Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; Studimet e larta për letërsi I bëri në Universitetin e Tiranës dhe 2 vite në Institutin Gorki në Moskë; Punoi në gazetën Drita; Drejtoi revisten „Les lettres albanaeses‟;
Ishte aktiv në jetën politike dhe kulturore deri në vitet e 90-ta kur u largua për në Paris Së fundi është kthyer në Shqipëri; Laureat I shumë çmimeve kombëtare de ndërkombëtare;
Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK; Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972); Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”
Frymëzime djaloshare poezi - 1954 Endërrime poezi - 1957 Shekulli im poezi- (1961 Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963 Përse mendohen këto male poezi - 1964 Dasma - 1968 Motive me diell poezi - (1968) Kështjella- roman - 1970 Kronikë në gur - roman - 1971 Koha (1976 Dimri i madh - roman - 1977 Ura me tri harqe - 1978 Kush e solli Doruntinën - roman - 1979 Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980 Nata me hënë - 1985 Koha e shkrimeve - 1986 Koncert në fund të dimrit - 1988 Vepra Letrare - 1981-1989 Dosja H - 1990 Përbindëshi - 1991 Piramida - 1992 Shqipëri - 1995 Pallati i ëndrrave - 1996 Dialog me Alain Bosquet - 1996 Spiritus - roman- 1996 Kushëriri i engjëjve - ese- 1997 Poezi - 1997 Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. - ese - 1998
Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998 Ikja e shtërgut - tregim - 1999 Qorrfermani - roman – 1999 Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999 Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000 Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000 Breznitë e Hankonatëve - 2000 Vajza e Agamemnonit - 2000 Bisedë përmes hekurash - 2000 Elegji për Kosovën - 2000 Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000 Unaza në kthetra - 2001 Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim) Qyteti pa reklama- roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut- roman - 2002 Princesha Argjiro-lektyrë - 2003 Pasardhësi - roman - 2004 Shkaba - 2004 Ftese ne studio- 2004 Dantja i pashmangshëm - 2005 Identiteti evropian i shqiptarëve- 2006 Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006 Hija (roman)- 2007 Spiritus - 2007 Çështje të marrëzisë Poshtërimi në Ballkan
Muzgu i perëndive të stepës Darka e gabuar - roman - 2008 E penguara- roman - 2009 Aksidenti - roman - 2010 Ca pika shiu ranë mbi qelq - poezi Ditë kafenesh- novelë Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010 Stinë e mërzitshme në Olymp Vepra 1 Vepra 2 Vepra 3 Viti i mbrapshtë Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë - 2011 Çlirimi i Serbisë prej Kosovës- 2012
është shkrimtari më I njohur shqiptar në botë; Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës ; është autor I veprave që tejkaluan socrealizmin letrar në Shqipëri; Një pjesë e veprave të përmbajnë në vete elemente nga „njeriu I ri‟, mirëpo pjesa tjetër u krijua si identitet personal;
Në skenën botërore hyri me romanin “Gjenerali I ushtrisë së vdekur” Vepra e tij ndikoi kërkimin e jetës jashtë kufijve të vendit; Romanet e tij u cilësuan lart nga kritikët;
Kadare shkruan për fëmijërinë, për rininë, për historinë, për legjendat, për figurat historike dhe legjendare, për jetën dhe vdekjen, për dosjet, muranat, flijimet, për luftrat e për paqen, për misterin e për ëndërrat; Tematikat e letrave: ndjesite personale dhe sjelljet e shoqërisë dhe individit;
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka shkruar tregimin, novelën dhe romanin; Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”; Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.
Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë; Marrëdhënia varr-jetë është një nga vijat themelore të tematikës së krijimtarisë që qet në krye në këtë roman
Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke; Temat: mbijetesa dhe qëndresa; Përdorë krijimtarinë epike
Me këtë roman I.Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me "pafajësinë" e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës. Me këtë vepër Kadare bëri përpjekjen e parë për t'i dhënë vlerë letrare së zakonshmes, së rëndomtës, madje së shëmtuarës dhe absurdes
Lidhje e jetës me vdekjen dhe anasjelltas; Besa dhe ringjallja e të vdekurit për të mbajtur fjalën e dhënë; Baladë gojore; Rrëfim dramatik;
Sulmon hapur regjimin politik në atë kohë në Shqipëri; Kundër jetës nën diktaturë dhe kundër sistëmit politik; Kjo prozë është e banuar nga ëndërrëfyes, nëpunës, interpre tues, ëndërra që parandjellin fat ose ndjellin kob a dëftojnë rrezik, ëndërra të bashkësisë apo individuale, ëndërra të rëndomta dhe bash-ëndrra…
Ky libër ka për temë besën, gjakmarrjen dhe kanunin në pjesën veriore të Shqipërisë. Personazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni. Kadare e përcakton Kanunin si kontekst negativ, dhe si një etikë e vjetëruar, mbi të cilën duhet ndërtuar jetën e re
Realiteti në trajtë miti dhe zhvillimi fantastik, duke avancuar idenë e rrezikut nga jashtë e nga brenda (kalit të Trojës) për pushtimin e qytetit dhe mundjen e armiqëve që vijnë nga jashtë e nga brenda
Mit, histori, monumentalizëm, pak deklarativizëm dhe pak ritëm lirike me shikonfiguracioni I poezisë së Kadaresë; Megjithë dimensionin e lidhjes me kontekstin politik e kulturor dhe të një lloj ndikimi ideologjik në konceptet letrare-estetike Kadare thyen kufijtë që përveq lexuesve shqiptar, të këtë edhe lexues të huaj.