Lufta e Dytë Botërore



http://eseshkolle.blogspot.com/
Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.
Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por
Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore.
Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.
Origjina e Luftës
Pas Luftës së Parë Botërore e quajtur ndryshe edhe Lufta e Madhe, Konferenca e Parisit (disa e njohin edhe me emrin Traktati i Versajës) shënoi një hap të madh në negociatat e paqes. Në këtë konferencë merrnin pjesë vendet fitimtare në luftë si Anglia, Franca e të tjerë. Ndërmjet tyre edhe SHBA e përfaqësuar nga presidenti Ë ilson. Bisedimet vendosën kushte të rënda mbi palët humbëse. Gjermania ishte një nga vendet që u dëmtua më shumë, por Austria në të vërtetë pati humbjet më të mëdha si në njerëz, ashtu edhe në territore.
Embargo që iu vendos Gjermanisë ishte me të vërtetë e rëndë. Gjermania u limitua në një ushtri defensive me 100.000 ushtarë si edhe nuk i'u lejua të prodhonte tanke, aeroplan, anije dhe nëndetëse. Kjo gjendje e rënduar dhe varfëria do të bënte më vonë të mundur hipjen në pushtet të forcave naziste në krye me Hitlerin.
  Megjithatë kjo konferencë nuk pati suksesin e pritur. Presidenti i SHBA-së Ë ilson, u dërgua mbrapsht me të gjithë revoltimin e tij. Loyd George doli në pah me idenë se ShBA nuk kishte më vend aty dhe se Evropa i përkiste evropianëve, një mendim ky që ishte shprehur më parë nga vetë amerikanët në Doktrinën e Monrosë. Dokumenti i Ë ilsonit, i përbërë nga 14 pika, u pa si një cenim për Evropën. Pika e 12-të e këtij dokumenti kishte në përmbajtje material me rëndësi edhe për Shqipërinë dhe vendet e vogla të tjera, që sipas tij, duhet të merrnin pavarësinë ose të paktën autonominë (pra ishte një pikë që mbronte të drejtat e shteteve të vogla për të formuar shtetin e tyre). Me rëndësi është të përmendim edhe një tjetër synim të kësaj pike që ka lidhje me Perandorinë Osmane. Nga Perandoria Osmane kërkohej hapja e gjireve dhe ngushticave (pas Luftës së Dardaneleve) për të gjithë, nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara (që do të ishte organizata ndërkombëtare që Ë ilsoni kërkonte formimin). Në pikën e 14, ai kërkonte formimin e një organizate ndërkombëtare që të mund të zgjidhte dhe njëkohësisht të parandalonte luftërat dhe konfliktet midis dy ose më shumë shteteve. Në këtë konferencë ai shprehet se dëshiron vetëm paqen dhe i jep një rëndësi të madhe formimit të kësaj organizate ndërkombëtare edhe pse pa rezultat.
Pas Luftës së Parë Botërore, shtetet arabe kishin parë mundësinë për të qenë të pavarur dhe për të formuar më në fund, shtetet arabe të pavarura. Megjithatë kjo gjë nuk do lejohej nga vendet evropiane sepse ato toka ishin të pasura me naftë, që mbas Luftës së Parë Botërore u pa si një lëndë shumë me vlerë. Marrëveshja e San Remos, do të ishte thjeshtë një modifikim i Marrëveshjes së Syces-Picot, e bërë pa dijeninë e SHBA-së duke mohuar marrëveshjen e bërë më parë të King-Crane. Me anë të kësaj marrëveshje, Francës i jepej Siria dhe Lubjana, problemet e kësaj të fundit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Konfliktet megjithatë nuk kishin të sosur dhe situata ishte dramatike gjithashtu. Ndërkohë Rusia, që ishte tërhequr nga lufta dhe pas hipjes së bolshevikëve në fuçi, kishte hapur të gjitha marrëveshjet e fshehta të regjimit të carit. Franca kërkonte shfuqizimin e plotë të Gjermanisë, ndërsa Anglia nuk donte kurrsesi që në Evropë të formohej vetëm një shtet i fortë. Ideja e Ë ilsonit ishte hedhur poshtë tashmë. Perandoria Osmane gjithashtu ishte në prag të trazirave. Duke pasur dijeni të të gjithë këtij tensioni, Konferenca e Vienës, nuk bëri asgjë tjetër, përveç se përgatiti terrenin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
  Evropa. Më 1 shtator të vitit 1939, Gjermania e udhëhequr nga pushteti nazist me Adolf Hitlerin në krye pushton Poloninë. Kjo ishte bërë e mundur me anë të një kontrate të fshehur me Bashkimin Sovjetik. Të dyja palët morën pjesë në sulmin e 17 shtatorit. Deklarata e vonuar e Francës dhe Anglisë kundër Gjermanisë, do të shpallej vetëm më 3 shtator të po atij viti. Me këtë deklaratë, flota angleze dhe franceze filluan manovrimin e gjerë në ujërat territoriale të Evropës. Në këto kushte, me anë të Sulmit Blitzz Creig (Sulm rrufe), Gjermania pushton dhe shtie në dorë shpejt Poloninë, Norvegjinë, Holandën, Belgjikën dhe Francën në 1940. Në 1941 do të merrte edhe Jugosllavinë, Greqinë si dhe Shqipërinë. Trupat italiane, në aleancë me boshtin nazist, do të sulmonin trupat britanike në Afrikën e Veriut. Deri në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës. Britania e Bashkuar, tashmë qëndronte vetëm pa aleatë me sy nga ShBA-të, megjithatë pushtimi i saj u bë i pamundur për shkak të forcave ajrore (Royal Air Force) dhe detare (Royal Navy).
Duke e parë Britaninë si një armik të pashpresë dhe të dobët, Hitleri kthehet nga Bashkimi Sovjetik, me një sulm të befasishëm më 22 qershor 1941, duke prishur kështu marrëveshjen e mossulmimit që kishte bërë me të. Në fundin e vitit 1941, Gjermania kishte pushtuar një pjesë të konsiderueshme të Bashkimit Sovjetik, por hapi i tyre do të ndalej jashtë Moskës, në betejën e Stalingradit. Gjatë betejave të përgjakshme në Stalingrad, që për më tepër dukej si një luftë personale midis Hitlerit dhe Stalinit, rrethimi dhe kapja e Garnizonit të Gjashtë të trupave gjermane, e bëri Gjermaninë të mendonte se nuk do të ishte një nismë e lehtë marrja e Rusisë. Sulmi rrufe i Gjermanisë naziste, dukej sikur nuk kishte dobi në tokat e mbuluara me borë dhe të pa fundme të Rusisë. Beteja e Stalingradit u zhvillua në vitet 1942-1943 ku boshti nazist pati humbje të mëdha. Humbja tjetër në Betejën e Kursk dhe thyerja e Syrgjynosjes së Leningradit do t’i jepte luftës një pamje tjetër tashmë. Ushtria e kuqe duket e papërmbajtshme dhe tashmë nga një mbrojtje e fortë, kalon në ofensivë të përgjithshme, duke gjëmuar Ë ehrmacht deri në Berlin. Në Betejën e Berlinit, Ushtria e Kuqe merr lagjet e këtij qyteti një nga një, deri sa më 30 prill 1945, Hitleri kryen vetëvrasje në bunkerin ku strehohej, duke mos parë rrugë shpëtimi.
Ndërkohë, Italia fashiste me Benito Mussolinin në krye kapitulloi në 1943. Tashmë ajo kishte dalë kundra ish-aleates së saj Gjermanisë që vazhdonte luftën. Trupat e aleatëve u futën në Itali dhe më pas në 1944, ata do të lironin edhe Francën. Më pas, me rënien e Gjermanisë, aleatët dhe Sovjetikët do të takoheshin në qendrën e Gjermanisë, Berlin. Kjo vetëm pas Betejës së Bulge (Battle of the Bulge) në dhjetor.
Gjatë kësaj lufte, është për t’u përmendur holokausti që iu bë me miliona (6 milion mendohet) hebrenjve. Në këtë genocid gjithashtu u eksterminuan edhe persona me origjinë rome.

  Shkaqet në Evropë. Ashtu si edhe Lufta e Parë Botërore, shkaqet dhe arsyet e Luftës së Dytë Botërore janë rritja e nacionalizmit dhe militarizmit. Arsye të tjera ishin edhe mos vendosja e saktë e kufijve. Më 1929 kur situata ishte akoma e tensionuar, në Gjermani dhe Itali, filluan të ngriheshin dhe të fuqizoheshin lëvizjet fashiste. Depresioni i Madh i viteve 1930 i kishte ulur moralin popullsisë gjermane, e cila për më tepër vuante edhe borxhin prej 65 miliard markave që i ishte imponuar për dëmet e shkaktuara në luftën e parë dhe kur ShBA vendosi që të ndalte kredinë e saj, situata u rëndua më shumë me Francën, që kur pa që Gjermania nuk mundi të paguante as këstin e parë dhe të dytë të borxhit, pretendoi territore nga shteti Gjerman.
Me të vërtetë Gjermania kishte firmosur Traktatin e Versajës, por ajo nuk e kishte pëlqyer kurrë këtë gjë, sidomos artikullin 231 që thoshte me pak fjalë që Gjermania pranonte të merrte për sipër të gjitha shpenzimet dhe humbjet e aleatëve, që ajo i kishte shkaktuar atyre kur forcat aleate përpiqeshin të mbroheshin. Besimi i përgjithshëm i popullit në Dolchstosslegende (një besim mitologjik i hershëm që në shqip do të thotë “thikë në shpinë”), si edhe Depresioni i Madh, solli në pushtet Partinë Socialiste Punëtore Gjermane (partia Naziste) me Adolf Hitlerin në krye.
Kur marrëveshja e Versajës po humbte vlerën e saj, shteti Anglez dhe Francez kanë një meritë në këtë mes. Franca lidhi me të vërtetë kontratë me Anglinë dhe Italinë, por të dy këta dolën nga fjala. Formimi i “Stresa”, ishte formimi i fronteve nga ana e Italisë dhe Anglisë kundra Gjermanisë, por Anglia nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje. Në atë kohë në pushtet ishte Chamberlein. Ky i fundit, paraardhës i Çërçillit, ndjente simpati për partinë e re në Gjermani. Ai mendonte se ata kishin vepruar shumë rëndë mbi Gjermaninë. Gjithashtu frika e një France të gjithëpushtetshme në Evropë, ishte një arsye tjetër që këto dy vende nuk do vendosnin një marrëdhënie stabile midis njëri tjetrit. Italia do vepronte me të njëjtën mënyrë duke e lënë Francën vetëm dhe fronti “Stresa” tashmë përfshinte vetëm mbrojtjen e dobët franceze, të ndërtuar sipas stilit të Luftës së Parë Botërore, që nuk i bëri dot ballë teknologjisë së re gjermane.
Pakti Molotov-Ribbentrop midis gjermanëve dhe sovjetikëve, bëri që Gjermania të merrte e qetë Poloninë. Shtetet e bashkuara nuk arritën të vendosnin një lidhje të fortë me njëra tjetrën, duke i lënë Hitlerit kohë të fuqizohej. Më në fund Lufta e Dytë Botërore kishte filluar dhe tashmë nuk do të kishte më mundësi për negociata paqeje.


Shkaqet në Azi. Yosuke Matsuoka (në qendër) festa e nënshkrimit të aleancës Japoneze-Gjermane-Italiane. Foto është shkrepur në Tokio, Japoni. Politika e Japonisë imperialiste në 1930, ishte sunduar nga militarist. Ushtarakët që ishin në krye të hierarkisë së shoqërisë japoneze, dëshironin të realizonin ëndrrën e tyre për ta bërë Japoninë një vend me fuqi botërore. Këto ide dhe të tjera shkaqe ishin përfshirja e Japonisë në luftë. Në vitin 1931, Japonia pushtoi Mançurian dhe Kinën në vitin 1937. Kina ishte një vend i pasur me burime natyrore si edhe një vend i mirë për të zgjeruar dhe fortifikuar pozitën ushtarake në Azi. Si Sh.B.A, ashtu edhe Anglia (kjo e fundit kishte interesat e veta në Kinë), reaguan duke dërguar ndihma ushtarake në Kinë, si instruktorë dhe avionë luftimi, të cilët u dërguan në Kuomintang. Një tjetër reagim ishte edhe embargo e materialeve të nevojshme lufte kundrejt Japonisë. Në se Japonia nuk do furnizohej së shpejti me këto materiale që i’u ndaluan, asaj padyshim që nuk do i mbeste gjë tjetër veç se tërheqja ose gjetja e burimeve të tjera që ishin të rëndësishme për ekonominë e saj. Pra zgjidhjet ishin të thjeshta, tërheqja, pushtimi i territoreve ku ndodheshin burimet si nafta e materiale të tjera ose marrja e këtyre burimeve nga Dutch East Indies (kompani Holandeze në Indonezi e formuar në shek. XIX), Malajzia dhe Filipinet. Duke besuar se vendet evropiane do të ishin shumë të zëna me njëra tjetrën dhe duke menduar se ShBA-ve do t’i duhej shumë vite para se të mund të organizohej në luftë (dhe edhe në se organizohej do i duhej shumë kohë në negociata), Japonia zgjodhi rrugën e pushtimit dhe kështu do të fillonte plani për pushtimin e Azisë.
Si rrjedhojë Lufta Aziatike do të fillonte dhe Paqësori do të lyhej me gjak. Megjithatë, shkaku më i fortë që detyroi Amerikën të futej në luftë, ishte sulmi i pabesë në Pearl Harbor, në Singapor dhe në Filipine në 7-8 dhjetor të vitit 1941. Kjo i dha shumë shpresë Gjermanisë, që kur pa se ShBA do të ishte shumë e zënë me fushatën në Paqësor, i shpalli luftë asaj në 12 dhjetor 1941. Por ShBA do të kishte më shumë burime se sa mendonte Hitleri.
Idealet e Gjermanisë. Qëllimi kryesor i Gjermanisë në atë kohë ishte rifitimi i territoreve Gjermane, të humbura me firmosjen e Traktatit të Versajës. Një qëllim tjetër ishte shtimi i territoreve të minoriteteve gjermani në Austri me idenë për të formuar Gjermaninë e Madhe (ide kjo edhe e partisë fashiste e shfaqur në Itali, ku me termin “Perandoria Romake”, pretendonte të merrte ato territore që kjo perandori kishte përfshirë në të në lashtësi, por kuptohet kjo ishte vetëm një thirrje propagandistike). Politika e jashtme gjermane kishte lidhje me tokat e shkëputura nga Austria si edhe me pjesën gjuhë folëse gjermane në territoret e Polonisë dhe Çekosllovakisë të humbura gjithashtu si pasojë e Traktatit të Versajës. Bisedimet dhe negociatat e Hitlerit me Çamberlein (Chamberlein), kishin si justifikim pikërisht këto motive, që lejonin në një farë mënyre Gjermaninë të kërkonte këto territore.
Hitleri i paraqiti raporte të shumta Neville Çamberlainit, ku tregoheshin dhunimi dhe keqtrajtimi që i bëhej minoriteteve gjermane në ato territore. Kur Gjermania naziste, mori këto territore nga Polonia dhe Çekosllovakia, ai u prit ngrohtë nga gjermanët aty. Por ky entuziazëm nuk do të rezultonte si një gjë pozitive më vonë. Me fundin e luftës, këta minoritete, u zhvendosën me forcë nga aty ku ishin. Duke i mbetur vetëm një vend për të shkuar, ata do t’i drejtoheshin Gjermanisë.
Një arsye tjetër e fortë është edhe kushtet e vështira të vendosura në Konferencën e Parisit. Hitleri e bindi popullin se vetëm partia naziste do mund ta lironte Gjermaninë nga ai pakt. Shumë shpejt, shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të rivendosej edhe pse ai ishte ndaluar nga traktati i lartë përmendur. Sipas Hitlerit, traktati po i hiqte Gjermanisë dhe gjermanëve të drejtën për të funksionuar si një shtet i vërtetë.
Këto dhe lojëra të tjera propagandistike, do të përdoreshin më vonë nga partia naziste për të arritur qëllimin e saj të vërtetë të luftës. Gjithashtu vetëm kështu partia naziste e Hitlerit mund të kryente diskriminime shoqërore dhe ideologjike, duke bërë që një pjesë e mirë e intelektualëve dhe kundërshtarësh politik, të largoheshin për të gjetur strehë diku tjetër. Me këto ide, diskriminimi ndaj hebrenjve kishte filluar, duke marrur prej tyre një pjesë të mirë të pasurisë dhe duke i zëvendësuar ata nga vendet e larta të punës me punonjës gjerman, që sipas të njëjtës propagandë, ishin racë ariane (raca më e pastër në botë).
Lëvizjet dhe Aleancat para luftës. Në fillimet e luftës, Britania dhe Franca ndoqën një politikë mos veprimi ndaj Gjermanisë duke dashur të ruanin paqen në Evropë. Ka mendime se kjo politikë u ndoq pasi këto dy fuqi të mëdha dyshonin në se popujt e tyre do të kishin dëshirën të luftonin një luftë tjetër madhore në kaq pak kohë.
Me Marrëveshjen e Mynihut (Munich Agreement) në vitin 1938, u kuptua qartë që tashmë lufta ishte e pashmangshme, pasi pikërisht Britania e Madhe dhe Franca, dhanë leje pushtimit të atyre tokave Çekosllovake, ku sipas Hitlerit jetonin popullsi gjermano-folëse. Çamberlain deklaroi se ky ishte një pakt që do të shënonte paqen në Evropë. Por në të vërtetë, Gjermania pas pushtimit të “tokave që i përkisnin”, në mars të 1939, do të pushtonte të gjithë Çekosllovakinë. Në më pak se një vit nga pushtimi i Çekosllovakisë, Britania e Madhe dhe Franca, do t’i deklaronin luftë Gjermanisë.
Firmosja e Paktit Molotov-Ribbentrop në Moskë. Mbas Molotov nga e majta në të djathtë qëndrojnë Shaposhnikov, Ribbentrop dhe Stalin
  Me pushtimin e Çekosllovakisë u pa qartë dështimi i Marrëveshjes së Munihut. Gjithashtu Britania e Madhe dhe Franca arritën në përfundimin se Hitlerit nuk i zihej besë dhe se ai kërkonte të shtrinte pushtetin në të gjithë Evropën, një gjë kjo që ata nuk mund ta toleronin. Polonia dhe Franca do të binin dakord të ndihmonin njëra tjetrën më 19 maj 1939, në rast sulmimi nga pala Gjermane. Britania e Madhe do të ofronte ndihmën e saj ndaj Polonisë me të njëjtin qëllim si Franca në Mars. Më 23 gusht 1939, pakti Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop do të firmosej nga të dyja palët. Ky pakt ishte i fshehtë dhe kishte si synim kryesisht formimin e një protokolli për të realizuar ndarjen e Evropës qendrore, ndërmjet Nazistëve dhe Sovjetikëve. Kjo ndarje do të bëhej sipas planeve të interesave dypalëshe dhe gjithashtu i premtonte Bashkimit Sovjetik një pjesë të Polonisë. Të dy palët arritën në një marrëveshje që lejonte si Gjermaninë dhe Rusinë të “bridhnin” të qeta dhe të mund të kryenin veprime ushtarake në tokat e njëri-tjetrit. Duke kujtuar Luftën e Parë Botërore ku Anglia i kishte bllokuar shumë gjëra asaj duke bërë që Gjermania të vuante urinë, Gjermania dëshironte një kontratë me Bashkimin Sovjetik, ku ky i fundit zotohej të shiste ushqimet, naftën dhe produkte të tjera Gjermanisë.
Gjermania tashmë nuk frikësohej dhe ishte gati t’i shpallte luftë Britanisë së Madhe, Polonisë dhe Francës. Hitleri në fillim qartësoi se ai donte thjeshtë të shtinte në dorë Qytetin e Danzing (do ishte më e saktë të thuash Qytet-Shtet) dhe Korridorin e Polonisë, por qëllimet e pushtimit të plotë të Polonisë ishin të qarta. Marrëveshja midis Britanisë së Madhe dhe Polonisë në 25 gusht, nuk do të ndryshonte planet e Hitlerit.
  Pushtimi i Polonisë. Më 1 shtator 1939, Gjermania pushton Poloninë. Me pretekstin e rremë se Polonia “sulmoi” një pikë Gjermane në kufi, Hitleri do të hidhej në sulm kundra saj duke e pushtuar. Më 3 shtator të po atij viti, si Britania e Madhe ashtu edhe Franca, do të shpallnin luftë ndaj Gjermanisë. Shumë shpejt edhe Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re do t’i shpallnin luftë asaj gjithashtu. Francezët do të organizoheshin shumë ngadalë. Pas ofensivës në Saar, ata shumë shpejt do të hiqnin dorë dhe do të tërhiqeshin. Ndërsa Britania, e kujtuar pak vonë, nuk mundi të bënte asgjë për të ndihmuar Poloninë që ndodhej nën sulm tashmë. Në 8 shtator, Gjermania Naziste do të arrinte në Varshavë (kryeqyteti i Polonisë), pas thyerjes së bujshme të mbrojtjes së dobët Polake.
Shtator 1939. Këmbësoria Polake në pritje gjatë Pushtimit të Polonisë
Më 17 shtator 1939, Bashkimi Sovjetik sulmon nga lindja dhe pushton atë pjesë të Polonisë që i ishte premtuar nga marrëveshja e fshehtë me Gjermaninë. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, si presidenti dhe kryetari i përgjithshëm i trupave të armatosur polake, do t’ia mbathini në Rumani. Më 1 tetor, pas një muaj sulmesh mbi Varshavën, forcat armike do të shtinin në dorë qytetin. Batalioni i fundit i trupave polake, do të dorëzohej më 6 tetor, edhe pse zyrtarisht, Polonia nuk iu dorëzua kurrë Gjermanisë. Trupat polake të mbetura, u tërhoqën në vendet fqinje duke shpëtuar për momentin. Këto trupa do të luftonin më vonë në Fushatën e Shtatorit dhe do të jepnin një ndihmë të madhe ndaj forcave aleate për fitimin e Luftës së Dytë Botërore.
Lufta rrufe
Pas rënies së Polonisë, Gjermania e ndaloi hapin e saj për t’u rigrupuar gjatë dimrit të viteve 1939 dhe 1940 deri në prillin e 1940-ës. Gjatë kësaj kohe Franca dhe Britania e Madhe kishin qëndruar në gjendje mbrojtjeje. Pushtimet e mëvonshme do të zhvilloheshin shumë shpejt nga ana e gjermanëve me anë të sulmit të quajtur “Blitzkrieg” (e cilësuar si “the Phony Ë ar" - "Lufta e rremë", nga mediat e Britanisë së Madhe sepse terreni i përdorur ishte shumë pak ndërsa luftimet ishin shumë të shpejta). Në shqip komentohet Blitzkrieg ose "Luftë-rrufe" por njihet gjithashtu edhe si BlitzKrieg (në të vërtetë kjo gjë është deri diku e gabuar sepse ky term i përket gjuhës gjermane duke bërë që ndonjëherë të dalin keqkuptime).
Beteja për Atlantikun
Ndërkohë në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik, anijet luftarake gjermane dhe anijet e vogla të luftimit si edhe nëndetëset (këto të fundit të emëruara nga britanikët U-boats. Shiko figurën për detaje), do të dëmtonin rëndë Flotën e Aleatëve. Nëndetëset me sa duket ishin shumë efektive në Betejat e Atlantikut. Një e tillë do të sulmonte dhe përmbyste anijen transportuese të britanikëve HMS Courageous, ndërsa një tjetër do të fundoste luftanijen HMS Royal Oak, kur kjo e fundit qëndronte e qetë e ankoruar në portin e Scapa Floë  (territor në Skoci që shërbeu si bazë detare në dyja luftërat botërore). Në katër muajt e parë të luftës, këto anije do të fundosnin të paktën 110 mjete lundruese, duke u kthyer në tmerrin e flotës së aleatëve. Eficienca më e madhe e nëndetëseve ishte kundrejt anijeve tregtare trans-atlantike. Është i diskutueshëm mendimi se eficienca e tyre në këtë luftë ishte fati dhe guximi. Më saktë do ishte të themi se ishin aftësitë luftarake ato që bënë këto anije dhe nëndetëse të korrnin sukses në beteja.
         Mbas 1943, Gjermania do e kuptonte se nuk kishte shumë shpresa të fitonte në det. Aleatët do të ndërtonin anije më të shpejta se ato që u fundosën. Plani i shoqërimit të çdo anije me anije të tjera luftarake do të ulte humbjet e trupave detare. Gjithashtu lufta kundra nëndetëseve do të bëhej shumë efektive. Këtu ka një meritë edhe shpikja e radarit, që arrinte të zbulonte nëndetëset Gjermane ku këto të fundit dilnin natën për t’u furnizuar me oksigjen ose për të bërë ndonjë riparim të mundshëm. Sulmi nga qelli do të ishte i befasishëm duke mos i lënë nëndetëses shumë mundësi për t’ia mbathur. Prodhimi në masë i Tipit 21 nëndetëse nuk pati shumë efektivitet përderisa lufta tashmë kishte ardhur në përfundimet e saj.
       Në pjesën jugore të Atlantikut, admirali Graf Spee arriti të fundosë nëntë anije tregtare britanike. Kruiserat anglez si HMS Ajax, HMS Exeter dhe HMNZS Achilles do të angazhoheshin më vonë kundra admiralit Graf Spee, në atë që njihet me emrin Battle of the River Plate (Beteja e River Plate). Këto kruisera që i përkisnin divizionit të Zelandës së re, do të dëmtoheshin rëndë në të vërtetë, por edhe Graf Spee do të detyrohej të tërhiqej në ujërat neutrale të Uruguait, në Portin e Montevideo.
Në Betejën e Atlantikut, flota gjermane nuk do të vepronte sipas rregullave të pashkruara të luftës. Robërit që arrinin të shpëtonin nga fundosja e anijeve, kapeshin dhe i dorëzoheshin Gestapo-s që zakonisht i torturonte dhe ekzekutonte. Jo në pak raste është qëlluar nga anijet luftarake, kundrejt marinarëve të pambrojtur në det. Kjo gjë do të kritikoj më vonë, pas mbarimit të luftës.
Pushtimi i Danimarkës dhe Norvegjisë
Norvegjia dhe Danimarka do të binin në dorë të Gjermanisë Naziste, në datën 9 prill 1940. Ky pushtim mori emrin Operation Ë eserübung dhe kishte si synim pengimin e një zbarkimi të mundshëm të trupave aleate në këto zona. Danimarka ra pa asnjë rezistencë. Norvegjia nuk u dorëzua dhe luftimet filluan. Trupat Britanike të përgatitura për luftë, do të zbrisnin në veri të Norvegjisë. Vonë në korrik, trupat aleate do të pësonin disfatë dhe do të tërhiqeshin. Pas dorëzimit të Ushtrisë Norvegjeze, Gjermania do të kontrollonte pothuajse të gjithë Norvegjinë. Me rënien e Norvegjisë, Familja Mbretërore do të arratisej në Londër. Gjermania do të përdorte Norvegjinë si bazë për të dërguar karvanë ushtarake kundra Bashkimit Sovjetik.
Pushtimi i Francës
Më 10 maj 1940, Gjermania pushtoi Luksemburgun, Belgjikën, Holandën dhe Francën. British Expeditionary Force (BEF – Forcat Ekspeditëse Britanike), lëvizën për në Belgjikë duke planifikuar një luftim në veri, por gjithmonë duke ruajtur një distancë më Maginot Line (Vija Maginot) e ndodhur në jug. Megjithatë Aleatët nuk do të korrnin sukses. Aleatët do të thyheshin nga sulmi i quajtur Blitzkrieg. Megjithatë qyteti gjerman i Roterdamit, u shkatërrua gjatë bombardimeve masive.
Në fazën e parë të pushtimit, plani i Gjermanisë kundra Francës do u quante Fall Gelb. Grupi i Tankeve Gjerman (Panzergruppe von Kleist) të Ë ehrmacht, do të kalonte përmes Ardenes (Ardennes), që ishte një pyll i dendur. Aleatët në të vërtetë nuk menduan se një ushtri e armatosur ashtu si ajo Gjermane do mund të kalonte në një vend të tillë. Gjermanët do të thyenin vijën franceze në Sedan. Mendohet se rënia e kësaj vije u bë e mundur pasi mbrojtja përbëhej kryesisht nga trupa rezerviste.
Gjermania vazhdoi më tutje në perëndim, duke kaluar nëpërmjet Francës Veriore, për të arritur më në fund Kanalin Anglez. Në këtë mënyrë, Aleatët do të ndaheshin në dy grupe. Ndërkohë, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda ranë shpejt nën sulmin e Grupit Ushtarak Gjerman B.
BEF dhe Forcat Franceze u evakuuan nga Dunkirku. Kjo tërheqje e përgjithshme e trupave u bë e mundur me anë të asaj që u njoh me emrin Operacioni Dinamo (Operation Dynamo). Në këtë tërheqje, që u quajt njëkohësisht edhe si evakuimi më i madh në të gjithë historinë, 338 000 trupa Franceze dhe Britanike do të transportoheshin me anë të anijeve luftarake, si edhe me anë të anijeve civile.
Më 10.06.1940, Italia gjithashtu do të bashkohej në luftë duke sulmuar trupat franceze në jug. Më pas ishte shumë e thjeshtë për Gjermaninë të pushtonte pjesën e mbetur të Francës. E parë ngushtë në këtë situatë, Franca do të detyrohej të nënshkruante një marrëveshje me Gjermaninë më 22.06.1940. Kjo marrëveshje shënoi pushtimin e Parisit dhe 2/3 e të gjithë territoreve franceze. Në të vërtetë, në Francë do të krijohej një shtet neutral (ku në të vërtetë pushteti ishte një qeveri-kukull e Gjermanisë). Qendra e kësaj qeverie, do të ishte pjesën juglindore të Francës dhe do të njihej si Vichy France.
Beteja e Britanisë
Gjermania u përgatit të pushtonte Britaninë e Madhe në vitin 1940 në atë që u quajt Unternehmen Seelöë e nga gjermanët dhe Operation Sea Lion nga anglezët (Operacioni Luanët e Detit në shqip). Britania kishte humbur një pjesë të mirë të trupave të saj në Dunkirk. Megjithatë, Flota Britanike (Royal Navy) qëndronte solide dhe Nazistët e dinin që nuk kishin shpresa kundra saj. Kështu u mendua se veprimi më shpresëdhënës, ishte sulmi nga ajri. Por edhe Forcat Ajrore Britanike (Royal Air Force) nuk ishin mangët. Gjermanëve do t’ju duhej të ndesheshin me këto forca.

Në verën e vitit 1940, beteja midis këtyre dy Forcave Ajrore do të fillonte. Kjo betejë u pagëzua me emrin Beteja e Britanisë. Luftë affe (Forcat Ajrore Gjermane) në fillim do të përqendronin sulmet e tyre mbi RAF Fighter Command (një nga tre qendrat komanduese të Britanisë së madhe). Pika të tjera do të ishin edhe aeroporte të ndryshëm si edhe stacionet e radarëve, që rezultonin shumë dëmtuese për nëndetëset Gjermane. Pasi Britanikët do të bombardonin Berlinin, Hitleri vendosi të kundërpërgjigjej duke bombarduar Londrën. Sulmi mbi Londrën njihet si The Blitz (Operacioni Rrufe nëse do e përshtatnim në shqip). Forcat Ajrore Gjermane u dëmtuan rëndë nga sulmet mbi Britaninë. Hurricanes dhe Spitfires do të bënin të mundur, që Hitleri ta rikonsideronte planin e tij të sulmit mbi Britaninë. Kanali i Lamashit, do të qëndronte në dorën e Flotës Angleze, por Hitleri kishte plane të tjera. Ai do të kthente sytë nga lindja, duke anuluar planet e tjera për pushtim.
Një sy mbi Italinë
Mbreti i Italisë Viktor Emanueli i Tretë në të vërtetë kishte kundërshtuar pushtimin e Shqipërisë, duke e konsideruar si një rrezik pa fitim. Por Musolini kishte planet e tij. Ultimatumi ndaj Shqipërisë për t’ju dorëzuar Italisë u bë më 25 mars 1939. Refuzimi i Shqipërisë për dorëzim, bëri që Benito Musolini ta pushtonte atë në 7 prill të 1939. Rezistenca ishte e dobët (Rezistenca e Durrësit) dhe shumë shpejt, trupat ushtarake Italiane do të merrnin kontroll mbi Shqipërinë. Mbreti i Zog, arratiset me familjen e tij në vendin fqinj Greqinë dhe më pas në Londër. Pasi kishte pushtuar Shqipërinë, më 28 tetor të 1940 edhe Greqia do të binte në duar të Italianëve. Italia nuk provoi veten të denjë për të mbajtur nën kontroll këto dy vende.
Bombarduesit anglez do të ishin shumë eficient kundra anijeve Italiane. Një luftë-anije u fundos, ndërsa shumë të tjera do të dëmtoheshin rëndë duke dalë jashtë-përdorimit. Sulmi i avionëve bombardues ndaj Flotës Italiane do të bëhej e mundur në portin jugor të Tarantos, ku avionët do të përdornin torpedo për të fundosur dhe dëmtuar anijet Italiane. Torpedot do të konsideroheshin si shumë të rëndësishme dhe përdorimi i tyre do të bëhej i mundur më vonë në sulmin e Japonezëve në Pearl Harbor, kundra ShBA-së.
Ndihma e ShBA-së
Pas rënies së Francës në 1940, ShBA e pa si të domosdoshme të ndërhynte në këtë luftë që po përfshinte globin. Megjithatë në ato vite, ShBA nuk ishte në gjendje shumë të mirë dhe disa mendonin që ShBA, nuk kishte fonde të mjaftueshme për të ndihmuar në luftë. Pavarësisht nga kjo Frenklin Rusvelt (Franklin D. Roosevelt), do kërkonte nga kongresi të drejtën e “Lend-Lease act” (Ky është ai akt ku kongresi i jep të drejtë presidentit të ShBA-së të japë ndihmë ushtarake, armatime dhe fonde monetare atyre vendeve që Presidenti mendonte se po luftonin për të siguruar territoret e ShBA-së, një akt ky nga ku shumë vende si Anglia, Bashkimi Sovjetik, Kina e të tjerë do të përfitonin). Ky akt u aprovua nga kongresi më 11 mars 1941 dhe i siguroi kryesisht Britanisë dhe 37 vendeve të tjera rreth 50 bilion dollar në furnizime ushtarake dhe mjete të tjera të nevojshme për luftën. Nga ky fond, Britania dhe Komunuelthi (Commonë ealth) do të përfitonin 31.4 bilion dollar.
Duke parë këtë lëvizje të ShBA-së, Kanadaja duke iu përshtatur të njëjtit plan, do të jepte një fond prej 4.7 bilion dollarësh (Dollar Amerikan), Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.
Më 6 prill 1941, forcat Gjermane, Italiane dhe Bullgare, sulmuan dhe pushtuan Jugosllavinë. Lufta do mbaronte me datë 17 prill me dorëzimin e shpejtë të Jugosllavisë si edhe me krijimin e një qeverie kukull me qendër në Kroaci. Vetëm dy grupe do të vazhdonin luftimet. Grupi komunist AVNOJ, të udhëhequr nga Tito, më vonë do të tregonte epërsi në forcë dhe influencë ndaj grupit tjetër të çetnikëve të udhëhequr nga Draža Mihailovic. Gjithashtu, më 6 prill, Gjermania do të pushtonte Greqinë, duke futur trupat e saj nga Bullgaria.
Rezistenca Greke ishte e gatshme të luftonte, por pavarësisht nga kjo ata ishin shumë më të pakët në numër dhe detyrimisht humbën. Kështu me datë 27 prill, Athina do të bie edhe pse, me meritë të Britanisë së Madhe, më shumë se 50 000 trupa ushtarake greke mundën të tërhiqeshin diku tjetër, për të luftuar mbase më vonë. Shqipëria gjithashtu ra pre e pushtimit nazist. Me vendosjen e një qeverie-kukull në Shqipëri, Nazistët shprehën qartë se nuk do të ishin kalimthi aty. Lufta e shqiptarëve do të ishte një luftë partizane dhe u drejtua nga grupi komunist me në krye Enver Hoxhën.
Lufta në Ballkan, pavarësisht se nuk do të përbënte ndonjë problem për Gjermaninë, do të vononte sulmin e saj ndaj Bashkimit Sovjetik për një periudhë prej 6 javësh.
Sovjetikët nën Sulm
Që nga koha që Pakti Molotov-Ribbentrop ishte firmosur në gusht të 1939, Bashkimi sovjetik kishte pajisur Gjermaninë me armatime dhe të mira të tjera të domosdoshme për pushtimin e Evropës. Megjithatë, kur Gjermania do t’i kthehej kundra ish-aleatit së saj, Stalini do të arrinte në përfundimin që edhe Britanikët dhe Francezët kishin arritur më parë; Hitlerit nuk i zihet besë. Më 22.06.1941, operacioni më i madh në histori do të fillonte; Operacioni Barbarosa. Tre grupe ushtarake gjermane, të përbërë nga 4 milion njerëz, do të hynin në territorin rus duke shkatërruar gati të gjithë divizionet e Ushtrisë së Kuqe, në sajë të strategjisë së rrethimit. Ushtria e Kuqe që ndodhej në pjesën perëndimore të Bashkimit Sovjetik të pësonte humbje të mëdha. Përballë kësaj situate, Sovjetikët u tërhoqën për në Ural, duke marr atë që mund të merrnin dhe duke shkatërruar atë që nuk mund të merrnin. Asgjë nuk duhet të binte në dorë të armikut (një strategji kjo që është përdorur edhe kundra Napoleon Bonapartit). Në Ural, rusët do mund të rigrupoheshin dhe furnizimi i Ushtrisë së Kuqe, mund të bëhej i mundur.
Komandantët Suprem; 5 qershor 1945 në Berlin: Bernard Montgomery, Dë ight D. Eisenhoë er, Georgi Zhukov dhe Jean de Lattre de Tassigny. Komandanti Zhukov organizoi dhe mori pjesë në shumë betja mbrojtëse dhe ofensiva të ndryshme të ushtrisë së kuqe.
Vonë në dhjetor të po atij viti, Trupat Gjermane kishin arritur në dyert e Leningradit, dyert e Moskës dhe Rostov. Arritja deri aty kishte qenë e mundimshme për Gjermanët. Ata kishin humbur 23% të ushtrisë që kishte sulmuar në fillim. Megjithatë gjermanët vazhdonin të avanconin. Dimri i fortë i Rusisë, do të bënte që ata të ndaleshin. Në këto kushte, ishte e pamundur realizimi i sulmit Blitzkrieg (sulm rrufe) sepse tanket nuk mund të manovronin thjeshtë në fushat e mbuluara me borë.
Gjermanët e kishin nënvlerësuar numrin e madh të ushtarëve që Ushtria e Kuqe kishte nën dispozicion. Ushtarët gjerman, nuk ishin të pajisur mirë për një mot të tillë. Mungonin mjetet e transportit dhe makineritë nuk i bënin dot ballë motit të ftohtë, duke marrë parasysh teknologjinë e atëhershme.
Trupat Gjermane filluan të demoralizohen nga luftimet e pafundme dhe ardhja e trupave të reja nga Siberia. Këto trupa ishin të shumtë dhe drejtoheshin nga Gjenerali Zhukov, një gjeneral ky me përvojë nga Lufta e Parë Botërore. Gjithashtu, këta ushtarë Sovjetik, ishin mësuar me ato kushte të ashpra.
Gjermania kishte avancuar shumë përpara, por kësaj radhe Sovjetikët do të “kthenin përgjigje”. Më 5 dhjetor, Sovjetikët kundërsulmuan dhe i detyruan trupat gjermane të ktheheshin mbrapa për kilometra të tëra (mendohet 150-250 kilometra). Kjo kishte qenë thyerja e parë e gjermanëve në luftë.
Më 25 qershor 1941, lufta e vazhdueshme e sovjetikëve me Finlandën, bëri që sovjetikët të ndërmerrnin një fushatë të gjerë bombardimesh ajrore kundra kësaj të fundit. Këto bombardime, filluan pak mbrapa fillimit të Operacionit Barbarosa.
ShBA dhe Japonia në Luftë
Në verën e 1941, ShBA, Britania e Madhe dhe Holanda vendosën embargo ndaj Japonisë. Kjo embargo kishte në qendër ndërprerjen e naftës, në mënyrë që Ushtria Japoneze të humbte superioritetin e saj në luftë. Japonia nuk u tërhoq nga lufta, madje vazhdoi të avanconte në territoret Kineze. Japonia do të planifikonte një sulm ndaj Flotës së ShBA-së në Pearl Harbor (Porti i Perlave). Ajo gjithashtu u përpoq të shtinte në dorë, zonat e pasura me naftë në dorë të kompanive holandeze (Dutch East Indies në Indonezi). Më 7 dhjetor 1941, flota japoneze e pajisur me anije aeroplanmbajtëse, do të sulmonte në mënyrë të papritur dhe të rrufeshme Portin Pearl Harbor, në Haë ai. Ky sulm i pabesë, rezultoi i suksesshëm. Shumë avionë që qëndronin të qetë në bazë, do të shkatërroheshin dhe flota gjithashtu do të goditej rëndë. Gjashtë Luftanije do të përmbyteshin, por mendohet se këto të fundit, pas riparimeve të nevojshme, do të fillonin përsëri funksionimin e tyre. Megjithatë, katër Aeroplan-Mbajtëset që ishin planifikuar për t’u shkatërruar, për fatin e mirë të Aleatëve, nuk ndodheshin në port gjatë sulmit. Të gjitha ndërtesat dhe infrastrukturat e dëmtuara në Pearl Harbor do të riparoheshin shumë shpejt.
Ky sulm nuk u tolerua nga opinioni publik që kërkoi ndëshkim ndaj Japonisë. Një ditë më vonë, ShBA, më 8 dhjetor të po atij viti, deklaron luftë ndaj Japonisë. Në të njëjtën kohë, Kina gjithashtu do të shpallte zyrtarisht luftë ndaj Japonisë. Kjo e fundit do të pushtonte Malajzinë.
Ndërkohë edhe Britania do të përjetonte një tragjedi. Përmbytja e luftanijes HMS Prince of Ë ales dhe HMS Repulse në 10 dhjetor, do të shkaktonte shumë humbje për Britanikët. Këto anije ishin përmbytur nga 85 bombardues japonezë si edhe nga torpedo të lëshuara nga baza Saigon. Në këtë humbje të madhe ku 840 ushtarë britanikë do të humbnin jetën, Ë inston Çërçill do të shprehej se ky ishte lajmi më tronditës që ai kishte marrë që nga fillimi i luftës.
Gjermania ndërkohë, i shpall luftë ShBA-së edhe pse në të vërtetë nuk ishte i detyruar që ta bënte një gjë të tillë. Hitleri shpresonte që Japonia do të sulmonte Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që Japonia dhe Bashkimi Sovjetik kishin lidhur një marrëveshje mossulmimi ndaj njëra tjetrës. Deklarata e Gjermanisë, e bindi edhe një herë ShBA-në, që nuk kishte asnjë arsye që mos përfshihej në luftimet në Evropë.
24 orë pas sulmit në Pearl Harbor, Japonia pushton Hong Kongun. Filipinet dhe kolonitë e Britanisë së Madhe në Malajzi, Borneo dhe Burma do të pësonin të njëjtin fat. Megjithatë Japonia në të vërtetë po synonte marrjen e tokave të pasura me naftë të kompanisë Holandeze “Dutch East Indies”. Japonia do të ndeshej në rezistencën e Filipineve, Australisë, Zelandës së Re, Britanikëve, Kanadezëve, Indianëve si edhe të Amerikanëve. Pavarësisht nga kjo rezistencë, të gjithë këto territore do të binin në duart e Japonezëve brenda disa muajsh. Ishulli i Britanikëve në Singapor, që mbahej si një fortesë e vërtetë, ra në duart e japonezëve. Rënia e kësaj fortese, u cilësua edhe një herë nga Çërçilli si një nga humbjet më të turpshme të historisë së Britanisë.
Luftë në Çekosllovaki dhe Francë
Në maj të 1942, projektuesi i projektit Zgjidhja Përfundimtare, Reinhard Heydrich (që ishte plani për zhdukjen e të gjithë hebrenjve), do të vritej nga agjentë të rezistencës Çeke gjatë operacionit Antropoid. Kur Hitleri mori vesh një gjë të tillë, urdhëroi sulmin e territoreve ku ndodheshin partizanët, duke shkaktuar reprezalje të shumta kundra popullsisë civile. Më 19 gusht, 1942, Forcat Kanadeze lëshuan kundra trupave naziste, një sulm të shpejt në portin e Dieppe të Francës, që u njoh me emrin Operacioni Xhubileu (Operation Jubilee). Aleatët pësuan disfatë në këtë betejë, por kjo disfatë do të siguronte më vonë informacion që do të shërbente në operacione të tjera, si Operacioni Torç (Operation Torch) dhe Operacioni Ovërlord (Operation Overlord)
Ofensiva e Sovjetikëve
Në veri, Sovjetikët do të sulmonin nën operacionin e koduar Toropets-Kholm, në 9 janar deri në 6 shkurt të 1942. Ky aksion bëri të mundur, që divizionet gjermane të ngushtoheshin në afërsi të territorit të Andreapolit. Gjithashtu, Ushtria e Kuqe do të rrethonte një divizion të ushtrisë gjermane në “Xhepin e Demjansk-ut” (Rrethimi i Garnizonit gjerman u pagëzua me këtë emër). Kjo do t’i jepte avantazh Ushtrisë së Kuqe, duke prishur moralin e trupave gjermane.
Forcat e Boshtit në Sulm
Në muajin e gjashtë të 1942, me datë 28, do të fillonte ofensiva e Aleatëve e koduar Operacioni Blu. Ky plan përfshinte vendosjen e trupave të Aleatëve, nga lumi Don deri në lumin Volga, drejt maleve Kaukaziane. Grupi Ushtarak B, ndërkohë po bënte plan, shtënien në dorë të Stalingradit; një veprim ky që do mund të forconte frontin Gjerman. Ndërsa Grupi Ushtarak A, planifikoi marrjen e fushave të pasura me naftë në jug. Në Betejën e Kaukazit, Trupat e Boshtit Nazist do të kapnin nga fundi i verës dhe vjeshtë së 1942-it, fushat e pasura me naftë.
Beteja e Stalingradit
Më 23 gusht, 1942, Gjermanët arritën Vollgën, në veri të Stalingradit. Gjermanët pa humbur kohë, do të bombardonin qytetin duke shkatërruar shtëpitë prej druri. Shkatërrimi i këtyre të fundit u bë me qëllim që të dëmtoheshin uzinat moderne të sovjetikëve. Më 23 shtator, Ushtria Gjermane kishte marrë në dorë këto fabrika dhe rrezja e veprimit të Ushtrisë Gjermane, ishte aq i gjerë sa që kishte nën kontroll të gjithë lumin. Sovjetikët do të sillnin përforcime dhe tashmë do të fillonte ajo që në histori u njoh si Beteja e Stalingradit. Në rrugët e Stalingradit, do të zhvilloheshin beteja të ashpra guerirlase. Duke qenë se të dy palët luftonin brenda në qytet, mendohet se luftimet trup më trup nuk kanë munguar.
  Lufta e egër, bëri që morali i trupave të të dyja palëve të binte. Edhe pse Gjermania po dëmtohej shumë nga kjo betejë, Hitleri nuk do të urdhëronte kurrë dorëheqjen. Von Paulus, i ndodhur në një gjendje të mjerueshme, do provonte edhe një herë një sulm kundra Sovjetikëve në fillimet e nëntorit. Tashmë Ushtria Gjermane kishte në dorë rreth 88% të qytetit, por me sa dukej, rezistenca e Ushtrisë së Kuqe, nuk do të binte bashkë me qytetin e shkatërruar. Ndërkohë që Ushtria Gjermane, futej akoma më thellë në qytet, Sovjetikët kishin forcuar krahët në rrethinat e Stalingradit. Në këtë mënyrë, Sovjetikët patën mundësi të rrethonin deri diku Ushtrinë Gjermane. Operacioni Uranus, në 19 nëntor, pati si bazë sulmimin e forcave gjermane nga të dyja krahët. Ky operacion korri sukses. Trupat Sovjetike do të takoheshin në Kalaç dhe 4 ditë më vonë, Divizioni i Gjashtë i Ushtrisë Gjermane, do të rrethohej i tëri. Kjo për ta ishte një grackë nga ku nuk do të ishte shumë e lehtë të dilnin.
Divizioni i Gjashtë, kërkoi leje për të dalë nga rrethimi, por Hitleri nuk i lejoi, duke i premtuar se ata do të furnizoheshin nga qelli me ushqime, deri sa të shpëtoheshin. Megjithatë Sovjetikët nuk do të bënin sehir ndërkohë që Hitleri të sillte ndihmat. Në atë kohë, Sovjetikët do të lëshonin një sulm kundra forcave të ndodhura në afërsi të Moskës. Ky sulm i quajtur Operacioni Mars, kishte si synim ndërprerjen e kontakteve ndërmjet divizionit qendror me atë të divizionit në jug të Stalingradit.
Me të shpejtë, Von Manstein do të formonte një batalion modest me ushtarë gjermanë, me qëllim për të shkuar në ndihmë ushtrisë që kishte ngecur në Stalingrad. Por ai do të afrohej vetëm 50 kilometra me ushtrinë e mbetur në brendësi të Stalingradit. Trupat Sovjetike, nuk do ta lejonin atë të ecte përpara qoftë edhe një metër me shumë. Në fund të vitit 1942, Divizioni i Gjashtë, ishte katandisur si mos më keq, pasi Luftë affe (Forcat Ajrore Gjermane), nuk sillte as 1 të 6 e furnizimeve të nevojshme. Fieldmarshall Von Paulus do t’i dorëzohej Ushtrisë së Kuqe më 2.2.1943 duke mos parë rrugë tjetër shpëtimi. Nga ky vendim, 91 000 ushtarë Gjerman dhe 22 gjeneralë, do të binin në duart e Sovjetikëve. Kjo do të ishte lufta më e madhe në të gjithë historinë, si në shpenzime, ashtu edhe në humbje njerëzore. Mendohet se Gjermanët humbën rreth 850 000 ushtarë. Ndërsa gjithsej 2 milion njerëz do të vdisnin në këtë betejë (por kjo është e diskutueshme).
Betejat e Aleatëve në Paqësor
Më 19 shkurt 1942, Presidenti i ShBA-së Rusvelt (Roosevelt) do të firmoste Urdhrin Ekzekutiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 9066, duke shpallur luftë ndaj Boshtit Japoni-Gjermani-Itali. Me fillimin e luftës, shumë persona japonez, italian dhe gjerman, që në të vërtetë ishin persona me shtetësi Amerikane, do të internoheshin nëpër kampe. Në këto kampe do të dërgoheshin edhe persona nga Haë ai. Por këto kampe ishin brenda standardeve të jetesës dhe nuk pati keqtrajtime ndaj personave që qëndruan aty gjatë luftës.
Më 18 prill të 1942-it, bombardimi i parë ajrorë do të godiste Japoninë në zemër të saj. Ky operacion i quajtur Doolittle Raid, pavarësisht se do shkaktonte dëme të pakta ndaj Japonisë, do të bënte që kjo e fundit të rikonsideronte tërheqjen e disa njësive ushtarake në mbrojtjen e Japonisë. Ky sulm gjithashtu do të ngrehte lartë moralin e trupave Amerikane.
Ofensiva Japoneze në 1942
Japonezët do të fillonin një ofensivë madhore kundra Kinës, pak mbrapa sulmit të saj në Pearl Harbor. Ofensiva synonte të merrte qytetin e Çangsha, që ishte një pikë kyçe për Japonezët. Forcat Japoneze ishte përpjekur edhe më parë për të marrë Çangashan, por në të dy sulmet kishin dështuar. Në një sulm të tillë, japonezët menduan se 120 000 ushtarë do të ishin të mjaftueshëm, por Forcat Kineze do të mobilizonin 300 000 trupa. Të gjendur në një ekuilibër të tillë, shumë shpejt trupat Japoneze do të rrethoheshin dhe si rrjedhojë do të detyroheshin të tërhiqeshin.
Ofensiva e Sovjetikëve dhe Ofensiva Gjermane
Mbas dorëzimit të Divizionit të Gjashtë të Ushtrisë Gjermane në Stalingrad, më 2 shkurt 1943, Ushtria e Kuqe do të hidhej në sulm kundra trupave tjera gjermane. 8 dallgë sulmesh do të ndesheshin me ushtrinë gjermane gjatë dimrit. Shumica e këtyre sulmeve, u përqendruan përgjatë Donit, një nga lumenjtë afër Stalingradit. Në fillim Ushtria e Kuqe do të korrte sukses, por më vonë gjermanët do të riorganizoheshin. Duke marrë avantazh nga dobësimi i Ushtrisë Sovjetike, që kishte bërë gjithashtu gabimin të zgjerohej shumë në terren, Gjermanët do të kundra-sulmonin dhe do të shtinin në dorë edhe një herë qytetin e Kharakov si edhe terrenet në afërsi. Kjo do të ishte fitorja më e madhe strategjike e Ushtrisë Gjermane
Ushtarë Sovjetik duke kaluar lumin Dnieper. Forcat Gjermane nga ana tjetër e lumit përgjigjen me zjarr
Ushtarët gjerman gjatë ofensivës së verës pranë një tanku Tigër ku ushtria gjermane do të merrte një goditje të rëndë.
Vjeshta do të shërbente vetëm si një pengues për të zhvilluar luftën. Shirat e rrëmbyeshëm do ta bënin situatën të vështirë për të dyja palët luftuese. Megjithatë të dyja anët do të përgatiteshin gjatë këtij intervali për të luftuar në betejën e ver&eum

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME