ADOLESHENCA(12-18/21).


TEMA:    ADOLESHENCA(12-18/21).
Ja tek jam , I zhgenjyer ,I paditur
njeri I ri para gjerave te panjohura………
E c’jam une ? Cduhet te bej ?A duhet te pres?
                                                                                       
                                    PaUL CLAUDEL
Bota e krizes… Emocionet.
    Ai/ajo eshte padyshim dikushi . Eshte nje lindje e re sikur thote edhe Zhan Zhak Rusoi :moshe e shndrimeve te medha fizike dhe psikologjike .Ai tanime eshte nje I rritur , I ekuilibruar ,I natyrshem, me boten e tij te te brendshme te padukshme  si te  erret  .
 Ai mezi njihet .Fizikisht ka pesuar ndryshime .Pikerisht ai femija I dikurshem I urti ,I qete me jeten ,krijon nje gjendje sikur ta kemi kembyer femijen tone.Vajzat ..vajza plot freski ndersa djemte ca djem si shtrembelaqa qe jane tjetersuar tashme .Kriza e pubertetit nuk eshte nje konflikt , nje drame apo nje revolte .Kjo krize me dendur eshte nje kalim evolutiv ,I ngadalshem por progresiv dhe nje permbysje qe sjell nje jete te re ,nevoja te reja dhe nje zhvillim te larte fizik dhe psikik.
Gjithcka ka te beje me nje force, me nje drite ,zhvillim seksual ,arritje  e pjekurise seksuale.Ajo qe vjen eshte e bukur ,eshte jeta e vertete,eshte jeta plot ecje te shpejta ,krenare ,inferiore,,plot kthesa e veshtiresi .Atje ke pragu ku hedh hapin e pare jane te gjithe nje pershtatje e re ,kuptim I dyfishte I gjerave ,nje integrim I ri ,pak lodhje ,pune ,pervelim dhe loje .Nis bota e madhe ,e arte ,e nxire e mbushur me re dhe shqetesim  ,eshte koha e rremujshme e jetes  .Jane kriza individuale ,te provokuara nga aksidente personale .Por kur ja nis edhe afrimi I  pjekurise seksuale me nje cap te pavendosur ne fillim,ndihet si termet ,por ama I bukur.Ndihet dicka e forte ,e keputshme  por per cudi qesh dhe te mendosh qe eshte vetem fillimi .Kriza e pubertetit behet ne trup fillimisht ne trup ,pergjate trupit ,nje rimarrje ne diskutim e gjithckaje ,nje qendrim  I ri hutues  ndaj familjareve ,prinderve ,motrave ,shokeve.Nga keto qendrime lindin konflikte  sepse rrethi shoqeror nuk rri pa reaguar .Pamjet jane ne shumanshmerine e jetes :disa nuk ushqehen me si me pare ,I veshtire paraqitet edhe konflikti I pastertise ,ndryshimi I gjithckaje  ne tualet ,ne dhomen e gjumit ne mirembajtjen e trupit apo edhe veshjeve .Ky vrull I ri duket sidomos ne anen seksuale .Organet gjenitale marrin nje zhvilllim te pershpejtuar duke provuar masturbimet .Ai tani vjen per te kapercyer nje prag te ri ate te vetvetes ,me unin e harmonizimit dhe gjakftohtesine se gjesteve te tij dhe te pasur ne fjalorin e zbulimit ne boten qe e rrethon e qe do ta fitoje .Periudha e pubertetit pershkruhet si nje vazhdimesi psikologjike e femijerise ,ripunon dhe perterin te njejtat tendenca me te njejtat veshtiresi .Cdo qendrim fizik ose mendor nuk zhvillohet vecse duke filluar me plotesimin e muskujve ose te nervave ne menyre te organizuar ne gjithe trupin .
Nje tjeter dukuri normale eshte ajo e ekuilibrit suksesiv te zhvillimit mendor qe kapercen shkalle ose pragje .Nje fitim pervoje ,nje aftesi e re eshte integruar ne ansamblin e personalitetit ,detyrimisht ne nje shkalle te larte se sa e vjetra qe zhduket .Kjo periudhe eshte me e pasura ne zbulime dhe riorganizime ,eshte nje bashkesi qe prêt vijimisht anetare te rinj dhe nuk gjen asnjehere nje ekuiliber .Pjekuria ne kete cast delikat po ecen me kujdes I habitur dhe I tmerruar.Eshte nje ecje si neper tym , si neper mjergull e udhehequr nga drita qe rrezellon diku larg qe ndrit shpirtin e tij .Eshte stervitja e pare ..Konfliktet e vogla apo te medha  me rrethin shoqeror jane nje e dhene themelore per evolucionin dhe jeten psikologjike .Te tjeret I  bejne te vuajne dhe ne ata I  bejme te vuajne   nga e njejta prani e jona .Nuk mund te kete nje marredhenie pa konflikt ,pa lufte .Eshte vete ballafaqimi me qendren e botes qe na detyron te fitojme ndergjegjen , sepse atje jashte ekziston nje realitet paqesor apo armiqesor  qe eshte perfundimisht e domosdoshme .Nese nuk perplasesh ,pa hasur nje kundershtim Uni  ,ka per te mbetur I dobet dhe i budallallepsur .Konflikti ndodh me ngjarjet e papritura ,familjet e paqendrueshme ,te paturpshmit ,vullnetet e dobeta ,,mjediset  shkollore ,zhurmat ,punet e keqija.Uni me egocentrizmin e tij ,me nevojen per dominim ,gati per gjithcka vihet perballle inteligjences qe ka ky adoleshent ,logjika e te cilit permban aparate te shumta por qe funksionojne ende ne boshesi.Pushteti per te qene I lire ,per daljet ,aspiratetende te pandezura seksuale,deshira per te pasur para per nje jete luksoze ..te tera keto jane aspirate qe konturojne adoleshentin .
Ky konflikt I brendshem eshte aventure e re per te kerkuar identitetin e tij .Gjithe qenia  pa e ditur kush eshte ,punon me ngulje qe te konsiderohet si dikushi .Ne kete udhe te nenvetedijshme  udheheq ajo drite qe duket e dobet ne fillim ,por drite qe shpejt mbush shpirtin e tij apo asaj.Nje klithme e heshtur por e forte , e brendshme ,te cilen e degjojne te  gjithe .Kureshtja  nuk eshte vetem intelektuale ,per tu pare, por per tu krahasuar me te tjere ,jane te pranishme nga pulsimet seksuale te kesaj moshe .
Prinderit bashke me qellimet e mira dhe educative ndjejne lindjen e ndjenjave ,lulezimin seksual tek djemte dhe vajzave dhe kerkojne te jene bashkebiseduese me ta por ,ai,adoleshenti interesohet per gjera qe nuk kane lidhje me te ,por qe jane pjese e botes se te rriturve .Tashme e kane humbur shkelqimin lojrat e femijeve .Ai tani do nje gje qe nuk eshte me femije e refuzon me zjarr se nuk eshte nje femije  dhe nuk do te jete I tille .Kerkon te kete idntitetin e tij ,emrin e tij .Nuk pranon me perkedhelje as emrin me embelsi nuk do t’ia therrasesh me .Eshte mosha kur do te pispilloset ,vuan per gjera qe jane qesharake .I ben keq prania e prinderve ,kujdesi I tepruar ,apo kur ata duan se s’ben te dine se c’po ndodh me kembet e tyre ,duart ,fytyren etj.kur zemerohen me pamundesine  apo kur qeshin teksa te veshtrojne .. duket sikur jam nje tjeter ,si te thuash ufoo.Por adoleshenti ashtu eshte I eger ,I bute ,si ti vije edhe pse flet me ligesi apo pa mirekuptim, por as ai vete nuk e di se si I dalin nga buza ato fjale .Kontakti me te rriturit edhe I ben mire  edhe I ben keq .Ata mendojne edhe kete qe cfare mendojne te tjeret per mua ????Sepse ata mesa duket dine nje gje te bejne per te qare .Duket sikur prinderit e tyre nuk kane kaluar adoleshence .Ata thjesht jane ne udhen per tu bere dikushi .
                   
                               Ndryshimet fizike
Ndryshe c’ndodh me trupin ,I cili zhvillohet me hapa te shpejte, ndersa pjekuria seksuale  zgjat nje periudhe 2 deri 3 vjecare .Ai rritet shpejt ,zgjatet, formohet plotesisht sigurisht me problem. Por vemendja eshte diku verdalle sa ngadale qe ecen ky process I pjekurise seksuale .Tek djemte ndodh rritja e tekstikujve  dhe e penisit ,I cili qe nga lindja ishte shume pak I zhvilluar.Pastaj shfaqen qimet e para te pjekurise .Pastaj vjen faza 14 -15 vjec kemi rritjen e shpejte te organeve  gjenitale gjersa arrijne masen dhe volumin perfundimtar .Po ne kete moshe duken mire qimet ne sqetull ,pushi mbi buzen e siperme dhe zeri nis te trashet.Me vone nis prania e qimeve ne faqe dhe ne trup.Lengu spematik fillon te jete tubuar rregullisht dhe permban spermatozoide ,eshte kjo mosha e derdhjes se pare, por jo tek te gjithe mund te ndodhe sepse ka edhe te prapambetur apo per shfaqje individuale .
Tek vajzat pjekuria filllon me me zhvillimin e gjirit dhe dukjen e qimeve ..Rreth moshes 12 vjecare ndodh zhvillimi me I rendesishem I organeve gjenitale te brendshme ,tek vezoret ,mitra dhe pjesa e jashtme ..Menstruacionet e para shfaqen sipas individeve ,pa perjashtuar anomalite shendetesore.Si te djemte edhe te vajzat zhvillimi ose shfaqja e karakterit seksual behet ne menyre te rregullt.Nuk eshte e rradhe te konstatosh edhe gjoksin tek djemte por nuk eshte e thene qe eshte arritur pjekuria seksuale e plote .Keto jane dukuri tranzitore shpesh traumatike  dhe gjithnje ne plan psikologjik .Paralelisht me rritjen e pjekurise gjenitale ndodhin modifikime spektakolare te trupit .Gjymtyret e poshtem pesojne zgjatje te shpejte ,jane ne shperpjesetim me pjeset e tjera te trupit .
Vetem nga fundi I pubertetit trungu zhvillohet ne te gjitha permasat duke kompesuar rreth dy viteve dizarmonine e rritjes .Zhvillohet dukshem kapaciteti I frymemarrjes sepse fiton zgjerim dhe rritje gjoksi adoleshenti .Tek vajzat ajo paraprin rritjen e shtatit dhe nje fare dhjamosjeje.Kjo mund te vi nga crregullimi I sistemit endokrin ,por duhet verifikuar edhe sasia  kalorike qe merr gjate dites ,menyra si ushqehet ,oreksi ,levizjet qe ben pra gjithcka qe lidhet me jeten e perditshme .Problemi I kesaj moshe  tek te ushqyerit eshte shume delikat dhe ceshtje honorofike e familjes .Nga ana tjeter femija paraqet probleme anesore afektive qe disa here merr pamje anksioze.
Nderkohe qe shtati I eshte rritur goxha ,supet nuk jane zgjeruar ne perpjesetim me te ,pucrrat majuce qe Ia kane mbushur fytyren ,ca qime mustaqesh jane vetem object talljesh.Eshte akoma I holle ,perseri zeri eshte I holle e te brishter aq sa mund te duket si vajze .Akoma prinderit nuk e lejojne qe te perdori brisk apo te prese qimet ne faqe.
Por nuk eshte e rehatshme edhe te jesh vajze ne fazen e pjekurise .Shume heret ajo merr pamjen e nje gruaje .Jo vetem shtati qe mund te jete sa I mamit por edhe gjoksi ne disa muaj zhvillohet n me perpasa te dukshme duke u zhdukur nga ajo vajza e vogel e dikurshme .Do tani te veshe fustanet e mamit ,te beje tualet saqe tani qe po e provojne ato shikime te burrave mbi silueten e saj,zonjushat  keto gjera I japin edhe kenaqesi por I falin shqetesime.Fillojne te vishen si djema ,I maskojne format e dukshme ,kjo jo per te gjithe ,ka qe duan te tregojne feminilitetin, te tjera se ckane nje deshire per tu veshur ne kete menyre .
Duhet thene se pulsimet e para gjenitale zgjojne te kunderten ,pas habise fillestare ,nje interes qe ska per tu shuar kurre .Ndijimet e para seksuale ,fryrjet ,eksitimet e zbulojne papritur kenaqesine masturbike duke shkaktuar nje pamje ankthi saqe nuk guxojne te flasin me askend per keto pune .I duket si dicka e keqe, e piset jo e pershatshme te tipit:  Ndihen te turpshem per organet e tyre gjenitale ,gjiri qe I shtrengohet fort ,nxjerrjet spermatike te cilat nuk lene gjurme ,menstruacionet e para qe nuk deshiron ti deshmoje te emes .Ai tashme njeh nje numer jo te vogel elementesh te cilat I ka mesuar te prinderit ,ne leximin e librave te edukimit seksual ,por me dendur nga bisedat me njeri tjetrin duke ballafaquar njohjet e veta me ato te shokeve .Nderkohe qe ai ka lexuar romane shume a pak te ndaluar ose shkrime pornogafike fshehurazi.


         Adoleshentet ne marredheniet shoqerore dhe familjare.


          Mosha mosmirenjohese ,te druajturit,te turpshem ,poterexhinj sapo njihen mire dhe ju jeni te sjellshem me ta ,ata ju interesojne ,ju zene bese ,tregojne gjithcka qe nuk ua kane thene as prinderve ,si prove e lidhjes se qendrueshme te admirimit ,dhemshurise .Adoleshentet I shtyn e panjohura per sjellje te pandergjegjshme .Shija e paqartesise I ben me shume kurioz ,sepse injorojne pasojat .Rete jane grumbulluar te erreta ,ne levizje tinzare e me  elegance,presin nje shkendije .Ja tek degjohet, fillon stuhia .Kudo shfaqen pavaresi, revolta ,kundershtimi I te marrurit pjese ne familje, te mbyllurit ne vetvete,ballafaqimet e ashpra sjellin nje femije te shqetesuar ,jo me pak nje prind.Kjo eshte pika e konflikteve sepse prinderit I quajne adoleshentet femije akoma ,ky anim shoqerohet nga deshira per autonomi,pavaresi.Duan sjellje te rriturish ,kerkojne te futen ne shoqeri,te jene perdorues te kafese,duhanit,alkolit,te flene vone ,te dalin shetitje te pashoqeruar etj..Rebelimi nuk eshte rebelim por steriotip,process brenda zhvillimit .Cdo person duhet ta pranoje fazen e rritjes .Adoleshenti formon dhe forcon identitetin .Background I familjes jep ndihme ne kete drejtim ,I jep te riut trashegimi,culture,histori qe te eksploroje.Ai\ajo hedh poshte bindjen pa kushte .Kur bisedon ai kerkon te jete I barabarte me te barabartin sepse do te tregoje se eshte dikushi.
   ’’Ata te mite nuk kuptojne ,nuk bej dot gje se mami me rri  prane,une bej budadalleqe.Per ters merrr cdo gje qe un bej.’’ Kurse ne shoqeri ndihet mire ,sepse ate e besojne te tjere,eshte jashte stuhise qe vepron pa dashje. Uni I ri qe formojne para familjes,motrave eshte e veshtire te afirmohet .Ndihet lakuriq para tyre nga ana psikologjike ,ndersa para shokeve ben figuren e mire .Me kedo anetar te grupit apo ‘’bandes’’ai shprehet hapur dhe lejon te jete dikushi.Dukja e con tek Uni.Ndersa frika apo shqetesimet e familjes e shtypin reaksionin e dukjes.Prinderit e qortojne shpesh,ai madje qorton veten per shkak te humorit  te lekundur, nuk ka arsye me baza, I mungojne idete..Ata duan te mbeshteten ne vlera mediocre ,te gjallerojne atje ku lulezon vesi ,te grinden, te jene te dhunshem ,te kene ballafaqime me rendin e situata te shumta…pra pak mundesi per nje terren ku te afirmohet karakteri.Ky I ri ne rrethin familjar fiton pervoje ,por kur idete e reja ndryshojne nga universi familjar fillon burimi I konflikteve.Konformizmi intelektual fillon ne nje dite te bukur duke kritikuar idete e dashura per prinderit por per adoleshentin vetem ai ,ajo duhet te jete ne qender te vemendjes .Sa vjen e ky I ri/e re  I/e zhvilluar ne rrafshin e logjikes dhe arsyetimit abstract  fiton mundesi te reja dhe mund te mos I marre si te verteta te gjitha ato sa thuhen.  Ai kupton se te tjere ekzistojne ,triumfon keshtu mbi burgun e pare familjen per te hedhur hapat ne gardhet e tjera .Ballafaqimi me familjen qendron si nje ligj gjate ketij evolucioni.Ai gjen figuren ideale brenda familjes sepse e ndjen rrezikun jashte .Diskutimet mbeten tema agresiviteti,kritikash ,mirekuptimi. Ngrihet nje fasade jokonformizmi me familjen ,jane ata qe I admiron ne detaje me ane te te ciles cimenton personalitetin.Por, prape adoleshentet bejne  krye ,kur I qendron perballe ai ndeshet me veprime kontradiktore ,nuk e duron dot pranine e prindit.Miku eshte ai qe I perngjan ,e takon e gjen ,ka nevoje per njeri -tjetrin me aspirate te njejta edhe pse ndryshojne nga origjina familja,fiziku…Por vihet re se nuk kane aq shume miq ,adoleshenti\ja  mikun e pranojne si vetja .Miqesia I shtrengon me shpejtesi ,si te marrin vendime sipas egocentrizmit ,te heqin pjese e teperta per te marre vetedijen e tjetrit. Shtohet pambarimisht deshira per te provuar forcat, sepse me kete rruge do te fitohet admirimi I shokeve .Qindra ‘’pse ‘’ vlojne ne koken e tyre . Cdo dite nje zbulim I ri ,merr, thith,fiton,ndjen,kupton dicka .Pergatitja e detyrave nuk e mban vendi gjate gjithe kohes ,rritet presioni.Ajo qe nuk eshte bere perdite te tera kerkohet brenda nje dite.Shendeti I keq shkollor shoqerohet me vullnet te keq,por kur bie fjala per te luajtur apo zbavitur ne forma te shumellojta ndizet vullneti Brenda tyre.Perkundrazi La Fonten citon :Kjo moshe nuk njeh meshire .Rritet agresiviteti,permasat e inferioritetit per me te dobetin.Femija nis te aktivizohet ne klase,hyn ne kontroll shoqeror,krijon nje grup te ngushte social,ne lidhje te reja  me pak fjale nje jete me te gjere se me pare .Prindi shqetesohet,nuk di si te veproje . Cpo ndodh???/? Femija im I heshtur ne nje bote te larget ,jep nje pergjigje te shkathet sa ta le fjalen ne gryke..!!!!Adoleshenti ,ky individ midis kufirit te moshes se te rriturve dhe largimit nga femijeria  ka nevoje per te ndjere ekuilibrin solid te vatres familjare.Prindi nga njera ane qe kerkon suksesin ,marredheniet perfekte me shoqerine ..,Monotomia ,bashkepunimi , jane ‘’armiq’’per krizen e padurueshme.
Rezultati eshte se femija edhe pse shprehet rendomte, vezullon nje ndjenje respekti per prinderit.Marredheniet midis prinderve dhe adoleshenteve te te njetit seks jane te veshtira por jo pa rrugedalje .
 
           
                 Dua ,Dashuroj  ,Pelqej .
Dashuria eshte nje fjale  e malkuar dhe nje mrekulli.U shkakton tmerr vajzave te vogla por edhe buzeqeshje .Dashuria thote Pol de Tars: eshte paciente e jetes ,nje e semure e trupit tone ,e shpirtit tone ,ajo vuan shume ,beson shume,shpreson ,mban ne shpine ,nje barre te rende .Ndonese lind si insipirate per te njohur ,per te zbuluar ,ajo trupezohet ne shpirt si levizje dinamike ,kthehet ne nje etje ,nje nxehtesi qe ia djeg trupin e zemren .E c’ishte dashuria per prinderit ??????Asgje .. Eshte tani nje drite e re ,nje mjegull ku drita shuan edhe diellin .Kjo gjendje e re nuk te le as te marresh fryme  dhe perhere dalin gjera te cuditshme .            Psikologet I shqeteson kjo gjendje .Sigurisht e kane nje pergjigje .Thelbi fillestar eshte seksi ,me perpunimin e organeve gjenitale .Kjo eshte ajo habia e madhe qe I ben edhe me kontradiktore adoleshentet .Ata edhe e ndjejne pranine e te rriturit brenda mirepo e ndjejne qe jane shume larg prej tij.Ajo ,dashuria lind si loje ,si nevoje per te luajtur me sakte .Eshte nje nxites I brendshem qe buron prej kureshtjes ,karakterit ,temperamentit ,interesave ,motiveve dhe nevojave
Mund te jete me shume sipas psikologeve edhe nje pjese integruese e personalitetit .Keto nxitesa e cojne  adoleshentin te vrapoje ne rrugen qe I orienton nenvetedijen ,ajo drita e famshme qe u permend pak me lart.Adoleshenti do te zbuloje te fshehtat ,ai rrezikon dhe futet ne boten e aventures .Ata jane te gatshem por nen levozhgen e heshtjes dhe te pasigurise .Ata  shohin se si lidhjet e te tjereve jane aq te duruara  e te fuqishme ,por problem qendron se  te tjeret jane me te rritur se sa ato.Nje pjese mund te kete lidhje te gjata dashurore ,por shumica derrmuese jane lidhje erotike te nje kohe te shkurter ..E rendesishme eshte puthja nga dhjetera faktore psikologjike ,po puthja e pare.Eshte e paperteritshme,si edhe thjesht emocionale ,por vendimtare per disa .Aventura e pjekurise seksuale nuk eshte  ceshtje vetem  e  femijes, por edhe e familjes dhe  grupit social.Nuk eshte fjala per te krijuar terrene artificiale  per sherimin nga kjo semundje ,e cila merr trajta me komplekse dhe behet e mprehte ,port e kalohet kjo etape sa me lehte .mirepo duket se nuk eshte edhe aq e thjeshte .
               
                    ASKETIZMI
Nje nder modelet e mbrojtjes se Unit qe jane pershkruar nga Anna Freud .Asketizmi pubertar eshte nje zmbrapsje e pergjithshme ,kundershtim aktiv I jetes instiktive ,shtyrja e kenaqesive jo vetem seksuale por edhe takimet,koketeria,eleganca ,kercimi.etj Eshte zmbrapsje e kenaqesive afektive dhe ndijore .Keshtu Uni zmbraps jeten morale dhe shpreh te gjitha  dobesite e Unit qe nuk arrin te marre ekuilibrin ndermjet kerkesave ngulmuese .
  

                      INTELEKTUALIZMI
Ecen hap pas hapi me perpjekjet qe ben Uni per te dominuar instiktet me ane te menduarit conceptual ,pa shperthime gjate periudhes se latencies dhe I jep mundesi per te arsyetuar dhe kuptuar teresine e konflikteve te parrezikshme .Intelekti ve ne ne funksion  dhe kerkon per te ngulitur ne rrafshin e ideve te pergjithshme dhe te abstraksionit ,duke I kthyer ne tendenca te zakonshme dhe te njohura te personalitetit te tij .Ai nuk kerkon qe te humbase gjurmet qe realiteti ia imponon .Veprimtaria e tij  mendore  zbulon nje preukopim intesiv te proceseve  intelektuale ,nje shndrrim ne te menduar abstakt dhe te asaj qe ndjen .Ideali I dashurise dhe besnikerise  mund te jete ne thelb shpjegimi I perpjekjeve te Unit per te luftuar kunder tendencave te veta te mendjelehtesise .
 Paska qene nje gjume I gjate ,ndonese me shume endrra ai I para celjes se asaj drite te bekuar dhe te mallkuar njekohesisht .U zbulua  para nesh nje tablo ,duket sikur gjithcka eshte e erret ,e zhytyr ne nje mjegull te dendur .Por jo.Ne ate breg ka dale dikushi ,njeriu I sigurt ,njeriu qe la pas driten e vagellyer  dhe tanime , I ndricuar nga  dielli I se ardhmes ,I jetes neper te cilen do te ece dhe jo I vetem.

      BIBLIOGRAFIA
 Lleshi,Xhevahir: ”Paraadoleshenca’’,Shtepia Botuese Uegen ,Tirane  2001. 

Dolto Francoise :”Etapat kryesore te femijerise” ,  Shtepia Botuese Toena ,Tirane 1994.



Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME