MESIMDHENIE NE PSIKOLOGJI DHE SOCIOLOGJI - QENDRIMI I ADOLESHENTEVE NDAJ SHKOLLES.



UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES
FAKULTETI I EDUKIMIT
MASTER SHKENCOR
DEGA: MESIMDHENIE NE PSIKOLOGJI DHE SOCIOLOGJI
LENDA: ZHVILLIMI NE MOSHE SHKOLLORE
TEMA: QENDRIMI I ADOLESHENTEVE NDAJ SHKOLLES.

HYRJE
Kjo detyre kursi konsiston ne faktin se cfare qendrimi kane adoleshentet e sotem ndaj shkolles.
Une kam realizuar nje intervist me 14 pyetje dhe te gjitha pyetjet jane te hapura.
Kam intervistuar 3 gjimnazist  nga 3 shkolla te ndryshme, dy prej tyre jane femra:1 me nivel te shkelqyer dhe 1 me nivel mesatar ne mesime, gjithashtu dhe nje djale me nivel mesatar.
Te 3 gjimnazistet kane qene te gatshem ne dhenien e pergjigjeve.
Vajza me nivel te shkelqyer dhe djali me nivel mesatar ndodhen ne vit te fundit ne shkoll te mesme ndersa vajza tjeter ne vit te tret.
Pyetjet e realizuara ne intervist jane pyetje qe kerkojne nga nxenesit qe te japin mendimin e lire te tyre rreth asaj cka mendojne rreth shkolles.
INTERVISTA 1.
GJINIA: FEMER
NIVELI: SHKELQYESHEM
Ø  Si jane rezultatet tuaja ne shkolle tani?A kane ndryshuar ne krahasim me vitet e meparshme.
ü  Rezultatet e tanishme jane te qendrueshme dhe shume te mira per shkak te angazhimit tim shume te madhe. Kam bere shume sakrifica dhe perpjekje te arrij ketu ku jam.Sic thash jane te qendrueshme per shkak te disa ulje-ngritjeje te vogla por qe I kam rikuperuar.
Ø  A keni dike apo dicka qe ju shtyn ose frymezon te ecni perpara per rezultate te mira ne mesime.
ü  Personi qe mua me frymezon dhe me jep kurajo qe te behem nje njeri I suksesshem dhe I plotesuar ne teresi ne te ardhmen eshte babai im. Ai me keshillon gjithmon qe te mesoj sa me shume gjera dhe te kem rezultate te kenaqeshme ne mesime.
Ø  Cfare mendimi keni ju per shkollen? A mendoni se shkolla ka rendesi te madhe ne zhvillimin tuaj si individ per te ecur para.
ü  Une mendoj qe shkolla eshte nje institucion edukues I mirefillte qe I leverdis gjithkujt qe ta vazhdojne. Ajo ka rendesi te madhe sepse te formon si individ dhe te ben nje person te afte per ti perpalluar sfidat qe ka jeta.
Ø  Si do te donit te ishte sipas jush shkolla si institucion dhe si kurrikul.
ü  Shkolla eshte nje nder institucionet me te rendesishme ne jeten e nje njeriu. Shkolla deri me sot ka perparuar goxha por do akoma edhe shume pune qe te jet ne nivelin e shkollave europiane. Persa I perket kurrikules, arsimi ka nevoje per persona me te afte ne perzgjedhjen e teksteve dhe ne shkrimin e tyre. Ka shume mangesira dhe veshtiresi qe ne nxenesit e kemi te veshtir ti kuptojme.
Ø  Si jane kushtet fizike ne shkollen tuaj. A I ploteson shkolla juaj standartet per nje edukim te mire dhe te shendetshem.
ü  Kushtet fizike ne shkoll jane per te ardhur keq. Shumica e ambienteve per te realizuar praktik nuk ekziston. Shkolla nuk I ploteson standaretet e nje edukimi te mire sic mund te jene shkollat ne europe dhe ne bote.
Ø  A ka ndikuar ambienti ne pergjithesi ne shkolle tek ju.
ü  Ambienti ndikon shume tek une dhe te gjithe nxenesit e tjere, per arsye sepse nuk e realizojme sic duhet mesimin domethen nderthurjen e praktikes dhe te teoris.
Ø  Si e ndjen ti veten ne lidhje me mesuesit.
ü  E ndjej veten shume te lireshme si kur flas me mesuesit per nje problem te caktuar po ashtu edhe kur ngriem ne mesim apo edhe kur ka diskutime.
Ø  Cfare marredheniesh ke me mesuesit qe te japin mesim.
ü  Pergjithesisht jam tip shume I afrueshem dhe I dashur si me nxenesit e tjere dhe me mesuesit. Me mesuesit kam nje marredhenie shume te mire dhe te ndersjellte.
Ø  A ju nxisin dhe motivojne mesuesit per rezultate te mira dhe dije.
ü  Jo te gjithe mesuesit na motivojne te kemi rezultate te mira. Disa mesues thjesht realizojne mesimin kur I thone fjales sa per sy e faqe ndersa te tjeret na motivojne dhe nxisin dhe na keshillojne qe te pregatitemi sa me shume.
Ø  A ke ndonje mesues qe e sheh si idhull dhe a do te doje te ishe si ai ne te ardhmen.
ü  Mesuesja qe une e shoh si idhull eshte mesuesja kujdestare dhe njekohesisht mesuesja e gjeografis. Eshte shume e pregatitur, shume e kujdeseshme dhe shume e dashur me ne. Per cfaredo lloj problemi apo keshille ajo na gjendet prane.
Ø  Vleresimi ne shkollen tuaj. A e bejne sic duhet vleresimin mesuesit. A ekziston dallimi nxenes I mire dhe nxenes I dobet kur behet vleresimi.
ü  J o te gjithe mesuesit e bejne sic duhet vleresimin. Disa I vleresojne ne menyre te drejt, disa te tjere bejne padrejtesi kur vjen fjala tek vleresimi. Tek mesuesit  qe bejne padrejtesia ekziston dhe fenomeni nxenes I mire dhe nxenes I dobet.
Ø  Cfare mendimi keni per kopjimin.Ju vet keni kopjuar ndonjeher gjate viteve qe keni zhvilluar.
ü  Kopjimi ndodh per dy arsye te te gjithe nxenesit ose nuk je I pregatitur ose ke frik se ato qe ke mesuar do ti harrosh dhe do qe te dalesh mire e me mire. Te them te drejten kam kopjuar vetem nje here dhe me vjen per te qesh tani qe po e kujtoj.Kjo ka ndodh per shkak se e gjith klasa kishin ven bast te me shikonin njeher mua a do te kopjoja dot a jo. Kopjimi nuk eshte menyre e mire sepse nuk te sjell asgje.
Ø  A ekziston siguria ne shkollen tuaj.
ü  Te pakten ekziston siguria sepse kushtet fizike nuk jane sic duhet.
Ø  Si e sheh veten ne te ardhmen. Cfare enderre apo profesion ke deshire te kesh ne te ardhmen.
ü  Profesioni qe une dua dhe po mundohem me shpirt ta realizoj eshte mjekesia sepse dua ti vihem ne ndihme popullit tim dhe me pelqen te shpetoj jete njerzish sepse cdokush ka te drejt te jetoj.







INTERVISTA 2
GJINIA: MASHKULL
NIVELI: MESATAR
Ø  Si jane rezultatet tuaja ne shkolle tani?A kane ndryshuar ne krahasim me vitet e meparshme.
ü  Jane te njejtat me vitet e kaluara, nuk kane ndryshuar.
Ø  A keni dike apo dicka qe ju shtyn ose frymezon te ecni perpara per rezultate te mira ne mesime.
ü  Po prinderit te cilet me frymezojne per te ardhmen time.
Ø  Cfare mendimi keni ju per shkollen? A mendoni se shkolla ka rendesi te madhe ne zhvillimin tuaj si individ per te ecur para.
ü  Po ka rendesi te madhe sepse pa shkollim nuk mund te jemi askush.
Ø  Si do te donit te ishte sipas jush shkolla si institucion dhe si kurrikul.
ü  Mire me duket shkolla, ka perparu goxha ndersa per kurrikulen mund te them se do dhe pak pune.
Ø  Si jane kushtet fizike ne shkollen tuaj. A I ploteson shkolla juaj standartet per nje edukim te mire dhe te shendetshem.
ü  Persa I perket kushteve mund te them te mira, jo shume te mira sepse qe te jesh nje shkoll me kushte fizike shume te mira duhet ti plotesoj te gjitha standartet duke filluar  me laboratore, salla moderne mesimi, palester etj.
Ø  A ka ndikuar ambienti ne pergjithesi ne shkolle tek ju.
ü  Ambienti ndikon shume tek ne, ne qofte se duam te arsimohemi sic duhet. Po keto jane kushtet ne shkollat shqiptare dhe ne nuk kemi cfare te bejme sepse jane ato siper nesh qe duhet te bejne perpjekje qe te na I mundesojne te gjitha gjerat qe na nevojiten per te marre dijet e nevojshme.
Ø  Si e ndjen ti veten ne lidhje me mesuesit.
ü  E ndjej veten mire nuk eshte se e kam problem te pershtatem. Pershtatem kollaj me cdo lloj tipi.
Ø  Cfare marredheniesh ke me mesuesit qe te japin mesim.
ü  Me disa kam marredhenie te mira me disa me sforco.
Ø  A ju nxisin dhe motivojne mesuesit per rezultate te mira dhe dije.
ü  Me sa shikoj une te paket jane mesuesit ne ditet e sotme qe te nxisin apo motivojne.
Ø  A ke ndonje mesues qe e sheh si idhull dhe a do te doje te ishe si ai ne te ardhmen.
ü  Idhull nuk mund te them se kam por me pelqen  gjalleria, spontaniteti, shkathtesia menyra sesi I merr gjerat me sportivitet mesusi I fiskultures.
Ø  Vleresimi ne shkollen tuaj. A e bejne sic duhet vleresimin mesuesit. A ekziston dallimi nxenes I mire dhe nxenes I dobet kur behet vleresimi.
ü  Per sa mund te them per vleresimin eshte se vleresimi asnjehere nuk me eshte duk I drejt ne shkolle. E them kete sepse mesuesit  gjithmone ose do bazohen tek notat e mepareshme ose do vendosin nje vleresim ne baze te humorit sic mund te jete ose do marri per baze “he se ti nuk meson boll e ke nje 5 ose 6”. Dhe kjo nuk ndodh se keshtu  me duket mua por ky eshte realiteti  ne shkollat tona.
Ø  Cfare mendimi keni per kopjimin.Ju vet keni kopjuar ndonjeher gjate viteve qe keni zhvilluar.
ü  Po kam kopjuar dhe nuk e kam per turp ta them, e di qe kopjimi nuk te con gjekundi por kur mesuesi na shtyn vet te kopjojme pse dhe ne mos  te kopjojme. Kopjojme kur nuk kemi nje orientim, kur kemi nje kohe shume te shkurter per te mesuar dhe nje dyzine me mesime.
Ø  A ekziston siguria ne shkollen tuaj.
ü  Siguria hajt sa per te thene, na kane vendosur  nje person tek dera kryesore por qe asnjeher nuk e shohim tek vendi qe I takon. Me pak fjale kemi nje siguri te dobet.
Ø  Si e sheh veten ne te ardhmen. Cfare enderre apo profesion ke deshire te kesh ne te ardhmen.
ü  Ajo cka une kam deshir per momentin eshte te vazhdoj me tej mjeshterin sportive per arsye se per momentin luaj futboll me te rinjt e qytetit. Me mbrapa si dihet sepse deshirat jane te shumta dhe varet sesa do ti realizoj.

INTERVISTA 3
GJINIA: FEMER
NIVELI: MESATAR

Ø  Si jane rezultatet tuaja ne shkolle tani?A kane ndryshuar ne krahasim me vitet e meparshme.
ü  Rezultatet e mia ne shkoll jane te mira. Mundohem shume qe te kem rezultate sa me te larta. Ne krahasim me vitet e mepareshme rezultatet e mia kane ndryshuar dukshem per shkak se jam angazhuar plotesisht shkolles vitet e fundit.
Ø  A keni dike apo dicka qe ju shtyn ose frymezon te ecni perpara per rezultate te mira ne mesime.
ü  Personi qe mua me frymezon te eci perpara me rezultate te mira eshte mamaja ime  sepse fale mbeshtetjes  dhe keshillave te saj une kam arritur te jem ketu ku jam sot.
Ø  Cfare mendimi keni ju per shkollen? A mendoni se shkolla ka rendesi te madhe ne zhvillimin tuaj si individ per te ecur para.
ü  Shkolla ka nje rendesi te madhe ne zhvillimin tim si individ per te ecur para sepse ne shkolle  ne shkojme per te mesuar  sa me shume gjera qe do na nevojiten ne jete dhe shkolla per te gjithe eshte nje burim dijesh.
Ø  Si do te donit te ishte sipas jush shkolla si institucion dhe si kurrikul.
ü  Sipas meje arsimi ka akoma mangesira dhe duhet me shume pune kurse tekstet kane shume probleme.
Ø  Si jane kushtet fizike ne shkollen tuaj. A I ploteson shkolla juaj standartet per nje edukim te mire dhe te shendetshem.
ü  Shkolla ime nuk I ploteson kushtet fizike si institucion arsimor. Nuk ka investime si ne ambjentin brenda godines dhe jashte saj.
Ø  A ka ndikuar ambienti ne pergjithesi ne shkolle tek ju.
ü  Ambienti ne pergjithesi ne shkolle tek ne ndikon sepse shumicen e lendeve e zhvillojme vetem ne praktik pasi nuk ekzistojne mjetet per ti praktikuar ato.
Ø  Si e ndjen ti veten ne lidhje me mesuesit.
ü  Me disa mesues ndihem e lirshme kur flas  ndersa me disa jo.Me disa ndihem e ndrydhur per arsye se kane pamje dhe te folur  shume agresive dhe kjo te ben qe te mos kesh me deshir te shprehesh ate qe do te shprehesh.
Ø  Cfare marredheniesh ke me mesuesit qe te japin mesim.
ü  Pavaresisht sesi mund te jene mesuesit une gjithmone mundohem te kem marredhenie te mire.
Ø  A ju nxisin dhe motivojne mesuesit per rezultate te mira dhe dije.
ü  Pergjithesisht nga pak te gjithe mesuesit na motivojne dhe nxisin. Shume te paket jane ato mesues qe na rrine gjate gjithe kohes ne koke qe na keshillojne dhe orientojne.
Ø  A ke ndonje mesues qe e sheh si idhull dhe a do te doje te ishe si ai ne te ardhmen.
ü  Po kam mesuesen e psikologjis, mua me duket e perkryer ne gjithca dhe do te doja te isha si ajo ne te ardhmen.
Ø  Vleresimi ne shkollen tuaj. A e bejne sic duhet vleresimin mesuesit. A ekziston dallimi nxenes I mire dhe nxenes I dobet kur behet vleresimi.
ü  Te them te drejten vleresimi le per te deshiruar. Besoj si ne shkollen time dhe ne shkollat e tjera nuk ka nje vleresim te drejt. Kur behet vleresimi behen dhe shume padrejtesira sepse askush nuk te vlereson per ate qe je. Dallimi ekziston dukshem dhe kjo nuk eshte e drejt sepse cdokush mund te perparoj nga nje moment ne tjetrin.
Ø  Cfare mendimi keni per kopjimin.Ju vet keni kopjuar ndonjeher gjate viteve qe keni zhvilluar.
ü  Kopjimi eshte dicka  qe nuk te vlene ne jete. Por ndonjeher jemi te detyruar te kopjojme per arsye te ndryshme. Dhe te them te drejten kam kopjuar  nja dy here dhe kam pas arsye sepse kam qene semur dhe nuk isha pregatit dot per provim dhe nuk doja qe te merrja not te ulet dhe e cila do me ndikonte ne mesatare.
Ø  A ekziston siguria ne shkollen tuaj.
ü  Gjithashtu dhe siguria eshte per te ardh keq. Cfare nuk po degjojme perdite neper lajme.Shkolla duhet te jete e siguruar por mesa duket askujt nuk I shkon neper mend ta bej kete.
Ø  Si e sheh veten ne te ardhmen. Cfare enderre apo profesion ke deshire te kesh ne te ardhmen.
ü  Dua te jem nje avokate e zonja. Kam deshir kete profesion sepse me pelqen ti ndihmoj njerzit me gjith keto padrejtesi qe po behen.


Konkluzion

Gjate kohes qe kam realizuar intervistat kam perqendruar dhe vemendjen time te reagimet qe do te shfaqin adoleshentet ne momentin e pyetjeve.
Tek te treja intervistat kam pare lirshmeri dhe gatishmeri tek nxenesit per te shprehur shqetesimet e tyre.
Tek te treja intervistat permendet fakti se jane prinderit  ata qe I frymezojne dhe I perkrahin per te ecur para.
Pergjithesisht per arsimin qe te tre adoleshentet japin mendimin qe duhet te behet akoma edhe shume pune.
Te tre shprehin deshiren qe cdokush duhet te arsimohet sepse arsimi eshte gjeja me thelbesore ne jeten e njeriut.
Adoleshentet shprehin dhe shqetesimet e tyre per kushtet ne shkoll qe I mungojne pothuajse te gjitha mjetet e nevojshme per realizimin e praktikes si dhe shqetesimin qe nuk kane asnje fare sigurie ne shkoll.
Gjithashtu shprehin dhe shqetesimin e tyre rreth vleresimit qe ne fakt nga ana e mesuesve nuk eshte korrekt.
Ajo cka te ben pershtypje  eshte se vajzat kerkojne te kene si profesione ne te ardhmen ne tyre profesione si avokat, doktor dhe e shprehin me shume deshire faktin qe duan ti vine ne ndihme popullit te tyre.
Te treja intervistat shprehin realitetin ne te cilin ndodhemi aktualisht.
Ne asnje nga te tre intervistat nuk pash dredhi ne te folur, vetem faktin qe djali ishte me I ftoht ne dhenien e pergjigjeve.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME