Gjendja ne shqiperi pas reformave te para centralizuese osmane.



http://eseshkolle.blogspot.com/
Gjendja ne shqiperi pas reformave te para centralizuese osmane.
Me reformat qe ndermori, duke hequr sistemin e timareve Porta e Larte synonte te forconte pushtetin qendror dhe te rimekembte fuqine e Perandorise e cila ishte dobesuar se tepermi nga prapambetjet ekonomike-shoqerore, nga sistemi shteteror anakronik, thellesisht shfytezues e parazitar dhe nga ryengritjet e vazhdueshme te popujve te shtypur. Reformat filluan te zbatoheshin ne Shqiperi qysh ne vitet 30. Ata jepnin nje grusht te rende te pare klases se vjeter feudale ushtarake e cila ishte dobesuar shum nga ekspeditat osmane te viteve 1822-1831. Nje pjese e krereve feudal qe ishin aktivizuar ne kryengritje u asgjesua, te tjeret u internuan dhe ata qe munden te shpetonin merguan jashte vendit. Te gjitha pronat e tyre u shpallen cifligje shteterore. Tani filluan te ngriheshin e te forcoheshin cifligare te rinj te lidhur me Porten e me politiken e saj centralizuese.

Dobesimi I klasesfeudale shqiptare I dha mundesi borgjezise te perfaqesuar nga tregtaret dhe pronaret e punishteve zejtare e te manifakturave te merrte pjese me me gjalleri ne jeten ekonomike e politike te vendit.
Me zbatimin e reformes ne fushen administrative, pushteti civil u nda nga ai ushtarak dhe qeverisjen e feudaleve vendas filloi ta kryente nje aparat burokratik I centralizuar. Porta e larte nuk kishte me besim te funksionaret e shqiptare. Pervoja e viteve te kaluara kishte treguar se ata ishin te prirur drejt qeverisjes se krahinave ne menyre autoktonome e drejt shkeputjes se plote nga varesia e Perandorise Osmane. Pastaj ajo filloi zevendesimin e tyre shkalle-shkalle me nenpunes te huaj. Ne fillim u zevendesuan qeveritaret e sanxhaqeve shqiptare, te kadinjeve, te myftinjeve, vecanarisht ne ato krahina ku kishin shperthyer levizjet kryengritese qw sapo ishin shtypur me arme. Keshtu ne mjafte sanxhake e sidomos ne Shqiprine e Jugut pushteti kaloi nga duart e qeveritareve shqiptare ne ato te funksionareve turq.
Administrata e re perbehej nga nenpunes te huaj qe nuk e dinin gjuhen e vendit dhe nuk I njihnin zakonet e traditat e popullit shqiptar. Gjuha e tyre ishte shkopi dhe kerbaci. Meqenese do te qendronin ne keto poste nje periudhe te caktuar dhe meqenese nje pjese e nenpunesve ose nuk paguheshin rregullisht ose duhej te siguronin rrogen nga te ardhurat locale ata perpiqeshin te grabisnin me te gjitha menyrat popullsine me ane taksash e gjobash pa u ndaluar as para perdorimit te forces. Pervec kesaj praktikohej gjeresisht ryshfeti pa te cilin nuk mund te kryhej asnje pune. Ai u duhej dhene si nenpunesve te thjeshte ashtu dhe funksionareve te organeve te larta te Perandorise Osmane. Edhe sistemi I mbledhjes se taksave me ane te iltizamit, megjithese u krijua nje aparat I vecante nenpunesish te financave, mbeti ne fuqi per nje kohe te gjate sepse u leverdiste funksionareve te larte te shtetit qe merreshin me te tilla spekulime.
Ndersa ne nje varg qendrash administrative u grumbulluan me shumice nenpunes te huaj, ne vitet 40 disa zona si Tiranen, Matin, Lezhen, Ulqinin, etj., Porta I la enede ne duart e oxhakeve te vendit, te cilet I paguanin arkes shteterore ne Stamboll nje shume globale vjetore, te nxjerre nga detyrimet qe u jepte atyre krahina.
Krahas reformes administrative, Porta e Larte mori masa per te vene ne jete reformen ushtarake, e cila parashikonte carmatimin e popullsise dhe krijimin e nje ushtrie te rregullt. Ne kuadrin e krijimit te kesaj ushtrie Veziri I Madh, Mehmed Reshid Pasha qe ishte ngarkuar me zbatimin e reformave ne shqiperi filloi te rekrutonte ushtare te rregullt (nizame) nga mosha 15 dei ne moshen 30-vjecare.
Te rekrutuarit benin jete kazerme dhe sterviteshin sipas rregullave te ushtrise evropiane. Ata e benin sherbimin larg vendit te vet ne kushte shum te veshtira. Vetem nje pjese e tyre mund te kthehej e gjalle dhe pa u gjymtuar nga sherbimi I gjate ushtarak. Nje pjese e madhe vdisnin me teper nga abuzimet e intendenteve, nga mungesa e ushqimit dhe veshmbathjes dhe nga epidemite, sesa ne lufte.
Sherbimi reservist (redif) behej zakonisht ne vendlindjen e rezervisteve. Kjo u jepte atyre mundesi qe nje kohe te caktuar krahas sherbimit ushtarak te merreshin edhe me bujqesi dhe blegtori.
Reforma ushtarake u shoqerua edhe me tatime e taksa te reja <<te jashtezakonshme >> qe sherbenin per ushqimin dhe veshjen e ushtareve nizame.
Edhe reforma ushtarake nuk u zbatua kudo dhe menjhere. Ushtria e rregullt u vendos ne qytetet ku mbaheshin garnizone ushtarake. Ne Manastir dhe ne Janine u grumbulluan forca te medha me ane te te cilave Porta ushtarake nje presion te vazhdueshem mbi trevat shqiptare. Ndersa ne njeren ane Stambolli organizonte ushtrine e rregult, ne anen tjeter vazhdonte te perdorte repartet e parregullta, te rekrutuara nga krere feudale e bajraktare midis malesoreve per ti derguar ne frontet e luftes me shtete te tjera ose per te shtypur kryengritjet Brenda dhe jashte Shqiperise. Ne keto raste Porta e Larte synonte jo vetem te perfitonte nga ndihma e tyre ushtarake, por edhe t’I largonte nga Shqiperia ku zienin kryengritjet e t’i neutralizonte keto forca te rrezikshme per te.
Me reformat e Tanzimatit Porta e Larte u kishte njohur kombesive te Perandorise Osmane te drejten te merrnin arsim ne gjuhen amtare ne shkollat publike. Por ajo vazhdonte te identifikonte kombesine me fene. Keshtu myslimanet e Perandorise, midis te cileve edhe shqiptaret ajo I quante <<turq>>, ndersa ortodokset, qofshin keta shqiptare, bullgare, serbe, apo vllehe, I quante <<greke>> ose <<rume>> dhe I kishte lene nen administrimin fetar e kulturor te Patrikanes greke te Stambollit. Si kombesi me vete konsideroheshin edhe katoliket ose <<latinet>> e Perandorise.
Shqiptareve ten dare ne mysliman, ortodokse e katolike, duke mos bere pjese ne nje bashkesi te vetme fetare dhe duke mos u njohur keshtu sin je kombesi me vete nuk u jepej mundesia te levronin lirisht gjuhen e tyre amtare. Ata detyroheshin te kishin arsimin sipas fese se tyre ne turqisht, greqisht, ose italisht. Ne perputhje me kete politike pas shpalljes se dekreteve te Tanzimatit ne Shqiperi u rrit numri I shkollave ne gjuhe te huaj. Shkolla shteterore fillore dhe qytetese (ruzhdie) ne gjuhen turke u hapen dhe ne krahina te ndryshme te vendit; ne Shqiperine e Jugut u rrit dhe numri I shkollave laike ne gjuhen greke per popullsine ortodokse, te cilat ndodheshin nen mbikqyrjen e peshkopeve greke, ndersa ne veri, ndonese me pak numri I shkollave katolike qe drejtoheshin nga kleri ose nga disa mesues private ne Shkoder. Megjithese perhapnin njohuri te dobishme, te gjitha keta shkolla pershkroheshin nga nje fryme fanatizmi dhe intolerance fetare. Ato nuk sherbenin per afrimin e shqiptareve te feve te ndryshme, por per te nxitur percarjen fetare. Ato ishin ne te njejten kohe vatra te propagandes antikombetare dhe I sherbenin politikes antishqiptare te shteteve qe I mbanin keto shkolla.
Reformat parashikonin barazine e shtetasve pavaresisht nga feja e tyre. Por ne te vertete klasa sunduese feudale osmane vazhdoi ta ruante poziten e saj te privilegjuar kundrejt popullsise se krishtere. Pabarazia juridike e popullsise se krishtere shprehej, pervec te tjerave, ne pagimin e nje takse te vecante per gjith meshkujt mbi 12 vjec.
Vete sulltani rrjeti I tij familjar si edhe perfaqesuesit e tjere te klases feudale osmane nxirrnin perfitime duke shkelur parimet e shpallura nga reformat dhe duke ruajtur praktiken e vjeter te abuzimeve, sic ishte vecanterisht shitja e posteve qeveritare. Sulltani dhe familja e tij ruajten ne Shqiperi per nje kohe te gjate nje varg privilegjesh feudale. Keshtu, nje pjese e mire e te ardhurave te sanxhukut te Ohrit ku perfshiheshin edhe krahina Shqiptare vazhduan t’i shkonin sit e ardhura private sulltanes-nene, kurse sulltanit te ardhura nga qiraja e Bezistenit* ne pazarin e Shkodres dhe nga shitja e te drejtes se peshkimit po ne kete qytet. Madje gabelet (arixhinjte) e Myzeqese konsideroheshin te gjith skllever te sulltanit dhe sherbimet e tyre u shiteshin per nje vit nga ana e tij te interesuarve kundrejt nje shume te caktuar.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME