MENAXHIMI I ZINXHIRIT TE FURNIZIMIT
1.
Hyrje
– Prezantimi i kompanise
DONIANNA Shpk
eshte krijuar ne date 03.12.1996 dhe administrohet prej shetases Donika Mici.
Shoqeria
Donianna Shpk eshte krijuar sipas ligjit nr 7638 date 19.11.1992 “ per
shoqerite tregtare”
Shoqeria eshte e
regjistruar ne regjistrin tregtar te Gjykates Rrethit Tirane me vendimin nr
16420 dt 03.12.1996.
Gjithashtu
shoqeria eshte e regjistruaar ne degen e tatimeve te rrethit Tirane me kod
fiskal nr 3706533 dhe nr nipti J62410005G. Adresa: Rruga e Durresit prane
ktheses se Kamzes, Tirane.
E nisur si nje
biznes i vogel ne vitin 1992, ne industrine e prodhimit te kepuceve zoteron sot
nje fabrike moderne. Lloji i biznesit prodhim kepucesh, tregtim, eksportim. Ky
proces nenkupton prodhimin e mallrave te ndermjetem apo perfundimtare duke
perdorur lende te pare te importuar, me qellim rieksportimin e ketyre mallrave
drejt vendeve porositese.. Lendet e para shoqeria i mer kryesisht ne Itali. Kjo
kompani ka dhe marken e vet te kepuceve Mici’s Shoes me nje rrjet dyqanesh ne
disa qendra tregtare ne Tirane.
2.
Koncepte te zinxhirit
te furnizimit
Menaxhimi
i zinxhirit të Furnizimit shpesh, shkurt, i thirrur edhe në shqip si SCM
(akronim nga anglishtja: supply chain management –
SCM) nënkupton kontrollimin e zinxhirit të furnizimit si proces biznesi që nga
furnizuesit, përmes kompanisë e deri tek konsumatori. Në këtë pikëpamje, duhet
theksuar që zinxhiri i furnizimit nuk përfshinë vetëm produktin fizik dhe
aktivitetet e tij, por gjithashtu edhe informacionet të cilat kanë të bëjnë me
produktin si dhe përbërësit tjerë të cilët trajtojnë produktin nga faza në
fazë, ose hap pas hapi.
Definimi
Në
literaturë mund të gjejmë definicione të ndryshme të SCM-it të cilat vënë në
theks ndonjë element më shumë se tjetrin ose në përgjithësi përfshijnë më shumë
ose më pak elemente si më të rëndësishme. Nga definicionet mësimdhënëse po
dallojmë definicionin e bërë nga WebFinance Inc (2013) ku theksohet që
menaxhimi i zinxhirit të furnizimit paraqet:
Menaxhimin
e materialeve dhe rrjedhes se informacionit ne nje zinxhir furnizimi, qe te ofrohet shkalla me e larte e kenaqjes se
konsumatoreve me shpenzimet me te uleta te mundshme.
Në
anën tjetër Robert Handfield (2011) thotë:
Menaxhimi
I zinxhirit te furnizimit eshte menaxhimi aktiv I zinxhirit te aktiviteteve te
furnizimit per te maksimiazuar vleren e konsumatoreve dhe per te arritur
avantazh te vazhdueshem konkurues. Paraqet perpjekje te vazhdueshme nga ana e
kompanive furnizuese per te zhvilluar dhe mirembajtur zinxhiret e furnizimit ne
menyrat me efektive dhe efikase te mundshme.
Percaktohet
si nje set i tre ose me shume entiteteve te perfshira drejtperdrejt ne rrjedhen
e produkteve, sherbimeve financave dhe informacionit nga nje burim tek nje
konsumator.
3. Të kuptuarit e menaxhimit të zinxhirit të
furnizimit duke patur ne fokus kompanine Donianna
Në një kompani zinxhiri më i thjeshtë i
furnizimit është vija nga një furnizues deri tek kompania dhe nga kompania
deri tek konsumatori .Realisht, duhet kuptuar që zinxhiri i furnizimit
nuk është i thjeshtë, por një pjesë shumë e komplikuar e proceseve të
kompanisë pasi që kompanitë thuajse në 99% të rasteve nuk kanë të bëjnë vetëm
me një furnizues dhe me një konsumator. Në këtë rast rrjedhat fizike
nënkuptojnë përfshirjen në transportimin, zhvendosjen, dhe ruajtjen e të mirave
dhe materialeve, duke përbërë pjesën bazë dhe më të dukshme të
zinxhirit të furnizimit.
Në anën tjetër rrjedhat informative,
aspak më të pa rëndësishme se ato fizike, mundësojnë që partnerët e ndryshëm në
zinxhirin e furnizimit të mund të koordinojnë planet e tyre afatgjate dhe të
kontrollojnë rrjedhën e përditshme të të mirave dhe materialeve përgjatë
zinxhirit të furnizimit. Rrjedhat informative nën ndikim te teknologjise
informative , tanimë për shumë kompani janë edhe më të rëndësishme se sa ato
fizike, meqë kjo teknologji ka ndikuar që kompanitë të kenë një lloj
motërzimi gjatë bashkëpunimit mes tyre dhe jo vetëm të jenë pjesë e nje
zinxhiri te furnizimit. Ky lloj i i kompanive qe nderveprojne me njera tjetren nënkupton
integrim të proceseve të biznesit.
Së fundi, rrjedhat financiare përcaktojnë
llojet, kushtet dhe mënyrën e përcaktimit dhe menaxhimit të pagesave
hyrëse dhe dalëse.
Nga
analiza e këtyre rrjedhave mund të përqendrohemi në këndvështrimin tjetër
që është definimi i aktiviteteve të një kompanie në menaxhimin efikas të zinxhirit
të furnizimit. Ndarja dhe të kuptuarit e drejtë e këtyre aktiviteteve
mundëson që kompania në mënyrë efikase të përcaktojë marrëdhëniet me kompanitë
pjesëmarrëse në të njëjtin zinxhir dhe të menaxhojë ato për të siguruar rrjedhë
efektive të proceseve për t’i plotësuar nevojat dhe për të kënaqur
konsumatorin.
Aktivitetet kryesore
që duhet ndërmarrë janë:
1.Realizimi i planit – paraqet
pjesën strategjike të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit meqë tek ky
aktivitet kompanitë përcaktojnë strategji për të mundësuar menaxhimin e të
gjitha burimeve të cilat ndihmojnë në plotësimin e nevojave të
konsumatorëve. Planifikimi në këtë rast përfshinë përcaktimin e parametrave të
përshtatshëm për të strukturuar, monitoruar dhe ristrukturuar zinxhirin e furnizimit
në mënyrë që të funksionojë me efikasitet dhe me shpenzime të ulëta , dhe
njëkohësisht tu ofrojë kualitet dhe vlerë konsumatorëve. Nje plan te tille
zbaton kompania ne fjale duke filluar qe nga lenda e pare tek furnitoret,
prodhime i kepuceve me standarte e cilesi, magazinimin e produkteve ne
magazinat e kompanise me kapacitet te konsiderueshem per magazinimin e lendes se
pare dhe te produktit te gatshem, tek shperndaresi, shitesit e deri tek
konsumatoret finale.
2 .Përcaktimi i burimeve – nënkupton
shfrytëzimin e parametrave të planit strategjik për të përcaktuar çmimet,
proceset e shpërndarjes dhe proceset e pagesës përmes të cilëve elemente bëhet
përzgjedhja e furnizuesve të cilët ofrojnë të mirat dhe shërbimet për
realizimin e prodhimit. Në këtë tog aktivitetesh bën pjesë dhe ristrukturimi i
“paketës” së furnizuesve në rast nevoje për rishqyrtimit të efikasitetit
të kësaj pjese të zinxhirit ose të zinxhirit të furnizimit në përgjithësi.
Viteve të fundit ky lloj i aktiviteteve është gjysmë i automatizuar përmes
teknologjisë informative ku kompanitë ndërlidhen përmes një sistemi për të
automatizuar disa nga hapat e marrjes së vendimeve të cilat janë të paracaktuar
me kontratën fillestare të bashkëveprimit.
3.Furnizuesi:.Kryesisht lenden e
pare kompania e siguron ne Itali por edhe ne tregjet vendase. Lendet e para qe
vijne nga furnitoret ruhen ne depot e kompanise. Pastaj lendet e para levizin
ne zonen e prodhimit Me perfundimin e
produktit final keto produkte shkojne perseri ne depo per ruajtje pas
perfundimit te inspektimit te cilesise se produktit, proces i cili ne kompanine
Donianna kryhet nga Menaxheret e cilesise .Me pas menaxheret e shitjes jane
shperndaresit e produkteve neper dyqanet e kompanise . Menaxheret e
operacioneve nevojitet qe te mbajne lidhje me furnizuesit dhe te informojne ata
per natyren e sakte te furnizimeve qe nevojiten ne menyre qe te permbushen
kerkesat e klienteve. Menaxheret e operacioneve duhet te sigurohen qe lendet e
para jane gati sipas kerkeses se klienteve ose parashikimeve te saj. Eshte
vecanerishte e rendesishme per te zbuluar ku mund te kete ndodhur problemi ose
shkaku i tij. Kompania ne fjale ka te beje me shume furnizues e shume konsumatore.
Kështu, meqë zinxhiri i furnizimit mbulon gjithçka nga zhvillimi,
bashkëveprimi, prodhimi, e logjistika, madje edhe sistemet e informimit me
qëllim të koordinimit të këtyre
aktiviteteve, organizatat të cilat përbëjnë zinxhirin e menaxhimit janë të
lidhura me njera tjetren përmes një rrjedhe fizike, informative, dhe
financiare.
4. Prodhimi –
përfshinë aktivitetet e zhvillimit të planit konkret për realizimin e
prodhimit, testimin e prodhimit, paketimit dhe përgatitjen e tij për shpërndarje.
Në këtë pjesë kompania Doniana përmes realizimit të këtij plani mund të
bëjë matjen e niveleve të kualitetit të prodhimit dhe të produktivitetit
të punëtorëve. Prodhimi i kepuceve i destinuar
per shitje do te jete nje prodhim me lende te pare te vete shoqerise, ku do te
perdoret lende e pare e importuar dhe lende e pare e prodhuar ne vend ne
fabrikat e lekureve qe parashikohet te ngrihen ne te ardhmen ne vendin tone. Ky prodhim i destinuar ne pjesen me te madhe per
eksport do te mbaje marken “Made in Albania”. Ne projekt Plan- Biznesin ne
rritjen e ketyre çmimeve ne vite eshte mbajtur parasysh prognoza e inflacionit
dhe e rritjes se standartit te jeteses.
“Donianna”
synon prodhimin e kepuceve duke perdorur nje teknologji bashkekohore si dhe
eksportimin e pjeses me te madhe te tyre jashte shtetit. Me makinerite qe
disponojme, me lendet e para qe perpunojme, me garantimin e tregut te
eksportimit te prodhimeve tona, me kualifikimin dhe stafin drejtues te
specializuar, me rritjen e kerkeses se tregut te huaj per prodhimet tona
cilesore kjo kompani synon te rrise prodhimin e vet. Ajo ka nje kapacitet
prodhimi prej 8 mije pale kepuce ne dite
nga te cilat, rreth 4 mije pale jane produkt final ndersa pjesa tjeter perbehet
nga mall i perpunuar pjesshem ne
Shqiperi Ne makineri dhe paisje pune te
cilat jane te teknologjise se fundit te prodhimit te kepuceve.
Donianna sot zoteron fabrike me gjithsej 800 punetore. I
gjithe prodhimi rieksportohet ne Itali. Punonjesit
e Donianna jane kualifikuar neper kurse te ndryshme, te organizuara nga
shoqeria me specialiste te huaj, si dhe pjesa me e madhe e tyre jane me
eksperience disa vjecare, pra te
specializuar ne punen qe kryejne.
5.Shpërndarja – paraqet pjesën
logjistike të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit, ku kompanitë koordinojnë
pranimin e kërkesave nga konsumatorët, formojnë rrjetin e shpërndarjes dhe
shitjes së prodhimit, dhe zhvillojnë sistemin e menaxhimit të pagesave.
Logjistika, pjese e
zinxhirit te furnizimit eshte
procesi i planifikimit, implementimit dhe i kontrollit ne menyre eficente te
procesit te rrjedhes dhe ruajtjes se lendeve te para, inventarit ne process,
mallrave te perfunduara, sherbimeve dhe informacionit perkates nga pika e
origjines ne piken e konsumimit me qellim plotesimin e kerkesave te konsumatorit. Kompania Doniana
planifikon, kontrollon ruan lendet e para si dhe produktet finale ne menyre qe
me pas te dergohen tek konsumatoret finale. Ajo Kohen e duhur permes SCM. SCM =
Furnizuesit + Logjistika + Konsumatoret. Kryesisht transportin e realizon me
kamione pra transport automobilistik por edhe me konteniere (transport ujor)
pasi kosto e transportit e kesaj ka kosto me te lire, duke qene se pjesa me e
madhe e produkteve finale kane treg kryesor
Europen si Italine Francen, Spanjen, SHBA etj.
Ndikimi i Logjistikes
ne organizate (kompanine Donianna)
Operacione: Logjistika planifikon
kohen dhe sasine e inventarit te pranuar ne te gjithe zinxhirin e furnizimit,
si periudha te gjata prodhimi, ruajtjen e inventarit te tepert etj
Marketing: Logjistika punon me
marketingun per te kuptuar kerkesat e konsumatoreve si dhe nevojat per ruajtje
e shperndarje, dergimi ne kohen e duhur dhe ne sasine e duhur.
Paketim: Logjistika mer
vendime per paketimin e mallrave qe do te transportohen, sigurohet qe
materialet te jene te mbojtura nga demtimet.
Finance: Logjistika eshte
pergjegjese per shpenzime te medha kapitale, transport, magazinim dhe inventor.
Kthimi nga asetet mund te kete efekte positive nga, reduktimi i inventarit,
reduktimi i investimeve per transport e magazinim, permiresimin e sherbimit
ndaj konsumatorit ne saktesine ne kohe dhe shperndarjen e mallrave.
Logjistika siguron SCM me tre sherbime
-
Vend: siguron qe mallrat te arrijne ne vendin
e duhur
-
Sasi: Siguron qe mallrat jane dorezuar ne menyre
korrekte sipas sasise dhe cilesise se
kerkuar
-
Kohe: Siguron qe mallrat kane arritur ne kohen
e duhur
6.Pranimi i kthimeve – mund të
paraqesë pjesën më problematike të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit si në
planifikim ashtu edhe në realizim. Menaxheret e cilesise perpiqen te
realizojne plan të rrjedhshëm i cili mbulon të gjitha aktivitetet për pranimin
e prodhimeve të rikthyera nga konsumatorët dhe t’i mbështesin konsumatorët në
kërkesat e tyre në mënyrë sa më efikase dhe me kosto sa më të ulëta. Kjo
kryesisht per produktet te cilat kane treg
Shqiperine pasi kompania konkuron me nje rrjet dyqanesh ne TEG, City
Park, etj. Logjistika reverse.
7. Shitja : Tregu i Shitjes : Shoqeria prodhimet e saj i ka kryesisht
per eksport. Ajo ka te siguruara
tregjet ne Europe, kryesisht ne Itali, France, Zvicer, Gjermani si dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Shoqeria ka kryer nje sere bisedimesh duke
marre premtime te rendesishme per tregjet e shitjes. Por gjithashtu ka dhe
dyqane te shitjes se produkteve te saj me pakice edhe ne Shqiperi nen marken
Mici’s Shoes. Ajo ka dyqanet e saj ne qendra tregtare si TEG, City Park etj,
ndersa ne tregjet nderkombetareMade in Albania”. Shitjen e produkteve ne
Shqiperi e realizojne menaxheret e shitjeve ndersa ne tregjet nderkombetare
shitja e produkteve te kompanise behet nepermjet lidhjes se kontratave me disa
nga firmat me te njohura si Zara etj.
Synimet e Menaxhimit të Zinxhirit të
Furnizimit
Zinxhiri i furnizimit
ekziston vetvetiu që në momentin kur kompania bashkëpunon me kompani tjera për
të mundësuar realizimin efikas të aktiviteteve të veta dhe për të kënaqur
konsumatorin. I tërë angazhimi për të pasqyruar këtë zinxhirë si dhe të gjitha
aktivitetet që realizohen në të është i ngritur mbi shpenzime të cilat
janë aq të mëdha sa zinxhiri është i komplikuar. Tregu
i Sherbimeve: Konsiston si ne kryerje sherbimi nga ana jone per te trete dhe ne
marrje sherbimesh nga te tretet per llogari te shoqerise. Kryerja e sherbimeve
nga ana jone do te jete ne prodhimin e faqeve te kepuceve me material
porositesi kryesisht per eksport. Gjithashtu shoqeria merr sherbime nga nje
numer shoqerish te vogla qe punojne per te dhe nga familiare private. Lidhur me
kete fabrike jane te varura dhe nje numer i konsiderueshem fabrikash te tjera
te prodhimit te faqeve te kepuceve si shoqeria: Rozimpeks me fuqi prej 200
punetoresh: rreth 600 persona, shoqeria “Megi-y me 300 punetore, ne cdo rreth
te cilat nuk kane asnje munesi tjeter punesimi. Të gjitha këto
shpenzime janë të arsyeshme vetëm në rast se ky menaxhim realizohet me qëllim,
dhe ia arrin atij qëllimi, të realizimit të përfitimeve për kompaninë. Në
shikim të parë duket sikur i tërë angazhimi i kompanisë është i
përqendruar në kënaqjen e konsumatorit, por kjo nuk është e vërtetë.
Konsumatori është burimi i të hyrave të kompanisë dhe kënaqja e
tij është e vetmja mënyrë për të “vjelur” atë.
Le
të përsërisim, synimi i kompanisë në thelb nuk është kënaqja e
konsumatorit, por gjetja e rrugëve për të rritur përfitimet dhe arritja e tyre.
Me menaxhimin e zinxhirit të furnizimit kompania synon të arrijë tre qëllime
kryesore:
1.
Zvogëlimin e inventarit
2.
Rritjen e shpejtësisë së transaksioneve
3.
Rritja e fitimit
Qëllimet
tjera shumë të rëndësishme të cilat kompania dëshiron t’i arrijë me menaxhimin
e zinxhirit të furnizimit janë:
·
Trajektimi, thjeshtëzimi dhe standardizimi i
ambientit të veprimit
·
Ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë vepruese
·
Krijimi dhe ruajtja e shkathtësisë dhe
fleksibilitetit
·
Rritja e shkallës së inovacionit me qëllim
përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve
·
Rritja e shkallës së të mësuarit dhe përvojës
së veprimit në këtë fushë
Softuerët për
menaxhimin e zinxhirit të furnizimit
Me
zhvillimin e teknologjisë informative janë përmirësuar dukshëm mundësitë e
menaxhimit sa më efikas të biznesit në përgjithësi e të zinxhirit të furnizimit
në veçanti. Kompani të ndryshme të specializuara në teknologjinë informative
kanë zhvilluar aplikacione të ndryshme të cilat mundësojnë menaxhimin e thuajse
çdo hapi të këtij zinxhiri, por në fund vendimet përfundimtare i marrin
ekspertët e thirrur për çështjet konkrete në situatat konkrete.
Llojet
kryesore të softuerëve për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit janë:
·
softuerët e planifikimit – të cilët
shfrytëzojnë algoritme për të përllogaritur rrugët më të mira për të përmbushur
kërkesat
·
softuerët e ekzekutimit – përcjellin
gjendjen fizike të të mirave, bën menaxhimin e materialeve, dhe ofron
informacione financiare për të gjitha palët e përfshira në zinxhirë.
KONKLUZION
Mbeshtetur ne fushen e zhvillimit te ketij biznesi, ne
parashikimet e bera, ne stafin profesional qe manaxhon aktivitetin e shoqerise
dhe ne lidershipin e saj, parashikojme qe ky biznes te jete i suksesshem , pasi
duke menaxhuar me sukses dhe zinxhirin e furnizimit te kompanise duke synuar
uljet e kostove, kjo kompani ja ka dale te shtoje te ardhurat e fitimet e saj
vit pas viti.
Kjo garanton njekohesisht seriozitetin dhe korrektesine e realizimit te
punes se stafit drejtues teknik dhe administrativ.
Literatura:
Bajram Korsita Menaxhimi i zinxhirit
Furnizimit “ Cikel Leksionesh”
Kompania Donianna Shpk
FALEMINDERIT