Psikologji e përgjithshme -Psikologjia e intelegjencës - Intelegjenca emocionale



1. Universiteti “FAMA”
Programi: Psikologji
Drejtimi: Psikologji e përgjithshme
PUNIM SEMINARIK
Tema: Intelegjenca emocionale
Lënda: Psikologjia e intelegjencës

2. Pëmbajtja Hyrje…………………………………………………………………………….…….3 1.0
Për çfar shërbejnë emocionet dhe intelegjenca emocionale…………………..4 1.0.1 Emocionet si shtytje për aksion…………………………..………….………..4 1.0.2
Mendja racionale dhe mendja emocionale……………………………..………..5 1.0.3
Qendra e të gjitha epsheve………………………………………..………………..5 1.0.4
Menagjeri emocional…………………………………………………………………6 1.1
Intelegjenca mendore dhe intelegjenca emocionale………………….……….7 1.2
Përsosja e intelegjencës emocionale………………………………………….8 1.2.1
Misioni i zgjeruar për shkolla……………………………………….9 1.2.2
Arsimimi emocional si preventivë (mbrojtje)………………………10 Përfundimi…………………………………………………………………………….….…12 Literatura…………………………………………………………………………..……...13 2
3. Hyrje Të jesh i mençur deri më tash ka qenë koeficienti i lartë i intelegjencës (IQ). Por çka bëhet me koeficientin e emocioneve (EQ)? Shkenca moderne konkludon se individët shoqërisht të suksesshëm dhe njerëzit individualisht më të kënaqshëm nuk janë ata të cilët i karakterizon koeficienti i lartë i rastësishëm i intelegjencës racionale. Realizimi i tërësishëm i personalitetit individual varet nga intelegjenca emocionale të cilat janë vendimtare për t’u bërë dikush me të vërtetë i suksesshëm dhe i inkuadruar në shoqëri, e me këtë i dobishëm edhe për vetën e vet edhe për mjedisin. Sot, po ja lëmë rastit edukimin emocional të femijeve tanë më shumë pasoja shkaterruese. Njëra nga zgjidhjet është këndëvështrimi i ri se në ç’mënyrë shkollat kanë mundësi të bëjnë që nxënësit në tërësi ta edukojnë, duke i bashkuar në klasë mendjen dhe zemrën, pra qëllimi këtu duhet të jetë që fëmijëve t’ju ofrojmë njohje themelore mbi intelegjencën emocionale. Epshet tona, nëse shfaqen drejt, posedojnë urtësinë, udhëheqin me mendimet, vlersimet dhe ekzistencën tonë. Por ato lehtë mund të shtrembërohen dhe kjo shpesh ndodh. Problemi nuk qëndron në emocione por në rregullësine e emocioneve dhe në shfaqjen e tyre. Shtrohet pyetja se në ç’mënyre intelegjencën t’ia afrojmë emocioneve, mirësjelljen në bulevardet tona dhe përkujdesin për jetesën tonë të përbashkët? Pra, përgjithësisht ky është qëllimi i këtij seminari që do të shqyrtohen disa tema si menagjimi i emocioneve në situata të ndryshme, njohjen e gjendjeve emocionale të individit dhe përshtatjen e emocioneve individuale me situate sociale apo me raportet ndërpersonale të një grupi individësh, arsimimi emocional nëpër shkolla etj. Pra keto do të jenë pjesë e këtij shqyrtimi në vazhdimësi të këtij punimi. 1.0 Për çfar shërbejnë emocionet dhe intelegjenca emocionale 3
4. Emocionet na këshillojnë që të ballafaqohemi me vështërsitë dhe obligimet të cilat janë tepër shumë të rëndësishme sa për t’iu dhënë të gjitha intelektit, rreziku humbja e dhimbsur, hulumtimet drejt cakut përkundër pengesave, lidhshmëria me bashkëshorte, krijimi i familjes. Çdo emocion e mundëson pergaditjen e vaçant të aksionit, çdonjëra na orienton në drejtim të drejtë për ti mposhtur shtytjet e përhershme në jetën e njeriut. “Sipas Goleman intelegjenca emocionale manifestohet në kontrollin e impulseve ndjesore, në shfaqjen e ndjenjave dhe në shprehjen e intenzitetit të tyre. Po ashtu, intelegjenca emocionale është aftesia e përceptimit, e kuptimit dhe e shfaqjes së emocioneve, aftësia e njohjes së shkaqeve të gjendjes emocionale, aftësia e kuptimit të mesazhit emocional dhe aftësia e vënies së rregullësisë në përjetimet emocionale të individit në shfaqje të gjendjes emocionale dhe në përshtatje të emocioneve individuale me situatën sociale apo me raporte ndërpersonale të një grupi individësh.” 1 1.0.1 Emocionet si shtytje për aksion Në esencë, të gjitha emocionet janë shtytje për aksion, plane momentale për ruajtjen e jetës të cilën na i ka dedikuar evulucioni. Vetë rrënja e fjalës emocion është motere, folje latine në kuptim “lëvizje”, me shtesë “e” i cili ka kuptimin “të lëvizet përpara”, që bënë të ditur se shtytja për aksion është e bashkëlindur me çdo emocion. Secila nga emocionet tona luan rolin e vaçant, ekzistojnë metoda të reja të cilat depërtojnë në trup dhe mendje që japin shumë të dhëna mbi atë sesi cdo emocion veç e veç e pergadit trupin për lloje të ndryshme përgjigjesh. Në zemërim gjaku vërsulet në duar, duke bërë të mundur që më leht të rroken armët apo të sulmohet kundërshtari, ngritja e nivelit të hormoneve (adrenalina) që prodhon energji impulsive për aksion. Në frikë gjaku rrjedhë deri tek muskujt e mëdhenjë, si për shembull, të këmbës, duke mundësuar ikjen, fytyra zbehet sepse gjaku derdhet prej saj. “Kjo ndjenje ndikon në shfaqjen e ndryshimeve fiziologjike dhe psikologjike të organizmit. Për shembull, shfaqet frymarrja e shpejtuar, ngritja e tensionit, tharja e fytit, dridhja e trupit, zvoglohet koncentrimi në punë, pengohet të menduarit e mirëfilltë, ndryshon sjellja e njeriut etj.” 2 Ngritja e vetullave gjatë habisë mundëson rritjen e fushës së të pamurit dhe gjithashtu kontribon që sa më tepër dritë të mbërrijë tek retina, që na mundëson më shumë informacion për ngjarjen dhe po ashtu na mundëson më leht dhe sakt të dimë se qfar do të ndodhë dhe si të veprojmë. Funksioni kryesorë i pikëllimit është që të na ndihmojë t’i adaptohemi humbjeve të rëndësishme, siç është vdekja e të afërmëve apo dëshprimi fundamental. Pikllimi qon deri te humbja e madhe e energjisë dhe entuziazmit për aktivitete jetësore, dhe nëse bëhet çrregullimi serioz dhe çon në depresion, atëher e ngadalëson metabolizmin e trupit. 1 Orhani. Zenel, Psikologjia konjitive: Intelegjenca emocionale (Tiranë: VLLAMASI, 2010), fq.273. 2 Spahiu.Besnik, Psikologjia proceset psikike: Psikologjia e emocioneve (Prishtinë: DRITApress, 2007), fq.304. 4
5. 1.0.2 Mendja racionale dhe mendja emocionale Këto dy mënyra të njohjes të ndryshme kundërveprojnë dhe krijojnë jetën tonë mendore. Njëra mendja racionale, model i njohjes të së cilës jemi plotësisht të vetëdijshëm, ndërgjegjshëm, me ndihmën e së cilës njohim dhe mendojmë. Por krahas kësaj, ekziston edhe aspekti tjetër i njohjes i fuqishëm dhe impulsive, nganjëher jologjikë, mendja emocionale, pra mendja qe mendon dhe mendja qe ndien. Në shumë raste, këto mendje janë jashtëzakonisht të koordinuara, ndjenjat janë themel i mendimit, mendimi themel i ndjenjave. Por kur epshet shqetësohen, barazpesha prishet, mendja emocionale pushton më shume sfera, duke e shtypur mendjen racionale. 1.0.3 Qendra e të gjitha epsheve “Edhe truri merr pjesë me emocionet. Korja e trurit ka rëndësi për interpretimin e emocionit Sistemi limbik, veqanërisht hipotalamusi dhe amigdala, luajne nje rol jetik për emocionin”3. Nëse hiqet amigdala nga truri, pasojë mbetet mosnjohja e mundësive të vlersohet vlera e ndodhisë emocionale. Pa amigdal njeriu nuk është në gjendje t’i njoh ndjenjat e veta, edhe të ndien atë që ndiente. Amigdala shërben si depo për memorien emocionale dhe në këtë mënyrë fiton kuptim dhe jeta pa të humb kuptimin e personalitetit. “Nese shikohet nje objekt i rrezikshëm, truri ynë prodhon në të njëjten kohë, si reagime fizike ashtu edhe emocionale, d.m.th: emocionet janë pjesë e sistemit tonë psikofizik dhe se ato ndihmojnë individin për të mbijetuar”4 Varësia nga amigdala është më e madhe se sa nga ndjenjat, te gjitha epshet varen nga ajo. Shtazëve qe iu është hequr amigdala apo demtuar, iu mungon ndjenja e frikës dhe tërbimi, emocionet i kanë të topitura apo të zhdukura. Lotët, sinjale të veçanta për njeriun, iniciohen nga amigdala por nëse është e dëmtuar (amigdala), qarja nderpritet. Pa amigdal nuk as lote pikllimi. Sic do ta shohim, ndikimi i amigdales dhe influenca reciproke e amigdales dhe neorokorteksi është thelbi i intelegjencës emocionale. 1.0.4 Menaxheri emocional 3 Pettijohn F. Terry, Psikologjia nje hyrje koncize: Emocioni (Tiranë: LILO, 1996), fq.353. 4 Spahiu.Besnik, Psikologjia proceset psikike: Psikologjia e emocioneve (Prishtinë: DRITApress, 2007), fq.294. 5
6. Derisa amigdala funksionon gjate reagimeve impulsive dhe të vrullshme, pjesa tjetër e trurit emocional mundëson përgjigjen adekuate dhe të drejtë. Korteksi para frontal vepron kur dikush friksohet apo tërbohet, por edhe qetëson dhe kontrollon ndjenjat për të udhëhequr sa më mirë në situatën e dhënë. Nje proces i tillë i cili mundëson njohjen e reagimeve emocionale paraqet renditjen e rëndomt. Kur iniciohet emocioni, lobet para frontale pernjëher e sajojnë mbikqyrjen mbi atë cka është e rrezikshme apo e dobishme duke dhënë reagime të panumërta, nga këto reagime e zgjedhin njëren, atë më të përshtatshmen. Duket se lobja e majtë parafrontale është “ndërprerëse”, kryesore për emocionet shqetësuese. Lobja e majtë parafrontale funksionon si termostat, duke rregulluar emocionet e pakëndshme. Lobja e djathtë parafrontale paraqet selinë e ndjenjave negative, siq janë frika dhe agresiviteti, derisa lobja e majtë parafrontale mbikëqyrë këto emocione me siguri duke inhiberuar loben e djathtë. Për shembull, nje grup pacientësh të cilëve iu ishte lënduar korteksi i majtë parafrontal, kanë anuar kah brengosja dhe frika më e madhe, tek ata me lëndime në anën e djathtë është vërejtur “kënaqesia e tepruar”; gjatë testimit, ata janë ankuar dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi sjelljes. 1.1 Intelegjenca mendore dhe intelegjenca emocionale “IQ-ja dhe intelegjenca emocionale (EQ) nuk janë në kundërshti, por janë aftësi specifike. Tek çdonjeri prej neve është e gërshetuar mendjehollësia intelektuale dhe emocionale, njerëzit me IQ të lartë dhe intelegjencë emocionale të ulët, apo anasjelltas, relativisht janë të rradhë. Ka hulumtime për gjithësecilin komponentë të intelegjencës emocionale veç e veç, një nga ato është empatia, me precizitet kontrollohen kur vështrohen aftësite e njeriut në punë, psh., që të mund të ndjehën ndjenjat e të tjerëve në bazë të shprehjeve të fytyrës. Psikologu nga Universiteti i Kalifornisë në Berkli, ka krahasuar teorikisht dy tipa themelor: njerëzit me IQ të lartë përballë njerzve me talent të zhvilluar emocional, dallimet jane më se të dukshme.”5 Njeriu me IQ të lartë (çka do të thotë se me këtë rast intelegjenca emocionale është eliminuar) është karikatur nga intelektuali, efikas në botën e dijes e jo efikas ne botën e intimës. Profilet sipas tipareve dallohen tek meshkujt dhe tek femrat. 5 Goleman. Daniel, Intelegjenca emocionale (New York: Bantam Books, 1995), fq.43, http://sakra.ch/ineligjenca.htm, I qasur më 11 Maj 2013. 6
7. Tipi i mashkullit me IQ të lartë është i orientuar në fushat e gjëra të profesioneve dhe aftësive intelektuale. Ai është ambicioz dhe produktiv, i parashikueshëm dhe këmbëngulës dhe nuk e mundojnë problemet personale, dinak dhe i tërhjekur, i papërvojshëm në përvojat seksuale dhe senzuale, i pandieshëm dhe indeferent, dhe emocionalisht i ftohtë apo i vakët. Meshkujt me intelegjencë të lartë emocionale janë të balancuar, gëzuar, shoqëruar dhe të hapur, dhe nuk anojnë kah frika dhe brengosja. U janë besnikë njerëzve dhe ideve, janë përgjegjës dhe të moralshëm, e në lidhjet e tyre dashurore kanë mirëkuptim dhe janë të kujdesshëm. Jeta e tyre emocionale është e pasur dhe e shumëllojshme, ata janë në harmoni me veten e tyre, me të tjerët, si dhe me shoqërinë me të cilën jetojnë. Femra me IQ të lartë posedojnë vetëbesim intelektual, shkathtësitë e të shprehurit të mendimeve të veta, diskutojnë për tema intelektuale dhe shprehin interesim për fushat e ndryshme intelektuale dhe estetike. Mund të bëhen introspektive, të prirura për ankth, brengosje se posedojn ndjenjën e fajsisë, ngurojnë ta shrehin lirshëm zemërimin e vet, edhe pse këtë e bëjnë në mënyrë indirekte. Femrat me intelegjencë të lartë emocionale jane oratore dhe haptazi i shprehin ndjenjat e veta, kanë mendim pozitiv për vetën e tyre, për to jeta është krejt. Sikur meshkujt e tipit të njëjtë, ato janë të gjalla, të çiltra dhe në mënyrë të hapur i shprehin ndjenjat e veta (nuk posedojnë vershim ndjenjash pas të cilave vuajnë), lehtë i tejkalojnë streset. Mendjeprehtësia e tyre sociale ua mundëson që lehtë t’i njoftojnë njerëzit e tjerë, ato janë në harmoni me qenien e tyre në atë mënyrë se janë spontane, djallëzore dhe të hapura për të gjitha eksperiencat seksuale. Për dallim nga femrat me IQ të lartë, ato rradhë shqetësohen, nuk posedojnë ndjenjën e fajësisë dhe rradhë dëshpërohen. 1.2 Përsosja e intelegjences emocionale 7
8. Pasi që aplikohet më tepër se njëzet vjet, program i “Shkenca mbi Vetënjohjen” është model studimi për intelegjencën emocionale. Kerin Stoun MekKaun drejtoreshë në Nueva Center thotë: “Nëse flasim për zemërimin, ne femijëve u ndihmojmë ta kuptojnë se si ai është reagim pauses dhe se duhet shqyrtuar se çka e ka shkakëtuar atë, se a janë të lënduar, xhelozë? Fëmijët tanë mësojnë se gjithëmonë ekzistojnë mënyra të ndryshme të reagimit emocional, e sa më shumë mënyra të reagimit të njohin, aq më e pasur do t’ju bëhet jeta.” Lista e lëndëve të Shkencës mbi Vetënjohjen gati se në tërësi pajtohet me elementet kryesorë të intelegjencës emocionale, por edhe me shkathtësit e preferuara si preventivë primare me morinë e kurthave të cilat i kërcënohen fëmijëve. Temat të cilat mesohen inkuadrojnë: vetëvetëdijen, njohjen me emërtimin e ndjenjave, veshtrimin e vëmendshëm të lidhjeve ndërmjet ideve, ndjenjave dhe reagimeve, njohjes se a ndikojnë mendimet dhe ndjenjat në marrjen e vendimeve, shqyrtimin e pasojave të zgjedhjeve alternative, si dhe implementimin e këtyre njohurive në vendimarrje nga ana e tyre se a do të drogohen, pinë cigare apo të kenë marredhenie seksuale. Për vetëvetëdijen flitet si për pikepamjen e njohjes së forcës dhe mangësive personale dhe për shqyrtimin e vetëvetes në mënyrë pozitive por reale (dhe në këtë mënyrë i ikët kurthit të zakonshëm për mosrespektimin e vetëvetes). “Theksimi tjetër bie mbi menaxhimin e emocioneve, njohjen e shkaqëve të ndjenjave të caktuara (për shembull, lëndimin të cilin e sjell zemërimi) dhe mënyrat se si mposhtet ankthi, zemërimi apo pikëllimi. Shumë me rëndësi është që të merret përgjegjësia për vendimet e marra, si dhe reagimet të cilat përcillën përmes veprimit të caktuar. Empatia është shkathtësi themelore shoqërore, për ti kuptuar të tjerët dhe ndjenjat e tyre dhe respektimin e reagimeve të ndryshme të tyre. Të gjitha llojet e raporteve kanë rol të rëndësishëm dhe nënkuptojnë njohurinë mbi atë se si të bëhesh dëgjues i mirë dhe të parashtrosh pyetje të mira, ta dallosh atë që dikush e thotë apo e bënë prej qëndrimeve dhe reagimeve personale, të jeshë i vetëbesueshëm para se të bëhesh agresiv apo pasiv, dhe ta zotërosh artin e bashkësisë, zgjidhjëve të konfliktëve dhe bisedave kompromise.”6 6 Goleman. Daniel, Intelegjenca emocionale (New York: Bantam Books, 1995), fq. 218-219, http://sakra.ch/ineligjenca.htm, I qasur më 11 Maj 2013. 8
9. 1.2.1 Misioni i zgjeruar për shkolla “Në shumë shkolla misioni edukativ kërcënohet për shkak të shumë faktorëve të cilët ndërveprojnë me të mësuarit dhe përformancën e nxënësve. Kjo është arsyeja që në vendet e zhvilluara shkollat investojnë në programe dhe shërbime ndihmëse edukative. Ndër faktorët e tillë ndërveprues janë vështirësitë në të mësuar, problemet e sjelljes, emocionale si dhe shëndetësore. Një nga shërbimet ndihmuese praktike për sistemin edukativ në këtë rast padyshim është strukturimi i shërbimeve psikologjike në to.”7 Krahas trajnimit të arsimtarëve, arsimimi emocional zgjëron këndëvështrimin tonë për rolin e shkollës dhe mundëson që shkolla të bëhet perfaqesuese e shoqërisë e cila ndihmon për t’u dëshmuar roli thelbësore i këtyre leksioneve për gjithë jetën. Ky program i zgjeruar kërkon, përpos planeve të specializuara arsimore, për t’u shfrytëzuar mundësit në shkollë dhe jashtë saj, për t’ju ndihmuar nxënsëve që ti ndërrojnë çastet e krizave personale me leksionet e arsimimit emocional. Rezultatet më të mira arrihen po që se leksionet nga shkolla bashkohën me jetën familjare. Në këtë mënyrë fëmijët do të marrin këshilla më gjithëpërfshirëse mbi shkathtësitë emocionale nga të gjitha fushat e jetës. Për plotësimin e shkathtësive emocionale më të përshtatshme janë këto veprime paralele, jo vetëm në mësimore por edhe në stadium, jo vetëm në shkolla por edhe në shtëpi. Në këtë mënyrë bëhet më e sigurt se atë që kanë mësuar nxenësit në orët e arsimimit emocional nuk do të mbetët e pashprehur në shkollë, por do të kontrollohet, aplikohet dhe përsoset në situatat e jetës së përditshme. Shkurtazi programet më të suksesshme të arsimimit emocional duhët të fillojnë sa më herët, në moshën e caktuar të jetës, të zgjasin gjatë gjithë shkollimit dhe t’i bashkojnë përpjekjet e përbashkëta në shkollë, shtëpi dhe shoqëri. 1.2.2 Arsimimi emocional si preventivë 7 Naim Fanaj, “Promovimi i zhvillimit pozitiv emocional dhe social në sistemin arsimor në Kosovë”, Për Mendje të shëndosh , Qershor 2010, http://www.pmshks.org/repository/docs/PROMEMORIA_Agjenda_kombetare_e_promovimit_te_rregulloreve_per_Zhvillimin_poziti v_social_dhe_emocional_ne_sistemin_arsimor.pdf i çasur më 16 Maj 2013. 9
10. Një prëj kurseve për arsimimin emocional i iniciuar për shkak të preventivës dhe i cili se shpejti është zhvilluar, është “Program për zgjidhjen kreative të konflikteve”, i aplikuar në disa qindra shkolla të New York-ut. Kursi për zgjidhjen e konflikteve është i orientuar në mbizotrimin e grindjeve shkollore të cilat mund të shëndrrohen edhe në ngjarje tragjike psh. Në vrasje të shokut. Linda Lantieri themeluese e “Programit për zgjidhjet kreative të konflikteve” dhe drejtoreshë e qendrës Nacionale që merret me problemet sociale thotë: “Programi ju tregon nxëneësve, se përpos pasivitetit dhe agresivitetit, ekzistojnë edhe zgjidhje të tjera të cilat e mundesojnë zgjidhjen e konflikteve. Ne ua tregojmë kotësinë e dhunës dhe i ndërrojmë me shkathtësit konkrete. Fëmijët mësohen për të luftuar për të drejtat e veta pa përdorur dhunën. Këto janë shkathtësi jetike, dhe jo vetëm atë cilët anojnë kah dhuna”. Gjatë ushtimeve nxënësit mësojnë për një potez real, pavarësisht se sa i rëndësishëm, por që kanë pasur mundësi të zgjidhin konfliktet. Gjatë ushtrimit tjetër, nxënësit aktrojnë skenën në të cilën motra e madhe mundohet me i kry detyrat e shtëpisë dhe nervozohet se pse motra e vogël dëgjon rep muzikë me zë të lartë. E zemëruar, motra e madhe e çkyç kasetofonin, përkundër kundershtimit të motrës së vogël. “Zgjidhja kreative e konflikteve është e suksesshme edhe jashtë klasës, në fushat sportive dhe në kafiterit ku ekzistojnë mundësitë më të mëdha që temperamenti të eksplodojë. Kështu që disa nxënës mësohen të bëhen “ndërmjetësues” , rol me të cilin mund të fillohet në klasa më të larta të shkollës fillore. Kur tensionimi e mbërrin kulminimin, nxënësit mund ta kërkojnë “ndërmjetësuesin” për t’iu ndihmuar. “Ndërmjetësuesit” mësojnë se si ta parandalojnë konfliktin në oborrin e shkollës, si dhe kërcënimet, përqeshjet, konfliktet ndër-racore dhe incidentet tjera të mundshme në jetën shkollore.”8 “Ndërmjetësuesit” janë të trajnuar ta thonë atë që mendojnë në mënyrë të paanshme ndaj të dy palëve. Taktika e tyre përfshin edhe bisedën më të involvuar në konflikt, në atë mënyrë që çdo njerin e bindin të dëgjojnë atë të tjetrin se qfarë ka për të thënë, pa ndërhyrje dhe ofendime. 8 Goleman. Daniel, Intelegjenca emocionale (New York: Bantam Books, 1995), fq.226, http://sakra.ch/ineligjenca.htm, I qasur më 11 Maj 2013. 10
11. Ata qetësojnë gjithësecilin që është i involvuar, i thonë për ta thënë atë që mendon, e mandej çdonjeri duhet ta përsërit atë të cilën e ka dëgjuar dhe kështu të bëhet e qartë se ata e kanë dëgjuar njëri-tjetrin. Mandej kërkohet zgjidhje për të dy palët, marrëveshjet janë kryesisht në formë të pajtimeve të nënshkruara. Përfundimi Emocionet kanë rëndësi të madhe për jetën e njeriut, janë ngjyrim i personalitetit të njeriut. Me ndihmen e tyre ne formojmë një qëndrim të caktuar ndaj objekteve, gjësendeve të ndryshme. Kurse, intelegjenca emocionale ka rëndësi të veqant në jetën e individit me anë të cilës individi kontrollon gjendjet emocionale kur ato marrin përmasa jo të zakonshme. Po ashtu kjo ndihmon individin për të ruajtur një ekuilibër emocional në vetëvete, ndihmon të njohësh emocionet e të tjerëve dhe të jesh në gjendje të kontrollosh të tuat. Por që është më me rëndësi në intelegjencën emocionale, është menaxhimi i emocioneve themelore, stresit, mënyrën e menaxhimit të konflikteve ndërpersonale dhe dalja nga ajo gjendje. Po ashtu është e rëndësishme edhe arsmimi emocional dhe që duhet të jetë si mision i shkollave për arsimim emocional për fëmijët, nxënësit jo vetëm në rrafshin edukativo-arsimor por edhe në jetën e përditshme, familje, punë, shoqëri etj. Mirëpo ne si shoqëri nuk jemi përpjekur që çdo fëmijë t’i sigurjmë këshilla se si ta mposhtë zemërimin apo të gjej zgjidhje pozitive të konfliktit, e as nuk jemi munduar t’i mësojmë se çka është empatia, mbikqyerja e epsheve apo cilëndo shkathtësi tjetër elementare emocionale. Duke i lërë fëmijët që në mënyrë sporadike t’i mësojnë leksionet emocionale, ne rrezikojmë dhe e leshojmë mundësine që fëmijëve t’ju ndihmojmë për t’i kultivuar vetitë e shëndosha emocionale. Pra, është koha për një interesim më të madhë për arsimim emocional nga arsimtarët, drejtorët dhe prindërit që të aplikohet nëpër shkolla, publike po ashtu edhe private. 11
12. Literaturat 1. Zenel, Orhani. Psikologjia konjitive: Intelegjenca emocionale. Tiranë: Vllamasi, 2. Besnik, Spahiu. Psikologjia proceset psikike: Psikologjia e emocioneve. 2010. Prishtinë: DRITApress, 2007. 3. Terry, Pettijohn F. Psikologjia nje hyrje koncize: Emocioni. Tiranë: LILO, 1996. 4. Daniel, Goleman. Intelegjenca emocionale. New York: Bantam Books, 1995. http://sa-kra.ch/ineligjenca.htm, I qasur më 11 Maj 2013. 5. Fanaj, Naim. "Promovimi i zhvillimit pozitiv emocional dhe social në sistemin arsimor në Kosovë." Për Mendje të shëndosh, Qershor 2010. http://www.pmshks.org/repository/docs/PROMEMORIA_Agjenda_kombetare_e_promovimit_te_rregulloreve_pe r_Zhvillimin_pozitiv_social_dhe_emocional_ne_sistemin_arsimor.pdf, i qasur me 16 Maj 2013. 12

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME