Tema: Jacques-Bénigne Bossuet - Jeta dhe vepra e tij
Bossuet lindi më 27 shtator 1627 dhe vdiq më 12 prill 1704.
Lindi në Dijon (Francë) dhe vinte nga një familje avokatësh nga të dy prindërit.
Paraardhësit e tij kishin mbajtur postimet ligjore për të paktën 1 shek.
Ai ishte peshkop dhe teolog mjaf i njohur për kohën në të cilën jetoi.
Bossuet është konsideruar një prej oratorëve më të mirë të të gjitha kohërave.
Ishte një avokat i fortë i absolutizmit politik, ai argumentoi se qeveria është hyjnore dhe mbretërit e merrnin pushtetin nga Perëndia. Ai ishte gjithashtu politikan dhe oborrtar i rëndësishëm. Në vitin 1642 Bossuet u regjistrua në një kolegj në Navarre (Paris) për të përfunduar studimet e tij klasike dhe për të filluar studimin e filozofisë dhe teologjisë.
Bossuet kishte treguar tashmë në raste të ndryshme shkëlqim oratorik i cili i shërbeu shumë gjatë gjithë jetës së tij. Në një rast të njohur në Rambuje de Hotel, gjatë një mosmarrëveshjeje rreth predikimit të papërgatitur, 16-vjeçari Bossuet u bëri thirrje për të ofruar një predikim aty për aty në orën 23:00.
Bossuet bën një Master of Arts në vitin 1643. Ai mban tezën e tij të parë (tentativa) në teologjinë më 25 janar 1648, në prani të Condé de Prince.
Më vonë në 1648, ai u bë një nën-dhjak në Metz.
Ai u bë një dhjak i plotë në vitin 1649.
Gjatë kësaj periudhe, ai predikoi shumë.
Ai e mbajti tezën e tij të dytë më 9 nëntor 1650.
Pastaj, në përgatitje për priftëri, ai kaloi dy vitet e ardhshme në pension nën udheheqjen shpirtërore të Vincent de Paul.
Në janar 1652 Bossuet hyri në jetën publike. Ai u shugurua prift më 18 mars 1652.
Disa javë më vonë, ai mbrojti shkëlqyer punën e tij të doktoraturës dhe u bë një doktor i Hyjnisë.
Në 1657, në Metz, Bossuet predikoi para Annës së Austrisë, nënë e Louis XIV. Si rezultat, ai mori titullin honorifik të "këshilltarit dhe predikuesit të mbretit".
Bossuet shpejt fitoi një reputacion si një predikues i madh, dhe më 1660, ai predikonte rregullisht para gjykatës në Royal Chapel.
Në vitin 1662, ai predikoi predikimin e tij të famshëm "Mbi detyrat e mbretërve" për Louis XIV në Louvre.
Më 13 shtator 1670, ai u emërua mësues i Dauphin nëntë-vjeçar, djalit të madh të Louis XIV.
Zgjedhja ishte pothuajse fat. Gjeniale e tij ishte mënyra e Bossuet për të hyrë në ndjenjat e një fëmije si Dauphin, i cili ishte nje djalosh i ngathët dhe i zymtë. Ai iu përkushtua kësaj detyre sikur t'i përkushtohej meshtarisë.
Dy prej veprave më të shquara të Bosyese janë:
Politika
Fjalim mbi historinë botërore.
Këto vepra frymëzohen nga i njëjti parim i lartë e ngushëllues, nga parimi se punët e kësaj bote i ka në dorë Perëndia dhe në ecurinë e gjërave njerëzore nuk ka kurrfarë rastësie.
Politika përbehej prej 10 librash dhe vetëm 6 të parat ishin caktuar për edukimin e Dofinit. Ato u përfunduan më 1679, pikërisht atë vit kur djali i Luigjit XIV mbushi 17 vjec dhe kur përfundoi edhe edukimi i tij .
Fillimisht Bosye mendonte se 6 librat e parë do të mund të mjaftonin për edukimin politik të nxënësit të tij, Më 1700 njoftonte se do te rifillonte punën për t'i dhënë dorën e fundit Politikës.
Por shumë shpejt, më 1704, vdekja do të bënte të sajën. Nuk arriti dot të shkruante vetëm përfundimet e veprës. Këtë e bëri i nipi, kryeprifti Bossye, i cili më 1709, e botoi Politikën.
Në dukje, Politika është një tekst mësimor i qartë, me shumë ndarje e nëndarje, por ajo është njëherësh edhe një manual hijerëndë. Trajtohen të gjitha temat klasike të letërsisë politike: parimet e shoqërisë civile, forma më e mirë e qeverisjes, tiparet e mbreterisë, detyrat e shtetasve dhe ato të sovranit, mjetet e Pushtetit mbretëror, armët, financat, këshilli.
Secili prej të dhjetë librave ndahet në kapituj që kanë nëndarjet e tyre të cilat janë rrjedhim logjik i njëra-tjetrës. Kjo bëhet aq bukur sa duket sikur pasqyra e lëndës paraqet gjithë veprën, sikur të ishte një ligjërim i mirëfilltë.
Në një shikim të parë duket sikur të gjitha nëndarjet, të gjitha provat, të gjithë shembujt, janë nxjerrë prej Librave të Shenjta, këtu qëndron edhe origjinaliteti i veprës.
"LIBRI I PARË: Mbi parimet e shoqërisë njerëzore.
Njeriu është krijuar për të jetuar në shoqëri.
Njerëzit kanë vetëm një qëllim, Zotin.
Perëndia, Zoti ynë, është një i vetëm.
Ti do ta duash, pra Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde“të duket sikur po lexon Dhiatën e Vjetër.
Aristoteli thoshte Zoti i krijoi njerëzit për të qenë të shoqërueshem me njëri-tjetrin, ata duhet ta duan njëri-tjetrin për dashurinë e Zotit, por Hobsi e hidhte poshtë duke e quajtur budallallëk me brirë pohimin e Aristotelit se "njeriu është krijuar për të jetuar në shoqëri“ ai thoshte se njeriu nga natyra është i paarsyeshëm dhe i pashoqërueshëm.
Bosye ka përqafuar tezën e Aristotelit kundër asaj të Hobsit?
Jo. Por, duke u nisur nga Aristoteli, përmes mëkatit fillestar, ai do të arrijë tek Hobsi dhe tek njerëzit që "prej natyre janë ujqër për njëri-tjetrin", për të arritur më pas tek nevoja e qeverisjes.
Bossuet thotë:
“Shoqëria njerëzore që u krijua nëpërmjet "lidhjesh të shenjta", u dhunua dhe u shkatërrua nga pasionet”
Familja e njeriut të parë ku njeriu vrau njeriun (Kaini vrau Abelin), përfshiu gjithë racën njerëzore, duke e larguar prej udhës së zotit.
Nuk kishte më besë dhe siguri dhe njerëzit u përfshinë nga pasionet dhe nga interesat që rridhnin prej tyre.
Kështu u bënë të pashoqërueshëm. Qysh atëherë ata nuk mund të bashkoheshin më, nëse nuk do t'i nënshtroheshin të gjithë së bashku një qeverie që "do t'i rregullonte të gjithë".
Vetëm autoriteti i kësaj qeverie, mund të bënte që individi të hiqte dorë nga "e drejta natyrore primitive" për të marrë me forcë atë që i pëlqente.
Kështu lindi e drejta e pronës.
"Përgjithësisht, cdo e drejtë duhet të vije prej autoritetit publik, pa pasur askush të drejtën që të pushtojë apo të dhunojë dicka që i pëlqen".
Tek sovrani përqëndrohot gjithë forca e kombit për ta ndihmuar individin".
Bossuet për anarkinë dhe autoritetin thotë:
Atje ku gjithkush mund të bëjë ctë dojë, atje askush nuk bën atë që do, atje ku nuk ka zot, atje gjithkush ia del për zot dhe atje ku gjithkush ia del për zot, atje të gjithë janë skllevër.
Kjo është anarkia
Nën udhëheqjen e Saul-it dhe të fuqisë së ligjshme, gjithë Izraeli u ngrit si një trup i vetëm. Ata ishin dyzet mijë njerëz dhe të gjithë ishin si një e tërë! Ja se cbën uniteti i një populli kur secili, duke hequr dorë prej vullnetit të vet, e bart dhe e bashkon atë me vullnetin e mbretit".
Për të shpjeguar kalimin nga gjendja natyrore, gjendje e zhvlerësuar për shkak të gabimit të Adamit - tek gjendja shoqërore, Bosye mjaftohet me shpjegimin e figureë se njerëzve u intereson të kenë një kryetar, në mënyrë që të mund të jetojnë në paqe. Kjo e kënaq gjykimin e tij të shëndoshë.
Qysh prej Herodotit, Platonit e Aristotelit, krahasimi i formave të qeverisjes ka qënë cështja më klasike e letërsisë politike. Monarki, Aristokraci, apo Demokraci?
Bossuet përgjigjet se:
Autoriteti mbretëror dhe i trashëgueshëm është forma më e përshtatshme e qeverisjes“ "Sidomos kur trashëgohet në linjë mashkullore tek djali më i rritur".
Monarkia është forma e qeverisjes më e përhapur, më e hershme dhe më e natyrshme. Vetëm nën pushtetin e një kreu je më i bashkuar se kurrë, je më i fortë se kurrë, sepse kështu të gjithë lidhen e bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.
Kjo lloj qeverisje, që në sajë të trashëgimisë mbetet jetëgjatë, e rrit dinjitetin e shtepisë mbretërore dhe dashurinë e popullit për të.
Në shkrimet e Bossuet:
Shkrimet e Shenjta e urdhërojnë popullin e Zotit që të ketë një monarki e cila i zbaton rregullat që përmendëm.
Cilat janë tiparet e Monarkisë sipas Bossuet?
Monarkia është e shenjtë. Mbretërit mbretërojnë si ministrat e Zotit e si shërbyesit e tij mbi tokë. Është përdhosje të tentosh të ngrihesh kundër tyre: ata janë të shenjtë sepse froni ku ata rrinë është i shenjtë. "Mbretërve u jepet titulli Mesi sepse janë të bekuarit e Zotit."
Ata kanë marrë mirosjen, bekimin e shenjtë. Por "edhe pa u mirosur, përsëri ata mbeten të shenjtë në detyrën e tyre, sepse janë përfaqësuesit e madhërisë hyjnore, janë të deleguarit e Perëndisë për zbatimin e qëllimeve të saj. S'ka dyshim që edhe mbretërit duhet të respektojnë pushtetin që u ka dhënë Zoti, sepse edhe ata do të japin llogari para tij; ata duhet ta përdorin pushtetin vetëm për të mirën e përgjithshme.
Por, edhe nëse nuk veprojnë kështu-, përsëri duhen respektuar.
Madje duhen respektuar edhe mbretërit "e bezdisur e të padrejtë", edhe mbretërit paganë, ashtu sic bënin qëmoti të krishterët e hershëm, të cilët shihnin tek perandorët romakë "njerëzit që Zoti i kishte zgjedhur për të komanduar mbi gjithë popujt".
Ashtu si Hobsi edhe për Bossuet ,Monarkia është absolute. Nëse mbreti ka dhënë gjykimin e vet, atëherë nuk vlen më gjykimi i askujt: "Kur bën një gabim, ai mund ta ndreqë vetë atë, sepse vetëm mbreti mund të ngrihet kundër autoritetit mbretëror.
Nuk ekziston ndonjë pushtet bashkëveprues që të jetë në gjendje të ngrihet kundër mbretit. Quhet pushtet bashkëveprues ai pushtet që i kundërvihet zbatimit të urdhrave të ligjshme.
Vetëm mbreti ka të drejtën e urdhrit të ligjshëm; pra edhe pushteti bashkëveprues i takon vetëm atij.
Në një shtet, vetëm mbreti ka pushtet, përndryshe do të kishte rrëmujë dhe shteti do të zhytej në anarki. Bossuet thotë se mbretërit nuk mund t'u bëjnë bisht ligjeve, ashtu si edhe të tjerët ata i nënshtrohen drejtësisë së ligjeve, përmbajtjes së tyre juridike, sepse ata duhet të jënë të drejtë e të jenë "shembull para popullit të vet për të treguar se si ruhet drejtësia
Por, ata nuk i nënshtrohen "ndëshkimit të ligjit": "apo sic thotë teologjia, ata i nënshtrohen ligjit vetëm përsa i përket fuqisë drejtuese“
Sepse autoriteti mbretëror duhet të jetë i pamposhtur, duhet të jetë një fortesë e qetësisë publike që askush s'mund ta cënojë. Nëse në një Shtet do të kishte ndonjë autoritet të aftë që të ndalonte ushtrimin e pushtetit publik e ta pengonte atë, atëherë askush nuk do të ndihej i sigurtë.
Pushteti mbretërorë është pushteti më i madh mbi dhe sepse nuk varet prej asnjë pushteti tjetër.
Por. Sa joshës është ky pushtet për atë që e zotëron!
Sa absolut!
Sa mundësira për keqpërdorim, arbitraritet e teprim përmban kjo fjalë!
JO THOTË BOSSUET
Nuk ngatërrohet qeverisja absolute me qeverisjen arbitrare.
Absolutizmi e ka një kundërpeshë "kundërpeshën e vetme të vërtetë të pushtetit": kjo është frika prej Zotit. Princi ka frikë prej Zotit dhe kjo frikë është më e madhe se e të tjerëve ngaqë ai nuk mund t'i frikësohet kujt tjetër vec Zotit".
Monarkia është një qeverisje e arsyeshme. Mbretërimi është një vepër arsyeje dhe mencurie.
Të njohësh ligjin dhe punët e Shtetit, të dish të dallosh castin e volitshëm, të njohësh njerëzit (duke filluar nga vetja), të dish të flasësh kur duhet folur dhe të heshtësh kur duhet heshtur, t'i vësh veshin fjalës së tjetrit, të informohesh prej tij e të përzgjedhësh këshillat e tij, kjo kërkohet prej një princi "të arsyeshëm".
Në Francën e shekullit XVII, konceptet e krishtera dhe monarkike nuk parashikonin një shestim të të drejtave, por një hierarki të detyrave që niste me shtetasit, vazhdonte me sovranin e përfundonte tek Zoti.
Por, jemi në vitin 1679, koha nuk pret, sepse edukimit të Dofinit po i vjen fundi. Trashëgimtarit të fronit i duhet të përqendrohet tek detyrat e shtetasve ndaj princit..
FEJA
Nuk mund të ketë Shtet pa fe, nuk mund të ketë autoritet publik pa fe, qoftë kjo edhe e gënjeshtërt.
DREJTËSIA
Duke qenë e bazuar tek feja, drejtësia nuk e njeh arbitraritetin. Përkundrazi, kur njerëzit ndjekin mësimet e një feje të drejtë as që mund të ketë pushtet arbitrar, pushtet ky që nuk varet prej ndonjë ligji natyror, "hyjnor apo njerëzor".
Bossuet përsërit:
Qeverisja absolute, d.m.th. ajo formë qeverisje ku sovrani vendos vetë për gjithcka, pa e detyruar kurrkush, nuk është qeverisje arbitrare.
Qeverisja absolute është një qeverisje e ligjshme, sepse shtetasit janë të lirë nën autoritetin publik, sepse prona dhe pasuria e tyre e ligjshme nuk dhunohen. Kurse në rastin e qeverisjes arbitrare nuk ka shtetas të lirë, njerëzit nuk kanë fare prona", këtu "në thelb gjithcka i takon mbretit" i cili vendos si t'i teket për jetën e shtetasve, (sikur këta të jenë skllevër!), dhe për pronat e tyre.
Bossuet në moshën 70 vjecare gëzonte shëndet të mirë , por më 1702, atij ju zhvillua gurë në veshka, pas 2 vjetësh gjendja e tij ishte e pashpresë. Ai vdiq qetësisht më 12 prill 1704.