Ali Podrimja






.    Veçoritë e letërsisë në Kosovë. Poezia dhe proza; autorët më përfaqësues.
Ali Podrimjamidis poetikës tradicionale dhe moderniste; motivet dhe stili;
Sistemi i simboleve dhe analiza e përmbledhjes me poezi Litari i ankthit.


Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
            Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqind mijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:

Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
E vatrat shkimbur deri më një...

Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik, Hija e tokës", të cilin Ali Podrimja e shkroi në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu:
Ali Podrima e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimës, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.
ZGJOHU, NËNA IME

Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur
balli dhe emri im i shkelur-
zgjohu, oj! A po e ndien vajin tim?
A po e sheh si t’i kam ngulur sytë,
mu në zemër mu në shpirt,
si t’i kam hedhur duart rreth belit
për të përqafuar, unë – ashti yt?
Zgjohu, Kosovë!

Prej degëve të mia të thyera kush po mbahet
këtë vatër kush po e le?
Ç’janë këto gjurma gjaku që po shtohen
nëpër fytyren tënde,
këto varre e murana që sillen rreth shtëpisë sime…?
Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nën ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur -
Zgjohu Kosovë!

Ciklet Poetike

Me të drejtë mund të thuhet, se Ali Podrima është ndër poetët më të shquar të lirikës patriotike në poezinë aktuale shqiptare. Poemthi Híja e tokës është matricë e përbashkët frymëzimi poetik dhe e cikleve Guri, Kulla, Cungu, Poema e heshtjes, Kali i Trojës, Dëftore, Pylli, etj. Edhe tek vargjet intime, familjare të poetit, madje dhe tek vargjet e përfshira në vëllimin Lum Lumi, që janë vargje të dhimbjes dhe pikëllimit për vdekjen e të birit (Lumit), shqetësimi krijues për Kosovën dhe etninë është në sfond, prapavijë e përhershme, atmosfere nisëse dhe përmbyllëse. Poetika e vargut të Ali Podrimës, e çliruar nga konvencionet tradizionale, shquhet për gjuhë ekspresive e të pasur figurative, për shqiptim të dendur, dramatik dhe komunikativ. Është një poetikë në kërkim të pandërprerë për mundësi të reja e origjinale të artikulimit të emocionit, të imagjinatës dhe filozofisë jetësore. Shtylla standarde të korpusit figurativ në këto poezi janë emërtimet: Guri, Kulla, Pylli, Cungu, Muri, Ura... Poetika e Ali Podrimës është e dendur me dramacitet historik, origjinal, përmes të cilit arrihet unifikimi i plotë mes individit dhe kolektivit, mes vetëdijes individuale dhe asaj kolektive. Përmes simbolikës së tillë mitike dhe antike të fisit, Ali Podrima arrin vlera universale të përgjithësimit artistik. Pikërisht në mbështetje të ngjyrimit emocional, shpirtëror të fisit të vet, vlera krijuese e kësaj gjuhe arrin të marrë vlerë gjithënjerëzore.

Pylli
Cikli Pylli është një faqe tjetër e udhëtimit nëpër botën e kombit, të fatit të tij. Pylli, simbol i bashkësisë së botës dhe të njerëzimit është shkelur, pushtuar nga dhëmbi i ujkut. Përtej pyllit është lumi që shuan etjet e truallit, tokës etnike, stërgjyshore, por për të ecur lirshëm nëpër pyll duhet të të prijë Ylli (ideali, besimi), i shqiptuar në frymën e një përralle popullore. i tërë cikli "Pylli" është një mikrohistori e rrëfyer poetikisht, me anë simbolesh dhe aluzionesh që sjellin mesazhin për trashëgiminë tonë etnike. Poezia "Dëftore" pak më e gjatë se Pylli është një tjetër perspektivë ligjërimi: ardhja dhe ikja e pushtuesve gjatë shekujve shprehet me gjuhë realiste. Ajo është ardhje pushtuesish si mbretër, sulltanë, kralë, përherë në përsëritje. Ndërsa, njësoj si tek cikli Pylli, edhe tek Dëftore, është i gjallë besimi i poetit, vizioni i hapur drejt të nesërmes, lirisë: një brez i ri, një frymë e re, por edhe një fyell (poetik) zgjon gjakun e arbrit dhe të Kosovës, njësoj si tek rilindësit.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME