Kriza financiare dhe efektet e saj në vendin tonë
Ekonomia jonë është dobësuar sëtepërmi, pasojë e etjes së pakontrolluar për fitime dhe papërgjegjësitë që kanë treguar disa, por gjithashtu edhe për shkak të dështimit tonë kolektiv për të bërë zgjedhje të vështira dhe për t’a përgatitur vendin për një epokë të re! Presidenti Obama
• Si lindi kriza?!
Ëndrra amerikane që çdokush mund të ketë shtëpinë e tij pavarësisht se mund të mos ketë të ardhura të mjaftueshme për t’a përballuar në periudha afatgjatë, duket se është thelbi i rënies së sistemit financiar në Shtetet e Bashkuara. Që më pas preku nën efektin domino edhe institucionet financiare të Europës dhe Azisë që kishin risiguruar kreditë. Plani i ish-presidentit Bush për të nxitur tregun e pasurive të paluajtshme nëpërmjet kreditimit gjeti përkrahjen e bankierëve të cilët përpara rrezikut të moskthimit të kredive vlerësuan rezultatet afatshkurtra me fitime të konsiderueshme me paga dhe bonuse të larta për këto arritje. Motoja ‘fitimet afatshkurtra dhe rreziqet afatgjata’ i ktheu ato në përfituesit kryesorë duke i shndërruar nga drejtues ekzekutivë në aksionerë. / Gjithçka dukej se shkonte perfekt pasi bankat shpërndanin rrezikun duke riinvestuar në kompanitë e sigurimeve dhe risigurimeve (më e famshmja ndër to AIG) ndërsa tregu i banesave njohu një lulëzim të paparë. Me rënien e tregut imobilar, uljen e kërkesës, rënien e punësimit dhe të ardhurave shumë amerikanë nuk kishin fuqi financiare të paguanin këstet e radhës së kredive. Në këtë mënyrë bankat nuk merrnin likuiditetin e parashikuar dhe po ashtu kompanitë e risigurimit duhet të mbulonin prona të siguruara. Nxjerrja në ankand dhe shitja e tyre përveçse kërkonte shumë kohë, nuk kthente as shumat e siguruara e për këtë arsye një sërë bankash dhe kompanish sigurimi falimentuan. Shteti ndërhyri duke akorduar likuiditet në këmbim të aksioneve dhe kërkoi shmangien e atëherë përfundoi dhe teoria se kapitalizmi liberal i vetërregullonte tregjet dhe se shteti ishte problemi dhe jo zgjidhja. Krejt e kundërta ishte e vërtetë. Në zemër të Wall Street pikërisht nga mosndërhyrja e shtetit lindi dhe u zhvillua një piramidë alla-Ponzi që kishte akumuluar më shumë se 65 miliard dollarë dhe asnjë nga rregullatorët nuk e kishte nuhatur zgjuarsinë e organizatorit Madoff që tashmë është burgosur me akuzën për mashtrime. / Më parë ai kishte qenë drejtuesi i një prej bursave më të njohura në botë Nasdaq dhe ka thyer rekordin e skemave piramidale të ngritura nga një person i vetëm.
Ishte kjo krizë ajo që u përhap furishëm në të gjithë botën, si një uragan i vërtetë dhe që shkatërroi e bëri të falimentonte shumë biznese, fabrika e industri gjigande botërore!
Krizës nuk mund t’i shpëtonte edhe Shqipëria! Nuk mund t’i shmange(t)j ndikimit dhe prekjes nga pasojat negative të saj. Nga ana tjetër, dihet se Shqipëria është një vend i vogël dhe me ekonomi që përgjithësisht gjeneron pak të ardhura në raport me vendet e tjera, gjithashtu Prodhimi i Brendshëm Bruto (P.B.B) dhe Exportet nuk janë aq të mëdha si në vendet e tjera të botës së zhvilluar. Në vazhdim, një nga parametrat e rëndësishëm makroekonomikë për arritjen e suksesit ekonomik, dhe që përmendet shumë rrallë, që është shkalla e elasticitetit të ekonomisë, ose aftësia e saj për t’i rezistuar tronditjeve të fuqishme duket se ka funksionuar mirë në rastin tonë.
Pra, sipas gjithë asaj që u tha më lart dhe sipas shumë raporteve ekonomikë, që hedhin dritë mbi këtë fakt, Shqipëria nuk është prekur direkt dhe në mënyrë të fuqishme (si në vendet e mëdha, p.sh: / SHBA-ja, Greqia, Italia, etj), por ajo që vlen të theksohet është se ne më së shumti jemi prekur lehtë nga kriza ekonomike globale...
• Kush është prekur nga kriza në vendin tonë?!
Sektori i ndërtimit, bizneset eksportuese dhe ato të industrisë përpunuese janë sektorët të prekur nga pasojat e krizës ekonomike botërore./ Sipas bankave, janë bizneset e këtyre sektorëve të ekonomisë që kanë më shumë vështirësi në shlyerjen e kredive bankare. ‘Sektori i ndërtimit paraqet probleme likuiditeti, si pasojë e tkurrjes së kreditimit të ekonomisë në përgjithësi, si dhe stepjes së konsumatorëve për të investuar. Edhe sektori i eksportit po manifeston probleme të likuiditetit si pasojë e vonesës në pagesa nga partnerët e huaj.
Nga ana tjetër, bankat janë të prirura për analiza më të kujdesshme dhe më të zgjedhura kreditore, ndërkohë që norma e interesit ka pësuar rritje, veçanërisht në euro. Në rënie të dukshme është kredia për investime, qoftë sepse bizneset e kërkojnë më pak, qoftë se në këtë moment bankat janë shumë të rezervuara në financimet afatgjata. Një tjetër arsye e mosdhënies së kredive janë edhe vetë “kreditë e këqija”. ‘Sipas Bankës së Shqipërisë, në krahasim me vitin e shkuar vërehet një rritje e moskthimit të kredisë nga individët dhe bizneset. Bëhet fjalë për 2.7 miliardë lekë që janë marrë hua nga klientët e bankave dhe që nuk /janë kthyer prej tyre. Ritmet e ndjeshme të kreditimit të ekonomisë janë shoqëruar edhe më rritje të riskut të moskthimit të kredisë nga klientët. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti “kredia e keqe” arriti shifrën e 2.7 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 0.4 %, në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Lidhur me kushtet e dhënies së kredisë, bankat kanë forcuar standardet e aplikuara për kredinë nëpërmjet rritjes së kërkesës për kolateral, në raport me madhësinë e huasë. Tashmë bizneseve do t’ju duhet të posedojnë sasi më të mëdha të pasurive të paluajtshme për të bërë të mundur lëvrimin e kredisë nga bankat.
''Kohëve të fundit është vënë re një rënie e theksuar e remitancave, të cilat kanë pësuar rënie në raport me vitet e kaluar. ''Sipas vetë bankës së Shqipërisë për 9-mujorin e viti 2009 remitancat kanë pësuar rënie me 23%, ose rreth 250 milionë euro''.
Kriza që ka kapluar botën, falimentimi i shumë bizneseve të mëdha në botë ka shkaktuar pëpunësi e për pasojë, rënie të remitancave që janë me mjaft vlerë për ekonominë Shqiptare!
''Duke u nisur nga fakti që shumë familje kanë patur si burim jetese remitancat dhe, nga ana tjetër kemi faktin se Shqipëria ka një rrjet financiar shumë te vogël, gjë që nuk u jep mundësi qytetarëve të Shpenzojnë më shumë se të ardhurat e tyre. Fakti që pjesa më e madhe e tyreka një nivel modest të të ardhurave për jetesë, një rënie e mundshme e këtij niveli për shkak të ndikimit të krizës financiare globale, vecanërisht, si rezultat i rënies së të ardhurave nga dërgesat e emigrantëve ka rritur vetëdijen e qytetarëve për t’a siguruar vetë jetesën duke shkurtuar shpenzimet. Tregtarët ankohen për rënie të xhiros ditore deri në masën 50% krahasuar me një vit më parë, ndërsa furnitorët që sjellin produkte, nuk ikin pa marrë me vete prodhimet që nuk janë shitur dhe janë bërë tashmë të pa tregueshme, si p.sh. djathi i njomë, apo ëmbëlsirat e lëngshme. Prirjet e konsumatorëve kanë ndryshuar dukshëm këto muajt e fundit. Orientimi drejt prodhimeve sa më ekonomike dhe kalorike, ka bërë që kjo periudhë të jetë e mirë për prodhuesit vendas, të cilët mund të mos konkurrojnë në cilësi, por që ofron atë cfarë po kërkon konsumatori: 'Cmim të ulët'! ‘Sipas një pjese të mirë të tregtarëve të kryeqytetit, në fund të muajit mars të këtij viti, xhiroja ditore ka rënë sëpaku 30% krahasuar me xhiron ditore të fundit të muajit nëntor''. ''kjo situatë ka edhe dicka positive për vendin tonë, që do të thotë se vende si Shqipëria, që ende janë destinacione të pazbuluara, pritet të kenë përfitime. Pika më e fortë e Shqipërisë në një kohë krize financiare duket se do të jetë pikërisht konkurueshmëria me cmimet disi më të ulëta se rajoni, por një gjë e tillë ndoshta nuk mund të thuhet për standartet e shërbimve''… ''Shqipëria konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtarë si vend i fundit në Evropë ku ke mundësi tepër të mira për të fituar në tregun e pasurive të paluajtshme. Në një shkrim të zgjedhur të saj, agjencia e lajmeve ekonomike “Nubricks”, thekson se Shqipëria do të ketë një bum zhvillimi në periudhë afatshkurtër. Philip Bay, drejtori i “Colliers International Southeast Europe” citohet nga kjo agjenci të ketë thënë se në tri apo pesë vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë një bum të madh në tregun e pasurive të paluajtshme. Eksperti anglez shprehet se Shqipëria ka një të ardhme përpara. “Ne aktualisht jemi duke operuar në Shqipëri prej disa vitesh. Ne jemi shumë të bindur se Shqipëria ka një të ardhme përpara dhe do të ketë një rritje të konsiderueshme. Vendi ka ende një zhvillim të ulët në tregun e pasurive të paluajtshme, por ka për t’u bërë tepër atraktiv në tri apo pesë vitet në vijim”, - shprehet Philip Bay. Jamez Gonzalez, analist i agjencisë ndërkombëtare “Obelisk” e vlerëson Shqipërinë si më të përshtatshme për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme. “Në pesë vitet e fundit janë rritur me shpejtësi investimet në vend duke bërë që në Shqipëri të vijë kompanitë më me emër në botë. Mendoj se Shqipëria duhet parë me patjetër', - shprehet Gonzalez. Shqipëria konsiderohet në fillesat e zhvillimit në tregun modern në fushën e pasurive të paluajtshme. Kriza do të sjellë edhe një vëmendje më të madhe drejt vendit tonë pasi çmimet janë më të lirat të mundshme në Evropën Lindore. Tregjet e mirënjohura për pronat në lindje si Bullgari, Rumani, apo edhe Kroaci e Mal i Zi janë bërë edhe më të vështira për investitorët, individë të huaj. Ekspertët e këtij tregu e konfirmojnë këtë fakt duke thënë se mjaft investitorë të huaj po kthejnë vëmendjen nga Shqipëria për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme''. ''Në mbyllje, do të ishte më efektive dhe më efiçente në qoftë së të gjithë të interesuarit për ta përballuar krizën financiare globale me sa më pak efekte negative në rritjen ekonomike do të arrinin një kompromis të arsyeshëm, i cili do të dominohej nga argumentet dhe jo nga ‘uni’, faktor vendimtar ky që rrit besimin e të gjithë aktorëve që veprojnë në treg. Asgjë nuk duhet lënë në dorë të fatit, por duhen marrë masa për të ndërtuar një sistem mbrojtës që funksionon dhe që në fund të fundit, të sigurohemi që ditë të bardha na presin''...
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...