Ese Reaguese ne Shkrim Akademik



TEMA:Romani provokues i Ben Blushit.
(HYRJA):
Me përfundimin e epokës komuniste letërsia shqipe humbi drastikisht rëndësinë e rrolit të saj në shoqërinë shqiptare. Shumica e romaneve të botuar në epokën post-komuniste nuk kishin më shumë  lexues se sa vetë autorin. Madje lexues shqiptarë nuk patën edhe ato vepra letrare qe depertuan goxha mire në tregun ndërkombëtar.  Këtë e arriti Ben Blushi me romanin e tij Të jetosh në Ishull. Arsyeja nuk është vlera artistike apo qasja provokuese e tunduese për shoqërinë shqiptare, sa është jehona e krijuar prej miqve të autorit dhe prej klases mediatike qe nuk kanë çfarë të shkruajnë e të flasin diçka kreative.
Përparësia e  beletristikes është se autori mund të shkruaj si të dojë dhe lexuesi ta kuptojë si të dojë.
(ZHVILLIM):
Në rastin e romanit  Të jetosh në ishull nuk është e vështirë për të kuptuar se çfarë ka dashur të paraqesë Ben Blushi. Që nga titulli i romanit shihet tendenca që autori e kupton botën e tij si një ishull në mes të detit. Ishulli ortodoks në dallgët e detit musliman.
Projeksionet historike i ndihmojnë atij të shtjellojë idenë e ishullit. Sado qe këto projeksione historike janë të pasakta, mitologjia e zhvilluar në kohën e romantizmit nacional e bënë të vetën. Ideja se muslimanizimi i ka marre në qafë shqiptarët nuk është e re tek shqiptaret e madje edhe e dominon edhe sot mendimin snobist intelektual në Tiranë e Prishtine, kështu që libri nuk e ka anën heretike por atë trendi.
Në fakt, asnjëherë një popull i zhvilluar nuk mund të sundohet nga një popull më pak i zhvilluar. Sot Perandoria Amerikane sundon botën pikërisht për shkak se është kombi më i zhvilluar i botës. Në kohën kur Perandoria Osmane ishte në kulmet e saj ajo ishte shoqëria më e përparuar e kohës. Pushtimi Osman,
përjashto këtu shkatërrimet që sillte lufta, sillte kulturë e civilizim. Këtë e dëshmon fakti që vendbanimet  që u islamizuan të parat ishin qytetet e më pas fshatrat. Edhe Bosnja edhe Shqipëria dëshmojnë edhe sot e kësaj dite se popullsia e krishtere kryesisht është e koncentruar në viset malore kurse ajo muslimane në viset e rrafshta. Me një fjalë, Perandoria Osmane ishte ajo cfarë është Amerika sot. Në një mënyrë apo tjetër ne jemi të pushtuar nga Amerika dhe do t’ishte absusde të themi se fshatrat shqiptare janë më të amerikanizuara se qytetet shqiptare.
Mirëpo pavarësisht se kush paraqet civilizimin e kulturën objektivisht e kush primitivizmin prapseprap secili individ apo komunitet ka të drejtë të ketë perceptimin e vet për kulturën dhe civilizimin.
Kështu edhe Ben Blushi ka të drejtë të mendojë se sa superiore është kultura ortodokse e krishtere karshi asaj muslimane
Botimi i romanit me temë provokative për mua është një element pozitiv për shoqërinë shqiptare. Sfidimi me të tregon një emancipim të shoqërisë shqiptare. Ky është fakt inkurajues. Botimi dhe buja e këtij romani u jep të kuptojnë të gjithë atyre që ndjehen se jetojnë në ishullin ortodoks në detin e dalldisur musliman se dallgët e këtij deti kanë një harmoni me ishullin dhe se trembja e ishullarëve është e pabazë. Ky roman dhe buja rreth tij është një rast i mire për ta mposhtur një herë e mirë idenë dominuese në mesin e qarqeve intelektuale snobiste në Kosovë e Shqiperi se Perandoria Osmane është shkaktare e prapambetjes shqiptare, ide kjo që gjeneron arsyetim për mos të hulumtuar shkaqet e verteta të prapambetjes. Nese bota lindore i paska lënë  prapa shqiptarët,  si spjegohet fakti se çdo kryeqytet i vendeve islamike eshte 100 here më i zhvilluar e më i rregulluar se sa Tirana e Prishtina?  Popujt e tjerë muslimanë kane njerëz të shkences, artit, kultures, arkitektures etj, që i njeh bota,  ndërsa një shqiptar mund të bëjë emër në botë vetëm nëse largohet nga Shqipëria, Kosova …Shqiptarja më e njohur në botë: Nëna Tereze ka bërë emër jo duke ikur në Perëndim por në Lindje, në Kalkutë.
Vende islamike si Pakistani, e Turqia kane pasë kryeministra femra para disa dekadave. Kur mund te presin shqiptaret femer kryeministre?  Nuk është islamizmi që i pengon shqiptaret të mos kenë ujë, rrymë e qe mos te dine me prodhu asnjë gjë origjinale që të tjerët t’i kopjonin këto produkte.
Edhe nëse diçka shqiptarët prodhojnë ajo është kopje e diçkahit që prodhohet diku në Perëndim apo në Lindje. Të akuzosh shqiptarët muslimanë se janë pro-orientalë është njësoj si të akuzosh ortodoksët shqiptarë se janë pro-grekë. Realiteti është se anti-grekët më të mëdhenjë mes shqiptarëve sot i gjenë në mesin e ortodoksëve shqiptarë dhe anti- orientalët më të fortë i gjenë në mesin e muslimanëve shqiptarë.
Ben Blushi përbuzë shumicën shqiptare muslimane si shpirt mercenari, por në fakt ai nuk bënë asgjë tjetër, pos që e tregon mercenarizmin e tij në kohën moderne. Kur Perandoria Osmane ishte fuqi shqiptarët ishin pjesa më e vrazhdë e këtij shteti. Tani kur superfuqia e vetme në botë është Amerika ne jemi populli më proamerikan në botë. Kjo tregon se shqiptarët nuk i ka afruar me Lindjen dashuria për islamin e as nuk i afron me Perendimin  dashuria për krishtërimin, por ata kanë anuar në njërën anë apo me anën tjetër të prirur  për të qenë në krah me më të fortin.
(PERFUNDIMI):
Logjikë kjo të cilën e ndjek edhe Ben Blushi: nëse do që të të shitet libri atëherë bëjë atë çfarë ështëtrendi në Shqipëri: shfryju ndaj muslimanëve. Ndonjë përkthim i mirë i romanit mund ta bëjë shumë të lexuar edhe në Perëndim jo për shkak të vlerave artistike apo të vërtetave historike sa për arsye që u jep ndjenjën e mirë atyre që ndjehen të krishterë.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME