Banka dhe Afarizem Bankar



1. Cilat ishin bankat shtetërore të Venedikut (rretho):
a. Banco di Rialto (1587-1617) dhe Casa di San Giorgio (1617-1806),
b.Banco di Rialto (1587-1617) dhe Banco del Giro (1617-1806).
c. Bankat shtetërore të Venedikut ishin: Banco di Roma (1587-1617) dhe Banco delGiro (1617-1806).

2.Bankat qendrore në botë janë krijuar (rretho):
1. përmes rrugës evolutive, me shndërrimin e një banke komerciale në bankë qendrore,
2. që nga fillimi, themelohet me akt të veçantë.
3. krijohet me legjislacion të caktuar,
4. themelohet si një institucion i pavarur.

3.Kredia investive mund të kthehet në këto mënyra (rretho):
a) me anuitete të njëjta, që përbëhen nga kryegjeja e kamata dhe shuma e tyre nuk ndryshon gjatë tërë periudhes së kthimit, por ndërron marrëdhënia në mes të kamatës e kryegjësë, ashtu që kryegjeja rritët, kurse kamata zvogëlohet;
b) me anuitete të ndryshme, ku kryegjeja gjatë tërë periudhës mbetët e pandryshuar, kurse kamata liogaritët në pjesën e mbetur të borxhit pasi të fitohet kryegjeja dhe ajo vazhdimisht zvogëlohet;
c)me shuma paushalle pas shfrytëzimit të kredisë;
d) pas një afati të caktuar, kur në një afat të caktuar paguhet vetëm kamata, ndërsa tërë shuma e kredisë kthehet përnjëhëre pas kalimit të këtij afati.
e) me anuitete pas një periudhe të caktuar (grace period). Gjatë kësaj periudhe, përllogaritët dhe paguhet vetëm kamata, e pas kësaj periudhe, fillon përllogaritja normale dhe pagimi i anuiteteve.

4.Rretho përgjigjen e saktë:
a. Shekulli XV ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e bankave, ngase në këtë periudhë, me organizimin dhe afarizmin e tyre ato u afrohen bankave bashkëkohore.
b. Shekulli XVI ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e bankave, ngase në këtë periudhë, me organizimin dhe afarizmin e tyre ato u afrohen bankave bashkëkohore,
c. Shekulli XVII ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e bankave, ngase në këtë periudhë, me organizimin dhe afarizmin e tyre ato u afrohen bankave bashkëkohore
d. Shekulli XVIII ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e bankave, ngase në këtë periudhë, me organizimin dhe afarizmin e tyre ato u afrohen bankave bashkëkohore.

5.Në ekonomitë e zhvilluara të tregut, ekzistojnë tri lloj institucionesh financiare (rretho):
1. institucionet kreditore,
2. bankat komerciale,
3. investitorët institucionalë,
4. bankat e kursimeve,
5. bankat investive.

6.Detyra kryesore e Këshillit të Guvernatorëve është të administrojë politikën monetare, duke i aplikuar këto instrumente (rretho):
a. blerja dhe shitja e letrave shtetërore me vlerë,
b. rezerva e detyrueshme,
c. rezerva e likuiditetit,
d. norma eskonte,
e. emitimi i parave.

7.Bankat e krijojnë kapitalin e tyre nga këto mjete (rretho):
1) kapitali themelues,
2) rezervat e bankës,
3) rezervat e rivlerësuara,
4) fitimi i pashpërndare i periudhave të mëparshme,
5)fondet e grumbulluara nga klientët,
6) kapitali garantues,
7) fitimi nga afarizmi vijues.

8.Kriteret kryesore për bankat nuk janë (rretho):
a. krijimi i parave,
b. marrja dhe dhënia e kredive,
c. dhënia e garancive dhe lëshimi i letrave kreditore,
d. paraqet një mbështetje të mirë financiare për realizimin e
qëllimeve kryesore të politikës ekonomike e zhvillimore të vendit dhe
e. dhënia e kredive komitentëve të vet (ekonomia, popullsia, etj.),
f. zhvillimi e përparimi i qarkullimit tëpagesave dhe shpejtimi i qarkullimit monetar.

9.Hulumtimi i ecurive reale në ekonomi, që jane relevante për politikën e formimit të mjeteve të bankës, përfshin këto elemente (rretho):
a. normën (përqindjen) e rritjes se prodhimit e të qarkullimit, si për tërë vendin, ashtu edhe për komitentët tradicionalë, të cilët e kryejnë afarizmin e tyre të shumtën përmes asaj banke;
b. strukturën e prodhimit sipas degëve ekonomike;
c. formimin e të ardhurave sipas sektorëve dhe shpërndarjen e të ardhurave në investime e konsum;
d. aktivitetet e veprimtarive ekonomike,
e. ecuritë e stoqeve sipas degëve e llojeve, me fluktuimet sezonale;
f. aktivitetet e veprimtarive joekonomike,
g. ecuritë e punësimit,
h. ecuritë mall-para në treg dhe
i. ecuritë e këmbimit ndërkombëtar
1 eshte b 2.eshte 1e 2 3.eshte a b d e 4.eshte c 5.eshte 1 3 5 6.eshte a b d 7.eshte 1 2 3 4 7 8.eshte c e 9.a b c e g i
1. a. Në shekullin XII-XIV, paraqiten templarët, të cilët kishin dy qendra, në Frankfurt e Londër, dhe filiale të shumta në Francë, si dhe i kishin institucionet më të rëndësishme bankare në Europë.
b. Në shekullin XII-XIV, paraqiten templarët, të cilët kishin dy qendra, në Paris e Frankfurt, dhe filiale të shumta në Francë e Levant, si dhe i kishin institucionet më të rëndësishme bankare në Europë.
c. Në shekullin XII-XIV, paraqiten templarët, të cilët kishin dy qendra, në Paris e Londër, dhe filiale të shumtanë Francë e Levant, si dhe i kishin institucionet më të rëndësishme bankare në Europë.
2.Në aspektin e kontrollit të punës së bankave në vendet e zhvilluara, karakteristike janë disa veprime (rretho):
a. standardizimi i aktiviteteve të kontrollit në të gjitha vendet e zhvilluara. Ajo bëhet me implementimin e të ashtuquajturëve standardeve të Bazelit.
b. procesi i ndarjes së supervizionit dhe operacioneve nga bankat qendrore në institucione më vete të pavarura.
c. standardizimi i aktiviteteve të kontrollit në të gjitha vendet e zhvilluara. Ajo bëhet me implementimin e të ashtuquajturëve standardeve të Bazelit.
d. procesi i ndarjes së supervizionit nga bankat qendrore në institucione më vete të pavarura.
3.Karakteristikat kryesore, sipas të cilave kompanitë financiare dallojnë nga bankat, janë (rretho):
a. kanë një aktivë të thjeshtë nga aspekti i aktiviteteve,
b. struktura e pasivës së tyre (obligimet) është më homogjene (financim në kuadër të grupit, borxhe ndaj bankave të tjera, etj.),
c. kanë një aktivë dhe pasivë më të thjeshtë,
d. kanë sportele bankare të përshtatshme publike..
e. nuk kanë sportele bankare të përshtatshme publike
4.Format e kreditimit të tregtisë së jashtme janë (rretho):
1. kreditë për eksport,
2. kreditë për import,
3. kreditë për shërbime, rieksport,
4.kreditë për shërbime,
5.kreditë bujqësore,
6. kreditë për punët ndërtimore në botën e jashtme.

1. eshte c 2.eshte a dhe d 3.eshte a b e 4.eshte 1 2 3 6

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME