Tema: Teoritë mbi Demokracinë
Elementet kryesore te demokracisë janë:
-Sovraniteti popullor,
-qeverisja e se drejtës shteti ligjor.
-ndarja dhe kufizimi i pushtetit.
-zgjedhjet e lira të drejtpërdrejta dhe pluraliste.
-sigurimi dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
-pluralizmi politik dhe ekonomik.
-përgjegjësia politike.
-procedura demokratike e ,marrjeve të vendimeve.
-kultura dhe toleranca politike.
Format e demokracisë sipas kriterit historik:
1-Demokracia e poliseve greke.
2-Demokracia liberale borgjeze.
3-Demokracia socialiste e bazuar në diktaturën e proletariatit.
4-Demokracia bashkëkohore e bazuar në shtetin modern juridik.
Sipas raporteve të demokracive me raportet shoqërore dallojmë:
1-DEMOKRACINË FIKTIVE
Mospërputhja e plotë në mes te parimeve demokratike të proklamuara me aktet juridike dhe politike te një shteti dhe praktikës së shkeljes flagrante të këtyre parimeve .
2-DEMOKRACIA FORMALE
Ku me akte kushtetuese dhe ligjore proklamohen parimet demokratike dhe barazia para ligjit kurse, në jetën e përditshme këto parime nuk realizohen por cenohen dhe shkelen nga organet dhe institucionet shtetërore.
3-DEMOKRACIA REALE
Ku parimet demokratike të proklamuara me akte juridike dhe politike zbatohen dhe materializohen nga organet dhe institucionet shtetërore.
Parimet demokratike në vetvete janë parime të jetës politike dhe shtetërore, janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet dhe zhvillohet një shtet, por edhe i tërë sistemi politik dhe institucional i një kombi.
Një demokraci e pastër është demokraci e bashkëndarjes dhe e frymës së lirisë dhe barazisë, është arsye e fuqishme e shtetit dhe bashkëudhëtare e fatit të kombit drejt të ardhmes së tij.
Demokracia e vërtetë nxjerr autoritetin nga mesi i popullit dhe e legjitimon atë përmes votës së lirë dhe zgjedhjes së zyrtarëve nga të zgjedhurit. Në këtë mënyrë demokracia realizon vullnetin e tyre të lirë për të bashkëvepruar dhe qëndruar në një hap me vullnetin e tyre dhe vullnetin politik të të zgjedhurve.
Një demokraci e tillë jo vetëm është formë e jetës politike ,por edhe e tërë sistemit politik-shoqëror , madje prek edhe kulturën duke i dhënë asaj vendin e plotë si degëzim në këtë tempull të përbashkët të bashkësisë së organizuar dhe pjesmarrjes aktive brenda kombit.
Duke e parë demokracinë në këtë mënyrë e kemi shumë të lehtë të zbulojmë karakterin e pluralizmit, unitetit, formës së vecantë të saj në shtet dhe ndryshimet pozitive brenda popujve që janë prekur nga fryma e demokracisë dhe parimet e saj si rregullatore ekzistenciale e jetës politike-shtetërore dhe kombëtare.
Meqë shumica nuk mund të qeverisë vet jetën e shtetit, ajo ka zgjedhur metodën më të mencur demokratike në historinë e saj, atë të zgjedhjes nëpërmjet dhënies së besimit të të zgjedhurve me anë të votës së lirë, të fshehtë dhe demokratike.
Ky aspekt i rëndësishëm i jetës demokratike të një shteti tregon se demokracia është sistem legjitim, i cili nxjerr në skenë të zgjedhurit nga zgjedhësit apo fytyrën e (qeverisjen e popullit nga populli për popullin A. Linkoln).
Me këtë kuptojmë se demokraci do të thote qeverisje e ligjshme e popullit, e mbrojtur ekskluzivisht nga kufizimi i elementeve demokratike me anë të vetqeverisjes sipas ligjeve dhe kushtetutes së shtetit si dhe në përputhje me vullnetin thelbësor të popullit.
Kjo nevojë ekstreme e kufizimit të elementeve demokratike nënkupton kufizimin e duarve të pushtetit për të mos abuzuar me të, por e gjithë kjo të shpërndahet sipas ligjeve qeverisëse, kushtetutës së shtetit dhe ndarjes së pushtetit (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor).
TEORIA TOTALITARE
Është sistem gjithpërfshirës sundimi politik që arrihet me manipulim ideologjik, terror e dhunë të hapur.
Totalitarizmi ndryshon prej autokracisë dhe autoritarizmit sepse kërkon “pushtet të plotë” përmes politizimit të çdo aspekti të jetës shoqërore.
Derisa autoritarizmi ka qëllime më modeste në monopolin e pushtetit politik duke përjashtuar masat nga politika, totalitarizmi nënkupton zhdukjen e menjëhershme të shoqërisë civile.
ABSOLUTIZMI
Është teoria apo praktika e qeverisjes absolute, më shumë e lidhur me një monarki absolute.
Qeveria është absolute kur zotëron pushtet të pakufizuar, pra s’mund të pengohet nga ndonjë faktor jashtë saj.
TEORIA E LIBERALDEMOKRACISË
Liberaldemokracia është formë sundimi demokratik që drejtpeshon parimin e qeverisjes së kufizuar kundrejt idealit të pajtimit popullor.
Veçoritë e saj “liberale” pasqyrohen në një rrjet kontrollesh të brendshme e të jashtme mbi qeverinë që kanë për qëllim garantimin e lirisë dhe mbrojtjen e qytetarëve nga shteti, ndërkaq fryma e saj “demokratike” mbështetet në një sistem zgjedhjesh të rregullta konkuruese, të zhvilluara mbi bazën e barazisë politike.
Liberalizmi si teori e marrëdhënieve ndërkombëtare, ka qenë dy herë në krye të interesit të hulumtuesve në fillim të shekullit të 19-të dhe në fund të shekulli 20-të.
Përkrahës të teorisë liberale:
Montesquieue , John Lock , Imanuel Kant, Jasque Rouseau, John Stuart Mill, Adam Smith, David Ricard.
TEORIA POLIARKIKE
Rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë “sundim i shumicës”.
Përgjithësisht i referohet institucioneve dhe proceseve politike të demokracisë përfaqësuese moderne. Veçoritë e saj kryeore sipas Dalit janë: qeveria në duart e zyrtarëve të zgjedhur, zgjedhje të lira e të ndershme, të gjithë të rriturit me të drejtë vote, e drejta për t’u zgjedhur është e pakufizuar, liri e shprehjes dhe e kritikës, etj.
TEORIA RADIKALE
Teoricientët e radikalizmit mbështeten në masë të madhe në mësimet e Marksit, kurse disa prej rrymave përbëjnë njëfarë tentative për të futur neomarksizmin në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Radikalët e shohin imperializmin si sistem hierarkik ndërkombëtar, i cili u ofron shanse disa shteteve, organizatave dhe individëve në kurriz të të tjerëve. Kjo ilustrohet me pozitën e disa shteteve të vendeve të zhvilluara, të cilat prodhimet që nuk mund t’i shesin brenda, ua shesin vendeve të pazhvilluara, të cilat janë të kufizuara në eksportet e tyre dhe varen drejtpërdrejt nga bota e zhvilluar.
Njëri nga autorët të cilit i referohen radikalët është V. I. Lenini, me konstatimet e tij se mbas copëtimit të tregut, lufta ndërmjet vendeve kapitaliste do të jetë e pashmangshme.
Duke qenë dëshmitarë të faktit se kjo luftë, megjithatë, nuk ka ndodhur, radikalët theksojnë se kapitalizmi bashkëkohor është në gjendje të përdorë metoda më të stërholluara të luftës.
Për dallim nga liberalët, të cilët institucionet ndërkombëtare i shohin si protagonistë pozitivë dhe realistë,ata i fusin ato në radhën e protagonistëve margjinalë, radikalët vënë theksin mbi rëndësinë e tyre të madhe në shtetet e pazhvilluara, ku pikërisht përmes këtyre institucioneve krijohet një rreth i ngushtë elite, i cili përbën transmisionin ndërmjet shfrytëzuesve dhe të shfrytëzuarve.
Dallimet në zhvillim midis shteteve nuk shihen si pasoje e natyrshme e tyre, por si rezultat I marrëdhënieve të pabarabarta dhe të shfrytëzimit.
Në parim, radikalët janë pesimistë për sa i përket mundësisë së ndryshimit të raportit ndërmjet Veriut të zhvilluar dhe Jugut të pazhvilluar dhe të shfrytëzuar, megjithëse përpiqen të japin një projeksion normativ .
Në të thuhet qartë se struktura kapitaliste botërore është e keqe, kurse metodat e saj janë me karakter shfrytëzues dhe se mbi këto baza nuk mund të realizohet kurrfarë sistemi ndërkombëtar i barabartë.
Edhe pse propozimet për ndryshime dallojnë – për disa këto janë idetë e Leninit për një revolucion të ri, kurse të tjerët insistojnë vetëm për reforma ekonomike; sidoqoftë, është evidente se nga kjo shumësi pikëpamjesh e rrymash nuk mund të pritet një përkufizim më i qëndrueshëm.
TEORIA E IDENTITETIT
Teoria e identitetit niset nga koncepti i identitetit të qeverisësve dhe i të qeverisurve.
Ajo bazohet në postulatin e Zhan Zhak Rusosë, sipas së cilit, jo vullneti i shumicës , por vullneti i përgjithshëm duhet të gjejë shprehje në ligj.
Momenti vendimtar për praktikën e teorisë së identitetit qëndron në thënien se uniteti i qeverisësve dhe i të qeverisurve nuk lejon ekzistencën e interesave të veçantae në këtë mënyrë as të grupeve të veçanta. Përfaqësuesit e botëkuptimit antipluralist mbi shtetin njohin si legjitimitet demokratik vetëm plebishitet (referendumet) dhe refuzojnë të gjitha "pushtetet ndërmjetësuese" si partitë dhe shoqatat.
Ato konsiderohen si bartës të interesave të veçanta, ndikimi i të cilaveshkatërron unitetin e qeverisësve dhe të qeverisurve.
Ata synojnë realizimin e koncepteve të tyre në sistemin juridik të varur nga mandati imperativ. Përmes mandatit imperativ, deputetët janë të varur drejtpërdrejtë nga udhëzimet e votuesve, dhe në këtë mënyrë është në çdo kohë e mundur heqja e votëbesimit .
Historia më e re ka treguar se në realitet, nën udhëzimin mbi identitetin e qeverisësve dhe të të qeverisurve, "vullneti unik i popullit" u zbatua në mënyrë të dhunshme, gjë që solli dy sistemet totalitare, sistemin nazist dhe atë komunist. Në dallim nga teoria e identitetit, teoria e konkurrencës nuk niset nga vullneti unik i popullit, por nga interesat dhe grupet e ndryshme të interesave.
Bëhet fjalë për një metodë pragmatike, e cila bazohet në përvojën, sipas së cilës popullsia e një shteti territorial, për shkak të madhësisë dhe shumëllojshmërisë, nuk është në gjendje të qeveriset vetë në mënyrë direkte, por është e varur nga përfaqësimi nëpërmjet partive në formën e një parlamenti të dalë nga zgjedhje të lira.
Thelbi përmbajtësor i teorisë së konkurrencës mbulohet në një masë të madhe nga teoria më e re e pluralizmit, thëniet kryesore të së cilës mund të përmblidhen si më poshtë:
1. Pranohen kontradiktat ekzistuese të interesave në shoqëri.
2. E mira e përbashkët nuk mund të përkufizohet a priori.
3.E mira e përbashkët është rezultat i kompromisit të arritur më pas në luftën e konkurrencës politike.
4.Barazpeshimi i interesave të ndryshme bëhet i mundur me arritjen e një konsensusi minimal mbi rregullat e caktuara të lojës (përgjegjësia). Kjo do të thotë që grupet politike duhet të jenë të afta të bëjnë kompromise. Nëse ato e kuptojnë politikën si luftë botëkuptimesh dhe e konsiderojnë si kundërshtarin e tyre politik armik dhe e luftojnë, atëherë këtij rendi politik pluralist i është hequr baza.
5.Roli i shtetit në shoqërinë pluraliste është në pjesën më të madhe krijimi i kushteve për ekzistencën e këtij ekuilibri dhe për respektimin e rregullave të lojës.
TEORIA E KONKURRENCËS:
Niset nga ekzistenca dhe argumentimi i interesave të ndryshme.
Sipas kësaj teorie, formimi i vullnetit politik në shoqërinë pluraliste duhet të dalë nga procesi i hapur i diskutimeve mes interesave të grupeve heterogjene, për të cilën nevojitet një minimum bindjesh të përbashkëta.
Zgjidhje të drejta absolute nuk mund të ketë për shkak të shumëllojshmërisë së mendimeve dhe konflikteve sociale.
Parimi i shumicës konsiderohet si bazë për marrjen e vendimeve. Natyrisht që nuk duhet të ushtrohet "tirania e shumicës", e cila shkel rregullat demokratike të lojës dhe të drejtat e njeriut, sepse as shumica nuk mund të bëjë çdo gjë.
Përfaqësuesit e zgjedhur, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit të tyre nuk janë të lidhur me detyra të caktuara dhe pas përfundimit të periudhës legjislative i nënshtrohen votimit tëzgjedhësve.
Në këtë mënyrë, demokracia nuk kuptohet si pushtet i popullit, por pushtet me miratimin e popullit.
Teoria ekonkurrencës niset nga ideja e përfaqësimit të demokracisë.