ANALIZë TEKSTI NGA KËNDVËSHTRIMI GJINOR..


            TEMA : ANALIZë  TEKSTI  NGA  KËNDVËSHTRIMI   GJINOR..

    
           Tekstet  krijojnë një kulturë të re jo vetëm te fëmijët, por edhe te publiku përmes   dritës që hedhin mbi çështje të kapacitetit kulturor gjinor të vetë shoqërisë shqiptare, kuptimit mbi ngjarje dhe ndodhi të së shkuarës dhe të së tashmes. Shpesh, tekstet sjellin realitete mediokre te nxënësit, injorojnë fuqinë e mendjes së tyre, por, po aq edhe të nevojës për rritje të ndërgjegjes  morale, e cila buron nga përkatësia gjinore.... “nuk sillet një vajzë kështu”....“je djalë.... ç’është kjo që bën.....!”.
  Prurjet në tekste të rënduara me diversitet, (shembuj) ku spikasin pabarazia sociale e gjinore, bëjnë që nxënësit të humbasin mundësinë për zhvillim të mirëorientuar dhe gjithëpranuar moral për gjykime të argumentuara për të E thënë ndryshe, edukimi gjinor vjen i stereotipizuar dhe rolet sociale për gjinitë respektive, jo rrallë deformohen .
  Tekstet mësimore, nga ana e tyre përçojnë steriotipe gjinore që ndikojnë në rolet e pozicionet e ardhshme, në  shoqëritë e djemve dhe vajzave, sepse përcjellin frymën  e vet tek nxënësit, nëpërmjet shembujve, ilustrimeve,  steriotipeve me të cilat ato operojnë. Tekstet ndikojnë gjithashtu me periodicitetin me të cilin ata përdorin mashkull apo femër, rolet në të cilat ata vendosen dhe sidomos ku flitet për preferencat dhe profesionet.
  Tërësia e këtyre ndikimeve (familja, shkolla, teksti, mësuesja, mësuesi) bën që fëmija mashkull apo femër të ndërtojë rolin e tij social, profilin e tij si individ, perspektivat me gjininë e tij apo gjininë tjetër.

                                                                                    

  Kopertina e librit Gjuha shqipe 4 e shtëpisë botuese Albas, libër të cilin e kam marrë në analizë.Fatmirësisht në kopertinë janë në bashkëpunim me njeri tjetrin vajzat me djalin me libra në duar .  Sapo hedh sytë tek  faqja e parë redaksia Albas përshëndet kështu:
          I dashur nxënës  ,
që këtu nis pabarazia ndërmjet femrës dhe mashkullit, të dashur nxënës do të kishte zënë vend më bukur në faqen e parë meqë libri është për të dy gjinitë.

                         PROFESIONET

Profesionet janë të ndara në ato “tipike mashkullore “ dhe “tipike femërore”. Është tendenca e asaj që vajzat punojnë si mësuese ,inspektore, shitëse,infermiere,kërcimtare,…etj.ndërsa djemtë postier,mjeke,rrallë mësues, sportist,barinj,piktor,peshkatarë,etj… .Pra ,profesionet janë të kufizuara nga përkatësia gjinore.
Femrat shihen në punët e thjeshte në krahasim me meshkujt,me poste të ulëta dhe rrogë më të ulët se gjinia tjetër.
  Tekstet operojnë me seks –role të fiksuara. Konkretisht në disa faqe të tekstit jepen :
·         Në faqen 44,të rubrikës Shkruajmë , shkruhet :Lexon mësuesja  dhe kjo vazhdon të cilësohet edhe në faqet 84,85 për të treguar që mësuesja është femër dhe nuk ka asnjë shans që të jetë mashkull.Edhe në figurat e ndryshme është mësuesja ajo që paraqitet e rrethuar nga nxënësit .Pse vetem nje femer mund te jete mesuese per mendimin tim edhe meshkujt duhet te behen pjese e mesimdhenies se nxenesve .
·         Në faqen 91 në tregimin “Në pyllin  e gështenjave”mashkulli është rojtari I pyllit,pylltari,druvari.Ne fakt eshte pak cudi te jete nje femer roje ,sikur nuk perputhet me propocionet fizike por ne fund te fundit edhe ajo pune eshte ,mundet te jete nje pune me turne qe I jep mundesi femres te punoje apo jo.
·         Në faqen 133 jepet një mashkull në profesionin e postierit, po këtu edhe dy djem me top në duar,apo në një garë vrapimi në faqen 137 marrin pjesë vetëm djem në pisten e vrapit,ndërsa vajzat si tifoze.Cte keqe ka nese nje femer merr pjese ne veprimtari sportive si futboll,vrapim.Nje femer ka te drejten te punoje edhe si postiere ,per mendimin tim cdo pune qe ja vlen mund te behet sepse edhe femrat e kane zotesine te shperndajne letrat e mjete te tjera nuk ka ndonje turp .
·         Në faqen 18 grupi  I shkollës I drejton letër Kryetarit të Bashkisë ,në këtë mënyrë tregohet pozicioni I meshkujve në shoqëri.Shume bukur ne faqen e librit mund te ishte e shkruar e /I nderuar …..Edhe nje femer luan rol te rendesishem ne qeverisjen e vendit ,te jape idete e veta ,te degjohet zeri  I femrave kudo qe jane .
·         Në faqen 26 të tregimit ‘’Gramatika është një këngë e bukur’’pjesëmarrës janë drejtori I shkollës, I cili është burrë ndërsa gruaja është zonja inspektore.Ja perseri nje rast tipik I ndarjes se profesioneve .Nje grua vetem mesuese apo inspektore eshte ,ndersa mashkulli del drejtor .Nuk ka asgje te keqe nese ndrrojne rolet .
·         Në faqen 32 me anë tën jë ilustrimi tregohet që një djalë  I bie kitares,tjetri dirigjon,kurse vajzat kërcejnë ,qepin .Pra ,ndahen me anë të gjinive edhe profesionet.Nje vajze I shkon qe ti bjer kitares sic mund te ndodhe qe edhe nje djale te kerceje sepse njeriu duhet te provoje cdo experience,te marre kenaqesi nga ajo qe ben. Kane te drejte te dy gjinite te shpalosin talentin atje ku ndihen mire .

                      DISKRIMINIMI

 Dihet se diskriminimi mund të jetë I rasteve të ndryshme race,seksi,culturë,klasë etj.Në cdo faqe që shfletohet në këtë libër mësimor vihet re se shumë pak flitet për kultura të ndryshme,pakicat etnike,romët etj..
·         Në cdo figurë nga faqja 1 deri 181 e permbajtjes së tekstit  nuk ekziston asnjë fëmijë me ngjyrë, fëmijët e bardhë janë ato që mbizotërojnë kudo.Ne nje perqindje teper te vogel mund te te kapi syri nje femije me ngjyre.Por kjo është diskriminuese sepse edhe ato janë njerëz sit ë bardhët dhe për më tepër janë pjesë e shoqërisë.Mund ta imagjinojmë pak veten sesi do të ndiheshim nës enjë pakicë e njerëzve të bardhë do të ishin pjesë e një shoqërie me ngjyrë.Si ato cokollatat e shijshme qe jane te bardha e te zeza edhe njerzit e bardhe edhe te zinj kane secili lezetin,hijeshine e vet.
·         Në faqen 19 jepet një letër në të cilën fëmijët ia kanë dërguar kryetarit të beshkisë,apo në një tjetër tekst në faqen 26 I pranishëm është drejtori dhe gruaja është zonja inspektore,personazhi tjetër është mësuesja .Diskriminohet në këtë mënyrë statusi I femrës duke I veshur femrës si gjithnjë vlera tradicionale.
·         Në faqen 20 tek rubrika Njohuri gjuhësore në një ushtrim lexoj :
 Një ditë në parfumeri hyri një grua dhe pyeti shitësen …Në këtë mënyrë diskriminohet   mashkulli,del sikur vetëm femrat merren me kujdesin ndaj vetes.Eshte shume estetike qe edhe meshkujt te kujdesen per veten e tyre ,edhe femrat ndihen mire.


                   MARRËDHËNIET

 Marrëdhëniet familjare dhe shoqërore ndryshojnë.
·         Në faqen16 janë dhënë duke biseduar vajzat me njera tjetrën pa praninë e ndonjë djali.
·         N  ë faqen 17 ne një foto jepen dy djem në bibliotekë, 2 të tjerë qëndrojnë shtrirë mbi bar.Pse ndodh kjo ,individet duhet te bashkeveprojne me njeri tjetrin te kene marredhenie sociale midids tyre per nje jete sa me te mire .
·         Në faqen 98 dy djem shkojnë për peshkim tëd y vetëm ,ndërsa 2-3 vajza po shëtisin gëzueshëm me njera -tjetrën .
·          Një  rast tjetër dy djem duke luajtur futboll .
. Nga analiza e teksteve të shkollës fillore në drejtim të angazhimit të tyre në edukimin gjinor, u vu re një rastësi groteske e hiperbolizimit të roleve mashkullore dhe nënçmimit të atyre femërore. Tekstet e frikësojnë vajzën dhe fuqinë e saj për t’u rritur si qenie e lirë në një shoqëri të individëve të lirë.
·         Në faqen 97 nënvizohet më shumë ideja që djemtë me djemtë dhe vajzat me vajzat..Miri dhe Edi shkuan për peshk.Shpendi dhe Joni I ndanë bashkë mollët.Eneda dhe Bardha  janë shumë shoqe.Pra ,janë shumë të pakta marrëdhëniet mes djemve dhe vajzave ,pa asnjë lloj bashkëpunimi.Kur janë në prani me mësuesen ateherë dallohet qartë se fëmijët rrinë bashkë me njeri-tjetrin.Pra ,duket qarte se meshkujt pranojne ne shoqerine  e tyre vetem djem sikunder edhe vajzat .Nuk ka asnje te keqe qe ted y palet te jene ne shoqerine e njeri tjetrit ,aq me shume gjera mesohen .Per mendimin tim mund te qendroje edhe nje fakt tjter qe con ne nje qendrim indifferent nga te  dy gjinite :Stadi I latencies meqe me shume figurat apo tregimet flasi n per nje moshe te vogel 5-12 vjec ku secili preferon te rrije me gjinine e vet.
·         Në faqen 71 nxënësi\nxënësja ka për detyrë të përshkruajë portretin e nënës .
·         Në faqen 23 në një ushtrim duhet të krijosh një tekst me titull ‘’Ditëlindja e mamit’’dhe në figurat jepet se si vajzat janë ato që e urojnë mamin me lule,përqafime ,tortën ..Duket sikur babi nuk ekziston festa ,ditëlindje mami është protagonistja e parë .Roli I saj në ambjentet familjare është I madh në krahasim me babin I cili paraqitet jashtë sferës së shtëpisë.Nëna është ajo që ka emocione ,marrëdhënie më shumë me fëmijët.Babai shihet si ai I forti ,qe do na shpetoj nga cdo gje qe ndodh.

                    STEREOTIPAT

·         Ajo që bie në sy është stereotipizimi gjinor ‘’mësueset janë femra ‘’,’’gjyshi tregon përrallën’’,’’gjyshja kujdeset,gatuan’’,nëna po kështu.
·         Ajo paraqitet në shtëpi duke qepur, gatuar,ndan drekën ,qep pirgun e përparëseve
·         Mashkulli gjendet jashtë shtëpisë ,të cilit I duhet të punojë për të mbajtur familjen .
·         Pra vajzave I vishen cilësi edukuese,të dashura ,punëtore me profesione humane.kurse djemtë janë ata që konkurrojnë,punojnë,.janë të fortë ,aggressivë.
·         Në faqen 91 të trëgimit Në pyllin e gështenjave tregohet se një djalë I vogël kureshtar ngacmoi një koshere bletësh..
·         Në faqen 149 tregohet përsëri një djalë sipër një dege peme duke kapur fruta ,duket shumë I qeshur.Pra tregohet në një farë mënyre se vajzat nuk mund ti bëjnë këto veprime.
·         Në faqen 101 në rubrikën Flasim shtrohet pyetja se :
 Me cilin I pëlqen djalit të krahasohet??Në figurë djali përqafon një lepur, ai tërheq një luan të lidhur .Goditet kështu paaftësia e femrës ,frika që mund të ketë ajo nga kafshët.Ndërsa është mashkulli ai që rri bashkë me to ,I pëkëdhel, del sypetrit ,por është I lumtur që ndodhet pranë tyre.

                 APARATI I PYETJEVE

   Duke vështruar aparatin pedagogjik të tekstit vihen re pyetje që në shumicën e rasteve e diskriminojnë vajzën .
·         Në faqe14 shtrohen pyetje të tipit
Sa vjec je këtë vit shkollor?
Me cilin u ule në bankë.?
Kë imiton djali?.
·         Në faqen 68  te Kupto tekstin pyetja I drejtohet djalit edhe pse  vjersha Mos…është shkruar për të gjithë fëmijët si vajza edhe djem.
Cilët kritikon djali?
 Sa nxënës të rinj erdhën në klasë ?
Përshkruaj shokun tënd..
 Qëndron mania për të vendosur djalin në qendër, duket sikur autori e ka më të lehtë të shkruajë ai, djalin ,cili,shokun sesa vajza .

                ILUSTRIMET
Dicka e gabuar tek ilustrimet është se fëmijët me ngjyrë nuk janë të pranishëm në asnjë moment.
Më shumë jepen djemtë se sa vajzat.Djemtë janë të viztuar në mënyrë të tipave të fortë, komandantë ,ndërsa vajzat të ëmbla,me punë .
·         Në faqen 14 të tregimi Një diskutim në klasë ,të bën cudi sepse tregimi përmban edhe djem edhe vajza të cilët bisedojnë me njëri tjetrin ,por në figurë tregohet vetëm mësuesja me vajzat .
Tek ilustrimet bëjnë pjesë të gjitha ato situate të lartpërmendura.

·         Dicka positive është se edhe djemte edhe vajzat në figura jepen me libra në duar pra, ka modele positive në tekste.Kështu në analizim paraqiten djem që janë në bibliotekë,vajza që shëtisin, një vajzë që noton ,një vajzë që lexon etj .


                                     



                                
                                                                                           


                                                                                            

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME