuan se siguria në bazë të b-p paraqet një rrugë të re në mbarë botën: “Parime të tilla të fundit si frikësimi, përmbajtja dhe stabiliteti bërthamor shprehin gjendjen e epokës së Luftës së Ftohtë … Siguria në bazë të b-p është ky parimi i realizimit të sigurimit ndërkombëtar në epokën e pas Luftës së Ftohtë”. Në artikullin e publikuar në vitin 1994 në revistën “Foreing Policy Public”, ish-ministri i Punëve të Jashtme Australiane, Geret Evans theksonte në të se siguria në bazë b-p “parakupton konsultime në vend të konfrontimit, bindje në vend të trembjes; trasparencë në vend të sekretit; shmangie në vend të korrigjimit dhe bashkëpunimit në vend të veprimeve të veçuara”.7 Në përgjithësi këto përpjekje i japin konceptit të sigurisë në bazë b-p përcaktimin dhe karakteristikën e qartë, pasqyrojnë në pamje liberale e idealiste sistemin e ardhshëm të sigurisë ndërkombëtare. Për fat të keq, këto parashikime morën një sërë goditjesh të rënda në rezultatet jo të dëshiruara “të përsëritjes së historisë” në Ballkan dhe në disa pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik dhe në pika të tjera të planetit. Shëmbuj praktikë të përdorimit të sigurisë në bazë të b-p. Bashkëpunime midis kundërshtarëve dhe kundërshtarëve potenciale ka patur, dhe madje janë dukur shpesh. Marrëveshjet dhe bashkëbisedimet për mospërdorimin e armëve kimike dhe kufizimin e përdorimit të dhunës kanë ekzistuar prej një kohe të gjatë. Gjithsesi, duhet pranuar se këto disa herë janë injoruar haptazi. Për shembull, janë një sërë marrëveshjesh që ndalojnë përdorimin e armëve kimike, si marrëveshja e Brukselit e vitit 1874 e pasuar nga një tjetër e tillë e Hagës e vitit 1899, të cilat kundërshtojnë përdorimin e gazrave helmuese. Megjithatë, nga përdorimi i tyre në Luftën e Parë Botërore rezultojnë 1.300.000 viktima dhe kishin vdekur 100.000 njerëz. Mbi bazën e përvojës së Luftës së Parë Botërore u përdorën lëndët helmuese luftarake kundër kundërshtarit të pambrojtur. Italianët në Abisini (gaz mustard, 1936), dhe në kohën tonë Iraku kundër Kurdëve (cianur hidrik dhe gaz mustard 1987-1988). Gjithsesi duhet thënë se në Luftën e Dytë Botërore u zbatua një marrëveshje e pashkruar për përdoprimin e armëve kimike, ku në asnjë betejë nuk u përdorën lëndët helmuese, ashtu sikurse edhe Iraku nuk përdori agjentë kimike kundër koalicinit të forcave të Kombeve të Bashkuara në Luftën e Gjirit Persik në vitin 1991, megjithse ata kishin përdorur të tilla armë në vijimësi kundër Iranit. Si në Luftën e Dytë Botërore, ashtu dhe në Luftën e Gjirit betejat u përshkuan nga ndjenja për një të ardhme më të mirë, çka i shtyjnë ata për mospërdorimin e armëve kimike. Edhe ndonjë nismë që mund të synojë përdorimin aktual të tyre, do të shuhej nëse do të mbaheshin marrëdhënie të vazhdueshme. Kontrolli i armëve përgjithësisht krijon mjedise të frytshme për sigurinë në bazë b-p, sidomos nëse të dyja palët do të mund të kuptojnë se dilema e sigurisë me të cilën ata përballën mund ti shpjerë drejt dilemës së izolimit. Karter, Perri, Stainerbrunner do të theksonin: “Qëllimi kryesor që synon të arrijë siguria në bazë b-p është parandalimi i luftës dhe kjo gjë, para së gjithash përmes parandalimit të të menduarit për agresione të suksesshme, duke i grupuar shtetet ashtu si dhe duke i përjashtuar ato shtete që me përgatitjen e tyre kërcënojnë të tjerët”. Siguria në bazë b-p ndryshon nga ideja tradicionale e sigurisë kolektive, ashtu si ndryshon medikamenti profilaktik nga mjekimi intensiv.
SIGURIA KOLEKTIVE DHE MBROJTJA KOLEKTIVE
Në qoftë se ideja e bashkëpunimit dhe e marrëdhënieve të përbashkëta midis familjeve, tribuve dhe shteteve në paqe dhe për më tepër akoma ra në kohët e ushtarake, është aq e vjetër sa dhe vetë njerëzimi, atëherë termi “siguria kolektive” dhe “mbrojtja kolektive” u shfaqën vetëm në shek. XX. Gjithsesi siguria në bazë b-p ka evoluar me shpejtësi në këto 200 vjet e fundit, përmes të cilave shtetet janë ndërgjegjësuar për nevojën e përsosjes së vazhdueshme të sigurisë. Këto përpjekje, shkruan M. Mihallka8, vijnë që nga “Koncerti evropian” dhe arrijnë deri te OSBE etj. “Koncerti i Evropës” u quajt me këtë emër në mbështetje të Traktatit të Vjenës të vitit 1815 në përfundim të luftërave napolitane. Aleanca midis katër fuqive fituese: Rusia, Prusia, Austria dhe Britania e Madhe bënë të bien dakort për rregulla bazë dhe diskutuan disa probleme që lidheshin me Sigurimin Evropian. Franca iu bashkua kësaj në viti 1818. Koncerti i Evropës ka qenë i referuar shpesh si mekanizëm i balancimit të forcave dhe u përpunua më tej në shek. XIX. Koncerti Evropian paraqet, sipas Mihallkas, përpjekjen e parë reale të krijimit të sistemit të sigurisë në bazë b-p. Siguria kolektive pasqyron, drejton dhe ka qëllim të realizojë sigurinë brenda grupshteteve sovrane të përcaktuara. Organizata e parë e sigurisë kolektive në historinë e re ishte Lidhja e Kombeve e krijuar pas Luftës së Parë Botërore. Anëtarët e saj merrnin në vetvete përgjegjësinë e mbrojtjes së njeri-tjetrit. Në rast të sulmit nga ana e çdo shtetit tjetër që përfshihej në këtë organizatë. Ideja ishte e thjeshtë, agresioni i një ose disa shteteve anëtare kundër shteteve anëtare të tjera merrte mbështetje “në raste të domosdoshme dhe në përdorimin e forces, të armës” nga anëtarë të veçantë të Lidhjes. Për një sërë arsyesh Lidhja e Kombeve nuk mund ta kryejë detyrën e realizimit të sigurisë dhe stabilitetit. Mundet me bindje të theksohet, se një nga shkaqet bazë të këtij mossuksesi qëndron në atë, që pedagogu i qendres “Marshall”, doktor Michael Mihallka e quan “papajtueshmëri themelore të liberal demokracisë, fashizimit dhe komunizmit, të cilat ekzistonin në Lidhjen e Kombeve si anëtare të saj”.9 Në fund të Luftës së Dytë Botërore velloja e sigurisë kolektive kaloi nga Lidhja e Kombeve tek OKB-ja. Artikulli 41 dhe 42 i Rregullores së OKB-së parashikon veprime që mund të ndërmarrin shtete anëtare të OKB-së për mbajtjen dhe vendosjen e paqes dhe sigurisë botërore. S’është për t’u habitur nëse themi se OKB-ja ka ndërmarrë dy operacione të suksesshme për realizimin e sigurisë kolektive. Në vitin 1950 OKB-ja veproi efektivisht kundër Koresë së Veriut, megjithse Bashkimi Sovjetik bojkotoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë u krye operacioni i dytë i suksesshëm nën flamurin e OKB-së në kudrin e realizimit të sigurisë kolektive kundër ndërhyrjes së Irakut në Kuvajt në vitin 1990. Në kohën e krizës së Kosovës në vitin 1999, OKB-ja nuk mori asnjë masë parandaluese kundër Serbisë etj. Gjithsesi OKB ka kryer një sërë operacionesh për mbështetjen e paqes të cilat mund të çojnë te forcimi për realizimin e sigurisë në bazë b-p. Në vitet ‘70 të shek. XX, për realizimin e sigurisë kolektive, kishte praktika të të gjitha vendeve të rajonit dhe ishte krijuar Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE), në kohën e sotme, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE). Rezultatet e të dy organizateve mund t’i quajmë të frytëshme vetën pjesërisht.
MBROJTJA KOLEKTIVE
Organizata për realizimin e mbrojtjes kolektive u trasformua për jashtë. Ajo ka për qëllim mbrojtjen e anëtarëve të vet nga agresioni i jashtëm. Në vitet e Luftës së Ftohtë, organizatat e mbrojtjes kolektive u rritën si kërpudhat. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ishin krijuar NATO, BEPI, SENTO, SEATO, dhe organizata e Traktatit të Varshavës. Në kuadrin e sistemit të mbrojtjes kolektive të gjitha shtetet pjesëmarrëse, që i përgjigjeshin marrëveshjes, merrenin në vetvete përgjegjësinë të vendoseshin në mbrojtje të çdo shteti tjetër pjesëmarrës që rrezikoheshin nga kërcënimet ose nga sulmi ushtarak faktik nga ana e shteteteve që nuk ishin pjesëmarrëse në marrëveshjen në fjalë. Siguria në bazë të b-p ka dy elemente të rinj që duhet të jenë të efektshëm, sistemi i sigurimit duhet të përdoret si për brenda ashtu dhe për jashtë. Pikërisht për këtë, ai duhet të përfshijë në vetvete dhe dy elemente të reja, krahas sigurisë kolektive dhe mbrojtjes kolektive që parashtruam. Autorët modern si Kohen dhe Mihallka, analizojnë dy elemente të reja: e para, siguria individuale dhe e dyta, realizimi dhe shtrirja aktive e stabilitetit. Siguria individuale ose siç ka rëndë dakort të përcaktojë ish ministri i Jashtëm Kanadez Llojda Eksuorsi “Siguria personale”, është thelbi i çdo sistemi që vepron në sigurinë ndërkombëtare, në bazë të së cilit vendosen idealet liberal-demokrate.10 Kqyrja dhe mbrojtja e lirive bazë individuale është thelbi që na lejon të përcaktojmë të gjithë formën përbërëse të sigurisë. Në kërkimet e veta, që pasqyrojnë kuptimin e sigurisë, Bill Maksunin jep gjithë shënimin e shpallur: “Në vend të pikëpamjes tradicionale të ekspertëve për çështjen e sigurisë, që mund të ishte thënë për sigurinë në nivel ndërkombëtar, në fillim është domosdoshmëri sigurimi në nivelin e personit të veçantë”.11
SIGURIMI I STABILITETIT
Përbërësi i dytë i ri i konceptit të sigurisë në bazë të b-p është përhapja aktive e stabilitetit në kufijtë e shteteve, që përfshihen në këtë sistem sigurie. Mosstabiliteti në rajonet, që ndodhen në afërsi ose në disa hapësira nga territori i sistemit të sigurisë në bazë b-p, i cili mund të paraqesë kërcënim për sigurinë e anëtarëve të këtij sistemi, do të përbëjë në vetvete një rrezik serioz. Rolin e faktorëve destabilizues mund ta luajnë si konfliktet midis shteteve, ashtu dhe thyerja në masë e sigurisë individuale në shtetet fqinje, e krahasuar me atë që ndodhi në Kosovë në vitin 1998 dhe në fillim të vitit 1999. Modeli në Fig. 1 “Siguria në bazë të b-p ka katër unaza e përbëhet nga disa rrathë ose unaza koncentrike. Ky model paraqet në vetvete përpjekjet e bashkimit të katër elementeve të sigurisë në bazë b-p në një skemë të vetme. Kjo mund të shërbejë si bazë praktike për formulimin real të sigurisë në bazë b-p.
Siguria në bazë b-p paraqet në vetvete një sistem strategjik i formuar rreth bërthamës së shteteve liberal-demokratike, të rrjeteve të lidhura të organizatave e institucioneve zyrtare e jozyrtare, të cilat kanë vlera të përbashkëta. Ato gjithashtu realizojnë bashkëpunim praktik dhe transparent në sferat ekonomike, politike dhe ushtarake. Në kuadrin e sistemit të sigurisë në bazë b-p, objektivat e shteteve të veçanta në fushën e sigurisë kombëtare janë të lidhura midis vetë katër rrathëve të sigurisë, me forcimin e sistemit në tërësi. Unaza 1: Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut në territorin e vet dhe në kufijtë e tij (siguria individule). Unaza 2: Mbajta (mbështetja, shtrirja) e paqes dhe e stabilitetit në hapësirën e përgjithshme të tyre (siguria kolektive). Unaza 3: Mbrojtja ndërsjellë (e dyanëshme) nga agresioni i jashtëm (mbrojtja kolektive). Unaza 4: Siguri aktive e stabilitetit në rajone të tjera, ku konfliktet mund të kërcënojnë sigurinë e përgjithshme, me ndihmën e mjeteve politike, informative, ekonomike dhe, në rast nevoje, ushtarake (shtrirja e stabilitetit). Katër unaza (rrathë) - sqarim i konceptit. “Sistemi strategjik” siguria në bazë b-p, përcaktohet si sistem strategjik për sa kohë që ai nuk përshkruhet në përcaktimin e përgjithshëm “strategjik” si “përdorim kompleks i mjeteve për arritjen e objektivave të vendosura”. Thelbi i shteteve liberal demokratike. Qendra e sistemit të sigurisë në bazë b-p duhet të jetë bërthama e shteteve liberal demokrate, që ndajnë vlera të përgjithshme. Këtu është e domosdoshme të theksojmë dy probleme. Së pari. Një numër studiuesish lëvizin nga teza për atë që vetë shteti filloi të luajë më pak rol të dukshëm në sigurinë nacionale dhe ndërkombëtare, dhe sot personazhet kryesore që veprojnë në fushën e sigurisë janë formime joshtetërore dhe transshtetërore. Duhet të theksojmë që organizatat joshtetërore, koorporatat transnacionale, organizata jo qeveritare, grupet e presionit dhe madje, grupimet ndërkombëtare kriminale dhe terroriste vepruese, kanë gjithnjë shumë dhe më shumë ndikim në çështjet e sigurisë. Megjithatë, sipas Kohenit, llogaritet që pasqyra e sistemit të ardhshëm të shteteve sovrane dhe krijimi i institucioneve të tjera si subjekte kryesore të garantimit të sigurisë së qytetarëve të planetit tonë nuk mund të fusë asnjë alternativë reale. Së dyti. Analistët janë të bindur në atë që këqyrja dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, në një kuptim sa më të gjërë të kësaj fjale, mund t’u besohet vetëm shteteve liberal-demokratike, që kanë formuar thelbin e sistemit të sigurisë në bazë b-p. Disa vende që kanë drejtuar kontigjentet e veta në SFOR në (Bosnje) dhe KFOR në (Kosovë) nuk mund të quhen liberal-demokrate. Në këtë kah, megjithse ato mund të kenë një ndikim të dobishëm politik dhe në funksionim të sistemit të sigurisë në bazë b-p, përsëri ato kanë veprimtari të kufizuar. Perspektiva afatgjatë e qëllimeve dhe e pikëpamjeve të këtyre shteteve mund të ndryshohet si rezultat i bashkëpunimit dhe i bashkëveprimit të tyre me liberal demoracinë, në kuadrin e sistemit të sigurisë. Bashkëpunim praktik dhe transparencë. Sistemi real i sigurisë në bazë b-p siguron një sërë objektivash midis anëtarëve të vet. Ata duhet të jenë gati të dialogojnë për të gjithë spektrin e çështjeve që përmban veprimtaria dhe interesat e tyre. Në këto elemente futen konsultimet e ngushta dhe të vazhdueshme politike, marrëdhënie të lira e të hapura në tregti dhe gjithashtu konsensusi për politikën e jashtme dhe politikën në fushën e sigurisë, duke përfshirë krijimin e strukturave ushtarake të integruara dhe shumëkombëshe. Detyra më e rëndësishme është përpunimi i mekanizmit të përhapjes të realizimit të marrëveshjeve miqësore dhe paqësore midis shteteve ose grupshteteve të veçantë, që futen në sistemin e sigurisë, në këtë numër, për çështjet që përfshijnë prishjen e sigurisë individuale në një ose disa shtete anëtare. Qëllimi i shteteve të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare. Në kuadrin e sistemit të sigurisë në bazë b-p, shtetet e veçantë nganjëherë duhet të sakrifikojnë interesat e tyre kombëtare ose të fusin në to korektimin për realizimin e qëllimeve të tyre afatgjata. Shteti shkon në të, sepse llogarit që interesat e përgjithshme të të gjithë anëtarëve kanë për ta rëndësi më të madhe se sa detyrat afatshkurtra. Këto elemente luajnë rol të rëndësishëm në realizimin e suksesit të çdo sistemi sigurie në bazë b-p. Në kohën e krizës së Kosovës në vitin 1999, qeveria greke ndoshta pa dëshirë, nuk ishte dakort me vendimin e NATO-s për fillimin e bombardimit të serbëve. Qeveria Greke dalëngadalë u bind për drejtësinë që bllokimi i konsensuit për çështjen e dhënë në përspektivën afatgjatë mund ti shkaktojë humbje NATO-s dhe në këtë kuadër dhe sigurisë e prosperitetit të Greqisë. Mungesa e konsensutit midis NATO-s jo vetëm për çështje të rëndësishme, në rezultat të fundit do të çonte në humbjen të interesave kombëtare të Greqisë, të cilat mund të referoheshin si përpjekje të ruajtjes së lidhjeve tradicionale ekonomike, kulturore e politike me Serbinë. Unaza e parë. Sigurimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Qëllimi themelor i sistemit të sigurisë në bazë b-p është, padyshim, bindja e anëtarëve të vet për domosdoshmërinë e sigurimit dhe të mbrojtjes së sigurisë individuale të vet qytetarëve përkatës dhe, gjithashtu, të qytetarëve të shteteve të tjera anëtare. Siguria individuale është rrethi i brendshëm i sistemit të sigurisë në bazë b-p, i cili forcon gjithë sistemin në tërësi, duke e lejuar atë të kapërcejë problemet e vështira të brendshme dhe të jashtme. Tërësia e kësaj bërthame jetësore mundet të sigurojë vetëm idealet dhe vlerat liberal-demokratike. Unaza e dytë. Mbështetja (mbajtja) e paqes. Kjo unazë personifikon konceptin e sigurisë kolektive, domethënë mbrojtjen nga kërcënimi dhe aktet agresive nga ana e shteteve të tjera pjesëmarrës të tjerë të sistemit të sigurisë në bazë b-p. Siguria kolektive parakupton gjithashtu bashkëpunim të ngushtë midis shteteve anëtare në luftë me kërcënime të tilla të përgjithshme, si terrorizmi, organizatat kriminale, emigrimi ilegal, tregtinë narkotike, përhapja e armëve të dëmtimit në masë, ndotja e ambientit dhe gjithashtu në planëzimin e masave të gjithanshme për likujdimin e fatkeqësive natyrore, teknologjike, katastrofike etj. Unaza e tretë. Mbrojtja e ndërsjellë. Karakteristikë e rëndësishme e organizatës për sigurinë në bazë b-p paraqitet ai fakt që, në dallim nga OKB-ja ose OSBE-ja realizon sigurinë “e rreptë” të anëtarëve të vet, dmth, mbështetjen dhe mbrojtjen e fuqisë ushtarake në rast agresioni ose kërcënimi të përdorimit të forcave nga ana e shteteve që nuk futen në këtë sistem. Kjo unazë e sistemit të sigurisë në bazë b-p quhet mbrojtje kolektive. Unaza e katërt. Realizim aktiv i stabilitetit. Sistemi i sigurisë në bazë b-p siguron pengimin e destabilitetit në afërsi të territorit të vet, që praktikisht gjithnjë paraqet shkeljen në një masë të gjërë të të drejtave të njeriut. Kjo detyrë zgjidhet me realizimin aktiv të stabilitetit, me përdorimin në shkallë të gjërë të arsenalit të mjeteve dhe, në rast nevoje, edhe me përdorimin e forcave. Unaza e katërt dhe e fundit e sistemit të sigurisë në bazë b-p, sipas mendimit të disa studiuesve është elementi që mund të cënohet lehtë. Ndërhyrja e forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ishte shembulli i përpjekjeve për të vendosur dhe pastaj të zgjeronte sigurinë në rajon, që ndodhesh në rrezik të afërt nga kufiri i shteteve anëtare të Alencës.
INSTITUCIONALIZIMI I SISTEMIT TË SIGURISË NË BAZË B-P
Tani jeni të bindur se për ndërtimin e sigurisë në bazë b-p është e domosdoshme një strukturë e fuqishme organizative. Në fig. 2 funksionojnë sot organizata drejtuese kryesore për sigurimin e sigurisë ndërkombëtare të përbëra me elemente të sigurisë në bazë bashkëpunimi, të cilat i trajtuam më lart. “Po” vërteton se organizata e dhënë testohet me plotësimin e funksionit përkatës, në rastin më të mirë pjesërisht.
Organizata Unaza 1 Siguria individuale Unaza 2 Siguria kolektive Unaza 3 Mbrojtja kolektive Unaza 4 Siguria Strategjike OKB Po? Po? Jo Po? OSBE Po? Po? Jo Po? BE Po Po Jo Po? NATO Po Po Po Po
Në kohën e sotme NATO paraqitet si sistemi i vetëm efektiv i modelit të sigurisë në bazë b-p. Në pamundësi për t’a zhvilluar të plotë këtë trajtesë, po e ilustrojmë grafikisht në figurën pasardhëse, modelin e përgatitur nga R. Koen (Shif fig. në fund të shkrimit).
BALLKANI, SIGURIA NË BAZË B-P
Operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore ishin përpjekjet kryesore të sistemit të sigurisë në bazë b-p në veprim. Fluturimet ajrore në Jugosllavi, misionet humanitare të udhëhequra nga NATO në Shqipëri e Maqedoni, Misioni i KFOR-it në Kosovë dhe i SFOR-it në Bosnje, të gjitha këto operacione ishin shpesh përpjekjet e koordinuara për vendosjen e stabilitetit në këtë rajon të vështirë të Evropës. NATO dhe institute të tjera ndërkombëtare morën në vetvete përgjegjësi afatgjatë për sigurimin e stabilitetit në Ballkan. N.q.s. përpjekjet e stabilizimit të situatës në Bosnje e Kosovë shtohen suksesshëm, kjo konsolidon seriozisht krijimin e NATO-s model i sistemit të sigurisë në bazë b-p. Ndërkohë është plotësishtë e mundshme që operacionet ndërkombëtare SFOR e KFOR në Bosnje e Kosovë dhe realizimi i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore nën udhëheqjen e BE, nuk mund të sigurojnë stabilitet dhe pajtim në Ballkan. Një përfundimi i tillë është i mundshëm në rast dobësimi të vendosmërisë së NATO-s, BE-së dhe Komunitetit Ndërkombëtar për të lëvizur drejt qëllimeve të vendosura, pa marrë parasysh gabimet dhe mossukseset.
KUFIJTË E SISTEMIT TË SIGURISË NË BAZË B-P
Zgjerimi i NATO-s me anëtarë të rinj në samitet e organizuara vitet e fundit, zgjerimi i BE me anëtarë të rinj, objektivat për t’u zgjeruar me anëtarë të rinj në NATO e BE në vitet që pasojnë etj., shtrojnë, përveç të tjerash, kufijtë e sistemit të sigurimit. Gjithsesi këto probleme janë mbartur më herët. Kështu në artikullin e përbashkët të publikuar në vitin 1992 dhe që i kushtohet sigurimit në bazë të b-p, Karter, Perri dhe Steinbrunner parashtruan se “Formimi i rendit të ri në fushën e sigurisë kërkon zgjerimin e marrëveshjes për sigurinë në bazë b-p në forca të tjera dhe teatro potenciale të veprimeve luftarake”.12 Por në cilën pjesë të planetit është i aftë të jetë veprues dhe efektiv sistemi i sigurisë në bazë b-p? Ku duhet të vendosen kufijtë e synimeve dhe të interesave të saj? T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve është jo e lehtë. Duke llogaritur faktin se anëtarët e sistemit të sigurisë në bazë b-p mund të jenë vetëm shtetet e hapura me vlera dhe interesa të afërta, kjo fut kufizime praktike në numrin e pjesëmarrësve të organizatave për sigurim në bazë b-p. Rëndësi të madhe ka gjithashtu edhe faktori gjeografik. Kështu, p.sh. Japonia, që është shoqëri demokratike e hapur me ekonomi të fuqishme dhe Forca të Armatosura të fuqishme dhe të mirëpajisura, do t’a kishte jo të thjeshtë të gjejë vetë vend në sistemin Atlantik-Euro aziatik të sigurisë në bazë b-p. Po kështu duhen llogaritur, që me qëllim të fundit afatgjatë, krijimin e sistemit Atlantik-Euro aziatik të fuqishëm dhe stabël, që përfshin Rusinë dhe të tjera ish republika të ish Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi ky problem për një sërë faktorësh ka mjaft sfida, që meritojnë analizë më të hollësishme. Kështu, siç prononcohen mjaft studiues, si Pierre Glanchan, pohohet se zgjerimi i BE-së me anëtarë të rinj dhe çështja gjithmonë dhe më e ngutshme e kandidadurës Turke (Ambicia Evropiane e së cilës daton që më 1963) ka bërë 15-tëshen të shtrojë urgjentisht pyetjen mbi kufijtë e Evropës. BE-ja është rajoni më i integruar në botë me kufij të hapur, me një monedhë të përbashkët. Por tani që BE-ja po zgjerohet me anëtarë të tjerë, shumica e ish vende komuniste, ende ngrihen dyshime se a mund të funksionojë organizata me efektshmëri dhe nëse mund të integrohet ekonomikisht sa ç’është politikisht. Megjithse një komision mbi të ardhmen e Evropës i kryesuar nga ish Presidenti Francez Valery G. D’Estaing po përpiqet të përpilojë një kushtetutë të përbashkët për të 25 vendet ende nuk ekziston një mendim i përbashkët se ç’farë Evrope kërkojnë shtetet anëtare dhe qytetarët e tyre. Mjaft analistë përfshirë edhe Stiven Everts13 i qendrës për reformen Evropiane Qendrore theksojnë se është e një rëndësie, që BE-ja të flasë me një zë të vetëm për çështjet ndërkombëtare. Por megjithse kjo kërkohet edhe ndaj propozimeve amerikane, gjithsesi mbeten sfidante politika e unifikuar e BE-së ndaj Rusisë, Ukrainës, Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut etj. Problemet e emigracionit që lidhen me to, e ndërlikojnë më shumë çështjen. Ndërkohë probleme si, lufta kundër krimit, shtypja e veprimtarive të mundshme terroriste dhe pengimi i futjes së emigrantëve, gëzojnë mbështetje të gjërë në mbarë Evropën dhe janë fusha të mundshme, ku vendet anëtare mund të realizojnë praktikat e tyre. Dhe pas vendimit të pranimit të 10 vendeve anëtare të reja, ish Presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi theksonte se: Evropa po pret që vendet e Ballkanit të bëjnë përparimet e duhura për t’u anëtarësuar në BE-në. Kështu në të ardhmen e afërt BE-së do t’i duhet të merret së paku me dy probleme kryesore: sa duhet të integrohen vendet anëtare dhe sa duhet të shtrihet organizata.
GJEOPOLITIKA E NDRYSHUAR DHE SFIDA TË REJA (Mësime të luftës në Kosovë dhe të 11 shtatorit)
Kërkimet komplekese në fushën e sigurisë evropiane nga koha në kohë shoqërojnë debate të zjarrta, të cilat u japin politikanëve impulese drejt të rejave. Me fillimin e luftës në Kosovë dhe kryerjen e fushatave ajrore, rol kryesor në të cilën patën Forcat Ajrore të SHBA-së, diskutimet e hershme për perspektivat e zhvillimit të potencialit mbrojtës të Evropës u ndezën me një forcë të re. Sot çështja qëndron ende sfiduese midis “politikës gjithëevropiane në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes” dhe ruajtjes së fuqisë së Aleancës Atlantike. Ndërkohë SHBA-ja në nivel zyrtar, mbështesin planet evropiane, megjithse përpiqen të evitojnë mundësitë negative të pasojave “tre D: dublim, dizintegrim, diskriminim”. Në Samitin e BE-së, të mbajtur në Këln, më 3-4 qershor 1999, qeveritë evropiane për herë të parë morën në vetvete përgjegjësinë për përpunimin e politikës gjithëevropiane të mbrojtjes. Ata shpallën se, “Bashkimi duhet të zotërojë potencialet për realizimin e veprimeve autonome me mbështetjen e FA të afta ushtarakisht”. Në Helsinki (dhjetor 1999) shtetet anëtare të BE-së morën në vetvete një sërë përgjegjësish për arritjen e “qëllimeve bazë” në fushën ushtarake; në vitin 2003, BE-ja zotëron mundësinë e deri 15 brigadave (dmth 50-60 mijë njerëz). Këto forca janë të afta të kryejnë operacine ushtarake të pavarura dhe të zotërojnë forcat dhe mjetet e nevojshme të komandimit, drejtimit dhe zbulimit, sigurimit materialo-teknik, të kenë në dispozicion të tjera objekte të infrastrukturës, përfshi në këtë numër edhe 500 avione dhe 15 anije. Këto forca duhet të zotërojnë aftësi për hapjen e shpejtë në kufijtë e 60 ditëve dhe plotësimin e detyrave të vëna në vendet e disllokimit si minimum për gjatë një viti. Për zëvendësimin e përbërjes organike duhen rreth 150 mijë njerëz.14 Helsinki është dëshmimtar i ndryshimeve rrënjësore të shteteve evropiane ndaj çështjes ende delikate të përpunimit të politikës së përgjithshme evropiane në fushën e mbrojtjes. Nuk duhet harruar, që, vetem 10 vjet më parë ishte diskutuar, nëse “është e mundur” që futja e një monedhe të njësuar evropiane të bëhet realitet, kur në vitin 2000 e në vijim, diskutohet sesi mund të sigurohej suksesi i kësaj valute. Një kalim analog nga “është e mundur” të “si” është realizuar edhe në debatet lidhur me çështjen e krijimit të sistemit të mbrojtjes, pasi “Kosova” theu shumë paragjykime tradicionale kundër egzistencës së operacioneve të përbashkëta ushtarake evropiane. Dihet se pas ngjarjeve të 11 shtatorit, Evropa e tregoi veten një aleat besnik të SHBA-së. Njëherazi ngjarjet e 11 shtatorit provuan se Evropa akoma ka një rrugë të gjatë për të bërë, përpara se të bëhet një aktor ushtarak i fuqishëm. Ndërkohë disa analistë tërheqin vëmendjen për cilësinë asimetrike të marrëdhënieve aktuale transatlantike; një Amerikë e fortë dhe e vetmja superfuqi botërore, përballë një kontinenti evropian të pavendosur dhe konfuz i cili është akoma në kërkim të rolit të identitetit të tij.15 Gjithsesi analistët komandojnë axhenda të veçanta të përmirësimit të kapaciteteve ushtarake të Evropës dhe të NATO-s. Veç të tjerash kërkohen forca të reja të armatosura për zgjidhjen e detyrave të reja. “Sot, shkruan R.U.Kugllov Forcat e Armatosura evropiane janë më të mëdha e më të fuqishme seç mendohet zakonisht.16 Numri i efektivit që ndodhen në shërbim të detryrueshëm ushtarak arrin në 2.4 milion njerëz, kurse shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen kapin 150 milardë dollarë amerikan në vit. Por disa nga detyrat kryesore mbeten ato tradicionale sepse zotërojnë mundësi të kufizuara për trasportime të shpejta për dhënien e goditjeve shkatërruese në burimet e reja të kërcënimeve. Për këtë si fillim do të mund të ishte krijuar “forca goditëse” evropiane me një efektiv elitë 25.000-50.000 njerëz. Ata duhet të sigurojnë trasportimin e mjeteve materiale, teknikave të domosdoshme për përhapje të shpejtë. Krijimi i kësaj force goditëse do të mundësonte arritjen e tre objektivave kyç strategjike; për thyerjen e kërcënimeve, forcimin e marrëdhënieve transatlantike, stimulimin e rritjes së BE, duke ruajtur rolin e shëndosh të NATO-s. Kështu, në sajë të partneritetit NATO-BE, u mundësua zëvendësimi i misionit aktual të NATO-s në Maqedoni, prej rreth 700 vetësh (që do të përdorë edhe mjetet e NATO-s). Ky partneritet do të mundësojë dhe zëvendësimin e NATO-s nga BE-ja në Bosnje Hercegovinë (rreth 12.000 veta që mendohen brenda 2 vjetesh). Kjo tregon se, BE-ja po e teston veten pozitivisht dhe në mundësi për të përhapur e vendosur stabilitet edhe në periferi të zonës së saj tradicionale të sigurisë. Dihet se edhe pas 11 shtatorit, NATO nuk është plotësisht e lirë dhe gjithmonë e shpejtë për të luajtur rolin e saj në realizimin e sigurt transatlantik në kushtet e reja politike. Operacionet ushtarake në Afganistan treguan si të parashikohen luftimet e ardhshme, ç’ka ilustron rëndësinë dhe mprehtësinë e Forcave të Armatosura në skenarët e luftës së ardhshme. Në Afganistan Forcat e Armatosura amerikane provuan mëse 30 teknologji të reja ushtarake28 etj. Në Afganistan teknologjia moderne zbehu shumë shpejt vullnetin e kundërshtarit në luftë. Edhe në luftën e Irakut, mjaft analistë artikulojnë të testuar tashmë në betejat e zhvilluara veç të tjerash, se kjo luftë nxorri në pah, teknologjinë superiore, shumë e dukshme edhe në raport në Luftën e Gjirit të vitit 1991. Ndërsa “Stuhia e Shkretëtirës” filloi me një fushtë ajrore 33 ditore, pasuar nga një sulm i shkurtër tokësor, në operacionin “Liria e Irakut”, luftërat tokësore filluan përpara sulmeve ajrore. Në vitin 1991, Sadam Huseini kish kohë për t’u vënë zjarrin fushave naftëmbajtëse, në luftën e tanishme forcat speciale të dërguara më herët, mbrojtën 600 fusha naftëmbajtëse në Irakun jugor. Në operacionin “Stuhia e Shkretëtirës”, Sadami arriti të qëllonte me raketa Izraelin dhe Arabinë Saudite. Këtë herë forcat e operacioneve speciale morrën nën kontroll platformat për lëshimin e raketave në Irakun Perëndimor. Në operacionin “Liria e Irakut” në dallim me operacionin “Stuhia e Shkretëtirës” u shmang kriza humanitare e nivelit të lartë etj. “Nga pikpamja e çfarëdo standardi të ndryshëm të kostove më befasuese në historinë ushtarake – shkruan historiani ushtarak Viktor Devijs – vërshimi i tanishëm drejt Bagdatit është i pashoq, për nga shpejtësia e guximi i tij dhe niveli i viktimave”.
SISTEM SIGURIE MË ELASTIKE
Fundi i Luftës së Ftohtë dhe 11 shtatori, ishin një prej tronditjeve të rralla relative që shkaktojnë ndryshime të përhershme tektonike në politikën ndërkombëtare. Veç të tjerash aleancat e vjetra dhe institucionet e respektuara të sigurisë janë tani në një proces rikonstruktimi. Gjithsesi një gjë mbetet e palëkundshme. Ngjarja e luftës së Irakut hapin një fletë të re, një epokë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, një sfidë e shans për zgjerimin e forcimin e hapësirës së sigurisë në bazë b-p. Superfuqia e padiskutueshme ekonomike, shkencore, ushtarake, demokratike dhe e sigurisë, SHBA-ja nuk mund të mbajë e vetme dhe për një kohë të gjatë sigurinë botërore. Ndërkohë ajo asnjëherë nuk u ka bërë karshillëk të gjithëve. Ajo ka qenë shembull i zgjerimit dhe i forcimit të sigurisë në bazë bashkëpunimi. Kur trajtojmë këtë njëheras krahas NATO-s vlerësojmë rolin e BE-së për sigurinë. Megjithse është dëshira e disa shteteve të BE-së për të qenë një fuqi politike, objekt kritikash në debatet trans-atlantike. Kryetarët e katër shteteve Evropiane kanë bërë publike qëllimin e tyre për t’u bashkuar duke u përpjekur të përvijojnë idenë e një mbrojtjeje evropiane. Ndërkohë asnjë nuk guxon të kujtojë deklaratën e Saint Malo, që thoshte se “BE-ja duhet të ketë një kapacitet të pavarur veprimi, të mbështetur në një forcë ushtarake të fuqishme brenda NATO-s...”. Gjithsesi një pikëpyetje e fshehtë vihet mbi aktorët e sigurisë sidomos SHBA-së. Ideja franceze mbi vlerat shumëpolare dhe pikëpamja angleze për një fuqi të vetme, çka përbën një ndryshim vizioni për të ardhmen e Evropës. Duke marrë në konsideratë këto e të tjera realitete Drejtori i Institutit të Studimeve për Sigurinë të Komitetit Evropian orienton gjithçka në debatin e vërtetë të sistemit ndërkombëtar ku na drejtuan atentatet e 11 shtatorit, që SHBA-ja i transformuan sipas rregullave e krtitereve të fuqisë së vetme globale. Pra a mund të arrihet më mirë siguria ndërkombëtare nëse parimi bazë i marrëdhënieve ndërkombëtare është e drejtë e më të fortit, i cili është konsideruar deri më sot më demokratike? Diversitetet kulturore e njerëzore të 7 miliardë individëve të këtij planeti na bëjnë të mendojmë se do të ishte më mirë të bëhej një marrëveshje e përbashkët mbi rregullat e parimet që rregullojnë paqen e luftën, jetën e vdekjen që ti përshtatet më shumë biodiversitetit të botës. Sistemi i OKB, vijon Nicole Gnesotto, nuk janë as Bibla, as Tempuj të paprekshme; të përshtatësh të Drejtën Ndërkombëtare dhe Këshillin e Sigurisë të dhënave të reja gjeo-politike, pikërisht kërcënimeve të reja terroriste, duhet të jetë një qëllim që duhet të përshëndetet nga të gjithë. Vetëm atëherë BE-ja mund të bindë Amerikën se e drejta është një vlerë e shtuar për vetë legjitimitetin e fuqisë amerikane. Përse ndodhi lufta në Irak dhe ku është roli i OKB? Për të kuptuar këtë duhet të dimë se në radhë të parë sistemet ndërkombëtare janë dy llojesh: grosso modo, ato elastike, dhe lloji tjetër, sistemet e ngurta ndërkombëtare. Të llojit të parë janë pothuajse të gjithë sistemet ndërkombëtare që keni parë në kohët moderne siç është ai i krijuar në paqen e Vesfalisë (1648) e Aleancës së Shenjtë (Koncerti Evropian) (1815), ai i Versajës (1918) e të tjerë. I llojit të dytë është sistemi i krijuar gjatë Luftës së Ftohtë 1945-1989 dhe që njihet dhe si bipolaritet. Kuptohet nuk është e thënë që sistemet të jenë të njëllojtë gjatë tërë kohës dhe në disa pjesë të tyre. Kështu megjithëse Aleanca e Shenjtë ka ruajtur paqen më të gjatë në historinë më të re, prapseprapë ka pasur luftëra në Greqi (1820-1830), revolucionet e përgjithshme në Evropë (1848), lufta e Krimesë (1856), e të tjera. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Irakun e pas Luftës së Ftohtë. Sistemi ndërkombëtar ka filluar të bëhet më elastik por jo në të gjitha anët. Në Lindjen e Mesme procesi paqësor i saponisur krijonte probleme dhe shpesh ka prodhuar pasiguri për të gjithë Palestinezët, Izraelitët dhe së fundi Arabët. Arsyeja e goditjes së Irakut është bërja elastike e asaj pjese të sistemit ndërkombëtar për t’iu përshtatur e hapur pastaj rrugën ndryshimeve kolosale historike paqësore si në Lindjen e Mesme, ashtu edhe në tërë botën myslimane. Ndryshe sistemi i tillë i modeluar sipas mendjes totalitare, apo ai që synon të modelohet sipas totalitarizmit tjetër të llojit fetar, nuk mund të jetë veçse burim konstant i pasigurisë. Ndërkohë, siç po vërtetohet, përherë e më shumë, megjithse trupat aleate janë goditur disa herë në Irak, shumica e arabëve po binden se përzierja e korrupsionit dhe shtypja në vendet e tyre ka rezultuar në mbetjen e tyre mbrapa. Prandaj dhe stabiliteti i afruar nga Hysenët, Assadët, Mubarakët e Sauditët nuk është aq mirë sa duket. Njëherazi tani pak prej arabëve besojnë se të bësh luftë ndaj Amerikës dhe ti kthesh kurrizin zhvillimit dhe modernizimit, mund të jetë më efikase për problemet e mprehta që kanë vendet e tyre.
STRATEGJI SIGURIMI QË DUHET PËRSOSUR
Zhvillimet e fundit politike në rajon dhe në botë përcjellin në mendjen Evropiane se kombe të cilat u ndëshkuan për shkak të sjelljes të historisë nuk mund të harrojnë protagonistët e kësaj historie. Pro, amerikanizmi (që nuk mund të konsiderohet si kundërvënie ndaj evropianëve) i shfaqur së fundi jo vetëm në Shqipëri, por gati në të gjithë rajonin tregon për orientimin e tij politik në mbështetje të interesave kombëtare. Nëse interesat amerikane në rajon shkojnë më tepër në një linjë me ato shqiptare atëherë ky duhet vlerësuar si një shans i madh të cilët kanë lënë të kuptojnë se nuk janë të prirur të shfaqin ndjenja pro apo kundër kontinentale. Tashmë jemi të qartë e janë evidentuar rrugët e mbështetjes pa rezerva e politikës amerikane Gjithsesi kthesa të tilla janë afatgjatë dhe është herët të japësh një gjykim për efektet. Strategjia për të depërtuar gradualisht drejt Lindjes së Largët, kërkon mbështetje në disa pika ndër të cilat një vend mjaft i rëndësishëm është Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Asnjëherë më parë Amerikanët nuk kanë shprehur më hapur mbështetjen politike për shqiptarët të cilët, jo vetëm për shkak të ndjenjës së tyre pro amerikane, por edhe të pozicionit të rëndësishëm të fituar së fundi në Ballkan, janë një interes i veçantë për politikën amerikane. Fillimi i shek. XXI mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si moment i rizgjimit politik të shqiptarëve. Veç të tjerash, tani në mjedisin e ri të sigurisë lypset ripunimi i SSK. Në këtë kah do përgëzuar nisma e MM për inicimin në institucionet përkatëse vendimmarrëse për krijimin e Grupit te Planifikimit Strategjik i cili do të përbëhet nga institucionet kryesore të angazhuara me çështjet e sigurisë kombëtare dhe të planifikimit të mbrojtjes. Kjo procedurë do ti shërbejë punës përgatitore për rishikimin e dokumentit të SSK dhe të dokumenteve të tjera të rëndësishme. Njëkohësisht kjo kërkon angazhimin e elitave civile e ushtarake. Sepse dihet se çdo qeveri ka në dispozicion mjete të kufizuara (sidomos Shqipëria) për arritjen e qëllimeve të veta dhe paret( fondet ) e përdorura për FA mund të ishin përdorur për nevojat civile. Janë këto arsyet që çdo qeveri demokratike shqyrton vazhdimisht objektivat e veta dhe strategjinë përgjegjëse për zbatimin e tyre. Njëkohësisht çdo vend ka në thelb mënyrën individule për formulimin e strategjisë. Veç të tjerash kjo kërkon nevojën e zgjerimit të kulturës për formimin e mendimit strategjik, njohjen e koncepteve se si qeveria demokratike realizon udhëheqjen e ndryshimeve strategjike. Në këtë kah me shumë peshë është konceptimi i prirjes globale e rajonale që ndikon në ndryshimin e situatës së sigurisë. Kjo do të na ndihmojë në formulimin e sakt të SSK, kuptimi e zbatimi i kërkesave të përpunimit të SSk dhe sidomos shqyrtimi i komponentëve të planëzimit të saj: përcaktimi i interesave kombëtare, vlerësimi i mjedisit strategjik me kërcënimet e rreziqet e mundshme të tij, përcaktimi i detyrave (objektivave) e prioriteteve kombëtare, dhe përpunimi i strategjive ekonomike, politike, ushtarake etj. Veç të tjerash këto do na ndihmojmë të arrijmë në përfundimin se ka ardhur koha që Shqipëria nuk duhet të bëjë marrëveshje strategjike ushtarake të njëanshme me asnjë shtet jashtë kuadrit dhe pa ndërmjetësinë e NATO-s, lidership real i të cilës është padyshim SHBA. Në shtetet e vogla e të varfëra që janë pa përvojë në fushën e “demokracisë një paravendim i vetëm i gabuar në politikën e sigurimit mund të shkaktojë dhjetë vjet më vonë një kastë shteti të falimentuar, një vend që mund të dëmtohet lehtë dhe një ndarje midis fushës civile dhe asaj ushtarake”. Njëherësh jemi të ndërgjegjshëm se NATO, vendet aspirante, partnere etj., në kohën e sotme ballafaqohen me kërcënime të përbashkëta e gati monolit. Në këto kushte ne duhet të mendojmë ndryshe për kërcënimet dhe një përgjigje ushtarake e suksesshme kërkon mendje ushtarake dhe forca ushtarake që veprojnë shpejt. Gjithsesi, megjithse reagimet e veprimet kanë filluar më një sens të ri të menduari e të vepruari. Këto janë trajtesa e konsiderata që lidhen kryesisht me NATO-n, vendi ynë ndikohet prej tyre. Komanda e AFSOUTH në zonën e përgjegjësisë mbulon dhe rajonin tonë, pra Shqipërinë. Në Bosnje, Kosovë, Maqedoni ka prani ushtarake ndërkombëtare. Ne kemi promovuar transform