UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI EKONOMIK
VITI SHKOLLOR 2012/2013, SEMESTRI I IV-të
FAKULTETI EKONOMIK
VITI SHKOLLOR 2012/2013, SEMESTRI I IV-të
TEMA: Unidroit
Qëllimi :
} Instituti ndërkombëtar për unifikimin e së drejtës private (Unidroit) është një organizatë e pavarur ndërqeveritare me seli ne Romë. Si qëllim të vetin e ka hulumtimin e mënyrave të harmonizimit dhe koordinimit të së drejtës private të shteteve ose grupeve të shteteve në mënyrë që ato t’i pranojnë gradualisht rregullat uniforme të së drejtës private.
Origjina :
} Është themeluar në vitin 1926 si organ ndihmes i Ligës së Kombeve pas një kohe të funksionimit u shprënda për tu rithemeluar në vitin 1940 në bazë të një kontrate shumëpalëshe (multinacionale), statutit të Unidroit.
Anëtarsimi :
} Anëtarsimi në Unidroit ështe I kufizuar dhe si parakusht për tu bërë anëtar duhet të pranohet statuti i këtij institucioni. Aktualisht Unidroit numëron 63 anëtarë të cilat janë nga pesë kontinente dhe përfaqesojnë nje shumëllojshmëri të sistemeve: ligjore, ekonomike, politike si dhe prejardhje të ndryshme kulturore.
Vendet anëtare :
} ARGJENTINA, AUSTRALIA, AUSTRIA, AMERIKA, BELGJIKA, BRITANIA E MADHE, BOLIVIA, BRAZILI, BULGARIA, KANDA, KILI, KOLUMBIA, KROACIA, KUBA, QIPROJA, ҪEKIA, DANIMARKA, EGJIPTI, ESTONIA, FINLANDA, FRANCA, GJERMANIA, GREQIA, VATIKANI, HUNGARIA, INDIA, INDONESIA, IRANI, IRAKU, IRLANDA, IZRAELI, ITALIA, JAPONIA, LATVIA, LITUANIA, LUKSEMBURGU, MALTA, HOLANDA, NIKARAGUA, NIGERIA, NORVEGJIA, PAKISTANI, PARAGUAJI, POLONIA, PORTUGALIA, KOREA, SERBIA, ROMANIA, RUSIA, SAN MARINIO, ARABIA SAUDITE, SLOVAKIA, SLOVENIA, AFRIKA E JUGUT, SPANJA, SUEDIA, ZVICRA, TUNIZIA, TURQIA, URUGUAJI, VENEZUELA.
Financimi :
} Instituti financohet nga kontributet vjetore nga shtetet e saj anëtare të cilat janë të fiksuara nga Asambleja e Përgjithshme përveç një kontributi me bazë vjetore nga Qeveria Italiane .Kontribute shtesë mund të bëhen për arsye të financimit të projekteve ose aktiviteteve të veçanta.
Struktura :
} Unidroit ka një strukturë të ndarë në tri nivele I përbërë nga një Sekretariat, Keshill Drejtues dhe Asembleja Përgjithshme.
} Sekretariati është organi ekzekutiv përgjegjës I Unidroit për kryrjen e programit të punës nga dita në ditë .
} Sekretariati drejtohet nga nje sekretar I përgjithshëm I cili emërohet nga Keshilli Drejtues kurse ai është I asistuar nga një ekip ndërkombëtar të nënpunësve civilë.
} Këshilli Drejtues mbikëqyrë të gjitha aspektet e politikës dhe mjeteve me te cilat do të përmbushen objektivat statusore të institutit dhe në veçanti mënyrën se si Sekretariati kryen programin e punës të përpiluar nga këshilli.
} Këshilli drejtues përbëhet nga një anëtar I bordit nga Presidenti I institutit si dhe nga njëzet e pësë anëtar të zgjedhur si :gjykatës, akademikë dhe nënpunës civilë.
Asambleja e përgjithshme :
} Asambleja e pergjithshme është organi vendimtar i Unidroit kjo asamble çdo vit voton buxhetin, çdo tri vite miraton programin e punës si dhe çdo pesë vite zgjedh Këshillin Drejtues.
} Asambleja e përgjithshme është e përbërë nga një përfaqesues nga çdo anëtar, kurse kryesia e asamblesë mbahet në bazë të rradhës nga ambasadorët e shteteve anëtare .
Gjuhët :
} Gjuhët zyrtare të Unidroit janë : anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht kurse si gjuhë të punës janë anglisht dhe frëngjisht.
Metodat e punës :
} Puna brenda Unidroit ndahet në katër faza : faza preliminare, faza e negociatave ndërqeveritare, faza e bashkpunimit me organizata e tjera ndërkombëtare si dhe rrjeti I korrespodentëve .
Unidroit:
} Unidroit si një institut mjaft I shquar botëror njëkohsisht posedon edhe biblotekën e saj që llogaritet si një nga qendrat e dokumentacionit që ka të bëjë me unifikimin e së drejtës private . Kjo biblotekë përmban mbi 270000 tituj dhe 430 revista aktuale që mbulojnë një gamë të gjërë të vendeve dhe të degëve të ndryshme të ligjit privat.
} Unidroit njëkohsisht bënë dhe publikime për punën e bërë gjëra që mund të shfletohen ne faqen e saj të internetit .
} Unidroit organizon periodikisht kongrese, takime dhe seminare ndërkombëtare për të diskutuar aspektet aktuale të modernizimit dhe unifikimit të ligjit.
Të arriturat e Unidroit:
} Konventa për një ligj uniform mbi formimin e kontratave për shitjen ndërkombëtare të mallrave (Hagë -1964)
} Konventa mbi një ligj uniform mbi shitjen ndërkombëtare te mallrave (Hagë-1964)
} Konventa ndërkombëtare mbi kontratën e udhëtimit (Bruksel-1970)
} Konventa për të siguruar një ligj uniform në formën e vullnetit ndërkombëtar (ëashington-1973)
} Konventa mbi Agjencitë ne shitjen ndërkombëtare të mallrave (Gjenevë-1983)
} Konventa mbi lizingun financiar (Otavë 1988)
} Konventa mbi faktoringun ndërkombëtar (Otavë-1988)
} Konventa mbi objektet kulturore të vjedhura ose të transportuara ileglisht (Romë-1995)
} Konventa mbi paisjet mobile dhe protokolli ndaj konventës mbi qështje specifike në paisjet e avionëve (Cape Toën-2001)
} Ligji mbi modelin e zbulimit (2002)
} Protokolli I luksemburgut mbi interesat ndërkombëtare të paisjeve mobile (2007)
} Ligji mbi modelin e lizingut (2008)
} Konventa e vitit 2009 mbi rregullat substanciale për letrat me vlerë (2009)
} Protokolli I konventës ndërkombëtare në pasurit mobile dhe qështjet specifike të pasurive hapsinore (2012)
Botimet e Unidroit :
} Parimet e kontratave tregtare ndërkombëtare.
} Udhëzues për marrëveshjet ndërkombëtare .
} Parimet e procedurës civile transnacionale.
Puna e Unidroit ka shërbyer edhe për themelimin e instrumenteve ndërkombëtare :
} Unesco konventa për mbrojtjen e pasuris kulturore ne rastin e konflikteve të armatosura (1954)
} Konventa europiane mbi themelim (1955)
} Traktati I Beneluksit për sigurimin e detyrueshëm te automjeteve motorike (1955)
} Konventa për transportuesit rrugor të mallrave ndërkombëtare (1956)