Bilanci Kontabël - Analiza e Aktiviteteve Financuese



UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU



FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE



DEGA:MENAXHIM NDERTIMI



LENDA:BAZA FINANCE

TEMA : Bilanci Kontabël.Analiza e Aktiviteteve Financuese 
Detyrimet Afatshkurtra, detyrimet afatgjata dhe kapitali aksioner

Burimet e fondve, pra detyrimet grupohen sipas shkallës së homogjenitetit të tyre dhe vendosen në pasivin e bilancit sipas kohëzgjatjes së qëndrimit ose afatit të shlyerjes së tyre nga ana e njësisë ekonomike.Në njërin nga grupet e këtyre burimeve shënohen  burimet e veta të përbëra:



a)      nga kapitali i vet ose kapitali aksioner i njësisë ekonomike



b)      nga shtesat e kapitalit të tij mbi vlerën nominale të aksioneve



c)      nga lloje të ndryshme të fondeve rezervë të krijuara nga aktiviteti i saj



d)     nga fitimi i periudhës ushtrimore dhe nga fitimi i pashpërndarë







Në grupin tjetër të burimeve në pasiv të bilancit shënohen detyrimet afatshkurtra dhe detyrimet afatgjata.  Zakonisht në detyrimet afatgjata përfshihen :



1)      Detyrimet që rrjedhin nga emëtimi i obligacioneve afatgjata për blerjen e aktiveve të trupëzuara



2)      Detyrimet afatgjata për organet tatimore dhe institucioneve të sigurimeve (pensioneve)



3)      Të gjitha llojat e detyrimeve që kanë të bëjnë me më shumë se një periudhë ushtrimore







Më në detaje në këtë grup të detyrimeve do të përfshihen :



1)      Dëftesa të pagueshmë afatgjata



2)      Hua afatgjata



3)      Obligacione afatgjata të emëtuara



4)      Detyrime të tjera afatgjata



Në momentin e mbërritjes së kohës së shlyerjes së detyrimeve afatgjata dhe të interesave të tyre, ato duhet të kalojnë në grupin tjetër të detyrimeve, dmth në grupin e detyrimeve afatshkurtra.Përsa i përket detyrimeve jo monetare ato përfaqësojnë detyrime ekonomike të ardhshme që shlyhen me dhënien në të ardhmen të mallrave dhe shërbimeve reale që do të prodhojë njësia ekonomike.Edhe këto detyrime ndahen në detyrime jo monetare afatshkurtra dhe afatgjata.Të gjitha detyrimet jo monetare lindin më tepër nga paradhëniet dhe garancitë që kanë derdhur klientët e ndryshëm për mallrat dhe shërbimet që do tëmarrin në të ardhmen. Të gjitha detyrimet jo monetare , pavarsisht nëse janë afatshkurtra apo afatgjata , pasqyrohen në bilanc me shumën faktike të aktiveve monetare të arkëtuara nga njësia ekonomike , pavarsisht se në të ardhmen do të shlyhen  me mallra dhe shërbime me një kosto të ndryshme nga shumat e parave të arkëtuara







Klasifikimi i aktiveve dhe detyrimeve për qëllime të analizës financiare



Klasifikimi i zërave të bilancit në operative dhe financiare  bazohet në qëllimin e kryerjes së një investimi të caktuar (aktivet) dhe arsyen e krijimit të një financimi( detyrimet). Aktivet operative konsiderohen ato aktive, të cilat janë të lidhura direkt me aktivitetin kryesor të një njësie ekonomike, blerjen , prodhimin, dhe shpërndarjen e produkteve. Brënda kësaj klase përfshihen tek aktivet afatshkurtra  - mjetet monetare, llogaritë e arkëtueshme, inventarët, shpenzimet e parapaguara( nëse janë operative si psh qëramarrja), kurse tek aktivet afatgjata përfshihen , aktivet afatgjata materiale dhe jo materiale për aq kohë sa i shërbejnë aktivitetit operativ. Aktive financiare konsiderohen ato aktive afatshkurtra ose afatgjata, qëllimi kryesor i tyre nuk është shfrytëzimi i përdishëm në aktivitetin operativ, por sigurimi i të ardhurave në formën e interesave apo dividentëve. Aktive financiare afatshkurtra mund të përmendim, investimet afatshkurtra, investimet afatgjata, shpenzimet e parapaguara, për aq kohë sa këto të fundit lidhen me interesa, dividentë apo aktive të ngjashme.Edhe për të klasifikuar detyrimet nisemi nga fakti nëse i shërbejën ose jo aktivitetii operativ, pra i klasifikojmë në detyrime operative dhe financiare. Detyrimet afatshkurtra operative konsidetohen ato detyrime të cilat janë krijuar për nevoja  të aktivitetit kryesor të biznesit – llogaritë e  pagueshme  dhe të ardhurat e marra në avancë , për sa kohë që këto të fundit nuk janë të ardhura të marra në avancë nga interesa apo dividentë, pjesa tjetër e detyrimeve janë detyrime financiare – huatë afatshkurtra , pjesa afatshkurtër e huave afatgjata etj. Ndër detyrimet afatgjata konsiderohen operative ato zëra të cilat janë krijuar për shkak të kryerjes së aktiviteteve operative jo atyre financiare, Si të tilla mund të përmendim të ardhurat në avancë, tatimet e shtyra etj. Zërat e tjerë të detyrimeve afatgjata, hua afatgjata, obligacione afatgjata etj janë zëra të detyrimeve financiare.







Ø  Analiza e Detyrimeve







Meqënëse detyrimet janë pretendime ndaj aktiveve dhe burimeve të  njësisë ekonomike gjatë analizës duhet të jemi të sigurtë që njësitë ekonomike llogarisin për të gjithë këto zëra , të gjitha hollësitë që nga shuma e data e caktuar e deri tek kushtet dhe kufizimet që i imponojnë ato njësië ekonomike.Audituesit janë një burim sigurie për analizën  lidhur me saktësinë ose jo të identifikimit të detyrimeve nga ana e njësisë ekonomike. Audituesit përdorin teknika si :konfirmimi direkt , shqyrtimi i kontratave dhe marrveshjeve. Zërat më të vështirë për tu identifikuar janë angazhimet dhe detyrimet e mundshme të cilat nuk kërkojnë regjistrim. Në këtë rast duhet ti referohemi informacioneve shpjeguese në anekset e pasqyrave financiare. Duhet të kontrollohet edhe racionaliteti i paraqitjes së detyrimeve duke i përputhur ato  me detyrimet e kërkuara dhe interesat e shpenzuara apo të paguara me para në dorë. Kur ka diferenca të konsiderueshme dhe pas shënime përkatëse në anekset e pasqyrave financiare , kërkohen shpjegime nga ana e drejtuesve të njësisë ekonomike.



Detyrimet Afatshkurtra- Janë detyrime shlyerja e të cilave kërkon përdorimin e aktiveve afatshkurtra .Periudha për të cilat njësia ekonomike pret të shlyejë këto detyrime është më e gjatë se një vit ose se cikli operativ. Teorikisht të gjitha njësitë ekonomike duhet të regjistrojnë detryimet me vlerën aktuale  të flukseve dalëse  të parasë që kërkohet për likuidimin  e tyre.Në praktike detyrimet afatshkurtra regjistrohen me vlerën e tyre të maturimit për shkak të periudhës së shkurtër deri në likuidimin e tyre. Aftësia e aktiveve afatshkurtra për të mbuluar detyrimet afatshkurtra nuk justifikon kompensimet me njëri tjetrin për qëllime të raportimit.Detyrimet afatshkurtra përfshijnë llogaritë e pagueshme dhe dëftesat e pagueshme, pjesën e maturuar të borxhit afatgjatë, detyrimet rrjedhëse dhe tatimet e papaguara. Detyrimi fomal është një kontratë e shkruar e tipit të premtimit me shkrim  për të paguar huanë për një shumë të caktuar parash, plus interesin në një datë të caktuar, ky lloj detyrimi quhet dëftesë e pagueshme .Por detyrimi  mund të jetë edhe në formën e një pretendimi jo formal , sikurse është shuma, për të cilin njësia ekonomikei detyrohet një kreditori për produkte  dhe shërbime të kryera por ende nuk janë paguar.Ky lloj detyrimi quhet llogari e pagueshme.



Llogaritë e pagueshme , janë detyrime afatshkurtra që rrjedhin kryesisht nga blerja e materialeve dhe furnizimeve për ti përdorur në procesin e prodhimit të produkteve ose për kryerjen e shërbimeve në varësi të aktivitetit kryesor që zhvillon njësia  ekonomike.Llogaritë e pagueshmeqë rrjedhin nga transaksionet me furnitorët gjatë zhvillimit normaltë biznesit , të cilat zakonisht zgjasin jo më shumë se një vit , duhet të vlerësohen me vlerën e tyre të momentit kur kryhet transaksioni dhe jo me vlerën e tashme të flukseve të ardhshme monetare.



Dëftesat e pagueshme janë detyrime afatshkurtra  që rrjedhin nga blerja e materialeve apo furnizimeve të tjera që përdoren për nevoja të procesit të prodhimit , ose që rrjedhin nga përdorimi i kredisë afatshkurtër për të blerë aktive kapitale. Dëftesa e pagueshme është një dokumenttregëtar me anën e kësaj dëftese lëshuesi i saj zotohet që të paguajë një shumë të caktuar parash për një blerje malli ose shërbimi ose për një hua të marrë , brënda një afati të caktuar dhe me një përqindje interesi të caktuar.



Kësti vjetor i borxhit afatgjatë, është pjesa e detyrimit së cilës i ka ardhur koha e maturimit klasifikohet si detyrim afatshkurtër.



Të ardhura të ushtrimeve të ardhshme- Kur njësitë ekonomike marrin pagesa përpara se të kenë kryer shërbimin , apo të kenë nisur produktet shumat e parave të marra regjistrohen si të ardhura të periudhave të ardhshme, para që janë maturuar financiarisht , por ende nuk janë maturuar nga pikpamja ekonomike. Këto të ardhura të maturuara  ende përfaqësojnë detyrime për njësinë ekonomike raportuese, meqënëse kjo njësi ka detyrimin të sigurojë produkte apo të kryejë shërbime në të ardhmen pëe të tretët që kanë parapaguar.



Dividentët për tu paguar – janë detyrime që ka njësia ekonomike ndaj aksionerëve të saj për shpërndarjen e fitimit të realizuar aksionerëve. Ky detyrim lind në datën e deklarimit të dividentëve nga ana e këshillit drejtues. Detyrimi shlyhet kur njësia ekonomike i paguan dividentët.



Detyrime për grantet – Grantet janë ndihma të dhëna nga një organizëm qeveritar ose jo qeveritar në formën e transferimit të burimeve apo mjeteve tek një njësi ekonomike , përkundrejt plotësimit në të shkuarën ose në të ardhmen të disa kushteve të paracaktuara që lidhen me veprimtaritë e shfytëzimit të kësaj njësie ekonomike.



Grante të marra për mjete –aktive(subvencione për investime) janë grante kushti parësor i të cilave është, që njësia ekonomike që do të përfitojë grantin duhet të blejë, të ndërtojë, ose të përfitojë në mënyra të tjera aktive afatgjata.



Grante të marra si të ardhura(subvencione për shfrytëzim) janë të gjitha grantet e ndryshme nga ato të marra për mjete.Këto grante pasqyrohen në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve. Ato jepen për të plotësuar diferencën midis kostos dhe cmimit të shitjes së një produkti apo shërbimi.



Detyrimi për tatimin e shtyrë mbi të ardhurat – janë një zë i detyrimeve të cilat sipas parimit të të drejtave të konstatuara lejon që për një pjesë të detyrimeve të shtyjmë njohjen e tyre për një kohë të dytë , shembulli më i zakonshëm i përfitimit në kohë nga shlyerja e detyrimeve është diferenca që krijohet mes mënyrave të llogaritjes së amortizimit. Zakonisht veprohet në këtë mënyrë:përdoret metida e amortizimit progresiv për të llogaritur  fitimin e tatueshëm dhe metoda lineare për qëllime raportimi. Këtë vendim drejtimi i njësisë ekonomike  e merr për të paguar më pak tatim fitimnë këtë periudhë ushtrimore për shkak të mungesës së likuiditetit , por duke mos prekur shumën totale të detyrimit që ka ndaj organeve tatimore, vetëm duke shtyrë në kohë pagesën.



Qeratë – Qeramarrja është një formë financimi, vecanërisht në disa degë të industrisë .Qeraja është një marrveshje kontraktuale  midis qeramarrësit dhe qeradhënësit.



Qeratë që i transferojnë të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronarit,  qeramarrësit- llogaritur si për blerjen e një aktivi edhe si një detyim i lindur ndaj qeradhënësit, dhe si transaksion shitje dhe financimi nga qeradhënësi do të konsiderohet  qera kapitale.



Qeramarrësi klasifikon dhe llogarit qeranë si qera kapitale  nëse, që në fillim qeraja plotëson 4 kriteret:



a)      qeramarrja transferon pronësinë e tokës tek qeramarrësi në fund të afatit të qerasë.



b)      Qeramerrja përmban opsionin e blerjes së pronës me cmimin e rënë në marrveshje



c)      Afati i qerasë është 75% ose më shumë e jetës ekonomike të vlerësuar e pasurisë



d)     Vlera e tashme e rentës dhe e ndonjë pagese  tjetër miminimale të qerasë në fillim të afatit të qerasë është 90% ose më shumë e vlerës së këmbimit të pronës me qera.                         







Qera të tjera përvec asaj kapitale , pëe të cilat llogaritë e qeramarrësit (qeradhënësit) mbahen për pagesën minimale të qerasë si shpenzim ( e ardhur) rente, konsiderohen qera operative



Analiza e Qerasë-Qeraja operative është e aftë të ndikojë pozitivisht tek raportet e përdorura për analizën e kredisë dhe të përfitueshmërisë  duke motivuar  qeramarrësin të përdorë këtë burim financimi jashtë bilancit. Për qeramarrësin , klasifikimi i i qerasë si operative është pozitiv sepse:



  • Ndihmojnë të arrijnë angazhimet , marrveshjet e tyre
  • Të përmirsojë  perspektivat e tyre për financime të reja
  • Për të konvertuar qeratë operative në qera financiare , nevojitet të vlerësohet vlera e tashme e detyrimeve për qera operative







Llojet e kontartave te qerase :ka kater lloje kontrata qeraje te mirenjohura  :



·         Kontrata  e qerase operative ose sherbimit



·         Kontrata e qerase financiare ose te kapitalit



·         Kontratat e shitjes dhe e riqeramarrjes



·         Kontratat  e sistemit te levave



Nje kontrate qeraje operative ka nje jetgjtesi jo me te madhe se 5 vjet .te gjitha kostot e mirmbajtjes dhe riparimeve jane ne pergjesi te qeradhenesit .Keto kontrata  qeraje permbajne opsionin e heqjes dore prej kontrates me inisiativen e qeramarresit .ato nenshkruhen per perjudha me te shkurtera se jeta ekonomike e aktivit .



Nje kontrate   qeraje kapitale ose financiare eshte nje kontrate afatgjate midis qeramarresit dhe qeradhenesit nga e cila nuk mund te hiqet dore .Aktivet zakonisht amortizohen plotesisht ,mirmbajtja dhe riparimet jane ne pergjesi te qeramarresit .Ne nje kontrate shitje dhe me pas marrje me qera zoteruesi I nje aktivi I shet aktivin nje shoqerie tjeter dhe e merr me qera per nje perjudhe te caktuar kohe .Zoteruesi fillestar I aktivit behet tani qeramarresi .Kjo marrveshje lejon shoqerine te rrisi kapitalin dhe perseri te perdori nje aktiv . Lizingu finaciar perfshin 4 pale



·         Qeramarresi



·         Qeradhenesi



·         Huadhenesi



·         Kujdestari



Nje kujdestar(trustee)mban titulin e kontrates se qerase dhe pagesa periodike e qerase I dergohet ketij personi .si kthim kujdestari paguan interesin dhe principalin huadhenesit dhe pjesa e mbetur I dergohet qeramarresit si pagese rente .



Ceshte kontarata e qerase a eshte aktiv apo pasiv ne bilancin e shoqerise



Ka nje diskutim te madh midis kontabilisteve nese duhej apo jo qe kontrata e qerase ne bilanc te vendoset si zerin e aktiveve ,paisja e marre me qera eshte nje aktiv sepse perdoret vazhdimisht nga qermarresi sic do aktiv tjeter ne kompani  .nje argument I kundert eshte qe qeramarresi ne te vertete e merr hua paisjen dhe e perdor perkohesisht prandaj kontarata eshte nje shpenzim korrent sic do pagese tjeter .neqofte se ky argument pranohet nje kontarate qeraje nuk mund te paraqitet ne bilanc dhe nuk mund te zhvleresohet .pagesat vjetore te qerase duhet te raportohen si shpenzim korrent ne pasqyren e te ardhurave .ky argument eshte zgjidhur ne rastin e kontrates se qerase kapitale .keeto kontarata qeraje afatgjata jane konsideruar si ekuivalente te borxhit .prandaj ato duhet te paraqiten ne bilanc .vleresimi per te percaktuar vleren aktuale te pagesave vjetore behet duke perdorur nje norme te caktuar skontimi kjo vlere shfaqet ne bilanc ne anen e aktivev duke prezantuar vleren e aktivit dhe ne aneen e pasivit sin je detyrim afatgjate I kompanise .firma pastaj cakton nje perjudhe per te amortizuar vleren aktuale te saj .ne fund te kotrates prona e marre me qera do te jete amortizuar plotesisht dhe detyrimi I qerase do te fshihet nga librat .



Subvencionet përfshijnë transferat për ndërmarrjet publike apo subjektet e tjerë te ardhurat e te cilëve nuk mbulojnë shpenzimet dhe për ketë diference sigurojnë mbështetjen financiare nga qeveria.Subvencionet paraqesin preminë ose te hyrat te cilat në çdo mënyre i jep vendit apo shtetit prodhimin e një produkti te caktuar me te cilën mundësojnë eksportimin me te mire te produktit te mire. Për here te pare janë bere bisedimet në Tokio ku kane dhëne rezultatet në një marrëveshje te veçant në lidhje me subvencionet. Në marrëveshjen e Tokios është bere përpjekje që te konstatohen kufizimet me subvencionet eksportuese, në mënyre që në radhë te pare te formulohen kriteret te përcaktimit se a janë në rastin konkret palët kontraktuese te cenuara në program te subvencioneve eksportuese dhe a janë përcaktuar mjetet te cilat janë në dispozicion shteteve te cilat kane përjetuar cenimin me programin e subvencioneve eksportuese te shtetit tjetër. Me gjithë atë marrëveshjen e Tokios e kane aprovuar pak shtete. Për subvencionet përsëri është diskutuar gjate rundit te bisedimeve në Uruguai. Në ralitet çështje kryesore e rundit te Uruguait ka qene çështjet e subvencioneve.



Rezultati i rundit te bisedimeve te Uruguait ka qene dy marrëveshje themelore me rregulla te cilat janë dukshëm me te qarta. Rundi i bisedimeve i përcakton elementet vijuese te cilat duhet te ekzistojnë në lidhje me nocionin e subvencioneve :



·         1) Subvencionet paraqiten në trajte te kontributit te caktuar financiar,



·         2) Prodhuesi i produkteve me te vërtet ka pranuar dobi te caktuar. Në këto rregulla zgjerohet kuptimi i subvencioneve.



Subvencioni nuk i kyç vetëm subvencionet direkte por edhe cilin do qoft formë te te ardhurave dhe te hyrave te cilat rezultojnë në mënyre direkte ose indirekte te pakësimit te importit.



                                                 Detyrimet Afatgjata







Borxhi Afatgjatë , me maturim mbi 1 vit . Kjo kategori përfshin obligacione , dëftesat e pagueshme, detyrimet kolaterale, etj.



Detyrimet financiare



Një detyrim financiar është detyrim kontraktual :



a)për të dhënë para ose një akti tjetër financiar  një njësie ekonomike tjetër raportuese (psh detyrimet ndaj një furnitori)



b)për të shkëmbyer  aktive financiare më një njësi ekonomike tjetër  sipas kushteve potencialisht të paparanueshme për njësinë (psh derivativët)



Derivati është instrumenti financiar:



a)      vlera e të cilit ndryshon në varësi të ndryshimit të normës së interesit , cmimit të letrës me vlerë, kursit të këmbimit, etj



b)      kosto fillestare e të cilit është zero ose më e vogël në krahasim me lloje të tjera kontratash që priten të ndikohen në të njëjtën mënyrë  nga ndryshimet në faktorët e tregut



c)      shlyerja e të cilit ndodh në të ardhmën







Kontigjencat , provizionet dhe angazhimet janë fitime apo humbje të mundshme, përdorimi i të cilave varet nga një apo më shumë ngjarje të ardhshme . Shumat e parashikuara për humbje janë pretendime të mundshme në burimet e shoqërisë dhe janë njohur si detyrime të mundshme .Kontigjencat oër detyrime mund të lindin nga grindjet, problemet e shpronësimit, mbledhja e llogarive të arkëtueshme , pretendimet që vinë nga garancitë e produkteve , garancitë e performacës, vlerësimet e taksave , risqet e vetësigurimit, humbjet e pronave nga fatkeqësi natyrore etj. Detyrimet e mundshme kërkojnë dy kushte përpara se shoqëria ti regjistrojë ato si humbje:



Së pari, duhet që një aktiv të jetë nën vlerë, ose një detyrim të ketë lindur



Së dyti duhet që shuma e humbjes të jetë e vlerësueshme.







Rezervat për humbje në të ardhmen  janë kategori e detyrimeve që kërkojnë kujdes nga analiza. Meqënëse parimi i konservatorizmit kërkon nga njësitë ekonomike të njohin humbjet dhe të parshikojnë humbjet, njësitë ekonomike tentojnë, vecanërisht në vite me humbje të aktivitetit , të mbi sigurohen për humbje që ende nuk kanë ndodhur , apo që nuk janë vërtetuar



Provizonet e shpenzimeve  janë shuma të parashikuara për rreziqe e shpenzime që kanë për qëllim të mbulojnë humbje ose shpenzime , të cilat i kanë bërë të mundshme ngjarje të ndodhura apo në ndodhje e sipër , por që në kohën e mbylljes së llogarive vjetore nuk mund të përcaktohet me saktësi as shuma dhe as koha e ndodhjes.Këto shuma përcaktohen me përafërsi  duke u mbështetur në të dhëna statistikore , në përvojën etj.



Angazhimet janë pretendime të mundshme kundrejt burimeve të shoqërisë  shkaktuar nga performanca e kontratave të ardhme . Angazhimet nuk njihen në pasqyrat financiare përderisa ngjarje të tilla si nënshkrimi i kontratave apo emëtimi i një urdhëri blerje të mos kryehen si transaksione.







Ø  Kapitali aksioner



Njësia ekonomike mund të emëtojë dy lloje bazë të aksioneve : aksionet e zakonshme dhe aksionet e preferuara.Cdo aksion emëtohet me një vlerë të caktuar nominale.Ndalohet  shitja e aksioneve me një cmim nën vlerën nominale , por lejohet shitja e tyre në bursë  me një cmim mbi vlerën nominale, duke kaluar diferencën plus në llogarinë primi i kapitalit të njësisë ekonomike.



Aksionet e preferuara u sigurojnë zotëruesve të tyre disa privilegje në krahasim me aksionet e zakonshme . Këto privilegje kanë të bëjën me rradhën prioritare të pjesmarrjes së tyre në ndarjen e pasurisë së njësisë ekonomike në rast falimentimi ose likuidimi, me madhësinë dhe formën e dividentit , si dhe me rradhën prioritare të pjesmarrjës gjatë ndarjes së fitimeve vjetore . Zakonisht përfitojnë një divident fiks . Aksionet e preferuara mund të jënë me ose pa të drejtë vote.



Aksionet e zakonshme mund të jënë anonime ose emërore dhe kanë pothuajse gjithmonë të drejtën e votës në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve.-



Aksionet e thesarit përfaqësojnë aksione të njësisë ekonomike të riblera , pasi janë emëtuarmë parë dhe paguar tërësisht.Aksionet e thesarit nuk janë aktive por përfaqësojnë një llogari të kundërt  me llogarinë e kapitalit.Aksionet e thesarit regjistrohen me kosto, dhe metoda e zakonshme e paraqitjes së tyreështë pakësimi i kostos së aksioneve të thesarit nga totali i kapitalit aksioner. Në raste të rralla , kur njësitë ekonomike rezervojnë aksione aksione thesari për qëllime të tilla si ndarja e fitimit, kompensimi i detyrimeve ose për qëllime të blerjes së një njësie tjetër ekonomike, mund ti raportojnë aksionet e thesarit në anën e aktiveve.



Fitimi i pashpërndarë është kapitali i fituar i njësisë ekonomike . Ai përfaqëson përgjithsisht akumulin e fitimeve apo humbjeve të pashpërndara të njësisë ekonomike. Fitimi i pashpërndarë është burimi i parë i shpërndarjes së dividentëve të aksionerëve. Ftimi i pashpërndarë përbëhet nga fitimet që ka rezervuar njësia ekonomike për të riinvestuar në operacionet e biznesit dhe jo për tua paguar aksionerëve në formën e dividentit



Dividentët në para dhe në aksione – Dividentët në para është shpërndarja e dividentëve aksionerëve në para.Kjo është forma më e zakonshme e dividentit dhe , qysh në momentin që deklarohet , dividenti është një detyrim për njësinë ekonomike. Një formë tjetër është shpërndarja në formën e aktiveve ose aksioneve të njësisë ekonomike.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME