Sa të stresuar janë maturantët përgjatë provimeve të Maturës Shtetërore - STUDIM



http://eseshkolle.blogspot.com/
Studimi I bërë ka si qëllim të nxjerrë në pah se sa të stresuar janë maturantët përgjatë provimeve të Maturës Shtetërore .
Hipoteza –Stresi dhe ankthi tek maturantët përgjtaë provimeve të Maturës Shtetërore .

Metodologjia që kam përdorur është:

Kampionimi , metoda e mbledhjes së të dhënave dhe nxjerrjes së përgjithësimeve , të një tërësie mbi bazën e analizës së një pjese të saj , kampioni I studimit përbën kampionin e përzgjedhur që do të konsiderohet si e mirëqene për të gjithë objektin e studimit(Sokoli, 2011:191 ) në rastin e dhënë për të gjithë maturantët e të gjitha shkollave të Republikës së Shqipërisë
 Anketimi është një metodë për grumbullimin e të dhënave kërkimore , anketa është një pyetësor , një document I shkruar në të cilën renditen disa pyetje , ku keto pyetje u drejtohen një numri të dhënë individesh.(Sokoli 2011:171 ) Në pyetësor kam hartuar si pyetje të hapura dhe pyetje të mbylluara , ku pyetjt hartohen në bazë të promblemit qëllimit të studimit .Pyetjet e hapura jane pyetje ku të anketuarit  mund t`u përgjigjen asaj me fjalët e tyre , opinionet që kanë për një çështje të caktuar .Pyetjet e mbyllura janë pyetje të cilat u sugjerojnë përgjigjedhënësve një numër të dhënë alternativashpër përgjigje të mundshme .(Sokoli, 2011:176 ) ku pyetjet e para kanë të bëjnë me të dhëna demografike , ndërsa pyetjet e tjera janë mbi stresi dhe ankthin që maturantët kanë ndjerë përgjatë provimeve . 
Siç përmenda më lartë për realizimin e studimit kam përdorur   një kampion të përzgjedhur, janë maturantët e shkollës së mesme “Olsi Lasko” Shkozet –Durrës .Arsyeja përse e zgjodha këtë temë ishte të krahasoja stresin dhe ankthin që kisha ndjerë dikur për shkak  të provimeve të maturës shtetërore me  të rijntë apo maturantët e këtij viti shkollor që po përjetojne të njëjtën situatë atë të provimeve të maturës shtetërore .Do doja të krahasoja a kanë ndjerë po aq ankth dhe stress maturantët e këtij viti shkollor me maturantët e brezit tim  .Duke përmendur faktin kryesor se provimet e maturës shtetërore janë të rëndësishme për një maturantë , janë ata të cilët përcaktojnë fatin e tyre nëse do të mund të vazhdojnë më tej studimet e larta dhe të formohen në rrugën e vështirë të jetës . 
Pjesa më e madhe  e njerëzve kalojnë situatë stresi të vërtete në sezon provimesh ose kur janë para një testimi , për disa ankthi që provojnë mund të jetë kaq I madh sa që I bën të paraqiten nën nivelin e kapacitetit që ata kanë dhe ndodh që të gabojnë , hutohen , frenohen , duke mos e kaluar provimin (Trauer 1998:45 ).
.Kjo gjendje stresi e fortë I çon këta individ deri edhe në sëmundje , duke bërë ndoshta që të tërhiqen para provimit .Në një shoqëri konkoruese , e cila ofron shpërblime të konsiderueshme kur ke sukses dhe ambicie , presioni I ushtruar mbi studentët mund të jetë shumë I fortë .
Përgjegjësia e karierës së humbur apo e perspektivës së mbyllur shoqërohet tek këta individ me ankth dhe vrarje sedre kaq të madhe  sa I çon deri në vetvrasje .Ekzistojnë teste të thjeshta që konsistojnë në një listë pyetjesh të cilat lejonjë matjen dhe kuptimin në mënyrë të thellë të ankthit para provimit .
 Në një studim të zhvilluar në këtë fushë u morën dy grupe studentësh(Trauer 1998:46 ). , njëri grup që kish arritur një shumë pikësh të madhe gjatë matjes së ankthit të testimit ose provimeve dhe grupi tjetër që kish grumbulluar pak pikë , dhe u ndanë në 5 –nivele , zotësie , aftësie , për çdo njërin .Stresi gjatë provimeve , testimeve , apo seminareve jane të njëtë në masën që në të gjitha këto situate individi ndjehet I vlerësuar apo I gjykuar .Studentët të cilët kishi mbledhur më shumë pikë gjatë testit për matjen a ankthit që kishin përjetuar gjatë provimit ata ndienin shumë ankth në krahasim me studentët të cilët kishin grumbulluar pak pikë dhe kishin më pak ankth gjatë provimeve .
 Shpesh një rendimet modest  I një përsoni që jep provim shoqërohet nga përshtypja përsonale , kërcënuese që lind nga frika e dështimit .Detyrat apo situate të tilla të ngjashme mund të kenë rendiment më të lartë kur këto rrethana nuk zhvillohen nën mendimin se do jesh në vlerësim ose provim , pra nuk bëhen nën presion .
Eshtë e njohur tashmë se ankthi I provës përbëhet nga dy faktorë .Nga njëra anë janë reaksionet fizike që janë përshkruar dhe nga ana tjetër janë reaksionet mendore shpesh autokritike dhe pesimiste .Vëzhgimet tregojnë se janë reaksionet mendore ato që kompromentojnë shumë rendimentin gjatë provës se një përsoni që vuan nga një shkallë ankthi të lartë . (Trauer 1998:47 ). Këta studentë e kalojnë një pjesë të të mirë të kohës së sezonit të provimeve duke qënë nën tundimin e të pasurit ose jo sa duhet të rendimentit gjatë provës dhe bëjnë krahasimin me të tjetër duke pasur frikë se do të paraqiten shumë më dobët se ata .
Përsonat , të cilëve ankthi u krijon vështirësi gjatë provimit është njëri element I një grupi të madh promblemesh ankthsjellës apo është një problem relativisht I izoluar .Poqe se është I izoluar metoda e desensibilizimit është e dobishme .Në qoftëse se bën pjesë një në rrethanë komplekse atëherë është e nevojshme një metodë më e thelluar dhe më e gjërë ,e cila kërkon eksplorimin e frikave dhe e prekupacioneve të ndryshme të subjektit . (Trauer 1998:47 ) 
Ethet e provimit të maturës po shtohen nga dita në ditë. Me kalimin e orëve presioni nga mësuesit (gjatë konsultimeve) e prindërit rritet dhe natyrisht me rritjen e këtij presioni, bëhen më evidente edhe notat e ankthit apo të stresit në jetën e shumë prej maturantëve. (Gazeta Shqiptare 29.05.2013 )Disa prej tyre, duke u bazuar dhe në këshillat e psikologjisë mundohen ta kapërcejnë këtë situatë stresante që po kalojnë aktualisht në jetën e tyre, duke u marrë me aktivitet fizik, duke menduar për gjërat e bukura që kanë kaluar një ditë më parë, duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme, etj. Deri këtu situata nuk paraqet asnjë problem, problemi shfaqet nga ata që për të ulur nivelin e stresit përdorin pilula kundër tij. Këtë na e konfirmojnë edhe vetë ata, gjimnazistët e stresuar… dhe në fakt nuk janë të vetmit, edhe disa nga farmacistet që ushtrojnë profesionin e tyre përreth gjimnazeve pohojnë , prezencën e ketij fenomeni
“Matura, po më nxihet jeta”
“Provimet e maturës janë arsyeja pse më del gjumi në mëngjes”, kështu e nis ligjërimin e saj një nga maturantet e kryeqytetit. Duket sikur provimet e maturës janë kthyer në kryefjalën e ditës së maturantëve kohët e fundit. Më tej ajo vazhdon se “kjo është një dukuri që po e vë re për herë të parë këtë vit. Kurrë më parë nuk më ka ndodhur që të zgjohem për shkak të një provimi. Kur kisha provimin provë në letërsi përpara 2 javësh pothuajse nuk fjeta fare gjatë natës, ndonëse më kishin thënë që duhej të bëja pushim dhe të mos mendoja fare për të, unë përsëri nuk e hiqja dot mendjen. (Gazeta Shqiptare 29.05.2013 ). Në fund fare mund të them se ngarkesa e tyre muajve të fundit, lufta për të ruajtur të lartë mesataren, mësuesit e lëndëve që vijojnë të mbeten po aq rigorozë sa edhe ditën e parë (të atyre mësuesve, lëndët e të cilëve s’do t’i jap provim me zgjedhje), dhe ankthi i notës së provimeve më janë kthyer në një ferr për jetën time, po çmendem. Mezi po pres të mbarojë”, përfundon maturantja e “Ismailit”.

Pilula kundër ankthit
Ankthi apo stresi është një dukuri e pashmangshme në jetën e gjithsecilit prej nesh. Ai është shfaqur në jetën tonë që me marrjen e përgjegjësive të para në jetë… Megjithatë në momente të tilla siç është edhe provimi i maturës, përmes së cilit përcaktohet në një farë mënyre e ardhmja e një adoleshenti, ai bëhet edhe më i dukshëm. “Gjithmonë në këtë periudhë rritet interesi i nxënësve për këto ilaçe”, tregon një nga farmacistet e intervistuara. Sikundër pohoi edhe kolegia e saj, një tjetër farmaciste këtë herë pranë shkollës “Partizani”, e cila na tregon se: “Në një pjesë të mirë të rasteve janë prindërit ata që kërkojnë pilula antistres për fëmijët e tyre…”. Të dobishme ose jo, vetë nxënësit tregojnë se me konsumimin e tyre, kalon edhe gjendja e ankthit që i ka përfshirë (kjo ndoshta ndodh edhe pse ata duan të besojnë kështu). “Unë e ndjej veten shumë më të çliruar pas konsumimit të një kokrre të tillë. Ajo mbahet nën gjuhë, ka një shije të mirë dhe veç kësaj, ka një efekt të menjëhershëm tek unë”, na pohon Mersi. “Nuk e di pse, por sa herë që konsumoj një të tillë, e kam trurin më të qetë. Si ilaç në fillim ma rekomandoi mami, përpara 2 muajsh, atëherë kur m’u desh të kaloja një provim shumë të rëndësishëm të gjuhës angleze… Dhe që atëherë nuk e heq më nga përdorimi, pasi me të vërtetë më ka dhënë efekt”, përfundon shoqja e Mersit, Jonida.
 
“Cigarja të çliron”
Natyrisht që përdorimi i pilulave kundër stresit është një fakt shqetësues, ndaj dhe këshillojmë të gjithë mësuesit dhe prindërit që të bëjnë të pamundurën për t’i dhënë gjithë suportin e nevojshëm adoleshentëve në këtë periudhë, pasi ka edhe nga ata që veç ilaçeve, (Gazeta Shqiptare 29.05.2013 ) përdorin si antistresante cigaren. “Më mjafton një e tillë përpara ose pas provimit për të shfryrë tërë akthin që kam”, tregon një nga maturantët e intervistuar. Me gjithë propagandimin e madh për luftën kundër pirjes së duhanit, gjimnazistët vijojnë të gjejnë strehëz tek ai sa herë që ndihen në konfuzë, sikundër po ndodh edhe tani…
 
Rezultatet e studimit :

Nga të dhënat që kam mbledhur përmes pyetësorit ka rezultuar një fakt shumë I rëndësishëm
Që si vajzat dhe djemt që janë përfshirë në studim I jepnin një rëndësi shumë të madhe provimeve , sepse ishin ata të cilët u jepnin mundësi për të vazhduar studimet e larta , për të qënë pjese e auditoreve të universiteteve të shumta .Duke ndjekur ëndërrën e tyre , atë çfarë kishin dëshiruar të arrinin në jetën e tyre , për formimin e tyre professional në rrugën e jetës , dhe për të ardhmen e tyre .
Një fakt tjetër I rëndësishëm ishtë që vajzat ishin shumë herë  më të stresuara dhe në ankth në krahasim me djemt , kjo ndoshta ndodh për shkak se vajzat u kushtonin më teper rëndësi , studimeve , kohës që ata kishin  përcaktuar  për të studiuar , një gjë që më bëri përshtypje ishte që djemt mbanin shpresa që në ditën e provimeve do t`u krijohet mundësia për të kopjuar .

Në lidhje me reagimet fiziologjike më së shumti  që maturantët shfaqën në provime ishin
Djersitja dhe kërcitja e shumtë e duarve
Dridhja e këmbëve , duarve , krahëve .
Djersitja dhe dridhja e trupit
Shtrëngimi I grushtave dhe I nofullave
Shfryjra dhe frymëmarrja e shpesht
Rrahje të forta të zemrës

Ndërsa në lidhje me reagimet emocionale ata ishin :
Të stresua dhe të shpërqëndruar
Të tensionuar
Ishin në panik gjatë gjithë kohës
Të frikësuar me idenë se ndoshta do të dështojne në provim dhe se nuk do të arrijnë rezultatet e pritshme
Qëndronin gjatë gjithë kohës në ankth dhe mendonin se çfarë do të ndodhte me ta në qoftëse nuk do të merrnin provimin

Ndërsa në lidhje me mënyrën se si e kanë përballuar këtë situatë stresuese rezultoi se
Mbështjetja emocionale dhe ajo sociale I kishin ndihmuar shumë , disa nga përgjigjet e dhënë ne pyetësor ishte se për përballimin e kësaj situate maturantët I kishin ndihmuar më së shumti prindërit, dhe mësuesit e tyre
Disa prej tyre kishin dhënë si përgjigje se aktivieti fizik I kishte  ndihmuar shumë në përballimin e situatës stresuese , vajzat ishin ato që ishin marrë më shumë me aktivitetin fizik I cili I kishte ndihmuar shumë ,  në kohë të të lirë dhe të shkëputur paksa nga provimet ata pëlqenin më tepër të dëgjonin muzikë por nga ana tjeter ishin ato që më së shumti kishin vuajtur nga pagjumësia në krahasim me djemtë, ndërsa djemt si mënyrë e vetme për përballimin e kësaj situate stresuese kishin zgjedhur konsumimin e tepërt të duhanit .Në lidhje me informacionin e shenuar pak më lartë maturantët që ishin përfshirë në studim nuk kishin gjetur si zgjidhje të vetme përdorimin e pilulave kundër ankthit dhe stresit , nuk kishin zgjedhur përdorimin e antidepresivëve .


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME