MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE



MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE
Kapitulli II
Një Perspektivë Akademike dhe Profesionale

Hyrje

}  Fillet dhe Evoluimi i Burimeve Njerëzore.

 

}  Arsyet e ç vendosjes se konceptit nga Menaxhimi i personelit ne Burime njerëzorë.

 

}  Eksplorim kritik te Menaxhimit te burimeve njerëzore dhe ndikimi i tyre ne performancen e burimeve njerëzore.

 

}  Roli i Menaxherit te linjës (drejtues ) ne Burimet njerëzore.

 

}  Ky kapitull eksploron si organizatat i janë përgjigjur ndryshimeve te ambientit te jashtëm dhe si kanë bërë transformimet e qasjeve ne menaxhimin e punonjëseve.

Hyrje

}  Eksperienca e organizatave ndryshon varësisht nga mënyra e funksionimit, liria e veprimit te departamentit te burimeve njerëzorë,strategjia e zhvillimit te BNJ, konkurrenca, niveli i kualifikimit te punonjësve, rëndësia e produktit (shërbimit),qëndrueshmëria financiare.

 

}  Teknologjia e re, zhvillimi i produktit (shërbimit),ndryshimet organizative janë sfidë për menaxheret

 

}  Sfida me te cilën ndeshen dhe kanë vështirësi me te madhe menaxherët e te gjitha niveleve janë menaxhimi i BNJ

 

}  Kjo sfide merr (shpenzon) një sasi jo proporcionale te kohës dhe  energjisë, pavarësisht investimet, edukimin, trajnimi etj.

 

Sfida në menaxhimin e njerëzve

Cilat janë pyetjet (sfidat)

 

}  Çfarë i bënë punonjësit të punojnë, çka i motivon ata?

 

}  Çfarë duanë punëtorët nga puna dhe si duhet shpërblyer ata?

 

}  Ku mund te gjejmë stafin me kualifikim te duhur dhe si duhet ti mbajmë ata?

 

}  Si mund ti bëjmë punonjësit elastik dhe si mund te jenë elastik, te japin nivel te larët te përpjekjes se lire,

 

}  Si mund te gjejmë balancën mes trajtimit te drejte te punonjësve dhe ngritjes se performances se tije

 

Sfidat ne menaxhimin e njerëzve

Cilat janë pyetjet (sfidat)

 

}  Si mund te reduktojmë apo evitojmë konfliktin mes punonjësve dhe ti bëjmë te besueshëm dhe te përkushtuar për organizatën

 

}  Përgjigje e këtyre sfidave është ngritja e nivelit te Menaxhimit te BNJ (departamentit te MBNJ)

 

}  Roli i menaxherëve te linjës thelbësore ne MBNJ

 

}  Menaxheret e larte edhe profesionistet e BNJ duhet te kuptojnë se menaxheret e linjës janë përgjegjësit kryesor për BNJ, ata janë ne kontakt permanente me punonjësit dhe kërkesat e tyre.

Koncepte mbi menaxhimin e burimeve njerzore

}  Menaxhimi i personelit-koncept qe përshkruan specialist për menaxhimin e punonjësve ne organizata.

 }  Burime njerëzore term alternativ qe përshkruan departamentin për administrimin dhe menaxhimin e punonjësve ne organizata.

 

}  Menaxhimi i burimeve njerëzore-koncepti me bashkëkohor i cili cilëson njerëzit si burim, qe duhet zhvilluar dhe përdorur për arritjen e objektivave te organizatës.

Menaxhimi i personelit fillet dhe ndikimi

}  Fillet e Menaxhimit te personelit shihen si rezultat i punës se reformatoreve social te shekullit 19 (Boot, Cadbury dhe Rowntree),

}  Interesim për mërqinjën e punonjësve i shtyri te formojnë menaxhere te personelit, përkujdese për kushte, shëndet, aktivitete sociale, shërbime mensash etj.

}  Ne luftën ashpër mes sindikatave dhe menaxhereve ne vitet 1970/80 lindi nevoja për reformim te këtyre menaxhereve te personelit ne burime njerëzore ku individi ishte ne fokus si dhe nevojat për trajnime

}  Akti i Trajnimit Industrial 1964-Sistemi i mbledhjes se taksave dhe grandeve, bordet kanë nxitur kompanitë te zgjidhnin diferencat aftësinë e punonjësve me  ngritjen e interesit te organizatavepër trajnime menaxheret e burimeve njerëzore (nevoja për ngritjen e kapaciteteve profesionale; trajnimet e punonjësve).

Prejardhja e Burimeve njerezore

}  Termi Burime njerëzore prejardhjen e ka nga SHBA (shkrimtari Beer dhe Tichy ne vitin 1985).

}  Ky term u përqafua shpejt nga shumë organizata; cili sjelli ndryshime rrënjësore ne trajtimin punonjësve duke maksimizuar potencialin tyre.

}  Departamentet e personelit u shndërruan ne ato te burimeve njerëzore

}  Debatet  akademike për sqarimin midis Menaxhimit te personelit dhe Menaxhimin e burimeve njerëzorë ishin te llojeve te ndryshme se a ka ndryshime midis tyre dhe cili është ndryshimi .

Dallimi midis Menaxhimit te personelit dhe Menaxhimit te burimeve njerezore

a (MP)    b (MBNJ)

a. Theks kolektiv

b. Theksi vihet te individi; nevojat dhe mundësit e tij.

a. Zgjidhje te përgjithësuara BNJ

b. Zgjidhje specifike (me porosi)

a. Centralizim i përgjegjësive per BNJ

b. Transferim me i madhe i përgjegjësive (autoritet i deleguar)

a. Fuqizim i departamentit per MP (BNJ)

b. Fuqizimi I menaxherëve te larte dhe te linjës për MBNJ

a. Ruajtje te status quo-se dhe stabilitet

b. Me stabilitet dhe drejtim kah ndryshimet ne strukturë,praktika dhe aftësi.

Dallimi midis Menaxhimit te personelit dhe Menaxhimit te burimeve njerezore

a. Me sindikalizëm dhe menaxhim konflikti (zjarrfikës)

b. Me aftësi, performance dhe rezultate

a. Mentaliteti ”nuk mund ta beje”

b. Mentaliteti “mund ta beje”

a. Reaktiv ne veprime

b. Pro aktiv  ne veprime

a. E trajton njeriun si burim ekonomik dhe kosto

b. Njeriu burim i pa zëvendësueshëm

a, Mungesë integrimi te aktiviteteve

b. Integritet vertikal dhe horizontal te aktiviteteve

Koncepti i Menaxhimit te personelit dhe Burimeve njerezore

}  Menaxhimi i personalit është i orientuar ne realizimin  e strategjisë se ndërmarrjes nëpërmjet personelit ,zgjidhjes se problemeve afariste ,realizimin e punëve cilësore, kënaqjen e konsumatorëve ,suksesin e organizativ.

 

}  Ngritja profesionale,edukimi permanent ,motivim participimi ne menaxhim,puna ekipore, trajnimi, janë aktivitete menaxhimit te Burimeve njerëzore

Koncepti i Menaxhimit te personelit dhe Burimeve njerezore

}     Termi personel mund ta shprehim ne dy grupe:

     Ne kuptimin e gjere; te gjitha njerëzit e zënë ne pune e ndërmarrjes,njerëzit te cilët janë ne procesin e përgatitjes dhe njerëzit te cilat janë te papune dhe janë potencial i gatshëm për tu angazhuar ne mënyre efektive ne procesi e punës.

 

     Ne kuptimin e gushte personeli i organizatës përfshin të gjithë ata qe punësohen, pa mare parasysh  përgatitjen e tyre profesionale ,vendet e punës ,funksionet etj.

 

}      Me fuqi punëtore kuptojmë aftësi fizike dhe mendore te cilat i posedon njeriu ,te cilat i shfrytëzon ne proceset e prodhimit për krijimin e vlerave te reja (mallra apo shërbime) .

Menaxhimi i Burimeve njerezore

}  Menaxheri i Burimeve njerëzore merr pjese ne secilin prej tyre proceseve;si organizator, planifikues, si zgjedhje dhe i zgjedhur, si udhëheqës, si zbatues dhe kontrollues i këtyre proceseve

 

}  Ky menaxher për te kryer me efektivitet punën e tij duhet te këtë njohuri nga fusha e ekonomisë, industrisë ,nga problemet e psikologjise sociale, nga problemet e kushteve te punese.

 

}  Pra menaxhimi i resurseve njerëzore ka për detyrë qe ne ndërmarrje apo ndonjë institucioni tjetër te planifikoj resurset humane, rekrutimin, seleksionimin, te organizoj zhvillimin (trajnimin , përparimin profesional),zgjedhjen, adaptimin ne pune.

Vlera dhe Funksionet Burimeve Njerezore (Departamenti i BNJ)

}  Partner ne ekzekutimin e strategjisë se organizatës (ndihmojnë menaxheret e linjës dhe punonjësit ne arritjen e objektivave)

}  Ekspert administrativ;ndihmojnë me procedura dhe agjenda veprimi për përmirësimin  efikasitetit ne pune (koha,cilësia e shërbimit, kostoja financiare)

}  Punonjës kampion; punonjësit nga frika dhe pasiguria ne pune si pasoj e saj humbin e dëshirën për pune, motivimi për rritje te normës dhe performances( vlere e BNJ)

}  Agjent te ndryshimeve; në organizata dhe institucione janë  te shprehur me te madhe rezistenca ndaj ndryshimeve (teknologjia, produktit, shërbimi, etj ); BNJ janë ata qe ndihmojnë këtë proces.

Racionaliteti i Burimeve Njerezore

}  Është një debat kritik rreth asaj se si te vlerësojmë ndikimin e BNJ ne rezultatet dhe performancen e organizatave

}  Racionaliteti Formal;  i referohet zgjedhjes se teknikave, instrumenteve dhe metodave te ndjeshme dhe te planifikuara nga ana e atyre qe kanë autoritet ti kontrollojnë dhe menaxhojnë punonjësit

}  Këtu përfshihen rregullat ne vendin e punës, mënyrat e seleksionimit,metodat e vlerësimit te performances,motivimi etj

}  Ka një arsye te rëndësishme për aplikimin e këtyre rregullave sepse ndërhyjnë dhe kane funksionim,teoritikisht ose formalisht janë tërheqëse dhe te ndjeshme.

Racionaliteti Material

}  Kjo i referohet asaj qe ndodhe ne te vërtet; rezultatet qe konfirmojnë se pasojat e parashikuara qe rrjedhin nga çdo ndërhyrje apo veprim janë përmbushur ne te vërtetë.

}  Testi ne çdo ndërhyrje apo aktivitet përbush kriteret e racionalitetit material është nëse ajo funksionon ne praktike dhe gjenerone qëllimet apo rezultatet e pritura.

}  Kjo ndihmon qe te vërtetoj se shumë nga sistemet e vlerësimit te performances nuk sjellin rezultatet e dëshiruara apo ne vend se te motivojnë ato de-motivojnë.

Cila eshte e ardhmja e Burimeve njerezore

}  Kualifikimet e shekullit 20/21 se Burimet njerëzore janë aset i pazëvendësueshëm japin mesazhin e qarte dhe përgjigjen me te drejt te kësaj pyetje.

 

}  Jo te gjithë bijën ne dakord se gjithë punonjësit ne organizata kane vlere te njëjtë për organizatën,

 

}  Po këndvështrimi se punonjësit janë faktor kritik për organizatën është i njohur për te gjithë.

 

}  Zhvillimi I BNj varet nga involvimi i përdoruesve (zbatuesve) te këtyre burimeve si;punonjësit, menaxheret e linjës strateget te gjithë se bashku japin kahen ne cfar drejtimi duhet te zhvillohen BNJ.

 

 

 

 

}  Ju faleminderit

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME