Ka vetëm një problem filozofik me të vërtetë serioz: vetëvrasja. Të tregosh nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet, do të thotë ti përgjigjesh pyetjes themelore të filozofisë. Të tjerat, nëse bota ka tri përmasa, nëse shpirti ka nëntë apo dymbëdhjetë kategori, vijnë më pas. Këto janë lojëra; në fillim duhet t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Dhe, po qe e vërtetë ajo që thoshte Niçja se një filozof, për të qenë i respektuar, duhet të predikojë nëpërmjet shembullit të vet, kuptohet rëndësia e kësaj përgjigjeje, meqë ajo do t’i paraprijë veprimit përfundimtar. Këto të vërteta janë të kuptueshme për zemrën, po duhet t’i thellosh për t’i bërë
të qarta për arsyen. Nëse do të kërkoj të dalloj një problem të ngutshëm nga një tjetër, duhet të marr parasysh veprimet që jam i detyruar të kryej. Asnjëherë nuk kam parë njeri të vdesë për hir të argumenteve ontologjike. Galileu, i cili zotëronte një të vërtetë shkencore të rëndësishme, e mohoi me shumë lehtësi sapo iu vu jeta në rrezik. Në njëfarë kuptimi, ai bëri mirë. Nuk ia vlente të humbje jetën në turrën e druve për këtë të vërtetë. Toka apo dielli rrotullohet rreth njëri-tjetrit, kjo gjë është pa interes. Me një fjalë, është një problem i kotë. Nga ana tjetër, kam vënë re se shumë njerëz i japin fund jetës, sepse mendojnë që nuk ia vlen të jetohet. Kam parë të tjerë, që paradoksalisht vriten për idetë ose iluzionet, të cilat i japin kuptim jetës së tyre (ajo gjë që quhet arsye për të jetuar është njëkohësisht një arsye e shkëlqyer edhe për të vdekur). Pra jami mendimit se kuptimi i jetës është problemi më i ngutshëm. Si ti përgjigjemi? Për të gjitha problemet thelbësore, këtu unë përfshij të gjitha ato që të bëjnë të vdesësh ose ato që shumëfishojnë dashurinë për jetën. ka me siguri dy metoda të menduari, ajo e La Palisës dhe ajo e Don Kishotit. Vetëm ekuilibri midis të vërtetave dhe lirizmit mund të na lejojë të përftojmë njëkohësisht emocion dhe qartësi. Pra, para një çështjeje të tillë, sa të thjeshtë aq dhe të ngarkuar me patetizëm, dialektika akademike dhe klasike duhet t’ia lëshojë vendin, merret me mend, një mënyrë të menduari më modeste që mbështetet sa në bon sens-in aq dhe në qëndrimin dashamirës.
Vetëvrasja gjithmonë është trajtuar si një dukuri shoqërore. Këtu, përkundrazi, është fjala, sa për fillim, për marrëdhënien midis mendimit vetiak dhe vetëvrasjes. Një veprim i tillë përgatitet në heshtjen e shpirtit, ashtu si dhe veprat e mëdha. Vetë njeriu nuk e di këtë. Një mbrëmje, ai tërheq këmbëzën ose hidhet në ujë. Një ditë, kur po më tregonin për një administrator banesash që kishte vrarë veten, më thonë se kishte ndryshuar shumë që nga vdekja e vajzës së tij para pesë vjetësh dhe se kjo ngjarje e kishte “gërryer nga brenda”. Nuk mund të gjesh fjalë me të përpiktë. Të fillosh të mendosh do të thotë të fillosh të gërryhesh, shoqëna nuk luan ndonjë farë roli në fillim. Krimbi gjendet në shpirtin e njeriut. Aty duhet ta kërkosh. Këtë lojë të kobshme që të çon nga qartësia përballë ekzisteneës tek arratisja jashtë dritës, duhet ta gjurmosh dhe ta kuptosh.
Gjenden shumë shkaqe për një vetëvrasje dhe, në përgjithësi, ato më të dukshmet nuk kanë qenë më të efektshmet. Njeriu rrallë e vret veten (ndonëse kjo hipotezë nuk përjashtohet) duke arsyetuar.
Kriza fillon me diçka që është pothuajse gjithmonë e pakontrollueshme. Gazetat shpesh flasin për “brenga intime”, ose për “sëmundje të pashërueshme”. Këto shpjegime janë të vlefshme. Po mund të ndodhë që atë ditë një mik i njeriut, të dëshpëruar i ka folur ftohtë. Ky është fajtori, sepse vetëm kaq mund të mjaftojë për tu dhënë rrukullimën gjithë pakënaqësive dhe gjithë mërzitjeve që qëndronin pezull (1)
Por, nëse është e vështirë të gjendet çasti i saktë, përçapja e stërholluar ku arsyeja ka zgjedhur vdekjen, është më e lehtë të nxjerrësh nga ky gjest rrjedhojat e tij. Të vrasësh veten, në një kuptim, si në melodrama, do të thotë të rrëfehesh. Të tregosh se ke mbetur prapa nga jeta ose që nuk e kupton. Megjithatë, të mos vazhdojmë me këto analogji t’u kthehemi fjalëve të zakonshme. Kjo do të thotë se pranon që jeta nuk ia vlen të jetohet. Të jetosh, natyrisht, nuk është kurrë e lehtë. Njerëzit vazhdojnë të bëjnë veprime që ua imponon ekzistenca për shumë arsye, nga të cilat e para është zakoni. Të vdesësh me dashje parakupton që e ke zbuluar qoftë edhe instinktivisht, karakterin qesharak të këtij zakoni, mungesën e çdo arsyeje të thellë për të jetuar, karakterin absurd të veprimtarisë së përditshme dhe kotësinë e vuajtjes.
Cila është, pra, kjo ndjenjë e pallogaritshme, që i largon shpirtit gjumin, aq të nevojshëm për jetën? Një botë që mund ta shpjegosh qoftë edhe me arsye të gabuara është botë e afërt. Po në të kundërtën në një gjithësi pa iluzione dhe pa të vërteta, njeriu ndihet i huaj. Ky mërgim është i pafund, meqë ka humbur kujtimet e atdheut të pagjendshëm ose shpresën e tokës së premtuar. Kjo ndarje e njeriut nga jeta e tij, e aktorit nga dekori i tij përbën ndjenjën e absurditetit. Meqë të gjithë njerëzit e shenjtë kanë menduar për vetëvrasjen e tyre, pa e zgjatur, kuptohet që ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis kësaj ndjenje dhe tundimit drejt hiçit.
Tema e kësaj eseje është pikërisht marrëdhënia midis absurdit dhe vetëvrasjes, përcaktimi i saktë i masës që vetëvrasja shërben si zgjidhje për absurdin. Në parim, mund të thuhet se për një njeri të ndershëm, ato që i beson si të të vërteta duhet të përligjin veprimet e tij. Pra, besimi në absurditetin e ekzistencës duhet t’i prijë sjelljes së tij. Do të ishte një kureshtje e përligjur të dije qartë dhe pa lot të rremë, nëse një përfundim i tillë kërkon që të braktiset sa më shpejt një gjendje e pakuptueshme. Vetëkuptohet, këtu unë kam parasysh njerëz, që janë të prirur të pajtohen me vetveten.
I shtruar qartë, ky problem mund të duket njëherësh i thjeshtë dhe i pazgjidhshëm. Por gabimisht supozohet që pyetjet e thjeshta kërkojnë përgjigje të ngjashme dhe se fshati që duket nuk ka nevojë për kallauz. Apriori, dhe duke përmbysur të dhënat e problemit, si në rastin kur vret veten, ashtu edhe kur nuk e vret, duket se ekzistojnë vetëm dy lidhje filozofike, ajo që thotë po dhe ajo që thotë jo. Do të ishte gjë shumë e bukur. Por duhet të mos harrojmë ata, të cilët, pa arritur në përfundime, pyesin gjithmonë. Tani po bëj fare pak ironi: ata janë shumica. Vërej, gjithashtu, se ata që përgjigjen “jo”, veprojnë sikur mendojnë të kundërtën. Në fakt, po të pranoja kriterin niçean, ata mendojnë ”po”, në një mënyrë ose tjetër. Përkundrazi, ata që vrasin veten, ndodh shpesh që të kenë rrokur kuptimin e jetës. Këto kontradikta janë të përhershme. Madje mund të thuhet se asnjëherë nuk kanë qenë më të mprehta se në ato raste ku logjika, përkundrazi, duket qesharake. Është gjë e njohur krahasimi i teorive filozofike dhe i sjelljeve të atyre që i predikojnë. Por duhet të pranojrrië se miclis mendimtarëve që nuk kanë pranuar se jeta ka kuptim, askush, përveç Kirilovit që i përket letërsisë, Peregrinosit që lindi nga legjenda(2) dhe Zhyl Lekjesë, partizan i hipotezës, nuk shkoi deri atje sa të mohonte kuptimin e jetës. Përmendet shpesh, për shaka, Shopenhaueri, i cili fliste për vetëvrasjen para një tavoline të mbushur plot. Këtu nuk ka aspak vend për tu tallur. Kjo mënyrë për të mos e marrë seriozisht tragjiken nuk është aq e rëndë, por ajo, më së fundi, bën portretin e njeriut që e ka përqafuar.
Para këtyre kontradiktave dhe paqartësive, a duhet të besojmë se nuk ka asnjë lidhje midis mendimit që dikush ka për jetën dhe veprimit të tij për ta braktisur? Të mos e teprojmë në këtë drejtim. Në lidhjen e njeriut me jetën gjendet diçka shumë më e fortë se të gjitha pakënaqësitë e botës. Gjykimi i trupit është i barazvlershëm me atë të shpirtit dhe trupi sprapset para asgjësimit. Ne e fitojmë zakonin e të jetuarit para atij të të menduarit. Në këtë garë, që na afron përditë nga pak drejt vdekjes, trupi ruan një distancë të përhershme. Së fundi, thelbi i kësaj kontradikte qëndron në atë çfarë do ta quaja shmangie, sepse ështe njëherësh edhe më pak edhe më shumë se harrimi i njeriut pas punëve të përditshme, në kuptimin paskalian të fjalës. Shmangia vdekje prurëse që përbën temën e tretë të kësaj eseje, është shpresa. Shpresa për një jetë tjetër që duhet “merituar” ose mashtrimi i atyre që e jetojnë jo për vete jetën, po për ndonjë ide të madhe që është më e rëndësishme se jeta, që e fisnikëron, i jep një kuptim dhe i tradhton.
Gjithçka ndihmon në shtimin e ngatërresave. Jo më kot deri tani është luajtur me fjalët dhe është bërë sikur besohet se mospranimi i idesë që jeta ka një kuptim të çon detyrimisht të pohosh se ajo nuk ia vlen të jetohet. Në të vërtetë, nuk gjendet asnjë masë e detyrueshme midis këtyre dy gjykimeve. Duhet vetëm të mos lejosh të mashtrohesh nga paqartësitë, papajtueshmëritë dhe inkonsekuencat e përmendura deri tani. Duhet të lemë gjithçka mënjanë dhe të merremi drejtpërdrejtë me problemin e vërtetë. Dikush vret veten sepse jeta nuk ia vlen të jetohet, – kjo pa dyshim është një e vërtetë shterpë, sepse është gjë mjaft e njohur. Por ky poshtërim i ekzistencës, ky përgënjeshtrim ku e ngujojmë, mos vallë vjen ngaqë ajo nuk ka asnjë kuptim? Apo mos absurditeti kërkon që t’i shpëtojmë nëpërmjet shpresës ose vetëvrasjes, ja se çfarë, duhet të tregojmë, të studiojmë dhe të ilustrojmë duke shmangur gjithçka tjetër. A sjell absurdi me vete vdekjen, këtij problemi duhet t’i jepet përparësi ndaj të tjerave, jashtë të gjitha metodave të të menduarit dhe të lojërave të fjalëve të kota. Nuancat, kundërritë, psikologjia që një mendje “objektive” di të fusë në të gjitha problemet, nuk kanë vend në këtë analizë dhe në këtë pasion.
Duhet vetëm një mendim i padrejtë, domethënë logjik. Nuk është gjë e lehtë. Gjithmonë është e pëlqyeshme të jesh logjik. Është pothuajse e pamundur të jesh logjik deri në fund. Njerëzit që vetëvriten ndjekin deri në fund rrjedhën e ndjenjave të tyre. Atëherë përsiatja për vetëvrasjen më jep rastin të shtroj të vetmin problem që më intereson: a ka ndonjë logjikë deri në vdekje? Këtë mund ta mësoj vetëm duke ndjekur pa pasione të sëmura, vetëm në dritën e fakteve, arsyetimin, origjinën e të cilit po e tregoj këtu. Këtë unë e quaj një arsyetim absurd. Shumë i kanë hyrë kësaj rruge. Nuk e di nëse ia kanë dalë mbanë.
Kur Kari Jaspersi zbuloi pamundësinë e unitetit të botës, tha: “Ky kufizim më kthen te vetvetja, atje ku nuk fshihem më prapa një pikëpamjeje objektive, të cilën vetëm e përfytyroj, atje ku as unë vetë, as ekzistenca e të tjerëve nuk mund të shndërrohet në objekt për mua”, ai përmend, pas shumë të tjerëve, këto vende të shkreta dhe pa ujë, ku mendimi arrin në kufijtë e tij të skajshëm. Pas shumë të tjerëve, për këtë nuk ka dyshim, por sa shpejt që u larguan! Në këtë zhvillim të fundit ku arsyeja lëkundet, kanë arritur shumë njerëz dhe, midis tyre njerëz të thjeshtë. Ata heqin dorë nga gjëja më e shtrenjtë, nga jeta e tyre. Edhe të tjerë, me tituj të lartë fisnikërie në lëmin e arsyes, kanë hequr dorë, por ata kanë realizuar vetëvrasjen e mendimit të tyre, në një revoltë të pastër. Përkundrazi, përpjekja e vërtetë është të ngulmosh, për aq sa është e mundur, dhe të vëzhgosh nga afër lulëzirnin barok të këtyre zonave të largëta. Qëndrueshmëna dhe qartësia janë spektatore të privilegjuara të kësaj loje çnjerëzore ku absurdi, shpresa dhe vdekja shkëmbejnë replika. Kjo vallë është njëherësh e thjeshtë dhe e ndërlikuar, për rrjedhojë, arsyeja mund të analizojë figurat e saj para se t’i ilustrojë dhe ti përjetojë vetë.
__________
1) Përfitojmë nga rasti të kujtojmë karakterin relativ të kësaj eseje. Vetëvrasja, në fakt, mund të lidhet me arsye shumë më të nderuara. Për shembull, vetëvrasjet politike të quajtura të protestës në revolucionin kinez.
2) Kam dëgjuar të flitet për një nxënës të Peregrinosit, shkrimtar i pasluftës, i cili pasi shkroi librin e tij të parë, vrau veten për të tërhequr vëmendjen mbi veprën e tij. Në fakt, vëmendja u tërhoq, por libri u gjykua i dobët.
Pages
- Home
- ADMINISTRIM
- ANALIZE VEPRASH
- DETYRA ANGLISHT
- APLIKIM KOMPJUTERIK
- AUDITIM BANKAR
- TE DREJTAT E NJERIUT
- BAZAT E FINANCES
- CIKLI I ULET
- DIDAKTIKE
- DOKTORATURE
- DREJTESI
- E DREJTA PRONES
- E DREJTA KUSHTETUESE
- E DREJTA NDERKOMBETARE
- E DREJTA MJEDISIT
- EDUKIM
- EKONOMI
- ESE ANGLISHT
- HYRJE NE PSIKOLLOGJI
- MENAXHIMI I BURIMEVE NJEREZORE
- MARDHENIE ME PUBLIKUN
- MARDHENIE NDERKOMBETARE
- MASTER PROFESIONAL
- MASTER SHKENCOR
- MENAXHIM BIZNESI
- MENAXHIM FINANCIAR
- MENAXHIM KLASE
- MENAXHIM NDERTIMI
- MENAXHIM TURIZEM
- MESIMDHENIE
- MIKROEKONOMI
- POLITIKAT NE BE
- POLITIKAT E SIGURISE NDERKOMBETARE
- PSIKOLOGJI
- PSIKOLOGJI SHKOLLE
- PSIKOLOGJI SOCIOLOGJI
- PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
- PSIKOTERAPI
- REPORTAZH
- SHKENCA EDUKIMI
- SHKENCA JURIDIKE
- SHKENCA POLITIKE
- SHKRIM AKADEMIK
- SINTAKS
- SOCIOLOGJI
- SOCIOLOGJI EDUKIMI
- TEMA DIPLOME
- TEORI MARDHENIE NDERKOMBETARE
- TURIZEM ARKEOLOGJIK
- Llotaria Amerikane Durres
- Agjensi Imobiliare Durres
- Whatsap
Popular
-
HYRJE Arsimi dhe edukimi është procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individ...
-
Studim Rasti Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me probleme te ndryshme ,qe shihen si femije me...
-
TEMA:STUDIM RASTI I NJE FEMIJE ME NEVOJA TE VECANTA. Pershkrimi fizik (A. Sh ) Eshte nje djale me gjatesi njesoj si gjithe femij...
-
Hapja e Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti t...
-
Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative: Hyrje: Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të ndërtojnë një robot që ësh...
-
Origjina 1. Numrat arabe e kane origjinën në Indi të paktën 1.700 vjet më parë. Ata ishin shpikur nga matematikanet hindu, duke evol...
-
Tema e parë, leksioni i dytë 1. Filozofia arsimore në mesjetë Idetë dhe konceptet arsimore në Mesjetë i gjejmë në mendimet e njerëzve...
-
T EMA : LIDHJA E KIMISE ME LENDET E TJER A Permbajta e projektit njohja mbi kimine Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë ...
-
▼ KLIKO ▼ SHKARIKO ▼ PDF ▼ WORD ▼ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI (MASTER SHKENCOR) LENDA: KESHILLIM I NXENESIT TEMA: ST...
-
Tema : Ndikimi I Revolucionit Industrial ne vendet e Evropes NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Revolucioni Industrial ishte tranzicioni drej...