Mesimdhenie Psikologji-Sociologji



Mesimdhenie Psikologji-Sociologji

 
      Analizë me një adoleshent me prinder te divorcuar, bashkepunimi i shkollë-prind.
Qëllimi:  i kësaj detyre është të bëj të ditur rëndësinë që ka  bashkëpunimi i prinderve me njeri tjetrin dhe me shkollen dhe sidomos me mesuesin  per femijet dhe kjo rendesi eshte akoma me e nevojshme kur femija eshte ne adoleshencen e tij dhe kur ai gjendet ne nje realitet jo pozitiv per te kur prinderit e tij jane te divorcuar. Pikërisht ky është dhe qëllimi pse kam ndërmarrë të studioj këtë temë. Për të parë më në thellësi, me detaje funksionimin midis tyre, problemet dhe se cfarë mund të bëhet për ta përmirsuar atë, për të ngritur nivelin e përfshirjes prindërore në jetën e shkollës dhe në çështjet e arsimit në terësi pavarsisht nese jane bashke apo te divorcuar.. “Konsultimi rrit bashkimin dhe fuqinë; s’mund të ketë forcë ku s’ka konsultim.”
Metodologjia: Përsa i përket metodave që unë kam zgjedhur në këtë detyrë janë           vëzhgimi dhe anketimi. Vëzhgimi“ përfaqëson emëruesin e përbashkët të disa metodave të kërkimit Mund të jetë disa llojesh, i drejtpërdrejt ose jo dhe unë në këtë studim kam zgjedhur vëzhgimin e drejtpërdrejt pasi kam shkuar në shkollë dhe e kam vëzhguar subjektin e studimit (fëmijën).  Vëzhgimi mund të jetë i mbyllur ose i hapur, ku i hapur është kur subjekti e di qëllimin përse ndodhem aty kurse unë ndoqa të mbyllurin dhe bëja sikur isha një praktikante. Vëzhgimi mund të jetë i vazhdueshëm ose jo, ku unë ndoqa atë jo të vazhdueshëm por me intervale kohe të caktuara dhe këtë e bëra për arsye kohe sepse isha shumë e zënë. Po ashtu vëzhgimi mund të jetë aktiv ose pasiv, unë në studim kam qënë pak nga të dyja pasi në disa rase mora pjesë në prablemin që vëzhgoja dhe këtë e bëja për arsye studimi për të zbuluar dicka më shumë. Po ashtu është  dhe i mëvonshëm si vëzhgim sepse kam parë edhe në praktikën time këto probleme që unë vendosa ti studioj. Dhe së fundmi studimi im është individual sepse e kam kryer vetëm pa ndonjë përson tjetër. Po ashtu kam perdorur anketimin e femijes dhe te mesueses se tij kujdestare.
Zhvillimi: Një  ndër  temat më të diskutuara në ditët e sotme është divorci, i cili është cilësuar si një problem social dhe  që sa vjen e shtohet numri i tyre në mbarë botën. Por nga ana tjetër ne duhet të kujtojmë se divorci ështe një e drejtë kushtetuese e cdo individi, të cilit jeta martesore i është bërë e padurueshme,  në fakt duket si paradoksale që nga njëra anë divorci është një e drejtë dhe nga ana tjetër është një problem social. Familja është celula bazë e shoqërisë dhe vendi ku shprehen ndjenjat më njerzore dhe ku realizohet jeta intime, por  nga ana tjetër cuditërisht rezulton të jetë dhe grupi social ndër më të dhunshmit. Por kjo nuk  duhet te ndodh sepse ndikon drejtperdrejtë në zhvillimin dhe edukimin e adoleshentit.
Bashkëpunimi mes familjes dhe shkollës ka rëndësi  të vecantë për motivimin, ndjenjat dhe suksesin në shkollë. Një rëndësi të vecantë që i kam dhënë këtij punimi ose studimi, është rëndësia e mbledhjeve ose takimeve me prindër në shkolla, si faktor kryesor në përmirsimin e marrdhënies shkollë-familje.  Marrëdhëniet e shkollës me familjet e nxënësve të saj konsiderohen si një hallkë e rëndësishme e mbarvajtjes dhe rezultateve përherë e më progressive.  Kontaktet periodike dhe këmbimi reciprok i mendimeve për ecurinë e nxënësve në procesin mësimor, jetën dhe aktivitetin jashtëshkollor, shqetësimet, vështirësitë, dëshirat, sentimentet, prirjet, etj, ofrojnë mundësitë për rezultate përherë në rritje dhe maksimale. Mësuesi duhet të përgatitet për takimin me prindërit.  Ai duhet t’i pasqyrojë prindërve jo thjesht notat e nxënësve, por t’i informojë e të shkëmbeje mendime për harmonizimin e punës së tyre, bashkë me nxënësin, që të kryhen me cilësi, detyrat mësimore, ai duhet të jetë në dijeni për probleme të vecanta edukimi dhe mësimi, duke filluar nga dukuritë pozitive, që duhen mbështetur dhe inkurajuar, pa lëne pas dore edhe shqetësimet që kanë në mendimet e tyre për mbulimin e zbrazëtirave apo parandalimin e prapambetjes. Prindi është i interesuar të dëgjojë për fëmijën e tij. Por, prindërit nuk i ftojnë vetëm për “hallet e punës”. Ato duan edhe të gëzohen për fëmijët, arritjet e nxënësve, sepse janë arritje edhe te tyre. Prindërit marrin pjesë në jetën e shkollës si dhe zgjedhin përfaqësuesit e tyre në brendësi të organeve të tilla si Këshilli i Klasës (shkolla e mesme), Këshilli Ndërklasor, (shkolla fillore), Këshilli i seksionit, (kopështi), Këshilli i Rrethit didaktik ose i Institutit .Por jo gjithmonë ka një bashkëveprim midis shkollësh dhe familjes.
Shkaqet kryesore që pengojnë një komunikim dhe bashkëpunim më të mirë të prindërve me shkollën janë: -Ngarkesa e prindërve me aktivitete, punë dhe angazhime të tjera, problemet e tyre ekonomike dhe sociale.-Indiferenca e tyre në kontrollin e fëmijës; Indiferenca dhe moskomunikimi me mësuesit dhe drejtuesit e shkollës. -Organizimi i një numri të pakët mbledhjesh me prindër si dhe bërja e tyre jo në kohen e duhur. -Mungesa e motivimit dhe kualifikimit të mësuesve. -Mosinformimi për atë që ndodh në shkollë. -Anashkalimi i rolit të prindërve për atë që ndodh në shkollë dhe në partneritetin mes tyre dhe mësuesve. -Mendësia, niveli arsimor dhe kulturor i prindërve. -Rezultatet e dobëta të fëmijëve. -Ngarkesa e mësuesve, Largësia e vendbanimit nga shkolla. -Mosnjohja nga prindërit e personalietit të fëmijës së tyre. Mosnjohja e termave dhe aspekteve të reja nga prindërit në programet arsimore që kanë ndryshuar mjaft. -Mungesa e mirëkuptimit mes mësuesve dhe prindërve. -Interesimi nga prindërit vetëm për disa aspekte të punës së shkollës dhe kërkesa për rezultate të larta, jo tëmerituara, nga fëmijët e tyre. -Mosvleresimi sa duhet nga prindërit i punës së shkollës.   Delegimi i përgjegjësisë për edukimin e fëmijeve.
Disa nga alternativat që mund të përmirësojnë këtë marrëdhënie prindër-shkollë e vecanërisht prindër-mësues janë: -Trajnime për prindër për rolin e prindit si edukues, trajnime për mësues si dhe trajnime të përbashkëta për të dy palët. -Literaturë për këto probleme si për mësuesit edhe për prindërit. -Rekomandim modelesh dhe përvojash të mira të punës me prindërit. -Marrje të nismave nga vetë prindërit, pa pritur nga shkolla. -Bashkëpunim me psikologët dhe punonjësit socialë të shkollave. -Shkëmbim përvojë mes këshillave të prindërve. -Njohjen e prindërve me planin edukativ të shkollës që ata të përfshihen në zbatimin e tij. -Motivim i mësuesve që bashkëpunojnë me sukses me prindërit. -Përfshirja e prindërve në hartimin e planeve dhe strategjive të shkollave. - Shkolla t’i bëje prindërit të ndjehen të mirëseardhur dhe të respektuar.-Hartimi i politikave të tilla që lejojnë një pjesëmarrje më të madhe të prindërve për të siguruar partneritet. -Të sensibilizohen prindërit dhe opinioni publik nëpërmjet ciklesh emisonesh radio dhe televizive. -Hartimi i një marrveshjeje për bashkëpunim. -Krijimi i organizatave trajnuese per problemet e bashkëpunimit shkollë-familje. -Ndihmë për detyrat e shtëpisë. -Kontrollin nëse fëmijët kanë nxënë; Informacion mbi personalitetin e fëmijës. – Njohuritë e tyre lëndore të specializuara “Nxënësit do të ishin përfituesit më të mëdhenj të bashkëpunimit, sepse do të ndjenin më nga afër vlerën e të qenit të përgjegjshëm dhe  të vlerësuar, nën trysninë e dashurisë dhe disiplines. Mësuesit të bëjnë vizita në shtepitë e prindërve indiferentë.Të krijohet salla e prindërve në shkolla. -Përmirësim legjislacioni që rregullon bashkëpunimin dhe përfshirjen e prindërve. -Mësuesit kanë dhënë disa  ide, ndonëse jo dhe aq konkrete, edhe përsa  u takon trajnimeve që u nevojiten për aftësimin e tyre për bashkëpunimin me prindërit dhe komunitetin. -Trajnime se si të punohet me prindërit që kanë fëmijë me probleme si drogë,alkol, duhan, etj. -Trajnime në fushën e psikologjisë.- Trajnim për aftësi komunikimi. - Shkëmbim përvojë me shkollat e tjera dhe përvojë perëndimore. –Trajnim  për psikologjinë e fëmijës dhe marrdhëniet e tij me prindërit.
Lidhja e detyres me vezhgimin:  Mendoj se për të hyrë më në thellësi të marrdhënies shkollë-familje mund të bëhet duke e parë,duke e prekur më nga afër. Në teori mund të thuhet shumë apo të flitet bukur për të, por duhet parë realiteti i asaj që ndodh në të vërtetë. Në fakt ajo që  kam vënë re, është se nuk mund të themi që marrdhëniet shkollë-familje janë të përkryera apo janë terësisht negative, apo mungon komunikimi midis tyre. Megjithatë ato janë sipërfaqësore, nuk hyhet në thellësi të problemit. Në përgjithësi jane vetëm mësuesit kujdestarë të klasave që  i dinë  problemet e familjeve dhe këto is  probleme të mëdha sic mund të jenë  ndonjë sëmundje që mund të ketë nxënësi apo divorci i prindërve, ndërsa mësuesit që kanë vetëm një lëndë të caktuar nuk është se i intereson  shumë. Për ato është e rëndësishme a kane mësuar nxënësit ,a kane bërë detyra, a jane të rregullt gjatë ores mësimore dhe kaq. Për të tjerat eshte vetëm mësuesi-sja kujdestar-e që ka  këtë detyrë dhe përgjegjësi. Megjithatë nuk duhet parë vetëm nga ana e mësuesit por edhe nga ana e prindërve dhe me keqardhje mund të them se shumë prindër nuk janë të edukuar me frymën e bashkëpunimit dhë të kompromisit me shkollën, me rëndesine e madhe që ka ky bashkëpunim për formimin e fëmijes së tyre. Mund të them që ajo që ata mendojnë është se vetëm  shkolla e ka këtë detyrë dhe përderisa ata i kane dërguar fëmijet e tyre në shkollë, i sigurojnë disa kushte apo shkojnë në ndonjë mbledhje. Kaq është përgjegjësia e tyre. Megjithatë në përgjithësi mund të flitet shumë ,por për ta qartësuar më mirë këtë,  po flas konkretisht  me raste të vecanta që kam përzgjedhur nga vëzhgimi që kam kryër në një shkollë 9-vjecare.  Në një klasë të 9 ishte një djalë. Ai ishte trazovaç e i lëvizshëm. Nuk ishte aspak i qetë dhe i qëndrueshëm. Atë erdhën e therritën në klasë, po e prisnin tek dera. Kishte ardhur daja i tij ta takonte dhe në atë kohë mësuesja po fliste për të, tha që ishte përsëritës pasi një vit e kishte humbur sepse prindërit e tij ishin divorcuar dhe ai ishte larguar me nënën në Greqi. Tani ata ishin kthyer pasi babai kërkonte që ta merte ai ,por përsëri gjykata kishte vendosur në favor të nënës dhe tani ajo do ta merte tek prindërit e saj në Korcë, por këtë informacion të fundit në fakt, ajo e mori në atë moment nga nxënësit e klasës pasi ajo as që e dinte pasi asnjëri nga prindërit  nuk kishte ardhur që ta takonte  mësuesen.  Ajo  tha që as në mbledhje nuk vinin, madje ajo i takonte ata vetëm kur donin që të mernin leje që ta mernin nga shkolla. Dhe  shprehu se kishte bërë përpjekje disa herë gjatë dy viteve për të folur rreth gjëndjes, situatës familjare, për të parë se cfarë do të bëhej me djalin, por kishte vënë re që gjithmonë i shmangeshin përgjigjes. Babai duke thënë se e ëma nuk dinte ta edukonte dhe se çdo gjë do të ndryshonte kur ta merte ai kujdestarinë dhe kështu ai do te merej me edukimin dhe arsimin e fëmijes së tij, ndërsa e ëma i kishte thënë se çdo gjë do ndryshonte  kur ajo të largohej nga vendi dhe nga njerëzit e burrit të saj dhe gjithashtu se nuk i pëlqente që të fliste për gjëra familjare me njerëz të huaj. Dhe kur mësuesja kishte insistuar i ishte pergjigjur se ajo  e dinte më të mirën për fëmijën e saj  dhe çdo gjë këtu kishte përfunduar që nga ajo ditë nuk e kishte pyetur më dhe kaq... Çdo gjë mbaronte këtu ...Dhe pse mësuesja në fakt  fliste me shumë keqardhje për këtë dhe  tha se ishte e sigurt që nese ai nuk do të kishte probleme në familje, ai do të arrinte shumë në shkollë pasi ishte një fëmije shumë i shkathët dhe inteligjent,pasi kishte vënë re se kur ajo jepte detyra për në klase ai i bënte ato gjithnje dhe mirë. Gjithashtu pasi shpjegoi mësimin dhe pyet klasën, ai është ndër të parët që përgjigjet,  pra ishte nje nxënës që përpiqej, kishte dëshirë dhe vullnet për të mësuar, ama krejt e kundërta ndodhte kur jepte detyra shtëpie. Ai rrallë i bënte ato dhe nuk mësonte. Dhe më pas ditën tjetër që isha e pranishme në klasë vura re që ai mungonte. Është për të ardhur keq kur kupton që është vet familja ajo që po jepte një kontribut të madh në shkatërrimin e formimit arsimor dhe edukativ të fëmijës së tyre dhe gjithashtu kjo mungesë e qetësisë dhe e paqes, e harmonise familjare do ta zhvendoste atë nga rruga e drejtë dhe pa probleme.  Ajo që  vura re dhe që kuptova është se këta ishin lloji i prindërve që për inatet e tyre ndaj njëri tjetrit ,fëmijën e përdornin si një vegël të tyren për të arritur qëllimet e tyre. Prindër të cilët mendojnë se dinë gjithçka dhe që mësuesja ishte thjesht një  person qe ka për detyrë të meret vetëm me arsimin e fëmijes së tyre  dhe pa e kuptuar që edhe për tu arsimuar nuk është vetëm  detyra e mësueses dhe e nxënësit, por është dhe përgjegjësi e tyre. Duke i siguruar një mjedis të qetë, harmonik pa probleme, duke i qëndruar pranë dhe duke e mbështeteur fëmijen e tyre. Pra të realizojnë detyrën që i takon si prindër.  Me keqardhje analizoj  këtë situatë, por në fakt sado i dhimbshëm që të jetë ai, ky është realiteti jonë me të cilin jetojmë dhe përballemi çdo ditë, dhe se ky ishte një nga të shumtët e rasteve që ndodhin në shoqërinë tonë ku ata që vuajnë pasojat e sjelljeve dhe vendimeve të prindërve të tyre janë pikërisht fëmijët e pafajshëm.Dhe ajo që është më tragike nga e gjitha kjo, është se e gjithë ngjarja zhvillohet para syve tanë, çdo gjë është e vendosur dhe ti je thjesht një spektator ku përderisa vetë prindërit regjisor kanë vendosur se çfarë do të performohet në skenë, pra kanë vendosur fatin e fëmijëve të tyre pa i dhënë atyre mundësi që të marin vetë vendimet për jetën e tyre dhe të rriten e të zhvillohen me cilësite e tyre sa me pozitive. Pra ty të mbetet thjesht të shikosh drameë para teje...ose të ikësh, të largohesh pa kthyer vështrimin pas... “Edukimi i  femijeve eshte nderim për prinderit” [Islam Gjakova].  
Konkluzion: Ajo çfarë nuk ka nevojë për shumë analiza është fakti se shkolla dhe familja kanë qenë,  është dhe pavarsisht ndryshimit të kohërave, gjithnjë do të jete baza për formimin e individit me cilësite e tij arsimore, edukative, intelektuale, morale. Pra në  të gjitha aspektet. Është familja ajo që vë gurët e parë, themelet e formimt të karakterit të individit dhe është shkolla ajo që përbën muret dhe çatine. Është e nevojshme që këto të dyja të jenë në vijë të drejtë, në harmoni dhe në funksion të njëri-tjetrit për të pajisur këto mure me kohën me orenditë përkatëse dhe jetëgjate ashtu si familja dhe shkolla duhet të plotësojnë individin me cilësite positive përkatesë.Të gjithë fëmijët kanë nevojë që pranë të kenë dhe praninë e prindërve të tyre, e familjarëve dhe gjithashtu dhe të shkollës duke u përfaqësuar nga mësuesit-et. Prandaj thuhet se ajo çfarë në familje realizohet nga dashuria dhe afeksioni për fëmijën e tyre në shkollë realizohet nga profesionalizmi. Nëse këto institucione veprojnë të ndara, të veçuara nga njëra-tjetra,  nuk mund të pretendohet që të kemi një formim ashtu siç duhet të fëmijës. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me fëmijët me probleme, por për të gjithë fëmijët. Gjithashtu mund të themi se prindërit janë këta që janë dhe ata kështu e mendojnë se është edukimi më i mirë për fëmijën e tyre. Kjo mund të jetë për disa arsye të ndryshme të kohërave të cilet ata kanë jetuar si për shembull nga problemet që ata kanë nga mungesa e arsimit, informimit etj qe i kam përmendur dhe më lart. Prandaj një peshë e madhe në këtë marrëdhënie i takon mësuesve, kjo për shkak të formimit që ata kanë të profesionalizmit të tyre. Duke pasur parasysh se tani mësuesi nuk konsiderohet thjesht një individ që ka njohuri dhe ka për detyrë që këto informacione t’ia transmetojë fëmijëve, por si një individi i kompletuar me cilësite e tij profesionale, intelelektuale…Prandaj duhet të jetë shkolla, mësuesit ajo që të hedh hapin e parë dukeii  bërë të  kuptojë dhe ti ndërgjegjësojë prindërit se nuk është dicka për fitime personale por për të mirën e fëmijeve të tyre. Është një punë e vështirë, e lodhshme  që kërkon shumë përkushtim por që nëse realizohet me dashuri dhe profesionalizëm gjithçka  është e mundur! Këtu i vjen fundi detyrës time dhe shihet qartë që hipoteza që kam  ngritur u vërtetua, sepse gjithcka vërteton se familja dhe shkolla kanë rol kryesor në forminin e fëmijes, për ta përmbledhur po e mbyll me një thënie :“Fëmija është libër në të cilin lexojmë dhe në të cilin duhet shkrua. [Rosegjer Kjo ishe dhe analiza ime ne kete detyre.

Biblografia:
1-Garo,Sofokli, Ph.D. 2008. Mesimdhenia Bashkohore. Tirane: Toena
2-Kraja, Musa. 2006. Pedagogji. Tirane: Mileniumi i ri.
 3-Puka, Edi. 2010, Pedagogji Sociale. Tirane: Ora                                                                  
 4-Sokoli, Leke, 2011. Instituti i Sociologjise. Tirane: “Kristalina-KH”
5-Zenelaga,Brunilda, C.H. 2012.Manual per kursin sociologji edukimi, Tirane: Mirgeeralb.









[1]“Konsultimi rrit bashkimin dhe fuqinë; s’mund të ketë forcë ku s’ka konsultim.” Kjo shprehje e thënë nga Solomon përkon mjaft mirë me këtë temë ë kam trajtuar unë, pasi konsultimi midis familjes dhe shkollës bën  të mundur formimin e plotë të fëmijëve që janë fuqia e së ardhmes.
Sokoli, Leke, 2011. Instituti i Sociologjise. Tirane: “Kristalina-KH







[3] Sipas sociologjisë bashkohore, një problem social përfaqson një gjëndje që përfshin një numër të konsiderueshëm personash, në një mënyrë që pranohet si e padeshiruar, kundrejt sëcilës mund të reagohet përmes një veprimi social kolektiv e të organizuar”(Horton et al;1991)
[4] … “ hallet e punës” është përdorur për të shprehur në mënyrë të përmbledhur të gjitha problemet që hasin gjatë punës së tyre mësuesit, probleme këto që kanë të bëjnë me nxënësit e vështirë dhe sjelljet e tyre.
[5] “Edukimi i  fëmijëve është nderim për prinderit”, [Islam Gjakova]. – prindërit pavarsisht problemeve të ndryshme që mund të kalojnë ato duhet ti kushtojnë  vëmendje  edukimit të fëmijëve.


“Fëmija është libër në të cilin lexojmë dhe në të cilin duhet shkruar” [6]. Rosegjer-kjo do të thotë që fëmija ka nevojë për mbështetje, dashuri, mësim dhe edukim nga ana e shkollës dhe familjes që ai të bëhet i mirë formuar.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME