Fakulteti I biznesit
Dega:Financë Kontabilitet
Kursi :Mikroekonomi
1. Tregu
1.1. Ndertimi I nje modeli tregu
1.2. Optimizmi dhe ekuilibri
1.3. Kurba e kerkeses
1.4. Kurba e ofertes
1.5. Ekuilibri I tregut
1.6. Statika krahasuese
1.6.1. Tregu konkurencial
1.6.2. Monopolisti diskriminues
1.6.3. Monopolisti I zakonshem
1.6.4. Kontrolli I qerase
1.7. Ekuilibri ne periudhe afatgjate
Tregu
Ne kete projekt do te shqyrtojme nje model te nje tregu te vecante ,tregut te apartamenteve.Gjate shqyrtimi do te paraqesim disa ide dhe instrumenta te reja te ekonomistit.
Ne kete projekt do te shqyrtojme nje model te nje tregu te vecante ,tregut te apartamenteve.Gjate shqyrtimi do te paraqesim disa ide dhe instrumenta te reja te ekonomistit.
1.1 Ndertimi I nje modeli
Ne kete rast jemi te interesuar te dime se cfar e percakton cmimin e apartamenteve ,pra duhet te kemi nje paraqitje te thjeshtezuar te treguat te apartamenteve.Shembulli specific qe duam te shqyrtojme esht tregu ii apartamenteve ne nje qytet universitar me madhesi mesatare.
Ne kete qytet ka dy lloj apartamendesh : 1-Ato qe jan afer universitetit te cilet konsiderohen me te pelqyeshem per studentet ,perderisa ato mund te shkojne me lehte ne universitet.
2-Ato qe jan larg universitetit te cilat kerkojn te perdoresh autobuuz ose nje udhetim te gjate e te ftohte me biziklete ose ne kembe ,gje qe esht me pak e pelqyeshme per studentet.
Supozojme e apartamentet jane te vendosura ne dy unaza te gjera perreth universitetit.Apartamentet e aferta jan ne unazen e brendshme,ndersa apartamentet e largeta jane ne unazen e jashtme.Ne do te perqendrohemi vetem ne tregun e apartamendeve ne unazen e brendshme.
Unaza e jashtme duhet te interpretohet si vend ne te cilin mund te shkojne studentet kur nuk gjejne ndonje apartament me te afert.Ne do te merremi vetem me percaktimin e cmimit te apartamentit ne unazen e brendshme dhe se kush shkon te jetoje atje.
1.2 Ekuilibri dhe optimizmi
Ne pjesen me te madhe te analizave ne fushen e ekonomiksit perdorim nje structure te ndertuar ne dy parimet e thjeshta qe jane :
Parimi I optimizmit : njerezit perpiqen te zgjedhin modelet me te mira te konsumit qe ata mund te perballojne. Parimi I ekuilibrit : cmimet rregullohen desi sa sasia qe njerezit kerkojne te jete e barabarte me sasine qe eshte ofruar.
Parimi I dyte eshte pothuajse tautologjik.Ne qofte se njerezit jane te lire te zgjedhin veprimet e tyre ,eshte e arsyeshme te supozohet qe ate perpiqen te zgjedhin gjera qe I duan se sa gjera qe nuk I duan.
Parimi I dyte eshte me problematik.Te pakten merret me mend se ne cdo kohe te dhene kerkesat dhe ofertat e njerezve jane te harmonizuara dhe per pasoje dicka duhet te ndryshoje. Keto ndryshime kerkojne kohe te gjate qe te shfaqe dhe ,per me keq,atom und te nxisin ndryshime te tjera qe mudn te “destabilizojne” te gjithe sistemin.
Ne rastin e apartamenteve shohim nje cmim te dhenies me qera mjaft te qendrueshem nga muaji ne muaj.Pra ajo qe na inereson eshte cmimi ekuiliber dhe jo se si tregu e arrin kete ekuiliber apo se si ai ndryshon ne periudha te gjata kohore.
1.3 Kurba e kerkeses
Supozojme se shqyrtojme gjithe qeramarresit e mundshem te apartamenteve dhe pyesim secilin prej tyre per Shumen maksimale qe ai ose ajo do te ishte I gatshem te paguante per te marre me qera njerin prej apartamenteve.
Nqs ka vetem nje person qe eshte I gatshem te paguaje 500€ ne muaj per te marre apartament me qera ath cmimi I apartamenteve do te ishte 500€ ne muaj .Supozojme se cmimi tjeter me I larte qe dikush eshte I gatshem te paguaje eshte 490€ atehere nqs cmimi I tregut do te ishte 499€ prap nje apartament do te jepej me qera ,dhe personi qe ishte I gatshem te paguaje 500€ do ta merrte kurse personi qe ishte I gatshem te paguante 499€ nuk do te mundete.
E keshtu ne vazhdim vetem nje apartament do te jepej me qera nqs cmimi do te ishte 498€,497€..deri sa te arrijme te cmimi 490€ ku me kete cmim do te jepeshin dy apartamente njepersonit me 500€ dhe nje personit me 490€. Ne te njejte menyre dy apartamente do te jepeshine e qera derisa te arrijme cmimin maksimal qe personi me cmimin e trete me te larte do te ishte I gatshem te paguaje e keshtu me rradhe.
Kurba e kerkeses se apartamenteve paraqet sasine e kerkuar per secilin prej cmimeve te mundshem. Kurba e kerkeses per apartamente ka pjerresi negative : kur cmimi ulet me shume njerez do te jene te gatshem te marrin apartamente me qera
Nqs ka shume njerez dhe cmimet e tyre te rezervimit ndryshojne vetem pak nga personi ne person ,eshte e arsyeshme qe kurba e kerkeses te mendohet si nje vije me pjerresi negative.
Ketu tregohet se si do te paraqitej kurba e kerkeses nqs do te kishte me shume njerez do qe te merrnin apartamente me qera.
1.4 Kurba e ofertes
Situata qe do te trajtojme lidhet me pranine e shume pronareve te pavarur apartamentesh qe tuan t’I japin me qera apartamentet e tyre me cmimin me te larte te pranueshem ne treg.Do t’I referohei kesah situate sin je rast I tregut konkurencial .
Eshte e qarte se nqs te gjithe pronaret e apartamenteve perpiqen te bejne te pamunderen dhe ne qofte se qeramarresit jane plotesisht te informuar per cmimet qe zbatojne pronaret e apartamenteve ,atehere cmimi I ekuilibrit per te gjithe apartamentet ne unazen e brendshme do te jete I njejte.
Kjo sepse : Supozojme se ekziston nje cmim I lart P* dhe nje cmim I ulet P1 ,per dhenien me qera te apartamenteve.
Njerezit qe marrin me qera apartament me cmim te larte do te shkonin tek nje pronar apartamentesh qe jep qera me cmim te ulet dhe jane dakort te paguajne nje qera diku mes P* dhe P1.Nje transaksion I tille do te ishte I leverdisshem per te sy :qeramarresin dhe pronarin e apartamenteve .Per nje kohe qe te gjithe subjektet kerkojne te arrjne interest e tyre individuale dhe jane te vetedijshem per cmimet alternative qe ekzistojne ,nje situate me cmime te ndyshem nuk mund te vazhdojn te ekzistoje ne ekuiliber per te njejtin produkt.
Neqofte se shqyrtojme oferten ne nje periudhe afatshkurter themi se oferta do te jete konstante ne cdo nivel te paracaktuar .Cfaredo cmimi te caktohet,I njejti numer apartamentesh do te jepet me qera ,dmth te gjithe apartamentet jane te disponueshem ne kete kohe .
1.5 Ekuilibri I tregut
Per te gjetur se cfare sjellje ekuilibri ka tregu I paraqesim se bashku oferten dhe kerkesen.Ne kete grafik kemi perdorur P* per te treguar cmimin ekuiliber. Ne kete cmim ,cdo konsumator qe eshte I gatshem te paguaj te pakten P* ,eshte ne gjendje te gjeje nje apartament me qera dhe cdo pronar apartamentesh do te jete ne gjendje te jape apartament me qere me cmimin e tregut. As konsumatoret as pronaret nuk kane ndonje arsye te ndryshojn sjelljen e tyre.Kjo eshte arsyeja qe I referohemi kesaj situate si nje ekuiliber: ku asnje ndryshim nuk do verehet ne sjellje.
Prandaj ne cmimin P* qe eshte cmimi ekuiliber ,sjellja e pronareve dhe qeramarrese perputhen me kuptimin qe nr I apartamenteve te kerkuara nga qeramarresi eshte I barabarte me nr e apartamenteve te ofruar nga pronaret.
Kush arrin ti marre keto apartamente dhe kush esht denuar te marri apartament ne unazen e jashtme?
Ne ekuilibrin e tregut kuzhdo qe eshte I gatshem te paguaj P* ose me shume ,merr nje apartament ne unazen e brendshme dhe kush eshte I gatshmet te paguaje me pak se P* merr nje apartament ne unazen e jashtme.Keshtu caktm I apartamenteve per qeramarresit percaktohet nga fakti se cfare cmimi jan te gatshem te paguajne.
1.6 Statika krahasuese
Pasi kemi modelin e tregut te apartamenteve ,tani mund te fillojme te analizojme sjelljen e cmimit ekuiliber.Nje veprim I tille njihet si statike krahasuese .
Menyrat e mundshme te perndarjes se apartamenteve jane :
Menyrat e mundshme te perndarjes se apartamenteve jane :
|
1-Tregu konkurencial 2-Monopolisti diskriminues 3-Monopolisti I zakonshem 4-Kontrolli I qerase
1.6.1 Tregu konkurencial
Eshte supozuar se kerkuesit dhe ofruesit I marrin cmimet sit e dhena jashte kontrollit te tyre dhe thjesht percaktojne reagimin e tyre me te mire kur jane dhene keto cmime tregu.Nje treg ku cdo agjent ekonomik e merr cmimin e tregut jashte kontrollit te tij ,quhet treg konkurencial
Shembull 1 Supozojme se nje pronar apartamentesh vendos ti ktheje disa prej apartamenteve ne apartamente te shitshme .Cdo te ndodh me cmimin e apartamenteve te mbetura?
Mendimi I pare eshte qe cmimi I apartamenteve do te rritet si pasoje e uljes se ofert es ,por kjo nuk esht demosdoshmerisht e drejte .Eshte e vertete qe oferta ulet,po dhe kerkesa per apartamente do te zvogelohet ,perderisa disa prej njerezve qe merrnin apartamente me qera mund te ventosin qe tashme t’I blejne ato.Natyrisht mund te supozohet qe bleresit e apartamenteve te vene ne shitje ,jane nder ato qe tashme banojne me qera ne unazen e brendshme –ata njerez qe jane te gatshem te paguajne me shume se P* per nje apartament.
Supozojme se kerkuesit me 10 cmimet e rezervuara me te larta vendosin te blejne apartamente ne vend qe ti marrin me qera .Atehere kursba e kerkeses do te zhvendoset majtas me 10 apartamente me pak .Duke u zhnedosur majtas me 10 apartamente si kurba e ofertes dhe kerkeses ,cmimi ekuiliber mbetet I pandryshuar. Kjo lloj menyre sado e thjeshte na con ne nje perfundim te rendesishme : Nqs duam te percaktojme kthumin e apartamenteve ne apartamente te shitshme do te ndikoje ne treguan e apartamenteve me qera.Duhet te shqyrtojme jo vetem ndikimin e ofertes se apartamenteve po dhe ndikimin e kerkeses per apartamente.
Shembull 2 Te shqyrtojme ndikimin e taksess se apartamentit.Supozojme se keshilli I qytetit vendos nje takes prej €50 ne vit per apartament.Keshtu cdo pronar apartamentesh do te paguaje per qytetin €50 .Shumica e njerezve do te mendonte se nje pjese e takses do te rendonte mbi qeramarresit e apartamenteve .Ne fakt cmimi I ekuilibrit do te jete I pandryshuar!Per ta vertetuar kete duhet te pyesim cfare ndodh ne kurben e kerkeses dhe ofertes .Kurba e ofertes nuk ndryshon –pas vendosjes se takses ka po aq apartamente sa me para vendosjes se takses.Gjithashtu as kurba e kerkeses nuk ndryshon ,perderisa numri I apartamenteve qe do te jepeshin me qera per cdo cmi te ndryshem,gjithashtu do te jete I njejte.Ne qoftese as kurba e kerkeses ,as kurba e ofertes nuk zhvendoset cmimi nuk do te ndryshoje si rezultat I takses.
Para vendosjes se takses cdo pronar ka zbatuar cmimin me te larte te mundshem ne menyre qe apartamentet e tyre te ziheshin nga qeramarresit.
Cmimi I ekuilibrit P* eshte cmimi me I larte qe mund te caktohet ne perputhje me kushtet ku te gjithe apartamentet jepen me qera.
Pas vendosjes se takses ,a munden pronaret te rrisin cmimet e tyre per te kompesuar takses? Pergjigja eshte jo pasi ,ato nuk mund te rrisin cmimin dhe te siguronin zenien e apartamentit nga qeramarresit.
Ne qoftese ato vendosin nje cmim maksimal te pranueshem nga tregu ,pronaret e apartamenteve nuk mund t’I rritin me shume .Asnje pjese e takses nuk mund tu faturohet qeramarresve.Pronaret duhet te paguajne te gjithe vleren e takses.
1.6.2 Monopolisti diskriminues
Se pari,le te shqyrtojme nje situate ne te cilen ekziston nje pronar qe zoteron te gjitha apartamentet.Ose,anasjelltas te mendomim nje numer pronaresh te shkeputur qe bashkohen dhe bashkerendojne veprimet e tyre duke vepruar sin je I vetem.Nje situate e tille ne te cilen ne nje treg dominohet nga nje shites I vetem I produktit njihet si monopol.
Per dhenien me qera te apartamenteve pronari mund te vendoste t’I nxjerre ato ne ankand duke ua dhene nje e nga nje atyre qe ofrojne cmimin me te larte.Perderisa kjo nenkupton qe njerez te ndryshem do te paguanin cmime te ndryshme per apartamente.Kete rast e quajme monopolist diskriminues.
Le te supozojme per thjeshtesi se monopolisti diskriminues njeh cmimet e rezervuara per apartamente te cdo personi .
Kjo do te thote se ai do t’ia jepte me qera apartamentin e pare personit qe do te paguante shumene maksimale qe ne kete rast eshte €500.Apartamenti tjeter do te jepej per €490 dhe keshtu me radhesipas lezisjes sone ne kursben e kerkeses.
Kemi ketu nje tipar te rendesishem te monopolistit diskriminues : pikerisht sikurse ne rastin e zgjedhjes se tregut ,te njejtet persona do t’I marrin apartamentet ,dmth kushdo qe e ka vleresuar nje apartament me shume se P* Personi I fundit ,per te marre nje apartament paguan cmimi P* te njejte me cmimin ekuiliber ne tregun konkurencial.
Perpjekja e monopolistit diskriminues per te maksimizuar fitimet e tij individuale con ne te njejten perndarje te apartamenteve sikurse mekanizimi I ofertes dhe kerkeses ne tregun konkurencial.Shuma qe njerezit paguajne eshte e ndryshme ,por personi qe e merr apartamentin eshte ti njejte.
1.6.3 Monopolisti I zakonshem
Supozuam se monopolisti diskriminues eshte ne gjendje te jape me qera apartamen me nje cmim te ndryshem.Po cfar do te ndodhe ne qoftese ai do te ishte I detyruar t’I jape me qera te gjithe apartamentet me te njejten cmim?
Ne kete rast monopolisti ndodhet perballe je lidhjeje te ndersjellte : ne qofte se ai zgjedh nje cmim te ulet,do te jape me qera me shume apartamente ,por ai result mund te marre me pak se sa do te merrte ne qoftese dote vendoste nje cmim me te larte.
Le te perdorim D(p) per te paraqitur funksionin e kerkeses-numri I apartamenteve te kerkuara me cmim P.Ne keto kushte ne qofte se monopo;listi vendos nje cmim P ,do te jape me qera D(p) apartamente dhe merr keshtu nje te ardhur P x D(p) .E ardhura qe merr monopoliste mund te mendohet si siperfaqja e nje drejtekendeshi
Ne qoftese monopolisti nuk ka kosto shoqeruese per dhenien me qera te apartamentit ,ai do te doje te zgjedhe cmimin me te madh qe I jep te ardhuren me te madhe ,qe eshte cmimi P. Ne kete rast monopolisti do te kete interes mos ti jape te gjitha apartamentet me qera.Ne fakt ne pergjithesi keshtu do te ndodhe me monopolistin. Monopolisti do te deshiroje te kufizoje produketin ,me qellim qe te maksimizoje fitimin e tij.Ne pergjithesi kjo nenkupton se monopolisti do te desheroje te caktoje nje cmim me te larte se cmimi P* ne tregun konkurencial.
1.6.4 Kontrolli I qerase
Supozojme se keshilli I qytetit vendos te imponoje nje qera maksimale qe mund te caktohet per apartamentet ,te themiPmax.Supozojme se cmimi Pmax shte me I ulet se cmimi I ekuilibrit P* ne tregun konkurencial . Ne qofte se eshte keshtu ,do te kishim nje situate me teprice kerkese ;ekzistojne me shume njerez qe jane te gatshme te marrin apartamente me qera ne krahasim me apartamentet ne dispozicion. Kush do t’I marre apartamentet?
Pergjigjja se kush merr apartament ne kushtet e kontrollit te qerase varet nga fakti se kush ka kohen me te madhe ne dispozicion ,kush njeh qeradhenesit ekzistues e keshtu me radhe.
Me teper mundesi ka qe disa persona te meparshem te unazes se jashtme te marrin disa apartamente te unazes se brendshme dhe te spostonin keshtu personat qe mund te kishin banuar ne unazen e brendshme ne kushtet e sistemit te tregut.
Pra , ne kushtet e kontrollit te qerase do te jepet me qera,me cmimin e qerase se kontrolluar ,I njejti numer apartamente sikurse ishin dhene ne kushet e cmimit konkurencial ,por tashme ato do t’u jepen me qera personave te ndryshem.
1.8 Ekuilibri ne periudhe afatgjate
Kemi analizuar vendosjen e cmimit te ekuilibrit te apartamenteve ne periudhe afatshkurter-kur ekziston nje oferte e qendrueshme per apartamente.Por,ne perisuhet afatgjate oferta e apartamenteve mund te ndryshoje .Ashtu sikurse kurba e kerkeses mat numrin e apartamenteve qe do te kekrohen me cmime te ndryshme,kurba e ofertes mat numrin e apartamentevet qe do te ofrohen me cmime te ndrysme.Percaktimi perfundimtar I cmimit te tregut te apartamenteve do te bazohet ne nderveprimin e ofertes me kerkesen.
Por cfare e percakton sjelljen e ofertes?
Ne pergjithesi,numri I apartamenteve te reja qe do te ofrohen nga tregu privat varet nga fakti se sa fitimprures eshte ndertimi I apartamenteve ,gje qe,pjeserisht,bazohet ne cmimin qe pronaret e apartamenteve mund te caktojne per nje apartament.Me qellim qe te analizojme sjelljen e tregut ne periudhe afatgjate duhet te shqyrtojme sjelljen e ofruesve dhe kerkuesve.