Gjuhët indoevropiane janë grup gjuhësh të cilat për nga krijimi i tyre janë të afërta. Ky grup i gjuhëve përbën familje gjuhësore të veçantë. Që nga lashtësia fliten ose janë folur në një brez të gjerë prej skajit perëndimor i Evropës deri te cepi lindor i Indisë dhe deri te Turkestani kinez, në zemër të Azisë. Prej zbulimeve gjeografike e këndej, këto gjuhë fliten po ashtu në zonat e të shpërngulurve të Amerikës, Veriore, Qendrore dhe Jugore, të Australisë, të Zelandë së Re, pastaj në Siberi dhe gjetkë. Emërtimi“indoevropian” për këto gjuhë është më i vjetri dhe i pranuar nga të gjithë. Pothuajse po kaq i vjetër është edhe emërtimi: gjuhët “indogjermane” , që përdoret në vendet e shprehjes gjuhësore gjermane. Në Angli ngandonjëherë shfaqet edhe emërtimi “ariane”. Mirëpo, termi arian i përgjigjet gjuhës së indasve dhe të iranianëve të vjetër, të cilët janë të vetmit nga indoevropianët që e kanë quajtur veten arianë.
Ngjashmëria ndërmjet gjuhëve indoevropiane, në shumë raste edhe sot është evidente. Për shembull fjala “tre” në indishten e vjetër ështëtrayah, në greqishten e vjetër treis (në të vërtetë tres), në gotishte preis, në lituanisht trys, në sllavishten e vjetër trije, në latinisht tres. Kuptohet, ka edhe shumë fjalë të tjera që shqiptohen ngjashëm në disa gjuhë të kësaj familjeje. Në bazë të tyre, gjuhëtarët kanë ardhur në përfundim se në të kaluarën e largët banorët e hapësirave të lartpërmendura kanë folur në gjuhën e lashtë indoevropiane, d.m.th. në gjuhën e indoevropianëve të parë. Supozohet se atdheu i parë i indoevropianëve ka qenë diku në Evropën Qendrore dhe Juglindore, por ka të tillë që e vendosin në Azinë Qendrore. Pothuajse para gjashtë mijë vjetëve fiset indoevropiane kanë filluar të shpërndahen duke kërkuar hapësira të reja për t’u vendosur. Në këtë kohë bashkësia e parë gjuhësore indoevropiane fillon të shpërbëhet. Kështu lindën më vonë edhe degët dhe nëndegët e familjes gjuhësore indoevropiane. Gjuhë të caktuara indoevropiane përfshihen në to në bazë të afërsisë së ndërsjellë, diku të madhe, diku më të vogël.
Gjuhët indoevropiane gjuhëtarët i kanë ndarë në dy grupe: në grupin satem dhe në grupin kentum. Në gjuhët që i takojnë grupit satem, velaret palatale të indoevropianishtes së stërlashtë k, g, g h kanë kaluar në sibilantë. Satem buron nga gjuha avestike për numrin “njëqind” - satem.Ndërsa kentum rrjedh prej fjalës latine centum për numrin “njëqind”. Ka pasur studiues të cilët ndarjen e gjuhëve indoevropiane në satem dhe nëkentum e kanë vënë në dyshim.
Në familjen e gjuhëve indoevropiane bëjnë pjesë gjuhët, si më poshtë:
1. Gjuha shqipe, e cila përbën degë indoevropiane të veçantë. Nuk është aq e afërt me asnjërën nga gjuhët e njohura indoevropiane. Sipas gjuhëtarëve eminentë evropianë, sidomos gjermanë dhe austriakë, shqipja është pasardhëse e gjuhës ilire. Flitet: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në viset shqiptare në Maqedoni, në viset shqiptare në Mal të Zi, në Çamëri. Në Ballkan, gjuha shqipe flitet prej shtatë milionë shqiptarëve. Shqipja flitet edhe në ngulimet e arbëreshëve në Kalabri dhe në Sicili, në Zarë të Dalmacisë në bregdetin kroat (lagjja Arbanasi) etj. Shqipja flitet edhe në diasporën shqiptare në Evropë, në SHBA, në Kanada, në Australi. Një numër i madh i shqiptarëve banojnë në Turqi.
Gjuha shqipe i ka ruajtur tiparet thelbësore të trashëguara nga një fazë e hershme indoevropiane, siç janë sistemi i rasave dhe zgjedhimi foljor, natyrisht, me ndryshime të dukshme të përftuara në rrjedhën e shekujve. Ajo ka edhe një fond të konsiderueshëm fjalësh të trashëguara, si: ditë, natë, dimër, ujk, ujë, punë, zemër, i lehtë, i thellë, i rëndë, jam, kam, bie, ha, pi etj. Ky fond i trashëguar arrin në rreth 2000 fjalë të parme, nga të cilat janë formuar shumë fjalë të tjera të prejardhura, të përbëra dhe të përngjitura, si p.sh.: punëtor, punëtori, punishte, punoj, punim, punonjës, punëdhënës etj. Sipas studiuesve të huaj, shqipja ndodhet pikërisht te rrënja e gjuhëve indoevropiane.
Disa fjalë në gjuhën ilire kanë shënuar shkrimtarët antikë. Emra të përveçëm vendesh e njerëzish janë ruajtur në veprat e shkrimtarëve antikë apo në mbishkrimet ilire. Për ilirët dhe Ilirinë bëjnë fjalë burimet e autorëve antikë grekë e latinë dhe bizantinë të hershëm, prej kohëve të lashtahomerike deri në shekullin VII të e.s. (Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Instituti i Historish dhe i Gjuhësisë i USHT-së, 1965, vëll. I, ribotuar në vitin 2002). Fise të veçanta ilire, panojët dhe tesprotët përmenden në poematIliada dhe Odisea. Emri i përbashkët ilirë del vetëm në shekullin V p.e.r. teHerodoti. Iliria, e banuar nga ilirët, përmendet për herë të parë në gjysmën e dytë të shekullit IV p.e.r. nga Demosteni si fqinjë perëndimore e Maqedonisë. Nga gjuha ilire janë ruajtur pak glosa, si: sika “thika”, peli“qelq” (Epir), aspetos “i shpejtë” (Epir), sabaja “një lloj birre” etj.; emra njerëzish, si Dardania “dardhë”, Dalmatia “delme, dele”, Ulkin “ujk”, Bardhyl “bardhë”, Bala “balë”, Daz “dash” etj.
2. Gjuha armene po ashtu është degë e veçantë. E flasin armenët në atdheun e tyre dhe jashtë tij, armenët në emigracion. Njihet në dy forma:armenishtja klasike dhe armenishtja e sotme e re.
3. Dega indo-iraniane
A. Nëndega indike - Gjuhët e vjetra indike: gjuha vede dhesanskritishtja; gjuhët indike të mesme prakërt, siç janë: pali, shaurasen dhemaharashtri si dhe një numër i madh i gjuhëve të reja indike: gjuhët letrare – gjuha urde në Pakistan dhe gjuha hindu në luginën qendrore dhe perëndimore të Gangesit dhe në Rajasthan, gjuha guxharat në Guxharat,gjuha penxhap në rrjedhën e epërme të Indit, gjuha pahar në Himalaje dhe në Nepal, gjuha land në luginën qendrore të Indit, gjuha sind rreth rrjedhës së poshtme të Indit, gjuha marat në Maharashtri në anën e pasme të Bombeit, gjuha bihar në Bihar dhe në luginën lindore të Gangesit, gjuha orise në Orissi, gjuha bengale rreth grykës së Gangesit në Bengal. Jashtë Indisë fliten gjuha sinkaleze në Sri-Lankë, gjuha nepale në Nepal, gjuha cigane ose rome, gjuhë e ciganëve apo e romëve evropianë. Në Pakistan fliten sot 60 gjuhë, me gjuhën urdu si gjuhë kombëtare. Në Indi fliten sot 200 gjuhë, 14 nga të cilat mësohen. Ka dhe shumë dialekte. Gjuhë zyrtare është indishtja.
Në gjuhën sanskrit (indishtja e vjetër) u shkrua Mahabharata(Historia e madhe e Bharatas) njëri nga dy eposet e mëdha të letërsisë sanskrite në Indi, i konsideruar si një prej teksteve të shenjta hindu. Përfshin 110.000 kuplete (215.000 vargje) dhe është ndoshta poema më e gjatë në letërsinë botërore. Tema e saj qendrore është lufta ndërmjet dy familjeve kushërinjsh, Kauravas dhe asaj që në fund del fitues, Pandavas.Mahabharata nuk është vepër e një poeti të vetëm, por përfaqëson një varg të tërë poezish të rapsodëve të Indisë së lashtë, e ka të ngjarë të jetë përpiluar ndërmjet viteve 400 para erës së re dhe 200 të erës së re.
B. Nëndegës iraniane të degës indo-iraniane i takojnë: prej gjuhëve të vjetra iraniane – gjuha avestike, d.m.th. gjuha e librave të shenjtë të ithtarëve të Zaratustrës, gjuha e vjetër persiane me të cilën janë shkruar mbishkrimet të mbretit të Persisë Darit dhe të trashëgimtarëve të tij; gjuhët e mesme iraniane: gjuha pehlevi, gjuhë persiane nga fisi i sundimtarëve Sasanid, gjuha part, horezmike dhe sodike e partëve dhe pasardhësi bashkëkohor i saj gjuha jagnobike në lindje të Samarkandit. Gjuha sogdike ka qenë e afërt me gjuhën e vdekur skite që e kanë folur skitët. Supozohet se nga gjuha skite rrjedh gjuha osete e sotme – gjuhë iraniane në Kaukaz. Në Azerbajxhan fliten gjuhët iraniane: gjuha tal dhegjuha tat. Në gjuhën kurde flasin 25 milionë kurdë të Kurdistanit, d.m.th. në Irak, në Turqi, në Iran dhe në Siri. Gjuha pashto ose afgane është gjuhë zyrtare në Afganistan, kurse gjuha baluxhe flitet në krahinën Baluxhistan të Pakistanit. Në Pamir fliten disa gjuhë pamiri.
4. Dega baltike-sllave
A. Në gjuhët baltike bëjnë pjesë: lituanishtja, letonishtja dheprusishtja e vjetër e vdekur.
B. Gjuhët sllave përbëhen prej tre grupeve: gjuhët sllave lindore, ku bëjnë pjesë: gjuha rusishtja, ukrainishtja dhe bjellorusishtja; gjuhët sllave perëndimore, ku hyjnë: polakishtja, polapishtja e vdekur, çekishtja, sllovakishtja, gjuha luzhe e epërme, gjuha luzhe e poshtme; dhe gjuhët sllave jugore, ku bëjnë pjesë: kroatishtja, serbishtja, sllovenishtja, bullgarishtja, maqedonishtja dhe forma e vjetër e saj sllavishtja e vjetër. Në grupin e gjuhëve sllave jugore pretendojnë të përfshihen edhe: gjuhaboshnjake dhe gjuha malazeze. Sipas shkollës serbe, kroatishtja, gjuha boshnjake dhe gjuha malazeze nuk janë veçse serbishte apo dialekte të saj. Edhe bullgarët e mohojnë ekzistimin e maqedonishtes. Sipas tyre, maqedonishtja popullore është bullgarishte.
Pesë degët e lartpërmendura të gjuhëve indoevropiane bëjnë pjesë në grupin satem.
Për dallim nga grupi i mësipërm i gjuhëve indoevropiane, te të cilat velaret palatale (qiellzore) k, g, g h kanë kaluar në sibilantë, grupi kentum i gjuhëve indoevropiane që pasojnë më poshtë, velaret palatale i ruan si velare. Pothuajse të gjitha gjuhët kentum i takojnë pjesës perëndimore të hapësirës së banuar me indoevropianë.
5. Dega kelte – Prej saj, deri në vitet ’70 të shekullit XX, janë ruajtur deri diku tri gjuhë: bretonishtja në Bretanjë, e cila, nën ndikimin e frëngjishtes është në zhdukje e sipër, gjuha velse dhe gjuha skoceze. Nëndegës ishullore të gjuhëve kelte i takojnë edhe gjuha man në ishullin Man dhe gjuha kornike e vdekur në Cornëall.
Gjuha kelte apo gjuha e galëve në pjesë kontinentale ka vdekur në shekujt e parë të epokës sonë, por fushatat luftarake të keltëve e përhapën në tërë Galinë, në Spanjë, në Italinë veriore, në Panoninë e lashtë (hapësirë e rrafshët në Hungari dhe në Vojvodinë – Serbi), në Ballkan, e deri në Azi të Vogël, ku disa emra në gjuhën kelte ruhen edhe sot, si p.sh.: krahina Galatia në Azi të Vogël. Beogradin e quanin Singidunum.
6. Gjuhët gjermanike – Ndahen në nëndegën lindore, me përfaqësuesen kryesore - gotishten e vdekur; në nëndegën veriore, me gjuhët: islandishtja, norvegjishtja, suedishtja dhe danezishtja; në nëndegën perëndimore, me gjuhët: gjermanishtja me dialektet e saj të larta dhe të ulta, gjuha frige në Friesland, holandishtja në Holandë meafrikansën, gjuhë e emigracionit holandez në Afrikën e Jugut si dheanglishtja.
7. Dega italike – Në fillim kanë qenë gjuhët e vjetra në Italinë qendrore, si: nëndega latino-faliske me gjuhën latine, në fillim gjuhë e qytetit të Romës dhe e krahinës së Lacisë dhe me gjuhën faliske, gjuhë e qytetit të Falerisë; nëndega osko-umbre, me gjuhën oske dhe me gjuhën umbre. Pas një kohe, latinishtja mbizotëroi ndaj të gjitha gjuhëve të tjera italike dhe u bë gjuhë botërore e Perandorisë Romake. Nga e ashtuquajtura latinishte vulgare (popullore) lindën gjuhët romane aponeolatine të sotme, siç janë: portugalishtja, spanjishtja, katalonishtja, gjuha provansale, frëngjishtja, tre grupet e dialekteve retoromane në Alpe të cilët disa i konsiderojnë si gjuhë të veçanta, d.m.th. grupi grizhun, tiroldhe furlan, gjuha istroromane në zonën prej Pulle deri në Rovinj (qytete në bregdetin kroat dhe slloven) në Istrie, gjuha istrorumune në disa fshatra në Uçkë, gjuha dalmate e vdekur në bregdetin kroat, prej Kërke deri në Dubrovnik (flitej deri në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX). Këtu përfshihen edhe do gjuhë që fliteshin jashtë Evropës, e që ishin zhvilluar mbi bazën romane, si p.sh. gjuha haite, kreole.
Në veri të Danubit ndodhet Dakia, vend i vjetër në Evropë, sot Rumania. Perandori romak Marko Ulpie Trajani (sundoi në vitet 98-117)në vitet 101-107 pas K. e pushtoi Dakinë. Banorët e saj – dakët, u romanizuan. Rumanishtja është e vetmja gjuhë neolatine e folur në Evropën lindore, e cila u zhvillua nga latinishtja që e solli aty Trajani. Romanë konsiderohen edhe moldavët, vllehtë, cincarët (arumunët).
Në shekullin VI gjuha latine del nga përdorimi publik dhe mbetet të përdoret kryesisht nëpër kisha.
8. Gjuha greke – Si shqipja dhe armenishtja, edhe greqishtja përbën një degë indoevropiane të veçantë. Dallohen: greqishtja e vjetër e cila kishte një numër të madh dialektesh; greqishtja e mesme (bizantine)dhe greqishtja e sotme ( e re).
9. Dega anatolike – Në lashtësi, në Azi të Vogël janë folur disa gjuhë të vdekura. Në radhë të parë është hetitishtja, gjuhë e Perandorisë Hetite në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. Kjo gjuhë u zbulua në fillim të shekullit XX në pllakat e argjilës që u zbuluan prej arkeologëve në lindje të Ankarasë, në Turqi. Pastaj gjuhët që janë të afërta me hetitishten, si gjuha luvike, palaje; gjuhët më të reja të Azisë së Vogël, po ashtu të vdekura, siç janë gjuhët: likike, lidike, mbase edhe gjuha karike.
10. Dega e tokarishtes – Në Turkestanin kinez, në lindje, janë gjetur shkrime në dy gjuhë. Emri i tyre i vërtetë nuk dihet. Në literaturë i quajnë: tokarishtja A dhe tokarishtja B.
* * *
Gjuhët indoevropiane të vdekura - Përpos gjuhëve anatolike -hetitishtes si dhe tokarishtes janë edhe do gjuhë të tjera indoevropiane të vdekura. Në Azi të Vogël, në lindje të Lidisë, Mizisë dhe Karisë janë gjetur ca mbishkrime në gjuhën frige. Sipas legjendave, frigasit në Azi të Vogël kanë ardhur prej Gadishullit Ballkanik, e që andej në Armeni, kështu që disa mendojnë se frigishtja ka qenë mjaft e afërt me armenishten. Në Maqedoninë antike është folur maqedonishtja. Sipas studiuesve grekë, maqedonishtja ka qenë një dialekt i greqishtes së vjetër. Ka studiues që thonë se nuk dihet në mënyrë të sigurt në ka qenë ndonjë dialekt i greqishtes së vjetër apo gjuhë në vete. (Çështjet që ndërlidhen me gjuhët dhe me prejardhjen e popujve, shpesh në histori janë interpretuar njëanshëm për qëllime politike). Në krahinën e Apulisë në Italinë jugore janë gjetur mbishkrime të shkruara në mesapishte - dialekt i veçantë i ilirishtes. Ka studiues që thonë se mesapët në gadishullin italian kanë ardhur nga Ballkani. Në rajonin e Venetit të sotëm në veri të Italisë, para ardhjes së romakëve është folur venetishtja. Një kohë të gjatë është konsideruar si një dialekt i ilirishtes. Më vonë do studiues e konsideruan si një degë indoevropiane të veçantë. Në periudhën antike, deri në shekujt e parë të erës së re, në Iliri është folur ilirishtja. Trakishtja ka qenë gjuhë e fqinjëve veriorë të grekëve – trakasve. Prej trakishtes janë ruajtur vetëm fjalë të veçanta dhe dy mbishkrime të shkurtra. Trakia në kohën antike ka qenë vend i Heladëve në veri. Sot është pjesë e Bullgarisë, e Greqisë dhe e Turqisë (më 1923, e gjithë traka në lindje të lumit Maricë në Bullgari, iu rikthye Turqisë - Rumelia).
* * *
Pellazgët - Pellazgët kanë qenë popullsi e lashtë mesdhetare parailire dhe paragreke. Sipas autorëve antikë (Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tukididi etj.) pellazgët banonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë se Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Tesali e gjetkë. Përcaktimi i karakterit etnik të kësaj popullsie u shtrua si çështje që në kohën e lashtë, p.sh. nga Straboni. GjatëRilindjes Kombëtare pikëpamja se nga pellazgët e ka prejardhjen populli shqiptar u përkrah si mbështetje për të treguar lashtësinë e tij. Pikëpamjet e sotme më të rëndësishme mund të përmblidhen në dy qëndrime kryesore: 1) Në Ballkan e në Mesdhe ka jetuar një popullsi e tejlashtë me emrin pellazgë, që shërbeu si bazë për formimin e popullsive të mëvonshme të kësaj treve; gjuha e tyre pellazgjishtja duhet konsideruar si një gjuhë e parë indoevropiane. 2) Në kohën e tejlashtë në Ballkan e në Mesdhe nuk ka pasur një popullsi të njëjtë dhe as një emër të njëjtë për të gjitha këto treva; prandaj – sipas disa studiuesve - emërtimet pellazgë e pellazgjishtejanë të pasakta. Në këtë rast popullsitë quhen parailire, paragreke eparatrake dhe – sipas disa studiuesve - përjashtohet mundësia e përcaktimit të karakterit të tyre etnik.
Pellazgjishtja – Sipas disa studiuesve, gjuha e pellazgëve është gjuhë e panjohur. Disa të dhëna për të, nxirren në mënyrë të tërthortë. Janë bërë përpjekje për të zbuluar lidhje të pellazgjishtes me gjuhë të tjera indoevropiane. E kanë afruar atë herë me ilirishten dhe nëpërmjet saj meshqipen, herë me trakishten, herë me gjuhët gjermanike etj. Si mbetje të pellazgjishtes janë vështruar disa fjalë të greqishtes dhe disa emra vendesh, personash e perëndish me disa prapashtesa të veçantë, që nuk kanë të njëjtat tipare fonetike që karakterizojnë greqishten.
Që në shekullin XVIII, por veçanërisht me rilindësit e shekullit XIX, nga studiues shqiptarë e të huaj u hodh e u trajtua teza e lidhjes së pellazgëve me shqiptarët dhe e pellazgjishtes me shqipen. Për të treguar lashtësinë e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, tezën e prejardhjes pellazge të shqiptarëve e shtjelluan sidomos rilindësit De Rada, Dhimitër Kamarda, Pashko Vasa, Naim Frashëri, Sami Frashëri. Në mënyrë të veçantë këtë tezë e trajtoi dhe e bëri të njohur në rrethet shkencore evropiane diplomati, filologu dhe albanologu austriak, i konsideruar themelues i studimeve shqiptare Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869). Gjatë shekullit XX me pellazgët e me pellazgjishten janë marrë disa gjuhëtarë të njohur, si linguisti gjerman Paul Kreçmer (Paul Kretschmer, 1866-1956), linguisti dhe filologu bullgar Vladimir Ivanov Georgiev (1908-1986), gjuhëtari dhe studiuesi belg Albert Joris van Vindekens (Albert Joris van Windekens, 1915-1989), linguisti austriak Fric Lohner-Hytenbah(Fritz Lochner-Hűttenbach, 1930-) etj.
Vindekensi pellazgjishten e quan gjuhë indoevropiane.
Në vitet ’60 të shekullit XX tezën e prejardhjes pellazgjike të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe e kanë mbrojtur edhe studiues shqiptarë, si: filologu, helenisti dhe historiani, pellazgologu i parë shqiptar, i lindur në Korçë, i diplomuar në Universitetin e Athinës, Prof. Spiro N. Konda - në librin historiko-filologjik “Shqiptarët dhe problemi pellasgjik”, të botuar në vitn 1962 në gjuhën greke dhe në Korçë më 1964 në gjuhën shqipe; dhe pellazgologu i shquar, i cili studioi drejtësinë në Universitetin e Sienës në Itali, nip i Thimi Mitkos – Prof. Dhimitër Pilika (Korçë, 1923-2003, Tiranë)në librin “Pellazgët, origjina jone e mohuar. Cilët janë pasardhësit e pellazgëve”, Botimet enciklopedike, Tiranë, 2005.
* * *
Gjuhët që fliten në Evropë, e që nuk i takojnë familjes së gjuhëve indoevropiane - Nuk u takojnë gjuhëve indoevropiane: gjuhabaske, finlandishtja, hungarishtja, estonishtja (në Baltik). Familjes së gjuhëve indoevropiane nuk i takon as turqishtja. Gjuha finlandeze i takongrupit baltiko-fin të gjuhëve ugro-fine dhe është e afërt me estonishten.Gjuhën baske (baskishten) e flasin në vendin bask (në Spanjë dhe në Francë) rreth një milion folës. Nuk lidhet me ndonjë gjuhë të njohur dhe ndoshta është mbetje e gjuhëve para-indoevropiane të Evropës.Hungarishtja është një nga gjuhët ugro-fine dhe është e vetmja gjuhë e madhe e degës ngrike.
* * *
Studimet e para të gjuhëve indoevropiane - Qysh në lashtësi u pa se ndërmjet greqishtes dhe latinishtes ka disa ngjashmëri. Por, për paraqitjen dhe për zhvillimin e indoevropianistikës ndikoi vetëm njohja e Evropës me kulturën indase dhe me sanskritin. Që nga fundi i shekullit XVI u vërejtën ngjashmëri të caktuara të sanskritishtes me disa gjuhë evropiane. Jehonë më të madhe patën mendimet e orientalistit anglezViliem Xhonsit (Wiliem Jones, 1746-1794) i cili kishte shërbyer në Indi. Poeti dhe kritiku gjerman Fridrih Shlegel (Karl Wilhelm Friedrich Schlegel, 1772-1829) dhe romantika e hershme, konstatimet e Xhonsit(Jones) lidhur me sanskritin i pritën me entuziazëm. Në këto rrethana u paraqit vepra e njohur e studiuesit gjerman Franc Bopit (Franz Bopp, 1791-1867) “Mbi sistemin e zgjedhimit të sanskritit në krahasim me sistemin e zgjedhimit të gjuhës greke, latine, persiane dhe gjermane”. Kjo vepër merret si fillim i periudhës krahasimtare në historinë e gjuhësisë. Bopi është një nga themeluesit e linguistikës si shkencë e pavarur. Është i pari që argumentoi se shqipja bën pjesë në trungun e gjuhëve indoevropiane. Është autor i veprës “Gramatika krahasuese e gjuhëve indoevropiane” (1833-1852). Në dhjetëvjeçarët e ardhshëm indoevropianistika mori një zhvillim të hovshëm: u shtruan çështjet që kishin të bënin me gjuhën para-indoevropiane, me atdheun e hershëm të para-indoevropianëve dhe me popullin para-indoevropian. U paraqit teooria e linguistit gjerman August Shlajerit (August Schleicher, 1821-1867) – Teoria e trungut gjenealogjik të gjuhës indoevropiane si dhe Teoria e valëve (Wellentheorie) e linguistit gjerman Johan Shmitit (Johannes Schmidt, 1843-1901). Në vitin 1861 August Shlajeri botoi veprën e tij të madhe Përmbledhje e gramatikës krahasuese të gjuhëve indogjermane. Tentoi ta bëjë edhe rikonstruktimin e gjuhës proto-indoevropiane. Filloi botimi i revistave linguistike të rëndësishme. U ndërruan drejtimet kryesore në shkencën e gjuhësisë, siç janë komparativizmi i hershëm, natyralizmi biologjik, psikologjizmi dhe Teoria mbi botën e filozofit dhe gjuhëtarit gjerman Humboldit (Karl Vilhelm, baron Von Humbold, 1767-1835). Me veprat e gramatikanëve të rinj, kjo periudhë e formimit të gjuhësisë arriti kulmin e vet. Në vitin 1880 doli vepra e linguistit dhe leksikografit gjermanProf. Herman Paulit (Herman Paul, 1846-1821) “Parimet e historisë së gjuhës”, me të cilën u vunë bazat teorike të shkencës së gjuhësisë.Gramatika krahasuese indoevropiane u bë model i studimit të familjeve të tjera gjuhësore dhe burim i rëndësishëm i njohjes së gjuhës në përgjithësi. Në fillim të shekullit XX, pas linguistit zviceran Ferdinand de Sosyrit(Ferdinand de Saussure, 1857-1913), shpejt e zëvendësoi në atë rollinguistika e përgjithshme, por ndikimi i gramatikanëve të rinj në vende të caktuara ende ishte i fuqishëm.

Familje të tjera gjuhësh: familja e gjuhëve uralo-altaike, gjuhët hamite, gjuhët semite - Përpos familjes indoevropiane të gjuhëve, ekzistojnë edhe familje të tjera gjuhësh, si: gjuhët uralo-altaike – grup gjuhësor turan në të cilin bëjnë pjesë gjuhët: ugro-fine (hungarishtja...), samojed dhe altaike, përkatësisht manxhu-tunguze, turko-tatare dhemongole. Gjuhët hamite fliten prej popujve hamit të cilët banojnë kryesisht në Afrikë, siç janë berberët, egjiptasit e vjetër, koptët etj. Në grupin egjuhëve semite bëjnë pjesë gjuhët: babilonase, asirike, hebraishtja e vjetër, fenikase, arameike dhe sirike, arabishtja, etiopishtja e vjetër (gejez), amhar – gjuhë e Etiopisë bashkëkohore dhe disa gjuhë të tjera etiopike. Izraelishtja e sotme quhet ivrit.