Makroekonomi- INFLACIONI


PUNIM SHKENCOR

Emri:........................
FAKULTETI I EKONOMI- TURIZMIT
Dega:EKONOMI-TURIZËM
Viti:II
Lënda:Makroekonomi
Pedagogu:MSc……………………
Tema: INFLACIONI      

Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve, shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale në treg dhe e një sasie të madhe tëparasë në qarkullim. Inflacioni mund të shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë e shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mund të vijë edhe si pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale 
Rendesia e studimit te fenomenit te inflacionit
Nese fenomeni i papunesise godet kryesisht vetem disa grupe te popullsise, inflacioni ne te kundert ndikon mbi gjithe popullaten. ne ekonomite moderne behet shume per zbutjen e ndikimit te situatave inflacioniste. Normalisht, ne situta inflacioniste, nepermjet sindikatave punonjesit arrijne te marrin pagame te larta, te cilat synojne te kompensojne rritjen e cmimeve, veprim ky qe njihet si indeksim i pagave mbi bazen e inflacionit.. Por, megjithe funksionimin e ketij mekanizmi zbutes apo asimilues, lufta kunderinflacionit merr gjithnje nje rendesi te dores se pare, pasi:
se pari, ka gjithnje grupe shoqerore qe vuajne vazhdimisht dhe drejtperdrejte pasojat e tij (rast tipik jane pensionistet si edhe zoteruesit e kapitaleve ne para); se dyti, kur norma e inflacionit rritet shpejt, institucionet apo individet kreditore humbasin, e ne tekundert ato debitore fitojne.
se treti, gjithe ekonomia destabilizohet nen efektin e normave te larta te inflacionit dhe cmimet e prodhimit dhe te shitjes nuk mund te sinkronizohen lehte ne kohe.
C’rregullimet inflacioniste jane rezultat i poltikave ekonomike te gabuara. Por shpesh per keto c’rregullime fajesohet inflacioni, nderkohe qe fenomeni qe e shkakton eshte krejt tjeter.
ne pergjithesi, inflacioni klasifikohet ne tre kategori:
1. Inflacioni i moderuar i cili ndodh kur niveli i pergjithshem i cmimeve ngrihet ngadale dhe norma e tijmund te shprehet nepermjet nje numri nje shifror. ne keto kushte cmimet jane relativisht teqendrueshme dhe sistemi monetar funksionon mire.
2. Inflacioni galopant i cili shoqerohet me rritje cmimesh me nje norme dy dhe tre shifrore (20%, 100%, 200% ne vit). Nen kete efekt, funksionimi i sistemit ekonomik peson crregullime serioze. Besimi tek paraja lekundet dhe pergjithsisht kontratat indeksohen me indeksin e cmimeve ose ne valuta te huaja. Parate e humbasin shpejt vleren e tyre dhe meqenese norma reale e interesit merr vlera shume te ulta ose negative, tregu financiar venitet dhe roli i normes se interesit si rregullator i saj bie shume.
3. Hiperinflacioni eshte nje dukuri e rralle ne ekonomine boterore dhe eshte i pranishem sidomos nekushtet e luftes. Cmimet ngrihen shume here cdo muaj. Shembuj te tille jane rritja e cmimeve meGjermanine e viteve 1922-1923, periudhe kur indeksi i cmimeve u rrit nga 1 ne 10.000.000, ne Bolivine e viteve 1985 me 12.000% inflacion, etj.
Por ekonomia tashme ka mesuar te bashkejetoje me inflacionin prandaj, para ekonomisteve shtrohet pyetja nese eshte e nevojshme ose jo te tentohet nje nivel i moderuar inflacioni, pasi tendenca per tendaluar inflacionin con shpesh ne nje keqesim te ketij fenomeni. Megjithate, ne pergjithsi mbizoteron ideja se nivele dy shifrore te inflacionit jane simptoma te nje ekonomie qe funksionon keq.
Burimet dhe llojet e inflacionit





Ekzistojne pikpamje te ndryshme lidhur me shkaqet dhe burimet e inflacionit. Sidoqofte, mbizoteron pikpamja se inflacioni tenton te jete inercial (d.m.th me norma te pandryshuara), perderisa ne ekonominuk kane ndodhur ndryshime te rendesishme ne anen e kerkeses dhe ofertes. ne kete menyre, nefunksion te analizes se burimeve te inflacionit duhet te dallojme inflacionin inercial, inflacionin ngakerkesa dhe inflacionin nga oferta.
Inflacioni inercial quhet ndryshe inflacioni i parashikueshem ose i pritshem, per sa kohe qe norma e inflacionit eshte e qendrueshme dhe per sa kohe nuk ndodhin ndryshime ne anen e kerkeses dheofertes. ne shumicen e vendeve me ekonomi moderne te industrializuar, procesi inflacionist karakterizohet nga inercia. Kjo inerci lind kur shumica e subjekteve qe veprojne ne ekonomi presin tenjejten norme inflacioni. Nese keto parashikime inflacioniste do te pranohen edhe nga njesite operativedhe institucionale te sistemit, thuhet ne kete rast se ekonomia ka hyre ne nje spirale inflacioni. Karkteristika kryesore e nje spirale inflacioniste eshte se zhvillohet vete, pa patur me baze shkaqet e vete inflacionit.
Inflacioni nga kerkesa ndodh kur kemi nje rritje te kerkeses agregate, si pasoje e nje rritjeje ne oferten e parase, apo rritje e shpenzimeve qeveritare per mallra dhe sherbime. Cilidoqofte burimi i rritjes se kerkeses agregate, kjo e fundit rritet shpejt duke e tejkaluar potencialin prodhues te ekonomise. Cmimetdo te rriten gjithashtu shpejt. ne kete menyre, nje kerkese agregate e rritur kundrejt nje oferte tekufizuar con shume shpejt ne inflacion pra, ne rritje te nivelit te cmimeve dhe te pagave, gje qe i jep nje impuls te ri rritjes se inflacionit.
Indeksimi eshte nje teknike e cila lidh pagesat qe behen nepermjet nje kontrate, me nivelin aktual tecmimeve. Kjo teknike perdoret per indeksimin e pagave, bursave, pensioneve dhe per transferta te tjera qeveritare apo private, me qellim qe te shmanget efekti i inflacionit per keto kategori pagesash. ne kete menyre, mbrohen ne njefare mase interesat e paleve kontaktuese, si edhe niveli i jeteses se punojesve apo pensionisteve.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME