Imperializmi, llojet e tij. Konflikti ndërkombëtar

Tema: Imperializmi, llojet e tij. Konflikti ndërkombëtar
Nëntemat:
Llojet e ndryshme të imperializmit
Konflikti
Si zbulohet dhe kundërshtohet një politikë imperialiste
Llojet e ndryshme të imperializmit
Për ti studiuar ato është më mirë që më parë të shohim situatat që favorizojnë politikat imperialiste dhe që me kushtet objektive dhe
subjektive të nevojshme për një politikë të jashtme aktive do të prodhojnë në mënyrë thuajse të paevitueshme imperializmin.
Tre shtysat e imperializmit
1. Lufta fitimtare
2. Lufta e humbur
3. Dobësia
1. Lufta fitimtare
Kur një vend përfshihet në luftë me një vend tjetër mundësia më e madhe është që vendi i cili parashikon fitore do të ndjekë një politikë e cila kërkon ndryshim të përhershëm të raportit të pushtetit me armikun e mundur. Psh Traktati i Versajës në fund të Luftës së Parë Botërore. Ky qëndrim ose kjo politikë është imperialiste, sepse përpiqet të zëvëndësojë status-quo-në e para luftës, kur fuqi afërsisht të barabarta apo të paktën jo tërësisht të pabarabarta i kundërshtojnë njëra tjetrën me një status-quo ku fituesi bëhet padron i përhershëm i të mundurit.
2. Lufta e humbur
Statusi i nënshtrimit mundet lehtësisht të provokojë tek i munduri dëshirën për të përmbysur balancën kundër fituesit, për të përmbysur status-quo-në e krijuar nga fitorja dhe për të këmbyer vendet me fituesin në hierarkinë e pushtetit.Nëse ai nuk do të shkatërrohet përgjithmonë ose të bindet për kauzën e fituesit, i munduri do të kërkojë të rifitojë atë që ai ka humbur dhe nëse është e mundur të fitojë dhe pak më shumë.Psh Politika e jashtme gjermane nga viti 1919-të deri më 1935-ën. Dhe pse vepronte në dukje brenda kuadrit të status-quosë fshehtas përgatitej për përmbysjen e saj.
3. Dobësia 
Një tjetër situatë e cila favorizon politikat imperialiste është ekzistenca e shteteve të dobët apo hapësirave politike të zbrazëta që janë tërheqëse dhe që mund të arrihen nga një shtet i fortë.Psh Imperializmi kolonial, i Napoleon Bonapartit apo i Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 Tre qëllimet e imperializmit janë:
1. Perandoria botërore
2. Perandoria kontinentale
3. Sundimi lokal
1. Perandoria botërore
Shembuj të ketij imperializmi të pakufizuar janë politikat ekspansioniste të Aleksandrit të Madh, Romës, Arabëve në shekujt e VII dhe të VIII, Napoleonit, Hitlerit etj.Të gjithë këta kanë të përbashkët një shtysë drejt ekspansionit që nuk njeh kufij racionalë, ushqehet në sukseset e veta dhe nëse nuk ndalet nga ndonjë fuqi superiore më të do të vashdojë të kërkojë të pushtojë deri gjithë botën.
2. Perandoria kontinentale
Ky lloj imperializmi duket më qartë në politikat e fuqive europiane për të arritur pozitë sunduese në kontinentin europian. Shembuj janë Luigji i XIV, Napoleoni i III-të dhe Vilhelmi i II-të, pjesëmarrësit në Luftërat ballkanike të viteve 1912-1913 që aspironin për hegjemoni në ballkan apo Benito Musolini që u përpoq ta shndërronte Detin Mesdhe në një “liqen Italian”.


3. Sundimi lokal
Ky model i imperializmit gjendet në politikat monarkiste të shekullit të XVIII-të dhe XIX-të si psh tek Luigji i XV-të, Maria Tereza, Katerina e II-të, apo Bismarku i cili konsiderohet si mjeshtri i kësaj metode.
Dallimi mes ketyre tre politikave imperialiste mund të shpaloset fare qartë në pikësynimet që kishin psh:
Bismarku - sundimi lokal – I cili kishte për qëllim të sundonte në Europën qendrore
Vilhelmi i II – sundimi kontinental - I cili kishte për qëllim të sundonte në të gjithë Europën.
Hitleri - i pakufizuar, botëror - I cili kishte për qëllim të sundonte në gjithë botën

Tri metodat e imperializmit
Imperializmi ushtarak
Imperializmi ekonomik
Imperializmi kulturor
Imperializmi ushtarak
Forma më e dukshme më e vjetër dhe njëkohësisht më vulgarja e imperializmit është pushtimi ushtarak. Përparësia e kësaj metode nga pikëpamja e kombit imperialist qëndron në faktin se raporti i ri i pushtetit që krijohet nga pushtimi ushtarak mundet si rregull të ndryshohet vetëm me një luftë tjetër të nisur nga vendi i mundur. Vendi që fillon luftën për qëllime imperialiste:
1. Mund të fitojë perandori dhe ta mbajë atë siç bëri Roma.
2. Mund ta fitojë atë dhe në proçesin e përpjekjeve për të fituar akoma më shumë mund  ta humbasë si në rastin e Napoleonit.
3. Mund ta fitojë ta humbasë më vonë dhe të bjerë viktimë e imperializmit të të tjerëve si në rastin e Gjermanisë nacional-socialiste dhe të Japonisë.
Imperializmi ekonomik
Ky imperializëm është më pak imponues dhe përgjithësisht më pak efektiv se sa varianti ushtarak dhe si metodë racionale e arritjes së pushtetit është produkt i kohërave moderne.  Shembulli i dukshëm modern është ajo që quhet “diplomacia e dollarit”
Imperializmi kulturor
Kjo formë imperializmi nuk synon pushtimin e territorit apo kontrollin e jetës ekonomike por pushtimin dhe kontrollin e mendjes së njerëzve si instrument për ndryshimin e  raporteve të pushteteve mes dy vendeve. Imperializmi kulturor në përgjithësi nuk arrin një fitore aq të plotë sa ti bëjë metodat e tjera të imperializmit të panevojshme. Është tipik për kohët moderne dhe luan një rol plotësues për metodat e tjera.Ai e zbut armikun përgatit terrenin për pushtim ushtarak dhe depërtim ekonomik.Psh është konsideruar se armata e pestë e ushtrisë hitleriane-ishte propaganda me të cilën u indoktrinua jo vetëm ushtria por i gjithë kombi gjerman.
Konflikti  ndërkombëtar
Prej njerëzve të luftës kërkoni përfundimin …jo shkakun…
Seneka 2000 vjet më parë
Shkaqet e luftërave
Konflikti mund të përkufizohet si një ndryshim në përfundimet e arritura të parapëlqyera të një rrethane përpjekjesh për marrëveshje.Konfliktet ndërkombëtare do të ekzistojnë gjithnjëi drejtë apo i padrejtë përfundimi i arritur i procesit të përpjekjeve për marrëveshje është zgjidhja e konfliktit të veçantë.Mënyrat më përshkruese të përkrahura nga historianët kanë prirje të përqendrohen në mënyrë të ngushtë mbi shkaqet e veçanta të drejtpërdrejta të shpërthimit të luftës të cilat ndryshojnë për luftëra të ndryshme. Psh Lufta e Parë Botërore, klasifikohen shkaqe të ndyshme të cilat sollën shpërthimin e këtij konflikti.
Teoritë mbi luftën
Luftërat nuk kanë një shkak të vetëm ose të thjeshtë.
Ka shkaqe të domosdoshme dhe shkaqe të mjaftueshme.
Mënyrë për organizmin e teorive të luftës mund të shërbejnë katër nivelet e analizës në marrdhëniet ndërkombëtare, të cilat janë:Niveli individual, Niveli i brendshëm, Niveli ndërshtetëror, Niveli botëror
Gjashtë llojet kryesore të konflikteve ndërkombëtare janë:

1. grindjet territoriale
2. konflikt per kontrollin mbi qeverine kombetare
3. konflikte ekonomike
4. konflikte etnike
5. konflikte fetare
6. konflikte ideologjike

Mënyrat e ndikimit
Konfliktet zgjidhen kur një proçes përpjekjesh për marrëveshje i hapur ose i nënkuptuar arrin në një përfundim të pranueshëm për të dyja palët.Të pranueshëm nuk do të thotë se të dyja palët janë të lumtura ose se përfundimi i arritur është i drejtë, por vetëm se asnjëra palë nuk mendon se do t`ia vlente mundimi të ndryshojë këtë përfundim.Lufta dhe veprimet e tjera të dhunshme që ndërmeren në konfliktet ndërkombëtare synojnë që të zgjidhin konfliktin në kushte të mira nëpërmjet nxitjes së dhunës si formë negative ndikimi.Shtetet kanë mundësi edhe për përdorimin e mjeteve të tjera të ndikimit dhe të strategjive të tjera, të cilat shpesh veprojnë më mirë se sa lufta për zgjidhjen e konflikteve. Lufta mund të përkufizohet si:Një dhunë e qëndrueshme ndërmjet grupeve, në të cilën forca ushtarake shtetërore marrin pjesë të paktën me njerën palë, e në rastin e luftërave ndërshtetërore ato marin pjesë me të dy palet, kurse në rastin e luftërave qytetare marrin pjesë vetëm me njerën palë.
Llojet e luftërave
      lufta hegjemoniste
      lufta totale
      lufta e kufizuar
      lufta ndërqytetare
      lufta guerrile

1. Lufta hegjemoniste
Është lufta për vendosjen e kontrollit mbi të gjithë rendin boteror, rregullat e sistemit ndërkombëtar në tërësi, përfshirë rolin e hegjemonisë botërore. ndryshe ky grup luftërash njihet si luftë botërore, luftë globale, luftë e përgjithshme ose luftë për sistemin.
2. Lufta totale
Lufta që zhvillon një shtet për të mundur e pushtuar një shtet tjetër. Qëllimi i saj është të arrijë kryeqytetin e ta detyrojë qeverinë të dorëzohet e cila më pas mund të zeëendësohet me njerën prej atyre që do të zgjedhë fituesi. Në raste të rralla fituesi mund ta bashkojë shtetin humbës me shtetin e tij ashtu siç u mundua të bëjë Iraku me Kuvajtin. Në këtë luftë e tërë shoqëria mobilizohet për luftë dhe e tërë shoqëria e armikut vështrohet si objektiv i ligjshëm për tu goditur.
3. Lufta e kufizuar
Përfshin veprimet ushtarake që kryhen për të arritur disa objektiva pa synyar kapitullimin e pushtimin e armikut. Psh lufta e udhëhequr nga Sh.B.A kundër Irakut në vitin 1991. Sh.B.A e mori Kuvajtin por nuk vashdoi drejt Bagdatit për të rrëzuar qeverinë e Sadam Huseinit. Sulmet janë luftëra të kufizuara të cilat përbëhen prej një veprimi afatshkurtër të vetëm, prej një bombardimi ose sulmi të shpejtë nëpërmjet tokës.
4. Lufta ndërqytetare
Ka të bëjë me luftërat ndërmjet fraksioneve brenda një shteti që mundohet të krijojë ose të mos lejojë një qeveri të re për të gjithë shtetin ose për një pjesë të territorit të tij. Synimi mund të jetë ndryshimi i tërë sistemit të qeverisjes vetëm për të zëvendësuar njerëzit që bëjnë pjesë në të ose për të shkëputur një rajon si shtet më vete.
5. Lufta guerrile
Kjo përfshin disa lloje luftërash ndërqytetare dhe është luftë pa vija fronti. Forca të parregullta ushtarake veprojnë në mesin e popullsisë qytetare dhe shpesh fshihen ose mbrohen prej kësaj popullsie. Në luftën guerrile pa një vijë fronti të qartë një pjesë e madhe e territorit nuk i përket në zotërim asnjerës palë, të dyja palët ushtrojnë ndikim ushtarak mbi të njëjtët vende e në të njëjtën kohë dhe kjo i bën këto luftëra jashtëzakonisht të dhimbshme për qytetarët
Terrorizmi sfidë e kohës, ndikimet e tij në mjedisin e sigurimit
Me 11 Shtator 2001 pjesëtarë të organizatave terroriste Al Kaeda morën nën kontroll katër aeroplanë transporti. Ata vazhduan fluturimet, 2 prej tyre në Qendrën Botërore Tregtare dhe i treti në Pentagon. Avioni i katërt në fushat e Pensilvanisë, pasi pasagjerët heroikisht u përpoqën të fitojnë kontroll mbi terroristët. Afërsisht 3000 të pafajshëm ngelën të vrarë në këtë sulm, i cili shkaktoi një humbje financiare në biliona dollarë.Bota pa me sytë e saj sesi fenomeni i terrorizmit u shfaq me tërë dhunën dhe ekstremitetin e vet, kriminal. Kjo dhunë e pashembullt dhe më kriminalja në 136 vitet e fundit të sistemit shtetëror amerikan ka angazhuar studiues, politologë, sociologë e ushtarakët më në zë të botës demokratike për analizën, shqyrtimin, vlerësimin real të terrorizmit dhe veçanërisht, të luftës për përballimin dhe mposhtjen e tij.
Deri tani kjo lloj veprimtarie ishte më shumë një metodë e aplikuar në luftërat me intensitet të ulët, veçse tani ka marrë forma e përmasa të tjera.Kanë kaluar  disa vite nga sulmi terrorist në truallin e amarikanëve. Në përgjigje të tyre SHBA dhe Anglia pas afro një muaj (7 tetor) sulmoi me aviacion forcat terroriste të Alkaedës, të vendosura në Afganistan. Vijohet me operacione tokësore të cilët i`u bashkuan dhe shtete të tjera kualicionit antiterror. Megjithëse një largësi kohore minimale, është e mundshme që larg emocioneve të përvijohet një analizë për këtë ngjarje makabër. Të paktën çdo studiues i vëmendshëm mund të shmangë frymën pesimiste që i merr problemet të ndërlikuara dhe me mundësi të pakta zgjidhjeje, frymën optimiste, që njeh gjithë problematikën rozë, e të orintohet drejt shikimit realist të problemeve, si një moto objektive që na mundëson ndërrmarja e pranueshme për opinionin shoqëror e shkencor, mbi të gjitha garantimin e sigurimin e jetës së njerëzve.
Sulmet terroriste të 11 Shtatorit në mënyrë të padiskutueshme krijuan një erë të re në çështjet ndërkombëtare të sigurisë. Megjithëse terrorizmi ka qenë një tipar prominent (i dukshëm) i kushteve globale për pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, këto operacione (sulmet e 11 Shtatorit) ishin të ndryshme nga ana sasiore dhe cilësore nga ato të së kaluarës. Ato përfshinë një planifikim të sofistikuar dhe afatgjatë nga një grup që kapërceu kufijtë nacionalë dhe që veproi brenda shumë vendeve. Edhe pse flitet për një “fanatizëm të verbër”, mendojmë se objekti dhe mjetet me të cilat u realizua sulmi ruajnë vazhdimisht racionalitetin dhe aktualitetin e tyre. Kjo përbën një arsye më shumë për të analizuar terrorizmin, logjikën e praktikat e përgatitjes së tij, mjetet e sulmit, për arsenalet dhe armët e përdorura, për realizimin e tij, objektet e sulmuara, sfidat dhe ndikimet e tij në mjedisin e sigurimit.
 Kërcënimi mbarëbotëror.
Terrorizmi nuk ka qenë i njohur në fjalorin e kriminalistikës. Ai hyri vonë dhe mori përmasa të frikshme. Që nga akti terrorist palestinez, i rrëmbimit të avionit izraelit (1968) ky lloj krimi erdhi duke u zgjeruar dhe sofistikuar aq sa u bë kërcënimi më i madh në mbarë botën. Të nesërmen e atentateve të bëra në vitin 1998 kundër ambasadave në Najrobi, (Kenia) dhe (Tanzani) që i`u ngarkuan Bin Ladenit, bota u bë menjëherë e ndërgjegjshme, sepse kishte ndodhur një formë “emancipimi” një rrjet i shpërndarë, jashtëzakonisht i organizuar, që kishte baza në mbarë botën. E gjithë kjo luftë me viktima të pallogaritshme në të gjithë botën u finalizua në qendër të Amerikës. Deri atëherë terrorizmi ishte bërë me bomba autobomba, rrëmbim avionësh e njerëz kamikaz, që hidhnin në erë autobuza apo supermarkete, etj. Vendet e goditura kane qenë  kryesisht Izraeli, SHBA, Spanja, Irlanda, Anglia etj.
Ajo që ndodhi në SHBA ishte e pallogaritshme dhe e paimagjinueshme. Sulmi terrorist mbi kullat binjake në Nju Jork tejkaloi fantazinë më të shfrenuar të hiperbolizuar dhe nga arti komercial të Hollivudit dhe e ktheu botën mbrapsht në periudhën e frikshme të Lufteës së Ftohtë. Shkalla e shkatërrimit si në terma njerëzor ashtu edhe në ato fizike, ishte shokuese. Fakti që sulmet dhe pasojat e tyre u transmetuan në media në mënyrë të drejtpërdrejtë, vetëm sa rënduan më tej efektin e tyre psikologjik. Fakti që 19 terroristët e përfshirë drejtpërdrejtë në sulme i kryen ato me përpikmëri pavarësisht nga vdekja e tyre e sigurtë, mund të paraqesë gjithashtu një tjetër anë të tmerrshme të terrorizmit të shekullit të 21-të – një lloj terrorizmi që duket që do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për të përballuar me mjetet tradicionale. Kur kullat e Qendrës Botërore të Tregëtisë u shkatërruan nga terroristët dhe më shumë se 3000 veta vdiqën, ranë gjithashtu edhe konceptet e vjetra të planizimit të mbrojtjes.
Siç theksoi Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, mbrojtja e Shteteve të Bashkuara nuk ishte parashikuar në atë, që të mbronte një qytet amerikan nga një avion amerikan civil, i cili ishte ngritur nga një aeroport brenda vendit. Ai mund të kishte thënë me të njëjtën vërtetësi, që nuk mund të “planifikosh” të paimagjinueshmen. Sipas CIA-s, vetëm një organizatë me një qëndrueshmëri të tejskajshme e pajisur me burime njerezore, logjistike e financiare të konsiderueshme dhe e mbështetur në një politikë koherente, megjithëse kriminale mund të shkaktojë një gjë të tillë. Ajo që e shtoi më shumë rrezikun është fakti se atentati në SHBA nuk mendohet se është llogaritur nga vetë terroristët. Asnjë grup terrorist nuk do t’ia dilte mbanë në sulme si ai i 11 Shtatorit pa pjesëmarrjen aktive të një ose disa shteteve, qeverive dhe shërbimeve sekrete përkatëse. “Matematika” dukej i ndonjë shërbimi sekret të sofistikuar, ndërsa ata që rrembyen avionët ishin vetëm ekzekutuesit.
Përse Amerika ?
Analiza e klimës në të cilën është lindur, rritur e pjekur fenomeni i terrorizmit bëhet më i domosdoshëm përpara rrënjëve të hershme të lindjes së tij. Me këtë problem janë marrë dhe vijojnë të shkruajnë shumë analistë dhe politolog. Mund të veçcojmë midis tyre Aleksandro Corneli, një prej specialistëve më të mirë të terrorizmit. Kështu, sipas tij marëdhëniet tregtare e njerëzore të pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe ato të pas Luftës së Ftohtë e kanë ndërgjegjësuar njerëzimin për problematikën me të cilën ai do të përballet në një të ardhme jo të largët. Veç të tjerash, SHBA gjatë shekullit të kaluar ka qenë vendi më i prirur drejt ndërkombëtarizimit të të gjitha marrëdhënieve njerëzore publike e private, që gjithësesi nuk kanë rrjedhur me zhvillim linear.
Mbarimi i Luftës së Ftohtë dhe klima e marrëdhënieve ndërkombëtare, veç të tjerash kanë ekzpozuar tej mase SHBA ndaj rreziqeve të ndryshme si violinë e parë, e superfuqi, pikë referimi e shpresë për shumicën e popojve, por edhe burim mërish e urrejtjeje për një kategori të caktuar njerëzore. Për realizimin e qëllimeve të tyre terroriste, autorët kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e lehtësimit që krijon Perëndimi për shkak të globalizimit të jetës shoqërore dhe pranisë së teknologjive shumë të sofistikuara në fushën e komunikimit, të cilat e bëjnë të vështirë deshifrimin e kontakteve midis njerëzve. Parimet në teknologji na japin sa shanse drithëruese ashtu dhe rreziqe munduese thotë J. Liberman. Ka ndikuar këtu dhe vetëkënaqësia e amerikanëve, në lidhje me mentalitetin e tyre të të qenit superfuqi e padiskutueshme, e pacënueshme etj. Kanë qenë pikërisht amerikanët nismëtarët e parë të krijimit të organizmave të tjerë ndërkombëtarë duke filluar me Lidhjen e Kombeve, OKB, e shumë të tjerë, të cilët i kanë kontribuar forcimit të marrëdhënieve midis shteteve, qeverive e individëve.
Si në të kaluarën ashtu edhe në kohën e sotme, amerikanët e kanë paguar shtrenjtë terrorizmin, pasi kanë sakrifikuar jetë të shumta njerëzore. Edhe mbështetja ndaj shtetit të Izraelit, krijimi i të cilit ka qenë një nga vendimet e spiktura për kohën, të ndërrmara nga OKB i ka kushtuar jo pak SHBA. Shpërbërja e Izraelit do të ishte për vetë OKB një disfatë e pariparueshme, do të shkatërrohej çdo ideal bashkëpunimi midis shteteve, e drejtë legjitime dhe e pakontestueshme e tyre. Gjatë periudhës nëntor - dhjetor të vitit 1999, lëvizja antiglobale që u zhvillua në Seatle të ShBA, tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, jo vetëm për dhunën e ushtruar, por edhe për faktin se, Amerika ishte promotore dhe bazë e globalizmit. Që nga ajo kohë, e deri në ditët tona tensioni midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të globalizmit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e ndërshtetërore ka ardhur vazhdimisht duke u rritur, por çështja amerikane ka një histori më të vjetër se sa terrorizmi, e cila vlen të studjohet me kujdes. Disa fakte kalimtare na bindin për këtë. Së paku që nga viti 1917, kur Amerika hyri në luftë përkrah fuqive të Antantës, midis Londrës dhe Uashingtonit u vendosën marrëdhënie speciale, të cilat nuk u prishën kurrë. Pas Luftës së Parë Botërore, marrëdhëniet dypalëshe midis Gjermanisë dhe SHBA kanë qenë shumë të mira dhe kanë vazhduar të tilla. Edhe marrëdhëniet SHBA e Italisë kanë qenë të mira, deri në vendimarrjen e Musolinit për të hyrë në luftë kundër Antantës.
Në harkun kohor midis dy luftërave botërore, marrëdhëniet midis Francës e SHBA-së kanë njohur një muaj mjalti të vërtetë, sidomos në fushën e marrëdhënieve artistiko kulturore. Marrëdhëniet Amerikane Franceze filuan të ftoheshin pas ardhjes në pushtet De Golit edhe pse ky i fundit i dha mbështetje të madh presidentit amerikan të asaj kohe Kennedy, për zgjidhjen e krizës së Kubës dhe mendohet se u përkeqësuan tani së fundmi me ndërhyrjen në Irak. Edhe midis Rusisë bolshevike dhe SHBA kanë ekzistuar marrëdhënie të mira, madje amerikanët ishin të parët që njohën regjimin e Leninit. Me Japoninë ShBA i preu marrëdhëniet vetëm pak kohë para sulmit në Pearl Harbor. Marrëdhëniet Kino-Amerikane kanë vazhduar normale, deri në vitin 1949, ndërsa në harkun kohor 1949-1971 mbetën të ngrira për arsye politiko-diplomatike. Që në vitet njëzet SHBA shikohej me sy të mirë nga bota Arabo Izraelite, për alternativën e tyre të sundimit kolonial në këto vende. Në vitet e mëvonshme SHBA vendosi pikëmbështetjet e saj në Iran, në Arabinë Saudite dhe më vonë në Egjypt, por ky ekuilibër u prish pas dështimit të ndërrmarjes Franko Britanike, për çështjet e pronësisë së kanalit të Suezit në vitin 1956. Përkeqësimi i imazhit, pavarësisht nga mjetet e përdorura dhe rruga e ndjekur në rrafshin diplomatik në vende të veçanta të kësaj zone, filloi me luftën e Kipurit (Arabo-Izraelite) në vitin 1973, ku mbështetja Amerikane ndaj Izraelit ishte shume evidente.
Përfundimi i Luftës së Ftohtë, shpërbërja e BRSS, ringjallja e Rusisë, Lufta e Gjirit Persik, çuan në përfundimin se prania Amerikane  në rajonin e Lindjes së Mesme ishte e patolerueshme. Strategjia shumëvjeçare Europiane ka synuar të bëjë të papranueshme aleancën Amerikano Izraelite, sidomos pas krizës së naftës të vitit 1973 e në vazhdim, për t’i hapur kështu rrugën kompromiseve Europiane në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme, përjashtuar Britaninë e Madhe, e cila llogaritet të furnizohet me naftën e Detit të Veriut. Vendi ideal për të zgjidhur problemet do të ishte Afganistani, i cili është vend i pazhvilluar dhe më pak i varur nga perëndimi. Për fatin e tij të mirë, ai u pushtua dhe nga Sovjetikët me 1979. Kjo është dhe zanafilla e luftës politiko-fetare me karakter guerile nga e cila grupi Taleban nxori shumë përfitime, ndoshta dhe për faktin se, lideri Taleban Osama Bin Laden, kishte strategji të përcaktuara qartë në mendjen e tij.
Në fillim të viteve ’90 zunë fill sulmet terroriste në Algjeri, në Egjypt, në Bosnjë, Filipine, në disa ish republika të ish Bashkimit Sovjetik, përfshi edhe Ceceninë, me një popullatë të konsiderueshme myslymane. Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe në rajonin Sinjang të Kinës, në Francë e gjetkë, por edhe në SHBA ka pasur shfaqje të akteve terroriste si ai i vitit 1993 me autobombën e shpërthyer Ëorld Trade Center, për të mos rreshtur edhe disa vite më vonë e me ambasadat Amerikane në Kenia dhe Tanzani. Më vonë shënjestra e terroristëve u korrigjua. Në vijën e parë doli sulmi në planin material dhe atë simbolik siç është sulmi kundër SHBA dhe mbase edhe vendeve të tjera europiane. Talebanët erdhën në pushtet falë luftës fitimtare me Armatën e kuqe.
Kjo fitore ishte edhe rezultat i ndihmës amerikane e tranzituar nëpërmjet Pakistanit. Terroristët kanë shfrytëzuar në arritjen e qëllimeve të tyre një farë mosdurimi, urrejtje si dhe vetë kënaqësinë Amerikane në lidhje me mentalitetin e tyre të të qenit superfuqi e padiskutueshme, e pacënueshme, pra numri një në botë. Demokracia ekonomike amerikane përbën një kërcënim serioz për sistemet e tjera ekonomikisht me të dobëta, më pak krijuese dhe konservatore. Ky kërcënim përbën rrezik sidomos për vendet islamike. Nën flamurin e luftës kundër Izraelit, kundër sionizimit, kundër SHBA dhe imperializimit të tyre global, fshihet në të vërtetë lufta e vendosur kundër mënyrës së jetesës perëndimore dhe asaj amerikane, përhapja e të cilës do të vinte në rrezik jetën shoqërore dhe pushtetin politik të vendeve të tjera më të pazhvilluara.
Në këto pozita rreshtohen liderët fetare dhe ato politikë Afganë, Irakenë dhe të disa vendeve islamike, të cilat duke shfrytëzuar ndikimet e tyre tek masat e gjera kanë mundur ti manipulojnë ato dhe ti bëjnë shantazh edhe Pakistanit, Arabise Saudite etj. Sipas prof. Scoot Doran i Universitetit Princeton, studiues për Lindjen e Mesme, sulmet e 11 Shtatorit kishin qëllim realizimin e provokimit ndërkombëtar ushtarak që do ti jepte mundësi Alkaedës për ta shfrytezuar në interes të revolucionit të veçantë. “Parashikimi” i Bin Ladenit, vijon Doran, ishte portretizimi i Amerikës si “e keqe” që përdor fuqinë ushtarake si ai personazhi i filmave vizatimorë në përpjekje për të vrarë mizën me armë atomike. Sipas këtij skenari myslymanët kudo në botë do të zemëroheshin, do të shkaktohej çarje midis shtetit dhe shoqërisë në Lindjen e Mesme, nga ku qeveritë e konsideruara pro perëndimore mbyteshin në detin e një opinioni armiqësor. Siç jeni dëshmimtarë, rrjedha e ngjarjeve nuk ndoqi “parashikimet” e Bin Ladenit. Ndërkohë është e njohur se “turmat e rrugës” aq me famë në botën arabe ishin padyshim armiqësore ndaj luftës amerikane në Irak, edhe nga fakti që po bëhej pak për zgjidhjen e problemit palestinez.
Sfida më e madhe aktualisht është modernizimi i shoqërisë islamike. Rrezik të madh gjithashtu përbën pushteti politik dhe ekonomik i përqendruar në duart e familjeve fetare, mbretërore, kryetarët e fiseve në disa nga keto vende. Një dukuri e tillë është shfaqur sidomos në tridhjetëvjeçarin e fundit, ku të ardhurat e nxjerra nga nafta pas krizës së 1973 janë shumëfishuar. Këto të ardhura janë përdorur kryesisht për blerje armatimi, për realizim projektesh faraonike, për ndërtime luksoze për pushtetarët dhe klerikët e tyre (shembull tipik përbën Iraku).
Nëse do të punohej për infrastrukturën e këtyre vendeve do të beëhej e mundur lidhja e saj me sferën prodhuese e për rrjedhojë ngitja e nivelit socialekonomik e kulturor të tyre. Grumbullimi i faktorëve të ndryshëm ushtarak, politik, diplomatik, fetar gjeopolitik, financiar etj është shkaku i sulmit të 11 Shtatorit. Por disa nga këta faktorë nuk veprojnë më. Nuk ekziston më Lufta e Ftohtë, Rusia nuk është më superfuqi, përkundrazi ajo ka nevojë për paqe e siguri, për ti përdorur energjitë dhe burimet e brendshme për zhvillimin ekonomik. Vetëm pak ditë pas atentatit, Kina u pranua ne OBT (ORGANIZATA BOTERORE E TREGTISË), delja e zezë e antiglobalizmit realizoi qëllimin e saj duke u integruar në ekonominë botërore, rrugë e nisur jo rastësisht në vitin 1979, kur dolën rregullat e reja në fushën e veprimtarisë ekonomike.
Vartësia e vendeve të zhvilluara nga nafta e Lindjes se Mesme është zvogëluar ndjeshëm ndërkohë që në zonat e tjera janë zbuluar burime të konsiderueshme naftëmbajtëse, shfrytëzimi i të cilave sapo ka filluar. Edhe në vendet islamike kërkesë kryesore është integrimi ekonomik botëror edhe në kushtet e pakësimit të të ardhurave nga nafta dhe gazi natyror.Vendet islamike tashmë siç u vërtetua në Afganistan, Irak etj janë, ndërgjegjësuar se prapambetja ekonomike ka nxjerrë në pah edhe problemet politike sidomos atë të pushtetit, pra se kush do të ketë lidershipin midis autoriteteve (fetare dhe civile). Ky problem kërkon një formulim të ri të shumë rregullave shoqërore të marra nga Kurani. Qëndresa në luftime, në punë dhe në jetë dhe në gjithë jetën shoqërore të botës islamike kërkohet të riformulohen.
Luftë e tipit të ri.
Edhe pse terrorizmi ka qenë vijimisht në jetën shoqërore (mjafton të kujtojmë se OKB-ja për këtë dukuri  ka folur këtu e 30 vjet të shkuara), lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar është luftë e tipit të ri apo lufta e parë e shekullit të XXI e quajti atë George Bush. Kjo është e tillë jo vetëm për shkak të dëmeve materiale e sidomos viktimave në njerëz, por edhe për rrezen e veprimit të saj. Mbi të gjitha në këtë luftë mungojnë koordinatat strategjike dhe politike, mbi të cilat janë luftuar dhe kryen konflikte për shekuj të tërë". Bashkësia ndërkombëtare e njihte terrorizmin e shtetit, tani ajo përballej me terroristë që kishin shtënë në dorë një shtet. Ky është një rrjet global që nuk përqendrohet në një territor të vetëm. Ai nuk njeh kufij, mund të godasë kudo dhe kurdo dhe të zhduket si spektër. Ky terrorizëm është sa frut i varfërisë së përgjithshme, aq dhe i prapambetjes së përgjithshme dhe i fanatizmit, të cilat tentojnë një ndeshje të fortë ndaj modernizimit, teknologjisë së zhvilluar dhe komunikimit të masave. Ky sulm ështe një sfidë për sistemet e sigurisë kombëtare në çdo vend. Edhe vendi me potencialin më të madh të botës, jo vetëm për sigurinë e vetë, por edhe të vendeve të aleancës perëndimore e më gjerë, mund të ketë pika të dobëta e të preket.
Gjema e shërbimeve sekrete amerikane gjeti shtrat në kompleksin e epërsisë qe u jep sundimi i tyre teknologjik. Ky është shkaku fillestar i kësaj fatkeqësie të paparë. Për herë të parë terrorizmi arriti në një nivel strategjik. Amerika ka njohur luftra, thoshte Presidenti Bush, por gjatë 136 viteve të kaluara ato kanë qenë luftëra në tokë të huaj, perveçse një të dielë në vitin 1941. Amerika ka njohur dëmtime nga luftrat, por jo në qendër të qytetit të madh në një mëngjes të kthjellët.
Amerika ka njohur sulme të befasishme por asnjëherë kundër mijëra civilëve. Në aspektin e llojit të luftës gjykohet se kjo është e llojit asimetrik, ku njëra palë ka epërsi në forca, mjete e burime ekonomike, epërsi në teknologji, në shtrirjen hapësinore, ndërsa pala tjetër është inferiore në të gjitha këto. Në këtë luftë fitorja e para duhet të jetë që të tregohet e vërteta. Dhe e vërteta është që kjo luftë nuk do të jetë si asnjë luftë tjetër, në të cilën është shpallur kombi amerikan. Në këtë luftë misioni përcaktoi koalicionin dhe jo anasjelltas. Krahas operacionit ushtarak me përdorimin e teknikës së sofistifikuar mori risi lufta elektronike. Uniformat e këtij konflikti, paralajmëronte R.Ramseld, do të jenë kostumet e bankierëve dhe thjeshtësia e programuesve, po me aq siguri sa edhe uniformat e kamuflazhit për shkretëtirat. Kjo nuk është luftë kundër  një individi, një grupi, një feje apo një vendi. Kundërshtari është një rrjet global organizatash terroriste dhe e sponsorëve të tyre shtetërorë. Janë me mijëra terroristë që veprojnë në më shumë se 60 vende të botës thotë Xh.Bush. Edhe fjalori i kësaj lufte do të jetë i ndryshëm kur të pushtojnë "territorin e armikut "mund të nënkuptojmë edhe pushtimin e hapësirës së tij elektronike. Thote R. Ramselt. Harroni "strategjitë e daljes ", kemi të bëjmë me një angazhim të pandalur dhe nuk ka afat. Publiku mund të shohë disa angazhime ushtarake dramatike që nuk i japin ndonjë fitore të dukshme, ose mund të mos jetë në dijeni të veprimeve të tjera që çojne në fitoren madhore. Është një konflikt qe i sheh krejtësisht të nxjerra jashtë mediat etj. Lufta e Irakut ishte shembulli më bindës për këtë. Në dallim prej luftërave të mëparshme botërore, shkruan Bugajsk, kjo luftë nuk do të zhvillohet për burime dhe territore, Linja e frontit do të kalojë nëpër qytet, nëpër çdo vend dhe në të do të përfshihet gjithë njerëzimi. Nuk ka ambicje teritoriale, nuk ka ushtri për të zhdukur, pretekst për të mbizotëruar, për racat apo pushtimet, as nga njëra palë. Terrorizmi dhe terrorizmi ndërkombëtar ka qenë konsideruar si forma më e dobët e ”luftës me intensitet të ulët” pra me më pak viktima se format e tjera të luftës, shoqëruar nga një ”konservatorizëm” teknologjik, përdorimi vetëm i bombave dhe pushkeve.
Sulmi mbi Amerikë tregoi të kundërtën. Sot flitet për terrorizëm bërthamor, bioterrorizëm, narkoterrorizëm, terrorizëm elektronik etj. Në kohën kur krime si trafiku i  drogës, prostitucioni, trafiku i armëve, krimi i jakave të bardha (ëhite – collar crime), krimet e teknologjis së lartë (high-tech crime) e kanë kthyer biznesin e pastrimit të parave të pista në më fitimprurësen në botë – Departamenti Amerikan i thesarit deklaron se në sistemin financiar pastrohen çdo vit 600 miliardë dollarë, nga këto 400 miliardë dollarë pastrohen nga droga, para të cilat janë disponibël për individët e organizatat terroriste që mund të jenë boset e tyre ose që mund t’i thithin ato në formën e të ashtëquajturave ”taksa të revolucionit”. Kjo kërkon që dhe lufta kundër terrorizmit të jetë e një natyre krejt tjetër. Do të veçoja luftën elektronike si shumë të rëndësishme në betejë. Ajo që tashmë ka filluar, nuk konsiston vetëm në vulnerabilitetin elektronik të informacionit apo në pranueshmërinë kulturore të tij. Sfida reale është „menaxhimi i perceptimeve“ gjatë fushatave të operacioneve psikologjike.
Lufta kundër këtij lloji të agravuar të terrorizmit do të kërkojë strategji të reja të sigurimit në bashkëpunim. (Cooperative security). Sigurisht, Lufta Globale kundër Terrorizmit (GWOT) u artikulua nga Shtetet e Bashkuara, prezanton nga këto strategji. Ndërsa koha kalon dhe mundësite e kërcënimet bëhen më të qarta, Lufta Globale kundër Terrorizmit do të evoluojë në përputhje me to. Qeveri dhe organizata të tjera jo-qeveritare po zhvillojnë gjithashtu strategji paralele dhe komplementare. Lufta e Ftohtë përfundoi kur perandoria u shemb përbrenda, duke tërhequr me vete të gjithë besnikët e saj, sepse kampi komunist nuk mund të qëndronte pa Bashkimin Sovjetik, por dihet se terrorizmi pa tokë mund të qëndrojë shumë mirë, dhe pa Afganistanin e talibanëve. Kështu që pyetja What next është e natyrshme, dhe se ajo (lufta) do të vazhdojë gjatë dhe siç duket nuk do të ketë (kurrë) një Victory Day (dite e fitores). Lufta kundër terrorizmit ështeë lufta për globalizimin pohon Bugajzki. Kjo është një betejë që duhet të fitohet në rradhë të parë në nivelin konceptual strategjik. Terrorizmi dhe në veçanti ai ndërkombëtar duket se po rritet si rrjedhojë e principeve kontradiktore në rendin ndërkombëtar. Ndërvartësia, konseguencë e globalizmit në rritje, ka venë në diskutim çështjen e legjitimitetit të modelit tradicional të sovranitetit, mbi të cilin është ngritur gjithë grehina ndërkombëtare. Sovraniteti herë-herë shfaqet si frenues për globalizimin ndërkombëtar dhe njëkohësisht si një mburojë mjaft komode për terrorizmin, nën preteksin se lufta kundër terrorizmit mund të dhunojë sovranitetin, apo duke penguar ekstradimin e terroristëve të kërkuar nga drejtësia. Në mënyrë që paligjshmëria që e shoqëron terrorizmin të mos shpërndahet tek viktimat e tij, strategjia kundër-terrorizëm duhet të formulohet me një ndjeshmëri të lartë ndaj Ligjit Ndërkombëtar që administron përdorimin e forcës. Disa sugjerojnë që ky ligj, duke përfshirë dhe të drejtën për vetëmbrojtje, nuk i përgjigjet kësaj detyre. Të tjerët kundërshtojnë duke thënë së përgjigjia efektive ndaj terrorizmit dhe shteteve „mbështetës“ po provojnë se janë  tërësisht në përputhje me normat ekzistues. Michael Schmit eksploron këto norma, veçanërisht ligjin që administron të drejtën e shteteve për zotërimin e forcës (jus ad bellum) në kontekstin e kundërpërgjigjes ndaj sulmeve të 11 shtatorit.
Në cilat rrethana një shtet viktimë mund të kundërveprojë forcërisht ndaj një akti terrorist? Kundër kujt? Dhe me çfarë shkalle ashpërsie? Kjo çon në konkluzionin se në dekadat e kaluara ka ndodhur një evoluim natyral në perceptimin e komunitetit mbi kufizimet në përdorimin e forcës, i tillë që i ka sfumuar mbi insuficensën e ligjit prezent ndërkombëtar. Megjithatë, pohimi se ligji, ashtu siç është kuptuar tradicionalisht mbështet një përgjigje me forcë në shkallë të gjerë ndaj terrorizmit e tejkalon realitetin. Ashtu siç ndodh zakonisht, e vërteta qëndron midis dy ekstremeve. Profesor Schmitt afron një numër kriteresh se si të vlerësojmë në të ardhmen legjitimitetin e operacioneve kundra-terroriste. Operacione të tilla mund të jenë të nevojshme. Në mënyrë specifike duhet të ketë një bazë për të besuar se akte të mundshme terroriste do të ndërmeren dhe se është i nevojshëm përdorimi i forcës për t’i mposhtur. Kjo do të jetë proporcionale, por kjo është e kufizuar në natyrën e saj. Sidoqoftë kur një fushatë terroriste është në rrugë e siper, akte të vetëmbrojtjes janë të lejueshme. Gjithësesi qellimi kryesor i operacioneve kundra terroriste duhet të jetë vetëmbrojtja dhe jo dënimi apo hakmarrja.



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME