Bashkimi Europian

Tema:Bashkimi Europian
Themelimi i Komunitetit Europian te Qymyrit dhe Celikut (KEQC).

Që një muaj pas paraqitjes së këtij plani u thirr një konferencë qeveritare, e cila trajtoi propozimin e bërë, dhe pas pak kohësh, në prill 1951, në Paris u arrit që Marrëveshja mbi Themelimin e KEQÇ të nënshkruhej nga Franca, Republika Federale e Gjermanisë, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda.

Në këtë mënyrë u krijua një Organizatë e një tipi krejtësisht të ri dhe kjo në pikëpamje të dyfishtë: këtu bëhej fjalë jo vetëm për një zonë tregtie të lirë, por edhe për ngritjen e një tregu të përbashkët, dhe në
fakt në një fushë me rëndësi të jashtëzakonshme për kohën e atëhershme. Shtetet anëtare ua kaluan një pjesë të konsiderueshme të sovranitetit të tyre institucioneve të sapokrijuara mbikombëtare. Struktura institucionale përbëhet nga gjithsej katër institucione qendrore: e ashtuquajtura Instanca e Lartë përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët përmbushnin detyrat e tyre të pavarur nga shtetet anëtare. Kompetencat, që Marrëveshja i njihte kësaj instance, i përkasin një fushe shumë të gjerë dhe përmbajnë ndër të tjera edhe ndalimin e subvencioneve apo, në kushte të caktuara, kontrollin e çmimeve. Vendimet e kësaj instance në të tilla çështje janë drejtpërsëdrejti të efektshme dhe të detyrueshme!



Këshilli i Ministrave, i përbërë nga një përfaqësues për çdo vend, i shërben koordinimit mes Instancës së Lartë dhe Qeverive. Krahas kësaj, në raste të caktuara, edhe pse në shumë pak të tilla, ai mbikqyr aktivitetet e Instancës së Lartë. Kështu, për shembull, për deklarimin e një krize të dukshme, që ishte kusht paraprak për operimin me kuota prodhimi, është i domosdoshëm miratimi i tij. Modalitetet e votimit në Këshill varen nga çështja, për të cilën
bëhet fjalë, ku parashikohen kushtet e miratimit unanim, me shumicë të kualifikuar dhe me shumicë të thjeshtë.

Asambleja e Përbashkët përbëhet nga përfaqësues të dërguar nga parlamentet kombëtare dhe kryen funksione thjesht këshilluese. Institucioni i katërt është Gjykata, detyra e së cilës është, që në raste konfliktesh mes shteteve anëtare, mes organeve të KEQÇ si dhe mes shteteve anëtare dhe organeve të marrë vendimet përkatëse duke u bazuar në përcaktimet e Marrëveshjes.

Konstatojmë, pra, që me KEQÇ në fakt u krijua diçka krejtësisht e re, e cila ndryshonte ndjeshëm nga të gjitha organizatat e tjera të krijuara gjatë kësaj periudhe. Kjo ishte një strukturë, në kuadër të së cilës bashkëpunonin në fakt shtete kombëtare, por që dëshmonte tipare qartësisht të identifikueshme, të tilla sikurse deri më atëherë njiheshin vetëm prej sistemeve kombëtare politike.

Traktati i Romës
Më 25 mars 1957, gjashtë shtete të Evropës: Belgjika, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia dhe Luksemburgu nënshkruan në Romë dy traktate. I pari krijoi Komunitetin Ekonomik Europian (KEE), ndërsa i dyti Komunitetin Europian të Energjisë Atomike (KEEA).
"Komuniteti Ekonomik Europian ka si mision, nëpërmjet ngritjes së një Tregu të Përbashkët, ekpansionin e vazhdueshëm dhe të barabartë, stabilitetin në rritje, rritjen e përshpejtuar të nivelit të jetesës dhe marrëdhënie më të ngushta midis shteteve anëtare" (neni 2).
Duke u mbështetur në Traktatin e Parisit, të nënshkruar në 1951, i cili krijoi Komunitetin Europian të Qymyrit dhe të Çelikut, Traktati i Romës e zgjeroi fushën e bashkëpunimit mbikombëtar, duke rigjallëruar kështu ngritjen e ngrehinës europiane, e cila ishte ngadalësuar prej dështimit të projektit politik të Komunitetit Europian të Mbrojtjes. Për fushën ekonomike, rezistenca e vendeve ishte me e vogël se sa në fushat e tjera; në këtë pikëpamje ajo mund të konsiderohej si një fushë bashkëpunimi konsensuale.
Ndërkohë, Komuniteti europian i enegjisë atomike, ishte i një natyre tjetër. Këtu nuk ishte fjala të bashkoheshin aktivitetet ekonomike tashmë ekzistuese, por të kontribohej në formimin dhe në zhvillimin e një industrie europiane bërthamore.
Drejtimet kryesore të Traktatit të Romës janë:
Komuniteti Ekonomik Europian
Traktati në fjalë, shënoi një numër të kufizuar normash në fushën e bashkëpunimit monetar. Vendet themeluese në atë kohë bënin pjesë në sistemin monetar ndërkombëtar të Bretton Woods-it, i cili karakterizohej nga kurse këmbimi fikse midis monedhave, por me mundësi, nëse ishte e nevojshme, të rregullimit të tyre.
Pas heqjes së këtij sistemi si dhe krizës së naftës në fillim të viteve '60, e cila shkaktoi një destabilizim monetar të përgjithshëm, vendet anëtare gjykuan të nevojshme hartimin e një kuadri, që do t'u siguronte atyre një minimum stabiliteti e që më vonë mund t'i çonte drejt një bashkimi monetar.
Kështu lindi Komuniteti Europian i Qymyrit dhe i Çelikut e më vonë Tregu i Përbashkët.
Treg i përbashkët do të thotë qarkullim i lirë dhe politika të përbashkëta. Ai kërkon bashkimin doganor të vendeve anëtare, që nënkupton heqjen e tarifave doganore dhe të limiteve për mallrat për vendet anëtare dhe vendosjen e një politike tregëtare dhe të tarifave doganore të përbashkëta ndaj vendeve të treta. Për këtë, u parashikua një periudhë 12 vjeçare tranzicioni.

Bashkimi Europian
Bashkimi Evropian (BE) është një bashkim i 27-të vendeve anëtare, i krijuar me qëllim përforcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe social. Themeluar nga Traktati i Bashkimit Evropian (Traktati i Mastrihtit), në vitin 1993, BE-ja ishte më shumë se thjesht një integrim ekonomik. Koncepti qe Traktati i Mastrihtit, dhe me pas ai i Amsterdamit dhe i Nicës i dha Komunitetit mund të përshkruhet duke përdorur strukturën 3-shtyllore të mëposhtme.
   
Pra, Bashkimi Evropian që njohim sot është ndërthurje e disa Komuniteteve të ngritura më parë që janë: Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut, i themeluar në vitin 1951; Komuniteti Evropian Ekonomik (emërtuar Komuniteti Evropian në vitin 1993) i themeluar në vitin 1957 dhe; Komuniteti Evropian i Energjisë Atomike (Euratom), i themeluar në 1957. Shpesh, ato referoheshin më thjesht si “Komuniteti” ose “Komunitetet”, por tashme pas miratimit te Traktatit te Lisbonës emërtimi i përdorur është Bashkimi Evropian.
Zhvillimi i BE-së nëpërmjet Traktateve
Projekti i BE-së është zhvilluar nëpërmjet shumë iniciativave dhe instrumenteve ligjore.  Më poshtë është paraqitur një përmbledhje e akteve ligjore kryesore mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian. Traktatet janë themelet e BE-së. Ato gjithashtu përcaktojnë rregullat dhe procedurat që institucionet e BE-së duhet të ndjekin. Traktatet krijojnë një rend të ri kushtetues, mbi të cilin institucionet bazohen për funksionimin e tyre.
VitiTraktatiKomente
1952Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Karbonit dhe ÇelikutThemelohet Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut (ECSC)
1957Traktati i  Romës (njihet  edhe si Traktati i BE-së)Themelohet KEE-ja dhe Euratom
Nënshkruhet Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike,
njëkohësisht më atë themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian dhe që të dy bashkë njihen si Traktatet e Romës
1965Traktati i Bashkimitkrijohet një Komision dhe një Këshill i Vetëm për të tre Komunitetet Evropiane
1987Akti Unik Evropian (AUE)Bëhen përshtatje më Traktatin e KE-së me qëllim arritjen e Tregut të Brendshëm
1993Traktati mbi Bashkimin Evropian (njihet edhe si Traktati i Mastrihtit)Krijohet Bashkimi Evropian
Traktati i Mastrihtit ndryshoi emrin nga Komuniteti Ekonomik Evropian në Komunitet Evropiane.
Miratohen forma të reja bashkëpunimi midis qeverive të Shteteve Anëtare mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe në fushën e “çështjeve të brendshme dhe drejtësisë”.
Me shtimin e këtij bashkëpunimi ndër-qeveritar, Traktati i Mastrihtit krijon një strukturë të re me tre shtylla, si në aspektin politik edhe ekonomik. Ky është Bashkimi Evropian (BE).
1999Traktati i AmsterdamitNdryshohen dhe rinumërtohen traktatet e BE-së dhe të KE-së
2003Traktati i NicësPas zgjerimit në 25 Shtete Anëtare, reformohen institucionet me qëllim që Bashkimi të mund të funksionojë në mënyrë eficiente.
Traktati i Nicës, Traktati i Bashkimit Evropian dhe Traktati i Romës  bashkohen në një instrument të vetëm të konsoliduar.
2009Traktati i LisbonësKy traktat e bën BE-në:
Më eficiente: procese më të thjeshta, president i përhershëm i Këshillit
Më demokratike: rol më të përforcuar për Parlamentin Evropian dhe parlamentet kombëtare, “Iniciativa e Qytetarëve”,
Kapitulli i të Drejtave Themelore
Më transparente: qartëson rolet përkatëse, akses publik më të gjerë në dokumentacion dhe në takime
Më të bashkuar në arenën botërore: Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme
Më të sigurt: Mundësi të reja për të luftuar terrorizmin, ndryshimet klimaterike, dhe sigurimin e energjisë

Zhvillimi sipas vendeve te antaresuara
r.Viti i hyrjesShteti Anëtar
11957Shtetet anëtare themeluese (që janë pjesë e Komunitetit Evropian të Karbonit dhe Çelikut):  Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda
21973Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar
31981Greqia
41986Portugalia dhe Spanja
51995Austria, Finlanda, Suedia
62004Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia
72007Rumania dhe Bullgaria

Tregu i perbashket europian
Ne periudhen kohore 1959-1968, behen te mundur realizimi i dy projekteve te rendesishme te Komuniteteve. Keto ishin, bashkimi doganor dhe politika bujqesore e perbashket.
-           Bashkimi doganor permban ne vetevete realizimin e dy proçese te lidhur  ngushte me njeri tjetrein: 1) eleminimin (gradualisht) te pengesave doganore ndermjet Shteteve anetare dhe paralelisht 2) vendosjen e nje tarife te jashteme te perbashket, ne kufijte ndares te Komunitetit me jo komunitetin. Me 1 korrik 1968, Bashkimi doganor u realizua.
-           Politika bujqesore e perbashket, filloi si proces me vitin 1962, e cila prezantohet nje sistem veprimesh, si psh., percaktimi i nje çmimi te perbashket te garantuar per cdo produkt, mbajtia ne nivel fiks te cmimeve nepermjet nje investimi te perbashket te Shteteve, mbrojtia e kufijve (mbi futjen nga jashte te disa produkteve), etj.
Tregu i perbashket. Ndertimi i Tregut te perbashket ndermjet Shteteve anetare perben edhe themelin, zemren e ndertimit te komunitetit europian. Tregu i perbashket eshte produkt i perbashket i teksteve normative, i parimeve dhe i procedurave.
-           I teksteve. Qysh prej viteve ’50, kohe e traktave themeluese, sistemi komunitar dhe ai i B.E me pas, ka punuar dhe po punon per te nxjere norma juridike (regullore, direktiva, etj).
-           I parimeve. Karakteristika institucionale e Tregut te perbashket manifestohet ne ndertimin dhe promovimin e parimeve. Ketu nje rol te madh ka dhene Gjykata e drejtesise, nepermjet jurisprudences se saj. Si shembull do te sjellim parimin e nxjerre nga i famshmi Casis de Dijon (1979), sipas te cilit nje produkt i prodhuar rregullisht ne nje nga Shtetet anetare duhet te lejohet te shitet lirshem ne te gjithe hapesiren Komunitare.
-           I procedurave. Funksionimi i Tregut te perbashket bazohet perfundimisht ne procedurat e mbikqyrjes dhe te kontrollit, te cilat realizohen kryesisht nga Komisioni europian dhe nga Gjykata e drejtesise.
Realizimi i kater lirive. Si pjese e Tregut te perbashket, kjo inisiative prek prek kater fusha:
-           Liria e levizjes se mallrave, qe konsistonte ne heqjen e pengesave doganore ndermjet Shteteve anetare dhe vendosjen e nje tarife te perbashket te jashteme. Per arritjen e saj duheshin kaluar disa pengesa reale si psh.ne harmonizimin e normave te shumta ne kete fushe ne Shtetet anetare, harmonizimin e pengesave teknologjike, vendosja e nje tarife mbi vleren e shtuar (TVA) nen masen 15 % per mallrat nga shteti eksportues tek shteti importues, etj.
-           Liria e sherbimeve, qe konsistonte ne kapercimin e disa pengesave, nder te cilat me kryesororja ishte njohja e diplomave ne Shtete anetare dhe trajtimi i tyre ne menyre te barabarte.
-           Riria e kapitaleve, qe prekte si pagesat ashtu edhe investimet duke i hapur dyert dhe krijuar lehtesira per keto te fundit.
-           Liria e personave, levizja e lire e punetoreve, per vendim epunes per pagesen, etj, duke hedhur menjeane te gjithe diskrriminimin qe mund te behej per shkak te shtetesise
 Bashkimi Evropian dhe Shqipëria
Pas Këshillit Evropian të Selanikut në qershor 2003, Shqipëria u bë vend kandidat potencial për anëtarësim në BE. Më 18 shkurt 2008, Këshilli miratoi një partneritet të ri evropian me Shqipërinë. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) u nënshkrua më 12 qershor 2006 dhe hyri në fuqi më 1 prill 2009. Marrëveshja e lehtësimit të vizave BE-Shqipëri hyri në fuqi në janar 2008, ndërsa marrëveshja e ri-pranimit hyri në fuqi në vitin 2006. Shqipëria e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE më 28 prill 2009. Pas hyrjes në fuqi të MSA-së, u ngritën disa struktura të përbashkëta BE-Shqipëri (Këshilli i Stabilizim Asociimit dhe Nënkomitetet e tij) për monitorimin e procesit të zbatimit dhe përmbushjes së detyrimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Strukturat e përbashkëta BE-Shqipëri janë:
  • Këshilli i Stabilizim Asociimit, i cili monitoron zbatimin dhe përmbushjen e MSA-së. Ai shqyrton çdo çështje në lidhje me MSA-në dhe çdo çështje tjetër bilaterale ose ndërkombëtare të një interesi të përbashkët. Këshilli i Stabilizim Asociimit është i përbërë nga anëtarë të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe anëtarë të Komisionit të Komuniteteve Evropiane nga njëra anë dhe anëtarë të Qeverisë së Shqipërisë nga ana tjetër.
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit është i përbërë nga përfaqësues të Këshillit të Bashkimit Evropian, përfaqësues të Komisionit të Komuniteteve Evropiane dhe përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë. Detyrat e këtij Komiteti përcaktohen nga Këshilli i Stabilizim Asociimit. Komiteti i Stabilizim Asociimit, në përgjithësi, garanton vazhdimësinë e asociimit dhe zbatimin e MSA-së. Komiteti shqyrton çdo çështje që i drejtohet nga Këshilli i Stabilizim Asociimit, si dhe çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e MSA-së.
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit ngre nënkomitetet e nevojshme për zbatimin e duhur të MSA-së. Nënkomitetet përbëhen nga anëtarë të Komisionit Evropian dhe anëtarë të Qeverisë  Shqiptare. Shtetet Anëtare informohen dhe ftohen të marrin pjesë në takimet e nënkomiteteve. Nënkomitetet diskutojnë çështje në lidhje me zbatimin e MSA-së, bashkë me ecurinë e zbatimit të Partneritetit Evropian dhe progresit të bërë në lidhje me përafrimin e legjislacionit. Më tej, nënkomitetet shërbejnë si forume për një mirëkuptim të Acquis.  Në çdo takim vlerësohet zbatimi i Partneritetit Evropian dhe progresi i arritur për përafrimin e legjislacionit. Nënkomitetet shqyrtojnë çdo çështje sipas sektorëve përkatës dhe sugjerojnë hapat e nevojshëm për t’u ndërmarrë në të ardhmen. Më tej, nënkomitetet shërbejnë si forume për të zgjeruar njohuritë mbi Acquis dhe të konsiderojnë progresin e Shqipërisë.

Më poshtë renditen shtatë nënkomitetet:
  • Tregti, Industri, Doganat dhe Tatimet
  • Bujqësia dhe Peshkimi
  • Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca
  • Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe Statistikat
  • Drejtësia, Liria dhe Siguria
  • Zhvillimi Teknologjik dhe Politika Sociale
  • Transportet, Mjedisi, Energjia dhe Zhvillimi Rajonal.
Banka e Shqipërisë është pjesëmarrëse dhe njëkohësisht raporton periodikisht në dy nënkomitete: Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca; dhe,
Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe Statistikat.
Datat kryesore të rrugës së Shqipërisë drejt BE-së

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME