Fillet e arsimit në Prizren dhe zhvillimi i tij gjerë në vitin 1945
Historia e çdo populli, pra edhe e shqiptarëve, është e gërshetuar edhe me zhvillimin e jetës kulturore – arsimore, e cila jo vetem që është produkt i kushteve te caktuara shoqërore - historike, por është edhe faktor me rëndësi për njohjen dhe përparimin e visarit materjal dhe shpirtëror të një bashkësie të caktuar shoqërore të njerezve”.7
Dokumentet e shumta, dëshmojnë se çeshtjeve shkollore dhe arsimore, madje edhe në periudhat e luftës për egzistencë dhe liri ju është kushtuar kujdesi i veçant. luftrat që bënë shqiptarët për liri, kanë qenë njëherit edhe luftra për gjuhën, shkollën dhe arsimin shqip.
“Embrionet e jetës pedagogjike dhe kulturore të popullit shqiptar duhet kërkuar në epokën e hershme historike, qysh në fazën e krijimit dhe të diferencimit të jetës në fise, ndërsa një aktivitet më të organizuar dhe më të gjërë në procesin e shkatrrimit të rendit shoqëror të fiseve. Zhvillimi i pedagogjisë së shqiptarve pjesërisht është varur nga niveli i zhvillimit e ndikimit të përvojës dhe të mësimit pedagogjik.
Është shkencërisht pa vend të lidhish idet pedagogjike të shqiptarve me sistemet e para pedagogjike.Shumë më herët, para së gjithash në krijimtarin e pasur dhe të shumëllojshme popullore, hasim në të parat mendime mbi edukatën, shkollën, arësimin. Analizat e tregimeve dhe këngëve popullore shqiptare, e fjalëve të urta dhe e të arriturave tjera tregon se në historinë e shqiptarve është mbledhur një trashegim i pasur pedagogjik, i cili gjatë shekujve është trasheguar dhe përsosur breze pas brezi. Në një varg fjalësh të urta popullore dhe të thanash popullore theksohet dashuria për shkollën dhe mësimin, vlersohet puna dhe edukata e punës, cilësohen një vargë kategorish etike,të çmuarit e intelektit dhe të detyrave tjera të edukatës, sikundër edhe i tërë kompleksi i këtij funkcioni pedagogjik. Po përmendim disa vetëm sa për ilustrim: “Dituria s’ka fund”,”Shit kalin mëso djalin”,”Kush nuk mëson në rini, nuk gjenë nderë në pleqni”, Më thuaj me kë rri,të them cili je”,”Kush ka men, ka dhen”,”Më e rritë fëminë e me e çue në kamë, si me çilë një pus me gjylpane”,”Ma mirë shnet, se mret” etj.
Shqiptarët për shkak të luftrave të cilat ju janë imponuar, janë nënshtruar ndikimeve të vendeve dhe popujve të tjerë, para së gjithashtu romakeve, bizantineve, sërbëve dhe turqëve. Për shkak të luftrave të shpeshta dhe të ndrrimeve të qeverive, nuk është e mundur, madje edhe gjatë disa shekujve të mesjetes, të bëhet fjalë për ndonjë aktivitet të gjërë dhe të organizuar shkollor të popullit shqiptar në përgjithesi, por të atij në Kosovë në veçanti.
”Të vjetërit i mësonin të mirren me bujqësi, të luftojnë me mjeshteri kundër natyrës së egër për vetë ekzistencë. Eprorët e fiseve dhe pronarët feudale i shfrytëzonin për beteja luftarake, duke zhvilluar ndër ata kultin për armën qysh në fëmijni”. 10
Elementet e para të veprimtarisë së organizuar kulturore - arsimore tek shqiptarët i gjejmë në shkollat famullitare,të cilat, duke e marr parasysh se famullitarët shqiptar përmenden qysh në mesjetë, padyshim kanë ekzistuar atëherë edhe në visete tona, që mandej,në shekujt e më vonshëm çfaqen me një numër më të madh. Shkollat e këtilla janë hapur në kishat katolike, ose në afërsi të tyre. Qysh në periodën e pushtetit bizantin kisha përpiqet të dallohet sa më tëpër në jetën kulturo-arsimore të banorëve të Ilirisë.
“Në shekullin e XIV-të, përmendej episkopata e Kotorrit, së cilës i takonin kishat famullitare në Prizren, Novo Bërdo, Trepçës, Janjevës, Rudnikut, Coporich (?), Breschovi e tjera, në të cilat kanë qenë priftër kotorasit ose shqiptarët” 11
Me pushtimin e Prizrenit dhe rrethinës së tij nga osmanlinjtë (1455), filloi edhe islamizimi i popullësisë vendase . Osmanlinjët për t’ ia prerë hovin rezistencës së vazhdueshme të popullatës vendase, krahas ekspeditës ushtarake, ndërmorri fushatën sistematike për islamizimin më masovik të shqiptarve, me qëllim që të krijonin një masë të konsiderushme banorësh mysliman të lidhur ideologjikisht me fatin e Perandorisë osmane, për ti shëndërruar teritoret shqiptare në një shtojcë të makinës luftarake osmane duke rekrutuar shqiptarët në radhët e ushtrisë së tyre. Osmanlinjët për t’ia prerë hovin rezistencës së vazhdueshme të popullatës vendase, krahas ekspeditës ushtarake, ndërmorri fushatën sistematike për islamizimin më masovik të shqiptarve, me qëllim që të krijonin një masë të konsiderushme banorësh mysliman të lidhur ideologjikisht me fatin e Perandorisë osmane, për ti shëndërruar teritoret shqiptare në një shtojcë të makinës luftarake osmane duke rekrutuar shqiptarët në radhët e ushtrisë së tyre. Paralelisht me islamizimin e popullësisë vendase, filloi përhapja e institucioneve te thjeshta fetare, gjithashtu filluan të shfaqen edhe institucionet që janë të rëndësishme për zhvillimin kulturor dhe arsimor të shqiptarve në lokalitetin e Prizrenit. Këto institucione arsimore (shkolla turke) njihen me emrin mejtep, medrese, iptatije etj.
Këto shkolla kanë kontribuar që nga radhët e shqiptarve dhe popujve të tjerë të dalin një numër punëtorësh shkollor dhe shkencëtar. Mësimi themeltar në këto shkolla ka qenë KURANI. Këto shkolla fillimisht themeloheshin nga besimtarët e pasur mysliman dhe qenë vendosur nëpër xhami e mesxhide, kurse më pas u ndërtuan edhe godina të posaçshme me kroje e shatërvane. Mësimi në to zhvillohej në gjuhën turke dhe arabe. Ato datojnë nga gjysma e parë e shekullit XVI-ë. Themelimi i tyre lidhet ngusht me personalitetet e edukuara në frymen islame si: Suzi Çelebiu, Kukli-beu etj. Pas hapjes së mejtepeve në Prizren nuk vonoi as hapja e medresës së parë. Atë e themeloi Gazi Mehmet Pasha në kompleksin e xhamisë së tij të njohur me emrin Bajrakli Xhami, të cilën e përmbaroi me 1573/ 1574. Për nevojat e shkollës, ndërtoi disa dhoma mësimi që shërbyen si konvikte të saja dhe themeloi bibliotekën e shkolles.
“Xhamia e Gazi Mehmet Pashës është njëra ndër më të lashtat e qytetit të lashtë dhe e nënta për nga lashtësia në hapësirat e ish Jugosllavisë. Për shkak të vlerave monumentale, Porta e lartë veproi oficialisht për mirëmbajtjen e saj dhe e caktoi kujdestarin e veçant”. 12
Medrese të tjera të Prizrenit për nga koha vijnë më vonë, këto medrese u ndërtuan nga vëllezërit Rrotulla: Mahmut e Emin Pasha, Jonuz Mehmet efendiu etj. Medresa e Mahmut Pashës kishte edhe 8 dhoma konvikti, gjendej pranë xhamisë së tij të ndërtuar në vitin 1828 në laxhen e Terzimahallës.
Perandoria osmane në frymën e reformave të proklamuara të njohura me emrin “Reforma e Tanzimatit “(1839), ndonëse me vones dhe vëshërsi, reformoi edhe sistemin e arsimit. Si rezultat i këtyre ndryshimeve në sistemin shkollor - arsimor osman, në shkollat fillore (mejtepet) dhe në shkollat e mesme (iptadije) filluan të mësohen edhe lëndët e tjera mësimore si historia, gjeografia, matematika, fizika, njohuri natyra etj.
Pos medresesë klasike në Prizren hapen edhe shkollat qytetare (ruzhdie). Programet e këtyre shkollave ruajtën frymën e fanatizmit fetar të shkollave paraprake. Një ruzhdie në Prizren, hapet në vitin 1874. Fillimisht mësimet në këtë ruzhdie zgjatnin tri vite, ndërsa në fillim të shekullit XX-të, ajo ngritet në rangun e Idadijes (gjimnazit të plotë) në të cilin mësimi zgjatë 5 vite. Në vitin 1908, hapet në Prizren, Darulmualim (Normalja ) e cila punoi vetëm tri vite.
Në të gjitha periudhat e sundimit osman, fëmijët shqiptar mysliman, mësimet i vijonin në shkollat turke dhe arabe, ndërsa fëmijët shqiptar të krishter, nuk e kishin as këtë mundësi, ngase pushteti osman nuk lejonte që fëmijët e krishter të shkolloheshin në shkollat turke dhe arabe por nuk lejonin as’’ hapjen e shkollave shqipe.
Mësuesit shqiptar, kryesisht meshtarët katolik, fshehurazi i mblidhnin fëmijët dhe të rinjët nëpër kisha, kuvende, poende dhe në qiell të hapur, për t’ua përcjellur njohurit fillestare dhe sjelljet e mira. Sipas prof.dr.Jashar Rexhepagiqit, në Prizren rrethë vitit 1576, nën kujdesin e disa priftërinjëve të dalluar, përgatitën kandidatët për meshtarë. Mësojtorja teologjike gjendej afër Ipeshkfisë së vjetër, pak më në të djathtë të sakritarisë së kishës së sotme katolike të Prizrenit. Një punë e till me 1701, bëhesh edhe në famullin e Zymit te Hasit.
Osmanët i quanin shqiptarët të “pa fe” dhe të “paudhë”, ndërsa priftërinjët grek quanin gjuhën shqipe “gjuhë barbare” . Një Ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar Sulltani i Perandorisë Osmane me 31. 05. 1779, ‘’Abdul Hamiti i 2-të, ku përcaktohet saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke dhe duhet luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerr nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thesalonik” më 11 gusht 1999.
Për pesë shekuj me radhë turqit osman qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçar popullësin shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe pavendësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumërt e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellur gojarisht brezë pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rrepsisht botimet në gjuhën shqipe. Gjuha shqipe përdorej zakonisht në jetën e përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Dy armiqët historik kundër njëri – tjetrit, Kisha greke dhe Porta e Lartë ishin bashkuar dhe po bashkëpunonin me zell për përndjekjen dhe burgosjen e gjithëkujt që kapej me libra të ‘’gjuhës shqipe.
Patriku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsin shqipe dhe kërcnoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe. Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejonin asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipëri. Kundër këtyre forcave armike të gjuhës, shkollës shqipe dhe të interesave kombëtare shqiptare, kundër turqëve dhe grekëve, u ngritën atdhetarët shqiptar. Ata u vun në krye të masave popullore dhe i dhanë hov lëvizjes për gjuhën dhe shkollën shqipe. Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin ‘’kuptuar mirë se rruga drejtë pavarsisë shkonte drejtë arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimi i librave në gjuhën shqipe dhe hapja ë shkollave shqipe u bënë problem i ngutshëm. Kjo detyrë u bë edhe më primare në bazë të programit të “Lidhjes së Prizrenit”. Qëllimi kryesor Lidhja kishte hapjen e shkollave shqipe në të gjitha viset shqiptare. Pas një pune të mundimshme dhe të vazhdueshme të patriotve kombëtar shqiptar, pikërisht me 7 mars të vitit 1887 në Korçë të Shqipërisë hapet shkolla e parë kombëtare laike shqiptare. Pas hapjes së shkollës shqipe të Korçës, fillojn të hapen edhe shkolla të tjera laike shqipe, në qytetet tjera të Shqipërisë. e më vonë edhe në Kosovë. Kontribut të veçantë në hapjen dhe zhvillimin e shkollave shqipe, bashkë me atdhetarët dhe patriotët kombëtar shqiptar kanë edhe klerikët përparimtar shqiptar.Në Prizren klerikët përparimtar shqiptar në Ipeshkvin e Prizrenit, hapën shkollën për nxënësit shqiptar katolik. Duke vepruar në këtë drejtim sipas revistës françeskane “Hylli i Dritës” që dilte në Shkodër, në Prizrend, në Pejë e në Gjakovë i gjejmë shkollat e qiluna për djelm para vitit 1840. Për egzistencën e kësaj shkolle dëshmojnë të dhënat e ofruara në revisten jezuite “LEKA” ‘’në numrin e 7 të vitit 1937, në të cilën thuhet se në Prezerend para 70 viteve u gjinte një shkollë e çelen e vjetër qi u dogj vjetin 1909. Pra nga të dhënat e ofruara, sigurisht se kjo shkollë ka ekzistuar në vitin 1867. Shkolla punonte sipas planeve dhe programeve mësimore të simotrave austriake dhe financohesh nga konzullata austriake në Prizren. Edhe pse mësimi zhvillohej në gjuhën italiane disa mësimdhënës herë pas here në sqarimin e mësimit e në biseda të tjera me nxënës filluan ta përdorin edhe gjuhën shqipe. Kështu gjuha shqipe, fillimisht si gjuhë ndihmëse hyri në përdorim në shkollë, e më pas ajo filloi të mësohej edhe si lëndë e veçant mësimore.

Poende për funksionimin e saj bëjnë fjalë edhe konsujtë Han e Vit, kur ata vizituan Prizrenin. Mandje për këtë të fundit shkolla e përmendur daton që nga viti 1856”. 13
Në Prizren pos shkollës së lartëpërmendur fillore ka egzistuar edhe një shkollë tjeter “për të gatue meshatarë”. Mësues në këto dy shkolla kanë qenë famullitarët, që ndrroheshin shpesh. Ndër mësuesit famullitar më të njohur të kohës kanë qenë Don Simon Lumezi dhe Don Mazreku.
Në decenien e fundit të shekullit XIX, Andrea Logoreci nga Shkodra solli nipërit e tij Mat Logorecin dhe Pashk Logorecin si mësues të kualifikuar. Mati Logoreci filloi punën në shkollën fillore të Prizrenit, ndërsa Pashk Logoreci në shkollën fillore të Gjakovës.
Mati Logoreci përkundër shumë pengesave që vinin nga regjimi ekzistues dhe armiqët tjerë të shkollës shqipe, nga maji i vitit 1888 filloi ta zhvilloj mësimin në të gjitha lëndët mësimore në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë ju vunë themelet shkollës së parë kombëtare shqipe në Prizren. Me Mati Logorecin, fillimisht si ndihmës mësues e pas dy vjetesh si mësues, punoi edhe Lazër Lumezi, i cili u dëshmua si mësues shumë i sukseshëm, por njëherit la pas vetes një literaturë të begatshme pedagogjike. Kjo shkollë shumë shpejtë u shëndrrua në një vatër të edukimit e të vetëdijes kombëtare, ku mësonin nxënësit e të gjitha nacionaliteteve. Numri i nxënësve sa vinte dhe shtohej. Shkolla gjithnjë ishte e atakuar nga qarqet e ndryshme reaksionare të kohës si: qëndrimi armiqësor i qarqeve osmane, shovinizmit sërbomadhë por deri diku përparimit të arsimit kombëtar shqiptar i frigohej edhe Konsulata Austro - Hungareze e cila për të mos lejuar dobësimin e ndikimit të Vjenës ndërmorri kundërmasa të ndryshme duke sjellur mësues klerik nga Kroacia. Këta mësues zbatuan mësimin e detyrueshëm të serbokroatishtës në shkollë. Pak më vonë largoi nga mësonjëtoret nxënësit mysliman e nëpërmjete të Vatikanit përjashtoi edhe mësuesit Mati Llogorecin, Ndue Bytyqin dhe klerikun Pashke Troshanin. Pas presionit të madhë të popullatës në qytet e më gjërë duke bojkotuar shkollën e till, bile edhe në kërcnim të bojkotimit të kishës, poqëse nuk kthehen në punë mësuesit e larguar, Vjena dhe Vatikani u detyruan të bëjnë lëshime dhe mësuesit e lartëshenuar ti kthejnë në punë në këtë shkollë. Sipas burimeve kishtare (revista Jezuite “Leka”), kjo shkollë përkatsisht objekti i kësaj shkolle u dogj në vitin 1909. Në vitin 1892 në Prizren filloi nga puna shkolla e parë shqipe e vashave. Atë e drejtonin motrat e nderit, të cilat edhe zhvillonin mësimin dhe u mësonin vashave punë dore. Në vitin 1907 në Prizren, me ndihmën e Austrohungarisë hapet në gjuhën shqipe dhe foshnjorja “Fridrik Fleber”. Në të për punë të mirë u dalluan motrat Mikelangjela, Sapienca e Angjelina Çoba. Shkollat shqipe në Prizren patën një platformë teorike e pedagogjike të përparuar për kohën e të vendosur mbi bazat e psikologjisë dhe pedagogjisë kombëtare iliro-shqiptare.
“Gjatë Luftës së Parë Botërore Elbasani, Shkodra, e disa qendra e krahina të tjera shqiptare, ranë nën administrimin Austro-Hungarez. Administrata e re themeloi, Drejtorin e Përgjithshme të Arsimit, me seli në Shkodër. Kjo kishte për detyrë hapjen e shkollave dhe organizimin e arsimit në zonën e juridiksionit Austro-hungarez. Po për këtë qëllim u formuan edhe tri nëndrejtori, me seli në Tiranë, Shkoder dhe Berat”. 14
Luigj Gurakuqi i ndihmuar nga atdhetarët e tjerë kombëtar shqiptar të kohës si Aleksander Xhuvani, Mati Llogoreci etj. pa humbur kohë filloi me hapjen e shkollave shqipe në teritoret të cilat ishin nën administrimin e Austrohungarisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit arriti qe ti hap dy shkolla normale, atë të Shkodrës dhe të Elbasanit”. 15
Kjo drejtori arriti sipas prof. dr.Ilir Kaminit, që me një pune të palodhëshme, fillimisht ti hap 45 shkolla fillore, ndërsa më vonë të rrisë këtë numër në 212 shkolla fillore,kryesisht në fshatra, por normalisht shkolla ishin hapur edhe ne qytete.

Zhuri si një nga vendbanimet më të mëdha të kohës i përkiste krahinës së Lumës deri në ripushtimin e tij nga Serbija (1918), u bë me shkollë fillore tre rendëshe. Në arkivin e kësaj drejtorie në Shkodër figuron se në vitin 1917 në fshatin Zhur ka punuar shkolla shqipe “trerendeshe” me mësuesin Nexhip Opoja. Shkolla e Zhurit figuronte ndër 45 shkollat e para të çelura nga kjo drejtori. Një shkollë e tillë fillore ka punuar edhe në fshatin Zym të Hasit (komuna e Prizrenit) sipas Nikollë Kërhanajt (Abetarja e Zymit, Zym, 1997, fq, 16). Mesues ishte Pal Lumezi. Këto shkolla materjalisht janë ndihmuar nga Austrohungaria. Pas largimit të Austrohungarisë, supozohet se shkolla e Zhurit ka vazhduar punën e vetë, por ne ilegalite. Shkolla shqipe ishin publike, punonin me plane dhe programe të shkollave të shtetit Austrohungarez, por të modifikuara për nxënesit shqiptar. Shkollat shqipe të cilat u hapën në kohën e Luftës së Parë Botërore, punuan në vitet 1915, 1916, 1917 dhe pjesërisht në vitin 1918. Në këto shkolla mësoheshin dymbëdhjetë lëndë mësimore: gjuha shqipe, matematika, historia, gjeografia, mësimi i natyrës, vizatimi, bukurshkrimi, kënga, punëdora, fizkultura, mirërsellja dhe mësimi fetar. Në shkollat shqipe, të cilat ishin në viset e administruara (pushtuara) nga shteti austrohungarez, përkatsisht në shkollat që ishin nën varshmërin e Drejtorisë së Pergjithshme Arsimore të Shkodrës, gjuha shqipe me programin mësimore të kësaj drejtorie mësohej 12 orë në javë. Pas hapjes së shkollës fillore të Zhurit, Luigj Gurakuqi i ndihmuar nga humanisti dhe pedagogu i madhë shqiptar i kohës Mati Llogoreci, vazhduan rrugën për të hapur shkolla shqipe edhe në Gore, me ndihmën e Halil Danit nga fshati Rapçe i Sharrit (ish Dragashit).
Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, Kosova ripushtohet nga forcat sërbë (formohet Mbreteria SKS-së). Shqiptarët nuk gëzonin më asnjë të drejtë, kuptohet as të drejtën për arsim. Me vendime ushtarake mbyllen shkollat që punonin në gjuhën shqipe. Filloi hapja e shkollave në gjuhën sërbe. Sistemi shkollor në Kosovë shëndrrohet në sistemin e arsimit sërbe. Ajo aq më tepër organizonin formacione sekrete policore ushtarake të quajtura “Çeta fluturuese” për likuidimin e të gjithë atyre shqiptarve që angazhoheshin për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.
“Për këtë flasin dokumentet sekrete arkivore serbe. Për ta ilustruar këtë u referohemi dy burimeve sekrete serbe: (1) Shërbimi sekret serb shpërndante qarkore për likuidimin fizik të nxënësve dhe të arsimtarëve shqiptar që angazhoheshin për hapjen e shkollave dhe të librave në gjuhën shqipe. (2) Ishte formuar njësia e veçante e xhandarmarisë, e quajtur “Çeta fluturuese” që kishte detyrë të vras, të likuidoj, të gjithë ata shqiptar që angazhoheshin për hapjen e shkollave dhe botimin e librave në gjuhën shqipe” 16.
Një pjesë e vogël e popullit shqiptar në Kosovë, kur përfundimisht kuptoi se nuk do të hapen shkolla në gjuhën shqipe vendosi që fëmijët e vet t’i dërgoj në shkollat sërbe (0.5%). Nxënësit shqiptar në këto shkolla diskriminoheshin.
Përkundër dhunës dhe terrorit të vazhdushem sërbë, në këtë periudhe kohore, ndjenja për arsim të populli shqiptar i Kosovës ndihej me të madhe, në çdo hap. Sipas prof.dr. Limon Rushitit (Levizja Kaçake në Kosovë, Prishtine, 1981), kemi raste kur çetat kaçake në raste kur këtheheshin nga teritori i Shqipërsisë, sillnin abetare dhe gazeta të ndryshme në gjuhën shqipe.
“Sipas një artikulli të gazetës < Populli>, në korrik të vitit 1919, një abetare shitet disa herë dorë më dorë sa arrinte çmimin deri në 200 dinarë, kurse një ekzemplar i gazetës Populli u shit, po ashtu disa herë, dorë më dorë dhe më në fund arriti të shitet 100 dinarë. Situata ishte e njejtë në tërë Kosovën”. 17
Lëvizja Kaçake në Kosovë në periudhën 1918 - 1928 është lëvizje e masave të gjëra popullore e mbështetur në traditat dhe luftrat e popullit shqiptar për liri nacionale. Kjo lëvizje sipas prof. Dr. Limon Rushitit, është vijim i luftës shekullore të popullit shqiptar, kundër sunduesve të huaj, kjo luftë ishte luftë e grupeve të organizuara, në popull të njohur me emrin ç e t a. Mënyra e luftimit të tyre ishte lufta guerile, sulmonin armikun në pikat më të dobëta të tij, duke bërë sulme të furishme e tërheqje të shpejta. Kjo lëvizje ishte thellësisht nacionale - çlirimtare autentike, pa ndikime nga jashtë. Azem Bejta, ishte pranuar nga të gjitha çeta që vepronin në Kosovë si kryekomandant, kjo sipas dr. Limon Rushitit edhe për shkak të lidhjeve që ky mbante me Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin. Në vitin 1929 Mbretëria e Jugosllavisë, nxjerr Ligjin për shkollat popullore, me dispozitat e këtij ligji, përcaktohej se në ato vende ku në masë më të madhe jetojnë qytetarët e gjuhës tjetër, të hapen paralele të veçanta të shkollës fillore për fëmijët e tyre. Në këto paralele nuk mund të ketë më pak se 30 nxënës. Mësimi në këto paralele duhet ta udhëhiqnin arsimtarët shtetëror, të cilët patjetër duhet ta zotërojnë gjuhën shtetërore (serbe). Nga ky ligj, nuk përfitonte asgjë populli shqiptar, sepse Mbretria e vjetër jugosllave, shqiptarët nuk i njihte si popull (as si pakicë), ligjet e saja për shqiptarët nuk vlenin. Nxënësit shqiptar mund të shkolloheshin vetëm në gjuhën sërbe. Para se të regjistroheshin në klasën e parë të shkollimit fillor, kishin për obligim që një vit më parë të regjistroheshin në klasën përgaditore, në të cilën kishin për obligim që të mësonin gjuhën sërbe. Mësimdhënësit nëpër shkolla, ndaj nxënësve shqiptar silleshin në mënyrë shumë të vrazhdë, përdornin ndëshkime të rënda fizike, kjo për arsye të thjeshtë, që numri i nxënësve shqiptar të jete sa më i vogël.
“Sipas një raporti të Komandës së zonës së III-të, të Armatës Jugosllave, të 17 tetorit të vitit 1938, dërguar Ministrisë së Ushtrisë në Beograd, në mesë tjerash shkruan: Në viset thjesht shqiptare mos me kërkue që fëmijët ta vijojnë shkollën, domethanë të mos shkollohen dhe çka ka rëndësi të dorës së parë, mos të mbahen kurse t’edukatës fizike, të rinisë dhe të mos përgaditen për luftra para kohe... sepse, sikur t’aftesoheshin në këtë pikpamje, kishin mundë me shkaktue vetem dam në t’ ardhmen... “. 18
“Kjo komandë propozon që jeta kulturore - arsimore të organizohet nëpër kisha ortodokse në të cilat nxënësit shqiptar nuk do të shkonin dhe as që nuk do të vijonin shkollën” .19
Sipas nje dokumenti të hartuar nga Bashkësia Komunale e Arsimit në Prizren, me titull ”Propozim i planit prespektiv të zhvillimit të arsimit në teritorin e Kuvendit Komunal të Prizrenit 1970 - 1980” të vitit 1970, rezulton se: Në periudhën prej vitit 1918 e gjerë në vitin 1941, në komunën e Prizrenit (atë kohë është quajtur rajoni i Sharrit, janë hapur këto shkolla fillore: në vetë qytetin e Prizrenit 5 shkolla fillore edhe 20 shkolla nëpër fshatra si në Sretskë, Mushnikovë, Skorobisht, Korishë, Zhur, Lubinje, Llokvicë,Lubizhdë, Drajçiq, Gornjo Sello, Pllanjane, Vërbiçan, Hoqë të Qytetit, Damnjanë, Zym, Rugovë, Gjonaj, Novakë, Sërbicë e Epërme, Manastiricë. Sipas po të njejtit dokument, në vitin shkollor 1936/1937 në rrethin e Sharrit (sot me pak ndryshime, teritorit të KK.Prizrenit), kanë funksionuar 55 shkolla fillor katërklasëshe, mësimet i kanë vijuar 3334 nxënës, procesin mësimor - edukativ me këta nxënës e kanë zhvilluar 57 mësimëdhënës. Shënimet mbi numrin e nxënësve nuk pasqyrojne përbërjen e nxënësve sipas strukturës nacionale të tyre por paraqesin numrin e përgjithshëm të nxënësve në shkolla. Sipas një vlersimi global, në shkollat e Kosovës, në kohën e ish Jugosllavisë borgjeze (1918 - 1941), llogariten se kanë qenë afro 30 % e nxënësve të përkatësisë shqiptare dhe turke. Pos shkollave fillore në Prizren në këtë kohë kanë punuar edhe shkollat e mesme në gjuhën sërbe si: gjimnazi i cili fillimisht punoi vetëm nje vitin 1913, sepse ishte i detyruar të ndërpres punën për shkak të Luftës së Parë Botërore (1914 - 1918), për ta vazhduar punën në vitin shkollor 1918/1919. Fillimisht gjimnazi i Prizrenit (në gjuhën sërbe) ka qenë i hapur si gjimnaz i ultë, ndërsa nga viti shkollor 1924/1925 u ngritë në rangun e gjimnazit të plotë. Numri i nxënësve shqiptar në këtë gjimnaz ka qenë simbolik. Në Prizren ka punuar edhe Shkolla Normale (ka egzistuar si shkollë teologjike qysh në vitin 1871, e njohur me emrin Bogosllavia. por nga viti shkollor 1921/1922 ajo ka punuar vetëm si shkollë teologjike dhe i ka shërbyer interesave të Kishës Ortodokse sërbe dhe synimeve dhe programeve hegjemoniste sërbe gjerë në vitin 1941 kur u ndërpre mësimi në të) dhe shkolla zejtare (1931). Shkolla zejtare ishte shkollë trevjeçare. Kjo shkollë dedikohej për rinin e cila merrej me tregëti dhe zejtari. Paralelisht me kryerjen e praktikës te punëshënësi, u hap edhe mësimi në shkollë. Në bazë të Ligjit mbi dyqanet të vitit 1931, këto shkolla u shëndrruan në shkolla profesionale vijuese duke i mbajtur degët e mëparshme. Krahas me këtë shkollë, punonte edhe shkolla zejtare për femra. Kjo shkollë financohej nga Bashkia e qytetit.
Lufta e Dytë Botërore, në fillim nga shqiptarët e Kosovës u perjetua si çlirim. Dhe vërtet me okupimin e Kosovës nga forcat nazië- fashiste ndalet dhuna dhe represioni brutal, ndërprehej shpërngulja e dhunshme e shqiptarve, ndaleshin vrasjet, rrëmbimet, djegiet e fshatrave dhe të laxheve të banuara me popullësi shqiptare. Shqiptarve ju këthye e drejta e shkollimit të tyre në gjuhën amtare. Kosova pas pushtimit nga forcat okupuese gjate Luftes se II Botrore, ishte ndarë në disa zona. Prefektura e Prizrenit, së bashku me Prefekturat e Prishtinës, Pejës dhe të Dibrës, i takonin zonës okupuese të Italisë. Në të gjithë zonën e administruar nga italianët, u lejua hapja e shkollave shqipe, kjo për arsye të ndikimit pozitiv tek popullata shumicë shqiptare, ndërsa në anën tjeter u mbyllën të gjitha shkollat në mësim në gjuhën sërbe. Rrejedhimisht edhe në Prefekturën e Prizrenit, u lejua hapja e shkollave shqipe. Në Prizren hapen me dhjetra shkolla shqipe të nivelit fillor. Mësimi në këto shkolla, kishte karakter obligativ dhe ishte i përcaktuar me dispozita ligjore. Në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë u hapen edhe shkollat e mesme. Në këtë kohë gjithëashtu në Prizren, punoi edhe Liceu i shtetit “Gjon Buzuku”. Meritat më të mëdha për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, në këtë kohë i takojne Ministrisës së Asimit të Shqiprisë, ne veçanti prof. Ernest Koliqit, minister, i cili personalisht u angazhua në sigurimin e kuadrit mësimëdhënës nga Shqipëria. Vlersohet se në këtë kohë, nga Shqipëria janë angazhuar rrethë 200 mësues për të punuar në shkollat shqipe të Kosovës. Për kordinimin sa më të mirë të punës së shkollave shqipe në Kosovë, ministri Koliqi, kishte emruar një grup ekspertesh nga Shqipëria të cilët do të kordinonin punët në teren. Në krye të këtij grupi ekspertësh (Komesariatit i Jashtëzakonshëm të Shkollave për Kosovën) ishte caktuar zotriu Ali Hashorva. Selia e këtij komesariati ishte Prizreni.
“Në Prefekturen e Prizrenit, në vitin shkollor 1941/1942 kanë punuar 45 shkolla shqipe, me gjithësejt 5202 nxënës, në vitin shkollor 1942/1943 kanë punuar 52 shkolla, me gjithësejt 6589 nxënës dhe në vitin shkollor 1943/1944, kanë punuar 50 shkolla, me gjithësejt 5817 nxënës “. 20
Në vitet 1942 – 1944 edhe në fshatin Zhur të komunës së Prizrenit, ka punuar shkolla shqipe katërklasëshe. Lokalet e kësaj shkolle kanë qenë në qendër të fshatit, prapa shtepisë së sotme të kulturës. Godina shkollore ka patur dy dhoma mësimi. Mësues në këtë shkollë ishin Mustafa Kruja nga Shqipëria dhe Batjar Ali Ademaj nga Zhuri.

MESONJETORJA E PARE SHQIPE NE KORÇE
Eshte e para shkolle laike kombetare, ku te gjithe mesimet jepeshin ne gjuhen shqipe, e themeluar ne kushtet e pushtimit osman ne Korçe, me 7 mars 1887, me nismen e nje grupi rilindasish dhe perkrahjen e masave patriotike korçare dhe atyre te mergimit. Kjo shkolle shenon nje date te rendesishme ne historine e arsimit tone dhe ne levizjen kombetare shqiptare ne pergjithesi. Eshte institucion kombetar si nga permbajtja edhe nga forma. Ajo eshte shkolla jone e pare laike, per nxenes te te gjithave besime, gjinive dhe shtresave popullore dhe demokeratike, ku mesimi jepej falas si e tille ajo u kthye ne vater te edukimit te vetedijes kombetare.
Nga ana e prermbajtjes, struktures dhe planit mesimor ajo kishte fizionomi e nje shkolle te perparuar per kohen dhe sherbeu si model per gati te gjitha shkollat shqipe te ngritura me vone. Aty jepeshin lendet: shkrimi e kendimi, gjuhe shqipe, gramatike shqipe, historia e Shqiperise, gjeografi, aritmetike, dituri natyre etj.
Drejtues te saj qene personalitete te shquara te kaluares dhe te arsimit tone te asaj kohe: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuqi Naqi etj. Te cilet per kete veprimtari u ndoqen, u persekutuan, u burgosen, u torturuan nga ana e pushtuesve osmen dhe Patriakana e Stambollit.
Si tekste shkollore te para u perdoren ata te Naim Frasherit, Sami Frasherit, Jani Vretos dhe shenime te pergaditura sipas nevojes sipas vete mueseve te shkolles.
Kjo shkolle funksionoi plot 15 vite, per tu mbyllur ne menyre te dhunshme nga pushtuesit ne vitin 1912, por u rihap serish me vone.
Gjuha Shqipe qendronte "zonje" ne vend te vete e jo sherbetore e ndonje gjuhe tjeter. Ajo u be pishtare e veprimtarise se Levizjes Kombetare Shqiptare.
EDUKATA DHE ARSIMI ILIR

Sikurse edhe tek popujt e tjerë antikë, ashtu edhe ilirët qendra kryesore të veprimtarisë së organizuar edukative e arsimore ishin qytetet ilire, te organizuara në formë të bashkësive krahinore, të njohura me emrin koinone. Deshmit epigrafike ( mbishkrimet) dhe arkeologjike provojnë se ilirët kujdes të veçantë i kushtonin edukimit të punës dhe edukimit fizik e ushtarak, dhe edukimit intelektual. Duke u mbështetur në këto dëshmi, u bë edhe rekonstruktimi i sistemit edukativ e arsimor të ilirëve. Ai ngërthente në vete disa shkallë.
Sikurse edhe popujtë e tjerë antikë, edhe fëmijët e ilirëve deri në moshën 6 – vjeçare edukoheshin në gjirin familjar.Rol të veçantë këtu kishte nëna. Ilirët i çmonin dhe i respektonin gratë ( femrat). Disa nga gratë ilire ishin edhe sundimtare.
Në moshën 7 – 11 vjeçare fëmijët ( djemët) vijonin edukimin dhe arsimimin te mësuesit privat. Vëmendje e veçantë i kushtohej mësimit të shkrimit dhe aritmetikës. Për të shkruar përdornin tabela të vogla të lyera me dyll dhe stilot (vegël e mprehtë metalike ose kockë, në formë të lapsit). Ata përdornin, gjithashtu, edhe papirusin dhe pergamenën ku shkruanin me stilo kocke ose me penë shpendësh dhe me bojë.
Shkalla tjetër e sistemit arsimor të ilirëve ishte edukimi në palestër. Në palestër eduloheshin të rinjët e moshës 12 – 16 vjeçare, ku vëmendje e veçantë i kushtohej edukimit fizik, më saktë fuqisë, qëndrueshmërisë, zhdërvjelltësisë dhe bukurisë së trupit, sikurse edhe te popujt e tjerë antikë.
Në moshën 17- vjeçare fillonte periudhe e efebisë, e cila zgjaste deri në moshën 20-vjeçare. Të rinjët e kësaj moshe edukoheshin nën përkujdesjen e drejtpërdrejtë të koinoneve ( bashkësive të qyteteve). Gjatë kësaj periudhe vazhdonte edukimi fizik dhe ushtarak dhe organizohej në gjimnaze ( nën udhëheqjen e gimnaziarkut) dhe në reparte kufitare ( gjatë vitit të dytë të periudhës së efebisë). Ata përgaditeshin në pikpamje fizike dhe ushtarake për mbrojtjen e qytetti të vet.
Ka dëshmi se ilirët i kushtonin kujdes edhe edukimit intelektual, përvetësimin të elementeve të shkencës, gramatikës, letërsisë, muzikës etj. Në Iliri, sidomos në Ilirinë e Jugut, kishte edhe institucione të larta arsimore (universite) siç ishte ai i Apollonisë, i Butrintit dhe ai i Durrësit. Kishte edhe institucione të tjera kulturore.
Se cila gjuhë ëdhtë përdorur në shkollat ilire është vështirë të thuhet, ngase në mbishkrimet e gjetura deri tani në vendbanimet ilire dëshmohet se është përdorur gjuha dhe shkrimi grek. Gjuha greke e asaj kohe ishte gjuhë e kulturës.
Edhe pse ilirët kaluan një periudhë të gjatë nën pushtimin romak, i ruajtën të gjalla shumë tipare të kulturës së tyre materiale e shpirtërore. Ilirët vazhduan të flasin në gjuhën e tyre popullore, i respektuan hyjnitë e tyre i varrosnin të vdekurit në mënyren e lashtë tradicionale, e punonin token ashtu si e kishin me shekuj të tërë të parët e tyre, ruanin veshjen e tyre popullore, fëmijva të tyre i vinin emrat e tyre, në bazë të të cilëve do të njihen fare lehtë, sado larg që të kenë shkuar prej atdheut të tyre, i raspektuan doket e tyrepopullore dhe respektuan organizimet e tyre shoqërore – politike të fiseve, të cilat vetëm në rast nevoje ia përshtasin structures administrative dhe politike romake.
Për ruajtjen dhe kultivimin e ndenjës etnike , të mënyrës autontike të jetesës, të urtësisë popullore, të shpirtit kryengritës e liridashës, të krenarisë personale e kolektive, të konzervativizmit si vetëmbrojtje etnike të popullit ilir e të pasardhsëve të tyre (shqiptarëve) , rol të dorës së parë luajti edukata popullore , e cila popullin e lashtë iliro – albano-shqiptar, të pushtuar bga perandori e popuj të ndryshëm e mbajti gjallë edhe etnikisht. Ajo i bëri ballë edhe rrezikut nga asimilimi (romanizimi) i plotë i tij.