Vecanti të strukturës metrike dhe të figurave stilistike



Tema: Vecanti të strukturës metrike dhe të figurave stilistike:

A:
1.   Strofa
2.   Vargu
3.   Rima
4.   Polifonia
5.   Ritmi

B:
6.   Hiperbola
7.   Personifikimi
8.   Onomatopeja
9.   Krahasimi
10. Epiteti
11. Metafora
12. Simboli
13. Shembuj për secilin rast.
Ve=antitë metrike i referohen kryesisht poezisë.
Poezia për fëmijë njeh lloje të ndryshme strukturash metrike.
Strofa është elementi i parë:

Llojet e strofave janë:

  • Katrena

-gjendet në të gjitha etapat e letërsisë për fëmijë.
- Është shkruar rreth 70 % e letërsisë për fëmijë.
- Në këtë lloj poezie shkelet ndonjëherë sintaksa poetike, ku futen metri, ritmi, muzikaliteti.
- Kjo përbën problem për poezinë e fëmijëve ndryshe nga poezia për të rritur. Kjo ndodh pasi fëmijët perceptojnë më lehtë strofat e rregullta se sa ato të parregulltat.
- Një lloj i ve=antë katrene është strofa safike që e ka marrëemrin nga poetesha greke Safo. Pas tri vargjeve të gjata vjen një varg i shkurtër.
p.sh:
Ne punojmë papushim
Edhe lodhje s’ndiejmë aspak
Sepse puna na jep gëzim
Cuk e cak.
Shumë i rëndësishëm këtu është vargu i fundit që konsiderohet varg përmbyllës.

  • Distiku

-      haset shumë shpesh në poezinë për fëmijë dhe të rritur.
-      Shpreh mendim të përmbledhur të seleksionuar
-      Strofa me dy vargje nuk të lejon manipulime me fjalën shtesa të kota, etj.
-      Vargjet në distikë mund të varen nga njëri tijetri ose jo.
-      Kjo lloj strofe i shkon për shtat parashkollorëve dhe ciklit të ulët.
-      Kjo lloj strofe i korespondon lodrës fëmijërore.
-       
  • Tercina

-      haset më rrallë.
-      E kultivojë për herë të parë Asdreni.
-      Pëlqehet nga fëmijët për shkak të simetrisë.
-      Kemi dy loje tercinash: të pavarur dhe të varur.

Lloje të tjera strofash që hasen shumë pak ose aspak në poezinë për fëmijë:

  • Pentastiku
  • Sestina
  • Oktava
  • Decima
  • Nona
  • Septina


Vargu:

  • gjatësia e vragut është treguesi i parë.
  • Kjo lidhet me mundësinë e tyre për të kuptuar dhe për të përvetësuar.
  • Shefik Osmani thotë: një nga kërkesat themelore të letërsisë për fëmijë është leximi shprehës. ... gjoksi i fëmijës së vogël, frymëmarrja e tij, diapazoni i shikimit, janë të kufizuara. Prandaj këmbëngulja e shkrimtarëve për të shkruar fraza të gjata që redaktorët shpesh t’i cungojnë. JA pra pse ngulim këmbë në njohjen e disa vecorive fizike, fiziologjike, e psikologjike të fëmijës...
  • Kristoforidhi e pati parassyh këtë kërkesë: lexo poezi nga vëllimi: Xixëllonjat e vogla.
  • Te Naimi gjatësia nuk shkon më shumë se 10 rrokëshi.
  • Cajupi përdor 7,8 dhe 9 rrokëshin.
  • Mjeda mezi arrin nëntërrokëshin.
  • Asdreni trerroëshin
  • Negovani katërrrokëshin
  • Kadareja te princesha Argjiro preferon vargun e shkurtër.

  • Vargu i lirë dhe fëmijët:

-      masivizimi i vargut të lirë
-      psikologjia fëmijërore
-      përballja me vargun e matur
-      ja një shembull
fëmija ka mundësi
qiellin për ta prekur
ka mundësi yjet për t’i bashkuar
në një përrallë...
= vjershat me varg të lirë i ndajmë në disa kategori:
-      disa kthehen në prozë
-      disa me ritëm të fortë
-      midis tyre

  • Llojet e vargjeve për fëmijë:
  • 8 rrokëshi

-      e kultivuan poetët e Rilindjes dhe të Pavarësisë
-      parapëlqehet nga të gjithë dhe në të gjitha kohët
-      Dyzimi i këtij vargu është 16 rrokëshi

  • 6 rrokëshi,

-      ndërtohen vjershat dhe poemat me veprim dhe aksion.Ngjarje heroike dhe dramatike. Ka dinamizëm dhe ritëm. Kjo përshtatet më shumë me natyrën e fëmijës.
-      Po nuk hesht kjo lagje.
-      Po nuk hesht ky park...Xh. Spahiu (Parku i lodrave).

  • 5 rrokëshi,

-      këtu duket ndikimi nga poezia popullore.

  • 4 rrokëshi

-      Edhe ky përdoret rëndom në poezinë popullore sidomos në këngët që janë ndërtuar si lodra dhe gjëegjëza, fjalë të urta;

  • Poezia popullore:

-      Hënë e re
-      Vashë e re
-      Tinë plakë
-      Unë e re...

Asdreni:
-   shpallet dita
-      tretet nata
-      shfaqet drita
-      zgjohet pata (stinët)

  • 7 rrokëshi,
-      ka ardhur duke u përdorur gjithnjë e më shumë, megjithëse e ndeshim rrallë në poeinë popullore.
  • në poezinë tonë ndodh edhe thyerja e vargjeve
  • kështu lind poezia me varg të përzier.
  • Me vargje të tilla ndërtohen fabulat.
  • Vëreni dhe komentoni shembullin:
-      dhelpra e mallkuar/
-       doli nga shtëpia/
-      e kish marrë uria/
-      vate për të gjuar.
-      Këtu kemi 6 rrokëshsepse dhelpra nxiton, më poshtë vargjet zgjaten sepse rrushi është larg: sheh një pjergull me rrush plot/bën t’i zërë e si zë dot. Kështu që zgjaten edhe vargjet...

  • Rima në poeziën për fëmijë:

-      Rima është barazia e plotë e një ose më shumë rrokjeve në fund të vargjeve.

-      Rima  i jep vargjeve ritëm muzikalitet,

-      Në anën kuptimore rima jep pikën kulmore të ngjarjes.

-      Koment poezinë e B. Dedjes:

katër cupa/
dhe një cun/
gjyshja gruaja dhe unë/
një shtëpi e mbushur plot/
asnjë bukën s’e ha kot/
njëra cupë/
e madhja fare/
mbahet si llogaritare.

  • shiko më lart sintezën e vargjeve,
  • ku ndalet mendimi
  • ku ndalet rima...
  • gjallërinë

  • Llojet e rimave:

  • e puthur ( aabb)

  • e kryqëzuar (abab)

  • e mbyllur ( abba)

  • monorima ( aa, aaa, aaaa).

  • Rima fundore: ( mashkullore ose oksitoni si guxim-fitim)

  • Rima parafundore: ( femërore ose paroksitone): lidhur-hidhur.

  • Rima Tejfundore: lodrave-kodrave

  • Rima hyperdaktilike: fluturave- bukurave.

  • Poezia jonë për fëmijë ka startuar me rimën e puthur.

  • Aspektet polifonike të rimës:

- Kjo kë lindur më vete gjatë Rilindjes nisur nga kujdesi i për letërsinë për fëmijë. Ajo karakterizohet nga: seleksioni dhe muzikaliteti.

Nisur nga prania e bashkëtingëlloreve dhe e zanoreve rimat i kemi:

  • Rima të buta; kur ka shumë zanore. Nata/pata.
  • Rima të forta; jasht/ mbrapsht.
  • Rima të varfëra; vetëm tingullin fundorë; liri/malësi
  • Rima të pasura,; të plota; shtëpia/uria.
  • Rima konsonancë; div dragoi i dragobisë.
  • Rimat asonancë; anës detit i palarë.
  • Rima foljore
  • Rima emërore

Ritmi:

  • fëmijët pëlqejnë poezinë me ritëm.
  • Ritmi krijohet nga rregullsia, rima, etj
  • Theksi ritmik
  • Shembull: kënga e trenistit e B Dedjes:

-      flenë zogjët/ flenë flenë
-      flenë kapronjtë/ flenë flenë
-      lepurushtë/ flenë e flenë
-      po ketrushtë/ flenë flenë
-      vetë treni edhe unë
-      ne nuk flemë
-      ne nuk flemë
-      se ne kemi shumë punë
-      në stacion
-      duhet të flemë.

  • ritmi dhe trokam e rrotave shoqërojnë poezinë ng apyetja te përgjigja: komentoje me këtë sy.
  • Ritmin e ndihmon edhe animizimi i trenit
  • Vargu 4 rrokësh
  • Fjalët dy rrokëshe
  • Trokëllimet fonetike; flenë/ flenë

Figurat stilistike:
Ndarja e tyre në letërsinë për të rritur:

  • figurat e kuptimit
-      krahasimi
-      personifikimi
-      antiteza
-      hiperbola
-      simboli
-      paralelizmi

  • figura e intonacionit:
-      pyetja retorike
-      pasthirrma
-      apostrofi

  • figurat e fjalorit:
-      dialektalizmat
-      huazimet
-      fjalëformimi

  • figura të fjalës:
-      metafora
-      metonimia
-      epiteti
-      alegoria
-      ironia

  • figura të sintaksës:
-      inversioni
-      enumeracioni
-      shkallëzimi

  • fugurat tingullore:
-      asonancës
-      aliteracionit
-      onomatopesë
-      anafora
-      epifora

Në letërsinë për fëmijë ndeshen më shumë:

- Hiperbola

- Haset shpesh te të vegjlit.  Zgjon fantazinë e tyre, zmadhon dhe zgjon interesin për fantasticitetin në jetë, hiperbola të pamundshmen e bën të mundshme.
- Numri 7, kam kaluar 7 bjeshkë deri këtu. Ose kam patur një gjyshe mbi të gjitha gjyshet, kur ajo tregonte heshtnin dallëndyshet.

- Personifikimi
- dëshmi e thesarit popullor, e lidhur me animizmin, gjallimi, rrit komunikimin,
Psh. Cajupi:
shokë me vjershat që shkrova/
ngjer sot për kafshët këndova/
i bëra të kuvendojnë/
të zihen e të qortojnë/
kuvendon ujku me qentë/
peshqit zogjtë dhit’ e dhentë...

Animizmi haset si:
- shtrirje e përgjithshme, kur ka konflikt.
- shtrirje e pjesshme, kur njëra anë është vetë fëmija.

- Onomatopeja
- ka funksion konkretizues
- ilustrativ
- ka forcë kumbuese
- zbavitëse
- patat kur kalojnë mbi shpatat ga ga ga...
- xixa xix xixëllon ka karakter onomatopeik.
- funksionet e onopatopesë janë:
- si qëllim në vetvete; kraap krrap, krap e krrup etj
- e përcuese e një ideje: sa fjalë flet Shpendi shpezët; cak, cak, cak! – me sqepa.

- Krahasimi
- aktivizon imagjinatën
- krahason objektin.
- Tanusha.
- krahasimi emocional- shkoi vera si hije ( Asdreni)
- krahasimi intelektual;

- Epiteti
- epitetet aktive,
- të gjalla,
- epiteti psikologjik
- epiteti pasiv
p.sh. kërcitën fletët e rënda. Këto quhen fjalë të tepërta, parazite, pleonazma.

- Metafora:
- shërbimi konkretizues i metaforës është më i dobët se krahasimi.
- krahasimi i shkurtër
- Metafora emër
- Metafora frazë
- Metafora folje
- Metafora e huazuar nga folkori ( e ban zemrën gur)
- metafora origjinale ( buzëqeshjen e fëmijëve).

- Simboli:
- si lojë.
- Simboli i harmonisë.
- gërshetimi me personifikimin
- skifteri si simbol i egërsisë.

- Shembuj për secilin rast.

- Literatura:

1-   Hyrje në teorinë e letërsisë A Bishqemi
2-   Ghuha dhe jeta Xh lloshi
3-   Teoria e letërsisë. Z. Rrahmani
4-   Elementë të analizës së tekstit letrar.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME