ESE LETRARE

http://eseshkolle.blogspot.com/TEMA: DROGA DHE ALKOLI
Adoleshenca është një fazë në të cilën duhet të bëhen eksperienca të reja, kështu që provimi i alkoolit dhe i drogës gjatë kësaj peruidhe është e zakonshme. Adoleshentët përdorin alkool dhe droga të tjera për shumë arsye, përfshirë kuriozitetin, sepse u jep atyre një ndjenjë mirqënie, pakëson stresin, i bën të ndihen të rritur apo më thjesht, për tu ndjerë të integruar me grupin. Është e vështirë të thuash kush nga adoleshentët pasi ka provuar drogën nuk do të vazhdojë ta përdorë dhe kush do të zhvillojë probleme serioze.Fatkeqësisht adoleshentët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për lidhjen që ekziston midis veprimeve të tyre të sotme dhe pasojat në të ardhmen. Kanë dhe një tendencë për tu ndierë të pashkatërrueshëm dhe të mbrojtur nga problemet që kanë të tjerët. Konsumimi i alkoolit në moshë të re shton rrezikun në kalimin e përdorimit të drogave herët o vonë. Disa adoleshentë, mbasi kanë provuar, do të
ndalojnë apo do të vazhdojnë ta përdorin rallë, pa pasur probleme të rëndësishme. Të tjerët do të zhvillojnë një dipendencë, dukë përdorur droga përherë e më të rrezikshme dhe duke shkaktuar dëme të mëdha tek vetvetja dhe mbase edhe tek të tjerët, potencialisht të varur.Adoleshentet  më në rrezik që të biën në grackën e alkolit dhe drogës janë ata që kanë një familje me një histori në abuzimin e këtyrë substancave, ata që vuajnë nga depressioni, ata me vetvlerësim të ulët, që nuk ndihen rehat apo që janë shumë të lëvizshëm. Përdorimi i drogës është një cështje shumë emocionale dhe problematike në shoqërinë shqiptare, për të gjitha nivelet shoqërorDroga është nga ato rreziqe sociale që efektet negative të saj i mbart për gjithë shoqërinë shqiptare, për sot dhe për të ardhmen e saj. Duhet thënë se problemi është i pranishëm më shumë në zonat e mëdha urbane dhe është më i shpeshtë te meshkujt sesa te femrat Droga dhe alkoli në shoqërinë shqiptare jane  një plagë e rënde që duhet elemimuar. Ekzistojnë disa faktorë që në tërësinë e tyre cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të.
1.    Statusi social-ekonomik i familjes.
Kështu, nivelet e të pirit të alkoolit deri në humbje të vetëdijes ose të duhanit në familje, dhe më pas në nivel shoqëror, janë tregues të predispozicionit të individëve ose të shoqërisë në tërësi për ‘varësi’ edhe nga droga në përdorim ose abuzim me të.
2.    Problemet e personalitetit.
Shumë teori pranojnë se individë të vecantë përdorin drogë sepse kanë nivel të ulët të vetëvlersimit, depresion ose ankth. Vetëvlersimi në dukje e ndihmon lidhjen me drogën, pasi shpesh përdorimi në grup i drogës nxjerr në pah vlersimin e grupit duke anashkaluar atë individual. 
3. Papajtueshmëria me gjëndjen (jokonformizmi) është një faktor tjetër që con në përdorimin e drogës nga individi. Këta individë të papajtueshëm shpesh kanë mardhënie më të ngushta me bashkëmoshatarët e grupit sesa me prindrit e tyre. Duke i shtuar këtij faktori edhe dukuri të tilla si mungesa e njërit prej prindërve në familje si rezultat i problemeve të ndryshme që ekzistojnë në familjet shqiptare.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME