Reagimi ndaj kriminalitetit gjatë historisë- Shoqeria njerezore si ka reaguar ndaj krimit.



 Reagimi ndaj kriminalitetit gjatë historisë
Shoqeria njerezore gjithmone ka reaguar ndaj krimit.
Krimi dhe denimi tij jane dukuri qe e kane shoqeruar ate gjate gjithe ekzistences se saj.
Nder format e par ate reagimit ka qene “taloni”, i cili shprehej ne shkaktimin te fajtorit te te njejtit dem me ate qe ai i kishte shkaktuar dikujt ose hakmarrja,e cila ne komunitetin primitive luante rolin e mbrojtjes se nje fisi nga nje tjeter.

Forcimi i shtetit dhe kalimi nga nje etape ne nje tjeter te zhvillimit shoqeror sebashku me perfeksionimin e shtetit u perpunuan dhe u zhvilluan me tej keto institute te se drejtes nepermjet krijimit te legjislacionit penal.
Format kryesore te  reagimit te shoqerise ndaj krimit janë ndarë në dy periudha :
  A:Periudha e reagimit privat dhe
   B: reagimi publik-shtetëror.
Reagimi privat
Ky lloj reagimi realizohet kur plotesohen dy kushte:
kur mungojne ligjet
ne rastet kur mbizoteron kaosi apo insuficenca e se drejtes
Kjo forme reagimi ka mbizoteruar dhe eshte shfaqur ne jeten e fiseve te ndryshme ne te gjithe boten ne formen e mentaliteteve ”dhemb per dhemb”, hakmarrjes, gjakmarrjes,kompozicionit(pajtimi me shperblim).
Fillimisht ky reagim kishte karakter individual por me vone :
me zhvillimin e shoqerise primitive dhe
forcimin e shoqerizimit te jetes,
bashkesite me lidhje gjaku krijuan reagimin e perbashket jo vetem ndaj pesonave te vecante,por edhe ndaj fiseve qe u perkisnin, duke e kaluar kete reagim nga gjenerata ne gjenerate.
Nder format e njohura te reagimit privat permendim:
përzënia ose dëbimi nga bashkësia
hakmarrja dhe gjakmarrja
kompozicioni apo demshperblimi
  Debimi
Perfaqesonte nje denim te rende
Detyronte personin te jetonte I vetmuar larg pjestareve te familjes , grupit ose fisit;
Vendimi per debimin mund te jepej ndaj :
Personit; bashkepunetoreve te tij, familjareve; ndaj te gjithe fisit
Debimet ishin me karaktere te  ndryshme:
debim nga fisi; debim nga fshati; debim nga territori;
   Hakmarrja dhe gjakmarrja
Jane karakteristike per vendet e Ballkanit
Hakmarrja eshte shkaktimi I demit ndaj nje personi apo prones se tij si reagim ndaj demtimit qe ka pasuar prej tij;
Gjakmarrja eshte lloj hakmarrje por qe konsiston ne larjen e gjakut per personin e vrare, pra vrasjen e tij ose te pjestareve te familjes se tij;
Permendin disa kanune qe I kane rregulluar deri ne imtesi procedurat reaguese dhe kushtet perkatese te ketyre reagimeve si psh : kanuni I Lek Dukagjinit; Kanuni I Skenderbeut; Kanuni I Laberise  etj ;
  Demshperblimi
Eshte pagesa ne formen e shperblimit financiar ose material per demin qe I kishte shkaktuar personit si rrjedhoje e veprimit kriminal;
 Shembull te ketij shpreblimi:  bageti me bageti; ose shperblim material ose financiar sipas demit;
 Reagimi publik
Shfaqet e para te ketij reagimi ishin kufizimet e zbatimit te zakoneve te reagimit privat ;
Ne fillim funksioni I tij ishte shpagimi, frikesimi I popullates per te mos perseritur me veprime te tilla ;
Bazoheshin ne keto aplikime: denim me vdekje; burgime; denime trupore; tortura te ndryshme fizike; denime me pune te rende; denime morale; debime masive; denime pronesore .
Ragimi publik ≠ reagimi privat
Karakteri Instituciona I reagimit nepermjet dhenies se denimit nepermjet gjykates;
Karakteri individual I reagimit nepermjet denimit te personit fajtor
Karakteri represiv I reagimit qe lidhet me kufizimet e te drejtave te kriminelit;
Karakteri social I shtresave apo klasave qe kane fuqine e reagimit publik 

Sanksionet penale dhe ekzekutimi i tyre
Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryesve të veprave penale me të cilat shoqëria mbrohet nga kriminaliteti.
Aplikimi i të gjitha sanksioneve penale në një shtet sipas dispozitave penale quhet sistem i sanksioneve  penale.
Sanksionet penale si masa mbrojtëse cilësohen mjetet për pengimin e kriminalitetit sigurimin e rendit shoqëror nga atakimet e rrezikshme dhe kundërligjore të individëve dhe grupeve të caktuara.
Sanksionet penale janë polivalente për nga funksionet e tyre dhe pluraliste për nga llojet dhe struktura e tyre.
Denimi eshte mase e shtrengimit shteteror e caktuar me vendim gjykate per personat qe shpallen fajtor ne kryejen e nje vepre penale e parashkuar nga KP dhe realizohet ne formen e burgimit apo ne formen e kufizimit te te drejtave dhe lirive te pjesshme te keryre personave.
 Denimi jepet me qellim :
 qe te vendoset drejtesia sociale,
 te korrigjohet personi dhe
te parandalohet kryerja e veprave te tjera penale.  
Sistemi i denimeve perfaqeson teresine  e llojeve te denimeve kryesore dhe plotesuese qe caktohen kunder personave qe deklarohen fajtore per kryerjen e veprave penale te parashkikuara ne KP.
Ne numrin e denimeve qe nuk lidhen me heqjen e lirise jane gjobat, denimet plotesuese dhe ato alternative te denimit me burgim.
Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:
 1. Me burgim të përjetshëm
  2. Me burgim
  3. Me gjobë
Për personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime kryesore:
  1. Me burgim
  2. Me gjobë



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME