Metodat, Metodologjia, Llojet e Metodave.

Metodat, Metodologjia, Llojet e Metodave.
Kursi synon t`i përgatisë studentët të flasin një gjuhë të përbashkët metodologjike që bën të mundur që studentët të arrijnë një pjekuri në kërkimin shkencor ku të kritikojn njëri- tjetrin të bashkëpunojn me njëri-tjetrin duke patur një
bashkëpunim të tillë nga aspekti metodologjik, pavaresisht deges specifike. Nje nga funksionet bazë të metodologjise eshte pikerisht ky: I. standartizimi disiplinor dhe gjuha e përbashkët. Për disa disiplina si. p.sh.,shkenca Politike është e pamundur te flasësh për të si per nje dege te veccantë nëse, mungon nje kuptim i perbashkët dhe nëse është e pamundur te bihet dakort per metodat e perdorura ne kete discipline (shih European Thematic Network for Politicat Science/EPSNet, 2003:2). Pra, identiteti disiplinor i seciles degë varet sa nga permbatja teorike dhe ceshtjet, shqetësimet e përbashkëta që ngre aq dhe teresia e metodave që perdor.
2. Funksioni i metodave lidhet me legjitimitetin që perdorimi I sakte I metodave I jep punimeve shkencore te bera në institucione të ndryshme akademike e kërkuese në të gjithe globin. Megjithese disa pozicione teorike mund te jenë më, të privilegjuara në universitetet e disa vendeve me shume se në të tjera-p.sh teorite post-strukturaliste nuk shihen me aq besim ne SHBA sesa mund te shihen ne France (shih me poshte te pjesa teorike)-per sa kohe qe metodologjia e perdorur eshte rigoroze, konsistente me teorinë e perdorur, koherente dhe shkencerisht e pranuar si e tille, ajo e ben punimin shkencerisht te vlefshem dhe te besueshëm. Ne kete mënyre, metodologjia eshte nje lloj 'pasaporte' e kerkimit shkencor per t'u pranuar si e barazvlefshme ne cdo hapesirë e institucion tjeter ku behët shkencë.
Studimet e degeve te shkencave humane dhe shkencave sociale ne vendet ish-komuniste kane pasur probleme te theksuara ideologjizimi para viteve 90. Keshtu, psh dege si filozofia dominohej vetem rrymat marksiste dhe metodat e perdorura ishin ato metoda te cilat ishin ideologjikisht te pranueshme. Po ashtu dhe disiplina si historia, gjeopolitika, marredhëniet ndërkombëtare etj influencoheshin nga ligjerimi dominant politik (mbi lidhjen e ideologjise me historine ne tekstet shkollore shqiptare te para 90 shih Egro, (2007) Historia dhe Ideologjia. Nje qasje Kritike e Studimeve Osmane ne Historiografine moderne shqiptare, Tirane: Maluka)
Fundi i viteve 80-fillim i viteve 90 pa nje zhvillim te jashtezakonshem ne shkencat sociale dhe ne vendet e Evropes Perëndimore dhe SHBA. Shume të vërteta të padiskutueshme ne lidhje me 'Lindjen, Perendimin', 'aktori racional', 'interesi kombëtar' etj , që u bene objekt diskutimesh sidomos në disiplina si marrëdhëniet ndërkombëtare, shkenca politike etj, Bashkë me rënien e ketyre supozimeve me botën e  e vërteteë, u lekund dhe pushteti i padiskutueshëm deri atëher I empiricizmit  dhe nën-IIojeve të tij. Gjithashtu, ndarja mes disiplinave filloi te shihej jo me aq e ndarë me thikë sa para rënies së perdes së hekurt. Ne marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në shkencat politike, studiuesit filluan te perdorin metoda kerkimi të perdorura tradicionalisht ne disiplina si antropologjia, studimet kulturore si puna etnogafike apo te mësonin nga shkencat humane dhe posaccerisht nga linguistika, semiotika etj (sidomos në lidhje me metoda si analiza e ligjërimit apo analiza dokumentare). Interdisiplinariteti u ndoq nga një tendencë dhe këtu vlen të theksohet se kjo tendecë sa vjen e rritet, kombinimi i metodave sasiore me metodave cilësore, pra kjo tendency mund të themi se sot po mbizotëron.
Në themelet e ccdo kërkimi shkencor qëndrojnë metodat ose me emrin e tyre grek, methodas. Sicc e saktëson Jonathan Grix ne librin e tij 'ccmitizimi hulumtimit pasuniversitar: Nga Master! ne Doktorature' (2002), njeri kuptim i metodave është 'rruga drejt dijes'  Kuptimi i dyte i fjales do te thote 'reflektime mbi perpjekjen per te mbledhur dije . Këto dy kuptime nuk jane ekuivalente, pra të
njëjta: Nëse kuptimi i parë thekson mënyrën e arritjes drejt dijes, kuptimi i dyte shpreh nevojën e reflektimit mbi këtë mënyrë. Dmth, koncepti i metodes mbart në vetvete si kuptimin strategjik (dmth mënyrën se si të gjejme materiale) dhe atë meta-teorik (pse keto menyra dhe jo disa tjera? Cilat jane implikimet e zgjedhjeve tona metodologjike)? Keto dy pyetje qe me linden nga vete kuptimi i termit, jane pyetjet baze te ketij kursi. Keto të dyja janë të lidhura në mënyre të pazgjidhshme sepse ccdo vendim që ne marrim mbi strategjitë qe do të përdorim, bazohet mbi disa premisa dhe presupozime se si punon bota, si mund te dime në x, y mbi botën sociale dhe cc'farë gjendet aty jashte dmth në botën reale.
-Nëse lënda Kërkimi shkencor është më tepër e fokusuar në reflektimin mbi përpjekjen për të mbledhur dije, ky kurs kete semester perqendrohet me shume në rrugët me ane te cilave ne gjejme dicka, ose i japim pergjigje nje pyetjeje qe kemi ngritur per tezen e diplomes por jo vetëm kaq ne mund të përpiqemi ta drejtojm temën tonë të diplomës drejt një kërkimi ku të mbajmë parasysh pyetjen e parë “rruga drejt dijes”.
Nje dallim i rendesishem midis Metodave dhe Metodologjise:
Jonathan Grix i Universitetit të Birminghamit ne Angli bën nje dallim te qartë midis  metodave dhe metodologjisë. Sipas tij, metodologjia i referohet logjikës që e përshkon një kërkim shkencor në tërësi dhe me kufizimet dhe potencialet e teknikave dhe procedurave kërkimore të vecanta, Si e tille, metodologjia ka te beje me nje gamë konceptesh dhe kuptimesh rreth Botes sociale dhe marredhenies tone me këtë botë. Metodat janë vecse mjetet, teknikat dhe proccedurat me të cilat ne analizojme materialin empirik dhe arrijme në rezultatet e kërkimit shkencor,pra e thenë me fjalë më të thjeshta metodologjia është një gamë e madhe e kerkimit shkencorë, një shumësi metodash ndërsa metoda është një rrugë shum më konkrete.
Të kërkuarit dhe të shkruarit akademik dallon në shumë aspekte nga profesione të tjera te ngjashme sic janë të krijuarit artistik apo te raportuarit mediatik apo punes administrative. Megjithatë ka nje gjë të perbashket me keto profesionë: hulumtimi shkencor kërkon që më e pakta të njihen veglat e punës. Ndonjëhere njohja e këtyre veglave të punës eshte vitale: puna kërkuese pa njohjen e këtyre veglave jo vetëm që s'mund të behet mire por ka mundesi që të jeteë e pamundur.

Ne kete aspekt, hulumtimi akademik nuk eshte dhe aq i ndryshëm nga puna e rrobaqepesit: si mund te punojë një rrobaqepes pa ditur funksionin dhe përdorimin e gërshërëve, metrit, etj? Secila vegël ka funksionin që lidhet
rrobaqepes pa ditur funksionin dhe përdorimin e gërshërëve, metrit, etj? Secila vegël ka funksionin që lidhet me nje aspekt dhe me nje faze ose hap te qepjes se rrobave. Keshtu dhe metodat e ndryshme korrespondojne me nje lloj te caktuar hulumtimi, me nje pyetje specifike qe ngremë dhe me pozicionin tonë teorik apo etik mbi nje ceshtje. Jo më pak, përzgjedhja e metodave varet nga premisat e ndryshme ontologjike dhe epistemologjike te autorit apo te shkolles teorike ku ai bazohet. Përvecc rrugëve me anë të të cilave arrijmë te rezultatet kerkimore ose te e ''verteta, metodologjia në këtë kurs do të përfshijë dhe hapat e procedimit kërkimor si dhe aspekte qe lidhen me leximin kritik, te menduarin kritik, hapat e kerkimit shkencor dhe ne fund . me shkrimin akademik. Shkrimi akademik duhet te shihet si nje zhaner krejt i veccante dhe i dallueshëm nga të shkruarit për median, te shkruarit letrar apo per funksione te tjera. Elementet e shkrimit akademik dhe hapat e procedimit kerkimor do te shtjellohen në orët në vijim.
C'farë është shkenca; si ndryshon shkencat sociale nga shkencat e natyrës?
Njëri perkufizim shume minimalist dhe pozitivist i shkencës është ai si një përdorim objektiv të shqisave. Sipas Chalmers:
'Ajo c'ka e bën shkencën e'vecantë prej fushave të tjera të mendimit është se bazohet mbi fakte. Kjo presupozon se faktet jane ide rreth botës të cilat kanë dalë si rezultat përdorimit te paparagjykuar dhe te kujdesshëm të shqisave tona. Pra, shkenca bazohet mbi atë c'ka shohim, dëgjojmë dhe prekim më shumë se sa mbi opinione personale apo imagjinate. Nëse vëzhgimi I botës bëhet në mënyrë të kujdesshme dhe te paparagjykuar, atëhere faktet që dalin si rrjedhoje e këtij vezhgimi do të përbëjnë patjetër bazën e sigurtë dhe objective të shkences (Chalmers, 1999:1).
Sipas ketij perkufizimi, c'fare nenkuptohet ne lidhje me punen shkencore dhe menyren si arrihet? Nenkuptohet qe eshte e mundur qe fenomenet   shoqerore te vezhgohen ne menyre krejt objective dhe jo emocionale. Sipas ketij perkufizimi te shkences, vezhgimi I botes sociale nuk eshte i ndryshem nga vezhgimi i botes natyrale.
Sipas nje te kuptuari tradicional dhe pozitivist te shkences, parimet baze te nje punimi shkencorjane te pakten 4:
•           Vlefshmeria (e te vertetes ose cfaredoje tjeter qe vezhgoni).
Besueshmeria (apo replikueshmeria e matjeve dhe gjetjeve te punes kerkimore ne nje kontekst tjeter me te njejtat vecori si ne rastin e pare te vezhgimit, ne cfaredo momenti tjeter)
•           Objektiviteti
•           Pergjithsueshmeria (e gjetjeve)
Objektiviteti mund te perkufizohet si nje bindje se ekziston nje lloj sistemi i perhershem antistorik, te i cili mund te bazohemi per te percaktuar natyren e racionalitetit, dijes, te vertetes, te se mires e te keqes ose te se drejtes. (Bernstein, 1983: 8). Kufizimi: Mosmarrja parasysh e te shkuares dhe e kontekstit historik te formimit te nje realiteti social, c'fare e beri te mundur dhe jo vetem ca e shkaktoi.
Besueshmeria: Te njejtat matje marrim ne kushte te njejta, variabla te njejta. POR, nje kritike e ketij kriteri eshte se kushtet sociale nuk jane kurre identike: Psh. dhe mos te ndryshoje asgje nga konteksti ne te cilin ne bejme intervista ne nje kohe x dhe ne nje moment tjeter y, te intervistuarit mund te rriten ndryshojne fizikisht. Keshtu studiuesft I duhet te vertetoje se nuk ka lidhje mes ketij ndryshimi dhe te dhenave te kerkimit shkencor.
Pergjithsueshmeria: Universaliteti
Sa me e madhe eshte pergjithsueshmeria, aq me i madh suksesi i punes kerkimore!
Objektivat e Shkences sipas ketij kuptimi pozitivist:
Cdo studim shkencor ka per objektive si te shpjegoje ashtu dhe te parashikoje per te ardhmen.
Sipas studimeve me qasje pozitiviste, puna kerkimore behet kryesisht empirike, pra qe bazohet mbi real itet te vezhgueshem me sy. Ashtu si ne shkencat natyrore, (psh ne fizike), suksesi i nje punimi te mire ne shkencat sociale eshte kur parashikimi del i vertete. Keshtu, metoda eksperimentale ka qene per shume kohe dominante dhe ishte baza e parashikimeve shkencore dhe ne fushat sociale, te pakten deri nga fundi i viteve 80.
Kufizimet e ketij perkufizimi pozitivist te shkences:
Njerez te ndryshem mund te shohin te njejtin objekt dhe te vezhgojne te njejtin fenomen shoqeror me te njejtin angazhim serioz dhe perqasje objective; megjithate ata mund ta shohin kete object nga pikeveshtrime dhe perspektiva te ndryshme.
1.  Pra pikeveshtrimi nga i cili e shohim nje fenomen, ka implikime direkte dhe per zgjedhjen e metodave per te analizuar kete fenomen shoqeror.
2.   Ligjet universale te fizikes nuk aplikohen ne realitete sociale qe jane shume me te komplikuara dhe me diverse sesa realiteti natyror: Ne veprojme brenda nje konteksti te caktuar, me specifiken e vet dhe dinamiken e vet sociale.
3.  Bota sociale eshte shume me e nderliktiar dhe e paparashikuar sesa laboratori ku behen eksperimente. Pra, Metoda eksperimentale nuk funksionon gjithmone sepse, a.Ndryshe nga metoda eksperimentale ne laborator (ne rastin e shkencave te natyres), rastet e studimit ne shkencat sociale ndikohen nga shume variabla te ndermjetem, pra faktore kontesktuale. Psh. Nese do te vrojtojme sesi lidhet'liberalizmi i vizave Schengen per qytetaret shqiptare' me 'rritjen e numrit te emigranteve nga Shqiperia drejt vendeve te BE-se' dhe e vezhgojme kete lidhje si para liberalizimit ashtu dhe pas (per te pare efektet), ka gjitiisesi faktore kontekstuale si p.sh nje krize ekonomike e mundshme ne Shqiperi apo ne BE qe mund te nderhyjne ne marredhenien mes liberalizimit dhe numrit te emigranteve.
b. Ndarja mes vrojtuesit dhe te vrojtuarit nuk eshte e prere me thike: Sipas Karl Popperit (te Iibri i tij ', ndryshe nga shkencat natyrore, ne shkencat shoqerore ne hasemi me nje
veprim te ndersjellte dhe te nderlikuar nepermjet vrojtuesit. Psh. Ndersa objekti jone i analizes mund te jete 'konflikti etnik' ne nje vend te caktuar, duke shkruar mbi kete ceshtje, realiteti i 'konfliktit' perforcohet. Jo me kot, studiuesit e qasjeve kritike thone se studiuesit kane pergjegjesite e tyre jo vetem nepermjet analizes qe u bejne fenomeneve sociale por dhe perzgjedhjes se objektit te tyre te analizes. Pra, pershkrimi i nje 'realiteti' social shpesh reifikon, pra perforcett dhe legjitimon kete realitet social. Psh. Ne rastin e Marredhenieve Nderkombetare, mund te argumentojme se nepermjet te folurit shume per konceptin e anarkise te sistemit nderkombetar dhe te rregullit te brendshem qe ekziston vetem brenda shteteve, studiuesit realiste kane perforcuar nje realitet social te caktuar. d. Shumellojshmeria e realiteteve sociale: Te folurit mbi nje realitet social do te perjashtoje dhe beje te pamundur te folurit mbi nje realitet tjeter.  Pra do te perfshijme gjithmone disa zera e perjashtojme te tjere.
c, Parashikimi i nje ngjarjeje pergatit terrenin dhe mundesine per nje ngjarje a realitet social. POR kujdes: parashkimi i nje ngjarjeje mund te sjelle dhe parandalimin e saj. Pra perzgjedhja e objektit tone te analizes eshte nje ceshtje etike dhe nuk mund te jete krejtesisht neutrale (objektive) !
Termat Baze
-Pozitivizmi  eshte  perqasja  e  fenomeneve  sociale  si  atyre  ne  natyre  (molekulat-
Sociologjia dhe Comte-fizika shoqeria)
-Empiricizmi ka te njejtin premise si pozitivizmi se ne thjesht kemi nevoje per fakte
objective. I vetmi dallim eshte se pozitivizmi eshte teoria ndersa empiricizmi eshte
metodologjia. Te dy bazohen ne hipotezen se faktet objective mund te vezhgohen e te
mblidhen pa u ndikuar nga interpretimet e ndryshme..
Metoda eksperimentale dhe e vezhgimit !
-Subjektivizmi: Impakti i ndergjegjes dhe karakterit njerezor ne sesi e sheh boten. Fokus
ne eksperiencat e ndryshme te gjithsecilit dhe menyres se si e interpretojme boten.
-Idealizmi: Fokus mbi idete-Idete luajne rolin e strukturave dhe shkaktojne veprimet
shoqerore. Rregullat dhe respektimni I tyre: keshtu, rregullat ekzistojne dh reflektohen nepermjet veprimit njerezor. Nderkohe, veprimi shoqeror nuk ka. kuptim jashte interpretimeve dhe kuptimeve qe ne I japim. Jeta shoqerrore mund te shpjegohet vetem nepermjet zgjedhjes dhe kuptimit qe njerezit I japin ngjarjeve dhe veprimeve. -Pozicione te ndermjetme qe mundohen te lidhin urat mes subjektivitetit dhe objektivitetit, ose mes perspektivave qe privilegjojne strukturen dhe atyre qe privilegjojne agjentet ose veprimin njerzor. Sipas Anthony. Giddens ka argumentuar qe veprimet ton ate perditshme kane vertet kuptime te ndryshme per ne, por ato ne njejten kohe edhe riprodhojne struktura shoqerore, qe me pas Iimitojne hapesiren e veprimeve tona (Giddens, 1984; 1996). Teoria e 'strukturimit' e Giddens (1987) eshte rrekur te gjeje nje rruge te mesme ne debatin e forte te dy dekadave te fundit mes 'agjensise dhe struktures5 (Shih leksionin e javes II)
-Post-modernizmi: Kjo eshte nje 'kishe' shume e gjere, asnje consensus per emrin. Postmodernizmi I referohet nje perspective kulturore sipas te ciles dija eshte locale dhe jo universal dhe aksidentale ose e rastesishme, qe do te thote se nuk ka standarte universal por vetem kontekste te caktuara dhe specifike qe mund te percaktojne kriteret e matjes dhe gjykimit te rasteve (Shembuj)
-qasjet post-moderniste kane te njejtat premise anti-themelore (anti-foundational) me metodologjite feministe (shembuj) -Post-strukturalizimi: Qasja metodologjike qe i pergjigjet post-modernzimit!
Historiku i revolucionit te Shkencave Sociale ne shek 20 dhe pas Luftes se Ftohte
-Ne fillimet e shek 20-shohim nje departamentalizim te Shkencave Sociale, pra disiplinat si shkencat politike, sociologjia, psikologjia etj ndahen dhe institucionalizohen si disiplina me vete, Kjo eshte kishe qene e paimagjinueshme per studiues te meparshem, psh si I. Kant apo dhe M. Ëeber te cilet kishin shkruar punime 'sociale5 shkencore por jo domosdoshmerisht ne shkenca politike apo marredhenie nderkombetare. Ky departamentalizim i shkencave sociale solli profesionalizimin e metejshem te studiuesve si dhe tendencen e kopjimit te shkencave te natyres ne shkenca sociale. Kjo ishte e dukshme vecanerisht me te ashtu-quajturin ;grupi i Vjenes' i viteve 30 dhe 'pozitivizimit logjik' te studiuesve te saj. Gjuha e kesaj rryme perfshinte terma si variablat, hipoteza etj.


Metoda ishte kryesisht eksperimentimi dhe vezhgimi i drejteperdrejte. Sipas ketyre studiuesve, fakte sociale: revolucionet sociale ndjekin logjiken e revolucioneve natyrore. Pas Luftes se Dyte Boterore, dhe ne fillim te viteve 50, Teoria e Zgjedhjes Racionale u be dominante ne Shkencat Sociale ne SHBA dhe Evropen Perendimore. Premisa Baze e kesaj teorie ishte se njerezit perpiqen te minimizojne humbjet dhe friken dhe maksimizojne perfitimin. Metodologjikisht, kjo qasje teorike sorri modelin e 'aktorit racionaP dhe nentipe tetij.
Nje ndryshim te madh ne kete qasje solli 'pragmatizmP i Herbert Mead dhe fokusi i tij mbi nderveprimin social. Parimet baze te pragmatizmit te Mead jane te pakten 4:
1. Nuk ka realitet objektiv I cili ekziston atje ne menyre te pavarur. Ne te kundert realiteti krijohet vazhdimisht si pasoje e veprimeve te njerezve dhe bashkeveprimit te tyre ne shoqeri.
2.  Kujtesa dhe dija e njerezve eshte selektive. Ca do te thote kjo? Njerzit mbajne mend ate dije dhe zhvillojne ate dije per boten qe u duhet dhe mund te bejne ndryshime kur keto dije nuk u hyjne me ne pune. Kjo vlen dhe per kujtesen ose impresionet qe mbahen.
3. Nga kjo rrjedh edhe ajo qe njerzit i identifikojne objektet sociale dhe fizike ne bote sipas funksionit qe keto kane per ta.
4. Se fundmi, mund t'l kuptojme njerezit vetem duke analizuar se c'fare bejne, Dmth, c'fare praktikash ndjekin. C'fare rregullash ndjekin, c'fare ritesh ose praktikash komunikimi ndjekin ose shpikin?
Po t'i permbledhim tre elemente jane kyc per nderveprimin simbolik:
1.  fokusi mbi bashkeveprimin mes botes shoqeroe dhe aktorit
2.   si aktori ashtu dhe bota shoqerore shihen si procese dinamike dhe jo si struktura statike, apo si objekte te pandryshueshme
3. Aftesia e aktorit per te interpretuar botes. Ketu ndergjegja nuk eshte e vecuar nga veprimi dhe nderveprimi por eshjet pjese integrate me te dyja.
Ne vitet 60, shohim nje revolucionarizim te shkencave sociale sidomos me strukturalizmin dhe punimet e Barthes, Levy-Strauss etj. Sipas ketyre studiuesve, veprimi i 'aktorit racionaP kufizohet dhe mundesohet nga struktura sociale ose gjuhesore te caktuara. Ne fundin e viteve 80 ndodhi vala e dyte e ndryshimeve ne shkencave sociale


dhe dalja ne pah e rrymave kritike, sipas te cilave studiuesi dhe objekti i studimit jo vetem qe nuk jane te ndara nga njera tjetren por ne fakt 'krijojne njeri-tjetrin'.
Llojet e Metodave dhe Perdorimi i tyre
Ne varesi te ketyre perspektivave dhe teorive qe I mbartin keto, kerrii metoda te Cilesore
dhe Sasiore! Metodat sasiore jane ata qe bazohen mbi nje numer te madh njesish analize
perpiqen te krijojne lidhje korrelacioni mes variablave ne nje konteskt gati-gati
eskperi mental.
Kritika e metodave sasiore:
Disa nga kritikat me te shpeshta qe marrin hulumtuesit qe bazohen ne metoda sasiore jane si me poshte:
1.  hezitojne te bejne lidhje shkakore mes variableve dhe limitohen tek lidhjet korrelative,          
2.  neglizhojne shume shpesh kontekstin specific kulturor dhe social ne te cilen operojne 'variablat"qe masin.
3.         perqendrohen kryesisht ne matje dhe rrjedhimisht e kane te veshtire te masin permbajtjen e koncepteve te tilla si besim 'devijim', 'mirekuptim' etj,
4.  pretendojne se studimet e tyre jane objektive dhe te 'pastra' nga cdo lloj subjektiviteti, por harrojne qe dhe shkencetaret e metodave sasiore jane vete pjese e nje konteksti social dhe pyetjet qe ngrene dhe fokusi i tyre eshte I ndikuar nga ky kontekst.
Matjet ne punimet qualitative: si matet eksperienca njerezore dhe sociale?
-etnografia
-metodat krahasiiupre
-anketimet
-intervistat
-rasti ose 'case study'
-Analize ligjerimore
-Analize dokumentare
-metodat inter-disiplinore ose te kombinuara
10

Pyetje per te reflektuar:
1.         Ku ndryshojne shkencat sociale nga shkencat humane (ose humanitetet si historia, teori e letersise etj)
2.         C'fare eshte shkencore rreth 'shkencave politike' dhe 'shkencave te komunikimit'
3.         A duhet qe punimi shkencor te vieresohet mbi kritere te tjera te 'jashtme' pervec besueshmerise, objektivitetit dhe pergjithsueshmerise?

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME