1. SHKOLLA E LARTË E EDUKIMIT
DEGA: MASTER SHKENCOR NË EDUKIM
VITI: I
LËNDA: MODELE TË MËSIMDHËNIES DETYRË KURSI
DEGA: MASTER SHKENCOR NË EDUKIM
VITI: I
LËNDA: MODELE TË MËSIMDHËNIES DETYRË KURSI
2. SKENARI 8: Nxënësit e klasave fillore harxhojnë shumë kohë duke mësuar copa të vogla informacioni specifik si alfabetin, si të gërmëzojnë fjalën shtëpi, shumën e 6 dhe 6, dhe kështu. Për më tepër ata janë në stadin e veprimeve konkrete të zhvillimit kognitiv. Për shkak të këtyre dy arsyeve, është normale që t’i jepet fidbek i shpejtë dhe i menjëhershëm, sa më shpesh të jetë e mundur kur instruktoni nxënës të klasës së parë. Nëse një fëmijë gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike ka rëndësi t’i tërheqësh vëmendjen për gabimin, sa më specifikisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Kur një nxënës jep një përgjigje të saktë, është po aq e rëndësishme të përforcosh përgjigjen në mënyrë që të forcohet. Në një mënyrë të tillë, ju duhet të përpiqeni të jepni fidbek të shpeshtë, të detajuar dhe të menjëhershëm, kur jep mësim në klasat fillore, ose kur shpjegon informacion faktual studentëve më të rritur. ZHVILLIMI Procesi i të nxënit, nis që në fëmijëri, dhe çdo gjë që ndodh në atë moshë, lë gjurmët e veta në gjithë periudhën jetësore të individit. Fëmijët janë një “tabula rasa”, ku ajo që shkruhet në të është shumë e vështirë për t`u fshirë apo për t`u modifikuar, pra fëmijët mësojnë atë që jetojnë. Të nxënët në këtë skenar ndërtohet në mënyrë aktive, pra, paraqitet si një proces i zbulimit aktiv. Roli i mësuesit në këtë skenar nuk është që të ngulitë njohuritë tek nxënësi nëpërmjet përsëritjes së vazhdueshme, ose t’i shtyjë nxënësit që të mësojnë nëpërmjet përdorimit të shpërblimeve apo dhe dënimeve. Roli i tij është që të lehtësojë zbulimin duke dhënë burimet e nevojshme dhe duke i udhëhequr nxënësit ndërkohë që ata përpiqen të marrin njohuri të reja mbi ato ekzistuese dhe të modifikojë njohuritë e vjetra për tu përshtatur me njohuritë e reja. Meqë mënyrat e të nxënit të nxënësve janë aq të ndryshme, sikurse ngjyrat e ylberit, është e domosdoshme që unë si mësuese të njoh se cilin stil preferojnë më shpesh nxënësit dhe ta kenë 2
3. parasysh në procesin e mësimdhënies. Kështu, gjatë studimit të këtij skenari dalin në pah këto modele të mësimdhënies: Zhvillimi Kognitiv Në këtë skenar jemi në fazën konkrete operacionale (e treta) të zhvillimit kognitiv sipas Piazhe-së. Kjo fazë fillon kur nxënësi fillon të përdorë logjikën e duhur. Nxënësi është në gjëndje të klasifikojë objektet, ti rendisë ato sipas cilësive të tyre dhe e ndajnë një problem në disa komponente, në mënyrë për ta zgjidhur atë. Aftësitë kognitive në këtë skenar ndërlidhen me proceset mendore që hynë në funksion gjatë marrjes së informacioneve, interpretimit, depozitimit në kujtesë dhe më pas riprodhimit të tyre. Kjo gjë vihet re në rastin ku nxënësit i duhet të mësojnë alfabetin, pra: nxënësit njihen me shkronjën që do të mësojnë, e interepretojnë atë me shembuj ose dhe duke gërmëzuar fjalë që fillojnë me atë shkronjë. Më pas, informacionin e depozitojnë në kujtesë për ta përdorur në mësimet e tjera. Teoria Bihejvioriste Në këtë skenar kjo teori vihet re në rastin kur nxënësi p.sh. gërmëzon saktë ose gabim. Në rastin e gërmëzimit saktë kemi vlerësim, ndërsa në rastin gabim, nxënësi ndëshkohet. Por në këtë rast, ajo që është më e rëndësishme është që nxënësi duhet stimuluar. Gjatë zbatimit të kësaj teorie në këtë skenar duhet që nxënësit ti ndihmojmë të kalojnë me vullnet dhe sukses situatat që u krijojnë ankth ( p.sh gërmëzimi i fjalëve). Gjithashtu nuk duhet të harrojmë dhe lëvdatat të cilat duhet të jenë të qarta dhe të motivuara. Teoria e përpunimit të informacionit Ashtu si kompjuteri, mendja njerëzore e merr informacionin, kryen mbi të operacione për t’i ndryshuar formën dhe përmbajtjen, e ruan informacionin, e nxjerr kur i nevojitet dhe gjeneron reagimet ndaj tij. Në këtë skenar, aktiviteti i mendjes së nxënësve është në aftësinë që ata kanë për të mbledhur, ruajtur dhe përdorur informacionin. Kjo gjë, vihet re në kohën që i duhet nxënësit për të mbledhur, gërmëzuar apo në mësimin e alfabetit. Rezultati që pritet nga përpunimi i informacionit shprehet nëpërmjet sjelljes si: një shtrembërim fytyre, një përgjigje ose një lëvizje e trupit nga nxënësi në varësi të situatave që krijohen në klasë apo në skenarin e dhënë. 3
4. Bazuar tek skenari këto teori kanë avantazhe dhe disavantazhe të cilat do jenë si mëposhtë: Zhvillimi Kognitiv Avantazhi i kësaj teorie është fakti që nxënësit mund të bëjnë veprime llogjike, mund të kuptojnë ndryshimet si dhe mund të bëjnë ruajtjen dhe klasifikimin e detyrave. Disavantazhi kryesor i kësaj teorie është tek ndarja e fazave të zhvillimit të fëmijëve. Nuk është çdo gjë e ndarë me thikë që kjo fazë fillon dhe mbaron me grupmosha të caktuara. Në fakt, fazat mbivendosin njëra tjetrën sepse mund të kemi zhvillim të vonshëm apo të hershëm të fëmijës. Teoria Bihejvioriste Avantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: − Përqëndrohet tek sjellja dhe sjelljet mund të mbikqyren dhe manipulohen (përforcimi negativ dhe pozitiv). Në këtë skenar kemi përforcim pozitiv në rastin kur nxënësi jep një përgjigje të saktë dhe në këtë rast duhet që nxënësi të stimulohet. Por është dhe rasti kur nxënësi e zgjidh problemin gabim, dhe kemi të bëjmë me përforcim negativ. Si përforcimi pozitiv ashtu edhe ai negativ, bëjnë që sjellja të përsëritet. Ndërsa, ndryshimi është se përforcimi pozitiv është efektiv sepse pas kryerjes së një sjelljeje jepet diçka pozitive, ndërsa përforcimi negativ është efektiv për arsye se hiqet një diçka e pakëndshme. − Përshtatet me mjedisin. Mjedisi ose klasa ku zhvillohet mësimi ndikon në personalitetin dhe sjelljen e nxënësit. Sepse është pikërisht ky mjedis që shkakton sjelljet e nxënësve. Disa sjellje që ndikohen nga mjedisi bëhen pak a shumë të mundshme dhe të parashikueshme. − Sjellja matet. Matjet ndihmojnë në grumbullimin dhe analizimin në mënyrë efektive të dhënave mbi sjelljen që shfaqin nxënësit në klasë apo mjedisin ku ata janë. Matjet që mund të përdorim në këtë skenar p.sh janë provimet apo minitestet për të parë se sa e kanë përpunuar informacionin nxënësit. Pra, ajo çfarë matet është sasia e të nxënit duke përdorur metoda që matin sjelljen. 4
5. Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: − Janë teori shumë mekanike. E konsiderojnë nxënësin si diçka të ngjashme me makinën apo kompjuterin, e zhveshin atë nga cilësi të tilla si: nga aftësia për të menduar, nga aftësia për të imagjinuar dhe nga aftësia për të kontrolluar sjelljen. − Nuk i kushtojnë rëndësi proceseve mendore. I kushtojnë shumë pak rëndësi proceseve mendore dhe mendojnë se duhet përqëndruar vëmendja më shumë në sjelljen aktuale sesa në proceset mendore. Teoritë bihevioriste nuk marrin parasysh individin, kapacitet e kreativitet, nevojat e fëmijës, motivacionin. Individi nuk mund të kontrollohet por duhen marrë parasysh nevojat dhe mundësitë e fëmijës, gjegjësisht nxënësit. Teoria e përpunimit të informacionit Avantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: − Roli aktiv i nxënësit në zgjidhjen e problemit. Ky rol duket në: formulimin e problemit, transformimin e tij në trajta që lehtësojnë zgjidhjen, përpilimin e një strategjie për zgjidhjen e tij dhe përdorimin e informacionit ose të feedback-ut gjatë kalimit stad pas stadi drejt zgjidhjes. − Thekson rolin e provës dhe të gabimit. Kjo lloj zgjidhjeje problemi përdoret shpesh kur nxënësit nuk kanë informacion tjetër ku të bazohen (teksti mësimor). Atëherë ata provojnë çdo lloj gjëje që i del përpara, derisa rastësisht të gjejnë zgjidhjen. Dhe në skenar kjo gjë vihet re gjatë procesit të feedback-ut ku nxënësi e gjen zgjidhjen saktë ose gabim, por duke bërë prova ai e ndreq gabimin. - Aftësia për të memorizuar problemat. 5
6. Nxënësi ka aftësi për të memorizuar çdo problem që i jepet, dhe këtë e ruan në kujtesën afatgjatë. Njohja e informacionit do bëhet pikërisht nga kujtesa aty ku informacioni është ruajtur. Nxënësit e memorizojnë informacionit më shpejt se të rriturit. Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: - Kapacitet i kufizuar Në ndryshim nga i rrituri, nxënësi nuk mund të mbajë mend shumë informacion. Por, me kalimin e viteve, ai është në gjendje të mbajë mend më shumë informacion. Gjithashtu nuk përcaktohet sa gjatë nxënësi e ruan këtë informacion në mendje përpara se ta humbë atë. Si dhe nuk përcaktohet sa shpejt nxënësi e përpunon informacionin. Kjo gjë vihet re dhe në skenar, në rastin kur nxënësi gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike. Pra, informacioni nuk është përpunuar siç duhet nga nxënësi përndryshe do të kishim përgjigje të saktë. Si përfundim mund të them që për teoritë e lartpërmendura mund të shtoj se këto teori kanë diçka të vlefshme dhe asnjëra nuk është e gabueshme. Ajo që dua të them është se duhet të dihet se cila teori ku duhet zbatuar, si duhet zbatuar dhe sa duhet zbatuar. Gjithashtu duhet të dihet nëse keto teori janë të përshtatshme për tu zbatuar në situata të caktuara, siç ishte dhe situata e paraqitur në skenar. Teoria që mund të jetë më e përshtatshme është ajo e përpunimit të informacionit, ku duhet të sigurohemi që nxënësi e ka mendjen në mësim. Ti ndihmojmë ata të vendosin lidhje midis informacionit të ri dhe atij ekzistues. Gjithashtu duhet që informacionin ta përsërisim në mënyrë që të eliminojmë mësimin përmëndësh nga ana e nxënësve. 6
7. Nxënësi ka aftësi për të memorizuar çdo problem që i jepet, dhe këtë e ruan në kujtesën afatgjatë. Njohja e informacionit do bëhet pikërisht nga kujtesa aty ku informacioni është ruajtur. Nxënësit e memorizojnë informacionit më shpejt se të rriturit. Disavantazhet e kësaj teorie në këtë skenar: - Kapacitet i kufizuar Në ndryshim nga i rrituri, nxënësi nuk mund të mbajë mend shumë informacion. Por, me kalimin e viteve, ai është në gjendje të mbajë mend më shumë informacion. Gjithashtu nuk përcaktohet sa gjatë nxënësi e ruan këtë informacion në mendje përpara se ta humbë atë. Si dhe nuk përcaktohet sa shpejt nxënësi e përpunon informacionin. Kjo gjë vihet re dhe në skenar, në rastin kur nxënësi gërmëzon gabimisht një fjalë ose jep një përgjigje të gabuar për një problemë aritmetike. Pra, informacioni nuk është përpunuar siç duhet nga nxënësi përndryshe do të kishim përgjigje të saktë. Si përfundim mund të them që për teoritë e lartpërmendura mund të shtoj se këto teori kanë diçka të vlefshme dhe asnjëra nuk është e gabueshme. Ajo që dua të them është se duhet të dihet se cila teori ku duhet zbatuar, si duhet zbatuar dhe sa duhet zbatuar. Gjithashtu duhet të dihet nëse keto teori janë të përshtatshme për tu zbatuar në situata të caktuara, siç ishte dhe situata e paraqitur në skenar. Teoria që mund të jetë më e përshtatshme është ajo e përpunimit të informacionit, ku duhet të sigurohemi që nxënësi e ka mendjen në mësim. Ti ndihmojmë ata të vendosin lidhje midis informacionit të ri dhe atij ekzistues. Gjithashtu duhet që informacionin ta përsërisim në mënyrë që të eliminojmë mësimin përmëndësh nga ana e nxënësve. 6