Cash dhe ekuivalentet e tij.



http://eseshkolle.blogspot.com/
Cash dhe ekuivalentet e tij.
Cash jane te gjitha format e parase qe pranohet ligjerisht ne treg.Ajo ndahet ne dy kategori si para e bute dhe para e forte.
Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive për emetimin e kartëmonedhës dhe të monedhës kombëtare me kurs ligjor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ajo është emetuesja e vetme e kartëmonedhës dhe e monedhës kombëtare shqiptare.
Njësia monetare në Republikën e Shqipërisë është "Leku".

http://eseshkolle.blogspot.com/
Emetim do të thotë nxjerrje në qarkullim dhe/ose hedhje në qarkullim dhe/ose vënie në qarkullim, me kurs ligjor të kartëmonedhave e monedhave kombëtare. Çdo kartëmonedhë e monedhë që emetohet ka të shtypur në të vitin e emetimit.
Gjithashtu, është e drejtë e Bankës së Shqipërisë përcaktimi i formës, i përmasave, i modelit (konfigurimit) dhe i karakteristikave të tjera të kartëmonedhave e monedhave metalike shqiptare, të cilat kanë kurs ligjor, si dhe të kartëmonedhave e monedhave që shtypen për qëllime numizmatike.
Termi  " monedhë që ka kurs ligjor" nënkupton kartëmonedhat dhe monedhat metalike, që mund të ofrohen për pagimin e një detyrimi dhe që kreditori është i detyruar nga ligji t'i pranojë.
Kartëmonedhat dhe monedhat e emetuara nga Banka e Shqipërisë dhe që nuk janë tërhequr nga qarkullimi, do të kenë kurs ligjor dhe do të pranohen për të gjitha pagesat e detyrimeve publike e private pa kufizim, me vlerën e tyre nominale.
Pra, paraja (kartëmonedhë ose monedhë metalike) e cila plotëson njëkohësisht tre kriteret e mëposhtme:
është emetuar nga Banka e Shqipërisë;
nuk është tërhequr nga qarkullimi;
ka kurs ligjor;
shërben si mjet pagese e do të pranohet për të gjitha pagesat e detyrimeve që individët ose subjektet e ndryshme, private ose publike, kryejnë me njëri-tjetrin.
Ne baze te parimit kontabel hyrjet dhe daljet e parave ne institucionet financiare quhen rrjedhje e parase.
     Prandaj, në përputhje me SNK duhet ndërtuar pasqyrën e fluksit (rrjedhjes) të parave në mënyrë që të dihet aftësia e njësisë për të prodhuar para apo ekuivalentë parash. Ndërtimi i kësaj pasqyre bëhet duke klasifikuar fluksin e parave që rrjedhin nga tri aktivitete kryesore:
1. nga aktiviteti operativ;
2. nga aktiviteti financues;
3. nga aktiviteti investues.
Aktivitetet operative
Paratë që vijnë nga aktivitetet operative janë më të rëndësishmet. Këto janë aktivitete kryesore nga të cilat shoqëria i nxjerrë të ardhurat.Në  këtë grup përfshihen:
paratë e marra nga shitja e mallrave, shërbimeve dhe produkteve;
paratë e marra nga qeratë;
paratë e paguara për blerjen e mallrave, materialeve, shërbimeve;
paratë e paguara në emër të punëtorëve;
paratë e marra e të paguara shoqërive të sigurimit për primet, shpërblimet;
paratë e marra nga rimbursimi i taksave ose të paguara për pagimin e taksave;
paratë që rrjedhin nga blerja ose shitja e letrave me vlerë tregëtare;
paradhëniet ose huatë bankare per nevojat e aktivitetit kryesor-operativ.
Aktivitetet investuese
Kjo pjesë e pasqyrës jep informacion në lidhje me shumën e shpenzimeve të bëra me qëllim të sigurimit të rezervave të cilat në të ardhmen do të prodhojnë fluksin e parave. Në këto aktivitete hyjnë:
blerja dhe shitja e aktiveve të qëndrueshme;
blerja dhe shitja e letrave me vlerë të kapitalit ose borxhit të shoqërive tjera;
dhënia e huave apo avanseve të tretëve dhe marrja e parave nga këto avanse;
blerja ose shitja e kontratave të ardhshme, etj;
Operacionet me letra me vlerë të kapitalit dhe të detyrimeve si dhe kontratat e ardhshme do të konsiderohen si aktivitete investuese nëse mbahen me qëllime tregëtimi e nuk klasifikohen si ekuivalente të parave.
Aktivitetet financuese
Këto janë aktivitete që kryesisht përfundojnë me ndryshime në madhësinë dhe përbërjen e kapitalit të vet dhe huave të njësisë. Kjo parashikon pretendimet për të ardhmen nga ana e atyre që kanë siguruar burimet e financimit. Këtu hyjnë:
paratë e marra nga emetimi i aksioneve të kapitalit;
paratë e paguara pronarëve për tërheqjen e kapitalit;
paratë për blerjen e aksioneve të veta; .
Pasqyra e fluksit të parave mund të ndërtohet me anë të dy metodave:
Metoda direkte;
Metoda indirekte
Ekuivalentet  ne te holla jane  te gjitha instrumentat qe shnderrohen shpejt ne para ku perfshihen ceqe, bono thesari,bondet e korporatave.
1.Bonot e thesarit.
Bonot e thesarit emetohen dhe garantohen nga Qeveria
Republikës së Shqipërisë. Ato shiten nëpërmjet ankandeve të
organizuara nga Banka e Shqipërisë. Bonot janë emetuar për
herë të parë në korrik të vitit 1994 dhe janë një nga instrumentet
e borxhit të brendshëm të Qeverisë.
Bonot e thesarit emetohen në monedhë kombëtare (Lek) dhe
kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12-mujore. Me afat maturimi
kuptojmë diferencën në kohë midis datës së investimit dhe
datës së kthimit të investimit.
Për bonot e thesarit me afat maturimi 3-mujor ankandet
organizohen çdo javë ditën e martë, ndërsa me afat maturimi
6 dhe 12-mujore organizohen çdo dy javë po ditën e martë.
Veprimet për pjesëmarje të individëve në blerjen e bonove
të thesarit kryhen gjatë çdo ditë-pune.
Shuma minimale për të marrë pjesë në blerjen e bonove të
thesarit është për momentin 300.000 lekë dhe rritet me shumfisha
me 10.000 lekë. Ky nivel ka tendencë rritjeje.
Individët mund të marrin pjesë në blerjen e bonove të thesarit
me paraqitjen e tyre nëpërmjet sporteleve të hapura nga
Banka e Shqipërisë, si dhe nëpërmjet bankave të nivelit të
dytë.
Individët duhet të paraqiten me një nga dokumentet


2.Ceqet.Sot ceku eshte nje nder letrat me te shpeshta me vlere te cilat I hasim ne praktike si ne qakullimin e brendshem ashtu dhe ne ate  nderkombetar.Ceku si leter me vlere eshte drejpersedrejti I lidhur me pune bankare.Tek ceku paraqiten tre persona:personi I cili leshon cekun-Trasanti,personi I cili terhqe cekun-Trasati,personi I cili me urdher paguan Shumen e shenuar  ne cek-Remitent


Debitimet e llogarise cash.
LLogaria cash debitohet kur arketohen te ardhura nga interesat.LLogaria cash debitohet,kurse te ardhura nga interesa kreditohet.
Llogaria cash debitohet per cdo huamarrje pra llog.cash debitohet kurse huamarrje kreditohet.
Llogaria cash kreditohet kur merr grante pra cash debitohet kurse grante kreditohet.
Llogaria cash debitohet kur institucinet financiare fitojne gjyq dhe kreditohet llogaria te ardhura.

Kreditimet e llogarise cash
Cash kreditohet per shpenizme intersash,komisione,paga etj.
Cash kreditohet per shpenzime per konflikte gjyqesore.
Dokumentat me te cilat justifikohen keto veprime jane:manda t arketimi dhe mandat pagese.
Mandat arketimi ne arka bashkohet ne ditare kerkohen cilesi ne shkrimin e arketimit shuma e shkruar ne dokument me fjale dhe me numra,dokumenti duhet te permbaje firme vule date etj.
Daljet nga llogaria cash kur behen nga arka argumentohen me dokumentin qe quhet mandat pagese para kesaj duhet te kete nje dokument tjeter qe quhet si autoriizim per dalje nga arka dhe firmoset nga shefi finances.

Rast Studimi - IZOTERM ALBANI Menaxhim-Biznesi



        
http://eseshkolle.blogspot.com/
SHKENCOR

FAKULTETI   EKONOMI-TURIZËM
Dega: Menaxhim-Biznesi
Lënda: Biznes ndërkombëtar

Tema: Rast Studimi - IZOTERM ALBANI

 
Përmbajtja
-Historiku
-Produktet e Kompanise
-Standartizimi dhe Certifikimi Standarti ISO 9000
-Manaxhimi i Cilesise
- Konkluzione


Hyrja

Izoterm është pjesë e Alba-Road, e cila operon kryesisht në industrinë e materialeve të ndërtimit. Izoterm u themelua në vitin1996. Kjo do të shënonte hapjen e fabrikës së parë të polisterolit në Shqipëri, me qendër në qytetin industrial të Elbasanit. Fabrika në Elbasan e zhvillon aktivitetin e saj në një ndërtesë me sipërfaqe 4,000 m2 dhe e gjithë ndërmarrja ka një sipërfaqe prej 11000 m2. Vendndodhja është në zonën industriale të Kombinatit Metalurgjik. Fabrika nisi aktivitetin e saj me prodhimin e polisterolit të presuar në tako, pllakave termoizoluese dhe elementëve për soleta.
Zhvillimi
Në vitin 2000 inagurohet fabrika e dytë, në autostradën Tiranë-Durrës, km 4 me një infrastrukturë model dhe me një pozicion mjaft të përshtatshëm në zonën industriale të Tiranës.
Fabrika në Tiranë është me një sipërfaqje 5,000 m2, parametra teknike dhe karakteristika të destinuara për prodhimin e polisterolit. Sipërfaqja ku ndodhen komplekset e ndërtesave është 8000 m2. Në Nëntor 2001 vihet në punë linja e re e prodhimit për Izobeton Aditivato-n.
Në Maj 2003 starton prodhimi i Izopllakës Blu me një teknologji tërësisht të re, të bazuar në metodën e injeksionit dhe pllakave të derdhura sipas një kallëpi. 
Në Qershor 2003 hidhet në treg produkti Izotegola (panel termoizolues prej polisteroli EPS) 
Në vitin 2004 bëhet një investim i rëndësishëm në godina, teknologji dhe makineri , duke mundësuar një kapacitet të lartë prodhues që arrin të plotësojë të gjitha nevojat e tregut. Game e produkteve pasurohet me materialet dekorative( korniza dekorative dhe rozeta). Gjithashtu instalohet linja e prodhimit të materialeve për ambalazhimin e produkteve bujqësore, arka peshkut dhe bikerina serash.Në Shkurt 2006 gamës së produkteve i shtohet "Sistemi MANTEL" ( Capotto), sistem për rifinitura të jashtme dhe termoizolim i cili përdoret për përmirsimin e kushteve të ndërtesave për qëllime banimi, industriale, të shërbimit etj, të reja apo ekzistuese.
Aktualisht IZOTERM, operon në gjithë Shqipërinë, nëpërmjet një rrjeti të zgjeruar tregtar dhe produktet e saj zënë mbi 60 % të tregut të ndërtimit .
Përveç produkteve të saj cilësore Izoterm, bashkëpunon me kompaninë multinacionale nr.1 në botë për prodhimin e materialeve termoizoluese XPS, DOW CHEMICAL, duke ofruar pllaka DOW. Ajo është shpërndarëse eksluzive e produkteve Dow në Shqipëri.
Në muajin Mars të vitit 2006 Izoterm çertifikohet me Standartin Ndërkombëtar të Cilësisë ISO 9001:2000 dhe është në proçes për marrjen e normës europiane CE. Izoterm me investimet e saj të mëdha, rinovimin e herëpashershëm të teknologjisë, rritjen e numrit të produkteve përfaqësohet si një kompani lider duke afirmuar tashmë prezencën e saj dinamike në pjesën më të madhe të tregut shqiptar.

Produktet e Kompanise
- Polisteroli klasifikohet sipas Normës Evropiane Klass 1. IZOTERM Albania prodhon polisterol EPS që varion nga polisterol i lehtë, 10 kg/m³ vetëshuesh dhe 12 kg/m³ (për themele dhe për soleta) dhe 15, 20, 25 kg/m³, deri ne polisterol me dendësi 30 kg/m³ (për termoizolim). Polisteroli EPS i prodhuar për ndërtim përveç vetive termoizoluese perfekte ndaj temperaturave të larta dhe të ulta, paraqet një vlerë të lartë të qëndrueshmërisë dimensionale duke garantuar kështu qëndrueshmëri të përgjithshme në përdorim dhe në kohë.
- Izobeton Aditivato është një produkt, perfekt për nënshtresë pllakash dhe dhënie pjerrësish me qëllim lehtësimin e elementëve të ndërtesës dhe izolimin termo-akustik të konstruksioneve të ndryshme .Izobeton Aditivato, shërben për përgatitjen e betonit të lehtë duke ndikuar në rritjen e rendimentit në ndërtim. Ai përdoret lehtësisht edhe në ndërtesa shumëkatëshe duke shmangur ngarkesa të panevojshme .
- Izopllaka Blu është panel i prodhuar nga polisterol i derdhur, vetëshues, me patura të stampuara nga të katër anët. Prodhohet me një teknologji tërësisht të re, bazuar në metodën e injeksionit për prodhimin e pllakave të derdhura sipas kallëpit.Izopllaka Blu ka dëndësi të lartë, e cila varion nga 20 - 25 - 30 kg/m³. Dimensionet e këtij produkti janë:2500 x 600 mm dhe 1200 x 750 mm, me trashësi (spesor) 30, 40 dhe 50 mm.
- Izotegola është një panel termoizolues prej polisteroli EPS me dendësi 20 kg/m³, aftësi vetëshuese, dimensione 1200 x 740 x 40 ( 50 ose 60 mm ), paturë nga të katër anët dhe me kanale të stampuara me dimensione 40 x 15 mm për vendosjen e ristelave .
Vertikal me ristelat ekzistojnë kanale me përmasa 20 x 20 mm të cilat sigurojnë ventilimin dhe ajrosjen e çatisë. Ky produkt lejon ajrosjen e çatisë, eliminon lagështinë nën mbulesë, dhe zvogëlon ndryshimet e temperaturave ndërmjet papafingos dhe ambjentit të jashtëm. Çatia mund të hidroizolohet me anë të një shtrese bituminoze, mbi të cilën vendosen në mënyrë të menjëhershme tjegullat.
- SISTEMI MANTEL, është një bashkim i pandashëm, i formuar nga elementë të ndryshëm të cilët përputhen mirë me njëri-tjetrin. Përkufizimi i saktë i tij është: "izolim termik nga ana e jashtme i mureve vertikalë, me një shtresë të hollë suvaje mbi izoluesin i cili ndryshe njihet si sistemi "cappotto" (veshje nga jashtë).Prej më shume se 30 vjet, vazhdon edhe sot, të përdoret në Europë edhe me gjerë, për përmirësimin e kushteve teknike të ndërtesave për qëllime banimi, qëllime industriale apo shërbimi, të reja apo ekzistuese.
- Pllaka "Dow" është shkumë e nxjerrë nga polisteroli, në gjëndje të ngurtësuar. Kjo pllakë blu ka qeliza krejtësisht të mbyllura dhe homogjene, dendësi të lartë, veti shumë të mira termoizoluese. Janë të përshtatshme për konstruksione të reja ose për rikonstruksione ndërtesash.
Emri tregtar i tyre është STYROFOAM.
 - Korniza dhe Rozeta për dekorimin e ambjenteve realizohen produkte të përfunduara në polisterol EPS, shumë të thjeshta për t'u përdorur dhe për t'u montuar, duke ruajtur nivele të larta cilësie.
Me matricat dekorative prej polisteroli EPS me dendësi të lartë realizohen zbukurime, korniza, bordurat e dritareve, etj. Lehtësia në dizenjimin e modeleve, i lejon projektuesit të shprehë dhe të realizojë çdo element arkitektonik ose dekorativ për rritjen e vlerës së ndërtesës. Dendësia e lartë e polisterolit EPS që përdoret, garanton ruajtjen e modelit të dizenjuar dhe krijon një suport me rezistencë të lartë. Matricat modelohen sipas dekorimeve që kërkohen. Këto produkte dekorative kanë cilësi të lartë dhe montohen shpejtë. Përdorimi i tyre lejon ruajtjen e një ambjenti të këndshëm. Produktet dekorative janë ekonomike dhe të sigurta.
- Kallepe Dekorative te prodhuara nga IZOTERM Albania lenë sipërfaqen e betonit të lëmuar dhe me përmasa të sakta dhe kanë rezultate shumë të mira tek ballkonet me beton të dukshëm (pa suvatim).
Kallëpet dekorative janë shumë më të lehtë dhe më të manovrueshem në përdorim se kallëpet prej druri dhe nuk krijojnë të papritura jo të këndshme.Sipas porosisë së klientit mund të bëhen dhe konstruksione të veçanta dhe modele të tjera kornizash dhe kallëpesh, ose korniza të drejta. Produktet dekorative aplikohen në mur, në tavan, në cepat e mureve, për të dekoruar dhe për të zbukuruar ambjentet ku jetojmë.
- IZOTERM, për të qënë sa më afër fermerëve realizon prodhimin e bikerinave me dimensione të ndryshme me anë të një teknologjie tërësisht të re. Këto bikerina janë një zgjedhje ideale për fermerët sepse ndikojnë direkt në rritjen e rendimentit të mbjelljes së fidanëve dhe rrit sigurinë për të ardhmen.
- IZOTERM realizon produkte për ambalazhimin e produkteve ushqimore dhe bujqësore dhe për ambalzhimin e produkteve të detit.EPS është pjesë e jetës sonë të përditshme. EPS-ja është një material që përdoret gjerësisht në industrinë e ndërtimit, si dhe një zgjidhje perfekte për qëllime ambalzhimi. EPS-ja ka shumë atribute pozitive pasi ai ofron siguri maksimale gjatë përdorimit. Ai përdoret për të mbrojtur një shkallë të gjerë produktesh ushqimore dhe bujqësore. Produktet e ambalazhit prej polisteroli EPS sigurojnë cilësi më të mira për ruajtjen e prodhimeve, janë të sigurt, të besueshëm dhe shumë higjenik në sajë të karakteristikave shumë të mira fizike dhe mekanike të tij, si edhe të strukturës së tij me qeliza të mbyllura.


Ceremonia e marrjes së Standartit Kombëtar të Cilësisë, ISO 9001:2000
Në dt. 20 Qershor 2006 në ambjentet e Hotel Rogner EropaPark, Kompania Izoterm-Albania organizoi një ceremoni me rastin e marrjes së Standartit të Menaxhimit të Cilësisë, ISO 9001:2000.Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të biznesit shqiptar, përfaqësues të institucioneve shtetërore,përfaqësues të entit certifikues Worldwide Quality Assurance Ltd(WQA), përfaqësues të Lauda Consulting në Shqipëri,përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, nga Shoqata e Ndërtuesve në Shqipëri,Shoqata e Arkitekteve të Shqipërisë. Marrja e Standartit Ndërkombëtar ISO, shënoi një sukses të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të pozitave të kompanisë në treg, duke garantuar klientët e saj për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, konform standarteve nderkombetare. Duke pasur standartet ISO ,arrihet te jepet nje imazh me I mire para partnereve ,por dhe rritet besimi per bashkepunim me te shpejte.Duke qene te certifikuar me te njejtat standarte si konkurrentet e ardhshem europiane, edhe negocimet mund te kryhen ne kushte te barabarta me partneret kombetare.

ISO 9001 ështe standarti me I gjere ndermjet standarteve ISO 9000, qe mbulon kompanite te cilat bejne dizajnin, prodhimin, zhvillimin dhe shitjen e produkteve te tyre.Parimi I ketyre standarteve ë qe sistemi I cilesise duhet te bazohet te formaliteti ,I cili ben te mundur arritjen e objektvave. Standartet synojne te formalizojne dhe standartizojne metodat nepermjet te cilave arrihet cilesia.ISO ështe forma e shkurtuar e International Organization for Standartization qe ne shqip do te thote Organizimi nderkohmbetar per standartizime. Qellimi I ketij organizimi eshte krijimi ,zhvillimi dhe promovimi I standarteve kombetare te cilesise.
Certifikimi i kompanive me ISO 9000 deshmon se ato kompani kane arritur standartet e cilesise te kerkuara nga ky organizem.Keto standarte jane te zbatueshme ne cdo lloj kompanie dhe biznesi dhe sot ky organizem ka anetar nga me shume se 90 vende te botes.

Kompanite qe duan te ceritifkohen me ISO 9000 duhet te sigurojne shume dokumentacion ne lidhje me gjithe proceset e cilesise qe ato zbatojne, duke perfshire ketu metodat e monitorimit te cilesise,metodat e trajnimit te punetoreve dhe sa shpesh behen ato, pershkrimi i puneve, programet e inspektimit, dhe mjetet e perdorura nga procesi i kontrollit statistikor.Dokumentacioni i te gjitha ketyre proceseve duhet te jete shume cilesor dhe permbajtesor. Kompania pastaj auditohet nga eksperte e ISO 9000, te cilet vizitojne fabrikat dhe ndertesat e tjera te shfrytezuara nga kompania, qe te sigurohen se kompania ka sistem manaxhimi te cilesise shume mire te dokumentuar dhe proceset e ketij sistemi jane te nivelit te kerkuar nga ISO 9000.

ISO 9000 fokusohet vetem ne proceset e cilesise qe perdoren nga kompania dhe perputhja me specifikimet e kompanise ( e cila mat se sa produkte e sherbimet e prodhuara jane brenda normave te caktuara dhe nivelit te tolerances se caktuar nga dizajnerat) duke injoruar keshtu kualitetin e produkteve dhe sherbimeve dhe se a jane apo jo te kerkuara ato ne treg dhe se sa plotesojne nevojat e klienteve dhe te tregut.ISO 9000 injoron standartet e dizajnit cilesor , udheheqjes cilesore dhe klimes organizative brenda kompanise,struktures udheheqese dhe strategjise organizative.Pra, ISO 9000 vlereson vetem procedurat ,trajnimin e punetoreve dhe dokumentimin e sistemit te manaxhimit te cilesise brenda kompanise ,prandaj kjo certifikate duhet shikuar vetem si standart elementar i cilesise dhe hap para ne arritjen e qellimeve kryesore te manaxhimit gjithperfshires te cilesise.
Te mirat e ISO 900 se pari burojne nga perfitimet qe kompanite qe certifikohen me ISO 9000 marrin si rezultat i rritjes se nivelit te cilesise brenda kompanise e pastaj edhe ne perparesite qe keto kompani kane ne shitjen e produkteve dhe sherbimeve kundrejt kompanive qe nuk jane te certifikuara.Shume kompani te medha ne bote sot,nuk pranojne te kene pune fare me kompani qe nuk jane te certifikuara me ISO 9000.
Manaxheret hartojne standarte te cilesise per specifikimin e produkteve /sherbimeve te tyre dhe masin cilesine e realizuar per te pare se sa i jane pergjigjur ketyre specifimeve te standartizuara.Specifikimet ruhen ne dokumenta te cilesise per cdo operacion.Cdo specifikim parashikon edhe nje tolerance per dimensione kritike, dhe cdo produkt qe ështe jashte tolerancave te lejuara jane skarcitete te cilat terhiqen ose hidhen. Cilesia e keqe humbet mundesine e firmes te konkurroje ne treg duke rritur koston e prodhimit te produktit apo te sherbimit.Kurse cilesia e mire rrit aksionet dhe ul koston e prodhimit.

Nga studimet e bera nga kompani ështe rezultuar se nje sherbim i cilesise se larte pozicionon me se miri firmen perballe konkurrenteve.Cilesia e larte sjell fitime te larta pasi produktet vleresohen me cmim me te larte se produktet me cilesi te ulet.Cilesia e larte ,ul koston e cila rrit fitimin ,pra drejtimi ështe i afte te konkurroje me cmime me te lira dhe me cilesi me te larte.

Keto kosto rritenme rritjen e nivelit te cilesise, qe do te thote se te rritesh duhet te shpenzosh kohe ,pune,para. Ketu perfshihen shpenzimet per projektim, skicimin e produkteve me specifikimet perfekte, trajnimet e punonjesve,programet per furnitoret me qellim sigurimin e inputeve me cilesi te larte.Kompania siguron nje preventiv per cdo ze te shpenzimeve dhe kostove dhe deklaron se ky preventiv ka nje total mjaft te larte por qe justifikohet nga shitjet me cilesine e larte te produkteve dhe sherbimeve.
Keto kosto ulen me rritjen e nivelit te cilesise qe do te thote se per cilesi te larte e te qendrushme shpenzimet e kontrollit ulen per njesi prodhimi.Ne qofte se parashikohen difekte qe mund te ndodhin dhe merren masa parandaluese atehere problemet e cilesise identifikohen me me lehtesi ,dhe kerkohen me pak burime per inspektim dhe zgjidhjen e problemeve te dala.
- Metodat Organizative per permisimin e cilesise te ndjekura nga IZOTERM
Kapercimi i pengesave administrative ( Kompania ka krijuar Grupin e Sigurimit te cilesise GSC e cila merret me njohjen e ketyre pengesave.Grupi vendos ceshtjet e problemeve aktuale qe lindin nga konsumatori duke identifikuar problemet me potenciale dhe merr veprime konkrete duke u mbeshtetur ne nje buxhet te mjaftueshem) Motivimi i punonjesve per permisimin e cilesise ( hartohen programe te trajnimit per punonjesit, sepse keto programe ulin defektet e punes dhe rrisin rendimentin.Punonjesit duhet te jene te motivuar dhe kurajoz per te propozuar veprime racionale kur shfaqen defektet. Kompania ka zhvilluar programe per motivim ne lidhje me stimuj monetar dhe jomonetar). Zhvillimin e rretheve te cilesise ( punonjesit krijohen ne grupe per te identifikuar,analizuar , dhe zhvilluar problemet e cilesise dhe permisimit te metejshem te saj

Konkluzione
Kompania ka arritur qe nepermjet realizimit dhe plotesimit te standarteve te sjelle ne treg produkte dhe sherbime me cilesi te larte.Edhe pse me kosto te larte ajo nuk ka hequr dore ne permisimin e vazhdueshem te cilesise.Kjo vihet re ne permisimin e ambjenteve te punes ,trajnimit dhe motivimit te punonjesve, investimeve me kosto te larta ne teknologji moderne.Kompania ka nje departament te vetin te manaxhimit te cilesise qe merret me identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve ne vazhdim.Pasi dihet qe mjedisi ku operon kompania ështe mjaft kompleks dhe dinamik. Ne arritjen e standarteve kompania ka siguruar keshtu zgjerimin e tregjeve ,tashme ajo mund te konkurroje edhe ne tregje nderkombetare duke ofruar cmim dhe cilesi konkurruese , ka siguruar rritje te produktivitetit, perfitimeve dhe jetegjatesise se saj.
Përfundimet
Cilësia e lartë, përvoja e gjatë, njohuritë teknike të plota, teknologjia e lartë, inovacioni. IZOTERM® është prodhuesi i parë i polisterolit në Shqipëri. Kompania ka promovuar totalisht të gjitha aplikimet e produkteve të polisterolit dhe sistemet e ndryshme të tyre (kombinimet etj) që perdoren tashmë gjeresisht në ndërtim në vendin tonë. Sistemet dhe produktet që përdoren sot për soletat e lehtësuara, format dhe kallupet dekorative të polisterolit tëpërpunuara në pantograf, kokriza për betonet e lehtësuar, IZOPLLAKA Blu, XPS, IZOPOR  Grafit, MANTELI(CAPPOTO), IZODEKOR, Paketa e Termo - Hidroizolimit (gjeotekstil, XPS, membrane PVC),  jane  lançuar dhe promovuar ekskluzivisht për herë të parë në Shqipëri nga IZOTERM. Nga kompania janë berë përpjekje titanike, studime me katedrat e Universiteve (Selanikut, Patras,Tiranes, Padova) , Institute Teknogjie, EUMEPS si dhe seminare, konferenca, work- shop, për të mundësuar penetrimin e produkteve në ndërtim dhe krijimin e tregut të materialeve termoizolues.  

BERATI



http://eseshkolle.blogspot.com/
Berati është qytet me rreth 65.000 banorë dhe njëra nga dy bashkitë e Rrethit të Beratit që bën pjesë në Qarkun e Beratit. Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë.
Gjeografia
Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187 m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë, në koordinatat: gjerësi gjeografike: Veri 40 gradë 52'24”; Jug 40 gradë 29'30” (qyteti 40 gradë 41'06”); gjatësi gjeografike: Lindje 20 gradë 10'51”; Perëndim 19 gradë 44'30” (qyteti 19 gradë 56'40”). Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6 km katror (qyteti 1,6 km katror).

Relievi
Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e kodrinor, me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455 m (qyteti 58 m). Fushat shtrihen në krahun veri-perëndimor të rrethit, në luginën e Osumit, derisa ajo bashkohet me fushën e Myzeqesë. Në mjedisin natyror të Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuçovës, mali i Tomorit (Lindje, 2417 m) dhe ai i Shpiragut (Perëndim, 1218 m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricës. Zona fushore dhe ajo kodrinore janë baza e zhvillimit të prodhimit bujqësor, ndërsa malet dhe luginat përfaqësojnë burime të mëdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende të pashfrytëzuara si potenciale të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e mjedisor.
Lumenjtë
Lumi i Osumit rrjedh përmes qytetit dhe jashtë tij, afër Urës Vajgurore, bashkohet me lumin e Devollit; të dy sëbashku formojnë Semanin (gjatësia e tij brenda rrethit 32 km). Osumi është për MUA. Një nga lumenjtë kryesorë të vendit. Ai paraqet interes për bujqësinë, energjitikën, hidrogjeologjinë, ekologjinë dhe urbanistikën. Sipas treguesve hidrologjikë, për nga gjatësia rradhitet i 8-ti, për nga baseni ujëmbledhës i 10-ti, për nga prurja mesatare vjetore i 11-ti dhe për nga lartësia mesatare e rrjedhjes i 4-ti. Krijon rrjedhën e tij të plotë pranë Vithkuqit, vend që merret si pika e fillimit të lumit. Në basenin e Osumit veshja bimore (698 km katror ) përbëhet nga pisha, bredhi, dushku e shkurre të tjera mesdhetare. Në zonën e Çorovodës e Skraparit krijon kanione vertikale shumë të bukur, me forma të ndryshme, me thellësi deri 150 m e 15-20 m të gjera. Osumi transporton në Seman 995 milionë m kub ujë në vit, me prurje mesatare 32,5 m kub /sek (në Berat 25-26,9 m kub /sek). Sasia vjetore e prurjes së ngurtë 1,356 milionë m kub. Gjatësia e Osumit brenda rrethit është 51 km.
Klima
Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore 15,9 gradë C. Temperatura mesatare e muajve më të ftohtë është 7,2 gradë C dhe ajo e muajve më të nxehtë 28,2 gradë C. Temperatura absolute më e ulët ka qenë –12,2 gradë C dhe ajo maksimale 47,1 gradë C. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve është 928 mm, kryesisht në muajt e dimrit. Qyteti i Beratit është i ventiluar mirë dhe ajri është i pastër falë edhe gjelbërimit brenda qytetit dhe në kodrat që e rrethojnë. Tokat bujqësore janë kryesisht të hinjta-kafe, me shpërndarje: 36% në fushë, 38% në zonë kodrinore dhe 26% në zonë malore.
Historia
Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P.Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kassandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.
Muzakajt
Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë. Tani Berati ishte kryeqendra e sanxhakut të Vlorës të përbërë nga kazatë e: Myzeqesë, Tomoricës, Skraparit, Përmetit, Pogonit, Tepelenës e Vlorës. Në Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet qendër e pashallëkut të madh të Ahmet Kurt Pashës. Ali Pashë Tepelena e bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe përforcoi muret e kështjellës. Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me Venetikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën, Aleksandrinë, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare.berati vjen nga iliret bir ate qe simbas legjendave filluan ndertimin e kalase per tu mbrojtur nga sulmusit.
Pas tërmetit
Berati mori pamjen e sotme në shek. XVIII dhe sidomos në shek. XIX, pas tërmetit të vitit 1851. Në fund të viteve 30 të shek. XIX Berati kishte 8000 banorë dhe si të gjithë qytetet e tjerë ruante karakterin e ekonomisë së vogël zejtare. Tashmë ishin shfaqur punishtet e tipit të manifakturave, por ende të paçliruara nga normat tradicionale esnafore. Nga mesi i shek. XIX Berati zinte vendin e dytë pas Shkodrës për fuqinë ekonomike të tregtarëve të mëdhenj, të cilët kishin korrespondentë ose agjenci në Durrës e Vlorë si edhe në Trieste, Korfuz e Maltë. Ekzistonin punishte me 5 deri 10 krahë pune dhe disa fabrika të vogla mielli e vaji. Në fund të viteve 1800 në qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke qenë kështu qendra më e lulëzuar ekonomike, tregtare e kulturore e Shqipërisë së Jugut.
Deri në mes të shek. XX në Berat ekzistonin ende tre tregje të gjerë të cilët funksiononin rregullisht çdo të shtunë: Pazari i misrit, Pazari i bulmetit dhe Pazari i gjësë së gjallë. Tregu kishte 4 qendra kryesore: të opingarëve, të mestexhijve, të tabakëve dhe të kazanxhijve. Ekzistonte edhe tregu i ri, me 100 dyqane moderne ku përfaqësoheshin të gjitha llojet e tregtive. Për nga numri i zejtarëve Berati ishte në vend të parë; ushtroheshin rreth 23 lloj zeje. Çdo zeje sistemohej në një rrugë të cilës i jepte emrin. Deri në gjysmën e dytë të shek. XX vazhdonin të ekzistonin rrugët e: kazanxhinjve, bakërxhinjve, xhokaxhinjve, leshpunuesve, rrobaqepësve, kazazëve (qëndistarë), argjendarëve, armëtarëve, opingarëve, kujinxhinjve, samarxhinjve, etj.
Kultura
Qytet muze
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.
Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë :

Kalaja e Beratit e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Përmendet në dokumenta historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).jë nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m (Berati, Historiadhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore. Pasi kalon në të futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku (Apollon Baçe, qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63), ndodhet një monogram me tulla të kuqe që i përket ndërtimeve bizantine të vitit 1204. I ndërtuar ashtu si i gjithë kompleksi mbrojtës nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po këtë emër “Porta e Mihal Komnenit”.
Kështjella
Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme : ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella është pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorit dhe Shpiragut.
Ura e Goricës
Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3 m e gjatë, 5,3 m e gjerë, ngrihet 10 m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7 m.
Ndërtesat e kultit
Disa kapitole dhe kolonada dëshmojnë se në Berat kanë ekzistuar kisha paleokristiane të shekujve IV–VI (Shën Todri). Ndër kishat më të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë : Shën Mari Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një numër ndërtesash të fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike e artistike, si :teqeja e Helvetive, Xhamia e Beqarëve, Xhamia e Plumbit, etj. Këto kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e Goricë, janë perla të arkitekturës mesjetare. Nga përshtypja e veçantë që të krijon ansambli i Mangalemit, Berati është quajtur edhe qyteti i një mbi një dritareve.

Arti dhe zejet
Në Berat është gjetur një vepër e rrallë, epitafi i Glavinicës, një krijim i mirënjohur i vitit 1373, i qëndisur në ar, argjend e mëndafsh, që tregon Krishtin e vdekur të kurorëzuar, të rrethuar me shkrime greke.
Kishat e Beratit janë të zbukuruara me piktura të stilit bizantin e pas-bizantin, të krijuara nga artistë të ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrat e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij Nikolla. Katedralja e Shën Marisë shquhet për ikonostasin e saj, të gdhendur në dru të larzuar me ar, një vepër artistike e cilësisë së parë.

Kisha e Shën Spiridhonit në Lagjen Goricë
Me një fanatizëm të denjë që të quhet i shenjtë, në Berat janë ruajtur dëshmi dorëshkrimore, të cilat dëshmojnë nivelin veçanërisht të lartë të kulturës së qytetit. Më e rëndësishmja nga këto dëshmi është Kodiku i Purpurt (Codex Purpureus Beratinus O) i shekullit VI, i shkruajtur në pergamen të purpurt. Ai është një nga katër/gjashtë kopjet e vetme të gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i shekullit IX, i shkruajtur në pergamen me shkronja ari. Që të dy këta kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në greqishen e vjetër. Këta kodikë u rizbuluan në kështjellë në 1972 dhe ruhen sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Në malin e Tomorit, qysh nga viti 1996, një zonë prej 4.000 ha është shpallur Park Kombëtar. Për nga numri i vizitorëve ai renditet i dyti në vend, pas Parkut Kombëtar të Dajtit.
rejtimet e zhvillimit te ekonomise lokale :
Ekonomia e qyteti eshte e fokusuar forte ne tri shtyllat qe sigurojne qendrueshmeri e rrije infrastrukture, turizem, shërbime.
1- Bizneset e medha prodhuese e përpunuese, te industrise se  lehte dhe ushqimore duke shfrytezuar resurset e rajonit.  Numri me i madh I bizneseve te vogla zhvillon tregetine ambulante dhe ate te sherbimit.Ka nje rritje te industrise se perpunimit te gurit , duke shfrytezuar  rezervave natyrore te zones per materiale ndertimi e gure dekorativ ne Malin e Tomorrit dhe rrethinat e tij. Ne tregun vendas keto materiale po zevendesojne ne nje fare mase përdorimin e ketyre materialeve me burim importin dhe jane ende prezent ne tregun nderkombetar. .a-Fasonet jane nje drejtim tjeter i ekonomise lokale te cilat ngelen nje drejtim i rendesishem per nje ekonomi lokale ne zhvillim. Ka shume biznese te tjera aktive ne Berat , perfshire industrite qe procedojne me produktet ushqimore,te mishit  ,pijet alkolike dhe jo alkolike , ndersa disa industri te manifaktures po terheqin investime si ato te induistrise se lehte, ajo e materialeve te ndertimit , punimet me dru,  etj.
b- Industria përpunuese e agrobiznesit – ka nje mundesi te re per te thithur produktet e bujqesise vendase . Rajoni ka nje klime tipike mesdhetare , e cila ben te mundur zhvillimin e bujqesise si nje baze e rendesishme e zhvillimit te agrobiznesit. Siperfaqja totale prej rreth 23 km2 , nga e cila 6 km2 eshte urbane dhe rreth 2 km2 eshte toke bujqesore , mbeshtet idene e zhvillimit te bujqesise lokale. Sistemi i vaditjes se  fermave eshte akoma ne funksionim ,keshtu qe kjo pjese e rendesishme e infrastruktures bujqesore eshte ne vend.
Agrobiznesi eshte me i zhvilluari  dhe akoma nje sektor premtues per zhvillimin e ardhshem te Beratit , i cila reflektohet ne numrin e tyre ( 41) te cilat operojne sot ne sektorin e agrobiznesit dhe territori qe mbulojne keto (23.5 % te siperfaqes  se pergjithshme), numri i njerezve te punesuar ne kete sektor  (42.3 % e totalit te te punesuarve) dhe perben  (49 % ) te numrit total te bizneseve .
Per me teper disa produkte te caktuara agro-bujqesore si  ullinjte, fiqte dhe qershite kane qene te kultivuara ne Berat per mijra vjet , duke zene rreth 13 % te zones bujqesore te qytetit .
Aktualisht industria e  agrobiznesit ne Berat perdor akoma produktet bujqesore lokale . Dy produktet kryesore, fiqte dhe ullinjte janete njohur  ne tregjet nderkombetare. Eksporti i ketyre produkteve formon nje pjese te konsiderueshme te totalit te eksportit ne Qark.
Ne qytet ndodhen rreth 57 % e agrobiznesit te rajonit , duke punesuar me shume se gjysmen e numrit te te punesuarve 59 %. Investimet ne kete sektor , dhe teknikat moderne te aplikuara ne prodhimin e disa linjave , kane sjelle nje produktivitet me te larte dhe rritje te te ardhurave , te demonstruara ne kapacitetin e prodhimit dhe ne numrin e te punesuarve.
Perreth qytetit eshte nje hapesire e pershtatshme per perqendrimin e bizneseve brenda zones ekzituese industriale dhe per permirsimin e zones per zhvillimin e agrobiznesit. Vendndodhja e zones e ben ate te pershtatshme per ngritjen e nje tregu agrobiznesi
Artizanati
Ne vijim  te agrobiznesit ,artizanati eshte nje prioritet tjeter i zhvillimit ekonomik te Beratit dhe do te stimulohet nepermjet ruajtjes dhe kultivimit te tradites dhe nepermjet prezantimeve ne panaire kombetare dhe nderkombetare ,
2- Biznesi I ndertimit
3-Turizmi Ka nje rritje te fuqise ekonomike te biznesit qe operon ne fushen e turizmit. Kjo edhe nepermjet rritjes se fuqise promovuese te vlerave qe ka qyteti tashme me nje satus te veçante.
Shuma totale e subjekteve  te biznesit te vogel pa ambulantet eshte 1106 dhe me ambulantet 1496 subjekte.
Kete trend rrites te te ardhurave locale prej 8.15 %, rritjen e numrit te subjekteve me 3.7 %.
Promovimi i vlerave dhe tendencave te zhvillimit si dhe prezantimi i hapësirave dhe mundësive investuese jane programuar si pjese e praktikes se punes per vitin 2010. biznesi Beratas ka tendence te investoje burimet e veta ne keto drejtime te rendesishme:
a)Sherbime , b) Tregeti me pakice, c) Artizanat, b) Përpunim e agrobiznes, d) Turizem
Te punesuar ne sektorin public 4775
Te punesuar ne sektorin privat : 6234
Pensioniste : 19386
Familje ne ndihme ekonomike : 3552
Ka 6  shkolla te mesme ne rrethin e Beratit ( 4 te pergjithshme, 1 pedagogjike  dhe   1 profesionale) , —- kopshte ,3 cerdhe . Ka nje spital rajonal . Niveli I papunesise : 12.8 %
Monumente te kategorise se pare 107 , te kategorise se dyte :
Ka nje fluks prej rreth 8000 vizitoresh ne vit ne dy Muzeumet Kombetare , dhe rreth 19 mije vizitore ne monumentet e kategorise se pare ( nga te cilet 10.000 jane te huaj. )
Numri I vizitoreve ne qytet eshte rreth 45.000 ne vit, nga te cilet 60 % jane vizitore te huaj ( vendin e pare ne klasifikim e zene Europianet :italiane, franceze, gjermane, britanike, etj ) por ka edhe vizitore ngaAmerika e Veriut dhe Azia .

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME