Të vecantat dhe të përbashkëtat e sistemeve arsimore të Italisë dhe Frances.

http://eseshkolle.blogspot.com/
Sistemi arsimor në Itali :
1.       Kemi shkollat e fëmijërisë, e cila ka një kohëzgjaje trevjecare dhe ka si qëllim edukimin dhe zhvillimin afektiv. psikomotor, konjitiv e social të të vegjëlve.
2.       Kemi ciklin e parë i cili përfshin shkollën  primare dhe shkollën dytësore të gradës së parë.
·         Shkolla fillore- zgjat 5 vje, një vit është baza dhe ndiqet nga dy të tjera. Kjo shkollë është e detyrueshme. Ndahet në dy aspekte organizimi: Shkolla me module me orar 27-30 orë javore. Shkolla me kohë të plotë me orare 40 orë javore. Numri i nxënësve nëpër klasa duhet të jetë deri në 25 nxënës.
·         Lëndët e detyrueshme janë: gjuha italiane, një gjuhë e unionit evropian, matematika, historia, shkencat,gjeografia, studime sociale,edukim muzikor, fizik, dhe lëndë fakultative
·         Nuk ka provime perfundimtare për ë kaluar në fazën tjetër.
·         Shkolla dytësore e gradës së parë, zgjat 3 vite. Programi i studimit bazohet në lëndët: gjuhë dhe letërsi italiane, histori, gjeografi, dy gjuhë të huaja,shkencat matematikore, kimike, fizike, edukim fetar, muzikor etj. Cikli i parë mbyllet me një provim shtetëror.
3.       Cikli i dytë, i cili ëshë artikuluar në dy pjesë:
·        
Sisemi i liceve
·         Drejtimi instruktiv dhe profesional.
Sisemi i liceve: 
·         Gjenden liceu klasik, shkencor,artistik,ekonomik, i gjuhëve të huaja, teknologjik, muzikor, psikopedagogjik.   
·         Aktiviteti didaktik zhvillohet në dy periudha dhe një të pestë( 2+2+1), 14-18, 19 vjec.
·         Licetë përmbyllen me provimin e shtetit.
Drejtimi instruktiv dhe profesional:
·         Zgjasin deri në 3 vjet
·         Strukturohen në cikle certifikimi dhe cdo kategori përmban:
1.       Modulin e akomodimit
2.       Orientimin dhe shoqërimin
3.       Aktivitetin praktik ne shoqëri të ndryshme, sipas kategorive.
Sistemi arsimor në Francë:
Shkollat franceze ndahen në tri nivele edukimi:
1.       Edukimi primar
2.       Edukimi dytësor
3.       Sistemi akademik i lartë
Edukimi primar:
·         Përfshin parashkollorët, kopshtet, shkollën elementare
·         Cerdhet dhe kopshtet fillojnë nga 2-3 vjec deri ne 6 vjec.
·         Shkolla elementare fillon nga6-11 vjec dhe ndahet në tri baza: kursi parapërgatitor, kursi elementar dhe kursi i ndërmjetëm.
Edukimi dytësor:
·         Përbëhet nga kolegji e që ndiqet nga licetë.
·         Kolegji përfshin nivelet e studimit që fillojnë nga 11-14vjec.
Liceë:
·         Liceu përfshin studimet e përgjithshme,teknologjike dhe profesionale dhe merren patenta dhe certifikata profesionale.
·         Studimet në lice përfundojnë në moshën 16 vjecare, ndërsa disa nxënës e përfundojnë në moshën 18 vjecare pasi ndjekin dhe maturën.
·         Për të kaluar në nivelin tjeër duhen dhenë provimet përkatëse.
Sistemi akademik i lartë:
·         Përfshin tri institucione:
·         Universitetet
·         Shkolla e larta
·         Stabilimentet e larta
Universitetet:
·         Aderojnë me programe akademike të Unionit Europian, Karta e Bolonjës.
·         Shkolla zgjat 3 vjet me 180 kredite, 2 vjet master, 3 vjet doktoraturë.
Shkollat e larta: grupohen në
·         Shkolla mormale të larta
·         Shkollat e inxhinierisë
·         Shkolla e administrimit
·         Shkollat e veterinerëve
·         Institutet me profile artistike-social-humane
·         Shkollat e administrimit të lartë dhe politike
·         Akademitë ushtarake.
Stambilimentet e mëdhaja:
·         Kanë karakter publik dhe shoqërohen me akt ministror
·         Institucione prestigjoze te kerkimit shkencor dhe të edukimit në vend.
Të përbashkëtat:
1.       Në të dyja këto sisteme kemi të pranishëm sistemin parashkollor të fëmijëve.
2.       Kohëzgjatja e shkollave elementare në të dyja sistemet është 5 vjet.
3.       Në të dy këto sisteme arsimore kemi përdorimin e sistemit të liceve, të cilat në fund  përmbyllen me provimin e shtetit për te kaluar në nivelet e tjera arsimore.

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME