Auditimi bankar


http://eseshkolle.blogspot.com/




Auditimi bankar
Qellimi ; te jape kendveshtrimin e audituesit duke paraqitur nje pamje te aktiviteteve kryesore te biznesit bankar duke dhene funksionet kryesore, fushave kyce te riskut si dhe funksionet e kontrollit.
Edhe per bankat sikurse per cdo biznes tjeter, qeverisja e korporates organizimi komercial, etj jane te njejta. Dokumentimi I politikave dhe procedurave per cdo aktivitet, jane te formalizuara po ashtu edhe nivelet e autoritetit nenshkrues per cdo transkasion, pagese etj. Auditimi I brendeshem ne banke duhet te jete konsistent per te gjitha ceshtjet me siper po ashtu edhe ndaj riskut bankar etj.

Tipet e institucioneve financiare
Ne 15-20 vitet e fundit nga globalizimi I tregjeve finaciare te kombinuara me shkrirjen dhe bashkimin e organizatave nga vende te ndryshme te tregjeve, ka rezultuar ne krijimin e institucioneve nderkombetare super te medha me prezence ne shume tregje te ndryshme. Para 1987 kishte nje ndarje te qarte midis bankave komerciale, dhomave te letrave me vlere, bankave merkante, menaxhereve te fondeve dhe brokerave. Te gjitha keto njesi te ndryshne u shkrine dhe u zmadhuan duke lindur biznese ose banka te investimeve qe perfshijne te gjitha me siper. Pertej kesaj kane lindur edhe grupet e bankave globale te investimeve
Struktura oeganizative
Ne menyre tipike nje banke organizohet ne funksione;
“Front Office”, “Middle Office”and “Back Office”

Front Office
Keto funksione i takojne  “business-end”  te organizates dhe gjenerimit te te ardhurave dhe kane qellim marketingun dhe sigurimin e burimeve te reja te biznesit, cmimet, tregtimin e produkteve, menaxhimin e riskut , menaxhimin e maredhenieve me klientet si dhe sigurimin e keshillimit per ta.  Ketu perfshihen tregtuesit, menaxheret e  riskut, bankieret, menaxheret e fondeve analistet e kerkimeve. Ketu shtohen edhe menaxheret teknike, te cilet zhvillojne modele financiare per te vene cmimet e transaksioneve komplekse si derivative etj. Linjat e raportimit te gjithe stafit per menaxheret ekzekutive jane pjese e Front Office.

Middle Office
Keto funksione sherbejne si nje lidhje midis front dhe back offices. Perkufizimi I funksioneve middle office jane dicka qe varion nga banka ne banke, por normalisht perfshin administrimin  dhe suportin per front office.
Gjithsesi termi “middle office” perfsin; Kontrollin e produkteve dhe raportimin e risqeve, qe kryhen kontrolle te rendesishme per fitimin dhe humbjen, si dhe risqet e gjeneruara nga front office, si dhe kontrollin e pavarur te aktiviteteve te front office.

Back Office
Keto funksione perfshijne operacionet, Kontabilitetin financiar, Kreditin, Teknologjine e informacionit. Departamentin e ligjeve dhe pajtueshmerise. Roli I tyre siguron se transkasionet jane kryer dokumentuar dhe kontabilizuar per si dhe sipas limiteve te aprovuara. Ato monitorojne implikimet ligjore dhe rregullatore te firmave, bizneseve, si dhe sigurojne mirmbajtjen e IT dhe sherbimin e mbeshtetjes se insrastruktures


2.1 FRONT OFFICE

Ne vijim eshte nje permbledhje e fishave te biznesit qe duhen njohur dhe strukturat e ndryshme .

2.1.1 Shitjet dhe tregtimi
Stafi I Investimeve duhet te jete i ndare ne ate te : a) shitjes ( sales- marketing), I cili ka pergjegjesi marketingun e produkteve te bankes per klientet e rinj, si dhe gjetjen e burimeve te reja te biznesit,  b) ate te tregtimit (traders) ose menaxheret e riskut qe menaxhojne pozicion e riskut te bankes, japin cmimet per transaksionet ne treg, Traders dhe marketers operojne se bashku
Investimi banker tregton  ne  tregjet e borxhit dhe kapitalit mund te operojne ne tregjet primare e sekondare
Shitjet dhe tregtimi mund te ndahen ne; te ardhura fikse (fix income), kapitale  (equity) dhe tregje te tjera (other markets), tregje qe edhe kryqezohet pasi nuk jane te izoluar nga njeri tjetri.

Fixed Income
Termi “Fixed Income” mbulon te gjitha tipet e monedhave, obligacioneve dhe normave  te ineteresit te bizneseve. Konkretisht perfshin;

Kurset e kembimit (Foreign Exchange [FX])
I referohet tregtimit te monedhave te huaja ne monedhen baze. Tregtimi mund te jete nga llogaria e vete bankes  per te siguruar monedhe per vete banken ose per te siguruar monedhe per nje klient nga llogaria e tij.  Ketu mund te perfshihen edhe transaksionet me aksione sipas opsioneve te nje monedhe

Tregu  i parase (Money Markets)
Aktivitetet e Tregut te parase perfshijne pritjen e depozitave  ne cash, tregtimin ne certifikata te depozitave ne instrumentat afatshkurter si p.sh letrat tregetare , ose mareveshjet e riblerjes (repo)
(repo). Tregtuesit operojne ose ne tregun e tyre te brendshem ose ne tregun nderkombetar te parase. Ata gjithashtu mund te tregtojne ne instrumenta te letrave me vlere

Thesari (Treasury)
Tipikisht bankat duhet te mbajne nje grup tregtuesish qe te jene pergjegjes per te siguruar fondet efektive te bilancit te firmes. Kjo kerkon transaksione kembime valutore ne tregun e parase per te mbajtur likuiditetin dhe per te siguruar qe fondi I bankes ne normen me efektive te kostos dhe te mund te perballoje detyrimet brenda afateve te kerkuara.

Kapitali (Equities)
Bankat e investimeve blejne dhe shesin kompani, aksione , ose edhe si brokera. Transaksionet mund te jene per pronen e bankes ose edhe duke vepruar si broker per llogari te nje klienti.
Huadhenia e kapitalit dhe dhenia me qera ne nje treg ku barazia e huamarrjes dhe kreditimit   eshte nje rast I vecante.
Tregjet e  tjera (Other Markets)
Bankat gjithashtu mund te tregtojne ne fusha me te specializuara si psh. ari, karburantet, metalet e tjera  ( commodities), si dhe me shpejtesi po zgjerohet edhe tregu I letrave me vlere te kreditit  
Letrat me vlere te kreditit shihen si aftesimi I bankave per diversifikimin e riskut te kreditit . duke tregtuar pjese te ketij risku.
Tregu I kapitaleve (Capital Markets)
Aktivitetet e biznesit ne tregun nderkombetar te kapitaleve perfshin edhe letrat me vlere te qeverise (government bonds), si dhe asistimin ne keshillimin e kompanive ne emetimin e letrave te reja me vlere ne tregun e kapitaleve  ose edhe perfshirjen ne ceshtje te tjera te aksioneve psh ne privatizimin e aseteve publike  Ne disa raste bankat u sherbejne kompanive kundrejt komisioneve.Aktivitetet e tregut te kapitaleve ne investimet bankare perfshin menaxheret nga te dyja edhe te shitjes edhe te departamentit te tregetimit dhe investimit bankar te front office

Kreditimi tregetar  (Commercial Lending)
Mbulon biznesin tradicional banker si dhenien e kredive per kompanite ose individet.
Huaja duhet te jete e sigurte me asetet e kompanise ndersa ne ato shuma te medha e me risk te larte duhet te sigurohet nga bankat te tjera lider qe veprojne si menaxhere.

Investimet bankare dhe financat e korporatave (Investment Banking and Corporate Finance)
Bankat keshillojne kompanite kliente per financimin e parave ne tregun e kapitaleve, si dhe me problemet financiare si p.sh ne termat e rifinancimit te huadhenies ose ne ristrukturimin e huave. Pervec kesaj mund te keshillojne ne bashkimin ose ndarjen e kompanive kliente, duke qene negociuese me palet, rregullimin e dokumentacionit per termat e financimit te transaksioneve.

Financa e tregetimit (Trade Finance)
Historikisht bankat kane qene instrumenta ne financimin dhe dokumentimin e import-eksperteve  per kompanite e tregtuese nderkombetare. Kjo perfshin sigurimin e letrave te kreditit, negocimin e faturave te kurseve te kembimit per exportet, me teper bankat komerciale

Kerkimet (Research)
Investimi bankar puneson analiste qe sigurojne kerkime te detajuara dhe japin rekomandime  per investime ne letra me vlere aksione , tregjet e kapitaleve etj.

Menaxhimi I fondeve (Fund Management)
Menaxhimi I fondeve (njihet edhe si  “asset management” ose “investment management”) eshte I njohur edhe si ndermarrje nga shume institucione per llogari te fondit te pensioneve, kompanive te sigurimeve, investitoreve private etj. Keta investitore hyjne ne marrveshje se si fondet duhet te investohen nga menaxhere specialiste te fondeve te cilet mund te operojne ne tregje.
Menaxheri I fondeve merr kthimin e tij nga diferencat ne blerje - shitje, nga komisionet e fituara etj.


MIDDLE OFFICE
Funksionet e middle office sherbejne si nje lidhje midis front and back office. Ajo I referohet funksioneve te administrimit per te siguruar mbeshtetje per tregtimin dhe marketingun e personelit  etj. Gjithsesi termi qe perdoret shpesh I referohet fuknsioneve kyce te kontrollit si kontrolli I produkteve dhe Raportimit te Riskut.
Kontrolli i Produkteve eshte pergjegjesi e verifikimit te pavarur te vleresimit dhe kontabilizimit te transaksioneve  dhe sigurimin e fitimit te raportuar nga tregetimi. Ketu perfshihet edhe verifikimi I modelit financiar te vleresimit.
Raportimi I Riksut , eshte pergjegjesi per nje verifikim te pavarur te te dhenave ditore te riskut  per menaxheret e front office.

BK OFFICE
Ka nje numer departamentesh te cilat kryerjen funksionet e back office ne banke. Rolet e tyre ndryshojne nga banka ne banke por pergjegjesite e tyre me kryesore jane;
Operacionet si pergjegjesi per kontrollin  mbi transaksionet ne sistem duke mbajtur konfirmimet e te gjithe informacionit ne nje burim te dyte, perfshire pagesat ne cash. Gjithashtu mbajne edhe llogarite e depozitave dhe korporatave per rakordim me front office.
Ketu duhet patur parasyh ndarja e detyrave esenciale si;
- Midis stafit qe rregjistron informacionin e tregtimit dhe atyre qe konfirmojne nga palet e treta.
- Midis stafit qe autorizon pagesat dhe atij qe rregjistron dhe I rakordon llogarite e cashit.
Kontrolli Financiar
Eshte pergjegjes per mbajtjen e Librave te Medhenj te kontabilitetit, pergatitjen e llogarive financiare dhe te menaxhimit, krijimin e buxhetit dhe raportimet e tyre.  Eshte pergjegjes edhe per implementimin e politikave kontabel sipas kerkesave te GAAP.
Krediti
Eshte pergjegjes per vleresimin e riskut te kredise nga ekspozimi I bankes ndaj klienteve te saj. Kjo perfshin analizat financiare, aprovimin e limiteve per klientet e rinj, lehtesirat, ekspozimin ndaj riskut te sektoreve apo industrive  etj. Duhet te raportoje rregullisht te Komiteti i Kredise I cili eshte pergjegjes per aprovimet e limiteve te kredise etj.
Ligjori
Sektori I ligjeve eshte keshilltari I bankes lidhur me ceshtjet e legjislacionit, ndryshimet e tij, pergatitjen e mareveshjeve dhe dokumentacionit ligjor te bankes etj.
Teknologjia e Informacionit
Sa vjen dhe bankat jane te varura teresisht nga IT si rrjedhim ky sektor eshte substancial per to. Nevoja per automatizimin e proceseve te tregtimit, networkut, aplikimeve te biznesit, sigurise se sistemeve dhe expozimit ndaj risqeve etj kerkojne sector IT te forte si dhe auditues IT.
Taksimi
Dhume banka punesojne specialiste taksash per te siguruar keshillimin per ceshtjet e taksimit nga aktivitetet bankare ndaj autoriteteve te taksave.
Bizneset e reja
Shpesh nuk eshte sektor me vete por nese krijohet ai merret me rishikimin e tipeve te bizneseve, llojeve te transaksioneve qe ata procesojne rregullave te tyre specifike, kontabilitetit, risqeve etj.

Risku i tregut (Market Risks)
Risku tregon ekspozimin e bankes ndaj risqeve te tregut. Risku duhet llogaritur me qellim qe te dale humbja potenciale p.sh nga luhatjet e medha te normes se kredise etj.
Kategorite kryesore te riskut te tregut jane;
Risku I kursit te kembimit
Risku I normes se interesit
Risku I kapitalit
Risku I likuiditetit

Risku I kredise;  rregjistron humbjet potenciale te bankes nga mospagesa nga palet e treta Brenda afateve te kesteve. Per kete arsye banka llogarit masen e ekspozimit ndaj ketij risku.
10
Risku operacional
Nenkupton alokimin e kapitalit te kerkuar bazuar ne nivelet e riskut operacional, ose me mire risqet qe mund te sjellin renie te bankes nga proceset dite pas dite ose nga kontrolli i brendshem.
( psh direfencat nga variacioni I cmimeve, nga gabimet kontabile, siguria IT) te cilat kerkojne masat e menaxhimit per zbutjen e tyre, ose minimizimin dhe kontrollin e tyre.

Risku ligjor dhe rregullator
Banka vepron mbi rregulla e ligje, dhe deshtimi ne zbatimin e tyre con ne penalitete te demshme per banken, Keshtu qe banka duhet te kujdeset per ineteresat e saj duke e menaxhuar kete lloj risku. Marrdheniet me klientet duhen dokumentuar me marreveshje ligjore.

Risku I planifikimit te vijueshem
I referohen aftesise se institucionit te mbaje biznesin edhe ne kohe krize, apo demtimesh, ngjarjesh etj deri edhe nje sulmi terrorist , natyror apo sulm ndaj bankes etj. Kjo kerkon dhe ka marre rendesi te vecante per marrjen e masave per ti paraprire demeve te ketyre lloj risqeve.

Risku I imazhit dhe reputacionit
Konfidenca edhe emri I bankes jane faktore kritike ne mbajtjen e nivelit te biznesit, pasi e kunderta con ne uljen e nivelit te likuiditetit, goditjen e reputacionit, etj. Ketu duhet reklame, sjellja e stafit kenaqesia e klienteve rregulloret e degeve bankare etj.

Risku i mashtrimit (Fraud Risk)
Ky eshte risk operacional I pamundur te llogaritet. Per kete ka nje numer te larte skenaresh qe diktohen nga kontrolli i brendshem ; vjedhje ne pagesa, siguria e IT, dalja  e te dhenave konfidenciale marreveshje midis dy te punesuarve etj.


AUDITUESI
Ne adresimin e risqeve, duhet qe banka te siguroje kontrollet e brendeshme te duhura. Audituesi duhet ti kuptoje dhe njohe te gjitha zonat e riskut bankar, kontrollet e nevojshme qe duhet te ngrihen per minimizimin e tyre si dhe natyren dhe cilesine e struktures se kontrollit te bankes.
Nuk eshte e mundur qe te sigurohet nje liste e detajuar e te gjitha kontrolleve kritike, por mund te jepen ne kete leksion nje numer standartesh qe duhen zbatuar nga banka.

Audituesi vlereson :

Kontrollet organizative
_ Autoriteti I nivelit te Bordit duhet percaktuar qarte.
_ Raportimi I rregullt te Bordi mbi performancen e biznesit dhe I te gjitha zonave kyce te risqeve.
Kontrollet e menaxhimit
_ Delegimi I qarte I pergjegjesive te menaxhimit dhe autoritetit te tij.
_ Ndarje e qarte midis front and back office, si pavaresia e kontrollit te dyfishte te jete e pa kompromentuar.
_ Politikat formale dhe limitet e struktures per te gjitha llojet e biznesit dhe risqet ;
_ Monitorimi  I rregullt I nivelit te riskut nga menaxhimi
_ Tipet e reja te biznesit te jene rishikuar perpara adoptimit.
_ Dokumentimi I plote I te gjithe proceseve te perditshme
_ Niveli I stafit dhe aftesia e tij duhet te jete sa me te pershtatshme
Kontrollet kyce operacionale
_ Percaktimi I qarte I te gjitha pergjegjesive te punes te secilit ;
_ Te gjitha transaksionet te jete autorizuar sipas rregullave, te dokumentuara etj;
_ Pagesat duhet te kerkohen nga dy autoritete;
_ Ndarje e qarte e detyrave midis konfirmimit funksioneve te pageses dhe kontabilizimit te pagesave;
_ Rakordimi I rregullt I librave kontabel me rregjistrimet kontabel
_ Parate e klienteve te jene te ndara
_ Pasqyrat e vleresimit ti dergohen klienteve rregullisht ;
_ Sistemet IT jane stabel dhe te sigurta ;
_ Procedurat e menaxhimit te jene efektive ;
_ Ka plane te zhvillimit te vijueshme te biznesit .
Ceshtje rregullatore
_ Raporrtet statutore jane te plotesuara ne kohe ;
_ Limitet rregullatore jane respektuar ;
_ Klientet jane formalisht te identifikuar po ashtu edhe ata te rinj ;


Rolet dhe pergjegjesite e audituesit te brendshem

Cfare duhet te beje audituesi?
Auditimi i brendeshem I bankes eshte nje department I pavarur nga linja e menaxhimit, detyra e pare e te cilit eshte te rishikoje cilesine dhe efektivitetin e kontrollit te bankes, me qellim menaxhimin dhe minimizimin e riskut, mbrojtjen e aseteve. Ne permbushjen e punes se tij auditimi prodhon rekomandime dhe keshilla per menaxhimin mbi ceshtje qe kerkojne vemendje.
Auditimi normalisht prodhon nje plan vjetor te punes I cili perqendrohet ne zonat me risk te larte
Pas kesaj strukturohet nje plan auditimi dhe ne perfundim te cdo rishikimi hartohet nje raport auditimi qe I paraqitet menaxhimit te larte. Per ceshtjtet e parregullsive mund te kerkohen investigime te metejshme.

Cfare auditimi nuk duhet te beje
Per te ruajtur pavaresine  e tij auditimi nuk eshte pergjegjes per te kryer asnje operacion te perditshem pune ne banke dhe as per pergjegjesi per implementimin e cdo iniciative edhe pse eshte rezultat I ndonje rekomandimi te auditimit. Por auditimi mund te ofroje vetem keshilla dhe te jape asistence per linja te ndryshme kur kjo eshte e mundur.

Si duhet te jete I organizuar auditimi
Linja e raportimit te auditimit varion nga banka ne banke  ne varesi te struktures.  Si rregull linja e raportimit duhet te jete e tille qe te maksimizoje pavaresine e auditimit , dhe te lejoje performmace eficiente te pergjegjesive te tij.  Linja e raportimit per Shefin me te larte dhe keshillohet  me mire dhe me e pranueshme eshte, se sa ajo tek shefi ekzekutiv. Por mund te ekzistoje edhe nje komitet i auditimit ne te cilin nuk duhet te marrin pjese drejtues ekzekutive , te cilit auditimi duhet ti raportoje.  
Brenda departamentit te auditimit, pergjegjesite e menaxhimit mund te organizohen ne nivel rajonal ose te biznesit.
Ne praktike keshillohet qe struktura e auditimit te jete sipas struktures se biznesit kur kjo eshte e mundur. Shumica e departamenteve te auditimit ne banka kane auditues te IT te cilet rishikojne kontrollet dhe sigurine e operacioneve te sistemit, networkeve dhe aplikimeve , si dhe sigurojne asistence per zhvillimin e biznesit.

Cili eshte roli I Komitetit te Auditimit
Komiteti i auditimit eshte pergjegjes per rishikimin dhe aprovimin e planit vjetor te auditimit si dhe per garantimin e marrjes se masave nga menaxhimi ne zbatim te rekomandimeve te dhena nga auditimi.  Ai gjithashtu eshte pergjegjes per sigurimin e burimeve te auditimit, per nivel te larte te tij, dhe cilesi te larte te punes audituese. Komiteti i auditimit sherben si pike mbeshtetese per auditimin e jashtem.

Cfare dijesh duhet te kete audituesi I brendshem I bankes.
Duhet te kete dije dhe ekspertize ne nje nga fushat;
- Ne auditim, kontabilitet;
- Ne banke ose institucione financiare ;
- Ne IT ;
Ne vartesi te nevojave mund te kete edhe staf me profil matematike, per llogaritjen e modeleve per cmimet, menaxhimin e risqeve financiare etj.








Lidhje e auditimit te brendshem me te jashtem
Roli i auditoreve te jashtem eshte te japin opinionin mbi pasyrat financiare te bankes. Ai ka nevoje te mbeshtetet ne rezultatet e ausditimit te brendshem dhe per bashkepunimin e tij, per te shmangur edhe dublimet e punes.


Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME