Vështrim mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
( nga lashtesia deri më 1912)
Trualli i Shqiperise, eshte nder me te lashtet vende te Europes Ai , ka qene banuar qe nga koha e paleolitit te mesem(100.000-30.000 vjet me pare) e ne vazhdim. Kerkimet arkeologjike kane deshmuar se banoret neolitiko- eneolitik te Fushës se Korçës mbillnin drithera e rritnin kafshe shtepiake .Ata prodhonin kategori te ndryshme enesh,vegla pune prej briri,prefse prej stralli dhe objekte te tjera te perdorimit te perditshem.
Gjatë epokes se bronzit (2000-1100 p.e.r.),nga banoret iliret e hershem ilire ,ndertohen vendbanime e para te fortifikuara (Gajtan,Tren, etj).Po keshtu lindën edhe format e para ekonomise, sidomos metalurgjia e bronzit ,qe arriti te prodhoje armë te ndryshme mbi bazen e prototipave egjeanë . Ne fazen e fundit te epokes se bronxit (shek.XIII-XII para kr.) nga Mikena importoheshin sasira te konsiderueshme veglash pune prej bakri (thika ,kama,shpata etj,),nderkohe qe iliret eksportonin per ne Greqi produkte te ndryshme prej leshi ,lekurash,mishi,gje e gjalle ,dru,ndoshta edhe dridhera.
Ne kohen e hekurit (shek. XI-V para Kr.) vihet re nje zgjerim i vendbanime te reja te fortifikuara . Shume shpejt ato u kthyen në qendra te prodhimit te qeramikes dhe te veglave te punes. Në dekadat e para te kesaj kohe u vune ne perdorim sëpatat e tipave dalmato-shqiptare ;me pas filluan te preferohen armët prej hekuri, qe zëvendesuan plotesisht tipat prej bronzi .Nga perpunimi artistik i metaleve , gjate shek.VIII-VII para Kr.,per nevojat e pajisjes se kaloresve aristokratë ,farketaria ilire prodhoi parzmoret, kallçijtë dhe përkrenaret prej bronzi.
Aty nga fundi i shek VII para krishtit u themeluan disa ngulime greke ,qytetet e njohura bregdetare:Dyrrachion (Durresi), Apolonia, dhe Oricum. Zhvillimi ekonomik dhe urbanizimi i shpejte qe pervijoi gjate shek. IV-III para Kr. ,sidomos ne trevat bregdetare, çuan ne formimin e nje vargu qytetesh ilire. Perkrah poliseve te njohura helene, u ngriten edhe qytete ilire si;Butroti (Butrinti), Scodra, (Shkodra), Lissus (Lezha) etj.Per nga pozita dhe roli qe luajten keto qendra qytetare , u bene pjese e civilizimit te botes mesdhetare.
Pas vendosjes se rendit skllavopronar ne qytetet mëdha(Dyrrahu,Apolonia, Scodra, Lissus etj )gjate shek.IV-III, zbatohen principet urbane te sistemit ortogonal hipodamik. Ne agorate e disa qyteteve u gjallerua aktiviteti ekonomik . Shtresat zejtare ngriten nje sere ngrehinash te tipit punishte, ku shfrytezohej puna e sklleverve. Krahas formes private te pronës (qe deshmohet nga vulat e punishteve) ,ekzistonte prona skllavopronare shteterore. Specializimi i degeve te zejtarise imponoi shtimin e prodhimit te veglave të punes .Edhe poçeria hodhi forma enesh qe imitonin tipat helene. Ne shek.llI-II para Kr. punishtet shtetërore dhe private zotëronin plotësisht tregun ilir duke ngushtuar importin helen.
Prona private u perhap edhe ne bujqesi, ku zbatohej dhenia me qira e tokës nga pronarët e medhenj. Nje mbishkrimi shek. IV para Kr. tregon se ne fisin ilir i pajoneve (fqinje me maqedonet) ,prodhohej aq shume grure, saqe plotesonin nevojat e krahines se tyre ,por edhe furnizonin me shumice qytetin e Athines.Ne kete kohe fillloi te perdorej gjeresisht parmenda prej druri. Figuren e nje parmende te ketille ,madje edhe te pajisur me plor hekuri ,e ndeshim ne faqen e nje eneje –hambar (pitos),e zbuluar gjate germimeve arkeologjike te kryera ne fshatin Tren te rrethit Korçe.
Ne burimet e shkruara iliret i permendin si mjeshtra te kultivimit te ullirit ,rrushit dhe te pemeve te tjere frutore.Prej elbit ata nxirrnin nje pije te shijshme “sabaja”,ndersa ne Dyrrachion prodhohej nje lloj vere prej mjalti, e thirur me emrin” Balisk”.
Nje ndikim per zhvillimin ekonomik ne periudhen antike luajti edhe mbreteria ilire.Per nevojat e shkembimeve ne tregun antik, u hodhen ne qarkullim monedhat e shtetit ilir,por edhe prerjet e qyteteve të Apolonisë, Dyrrahut, Skodrës, Lisit, Bylisit, Amantias luanin nje rol te ndjeshem ne kembimet tregtare. Gjate shek.IV-II para Kr. prodhimet ilire konkuruan mallrat helene .
.Shekujt IV-II para Kr. shënojnë lulëzimin ekonomik dhe kulturor të qyteteve ilire. Që në shek. IV para Kr. Dyrrhachioni qyteti kishte një kantier për ndërtim anijesh dhe mjeshtërit ilir permenden si ndërtues të aftë të anijeve liburne.Ne cdo qytet kishte punishte për punimin e metaleve, të lëkurës, të prodhimit të qeramikës ,të pëlhurës etj.
Pas pushtimit nga Roma me 168 para Kr. iliret u futen gradualisht ne juridiksionit e administrates provinciale romake.Me ardhjen në pushtet të Oktavian Augustit, disa qytete ilire (Dyrrachium, Buthrot etj.) u shpallen koloni romake dhe ne mjediset e tyre filluan të zbatoheshin parimet e sistemit romak të ekonomise. Ne tokat pjellore u krijuan latifunde ku u zbatua gjeresisht puna e skllevërve. Pas shek.II mbas Kr. projektuesit romake e orientuan ekonomine ilire ne zhvillimin e bujqesise, blegtorise dhe shfrytezimin e minierave. Tregtia u orientua nga eksporti drejt Romes. Nje prioritet te vecante iu perkushtua qytetit te Dyrrachiumit ku ,per nje kohe relativisht te shkurter u ndërtuan: amfiteatri, biblioteka, terma publike, ujësjellësi si dhe shumë vila luksoze.
Pas krijimit te provinces romake te Maqedonise per zhvillimin e infrastruktures rrugore ne Ballkan u perpunua nje strategji e ve cante. Ndertimi i rruges romake transballkanike(Dyrrachium-Thessalonik rreth 395 km), e thirur” Via Egnatia”,si vazhdim i “Via Apia “ne Itali ,beri te mundur zgjerimin e lidhjeve tregetare dhe shndrimin e bregdetit te Ilirise Jugore si ure lidhese ne mes Perendimit dhe Orientit.Rruga Egnatia ,e shtruar midis viteve 146-143 nga prokonsulli Maqedonise, Cnaesus Egnatius, pershkonte distancen nga Apolonia e Ilirise ne Thesalonik me rreth 267 milje(395 km). Me vone, pikenisje e Egnatias u be kolonia e Dyrrachiumit dhe duke mbritur ne Bizanz ajo kish nje gjatesi prej 553milje (830 km). Gjurmimet e bera pergjat segmentit Dyrrachium-Philippi (kalldremet,urat e gurit,kanalizimet etj), kane deshmuar per tekniken e ndertimit te via Egnatias. Traktet ne forme kalldremi te ndertuar me gure plloçake, te zbulura ne Kryeluz te Kavajes, Librazhd( Xhure ,Cekrez ,Dardhe), kane gjeresi qe varion 4-6.7 m.
Dijetari i shquar romak , Ciceroni(106-43 paraKr.) do ta percaktonte kete rruge me shprehjen e njohur:”nostra militare”.Por ,per karakterin e Via Egnatias burimet e shkruara dhe objektet e ndryshme arkeologjike(relievet ,guret miliare e vecanerisht mbishkrimet qe gjenden ne to ),flasin shkoqur se , krahas shfrytesimit per operacione ushtarake, ky aks rrugor funksionoi vazhdimisht edhe si arterie prioritare e tregut nderrajonal.
Qytetet koloni romake te Iliricumit Jugperendimor kishin lidhje të gjëra ekonomiko-tregtare me qendrat kryesore portuale të pellgut Adriatiko-Mesdhetar dhe sidomos me rajonet e gadishullit Apenin.Nga te dhenat epigrafike rezulton se , pervec perfaqesuesve te shtresave te qytetareve te thjeshte ,dalin edhe emra qe kane te bejne me skllevër e liberte, por edhe te profesione te ndryshme si ajo e shkruesit, muzikantit, kovaçit, karpentierit, rrobaqepesit etj.Në një mbishkrim të shek. II pas Kr. bëhet fjalë për një edil (kujdestar ndërtimesh), i quajtur Syr Epidamni nga Dyrrachiumi , për të cilin, pas vdekjes ,mjeshtrit karpentier, i kanë dedikuar një monument.
Perbri Egnatias, ne rajonet ekonomikisht te zhvilluar, u ndertuan edhe nje varg stacionesh( mancio) .Nje i tille eshte Ad Quintum( ne afersi te Scampinit), i ndertuar ne shek.II mbas Kr.,prane te cilit kishte edhe nje kompleks monumental ( me terme,nymfe, etj.).
Via Egnatia duke kaluar permes qendrave te medha urbane(Dyrrachium-Scampis-Lychnidos-Herakleia-Edessa-Pella-Thessalonike-Amphipolis-Philippi-Neapolis-Ankontisma -Traianopolis- Byzanz ), perfaqesonte arteren me te shkurter qe lidhte bregdetin e Ilirise jugperendimore me Egjeun verior dhe Bosforin.Ndersa te gjitha rruget e tjera ne veri dhe ne jug te saj ishin thjesht degezime.
Kjo rritje e tregut provincial deshmohet arkeologjikisht ne qarkullimin e amforave te transportit te tipeve Dressel,Lamboglia dhe te llampave te prodhuara nga firmat romake.Burimet historike dhe te dhenat epigrafike flasin shkoqur per presencen e tregetareve romake ne Dyrrachium Thessalonike,Amphipolis,Apollonia,Pella Edessa etj.Keshtu ne nje stele varri te shek.I para Kr., e zbuluar ne Dyrrachium eshte shkruar ne greqisht emir i tregetarit nga Ankona().
Qarkullimi ne qytetet ilire i monedhave të perandorit Hadrian dhe te A.Piut nuk eshte e rastit,por mbeshtetet nga fakti se ndertimet me kryesore( ujesjelljellesat, banjot publike etj.) jane bere gjate sundimit te ketyre perandoreve . Gjate kesaj faze nga punishtet e qyteteve vazhduan te prodhoheshin sipas nje teknologjie te re tullat e tjegullat. Pervec qeramikes sigilata italike, nuk perjashtohet mundësia e ngritjes ne qytet e filialeve të firmave apenine .Artikuj mjaft te kerkuar ishin kandilat e tipit me kanal(Firmenlampen) te prodhuar nga mjeshtrat italikë : FELIX, FORTIS, OCTAVI, NERI, VIBIANI, FESTI etj.cka provon se tregtia e qytetit ishte orientuar me gadishullit Apenino -verior
Edhe enet prej qelqi, imitojne modele italike ose forma të qeramikes arretine. Ato perfaqesohen nga urnat cinerare, shishet e vogla (unguentaret dhe balsamaret), eprovetat etj.. Me origjine nga Korinthi ,ashtu sic eshte konstatuar edhe ne Apoloni, Butrint, Bylis ,jane kandilat korintike te firmave : KARPU, POSFORU, KALISTU, FLAVU etj.Qytetet e Ilirise Jugperendimore zhvillonin nje tregti te rregullt me qendra të Azise së Vogel, ishujt e Egjeut, nga Atika, Afrika e Veriut,te gadishullit Iberik etj.
Gjate periudhes se shekujve te pare mbas Kr. perbri qyteteve te via Egnatias tregetoheshin edhe mallra te ndryshme te prodhimit romak dhe ato qe importoheshin nga vendet ekzotike.(prodhime te farketarise,bizhuteri, etj.)
Me ndarjen e Perandonise Romake (viti 395), Iliria hyn ne perberjen e Perandonise Bizantine,nderkohe , ne kufijte e saj, u dynden gotet, avaret etj. Kriza e rendit skllavopronar dhe dyndjet e barbareve u pasqyruan ne ekonomine ilire me vendosjen e sistemit te kolonatit ne shek.IV te er. Shekujt IV-V te e.r. shenojne nje renie relative te qyteteve dhe zoterim te ekonomise bujqesore.Megjithate periudha e antikitetit te vone per portet e Epirit te Ri ishte koha e rigjallerimit te lidhjeve tregtare me mjaft provinca dhe qytete te Mesdheut Gjate kesaj periudhe kemi nje shkembim intensiv te artikujve te artizanatit lokal bizantin, me importet orientale e perendimore (gote ,longobarde etj). Ne qytetet e provincave bizantine te Epirus Novas,
Macedonia Prima e Secunda, Thessali,Rhodope,etj,krahas te tjerave, eshte zbuluar nje lende e pasur me plastike arkitektonike dekorative te prodhuara me mermer Prekonnesos dhe te Thasosit ,materiale keto, qe jane transportuar dendesisht nepermjet trasese se Egnatias.Keshtu ne baziliken B te Philippit jane perdorur elemente arkitektonike prej mermeri te Thasosit,ndersa tek bazilikat e provinces Epirus Nova(Dyrrachion ,Scampis etj.) ndeshen si materiale ndertimi kolona e kapitele te importuara nga Preconesios
Per prefekturen e Illyricumit(Praefectus praetoria Illyricum ) ,gjate antikitetit te vone , Thesaloniki
ishte punishtja kryesore e prerjes se monedhave bizantine,nderkohe qe Dyrrachioni,Stoboi,Heraklea,Lynkestis,Amphipolis,Neapoli e qytete te tjere konsideroheshin si qendra te medha tregetare perbri rruges Egnatia. Ne tregjet e e tyre qarkullonin amforat orientale , amforat cisterne te Samosit, ene te guzhines(terrasigillata fokeane ,ene te tipit Griss ,etj). Nder artikujt e importuar nga Egjeu dhe Azia e Vogel per ne Itali preferoheshin vererat, produktet ushqimore tekstilet e mallra te tjere. Gjatë shek.V-VII linjat më të rrahura detarë ishin itineraret: Kerkyra-Patras-Korinth-Dyrrhachion; Dyrrhachion-Brindizi-Otranto; Dyrrhachioni -Olcinium-Salona etj.
Në kushtet e sundimit bizantin, Durrësi ,Kruja, Scodra ,Lisus,Sarda, Berati ,Aulona etj ishin ndër qytetet e Ballkanit (Hemusit) që perballuan zigzaket e zhvillimit mesjetar.Ne shek. VII-VIII, si fazë e parë e mesjetës së hershme ,në kushtet e sundimit bizantin ,Durrësi, ishte ndër qytetet e paktë të Ballkanit (Hemusit) që perjetoi një periudhë “qetësie”. Përfaqësuesi i fundit i dinastisë së Justinianit, Maurik Tiberi (582-602), bëri disa investime në Durrës. Njëfarë qëndrueshmërie arriti të kishte qyteti edhe në kohën e perandorit Herakli(610-641).
Pas largimit të garnizoneve bizantinë në vitin 616, vartësia e qytetit të Durrësit nga pushteti qëndror pësoi një shkëputje relative. Kjo bëri që në Durrës dhe në trevën përreth tij të rigjallërohen organet e lashta të vetëqeverisjes lokale dhe të zhvillohej më tej tradita vendase me tipare të reja, tanimë feudale.
Pas rinovimit te raporteve politike e ekonomike midis Bizantit dhe perendimit( e vecanerisht politika e bashkeekzistences se perpunuar nga perandori Herakli, ) u vu re nje rigjallerim i tregetise me qytetet italike. Keto mardhenie ishin kaq te gjera sa nje pjese e mire e rajonit te Pulias, te Sardenjes,Lacios,e Kampanias, pas vitit 600 , thirej me emrin “Bizanti Perendimor “
Aty nga mesi i shek.VII deri ne fund te shek.VIII ne tregjet e qyteteve ,qe munden te mbijetojne(Dyrrachion,Thesalonik,Amphipolis, Philippi, Neapolis ,Chrystopolis etj), pervijoi nje tregeti aktive ,madje ne Thesaloniki vepronte kommerkiarios apothekes dhe nuk perjashtohet qe dege te saj te kishte edhe ne Dyrrachion e Chrysoupolis. Thesaloniku ishte kommerkiarioi nepermjet te cilit behej jo vetem rishperndarja e te gjithe prodhimeve te artizanatit bizantin, por edhe te mallrave italiane,lusitane , iraniane etj . Prania e disa mallrave, sic duket italike, shpreh lidhjet me qendrat e perkundrejta te Adriatikut .Keshtu perkrenarja e tipit Baldenheim (me origjine ostrogote), e njohur si gjetje ne Heraklea Lynkeste, Justininana Prima etj., mendohet se mund te jete prodhuar ne Ravene. Edhe enet prej qelqi italiko-verior gjate shek.VII, ishin mjaft te preferuar si artikuj ne tregjet e Dyrrachionit, Lissusit, etj.
Gjate shek.VII, ashtu si ne mbare perandorine , u vune re kufizime te qarkullimit te monedhave edhe ne rajonin e Adriatikut te Poshtem, shfaqje kjo e krizes se sistemit monetar ne gjithe perandorine bizantine . Duke qene nen kontrollin e drejperdrejte te sllaveve dhe te avareve , rruga Egnatia , gjate kesaj kohe ,pothuajse pushtoi se qeni si arter kryesor tregtar i perandorise. Keto rrethana sollen si pasoje mbylljen e rruges baze te sferes se kembimit dhe te qarkullimit te monedhes ne Ilirikumin.
Prirje per pakesim dhe madje, per nje nderprerje te monedhes, pati dhe gjate shek.VIII. Duke filluar nga Konstanci IV Pogonati (v.668) e deri tek Theofili (v.829) zbulimet arkeologjike ne Shqiperi, kane dhene fare pak gjetje monetare dhe per rrjedhoje nuk mund te behet fjale per rrjedhshmeri normale te qarkullimit monetar gjate kesaj periudhe. Por megjithese ky kufizim i qarkullimit monetar solli veshtiresi te ndryshme ne ekonomi . Pavaresisht nga ky nivel prodhues i qyteteve te Adriatikut te Poshtem , prapeseprape germimet arkeologjike dhe burimet flasin per nje vazhdimesi te panderprere te jetes qytetare edhe gjate kesaj periudhe.
Në novelat bizantine të shek.VIII-IX, flitet për Arhondinë e Durrësit, si qarku më i madh e më i rëndësishëm dhe ndër brezat bregdetarë të Adriatikut lindor. Durrësi ,me skelën e tij njihej si baza më e madhe e flotës ushtarake bizantine dhe arhondi (sundimtari) kishte në kontroll të gjithë komandantet e kësaj flote. Gjatë kesaj periudhe qyteti pati lidhje dhe kontakte të drejtpërdrejta ose anësore me
Konstandinopojën,Selanikun dhe me qytete të tjera të Bizantit.
Roli i qyteteve u rrit akoma me tej pas themelimit te themave. Pozicioni i favorshem gjeografik i themave te Dyrrachionit,Thesalonikut,Strymonit dhe Macedonise, riperteritja e Via Egnatias, (qe ne kete kohe thirej edhe me emerin “Via Dyrrachion”),fuqizimi i kontakteve me rajonet e Mesdheut, rritja e vleres se monedhes bizantine te gjitha keto bene te mundur qe midis shek.IX-XI te perjetohet nje impuls te ri ekonomik. Ne tregjet e Via Egnatias, gjate kesaj kohe , qarkullonin prodhimet e qeramikes (tipet Otranto I e II), nje numer i larmirte me stoli te natyres ballkano-bizantine : vethe, unaza, varese, byzylyke, mjetet e liturgjise (enkolpione te tipit “Holy Land”, kryqe e shandane )
Via Egnatia dhe akset qe lidheshin me te :Rruga e Sofjes, Rruga transversale (Naissus-Serdika-Portes Trajanes-Philippoi-Adrianople) ,ishin arterieret kryesore te trafikut tokesor te Ballkanik qendror dhe jugor gjate shek.IX-XI.
Në fillim të shek.XI në Durrës kishte një lagje që banohej kryesisht nga tregetare venedikas dhe amalfianë. Gjeografi i shquar arab i shek.XII Abu Abdullah Al-Idrizi e quan Durrësin si “…qytet i madh dhe me shumë banorë .
Gjate shek.XII-XIV, periudhe që përkon me kohën e vonë bizantine, në qendrat e bregdetit të Arbanonit janë vërejtur ndikime të kulturës romaniko-gotike. Ky proces pati intensitet të dukshëm pas vendosjes së normanëve në Durrës me 1081. E ndersa në fazën e parë (1081-1204) kemi të bëjmë me ndertime të pjeshme të arkitekturës e artit perëndimor, në fazën e dytë (1204-shek.XIV), me ndermjetësinë e urdhërave franceskanë e domenikanë, u ndërtuan në Durrës dhe në prapatokën e tij (Cetë, Rodon etj.) kisha të mirëfillta të stilit romaniko- gotik.
Ne fillim te shek.XIII (vitet 1204-1213) Durresi ishte organizuar ne formen e Dukatit te tipit venecian dhe kish arritur nje zhvillim te dukshem ekonomik, me popullsise qe llogaritej me rreth 25.000 banore. Edhe gjate shek.XIV-XV administrata e Venedikut ne Durres kishte sjelle ne qytet pronare me prejadhje nga fisnikeria italiane (De nobili genere).Midis tyre kishte familje te shquara,si Kontarenet,Maurot,,Barbadigot etj.,qe kishin blere toka e bageti jo vetem ne Durrres,por edhe ne Vlore e Butrint duke ngritur ne afersi te ketyre qyteteve edhe fermat e tyre (casale).
Ne kete kohe permenden zanatcinj te ndryshem : botari (prodhuesit e vozave), lekurpunuesit, kepucaret, bukepjekesit, kasapet (macellarius).etj.. Qytetet arberore kishin unifikuar masat e peshave dhe vulat qe vendoseshin mbi thaset e kripes. Midis mallrave kryesore qe eksportoheshin nga Arberia per ne tregjet e Adriatikut ,e vecanerisht per ne Venedik,Ankona,Raguze etj, pervec kripes dhe peshkut, kishte edhe prodhime te tjera si:dritherat,bulmetra verera,dyll,mendafsh,lekura,lende druri,bageti te gjalla, kuajt (albanos hyppos) etj. Tregtaret durrsake permenden me anijet e tyre ne Venedik. Nder artikujt e importit qe vinin nga Venediku, Raguza e qytete te tjera italike ishin cohrat e shtrenjta, armet, stolite prej ari, xhamat, orendi shtepiake etj.Ne tregun e Durresit ,Shkodres ,Vlores e gjetke , sic ka rezultuar edhe nga germimet arkeologjike,ishin mjaft te preferuar enet me glazure te prodhimeve veneciane
Per gjallerimin e tregut,krahas monedhave te njohura te te Republikes,Venediku preu dhe vuri ne qarkullim prerjen e re me legjenden : DALMAT ET ALBAN.
Deri ne fund shek. XV per nga niveli ekonomiko-shoqeror ,Arberia ecte krahas vendeve të tjera adriatiko-ballkanike. Por pushtimi osman e nderpreu ketë zhvillim.
Sipas kronikanëve osmanë të shek.XVI Durrësi apo sic e cilësojnë ato, Konstantinopolis i dytë, u pushtua nga turqit më 15 gusht 150 Pushtimi otoman pati pasoja të rënda jo vetëm për Durrësin, por dhe për mbarë Arbërinë. Qyteti i madh dhe hijerëndë u transformua në një qytet të vogël me 100-120 shtëpi duke mbetur i tillë për një periudhe relativisht të gjatë
Gjatë shekujve XVI-XVII qytetet shqiptare u përfshine në njësitë administrative-ushtarake turke, te sanxhaqeve dhe kazave. Vetëm në shek.XVII Durresi filloi ta rimarrë veten duke u bërë qendër e tregtisë tranzite dhe skela kryesore e Shqipërisë së mesme. Tregtare venedikas, raguziane e fiorentinas te kesaj kohe kerkonin te eksportonin nga Shqiperia nepermjet skeles se Vlores, Durresit dhe Lezhes. Gjate shek.XVII Durresi u shdrua qendra kryesore e vendit ku, nepermjet skeles se tij,qarkullonin mallrat e tyre rreth 100 tregtare vendas( nga Shkodra, Elbasani, Voskopoja etj)dhe te huaj,qe kishin edhe magazinat e tyre ne kete qytet. Vetem gjate vitit 1699 u eksportuan nga Durresi per ne Venedik 3000 kv dyll, 15000kv lesh te cilesise se pare dhe sasira te medha lekure . Tregtia tranzite me karvane ndiqte rrugen e vjeter Durres- Elbasan- Oher- Selanik.
Durresi gjate shek.XVIII konsiderohej si porti kryesor i Shqiperise, madje edhe si skela me rendesi nderballkanike ku ishin vendosur disa konsullata te vendeve europiane. Prodhimet shqiptare terhoqen vemendjen e mjaft shteteve evropiane. Keshtu Franca themeloi zyren konsullore ne Durres ne 1669. Pas vitit 1718 ne Durres krijohen agjensi konsullore edhe Anglia , Hollanda, Venediku, Raguza dhe Austria.
Aty nga fund i shek. XVI-fillimi i shek.XVII ,ekonomia e vendit nisi ta rimarre veten, çka çoi në rigjallerimin ekonomik te qyteteve si: Berati, Shkodra, Elbasani, Prizreni, Gjirokastra etj. Në shek.XVIII Franca, Venediku, Hollanda, Raguza e më vonë Austria, kishin ngritur ne Durres konsullatat e tyre. Në mesin e shek.XIX qyteti kishte 84 dyqane, 64 magazina, 8 hane të bukura si dhe disa konsullata dhe agjensi të huaja.
Në harkun kohor ,fundi i shek XIX- fillim të shekullit XX ,Shqiperia përfaqësonte një vend të vogël të tipit oriental ku mbizotëronte prodhimi zejtar. Përmes porteve detare si :Durresi e Vlora tyre realizoheshin eksportet dhe importet detare me pellgun Adriatiko-Mesdhetar ,ashtu dhe me Evropën Qendrore. Nga limani Durrësit eksportoheshin drithra buke për në tregjet e Venedikut, Triestes dhe Dalmacisë. Në Austri dhe Egjypt dërgoheshin kafshë të gjalla. Lëkurat e kafshëve dhe leshi shiteshin në Venedik, ndërsa duhanin e dërgonin për ta përpunuar në fabrikat e cigareve të Milanos. Nga ky port eksportoheshin gjithashtu fasule, farë liri, brirë kafshësh etj. Importi përbëhej nga prodhime industriale dhe bujqësore si dhe lëndë të parë: zink, kallaj, llamarinë etj. [2]. M. Korkuti, Rapports de civilisation illyro-égéens a l'âge du bronze et survivances de certains objets de type mycénien à l'âge du fer), "Studia Albanica" 1970, 2, f. 43-59.G.Touchis – P.Lera, Le bronze moyen dans le bassin de Korçë á la lumière des fouilles de Sovjan, L'Illyrie Méridionale et l'Épire dans l'Antiquité –IV: Actes du IVe ,colloque international de Grenoble (10-12 octobre 2002). Paris, 2004, f. 23-28.
[3].B.Jubani, Il traffico e gli scambi commerciali–culturali fra l'Albania ed i paesi limitrofi nella prima epoca del ferro. "Südost-Europa-Schriften band 17. Prähitorische Archäologie in Südosteuropa band 11". Handel, tauch und verkehr im bronz-und frühei-senzetlichen Südosteuropa. München-Berlin, 1995, f. 363-369.
[4]. H. Ceka - N. Ceka, Sur le développment de l'état ches les Illyriens,”Studime Historike"1969, 2, f. 133-143.
[5]. P.Cabanes, La presence grecque sur la côte orientale de l’Adriatique en Illyrie du Sud. Greek influence along the East Adriatic Cost. Proceedings of International Conference held in Split from September 24th to 26th , 1998. Split, 2002. f. 51-62.
[7].Sh. Gjongecaj- O.Picard, Drahmes d'Apollonia et de Dyrrachion dans les Balkans.Studia Albanica, 1/2005. Tiranë, 2005, f. 139-154.
[8]. S.Islami, Problems of Illyrians History,Studia Albanica, 2000, XXXIIIe année. Tiranë, 2001, f. 47-55.
[10]. A.Hoti-D.Komata,Via Egnatia: The Dyrrachion – Philippi,itinerary.”2 nd Internacional Conference of Ballkan Historical Studies”,(Kavala,15-18 september 2005),pp.112-114.
. E.SHEHI‘ I rapporti commerciali di Dyrrachium e di altre citta dell Illyricum del sud con i centri del Mediterraneo (III secolo a.C.-III secolo d.C), Atti del 1° incontro scientifico Antichità Altoadriatiche LII,Trieste 2003,p. 214.
[17] . A.Hoti-D.Komata,,Via Egnatia: The Dyrrachion – Philippi,itinerary.”2 nd internacional conference of Ballkan historical studies”,(Kavala,15-18 september 2005),pp.112-114.
. A.Hoti, Epidamn..,pp.38-39.