PROFILI I PERSONAVE TË TRAFIKUAR DHE TRAFIKANTËVE

http://eseshkolle.blogspot.com/
Identifikimi - Profilet e personave te trafikuar dhe te trafikanteve
a. Kontakti i pare
Me qellim identifikimin e nje rasti trafikimi eshte thelbesore qe te identifikohen personat qe dyshohet se jane trafikuar, te sigurohen te drejtat e tyre dhe te behen perpjekje per te mundesuar deshmine e tyre kunder trafikanteve. Procesi i identifikimit mbeshtetet mbi metoden shume-agjensi qe perfshin aktore te ndryshem, si policia ne pergjithesi, policia kufitare, punonjesit e doganave, inspektoret e punes, agjensite jo-qeveritare dhe qeveritare mbeshtetese.Ndeshja me nje person qe dyshohet se eshte i trafikuar duhet te rezultoje ne nje veprim te menjehershem, si me poshte:
  • Njoftimin e menjehershem te njesise anti-trafikim
  • Trajtimin e tij/te saj si viktime e nje krimi te rende
  • Lehtesimin e referimit te tij/te saj te sherbimet e specializuara
  • mbeshtetese
  • Referimin e menjehershem te nje femije te pashoqeruar te nje kujdestar
  • Trajtimin e rastit si nje hetim te mundshem kriminal te fshehte (e zbatueshme ne rast se identifikimi kryhet nga oficeret e policise)




Punonjesit e policise mund te identifikojne nje viktime te krimit ne nje sere menyrash:
  • Nga nje viktime qe ka shpetuar dhe ka kerkuar ndihmen e policise
  • Nga nje viktime qe zbulohet ose identifikohet nga punonjesit e policise gjate nje monitorimi, nderhyrjeje, hetimi apo kontrolli qe nuk ka lidhje me trafikimin
  • Nga nje viktime qe shpetohet apo identifikohet nga punonjesit e policise gjate ndjekjes se procedurave hetimore specifike pro-aktive kunder trafikimit
  • Si rezultat i nje hetimi reaktiv, te nisur ne baze te kallzimit te familjareve te viktimes
  • Nga nje viktime qe vjen ne vemendje te policise nepermjet nje agjensie “pale e trete“ ose nga nje individ, si per shembull nje viktime tjeter e trafikuar ose kolege e punes; nje agjensi tjeter e zbatimit te ligjit ose te sherbimit inteligjent; nga nje departament qe merret me sherbime sociale
  • Nga nje organizate nderqeveritare dhe jo-qeveritare, e perfshire ne sigurimin e ndihmes per viktimat te vendosura neper strehime ose ne vende te tjera
Te gjithe punonjesit e zbatimit te ligjit kane nje detyre te qarte -te reagojne menjehere kur marrin njoftime mbi nje viktime te trafikuar, ose kur nje viktime tjeter apo pale e trete ofron informacion apo prova ne lidhje me viktimat e trafikuara.
Ne rast se nje punonjes policie ndeshet me nje viktime qe dyshohet se eshte trafikuar, duhen te merren ne konsiderate udhezimet e meposhtme mbi si duhet intervistuar/kontaktuar nje viktime, edhe mbi disa pyetje qe mund te duhet te drjetohen gjate kontaktit te pare. Ne rast se nuk eshte i sigurte, punonjesi duhet te therrase gjithmone njesine e specializuar hetimore ose t'ia referoje personin nje OJF vendore qe mbeshtet personat e trafikuar dhe te informoje njesine e specializuar:
    Trajtoni çdo person te trafikuar (te prezumuar) dhe te gjithe situaten sikur mundesia e shkaktimit te demit eshte shume e larte derisa te provohet e kunderta. Mos ndermerrni nje interviste qe do ta bente me te rende situaten e personit ne fjale, qofte per nje kohe te shkurter, apo dhe per nje kohe te gjate.
Njihni rreziqet qe shoqerojne trafikimin dhe historine e secilit person para se te nisni nje interviste.
Pergatituni qe te jepni informacion ne gjuhen e personit dhe ne gjuhen e vendit (ne rast se eshte e ndryshme) mbi sherbimet e nevojshme ligjore, shendetsore, mbi kushtet e strehimit dhe sherbimet e sigurise dhe te ndihmoni ne lidhje me referimin e personit, ne rast se kerkohet.
Peshoni rreziqet dhe perfitimet qe kane te bejne me punesimin e perkthyesve, bashkepunetoreve ose te tjereve, dhe hartoni metoda te pershtatshme per intervistimin.
Mbroni identitetin dhe fshehtesine e te intervistuarit gjate gjithe procesit te intervistes–qe nga momenti i kontaktimit deri ne momentin kur behen publike te dhenat e saj/te tij.
Sigurohuni qe secili person i intervistuar te kuptoje permbajtjen dhe qeIlimin e intervistes, qellimin e perdorimit te informacionit, te drejten qe ka per te mos iu pergjigjur pyetjeve, te drejten qe ta mbyll intervisten ne çdo kohe qe te deshiroje, te drejten qe te vendose kufizime mbi menyren se si do te perdoret informacioni.
Duhet te mbani parasysh faktin qe cdo person ka shqetesime te ndryshme, dhe se menyra se si ai/ajo i shikon problemet e tij/te saj ndryshojne nga menyra se si i shikojne te tjeret.
Mos beni pyetje qe do te provokonin nje pergjigje emocionale. Pergatituni t'i pergjigjeni fatkeqesise se tij/te saj dhe t'i jepni kurajo.
Pergatituni te reagoni ne rast se personi i trafikuar ju thote se ndodhet ne rrezik.
Perdorni informacionin ne nje menyre qe te perfitoje personi, ose qe te ndihmoje zhvillimin e politikave te mira dhe te nderhyrjeve te planifikuara per personat e trafikuar, ne pergjithesi.
Mos-deshira per bashkepunim eshte nje faktor sistemik, te pakten ne fillim, kur viktima takohet per here te pare. Ai/ajo eshte i/e frikesuar dhe ka ndrojtje te shprehet, ose deklaron ate qe i ka thene punedhenesi i tij/i saj, t'ia deklaroje autoriteteve ne rast te ndonje kontrolli. Shpesh viktima nuk flet gjuhen e vendit. Kur trajtohen keto raste krimi, duhen marre parasysh keto veshtiresi dhe nuk duhet te kriminalizohet viktima per pozicionin e tij/te saj, edhe ne rast se viktima ka shkelur rregullat administrative ne lidhje me imigrimin. Nga ana tjeter, eshte me rendesi te mbahet parasysh qe pjesa me e madhe e procedurave gjyqesore bazohen mbi deshmite e viktimave, dhe se eshte e mira qe te mundesohet perfshirja e tyre ne veprimtarine e gjetjes se provave, pasi kjo eshte e nje rendesie shume te madhe
Profili i personave te trafikuar
Nuk ekziston nje profil i sakte i nje viktime te mundshme. Tipi i njerezve qe kerkohen nga trafikantet, varet konkretisht nga kerkesa ne vendin e destinacionit, e cila nuk eshte fikse por eshte ne nje evoluim te vazhdueshem. Kjo e ben te veshtire percaktimin e profileve te viktimave. Ka kerkese per pune te detyruar ne bujqesi, ne kantiere ndertimi, ne bizneset e ofertes/shperndarjes se ushqimeve, neper familje, ne industrine e seksit, dhe, po ashtu, ka treg qe trajton kerkesat per heqje organesh.
Si te perdoren treguesit -sfidat specifike te rasteve te trafikimit
Dilema e punonjesit te policise qe dyshon nese ka te beje me nje person te trafikuar, apo jo, eshte e lidhur shpesh me faktin se ne pamje te pare disa tregues mund te te çojne ne zbatimin e masave te ndryshme nga ato qe jane te zbatueshme per personat e trafikuar, si per shembull dispozitat qe parashikojne trajtimin e tyre si imigrante te paIigjshem apo punetore te parregullt.
Rastet e trafikimit rralle here jane te qarta me kontaktin e pare, veçanerisht sepse viktimat japin informacion te pjesshem dhe ç'orientues, pasi jane te frikesuar. Dallimi se kemi te bejme me nje person qe ka kryer nje krim (p.sh. imigrant i paIigjshem ose nje punetor i parregullt) apo me nje person te trafikuar, eshte nje nga sfidat me te cilen perballen punonjesit e policise. Per te krijuar sigurine se cili eshte rasti ne fjaIe, do te duhen aftesi dhe cilesi te punonjesve per te veshtruar pertej siperfaqes dhe per te analizuar treguesit e trafikimit.
Parimet qe duhet te zbatohen ne rastin e kontaktit te pare me personin qe dyshohet se eshte i trafikuar
Ka rendesi qe te mbahen parasysh praktikat me te mira ne perputhje me standardet dhe parimet e OKB, si vijon; Ne rast se ka disa elemente qe tregojne se individi mund te jete viktime e nje skeme trafikimi, personi 'nuk duhet te arrestohet akuzohet apo penalizohet per hyrjen apo rezidencen e tij/te saj te paligjshme ne vendet e tranzitit apo destinacionit. ose perfshirjen ne veprimtari te paligjshme kur kjo ka ardhur per rrjedhojë e situates se tyre te drejteperdrejte  si persona te trafikuar,
Me tej, ne respektim te ”dispozites se mos-denimit”, e zbatueshme per personat e trafikuar, “Ne rast se organet kompetente kane arsye te mjaftueshme per te besuar se një person ka qene viktime e trafikimit te qenieve nierezore, ai person nuk do te largohet nga territori ku eshte. deri sa te perfundojë  procesi i identifikimit te tij si viktime e një  vepre penale nga ana e organeve kompetente”,
Ne rast se punonjesi ndeshet me nje viktime te dyshuar te krimit dhe nuk eshte ne gjendje te perfundoje procesin e identifikimit (mungese kohe, burimesh, rrethanash, procedurash te pamjaftueshme), punonjesi duhet t'ia kaloje rastin nje njesie te specializuar, e cila ka burimet per ta çuar procesin e vleresimit deri ne fund, mundesisht duke ofruar sa me shume informacion mbi elementet e perfituara gjate kontaktit te pare me viktimen e mundshme, ne nje deklartate me shkrim, te qarte dhe te plote.
Logjika sipas parimeve ligjore te permendura me lart eshte rritja e mundesive te penalizimit te trafikanteve, duke pakesuar ne te njejten kohe rrezikun e ri-viktimizimit te individeve qe jane trafikuar.
 
 Treguesit ne ndihme te identifikimit
Eshte e veshtire te identifikosh viktimat, sepse ne rastet me te shumta ata duken si njerez te zakonshem. Per kete arsye, eshte e nevojshme qe te veshtrohet nen siperfaqe per te dalluar tek personi te dhenat e meposhtme:
  •  Prova te te qenit nen kontroll; 
  •  Prova te pamundesise per te levizur lirisht, ose te largimit nga vendi i
  • Shenja neper trup ose shenja demtimesh te tjera;
  • Veshtiresi apo pa-aftesi per te komunikuar ne gjuhen e vendit;
  • E sjelle/e ardhur kohet e fundit nga nje ane tjeter e botes/shtet tjeter/rreth
  • Mungesa e pasaportes, e dokumentacionit te imigrimit apo te identifikimit;
  •  Shenja te frikes apo te depresionit;
Punes;tjeter i vendit;
Trafikantet perdorin teknika nga me te ndryshme per t'i mbajtur viktimat te skllaveruara. Madje, disa prej tyre i mbajne viktimat te mbyllura me çeles. Megjithate, praktika me e shpeshte eshte qe te perdoren teknika sa me pak te dallueshme, perfshire:
·         Detyrimin e shlyerjes se borxhit -detyrimet financiare, fjalen e dhene se do te shperbleje per borxhin e marre.
·         Izolimin nga publiku -kufizimi i kontaktit me ata qe vijne nga jashte dhe sigurimi qe çdo kontakt i marre te monitorohet, ose te jete i parendesishem.
·         Izolimin nga anetaret e familjes dhe anetaret e komunitetit te tyre etnik dhe fetar.
·         Konfiskimin e pasaportave, te dokumentit te vizes dhe/ose ti!; dokumenteve te identifikimit.
·         Perdorimin ose kercenimin per te ushtruar dhune ndaj viktimes dhe/ose familjes se viktimes.
·         Kercenimin e turperimit te viktimave duke ua zbuluar rrethanat familjeve te tyre.
·         Kercenimin e viktimes duke i thene se do te burgoset, ose debohet per shkak te shkeljes se ligjeve te imigrimit, ne rast se ato kontaktojne autoritetet.
·         Kontrollimin e parave te viktimes, p.sh., duke mos u lene para ne dore me pretekstin se ua mbajne parate 'per siguri.
·         Perdorimin e besimeve fetare dhe te ritualeve tradicionale.
Rezultati i ketyre teknikave eshte futja e frikes. Izolimi i viktimave rendohet me shume, pasi ato nuk flasin gjuhen e vendit te destinacionit dhe vijne nga vende ku nuk ka besim ndaj punonjesve te zbatimit te ligjit.
Mbajtja parasysh e treguesve mund te ndihmoje per te percaktuar nese dikush eshte viktime e trafikimit njerezor. Ka rendesi qe t'i flasesh viktimes se mundshme ne nje mjedis te sigurte dhe jo ne syte e te tjereve. Nese eshte dikush, qe duket sikur ruan, shoqeron viktimen, ju duhet te perpiqeni ta ndani viktimen nga ai person. Personi shoqerues mund te jete trafikant, ose nje njeri qe punon per trafikantin.
Gjetja e me shume treguesve specifike, mund te luaje rol te rendesishem ne lidhje me rastet qe paraqiten te shfrytezimit.
Me poshte jepen disa nga tregueseit qe mund te jene te dobishem ne rastet e personave qe dyshohen se kane qene trafikuar per shfrytezim seksual
 - Personi (me shpesh gra dhe vajza) eshte dhunuar dhe rrahur nga grupi/individi qe e mban nen kontroll, per ta detyruar te nenshtrohet;
 - Personi eshte nen kontroll. Ne fast se ajo/ai ka nje telefon celular, edhe ai perdoret per ta mbajtur nen kontroll;
  - Te hollat qe fitohen i mbahen, pjeserisht ose totalisht; vete personi ka nje kontroll te paket mbi fitimet e saj/te tij;
  - Personi nuk ka liri te vendos kur do te punoje dhe per sa kohe do te punoje; oret e punes dhe kushtet e punes i imponohen asaj/atij nga individi/grupi;
  - E drejta per t'u kthyer ne shtepi (nga vendi i huaj ose nga brenda vendit te saj/te tij) kufizohet, ndalohet ose kontrollohet nga individi/grupi qe e mban nen kontroll;
  - Kercenimet per hakmarrje, ne rastet e perpjekjeve per shpetim, i behen vete prostitutes dhe kunder familjes/femijeve te saj (ka raste te grave vajzave qe kane arritur te shpetojne dhe te gjejne vend per te qendruar ne streha te caktuara per kete qellim, ose neper struktura te tjera, te cilat jane gjetur, marre me force dhe ri-futur ne ciklin e biznesit);
  - Frikesimi perdoret si nje alternative, ose edhe plus dhunes qe ushtrohet mbi personin per ta kontrolluar ate.
Agjensite dhe individet qe merren me identifikimin jane kryesisht:
Policia, hetuesit e specializuar, policia e kufirit, ne rast se viktimat transferohen/shiten nga nje vend te tjetri, OJF, punonjësit sociale, organet e imigrimit, pronaret e shtepive publike dhe prostitutat, ne vendet ku prostitucioni eshte i ligjeruar, fqinjet, p.sh. prostitucioni ne apartamente, shoferet e taksive, p.sh. qe i dergojne prostituta neper hotele te klientet, klientet, sherbimet shendetsore
Treguesit qe mund te jene te dobishem kur trajtohen personat qe dyshohet se jane trafikuar per shfrytezim te punës se detyruar, mund te jene si me poshte:
Ø  Punetorit i ndalohet te largohet nga vendi i tij/i saj i punes;
Ø  Punetori i nenshtrohet, ose i eshte nenshtruar, dhunes fizike ose seksuale;
Ø  Ai/ajo mbahet nen kontroll nepermjet kercenimeve per denoncim tek autoritetet  (shpesh e perdorur me migrantet e paligjshem ose punetoret e parregullt);
Ø  Personit nuk i jepet rroga pasi ai/ajo duhet te paguaje borxhin qe i ka punedhenesit;
Ø  Parate qe merr per sherbimet qe ofron, jane nen rrogen minimale, ose nen standardet e drejta e te arsyeshme qe zbatohen ne respektim te punes se kryer;
Ø  Oret e punes jane disproporcionale ne krahasim me kompensimin qe mund te marre;
Ø  Kushtet e punes jane shume te ndryshme nga ato per te cilat punetori kishte rene dakord ne fillim;
Ø  Nuk mund te beje asnje lloj negociate ne lidhje me kushtet e punes.
Agjensite dhe individet qe perfshihen ne identifikim jane kryesisht:
·         Inspektoret e punes
·         Punonjesit e policise
·         Hetuesit e specializuar
·         Sindikatat
·         Shoqatat e punetoreve
·         Organet e imigrimit
·         Punonjesit sociale
·         Sherbimet shendetsore
·         Organizatat dhe komunitetet e migranteve
Treguesit qe mund te sherbejne, kur trajtohen personat qe dyshohen se jane trafikuar dhe shfrytezuar per sherbime shtepiake, jane shpesh te ngjashem ose identike me ato qe perdoren per identifikimin e rasteve te punes se detyruar, por qe mund te kete edhe elemente te tjera karakteristike, si:
» Jetesa ne te njejtin vend;
» Mosrespektimi i vazhdueshem i oreve te caktuara te punes dhe i pushimeve
gjate dites, apo ne fund te javes;
» Kryerja e veprimeve ofenduese ose shprehja e qendrimeve raciste kunder punetores/punetorit qe sherben ne shtepi;
» Ai/ajo eshte i/e ekspozuar ndaj dhunes/abuzimit fizik dhe seksual;
» Ai/ajo e ka te ndaluar te levize lirisht jashte vendit te banimit te punes;
» Nuk i paguhet kompensimi, ose eshte fare i pamjaftueshem per te patur nje jete normale e te pavarur nga puna qe kryen.
Sherbimet shtepiake eshte rasti me i veshtire per t'u identifikuar i trafikimit, pasi eshte e veshtire qe te mledhesh prova per te duke qene se eshte nje veprimtari qe ndodh vetem ne sferen private. Shume shpesh ndodh qe viktimat shfrytezohen nga njerez shume te respektuar. Ne rastet e sherbimeve shtepiake eshte shume e veshtire per policine qe te gjeje prova. Ata mund te hyjne ne shtepi vetem ne rast se lajmerohen nga vete viktima ose nga anetaret e komunitetit. Agjensite dhe individet qe perfshihen ne identifikim jane kryesisht:
Fqinjet
Miqte
Anetaret e familjes
Sistemi i policimit te komunitetit
Organizatat e migranteve
Nje punonjes policie duhet te mbaje parasysh qe me ndryshimin e kerkeses se tregut, ndryshojne menyrat e veprimit te krimineleve, dhe per kete arsye duhet te kontrollohen rregullisht treguesit, per te pare nese ata jane ende te zbatueshem.
Sjellja e viktimes së trafikuar
Ka shumë të ngjare qe sjellja e viktimave te jete si me poshte:
  • Ato nuk kerkojne te futen ne bisede. Nuk kane mendim te mire per veten.
  • Ne rast se gjenden mes nje grupi njerezish, ato perpiqen te fshihen qe te mos piketohen.
  • Nuk u pergjigjen ose shmangin pyetjet me karakter personal (familja, planet per te ardhmen, etj.), pasi kjo eshte shume e dhimbshme per to.
  • Jane te stervitura qe te fshehin ose te shtremberojne te verteten.
  • Ka shume te ngjare qe ato te jene te shoqeruara, ose te jene 'te rekomanduara' tek nje tjeter, me qellim qe t'i parandalojne te largohen.
  • Evitojne kontaktin me sy. E ndjejne veten fajtore persa u ka ngjare dhe qe ndodhen ne ate situate. Mbani parasysh se ne disa vende, evitimi i kontaktit te syve eshte shenje respekti per tjetrin.
Shume persona u nenshtrohen abuzimeve te renda psikologjike. Pervoja e trafikimit dhunon pavaresine e nje individi deri ne nivelin e integritetit fizik te tij/te saj. Viktimes nuk i lejohet te vendose vete se kur do te ushqehet; nuk i lejohet te vendose kur apo nese mund te pushoje, dhe perseri e perseri trupi i tij/i saj abuzohet dhe sulmohet. Kjo humbje e kontrollit shpesh merret si aspekti me poshterues i traumes. Si rrjedhoje e drejtperdrejte e mjedisit abuziv, viktimat shtyhen drejt marrjes se qendrimeve konformiste, gje qe i bën ato me te bindura vetem per arsye te deshires se shmangies te reagimeve agresive ndaj tyre. Ato jetojne ne nje mjedis perjetesisht mashtrues, ku trafikanti u jep informacione te genjeshterta, me synimin qe viktima te mos mendoje t'i drejtohet policise per ndihme e per shpetim. Te gjitha mundesite apo aftesite e tyre per t'i dale perballe rrezikut shnderrohen ne zero nga mjetet dhe teknikat qe perdor trafikanti per t'i nenshtruar ato. Per rrjedhoje, shumica e viktimave behen te ndrydhura, pasive dhe dyshuese, dhe ndeshen me veshtiresi kur kerkojne te luftojne kunder gjendjes se tmerrshme ne te cilen perfundojne.
Eshte e rendesishme qe te theksohet se kjo eshte e zbatueshme per disa raste, por nuk eshte domosdoshmerisht e vertete per te gjithe personat e trafikuar.
Grackat qe perdoren dhe korrupsioni
Pas nje operacioni te perbashket te policise vendore dhe asaj nderkombetare në Maqedoni ne nje zone te caktuar, nje numer prej 12 vajzash minorene u shpetuan nga “Bari” ku punonin. Te pyetura nese jane viktima te trafikimit, te gjitha u pergjigjen 'jo'. Pas intervistimeve te veçanta qe u ben, ato treguan se mbaheshin peng, detyroheshin te punonin si prostituta, por nuk munden te tregonin te verteten kur u pyeten ne fillim, pasi njera nga vajzat ishte "mamaja", dora e djathte e trafikantit dhe ato kishin frike te prononcoheshin. Pasi u identifikuan si viktima te trafikimit, policia nderkombetare i vendosi vajzat ne nje stacion te policise vendore per procedura te metejshme, per t'i referuar per asistence dhe riatdhesim.
Nje polic vendor shiti dy nga vajzat perseri tek trafikanti. Ato u rrahen dhe banda i perdhunoi per disa jave me radhe, derisa njera nga to arriti te shpetonte dhe te informonte policine nderkombetare.
Situata komplekse, ku e gjejne veten shpesh viktimat, e bën te veshtire qe t'u afrohesh atyre, te vendosesh marredhenie bashkepunimi e besimi, te marresh pergjigje te verteta dhe te kuptohen plotesisht vendimet dhe reagimet e tyre.
Ata qe jane ende në nje situate trafikimi shpesh:
  • Ndihen te futur ne gracke, pa rrugedalje;
  • Punojne ne nje sektor informal, shpesh te paligjshem ose te fshehte;
  • Kane informacion te kufizuar mbi te drejtat e tyre dhe opsionet ligjore;
  • Kane liri te kufizuar personale;
  • Jane te levizshem, shpesh ne tranzit, nga nje qytet te tjetri, ose shiten nga nje ndermarrje tek tjetra;
  • Mund te kene perjetuar abuzime fizike, seksuale ose psikologjike dhe kercenime kunder vete atyre apo familjes;
  • Jane te pambrojtur perballe dhunes, gjobave dhe denimeve nga punedhenesit apo agjentet e tyre;
  • Nuk kane status ligjor ne vendin ku ndodhen;
  • U jane marre dokumentet dhe i frikesohen debimit;
  • Genjejne per moshen e tyre, sidomos kur jane te mitur;
  • Jane mberthyer ne situate te detyrimit me ane te borxhit ose te detyrimeve te tjera kufizuese, te imponuara nga krimi i organizuar dhe zyrtare te korruptuar qeveritare, apo pjesetare te policise ose ushtrise;
Perdorin reagime vete-mbrojtese ose demonstrojne simptoma te traumes dhe stresit qe reflektohet ne sens te ç'orientuar mbi kohen dhe hapesiren,humbje kujtese, sjelIje te rrezikshme, ose nenvleresim te rrezikut .                                                                    
Ata qe jane larguar nga situata e trafikimit shpesh:
.
-Kane disa nga shqetesimet viktimave ne situate trafikimi e njejta me ato te (shih me lart);
-Vazhdojne te ndjejne se, dhe ndoshta, jane nen vezhgim apo duke u ndjekur nga trafikantet ose te tjeret te lidhur me ta (shume gra te trafikuara rekrutohen nga persona qe jetojne diku afer, shume shpesh nga ndonje bashkefshatar ose bashkqytetar);
-Kane borxhe te pambyllura ose u detyrohen para trafikanteve (sipas llogaritjeve te ketyre te fundit);
-Mund te kene frike nga hakmarrja kunder tyre dhe/ose familjeve te tyre;
-Kane vetem nje status te perkohshem qendrimi ne vendin e destinacionit dhe i frikesohen debimit;
-Ndjejne, dhe shpesh jane, te turperuar nga ana e shoqerise per shkak te pervojes dhe punes se tyre, dhe rrezikojne qe te refuzohen nga familja dhe anetaret e komunitetit, ne rast se zbulohen ngjarjet e kaluara;
-Jane te prirur te perjetojne strese ekstreme sapo te dalin nga situata dhe heqin dore nga te gjithe ato mekanizma psikologjike te meparshem qe perdonin per mbijetese.
Megjithate, nuk duhet te mendohet se te gjithe ata qe kane qene trafikuar jane te traumatizuar dhe se e konsiderojne veten si viktime. Shume nga to jane ne rrethana te paqarta dhe mund te kene ndjenja dhe bindje te ngaterruara e kontradiktore.
Per shembull:
Ø  Nuk eshte e rralle qe nje person te kete marredhenie intime me njerin nga pjesetaret e rrjetit, apo ushqejne ndjenja besnikerie, mirenjohjeje, ose te pakten varesie nga nje individ qe lidhet me situaten e tij/te saj prej te "burgosuri".
Ø  Disa viktima nuk e shohin veten si te kene qene "trafikuar" dhe nuk kerkojne te trajtohen si te tilla. Ata mund ta shikojne pervojen e tyre si rrjedhoje e nje vendimi te keq prej te cilit jane/ishin detyruar te respektonin kushtet e kontrates se tyre. Disa viktima mund ta shohin si nje situate te perkohshme gjate te ciles ata/ato kane ndermend te fitojne te holla te mjaftueshme per te shlyer borxhin dhe per te mbajtur veten dhe familjet ne vendin e tyre.
Ø  Viktimat mund te mos i konsiderojne rrethanat ku punojne si abuzive apo te ngjashme me kushtet skllaveruese, dhe mund të mos kundershtojne vete punen qe benin, por kundershtojne vetem marredheniet e krijuara te cilat i quajne skllaveruese.
Sa me e forte te jete ndjenja e viktimes se ai/ajo po respektohet, dhe se po mendohet per mireqenien e tij/te saj, aq me shume ka te ngjare qe ai/ajo te jape hollesira te sakta dhe te shumta mbi pervojen e tij/te saj.
Si duhet bashkepunuar me viktimat e trafikimit
Punonjesit e zbatimit te ligjit, gjyqtaret dhe prokuroret duhet te vleresojne ndikimin qe ka trauma mbi viktimat e trafikuara dhe te kuptojne qe simptomat e tilla si, mungesa e bashkepunimit apo shfaqja hapur e armiqesise, mosaftesia e te mbajturit mend te ngjarjeve ne hollesi, pasaktesite dhe korrigjimet e mevonshme te tregimeve te meparshme, apo sajime te ngjarjeve te veçanta, ka me shume mundesi qe te ndodhin si rrjedhoje e traumave te perjetuara, se sa si nje vendim i qellimshem per te mos bashkepunuar.
Mund te ndodh qe vetem pasi viktima e traumatizuar ka marre ndihmen e specialisteve dhe ka fituar nje shkalle autonomie per nje periudhe kohe, qe ai/ajo te jete ne gjendje te marre vendime bazuar mbi nje informim te mire per veten e tij/te saj, ose te ofroje nje histori te hollesishme mbi ngjarjet e ndodhura. Nje seance e parakohshme pyetjesh, ne shume raste do te sforconte aftesine e viktimes per te kujtuar ngjarjet.
Vete viktimat nuk e kuptojne se perse ata nuk arrijne te kujtojne dhe ka mundesi qe te tentojne te sajojne hollesi qe mungojne ne tregimin e tyre, me qellim qe "te mbushin boshlleqet" e kujteses se tyre. Megjithate, ne nje faze te mevonshme te procedurave, kur viktima te mbaje mend me mire, pasi tanime asaj/atij do t'i vije kujtesa, do te jete e veshtire per te, qe te ndryshoje tregimin e saj/te tij. Ne rrethana normale, ne mbajme mend me mire ngjarjet qe kane ndodhur me afer, se sa ngjarjet e hershme -per viktimat e dhunes eshte e vertete e kunderta. Prokuroret dhe gjyqtaret duhet te kuptojne qe çdo perpjekje per ta sforcuar viktimen te kujtoje ngjarjet, nuk do te kontribuonte ne hetimet, por do te perbente nje shkak te forte per nje ri-traumatizim.
Meqenese eshte e veshtire te percaktosh se sa kohe do t'i duhet viktimes per te kujtuar pervojat e saj/te tij -koha e percaktuar per kete periudhe mund te shkoje nga disa jave ne disa muaj ,gje e cila ben te  domosdoshme te organizohen keshillime profesionale nga specialiste perkates.
Menyra me e mire per menaxhimin e nje viktime te traumatizuar nga pikepamja profesionale, do te kerkonte nje perqasje dy-fazore:
v  Faza e pare: qetesimi, stabilizimi i viktimes nepermjet ofrimit te sigurise dhe te ndihmes se specializuar
v  Faza e dyte: fillimi i hetimeve pasi te jete stabilizuar viktima
Rreziku i viktimizimit per se dyti
            Viktimizimi per se dyti i referohet viktimizimit qe ndodh jo si rezultat i drejtperdrejt i vepres kriminale, por per shkak te reagimit te institucioneve dhe individeve ndaj viktimes.
Viktimizimi per se dyti i institucionalizuar eshte me shume i dukshem brenda sistemit te drejtesise kriminale. I gjithe procesi i hetimit kriminal dhe ai i gjykimit mund te shkaktoje viktimizimin per se dyti nga hetimi, nepermjet vendimeve mbi nese duhet te ndiqet penalisht, apo jo; nga vete gjyqesori kur jep denimin per fajtoret, deri ne lirimin e tyre eventual.
Viktimizimi per se dyti nepermjet procesit te drejtesise kriminale mund te ndodh per shkak te veshtiresive ne bilancimin e te drejtes se viktimes me te drejten e te akuzuarit apo te fajtorit, ose nga qe perspektiva e viktimes injorohet teresisht.
Po ashtu, edhe agjensite e tjera qe kontaktojne viktimen, mund te shkaktojne viktimizimin per se dyti. Vizitat e shumta ne dhomen e urgjences mund te nderhyje ne jeten private te nje viktime te abuzuar seksualisht ose ofendoje sensin e saj/te tij te dinjitetit.
            Hetimi nderhyres dhe i papershtatshem, si dhe filmimi, fotografimi dhe raportimi nga media, jane gjithashtu faktore rendues. Madje edhe agjensite e ngritura per te ndihmuar viktimat e krimit, si ato te sherbimeve ndaj viktimave, sistemet e kompensimit te viktimave, sherbimet e refugjateve dhe institucionet e shendetit mendor mund te zbatojne politika dhe procedura qe te çojne ne viktimizimin per se dyti.
Po ashtu, autoritetet e zbatimit te ligjit mund te shkaktojne forma te renda te ri-dramatizimit dhe te bejne qe viktimat te mos njohin faktin qe kane qene viktimizuar.
Ne ato raste kur shteti, qe mendohet se duhet te jete mbrojtes i viktimave, i keqtrajton ato, viktimat mund ta kene te veshtire te pranojne se me ta eshte kryer nje veper penale. Per kete arsye, rritja e ndergjegjesimit midis aktoreve te perfshire, eshte nje element i rendesishem i strategjive anti-trafikim.
Trauma ne rastin e femijeve
Pas ngjarjeve traumatike, femijet mund te shfaqin fillimisht nje sjellje te irrituar ose konfuze. Ata, po ashtu, mund te shfaqin nje ndjenje frike te perhershme, ndjenjen e te qenit pa ndihme, te zemerimit, te merzitjes, te tmerrit ose mohimit. Femijet qe perjetojne trauma te perseritura mund te zhvillojne nje lloj mpirje emocionale per te mbytur ose bllokuar dhimbjen dhe traumen. Kjo gjendje quhet disociim (mos-shoqerim). Femijet me kete tipar) evitojne situata ose vende, te cilat ua kujtojne atyre traumat qe kane kaluar. Ata mund te behen me pak reagues nga ana emocionale, shfaqin depresion, jane te terhequr dhe si te shkeputur nga ndijimet e tyre.
 Nje femije  mund  te ri-perjetoje ngjarjet traumatike per shkak te:
- Kujtimeve te shpeshta te ngjarjeve, ose tek femijet e vegjel ne kujtesen e te cileve vijne ngjarjet që kane kaluar edhe gjate lojrave te tyre, ngjarje keto qe u perseriten shpesh dhe u shfaqen neper endrra
- Ndijimit dhe veprimit sikur po u ndodh perseri përvoja e kaluar
- Perjetimit te simptomave te perseritura fizike dhe emocionale kur atij/asaj i permendet ngjarja
·         Shqetesohen se mund te vdesin ne moshe te re
·         Humbasin interesin per aktivitetet
·         Kane simptoma fizike si dhimbje koke dhe dhimbje stomaku
·         Tregojne emocione te papritura dhe ekstreme
·         Kane problem te pergjumjes ose te pagjumesise
·         Shfaqin irritime ose shperthime zemerimi
·         Kane probleme perqendrimi
·         Bejne veprime qe jane karakteristike per mosha me te vogla
·         Reagime frike ndaj mjedisit
·         Perseritin veprime qe u kujtojne traumen
Simptomat mund te zgjasin nga disa muaj ne shume vjet. Eshte e rendesishme mbeshtetja nga prinderit, shkolla dhe shtresat e larta te shoqerise. Duhet te vihet theksi mbi nevojen e forcimit te ndjenjes se sigurise. Eshte me shume dobi zbatimi i psikoterapise (si individ, ne grup apo ne familje), e cila e mundeson femijen te flase, te luaje, te vizatoje apo te shkruaje mbi ngjarjen. Teknikat e modifikimit te sjelljes dhe terapia njohese mund te ndihmoje ne reduktimin e frikave dhe te shqetesimeve. Mjekimi mund te jete, gjithashtu, i dobishem per te trajtuar irritimin, ankthin apo depresionin.
Trajtimi i femijeve
Gjate percaktimit te modeleve te bashkepunimit duhet t'u kushtohet nje vemendje e veçante procedurave specifike qe lidhen me femijen viktime. Me qellim qe te respektohen Udhezimet e UNICEF (2003), parimet me kryesore qe duhen respektuar jane si me poshte:
- Ne te gjitha veprimet qe lidhen me femijen viktime, konsiderata paresore do te jete qe te veprohet ne interesin me te mire te femijes.
- Ne rast se nuk eshte e percaktuar mosha e femijes, pra ka disa arsye per te besuar qe viktima eshe femije, viktima duhet te konsiderohet femije, para se te behen kontrolle te tjera. Menjehere duhet te promovohet koordinimi dhe shkembimi i informacionit midis agjensive dhe organizatave te tjera publike/private, per te siguruar qe keto femije viktima te identifikohen dhe ndihmohen sa me shpejt qe te jete e mundur. Organet e zbatimit te ligjit do te organizojne menjehere transferimin e femijes viktime ne nje strehim. Ne rast se eshte e mundur, duhet te vonohet berja e pyetjeve per aq kohe sa femija te jete zhvendosur ne kete strehim te sigurte.
- Pas identifikimit te femijes, organet e zbatimit te ligjit do te kontaktojne, sa me shpejt qe te jete e mundur, sherbimet e sigurimit te rojeve kufitare nepermjet Ministrise se Brendshme, me qellim caktimin e nje roje. Ne te gjitha stacionet e policise duhet te ndodhen te dhena mbi kontaktet e nevojshme mbi sherbimin e rojeve.
- Punonjësi i trainuar do ta shoqeroje femijen gjate gjithe procesit. Ne emer te Ministrise se Brendshme, ai do te jete pergjegjes per mbrojtjen e interesave me te mira te femijes viktime derisa ajo/ai te trajtohet per riatdhesim, apo te kthehet te prinderit e saj/te tij, ose tek kujdestari/menaxheri i çeshtjes ne fjale. Organet respektive te policise do te sigurojne qe roja ta shoqeroje femijen ne te gjitha vendet.
- Punonjësi, ne bashkepunim me sherbimet sociale dhe/ose OJF, do te pergatise nje plan mbrojtjeje dhe kujdesi per femijen dhe do te menaxhoje procedurat per leshimin e nje vize te perkohshme mbi baza humanitare.
- Punonjësi do te jete i pranishem gjate seancave te pyetjeve te femijes nga ana e policise. Perveç kesaj, duhet mbajtur parasysh qe seancat e pyetjeve duhet t'i kryejne vetem punonjes te trainuar te policise gjyqësore. Sapo te merret informacioni i mjaftueshem, dispoziat perfundimtare do te merren ne favor te femijes, ne nje konsultim te organizuar me punonjësin e sherbimet sociale/OJF, Ministrine e Brendshme dhe eventualisht, me perfaqesuesit e ambasades se vendit te origjines se femijes. Edhe ne raste se nuk do te perfshihet apo nuk do te jete pergjegjese policia e vijes se pare per te gjitha veprimtarite ne nje rrjet bashkepunimi te permendur me lart, ata duhet te familjarizohen me procedurat dhe protokollet qe perdoren ne vendet e tyre per bashkepunimin me organizatat nderkombetare dhe OJF. Menjehere pas identifikimit te nje viktime trafikimi te prezumuar (femije apo i rritur), punonjesit e policise se vijes se pare, te sherbimeve doganore apo rojet e kufirit, duhet te kontaktojne Njesine Anti-trafikim me qellim qe te sigurohet nje referim i sigurte dhe i qete per hetimet e metejshme.                                        
Profili i trafikanteve
Trafikantet jane te gjitha ata qe angazhohen ne nje proces trafikimi. Sera e keqberesve mund te jete e gjere dhe e ndryshme. Ata mund t'i perkasin botes se nendheshme ose shoqerise 'se ligjshme'. Ne disa raste, ata do te jene pjese e grupeve te organizuara kriminale, ose ne veprimtarite e pergjithshme ose ne ato te profilizuara, si trafikimi i armeve, i drogave dhe/ose i qenieve njerezore. Ne raste te tjera, ata mund te jene gropa te vogla me struktura me te dobeta, perfshire anetaret e familjes se viktimes, ose edhe "ndermarres private", burra edhe gra. Disa viktima ne nje moment te caktuar behen edhe vete trafikante, pasi nuk shikojne mundesi te tjera ne jete.
Duke qene nje krim, trafikimi bazohet mbi mekanizma vertikale dhe horizontale te veprimtarive te integruara. Ne fakt, trafikimi perbehet nga nje zinxhir veprash kriminale vertikale, individuale, te cilet jane ne marredhenie te ngushte me njeri tjetrin. Keto krime jane, midis te tjerash, korrupsioni, fallsifikimi i dokumenteve te udhetimit, shkelja e ligjeve te imigrimit dhe te punes. Ne te njejten kohe, ekzistojne lidhje horizontale midis veprimtarive te ndryshme kriminale brenda te njejtit rrjet te krimit te organizuar, te cilat e bejne te rendesishem shqyrtimin e nje sjelljeje te veçante te individeve brenda struktures se organizates kriminale dhe te ndikimit te saj mbi efiçencen e plote te grupit kriminal. Ne disa raste, krimi individual te duket i parendesishem, por i marre si komponent per realizimin e nje qellimi specifik, mund te jete thelbesor per suksesin e te gjithe grupit.
Korrupsioni eshte shume shpesh nje mjet i rendesishem operacional i perdorur nga trafikantet: meqenese eshte shume e veshtire te fshihen njerezit dhe gjithmone nevojitet nje bashkejetese me llojet e ndryshme te autoriteteve. Ne shume vende jane gjetur prova mbi perfshirjen e nepunesve dhe te policise vendore qe mbyllin nje sy mbi pranine e personave te trafikuar ne vende publike, qe informojne organizatat mbi veprimet e policise kunder trafikanteve, qe lehtesojne marrjen e pasaportave dhe te dokumenteve te udhetimit per personat qe do te trafikohen, qe nuk i kontrollojne ato ne pikat e kalimit tranzit, ose qe perdorin sherbimet e viktimave te trafikimit, veçanerisht te prostitutave ne kembim te "mbylljes se syve".
A. Struktura e grupeve te trafikimit
Grupet e perfshira ne krimin e organizuar mund te nen-ndahen ne tri lloje per nje kuptim me te mire te struktures se tyre organizative: nivele te larta, te mesme dhe te ulta.
Keto grupe, zakonisht, kontrollojne trafikimin e sofistikuar nderkombetar. Ata fiksojne çmimet dhe financojnë koston e transferimeve, por nuk marrin pjese drejtpërdrejt ne transportimin e personave të trafikuar ose ne organizimin e kalimeve ne kufi. Ata vendosin marredheniet tregtare me grupet e tjera të nivelit të lartë (ne te njëjtin vend ose në vende të tjera), dhe bashkepunojnë ne shkembimin e personave të trafikuar, te cilët shpesh shiten me shume se njëherë. Këto grupe kontaktojnë grupet e nivelit të mesëm, si furniture shërbimesh te paligjshme, duke vendosur marrëdheniet e tyre mbi disa kushte te sakta kontraktuale. Drejtuesit e grupeve të nivelit të lartë mund të jetojne jashtë shtetit, dhe thuajse asnjëhere nuk bien ne kontakt me viktimat e tyre dhe i ri-investojne të ardhurat nga trafikimi i njerëzve ne tregje te tjera te paligjshme, si trafikimi i drogave apo i armeve, apo ne sektorë të ligjshëm si prona të patundshme, ose të tjera. Duke u nisur nga tipari apo ngjyrimi i tyre prej sipërmarrësi dhe zotërimi i shumave të mëdha, grupet e nivelit te lartë mund te ndërtojne marrëdhenie me personalitete në qarqet politike, diplomatike, administrative dhe financiare, veçanerisht nepermjet përdorimit te korrupsionit, atje ku eshte e nevojshme
.
Kjo kategori përbëhet nga grupe që operojnë në zonat strategjike gjeografike, si zona të aferta me kufijte e vendeve të origjinës, të tranzitit ose të destinacionit. Grupeve të nivelit të mesem, zakonisht, u caktohen detyrat ne etapat operative të udhëtimit, te porositura nga grupet e nivelit të larte. Pergatitja e tyre dhe njohja e shkelqyer që ata kanë mbi territorin e vendit, si dhe ekzistenca e rrjeteve të provuara kriminale, si për shembull, me aftesi per prodhimin e dokumenteve fallso apo për korruptimin e njerëzve te angazhuar në leshimin e dokumenteve te udhetimit, i bën ata ndermjetes shume te mirë.
Kjo kategori e trete perfshin grupet kriminale te nje rendesie me te vogel. Ata operojne nen nje mandat, ose te dhene nga grupet e nivelit te mesem, ose ne dise raste duke vepruar sipas urdhrave te marra nga trafikante individuale. Normalisht, ka nje numer me te madh te grupeve kriminale te nivelit te ulet, jane me te shumte ne numer se sa ato te nivelit te mesem apo te larte, veçanerisht nga fakti se ato perbejne nje komponent themelor te kriminalitetit te nivelit te ulet dhe jo shume te afte. Eshte demonstruar nga ana empirike qe veprimtarite e tyre kryesore lidhen me pritjen e personave te trafikuar, sigurimin e logjistikes gjate kalimeve kufitare, sigurimin e bazes per nisjen dhe grumbullimin ne pikat e mberritjes, etj. Ata mund te perfshihen, gjithashtu, ne veprimtari te tjera si shfrytezimi i perkohshem i personave te trafikuar, sidomos ne vendet e tranzitit.
Trafikantet e vetmuar
Ne disa raste, trafikimi nuk realizohet nga grupet kriminale, por nga individe "te lire", qe nuk kane lidhje te forta me rrjetet e trafikimit. Ndeshen raste te miqve apo te anetarve te familjes qe i marrin me vete njerezit jashte shtetit dhe ua shesin trafikanteve. Trafikimi qe realizohet ne kete shkalle te individualizuar, eshte i veshtire per t'u identifikuar. Shembuj te shpeshte per kete jane sherbimet shtepijake apo martesat e detyruara, por dhe rastet e punes se sforcuar (p.sh. brenda komuniteteve te mbyllura etnike) apo te prostituimit te detyruar.
Shpesh, grupet qe merren me veprimtari trafikimi u perkasin strukturave te krimit trans-nacional, dhe ata perfshihen, gjithashtu, ne veprimtari te tjera te paligjshme. Sipas nja analize te realizuar nga UNODC per me shume se 40 grupe te krimit te organizuar ne 16 vende te zgjedhura ne te gjithe boten, mund te vihen ne dukje disa tipare te krimit te organizuar trans-nacional, si me poshte:
Ø  Me shume se 80% e grupeve perdorin dhune te tejskajshme.
Ø  Korrupsioni eshte nje mjet i rendesishem i kriminalitetit te organizuar. 75% e grupeve te organizuara kriminale perdorin korrupsionin si nje pjese te qenesishme te veprimtarive te tyre.
Ø  75% e grupeve te organizuara kriminale penetrojne ne sferen ekonomike legjitime. Ka prova te grupeve qe investojne te ardhurat nga veprimtarite jo-legjitime (per shembull, trafikimi njerezor) ne biznese legjitime (si per shembull duke investuar ne shit-blerje te pronave te patundshme).
Ø  Ne rastet me te shumta (70%), grupet i shperndajne veprimtarite e tyre duke kapercyer kufijte e shume shteteve.
Ø  Grupet kriminale te organizuara tentojne te bashkepunojne me grupet e tjera kriminale (rreth 60%) me synimin per te shtrire tregun e tyre.
Ø  Gati 60% e grupeve te analizuara kane ndikim politik ne vendin e tyre kryesor te operimit. Kjo lidhet, me se shumti, me lidhjet e ngushta me korrupsionin dhe me aftesine per te penetruar ne ekonomine legjitime.
B.        Shenjat dhe elementet qe tregojne se personi eshte nje trafikant
Eshte shume e veshtire te behet nje liste shtjelluese e treguesve qe jane te dobishem per lehtesimin e identifikimit te nje trafikanti. Siç eshte thene, kriminelet qe operojne ne kete sektor jane, gjithashtu, te perfshire ne tipologji te ndryshme te krimit, si trafikimi i drogave dhe i armeve, pastrimi i parase, fallsifikimi i dokumenteve, etj.
Megjithate, trafikantet kane nje "thember te Akilit": produktet e tyre. Trafikimi gjeneron viktima dhe para. Ne rast se jeni ne gjendje te lokalizoni viktimat, pergjithesisht ju do te ndodheni "prane" trafikanteve. Lokalizimi i trafikanteve behet i mundur duke kerkuar njerezit qe jane te perfshire ne rekrutim, transferim, strehim, pritje dhe, se fundi, ne shfrytezim te personave per qellime te ndryshme (nje tutor nuk eshte perhere nje trafikant). Ky hetim mund te behet ne vendet e origjines, te tranzitit dhe te destinacionit. Megjithate, në rastin e fundit, treguesit kriminale te trafikimit mund te jene me te dukshem kur shfaqen edhe nga ana e krimineleve, te cilet prodhojne me shume prova ne vendin e destinacionit, se sa ne vendet e origjines dhe te tranzitit. Ne vendet e destinacionit, njerezit e perfshire ne procesin e trafikimit mund te identifikohen midis personelit qe punon neper shtepi publike, hotele, sauna, kantjere ndertimi, ose midis te rriturve te cilet kontrollojne te miturit qe lypin neper rruge.
Trafikantet shpesh shfaqin tipare dhe sjellje si me poshte:
  • Persona me dosje specifike kriminale, si kalimi kontrabande i migranteve, tutorimi, fallsifikimi i dokumenteve dhe zoterimi i paligjshem i armeve.
  • Persona me dosje specifike kriminale te lidhur me trafikimin e qenieve njerezore, qe jane gjetur ne zoterim te mandat-pagesave per transferim parash nepermjet firmave apo bankave.
  • Persona qe reklamohen ne sherbimet e shoqerimit, neper sauna apo shtepi publike.
  • Personat pa pune dhe te ardhura, por qe shfaqen neper vetura luksoze, mbajne gure te çmuar, xhevahire, etj., dhe udhetojne shpesh jashte shtetit.
  • Personat qe gjate kontrolleve te policise gjinden ne zoterim te dokumenteve te nje personi tjeter pa ndonje arsye te besueshme.
  • Personat qe kujdesen per shlyerje te pageses se dhomave te hoteleve ose te qirave te apartamenteve ku eshte identifikuar nje viktime e mundshme.
  • Ne rastin e trafikimit per shfrytezim seksual, trafikantet shpesh i shoqerojne viktimat e tyre gjate blerjeve ne tregjet vendore.
  • Ne disa raste, trafikantet mund te jene gra, qe me pare kane qene viktima te trafikimit. Edhe ato mund te ofrojne sherbime seksuale, se bashku me viktimat; normalisht ato jane "kontrollueset" e veprimtarive te viktimes. Roli i ketyre "kontrolluesve" ështe te evitojne mundesine qe viktima reale te largohet ose te kerkoje ndihme. Eshte nje rregull i mire ai qe gjate kontrollit ne kufi apo gjate nje bastisjeje, personat qe ndalohen ne stacionet e policise te ndahen ne mjedise te veçanta.
  • Ne dallim me trafikantet, viktimat, normalisht, nuk kane numrat e telefonit te viktimave te tjera qe punojne per te njejten organizate, sidomos kur punojne ne zonat apo qytete te ndryshme. Po te realizohet nje kontroll i ndersjellte i telefonave celulare te viktimave dhe te te dyshuarve gjate nje operasioni policor, mund temerren rezultate te mira hetimore.
    KONKLUZIONET
1.                  Krimi i trafikimit të personave përbën një ndër format me reja, evidente të konkretizimit të  krimit të organizuar me karakteristika te theksuara trans-nacionale të cila lidhen me mënyrën e veprimit dhe organizimit të trafikantëve në hapësirë dhe kohë.
2.                  Krimi i trafikimit të personit duhet analizuar dhe parë gjithmon i lidhur ngushtë me faktorë të shumte social, ekonomik, politik, të tranzicinit të cilat kaluan dhe po kalojnë shume vende të dala nga sistemet totalitarë të lindjes, faktorë të cilat u shfrytëzuan nga struktuat e krimit të orgniziaur në vendet e zhvilluar perndimore më qëllim sigurmin e përftimeve shumë të mëdha finaciare.
3.                  Për të pasur sukses në luftën kundër trafikimit të personave është domosdoshme që në planin ligjore të gjitha vendet e rajonit të ballkanit dhe më gjerë të adoptojnë një legjislacion penal dhe procedurial të sinkronizuar në elementët thelbësor të tyre duke u bazuar gjithmon në instrumetet ndërkombëtar që trajtojnë fenomenin e trafikim në mënyrë të veçantë në konventën e OKB- së për krimin organizuar(Portokolli Palermos-1999) dhe Konventa e Keshillit te Europes mbi Veprimin kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore 2005
               
Literatura:
1.       Të dhenat statistikore veprave penale të trafikimit të personave te Sektorit të Anti-trafikut, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
2.       Manuali “Trainim për specialistet e anti -trafikut në luftë kunder trafikimit të përsonave në rajonin e ballkanit Perdimor”- Programi rajonal CARDS 2002/2003
3.       Konventat
  • 1958, Konventa kunder Diskriminimit (Punesimi dhe Zenia me Pune (Nr.111)
  • 1966 (Konventa Nderkombetare mbi te Drejtat Civile dhe Politike,
  • 1979 Konventa Nderkombetare kunder te Gjitha Formave te Diskriminimit Racial,
  •  Konventa mbi Zhdukjen e te Gjitha Formave te Diskriminimit kunder Grave 1979
  •  Konventa mbi te Drejtat e Femijes, 1989.
  •  Konventa Nderkombetare mbi Mbrojtjen e te Drejtave te te Gjithe Punetoreve Migrante dhe Anetareve te Familjeve te Tyre, 1990
  • Konventa mbi Format me te Keqija te punes se Femijes 1999;
  • Konventa kunder dhunes se Detyruar 1957;
  • Konventa mbi Punen e Detyruar 1930
  • Protokolli Opsional. i Konventes se te Drejtave te Femijes ne lidhje me Perfshirjen e Femijeve ne Konflikt te Armatosur viti 2000
  • Protokolli Opsional i Konventes se te Drejtave te Femijes ne lidhje Shitjen e Femijeve, Prostituimin e Femijes dhe Pornografine e Femijes viti 2000
  • Vendimi Kuader i Keshillit te BE mbi Trafikimin e Qenieve Njerezore 2002
  • 2005 Konventa e Keshillit te Europes mbi Veprimin kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore 2005
  • 2000 Konventa e Kombeve te Bashkuara Kunder Krimit te Organizuar Trans-nacional dhe Protokolli ne plotesim te asaj Konvente « Mbi Parandalimin, Shtypjen dhe Denimin e Trafikimit te Personave, veçanerisht te Grave dhe Femijeve (Protokolli i Palermos) »


[1] .Rekomandimet etike dhe mbi sigurine gjate trafikimit të grave të trafikuara, 2003
[2] Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, 'Parimet dhe Udhëzimet e Rekomanduara mbi të Drejtat e Njeriut dhe Trafikimin Njerezor', 2002 (rrjedhojë e Protokollit të OKB mbi Trafikimin).
[3] Konventa e Këshillit të Europës. shih më poshtë
[4] Organizala Botërore e Shëndetsise~, zyra Rajonale për Azin Jug-Undore, lista e Udhezimeve per Emergjencat Shendetsore, Nr 70, 10/99
[5]  More details are in UNICEF Guidelines, 2003.
[6] UNITED NATIONS Office on Drugs and Crime

Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR - GJITHASHTU DHE RIPAROJME