FAKULTETI I EDUKIMIT, DEGA CIKLI I ULET VITI II
TEMA:Taksonomia e objektivave: fusha njohese.Klasa 1, 2, 3, 4.
''Fjalët që ne i përdorim për të punuar me klasat e artit dhe duhet të jenë të zgjedhura me shumë kujdes. Udhëzimet duhet të kenë një përdorim të përshtatshëm, të përdoren foljet e duhura, të cilat lidhin funksionin njohës të nxënësve./ Aftësitë njohëse të Taksonomia e Blumit identifikon disa folje të cilat ndahen sipas 6 nivele të njohura të kësaj Taksonomie. Ato renditen nga niveli më i ulët deri në nivelin më të lartë të aftësive që duhet të fitojë një nxënës duke i dhënë kështu mundësinë mësuesit për të përshkallëzuar nivelet e arritjes së nxënësit./ Foljet e Taksonomisë së Blumit mund të adoptohen lehtësisht nga mësuesit në klasat ku zhvillohet arti''.
Taksonomia e Blumit klasifikohet ne tre fusha :
-Fusha njohese
-Fusha emocionale
-Fusha psikomotore
6 nivelet e Taksonomisë së Blumit që i përkasin sferës njohëse të cilat janë:
Njohja: riprodhimi i fakteve specifike.
Të kuptuarit: të kuptuarit e asaj që i është komunikuar.
Zbatimi: përgjithësimi dhe përdorimi i informacionit abstrakt në situata konkrete.
Analiza: ndarja e problemit në nëpjesë dhe zbulimi i marrëdhënieve midis pjesëve.
Sinteza: vendosja së bashku e pjesëve për të formuar një të tërë. Vlerësimi: përdorimi i kritereve për të bërë gjykime.
1.Të njohurit
Është riprodhimi i një diçkaje pa shpjegime dhe pa e lidhur me gjë tjetër./ Përsëritje e emrave, e rregullave, e përkufizimeve dhe e shpjegimeve ashtu siç është dhënë. Është niveli më i ulët i rezultateve të nxënësve në fushën e njohjes. Në përgjithësi mësuesit veprojnë mjaft mirë me kategorinë e njohjes./ Kjo për faktin se njohja bështetet në grumbullimin e njohurive ku nxënësit i duhet të mbajë mend atë ç’ka i është mësuar dhe jo të manipulojë apo transformojë atë.
Foljet më të përdorura janë: Përkufizo, përsërit, përshkruaj me fjalët e tekstit, identifiko, vër në tabelë, harto një listë, emërto, riprodho etj.
Pyetjet: Çfarë, kur, kush, sa etj.
Një shembull i nivelit njohës mund të jenë
a) posterat që kërkojnë rinjohjen ose përcaktimin e informacionit ose të fakteve që i kanë marrë dhe i kanë në kujtesë psh: në një poster me vegla të ndryshme nxënësi bën identifikimin e tyre duke i emërtuar ato, ose identifikimi i pentagramit.
b) rikujtimi i përkufizimeve Psh:
- Cilat janë notat në vija dhe fusha?
- Po notat sipër dhe poshtë pentagramit?
c) Rikujtimi i rregullave të përdorimit psh:
- Si formohen ritmet e thjeshta?
2. Të kuptuarit
Ky nivel është baza e fushës së njohjes dhe një hap më tej se NJOHJA. ''Foljet më të përdorura janë – kupton, tregon, jep shembuj, këndon, luan, shkruan shembuj etj''.
Se sa e ka kuptuar nxënësi mësimin, këtë e tregon aftësia e tij për të dhënë informacionin në mënyrë sa më të kuptueshme. Baza e kategorisë së nivelit të të kuptuarit është që nxënësit ta kuptojnë atë ç'ka jep mësuesi. Pra themi se nxënësi e ka përvetësuar materialin, por niveli i përvetësimit nuk presupozon zgjerimin e informacionit, por vetëm integrimin e tij.Në këtë nivel nxënësi nuk bën vetëm një rikujtim të thjeshtë të materialit, por ai mundohet ta shprehë atë me fjalët e tij duke e organizuar atë në mënyrë logjike.Duke qenë se niveli i të kuptuarit është kryesor dhe bazë për nivelet e tjera më lart, mësuesi duhet të shpenzojë kohë për t'u siguruar që nxënësi e ka kuptuar materialin. Për këtë e ndihmojnë pyetjet me anën e të cilave iu drejtohet nxënësve.
3.Zbatimi
Ėshtë aftësia për të përdorur materialin e mësuar në situata të reja dhe konkrete. Zbatohen rregulla, metoda, koncepte, parime, ligje, teori.Foljet më të përdorura janë – lexo ushtrimin në 4/4, shkruaj në kohën 4/4 me vlera të ndryshme notash, këndo në intonacion , përgatit, prodho, trego, shpjego, përdor, etj. P.sh: Të tregojë përmes grafikut të vizatuar ndryshimet e lartësisë dhe gjatësisë së notave. Ose të shkruajë një ushtrim në kohën 4/4 me gjatësi notash të mësuara. Informacioni i mbledhur nga nxënësi ka vlerë nëse ai e përdor atë për t'iu përgjigjur një pyetjeje të caktuar. Kështu pasi nxenesi merr në dorë pyetjen që ka për të dhënë përgjigje zgjedh mënyrën se si do t'i përgjigjet. Kur mësuesit i duhet të vlerësojë një përgjigje të nxënësit ai kontrollon rrugën të cilën ka ndjekur nxënësi për të arritur në këtë përfundim psh: tek një këngë për fëmijë nxënësit mund të tregojnë lartësinë e tingujve të këngës duke e dhënë këtë me anë të një grafiku.
4.Analiza
Ėshtë aftësia për të copëtuar materialin në pjesë përbërëse, për të dhënë një kuptim më të mirë të materialit.
''Foljet më të përdorura janë – shpjego përse, dallo tinguj nga zhurmat dhe thuaj pse, seleksiono, analizo një pjesë, përcakto termat dinamike duke i shpeguar ato, etj''.
Shembull: Të shpjegojë përdorimin e shenjave të ngjyrimit në një pjesë muzikore.
Përcaktimi i çështjeve është shumë I rëndësishëm për mësuesin. Në këtë rast mësuesi i kërkon nxënësit të mos i shpjegojë gjërat në sipërfaqe por të konkretizojë ato me atë ç'ka ka mësuar më parë.
Shembull
• Demonstro rregullat e të kënduarit.
• Shpjego dallimin e tingujve muzikorë nga tingujt natyrorë.
• Shkruaj si formohen kohët e thjeshta?
5.Sinteza
Ėshtë aftësia për të formuar një të tërë përmes bashkimit të pjesëve''Foljet më të përdorura janë – kombino vlerat e notave me ritmin, harto, krijo, kompozo, organizo, planifiko, rindërto, rishiko, etj.Shembull: Të kombinojë vargjet e një teksti me muzikën e dhënë''. Është procesi i kombinimit të njohurive të veçanta në mënyrë të tillë që të krijohet një model ose strukturë që nuk ekzistonte më parë. Nxënësi që përdor sintezën është origjinal dhe del jashtë nivelit të aplikimit. Kështu një nxënës që bën një vegël të thjeshtë muzikore apo përdor mënyra të veçanta për dhënie përgjigje të shumë pyetjeve vepron në kategorinë e sintezës.
6. Vlerësimi:
''Është aftësia për të gjykuar vlerën e një materiali, të mirën e një ideje, motivet e sjelljeve, vlerësimin e zgjidhjeve të problemit, ndërtimi i komunikimeve gjykuese etj.''Foljet më të përdorura janë – krahaso 2 pjesë muzikore, vër në kontrast pjesët që dëgjon, shpjego ushtrimin e krijuar, përshkruaj, interpreto, përmblidh, etj.Shembull: Të krahasojë dy pjesët muzikore duke shpjeguar ndryshimet e shpejtësisë dhe shpjeguar kujt shpejtësie i përket''. Kur mësuesi pyet nxënësit , ata shfaqin mendimet e tyre, opinionet, gjykimet, dhe japin kriteret mbi të cilat zbatohen ato''. Mësuesi bazon vlerësimin edhe mbi këto opinione. Për këtë nxënësi duhet:/Të ndërtojë kriteret e përshtatshme ose vlerat (si duhet kuptuar kjo) psh: tek një këngë e gëzueshme ai përcakton drejt kur një këngë është e gëzueshme dhe pse? Çfarë e dallon atë nga një këngë e trishtueshme? E vlerëson duke dhënë opinionin e tij.Meqenëse kategoria e vlerësimit i kërkon nxënësve të bëjnë gjykime të arsyeshme, të kenë mendime racionale ose reagimet e tyre personale duke i mbrojtur ato në mënyrë logjike dhe konkrete, atëherë atyre u krijohet mundësia e përgatitjes për situata të tjra në të ardhmen në të cilat do të nevojitet të menduarit kritik.