E cilësuar si në nga dramat më të madh atë shoqërisë, pirja e duhanit shkakton shumë sëmundje dhe vjen si shkak i mungesave të ndryshme. Të ndodhur përballë një shoqërie që del nga filozofia e kolektivizimit dhe një tjetër që rritet tepër individualiste, duhani është një pasojë e nevojshme dhe e panevojshme. Për shumë njerëz dita nis dhe mbyllet me një cigare, për disa të tjerë tymi i saj është prezent kudo si shkak i numrit të madh të personave që e pinë. Mos zbatimi i ligjit sjell tymin në çdo ambient, pra cigarja është pjesë e jona, me ose pa dëshirë.
Pirja e duhanit ndjell edhe dëshira të tjera, si alkoolin, konsumin pa karar të kafes, dhe droga është në përqindje të madhe të trupit të duhanpirësve.
Deri dje këto dy produkte, duhani dhe alkooli, ishin përgjithësisht pronë e meshkujve, por që pas viteve 90, përdorimi i tyre edhe nga femrat, filloi të rritej ndjeshëm, duke marrë përmasa të frikshme. Sot në vendin tonë, ashtu edhe si në botë, statistikat flasin për një barazim të përdorimit midis dy gjinive, madje në disa vende të caktuara femrat duhan pirëse dhe të alkoolizuara dominojnë mbi meshkujt. Duhani dhe alkooli, por jo vetëm, në ditët e sotme njihet si një ndër problemet më shqetësuese të shoqërisë sonë. Ato ka nisur të konsumohen në tërësi nga të gjitha moshat, pa dallim. Madje kohët e fundit është vënë re një tendencë në rritje në konsumin e tyre nga të rinjtë, pjesa më e madhe e të cilëve e nisin që në moshën nën 18 vjeç. Duhani dhe alkooli, jo vetëm që janë dy produkte të rrezikshme për shëndetin e përdoruesve, por edhe për xhepin e tyre. Përveç kësaj ata e bëjnë konsumatorin agresiv dhe të padëshirueshëm për publikun. Integriteti i vendit tonë gjatë dy dekadave të fundit, përveç pasojave pozitive, solli edhe ato negative. Shumë produkte si droga, pijet e ndryshme alkoolike dhe duhani, më parë nuk njiheshin në vendin tonë, por shpejt këto produkte u bënë pjesë e jetës...
Luks apo ves?
Pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë janë konsumues të rregullt të llojeve të ndryshme të drogave, duhanit dhe pijeve alkoolike. Mjafton një ‘udhëtim’ i shkurtër nëpër baret dhe pub-et e kryeqytetit dhe syrit tonë vëzhgues nuk mund t’i shpëtoj asnjë detaj nga ajo pamje hidhëruese që na serviret brenda tyre. Thuajse në të gjitha tavolinat e këtyre bareve, ajo që nuk mungon kurrë, është një paketë duhani dhe një pije alkoolike. Nëse do të pyesnim vetë konsumatorët për dëmet që sjellin këto vese (droga, pirja e duhanit dhe alkooli), ata përgjigjen se i njohin mjaft mirë të gjitha pasojat dhe dëmet që shkaktohen prej tyre, por përsëri vazhdojnë t’i konsumojnë ato. Armando Jaupi, doktor pranë spitalit “Nënë Tereza” thotë se “njerëzit që konsumojnë prej vitesh drogën, alkoolin dhe duhanin, janë tepër agresiv me shoqërinë që e rrethon. Përveç kësaj ata janë edhe personat e parë të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme. Ata nuk e kuptojnë se konsumi i këtyre produkteve rrezikon seriozisht jetën e tyre. Fillimisht konsumuesit e tyre nuk ndjejnë asgjë, por, gradualisht organet e trupit të tyre shkatërrohen dhe papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur. Mëlçia e tyre ka marrë fund. Tek ta ka nisur tashmë një varg i gjerë sëmundjesh duke filluar që nga problemet në aparatin tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror. Me pak fjalë brenda një harku të shkurtër kohor ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen”, nënvizoi Dr. Jaupi. Ndërsa nga ana tjetër Roland Shuperka, koordinator kombëtar për Politikat e kontrollit të Alkoolit, pranë Institutit të Shëndetit Publik thekson se “dëshira e papërmbajtur për të pirë alkool e personave që e konsumojnë atë, mund të jetë aq e fuqishme sa edhe ajo për ujë apo bukë. Një alkoolik do të vazhdojë të pijë pavarësisht nga problemet familjare, legale apo shëndetësore. Risku për t’u bërë alkoolist varet si nga genet, ashtu edhe nga mënyra e jetesës së personit”, - ka bërë të ditur Shuperka.
Studimi dhe strategjia
Vartësia që krijojnë shumë persona nga pijet alkoolike dhe duhani përbën një ‘sëmundje’ të pa rikuperueshme, e cila këto vitet e fundit në vendin tonë po përhapet në masë të madhe, vartësi e cila në të shumtën e rasteve po prek të rinjtë.
Në një studim të kryer nga specialistë të Institutit të Shëndetit Publik, rezulton se në vendin tonë gati 2.1 % e popullsisë konsumon alkool çdo ditë. Të dhënat e ISHP-së flasin për një numër tepër të madh të përdoruesve të alkoolit në vend, të cilët arrijnë deri në masën 20%. Në bazë të studimeve të bëra nga ISHP-ja, rreth 40% e meshkujve në moshë aktive janë alkoolpirës dhe 5 për qind e femrave në vend parapëlqejnë të marrin alkool në mënyrë sistematike.
E ndërsa çështja e pijeve alkoolike deri diku thuajse është zgjidhur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë të një strategjie të veçantë, (duke ulur kontrabandën e alkoolit në vend dhe rritjen e akcizës për pijet alkoolike), e cila zbut sado pak këtë problem me pasoja sociale, ligji “anti duhan” i iniciuar nga kjo ministri nuk po gjen zbatim. Ligji i cili synonte të ulte konsumin e duhanit, duke ndëshkuar me masë administrative (gjobë deri në 50.000 lekë të reja), të gjithë institucionet shtetërore dhe private që lejojnë konsumin e duhanit në ambiente publike, nuk po zbatohet prej tyre.
Lufta kundër këtyre veseve
Sot, bota aplikon lloj-lloj strategjish për të luftuar përdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnë sasi të mëdha parash për reklama kundra tyre, nxjerr ligje për mospërdorimin e duhanit në vende publike, apo për mos përdorimin e alkoolit përpara moshës 21-vjeç, krijon të ashtuquajturat Ditë Botërore kundra duhanit, siç është ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolit etj. Por, ç`ndodh në të vërtetë? Sa më shumë shpenzohen para nëpër reklama kundra duhanit, aq më shumë rritet përdorimi i tij.
Një psikolog ka thënë se pirja e çdo mase alkooli shuan një dritë të ndërgjegjes dhe e bën njeriun, dyshues me shoqërinë dhe të afërmit, duke i larguar kulturën, sjelljen dhe personalitetin. Tashmë, alkooli për familjen shqiptare është vërtet një problem shqetësues dhe madhor.